TemA TV/ Alarmi, tregu farmaceutik mund të mbetet pa ilaçe (VIDEO)

7 Gusht 2013, 12:42Sociale TEMA

Tregu farmaceutik shqiptar shumë shpejt të mbetet pa ilaçe. Sipas Urdhrit të Farmacistëve, shkak është dhënia me koncesion e pullës së dyfishtë, që ka hyrë në fuqi në datën 6 gusht 2013.

“Kjo do të rrisë çmimin e barnave në treg, duke rënduar në xhepat e pacientëve shqiptarë. Pullën e re fiskale nuk e aplikon asnjë vend i botës,” shprehet kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari.

Ja cilat janë 5 shkaqet që shqiptarët mbeten pa barna:

1. Kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë koncesionare të përcaktuar në ligjin e barnave për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale të barnave. Rast unik në botë.

2. Mospranimi i kompanive prodhuese të huaja lidhur me manipulimin shtesë për vendosjen e pullës shqiptare të barnave nga ana e tyre.

3. Mospranimi nga importuesit e barnave në vendin tonë të burokracive të panevojshme për importimin e barnave.

4. Mosmiratimi e një vendimi qeverie për përjashtimet e mundshme në këtë proces apriori.

5. Mostërheqja e mendimit të aktorëve të sistemit në ndërmarrjen e kësaj reforme pullëzimi, si dhe mospërfillja e kundërshtimeve të bëra nga ana jonë.

Pasojat e këtij procesi për konsumatorët e barnave:

1. Mbetjen e tregut farmaceutik pa barna dhe shqiptarëve pa trajtimin e domosdoshëm me to.

2. Rritje të çmimit të barnave, për shkak të kostos së lartë të kësaj pulle, sidomos për alternativat e para të barnave të listës së rimbursimit.

3. Ndryshim të çmimeve në Listën e Barnave të Rimbursueshme dhe miratimin e një liste të re barnash me ndryshimet përkatëse.

4. Ndryshimin e çmimit të barnave të tenderuara dhe ribërjen e kontratave nga e para.

5. Kaos total në sistemin farmaceutik dhe përballje të farmacistëve me pacientët për çmimet e ndryshme të barnave midis pullave ekzistuese nga të rejat për të njëjtin bar.

6. Asgjë të re në lidhje me sigurinë e barnave, sepse pulla ekzistuese i plotëson më së miri ato.

7. Asgjë të re për ISKSH, përveç rritjes së shpenzimeve të buxhetit, sepse në shkelje flagrante të ligjit, i cili e përcakton si pullë dyfishe, është katandisur rrugës së gjatë dyvjeçare në pullë njëfishe. Vetëm ky argument do të mjaftonte për ta bërë nul këtë proces të pullës së turpit të përfitimit koncensionar.

5 komente në “TemA TV/ Alarmi, tregu farmaceutik mund të mbetet pa ilaçe (VIDEO)”

  1. disk says:

    Keto jane alarme koti per te trembur. Nese sdo i sjelle ky qerosi do i sjelle nje qeros tjeter. keta te farmaceutikes jane te uritur per icik treg.

  2. kapo says:

    si gjithmone populli i mjere shqiptar ndodhet midis 2 zjarresh , nga nje ane urdhri i farmacistit qe nuk heq dore nga doza e fitimit , nga ana tjeter shteti qe nuk ngopet me taksa. Do mundohem tju a shpjegoj te moshuarve ne shtepine time dhe ne fisin tim po prape ata per ilace do ken nevoje te shkretet

  3. likja says:

    vetem haloperidoli per saliun mos te mungoje po te tjerat do mesohemi..

  4. Claus says:

    Buxhetoret pa rroga, pensionistet pa barna, vendi do te mbytet nga plehrat. Keshtu po e le vendin qe e “deshi aq shume” Partia Demokratike dhe Sali Berisha.
    Vete ligji qe eshte aprovuar me 6 gusht, pra dje, eshte jo vetem tendecioz, por edhe kriminal.
    Shkurt hakmarrje, per voten e dhene ne krahun tjeter. Hakmarrje primitivesh, hesapi.

    Po si mund ti detyrosh kompanite farmaceutike nderkombetare gjermane dhe zvicerane qe jane udheheqese ne tregun nderkombetar farmaceutik, me standarte nga me te lartat, te vendosin pulla fiskale shqiptare???

    Prodhuesi i nje medikamenti duhet te vendose nje pulle fiskale e shtypur ne Shqiperi nga nje kompani koncesionare e autorizuar nga Berisha!!!!

    Ku ka medikamente me pulla fiskale ne tregun europian?

    C`hyn pulla fiskale kur taksat si ne vendin e origjines ashtu dhe ne vendin e konsumit terhiqen ne forma te tjera?
    Eshte kriminale! Shkurt.

    Hakmarrje primitive. Ja ky eshte kuptimi i titullit te kenges qe kishte degjuar dy dite me pare: Na,na, na,na… kiss me, goodbay!
    Ky e do nje te “puthur”, por ne lule te ballit!

  5. pali says:

    FARMACISTET NE SHQIPERI JANE KRIMINELE.SHESIN NJE ASPIRINE 500 LEK.ka shume pune qeveria ere me te tlle batakçinj.MJER AI POPULL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje