TemA TV/ Statusin kandidat e rrezikon çështja e strehimit të romëve. OSBE: Këtu sundon ligji apo betoni? Reagon dhe Burgaj

7 Gusht 2013, 12:25Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Kur ishte menduar se në dhjetor shanset për të marrë statusin e vendit kandidat janë të mëdha, lind një tjetër problem, që mund të bëhet pengesë serioze.

Bëhet fjalë për dëbimin e romëve nga banesat e tyre.

Çështja e trajtimit të romëve është mjaft e ndjeshme për Bashkimin Europian dhe një gjë të tillë e theksoi edhe ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton.

Duke folur pas një takimi me Avokatin e Popullit dhe përfaqësues të Komisionit Europian, Wilton tha se kjo çështje rrezikon statusin e kandidatit.

“Të zgjidhet çështja e strehimit të romëve e cila është shqetësuese dhe përbën rrezik për marrjen e statusit kandidat të vendit. T’u jepen romëve akses në shëndetësi dhe arsim. Sigurisht kjo kërkon kohë dhe nuk ndodh sa hap e mbyll sytë”, tha Wilton.

“Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së kanë një synim të veçantë, ju e dini shumë mirë, edhe për sundimin e ligjit, edhe për të drejtat e njeriut. Parimet tona janë mjaft të ngjashme me kolegët tanë të ngushtë në BE. Shoh këtu një rast edhe të sundimit të ligjit, edhe të të drejtave të njeriut dhe erdha këtu sot për t’ia shpjeguar Avokatit të Popullit shqetësimin tim ndaj këtij rasti këtu në Tiranë. Dëshiroj të shpall qartësisht mbështetjen time për shpalljen e tij për këtë rast dhe shpresoj që Avokati të marrë prej institucioneve përgjigje të mbarë. Qëndrimi i tij është i mbarë dhe shpresoj që prej policisë, prej bashkisë, prej institucioneve të marrë përgjigje të mbarë. Pyetja e tij është thjesht: ose ka këtu sundim të betonit ose sundim të ligjit”, tha Wilton.

Më 5 gusht, “Amnesty International” kërkoi marrjen e masave urgjente për 37 familjet rome që rrezikojnë të dëbohen nga banesat e tyre në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Deklarata u bë dy ditë përpara skadimit të afatit që u ishte caktuar nga kompania e ndërtimit “Park Construction Albania” për të liruar hapësirën tek ish-Qendra e Realizimit të Punimeve të Artit, ku disa prej këtyre familjeve rome jetojnë prej më shumë se 10 vitesh.

Pas apelit të ndërkombëtarëve, atij të Avokatit të Popullit, Igli Totozani dhe rezistencës së shfaqur nga 37 familje rome në Tiranë, që rrezikonin të dëboheshin me forcë nga toka pranë pallatit me shigjeta, ku kanë ngritur çadrat dhe barakat e tyre, vjen edhe reagimi i Policisë së Shtetit.

Burime të News 24 bëjnë me dije se kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dhënë një urdhër për ndalimin e dëbimit të këtyre personave nga zona ku banojnë.

Sipas tij, asnjë individ nuk do të bëjë vetëgjyqësi ndaj romëve. “Nuk do të lejojmë asnjë dëbim të familjeve romëve. Firma ndërtuese nuk do lejohet të ndërmarrë asnjë veprim pa u sqaruar situata”, shprehet ai.

Burgaj shton se: “Firma nuk do lejohet të kryejë asnjë ndërtim pa pasur titull ekzekutiv të Përmbarimit dhe leje mjedisore nga Bashkia”.

Ndërkaq bëhet me dije se policia ka çuar në Prokurori materialet për prishjen e barakave./ep

41 komente në “TemA TV/ Statusin kandidat e rrezikon çështja e strehimit të romëve. OSBE: Këtu sundon ligji apo betoni? Reagon dhe Burgaj”

  1. xhoni says:

    shum mir ska status pse ato nuk jan njerez,bejm dhe ne shqiptaret si rracista pabuksat qe deri dje skan pas brek ne byth….shum mir duhen respektu se jan gjynaf…

    1. andromeda says:

      Po Europa vete pse i ka perzene? Apo Shqipni hesapi…

      1. Realisti says:

        Nga e di ti moj andromeda qe i ka perzene Europa.Duhet te jesh njeri pa ndenja mizore,pa shirte dhe shume i/e pa edukuar domethene e pa kulture dhe nuk meriton te futesh ne europe.Soji yte na mbane large europes.Ti perkrah nje bisnes kriminal te Delijorgjit dhe jo keta njerez qe jane me te mire dhe me njerezor se ty,vtem se ty te ka rene te jeshe ngjyre e bardhe dhe ata tjeter.Ndrysho mendjen edukoju

        1. perralla me mbret says:

          Kujt nga ju do i plaste se c’ndodh me Romet e pastrehe,sikur Gjykata t’ju njihte te drejten mbi pronen? Eshte problemi i Shtetit se ku i sistemon ata,apo nuk i sistemon fare.Pronari i tokes e ka te drejten ligjore e morale qe ceshtjen t’ja kaloj zyres se permbarimit,dhe ti nxjerr jasht banuesit ilegal kushdo qofshin ata.Ik shifni njihere si jetojn ky komunitet ne Rumuni,Hungari,Sllovaki,Serbi,Maqedoni e plote vende tjera qe tashme jan pjese e BE-se! Shqiperia eshte lider ne respektimin e te drejtave te minoritetit ne krahasim me kto shtete qe permenda.

    2. Dean says:

      Para disa javesh,disa familje Shqiptaresh u larguan me force nga banesat e tyre.
      Ku e shikon ti ”xhoni” ndryshimin midis familjeve Rome dhe atyre Shqiptare???
      Pse per familjet rome i fut hundet Evropa dhe jo per ato Shqiptare???
      Te dyja jane viktime e te njejtit fenomen>I zoti i tokes mer token e vet dhe do te ndertoj.

      A nuk eshte edhe kjo 1 forme e hapur Diskriminimi dhe Diktati qe Evropa ushtron mbi Shqiperine????

      1. Realisti says:

        Ti Dean nuk kupton asgje ,vetem emerin e ke gjetur te mire.Europa mbron te drejtat e njeriut.Por mbron kryesisht cenimin e te drejtave te pakices nga shumica.Pronari i tokes duhet te zbatoj ligjin,te kete plan zhvillimi,te respektoj distancat dhe jo te ndertoj gjate diteve kur nuk ka qeveri dhe bashki.E di qe ndertuesi eshte nje njeri me precedent penal dhe ai nuk duhet te kete te drejte te zhvilloj biznes mbasi ka vrare 28 veta.Ai eshte Delijorgji

        1. Dean says:

          Puna nuk eshte ke pastertia morale e ndertuesit,Delijorgji ne rastin konkret(sikur ti pretendon,se nuk e kam iden).
          Sipas kesaj llogjike po qe se ”Ndertuesi” do kish ”biografi te mire”,te ishte pa precedent penal….etj.,atehere romet duhej te dilnin jashte.
          Romet nuk kane dhe nuk duhet te ken as1 te drejte me shume se Shqiptaret,sepse quhet DISKRIMINIM(Dallim,ne Shqip).Dhe te ”drejtat” duhet t’i garantoj Shteti Shqiptar dhe JO
          Santa Claus(et) qe vijne nga Evropa.

    3. Korabi says:

      Po Evropa i ka trajtuar si kavie laboratori romet. Ne Suedi i sterilizonin me detyrim grate cigane qe mos pillnin. Ne Shqiperi pronari tokes do marri pronen, sic jane nxjerre dhe plot familje shqiptaresh jashte nga pronari. Po per ata pse nuk ndjehet OSBE? Keta kerkojne qimen ne syrin e Shqiperise nderkohe nuk shohin traun ne syrin e vet. Ne shume shtete te BE-se romet diskriminohen me keq se ne Shqiperi ( Bullgari, Rumani, Hungari etj). Ne France ne te njejten menyre i perzune Romet nga terrene qe i perkisnin bashkive apo privateve. Ne BE perzenia e romeve nga ambjente qe nuk u perkasin quhet zbatim i ligjit ndersa ne Shqiperi i njejti trajtim quhet diskriminim. Europa eshte kurve, ka thene ky popull dikur dhe eshte koherente sot dhe gjithe diten.

      1. Shqiptari realiste says:

        Me kete mendje more Korab ,nuk shkohet kurre ne Europ,vazhdo te jetosh rreze malit te korabit se je mire,por mos na pengo ne te tjereve.Edhe qenit i behet nje kasolle,jo njeriut.pronari ti lajmeroj me kohe sipas ligjit dhe bashkia tu japi nje vend ku te jetojne .A i ke pare ku jetojne,dhe a e di se kur u dhane shtepi ne vitet 1970 -80 disa e mbanin shtepin me mire se ty.Disa u arsimuan dhe u bene mjeke,inxhiniere,muzikante,bile dhe oficere shume te mire.Lutje zotit tju ndryshoj mendjen dhe shpirtin nqs keni

        1. Korabi says:

          Mos e shfreno kaq shume fantazine o njeri se nuk jetoj as ne rreze dhe as ne maje te korabit. E dyta ti se di se si e mbaj shtepine une. Mos po i krahasoje gje me veten? Se treti jane jevgjitet ata qe jane integruar ne shoqerine shqiptare dhe jo romet.
          Ne pallatin ku jetoja une ne 1989 sic thua zotrote u dhane shtepi edhe romeve apo harixhinjve quaji si te duash. Ndenjen 2 vjet aty deri ne ’91 dhe pastaj e shiten apartamentin per 200 mije leke te vjetra nen dore dhe shkuan te jetojne ne kasolle sic kishin jetuat perhere.Ne gjithe Europen keta njerez jetojne ne masivitet ose me te vjedhur ose me te lypur. Ata qe punojne dhe integrohen jane nje pakice shume e vogel.
          Nuk jam per diskriminimin apo per lincimin e tyre, por jam per barazine para ligjit. Sic nxirret jashte nje familje shqiptare te nxirret dhe nje familje rome apo amerikane qofte. Sa per sigurimin e nje banese shteti shqiptar keto 23 vjet ska bere asgje per qytetaret e tij qofshin keta rome, vllehe, grekafone apo shqiptare. Atehere pse u dashka qe pikerisht ketij minoriteti ti beje nje favor dhe ti strehoje? Sa shqiptare s’kane mundesi strehimi? Pse nuk cirret njeri ti strehoje? Demokracia pa drejtesi nuk eshte demokraci dhe eshte drejtesi qe qytetaret e Republikes te trajtohen si te barabarte. Askush nuk u ka mohuar te drejten per arsim apo strehim apo ndonje te drejte romeve, askush!

      2. Borean says:

        Edhe?! A nuk ishte Europa që I përzinte hebrenjt dhe Shqipëria i mbronte? E pra kur me 27 Janar të çdo viti Europa ul kokë me ndjenjë faji, Shqipëria quhet kombi më i drejtë ndër kombet!
        Mos e harroni këtë shembull! Edhe atëherë ekonomi tregu ishte, madje shumë egër, por ja që njerëzit nuk maten nga kuleta. Maten nga zemra dhe mendja, mirësia dhe dashuria për jetën dhe njeriun!
        Edhe ata janë shqiptarë, madje shkojnë të mblledhin kanaçe në vend që të bëjnë trafiqe, si disa që ai kanë nxirë faqen Shqipërisë në botë. Unë shoh kush ai nxinë faqen Shqipërisë dhe jo çfarë ngjyre ka lëkura e njeriut!

        1. Dean says:

          C’a thua,o i mjere????
          Kush po i perze romet???
          Jane Ceket,Francezet,Hungarezet ata per te cilet po flet dhe JO Shqiptaret.A ke sy dhe tru te mendosh,apo thone disa budallalliqe ne TV dhe ti me vrap te behesh Partizan i humanizmit.

    4. albatros says:

      QEVERI NUK ZBOI VETEM ROMET POR DHE SHIPTARET DHE NUK KA ASNJE DISKRIMINIM KETU, KU JANE TE DREJTAT PER JETIMET SHQIPTARE APO PER ATA PENSIONISTE SHQIPTARE QE NUK JANE ROME? MOS VALLE E DIJNE AMERIKE KETA SHQIPERINE QE TE PRIVILEGHOHEN ROMET DHE MINORITETI I TYRE? KUR NJE PAKICE PRIVILEGJOHET ATEHERE KETA PERFITOJNE DHE SHTYPIN SHUMICEN Shtepite ja u dha Enveri dhe i shiten dhe i hengren dhe i pine leket e shtepive dhe tani ngelen rrugeve dhe duan shtepia nga taksat e mia keta minj arrash? Na u folka vetem per te drjtat e romeve po ku jane te drejtat e pjeses tjeter se popullsise? PLEHRAT QE VIJNE PER TE NA HELMUAR NGA EVROPA? GERDECI? 26 JANARI? PRISHJA DHE VJEDHJA E PRONES? SHTYPJA E PROTESTAVE? ILACET DHE FAMILJET E VARFERA? KU ESHTE EVROPA? PSE NUK VJEN TE FLASE?

  2. dajti says:

    E shini qe ska byce Rama ta marre statusin dhe nxirrni budalliqe tani

  3. dritani says:

    Kjo zgjidhet brenda nje nate.
    Konfiskoni dhjetera apartamente te mafiozeve dhe jepjani romeve.

    1. fl says:

      Hajde, fillut opoziten shpellarce ju Salixhinjte ?

      1. dritani says:

        Lexo mjeshter se kushedi t’hyn n’pune:
        http://www.theguardian.com/world/2013/apr/03/vito-nicastri-assets-seized-mafia

        Po t’kesh apartamente kujdes se nji dite do t’vi rradha. Nuk do t’lejn europianet me bredh si te doje menderja

  4. amir says:

    Po sikur jemi ne ekonomi tregu dhe secili e
    siguron vete mireqenien, banesen, ushqimin etj.
    Apo per jevgjit duhet me ushtru te drejtat e socializmit.
    Hajde merri vesh kto jevgjit e Europes qe vijne
    te na japin mend! Po sa familje ka ne Shqiperi qe nuk kane nje shtepi
    te tyre dhe rropaten me qera, ne kushte shume te veshtira dhe nuk pyet
    njeri? Pse dopio standard per jevgjit qe dhe s’ja dine
    shume kimetin shpise, c’eshte e verteta?!

    1. Dean says:

      Bravo,kjo eshte llogjika.
      ”Dopio standart”,shoku im,sepse politikanet shqiptar jane mesuar tu thone Evropianeve ”yes,sir”,prandaj.
      Se ka me qindra mijera Shqiptar qe kan marre rruget e Botes per te blere 1 shtepi dhe katandi,kjo nuk llogaritet fare,por sa here qe i ngrihet Evropes vjen e bo llogje Kavaje me Shqiptaret.

  5. nikoleta says:

    Po le te mare Saliu pallatin e VEFA-s e shtepine e tij ta marin romet.

  6. durim says:

    Tashme nje fakt eshte i njohur:Europa nuk ka vullnet qe Shqiperia ta marre statusin e vendit kandidat, ashtu sikurse edhe klasa politike shqiptare nuk e deshiron nje gje te tille. Shyqyr qe shpiken sebepe, here me tre ligje, here me 100 rome e me pas me radhen e kane homoseksualet e lesbiket.
    Rendesi ka qe ne te punojme e te zbatojme standardet per veten tone. Te luftojme korrupsionin qe na ka zene frymen, te taksojme edhe romet sikurse gjithe bizneset e tjera, pasi jo pak fiton ky komunitet, i cili ben viktimen. Nese duhet qe shteti tu ndertoj shtepi romeve, atehere edhe keta duhet te kontrbuojne si shtetas te ketij vendi, duke zbatuar ligjet fiskale.
    Besoj se edhe Avokati i Popullit eshte i ketij mendimi.

  7. Xhaxhua says:

    Filluan nga vicklat keta te Evropes? na nxoren sebep tjeter tani,po i haa meraku per romet e Shqiperise qe ceshte e verteta asnjehere skane qene te diskriminuar ne Shqiperi e aq me teper ne kohen e Enverit,pamvaresisht ca gjerave pa rendesi,por shikonin punet e tyre por dhe shteti ju kushtonte kujdes. Statuti duhet ti jepet Shqiperise kete Dhjetor,se Popullit nuk i intereson lufta partiake qe bejne partite politike,mbasi populli e ka me se te domosdoshme qe te filloje nga puna dhe rindertimi i vendit dhe i ekonomise,ku dhenia e statutit kandidat i jep nje satisfaksion popullit per nje mireqenie me te mire.

  8. uragan says:

    …Europa, nuk ka akoma një status të qartë, për veten e saj. Europa e sotme, e ka humbur rrugën, që themeluan ëndërrimtarët e Europës së bashkuar, pa kushte diskriminuese, e rracore siç po ndodh rëndom. Europa po vërtitet midis pranimit të hegjemonisë gjermane, apo shpërbërjes së dhunshme e kthimit në kaos. Këto përrallat me jevgj e arigjinj( pa dashur ti ofendoj), lërjani avokatit të popullit…

    1. EUROPIANI says:

      Merru me shqiperin o njeri i mire,lere EUROPEN SE I ZGJIDHE VETE PROBLEMET

  9. ikandeja says:

    Europa ka vajt per lesh.. Europa ka kaq vjet merret vetem me retorika. Kur ne te jemi gati per tu futur ne BE, (nuk besoj se do te ndodhi shume shpejt), BE nuk do te jete me kjo qe njohim sot..

  10. Zef Kallami says:

    Ketu behet fjale per te ndihmuar dhe rrespketuar njeriun.Pavarsisht se cfare dhe kush asht etj,etj.
    I kane perzere nuk i kane perzer europa.Ne qe i kemi ne voter duhet i japim doren dhe ti barazajm me vetvetn njisoj para ligjit.Ne te kunderten do bejme ate qe nuk na pelqen te na bejne te tjeret dhe qe i quajme rraciste.Pse te behemi rraciste kur ne tradit jabnagjin e kemi rrespektuar dhe ndihmuar deri ku s’ban me.Tashti mbi kete tradit te vazhdojme dhe ma te sigurt duke vepruar mbi te drejten e njeriut dhe ligjit shteterore te barabart pa dallime rrace,krahine,besimi fetar etj,etj.
    Nji popull i zgjuar edhe armikun e mund pa lufte.Duke e kthyer ne harmoni te perbashket.

    1. albatros says:

      Kapitalizmi zef panxhari eshte secili per vete dhe zoti per te gjithe, jane keta jevgj te AZISE DHE AFRIKES QE E KATANDISEN SISTEMIN SOCIAL NE GREMINE SE TE TERE NE NDIHME SOCIALE RRININ DHE KETU NE USA ZEZAKET TERE ME NDIHMA SOCIALE I KE APO NJEREZIT E TJERE ME NGJYRE SE E KANE NE GEN KETA DEMBELIZMIN, MOS VALLE UNE QE PUNOJ DHE RROPATEM KETU DHE QE MEZI BLEVA NJE APARTAMENT DUHET TE PAGUAJ TAKSAT QE ROMI QE HA QE PI DHE QE PJELL NGA 10 KALAMANJ TE MARRE SHTEPI QYL? A e di ti se romet e kane shume here me te lehte te marrin kartat e e qendrimit ne Evrope gjoja per diskriminim sesa ne shqiptaret? Atehere pse refuzojne keta te vene te punojne ne emigrim dhe te cfiliten ne pune si ne? Duan qyl? TY PO TE ERDHI KEQ MERRI NE SHTEPINE TENDE DHE JEPU DOREN, ME PARATE DHE MUNDIN TIM PERVEC FAMILJES SIKME ASKUSH TJETER NUK BEN PALLE DHE QEJF

  11. durim says:

    Te lumte kallami Zef

  12. kapo says:

    Statusin shqiptaret do ta marrin kur te vaftisen te tere te janullatosi , per sa kohe jemi musulmane e bektashi shumica, as ne esfel te gomereve nuk do na qasin jo me ne evrope.

  13. uragan says:

    …na trego ndonjë popull harmonik o Zef, që i ka mundur armiqtë pa luftë?…

  14. Zef Kallami says:

    Te falenderoi shume durim.

    Per te vetmen aresye se te pelqen ma shume kallami se vete Zefi.Ketu kemi te bajme me nji biznes teper te mirefillet.
    Sefte e fillojme nepermjet interrnetit.Pastaj bahemi e shifemi, gudulisemi dhe me kallamin.
    Kot nuk i kane thane:”Hallati ban punen i zoti lavderohet.

  15. Zef Kallami says:

    z.uragan!

    Popull harmonik ne sojin e vet etnik ka sa te duash perjashto popullin Shqiptar.Mbasi Romet si nocion etnik ndryshej nga soji i yne i mbinatyrshem bekuar nga vet Perendia sic shkruajne pendet me te vyera te kombit,e mora si huazim ne perfaqesimin ne vleren popull.E ketu filozofia e shpikun futet nji cik ne pune.
    Une shpreha nji mendim si art filozofik.Po raste me pakice,pjese e perberjes se shumices popull ka sa te duash.Qe individ nepermjet zgjuarsise e kane ba anmikun per vete.Nga kjo ia mshova duke e pergjithesuar ne nivel ma largpames.Fundi fundit ju pelqen nuk iu pelqen.Si thone me plot humor shkodranet.”Gafa jemi njerez bajme”.

  16. Kozmo says:

    Ky zoteria le te shkoj ne Itali dhe atu ti tregoj te drejtat e Romeve
    qe nuk kane as kasolle . Italianet i thone punoni te jetini dhe te keni banese
    por ato njihen historikusht qe nuk punojne dhe duan te flene ne natyre .
    Gjermat menduan se ata do te behen njerez dhe i strehoj ne nje apartament ,por apartamenti
    mbas nje viti perfundoj pa dyer dhe pa dritare. Ato duhet te punesohen ne Shqiperi
    dhe ta blejne vete banesen ,keto jane ligjet e jetes per te gjithe.

  17. jemi kombi me racist ne bote prandaj dhe jemi dhe do ngelemi te fundit ne europe edhe kosova me keq se shqiperia ne vitin1999 ndollesha ne brindisi te italise dhe kam pare me qindra rom qe vinin me anije sepse kosovaret ne kohe me te veshtire te tyre ne vend te luftonin kundra serbit merreshin me romet duke i perzene

    1. albatros says:

      PO TI MORE ARIXHI I NDYRE E DI SE CU BENE ROMET KOSOVAREVE? O PLEHER O PSTICID PARAFABRIKAT? U PERDHUNUAN GRATE DHE VAJZAT DHE U VODHEN DHE U GRABITEN SHTEPITE, VRANE DHE PLEQ E PLAKA SE BASHKEPUNUAN ME SERBET KUNDER KOSOVAREVE, TE ARDHKA KEQ TY O ARIXHI I NDYRE PER BASHKEKOMBESIT TEND SHPORRUNI ANDEJ NGA INDIA NGA KENI ARDHUR SE JENI RRACE QE ASNJE NE EVROPE NUK JU DO, TE HANI DHE TE PINI QYL DINI,pillni nga 8 kalamanj dhe i shisni ose i punoni lypesa,beni nga 2 ose nje dhe i mbani me buke pse ne do mbajme klyshet tuaj? Kur te flasesh per vellezerit kosovar shplaj gojen me klor o pis INDIE

  18. perralla me mbret says:

    Hik mo pall,ku di ti ceshte racizmi! I ke pyetur ndonjehere Kosovaret pse nuk i duan Romet? Ja ta shpjegoj une pse! Sepse ne kohen e ish-Jugosllavise Romet askund tjetere ne kte shtet nuk ndiheshin me te atdhesuar se ne Kosove.Shqiptaret me aq forc sa kishin i integruan,ju dhan pune,toke,shtepi e edhe buk kur ishin te uritur.E si ja u kthyen Romet kte nder Shqiptareve te Kosoves?! Duke u bere pjesemarres aktiv ne vrasje,perdhunim e debim te tyre! Nuk thone kot Romet shkojn nga te fryen era.E nje i tille je edhe ti pm.

  19. albatros says:

    QEVERI NUK ZBOI VETEM ROMET NGA SHTEPITE POR DHE SHIPTARET DHE NUK KA ASNJE DISKRIMINIM KETU, KU JANE TE DREJTAT PER JETIMET SHQIPTARE APO PER ATA PENSIONISTE SHQIPTARE QE NUK JANE ROME? MOS VALLE E DIJNE AMERIKE KETA SHQIPERINE QE TE PRIVILEGHOHEN ROMET DHE MINORITETI I TYRE? KUR NJE PAKICE PRIVILEGJOHET ATEHERE KETA PERFITOJNE DHE SHTYPIN SHUMICEN Shtepite ja u dha Enveri dhe i shiten dhe i hengren dhe i pine leket e shtepive dhe tani ngelen rrugeve dhe duan shtepia nga taksat e mia keta minj arrash? Na u folka vetem per te drjtat e romeve po ku jane te drejtat e pjeses tjeter se popullsise? PLEHRAT QE VIJNE PER TE NA HELMUAR NGA EVROPA? GERDECI? 26 JANARI? PRISHJA DHE VJEDHJA E PRONES? SHTYPJA E PROTESTAVE? ILACET DHE FAMILJET E VARFERA? KU ESHTE EVROPA? PSE NUK VJEN TE FLASE? PO ESHTE POLITIKE PER TE SHKATERUAR SHQIPTARET DHE PER TE FUT PERCARJEN, FAJIN E PATI MEHMET SHEHU QE NUK VAZHDOI ME PLANIN E SHFARROSJES ME KETA RRACE DEMBELASH QE DUAN CDO GJE QYL

  20. Une jam says:

    Opo fle lepuri diku tjeter se mener nuk i plasi ktyre zorraxhinjeve te BE per romet. Jane duke lobuar kunder marrjes se statusit se shqiperise ne BE. Ata qe nuk na duan i dime shume mire. Atje fle lepuri

  21. alb_man says:

    problemi shihet vetem si sebep ,sepse si thelb duhet te ndiqet e njejte rruge per cdo nenshtetas ,duhet nje lloj afati kohor por edhe nje zgjidhje alternative per te gjitha familjet , nuk eshte llogjike me i nxjerr rrobt me placka ne rruge dhe ec bab shif punen ,pastaj po qe per rracizem ky i jone eshte me shume siperfaqesor pune zilie se ne nuk leme pa sha njeri e pa ja gjet nje epitet

  22. daku says:

    Bravo Heroi Burgaj.
    Por mos po tejkalon kompetencat e tij duke thyer ndonje vendim gjykate ose duke marre ne mbrojtje disa familje qe kane zene kete toke private para 3 vjetesh, kohe ne te cilen u be zgjerimi i ures qe u prishi shtepiat?
    Per mendimin tim, Burgaj eshte personi i fundit te cilit i duhet marre mendimi.
    Ketyre familjeve Rome, u ka dhene shtepi partia e punes qe ne kohen e enver hoxhes. Por keta i shiten dhe parate i pine raki. Edhe tani nese shteti u jep shtepi, ata perseri do i shesin dhe parate do i bejne raki. Dhe perseri do jetojne neper kolibe kartoni diku ne periferi te Tiranes.
    Kjo nuk duhet te shihet si shkelje e te drejtave te njeriut, por si disa familje qe kane zene token private te dikujt qe e ka ne menyre te ligjshme.
    OSBE mos te nderhyje shume ne keto pune, por te shohe shembullin qe dha Haga per shkeljen e te drejtave te njeriut ne rastin e te pastreheve dhe ish-pronareve, rast per te cilin ajo i beri presion qeverise qe te nxirrte vendim per kthim te prones ish pronareve, ne rast te kundert qeveria do te perballej me nje fature te larte financiare per demshperblimin e pronareve duke paguar qerate per 19 vjet qe vitin kur u be njohja e prones.
    Ku burgaj ska pse i fut hundet pa lidhje se eshte i pari qe po shkel te drejtat e pronareve te truallit ne fjale.

  23. F says:

    Franca i vuri fshesen kampeve te ketyre. Ne duhet t’i hapim dyrte e shtepive. Lesh lesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje