TemA TV/ Meta mbledh ministrat e tij: Ne qeveria më e korruptuar? Berisha ka nevojë për pushime malore (VIDEO)

5 Gusht 2013, 17:45Sociale TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mblodhi në selinë e kësaj partie ministrat e tij. Në fakt nga pesë të tillë, vetëm dy ishin të pranishëm në takimin me Metën.

Pas takimit, Meta foli për mediat, duke theksuar se mbështet qeverinë e re dhe angazhimet e saj.

“Shpreh mbështetjen time më të plotë për qeverinë e re dhe angazhimet e saj, do jetë një qeveri që do lerë gjurmë në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes, në efikasitetin e realizimit të reformave. Kjo qeveri do sjellë një politikë të re dhe emancipuese, më humane, një politike më integruese. Sot ditë pune u takuam me përfaqësues të ndryshëm të LSI, disa janë pjesë e kabinetit, LSI vazhdon angazhimet e saj edhe pse është një periudhë pushimesh, të gjithë janë në punë”, tha Meta.

Kryetari i LSI tha se duhet bërë transparenca e plotë e financave publike, që sipas tij kanë degraduar në mënyrë dramatike.

Madje Meta tha se LSI nuk ka marrë katër ministritë që kishte më parë, për hir të transparencës.

Kreu i LSI-së bëri me dije se qeveria e re do bëjë transparencën “Financat publike kanë degraduar në mënyrë dramatike, sidomos gjatë muajve para fushatës elektorale vetëm në funksion të kësaj fushate, por jam i bindur se publikut do t’i jepet një transparencë e plotë e situatës aktuale financiare në vend dhe se qeveria e ardhshme do dijë të përballojë me sukses këtë situatë dhe të vijojë me përmbushjen e objektivave të saj qeverisëse për 4 vitet e ardhshme”, tha ai.

Deklaratave të kryeministrit në detyrë Berisha, se qeveria e re ka ministrat më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë vendi, Meta iu përgjigj, “Berisha ka nevojë për pushime malore, ato janë me relaksuese, edhe unë vetë bëra disa”.

Meta shprehu keqardhjen për akuzat se PS-LSI do të bëjë spastrime në administratë, ndërsa shtoi se shembull i këtyre spastrimeve është pikërisht PD.

“Sa për spastrimet, është për të ardhur keq që Berisha përdor një gjuhë të vjetër, PD është rasti më shembullor i spastrimeve, apo edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës pasi i dhamë fund koalicionit PD-LSI. Mendojmë që vlerësimi është dhënë me votë për çdo qëndrim të padrejtë dhe hakmarrës. Ne do forcojmë kapacitetet e administratës, respektojmë ligjin e nëpunësit civil, do ruajmë nivelin e ekspertizës në administratë. Do ketë reforma për një administratë më të efektshme. Është për të ardhur keq që ata flasin për qeverinë sikur ajo ka filluar punë që më 23 qershor, kjo nuk ju rrit besueshmërinë dhe seriozitetin, nuk i bën të reflektojnë arsyet e vërteta të humbjes së tyre, ka nevojë për opozitë konstruktive ashtu siç kishte nevojë për një qeveri të re”, tha Meta më tej./ep

32 komente në “TemA TV/ Meta mbledh ministrat e tij: Ne qeveria më e korruptuar? Berisha ka nevojë për pushime malore (VIDEO)”

  1. Taras says:

    ALI BABA (META) ME 40 HAJDUTE+KOKERDHIMA=41.
    MJER KY POPULL !
    ISHALLA TE MOS E FSHIJ MODERATORI I TEMA-S.)

    1. Mira says:

      @ meta

      Po asaj videos me zë si do ja bëjmë ooooo Meti, edhe në ëndërr na del kur i kërkon ato eurot!?

    2. fl says:

      Uaaaaa do ta fshije moderatori se ke thene dicka bombe qe nga ju Salixhinjte nuk e prisnim.

      Ah moj Sabrinke, te kripsha trute e kokes ?

      1. e/p says:

        @fl pse vetem Salixhinjte e thone kete? Mua s’me duket aspak qeveri serioze me dy kryeministra. Po te isha si Edi Rama se shpejti do provokoja zgjedhje te parakohshme, sepse populli do ta kuptonte me ne fund.

    3. jimmi says:

      ju shqiptare do punoni per kete njeri sa do tjuapije gjakun deri sa te vdisni

  2. era says:

    Jo pushime malore por kafaz mundesisht nje me nje ku ndalohet pirja e duhanit.

    1. e/p says:

      @Falamur Iliri me Saliun duhet te shkojne te dy ne Spac

  3. mendim I lire says:

    Per pushime malore kane nevoje malsoret e thjeshte, ndersa Saliu ka nevoje per pushime me lageshti, tek qelia e erret.

  4. Arjan says:

    Hahahaha. Po ironizon mikun qe nuk e rrasi ne burg??
    Mikun qe darkoi me ftesen e Eres??
    me duhet te gjej ne youtube komentin e gjate te famshem per Ramen, mikun e tij te ri.
    Sa per pushime, ia di mire vleren sa ne Lals, sa ne Vjene e ne Zvicer ku rigjenerohen nga helmet dhe vreri.

  5. Emigrant SHBA says:

    E keqja eshte se Rama nuk mori dot mbi 70 deputete se ju me mire mos ju kish Une ju vleresoj juve vetem per periudhen qe ishit kryeminister kur se bashku me Ramen ndryshuat Tiranen cdo gje tjeter e jotja eshte negative Sidomos periudha e kulaicionit me berishen nuk i solli asnje gje te mire ketij vendi vetem kaos korupsion Shpresoj mos besh ato gabime qe bere 2009-2013 Kete radhe thuaji ministrave te tu mos vjedhin se late nam besoj se kini mjaft tani punooni njehere te vetme per kete vend.

    1. altin says:

      jam plotesisht ne nje mendje me ty

    2. Agroni Detroit MI says:

      Edhe une jam plotesisht dakort me ju, emigrant ne USA .

      1. Likja says:

        Edhe une jam dakort.
        Pa merak hic, nuk e kane ne gjak ata.
        Me njerez budallenj, nuk ke ku ti gjesh….

    3. aneta says:

      Si ti fitonte 70 deputete Rama me darkosjen e ngjalave. Me Nard Koken dhe Ilir Meten ? Shume mori dhe kaq.

  6. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Berisha ka nevoje per pushime malore kurse ti ke nevoje per pushime moçalore. shko atje poshte e bani pushimet ne moçale e keneta

  7. boing777 says:

    o like po si mori rama dot vet 71 mandate po ta shfje ti ore super hajdut…nejse nejse se ne at qeveri rrumpall ku te gjith vidhshin dhe ti ske pas c,me bo

    1. Tafuti says:

      Haaaaaaaaa O KLYSHAT E KUQ NUK JU VJEN ZERI EEEEEE HAHAHAHAHAHAHA NIPERIT E SPIUNEVE DHE SIGURIMSAVE TE MBLEDHUR TE TEMA
      SA VIDEO E BUKUR PER ZOTIN

    2. @ nardino says:

      Nardino,
      Edhe kjo e montuar eshte – nuk e sheh ti.
      Ai thote miredita, por ne fakt eshte dark.
      Nuk late me video pa montuar per liken, de!!!
      Nuk e kuptoje c’keni me te xhanem??????
      Lereni derzhaven to punoje.
      Video kryekeput e montuar.
      Ai njeher nuk eshte zeri i likes fare!!!!!!

  8. bbb says:

    Kryetari i Lëvizjes Skraparlliste për Inkriminim Ilir Meta, mblodhi në selinë e kësaj partie ministrat e tij. Në fakt nga pesë të tillë, vetëm dy ishin të pranishëm në takimin me Metën sepse shumica prej tyre, ishin ne takime te rendesishem me kapitaliste nga Policani.

    Pas takimit, Meta foli për mediat, duke theksuar se mbështet qeverinë e re dhe angazhimet e saj.

    “Shpreh mbështetjen time më të plotë për qeverinë e re dhe angazhimet e saj, do jetë një qeveri që do lerë gjurmë në korrupsion, në shkatrrimin e qeverisjes, në efikasitetin e realizimit të vjedhjve te tenderave. Kjo qeveri do sjellë një politikë të re dhe emancipuese, më humane, një politike më integruese ne rrjetine korrupsionit dhe allishverisheve. LSI vazhdon angazhimet e saj edhe pse është një periudhë pushimesh, të gjithë janë në punë dmth duke u munduar te vjedhim sa me shume”, tha Meta.

    Kryetari i LSI tha se duhet bërë transparenca e plotë e financave publike, që sipas tij kanë degraduar në mënyrë dramatike sa ka hyre LSI ne qveri qe me 2009.

    Madje Meta tha se LSI nuk ka marrë katër ministritë që kishte më parë, sepse skihste cfare te vidhte me ne ato ministri.

    Kreu i LSI-së bëri me dije se qeveria e re do bëjë transparencën “Financat publike kanë degraduar në mënyrë dramatike sa eshte futur LSI ne qveria nga 2009a e ketej, sidomos gjatë muajve te pare pas Shtatorit 2009, por jam i bindur se publikut do t’i jepet një transparencë e plotë e situatës aktuale financiare në vend dhe se qeveria e ardhshme do dijë të përballojë me sukses këtë situatë dhe të vijojë me përmbushjen e objektivave të saj qeverisëse për 4 vitet e ardhshme sepse ne pa vjedhur nuk do te rrime dmth na eshte bere ves kjo pune”, tha ai.

    Deklaratave të kryeministrit në detyrë Berisha, se qeveria e re ka ministrat më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë vendi, Meta iu përgjigj se ai ka te drejte, “Berisha ka te drejte, se cdo qeveri qe ka LSine brenda, ka hajdutin brenda”.

    Meta shprehu keqardhjen për akuzat se PS-LSI do të bëjë spastrime në administratë, ndërsa shtoi se shembull i këtyre spastrimeve është pikërisht PD.

    “Sa për spastrimet, aleanca LSI-PD është rasti më shembullor i spastrimeve”, tha Meta më tej./ep

  9. permetar says:

    Berisha do hyje ne histori si njeru qe ka menduar dhe punuar per kete vend me shume se c’do njeri tjeter.Gabimi i vetem per mendimin tim eshte se pranoj te qeverise me ceten tende financjare qe ti e quan LSI.Meta mos te hame hakun dhe ti do hysh ne histori per BLLOKUN e famshem qe tani ja ke kaluar ne stafete MINISTRAVE TE RINJ ME EKSPERIENCE TE VJETER.Uroj qe te kete me shume faqe se ai ipari.Te fala hajduti.

  10. Lalushi says:

    O do shkojme ne Europe te paret ne me dy qeveri ,ose ne grope te thelle qe as kush te mos na gjeje per jete ,na rrofsh o ilir meta me dy kuleta ,

  11. F. Selfo says:

    saliu la brezin zvare me meten………..

  12. luli says:

    O Edi Rama o te zente majasilli ishalla qe u bashkove me kete super hajdut dhe kriminel.Po si mund te ndryshoje Shqiperia kete plehre qe eshte nje kancer per shqiptaret,ku ky duhet tw ishte ne burg dhe jo kryetar Parlamenti.Ik o Edo se e ke dhi.

  13. mirel says:

    Poshterimi dhe poshtersia fitojne atehere kur qellimi per te cilin e majta luftoi, kthehet mjet fitimi per karagjozet politike si Meta.
    Tani lereni Berishen jashte loje, fati i tij ka vetem nje pikepyetje, burgu apo jo, ndersa Meta eshte elementi negativ qe do karakterizoje te ardhmen e shqitpareve.
    Berisha nuk ja fut kot kesaj rradhe. Flet si nje baba qe e njeh te birin.

  14. Belisarius says:

    Fjalia me interesante e gjithe shkrimit eshte kjo “Në fakt nga pesë të tillë, vetëm dy ishin të pranishëm në takimin me Metën.”. Pse valle? Mos po fillojne t’ia dredhin Likes? ?

  15. LIBERTE says:

    O te mjeret ju ka ikur koha ku do mbjelli regullisht hashash dhe do shisni e do pasuroheshin ka ikur koha e transportit te skafeve ka ikur koha e trafikimit me qenie njerzore keto jane tradita te vjetra qe nuk perseriten me o populli i mjere po keta qe u vodhen 2011 prap do ju vjedhin as buk nuk do keni te hani pa punuar jeni msuar ju qe pa pune duke pi raki do pasuroheni gaboheni shume rende kete her do pasurohet rama me klanin e tij ju do ngeleni me gishta ne goje jeni populli me mjeran dhe i pa shkolluar ne ballkan turp i botes

  16. ali says:

    O Luli kur u bashkue me Salibanin ju e duatrokitet Meten, ndersa tani e shani qe u bashkue me Edin ?!.
    Po kesaj cfare t’i themi alibanizem !!!

  17. ali says:

    O permetar nqs nuk do te kishte bere aleance me LSI, PD nuk do te kishte ardhur kurre ne pushtet. Per
    dijenine tende PD asnjehere nuk ka marre shumicen e votave te popullit shqiptar. Edhe ne vitin 1992
    ajo nuk fitoi shumicen ! R. Alia me urdher nga ”lart,, ia dorezoi pushtetin pushteve ne ”tabaka te argjente,,.
    Pra, asnje here, absolutisht asnjehere PD , kjo parti horrash e gangsteresh , per pushtetaret e kam fjalen ,
    nuk ka marre pushtetin me voten e popullit ,por e kane kapur ate permes disa intelektualeve horra si ai
    i kompjuterave ,drejtori K.B. , qe fallsifikoi votat ne favor te PD. Kjo eshte historia kriminale e PD !!!!!

  18. -Pavaresisht llafollogjive intriguese te disa nga ne ,komentuesve,
    Meta e zbriti nga kali pa plumb Salen. Dhe kjo eshte merite .

  19. Sallakja says:

    Eshte me mire Ilir Meta apo Sali Berisha ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje