TemA TV/ Kolegji Zgjedhor nis ndarjen e mandateve (VIDEO)

2 Gusht 2013, 12:59Sociale TEMA

Kolegji Zgjedhor ka nisur ditën e sotme ndarjen e mandateve, pas kërkesës së Partisë Socialiste.

KQZ nuk mund të bëjë certifikimin e zgjedhjeve, për shkak se kërkohet një kuorum prej 5 anëtarësh. Për këtë arsye, PS iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor, që e ka pranuar kërkesën për ndarjen e mandateve.

Kolegji do të shqyrtojë rast pas rasti të 12 kërkesë/paditë e paraqitura nga PS për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit.

Dhe, e ka filluar nga Qarku i Gjirokastrës, duke shpërndarë mandatet, katër për të majtët dhe një mandat për të djathtët.

Më pas ka vijuar me shpërndarjen e mandateve për Qarkun e Durrësit, ku e majta ka marrë 7 deputetë, ndërsa e djathta 6 deputetë./b.l

9 komente në “TemA TV/ Kolegji Zgjedhor nis ndarjen e mandateve (VIDEO)”

  1. Arber says:

    Po shyqyre se na cahu trapin KQZ me gjithe ate
    bushtren.

    1. fl says:

      Shikoni mire se Durrsi mos eshte 8 me 5 :), nejse….

  2. Labi Vlore says:

    Me ne fund po merr fund saga zgjedhore,kur me 23 Qershor Shqiptaret arrestuan SRB-in me vote,per ti hapur rruge arrestimit me pranga hekuri.Pa arrestimin me vote,arrestimi me pranga hekuri,do ishte i pamundur.Shqiptaret u treguan me te zgjuar se SRB-i.E duruan gjithe keto vite,deri me 23 Qershor,kur ja lidhen duart e pergjakura me 1 Milon vota te cmendurit e llahtarisur.

  3. Arben Koka says:

    Avash, avazh o lab i qelbur. Do te vije dita qe do te jeni minorance se trojet shqiptare do bashkohen deshet apo nuk deshet ju. Atehere do u shohim se kush jeni ju.Gjithe jeten na keni shfrytezuar. Nese ka nje rezultat ai qe eshte, pra me 23 qershorit, perpos blerjes se votes nga LSI, eshte edhe nje vote e Jugut te Shqiperise kunder Veriut te saj, ku kete te fundit e shfrytezuam per 50 vjet. Ne te gjithe boten veriu ehte me i pasur se jugu, ndersa ketu ndodh e kunderta. Megjithate ne jemi me vital o moçalore e gjoksgrope, se burri me i mdh ikombit eshte Hasan Prishtina

    1. pinoku says:

      Tipat qe llogjikojne si ju …..nuk behen me.Te mbajte shendeti se mendja te paska lene.

    2. Labi Vlore says:

      Mos je SRB Shqipfoles Daku??Se ata shkrujane te tilla komente percarese dhe fyese per inteligjencen e c’do Shqiptari.Mqs i bie borive te Propagandes Serbe te percarjes,por te dergoj kete rrjesht.”Gege e Toske Malci Jallia,asht nje Komb me da s’duron.Fund e Kry nji asht Shqypnia,e nje gjuhe e vetme ne bashkon”.Ti shkruajta keto rrjeshta te Vaso Pashes,sepse di qe keto vargje jane tmerri i SRB-ve Shqipfoles,ashtu sikunder je edhe ti.Jane vargjet qe tmerrojne djallin tuaj te percarjes,qe ju ka hyre ne trup,njesoj si vargjet e Bibles kur Prifterinjte kryejne Ezorcizmin.Tmerroheni dhe lebetiteni nga Thirrja per Bashkim qe ben Vaso Pasha.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Urime e i gezofshi mandatet.

  5. Edhe pas 23 qershorit në sistemin e drejtësisë do të jenë ish gjyqtarët e regjimit komunist dhe plepistët të gatshëm për të marrë detyra të reja nese nderrojnë pushtetet, ku këto të fundit e kanë radhen për t’u shantazhuar nese në pushtet vijnë të majtet.Prandaj situata në drejtësi zor se do të ndryshojë.(Pjese nga editoriali i gazetes DITA me 10 shkurt 2013). Valle se çfare thote kjo gazete sot.

  6. Pavarësia says:

    Desha të them dhe unë diçka për këtë ngjarje të shumë pritur. Por nuk po lodhem shumë sepse ,,gjithçka” e paska thanë ky ,,Arben Koka” me kokën bosh ose e shumta, e ka të mbushur me çorbë të qelbur nga guzhina e Beogradit. Mercenar më të zellshëm e besnik, Saliu nuk mund të ketë tjetër! (Si nuk e kontrollojnë veten këta biçimër kur lëshojnë të tillë përralla helmatisëse?) Jepi, or ,,Beni” , jepi! Kështu të do Salioviçi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje