Partia Socialiste ka përsëritur premtimin e saj për legalizim të ndërtimeve pa leje falas, përveç zonave bregdetare.
Në një konferencë për shtyp, nga selia e PS-së, Artan Lame ka theksuar se do të merren masa dhe do të zhbëhet çdo vendim për legalizime në zonat e mbrojtura mjedisore, parqe kombëtare, arkeologjike, turistike e në plazhe.
“Qeveria e re do të mbajë premtimin e bërë. Ne do të legalizojmë falas shtëpitë e shqiptarëve në zonat informale, përkundrejt një programi të detajuar që do ta paraqesim brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Por nga ana tjetër ne nuk do të legalizojmë asgjë në vijën bregdetare dhe asgjë të ndërtuar për qëllim fitimi kudoqoftë, brenda në qytete apo anash rrugëve kombëtare,” tha Lame.
Lame denoncoi edhe rastet e falsifikimit me dokumentet e legalizimeve kryesisht në zonat bregdetare.
“Por nga ana tjetër ne nuk do të legalizojmë asgjë në vijën bregdetare dhe asgjë të ndërtuar për qëllim fitimi kudoqoftë, brenda në qytete apo anash rrugëve kombëtare.
Ne do të penalizojmë ashpërsisht ata që vazhdojnë të masakrojnë bregun dhe ata që kanë bërë legalizime të paligjshme në zonat e ndjeshme, si për shembull:
– Zona të mbrojtura bregdetare, Liqenore dhe lumore,
– Zona të mbrojtura mjedisore, parqe kombëtare, etj.
– Zona Arkeologjike dhe të trashëgimisë Kulturore
– Zona përgjatë rrugëve kombëtare kryesore dhe nyje rrugore.
– Zona Turistike, plazhe.
– Zona përreth impianteve të infrastrukturës (Depo dhe tubacione ujësjellësash, diga, kolektorë, impiante pastrimi, etj).
– Zonat e Qendrave të qyteteve dhe hapësira publike të tyre (Parqe, lulishte, rrugë, oborre shkollash e kopshtesh, etj)”, tha Lame më tej.
“Ne po mbledhim informacion për falsifikimet që po bëhen, për legalizimet dhe ndërtimet në zonat delikate dhe do t’i zhbëjmë ato.
– Në zonat e Parkut Kombëtar të Dajtit,
– Parkut Kombëtar të Butrintit,
– Liqenit të Pogradecit,
– Kalasë së Krujës,
– Vlorë-Orikum,
– Zona historike e Lezhës,
– Kepi i Rodonit”.
Në shtator, vijoi ai, kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të bëjë publike paketën e emergjencës kombëtare për territorin.
Lame më tej denoncoi atë që e quajti shkatërrim të hapësirave të gjelbra, duke iu referuar kështu parkut të lodrave tek “7 Xhuxhat”.
Sipas Lames, Bashkia e Tiranës po e shkatërron këtë park.
“Përsa i përket situatës së hapësirave të gjelbra të Tiranës, me trishtim shohim se të gjitha parashikimet dhe denoncimet e bëra prej nesh dhe shoqërisë civile, po vërtetohen njëri pas tjetrit.
Denoncuam shkatërrimin e Parkut të Kopshtit Botanik dhe shkatërrimi ndodhi.
Denoncuam shkatërrimin e Parkut të Liqenit dhe shkatërrimi ndodhi, edhe përgjatë rrugës së Elbasanit edhe prapa godinës së Universitetit (deri tani).
Denoncuam shkatërrimin e Parkut Historik të Namasgjasë dhe shkatërrimi ndodhi.
Denoncuam shkatërrimin e Lulishtes tek Shtëpia e Oficerëve dhe shkatërrimi ndodhi.
Sot po denoncojmë shkatërrimin e radhës që po përgatit Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve, shkatërrimin e Parkut të Lodrave “7 Xhuxhat”.
Për asnjë prej denoncimeve të mësipërme, Bashkia e Tiranës nuk pati kurajën të zbatonte detyrimin ligjor për të informuar qytetarët dhe të përballej me reagimin normal të tyre ndaj këtij shkatërrimi”./ep
Nuk e kuptoj se me cfare llogjike mund te legalizohen ndertimet pa leje? Keshtu do bejme shtet ligjor ne?
Kesaj i thone ejani ju me te “fortet” zabtoni trojet e me te “dobteve” ndertoni cte doni,lidhni korrentin dhe ujin ilegalisht,mos paguani asnje kacidhe per uje e energji,jepini fizionomine e rrumpallzmit qytetit se nje dite kjo aftesi do t´ju shperblehet me legalizim.
Dhe mos te harrojme qe para pak muajsh u nxorren nga shtepite qytetare te ndershem qe s´kishin bere gje tjeter vecse banesat e tyre ku ata paguanin qera te rregullt per gati 60 vjet ju dhane pronarit,e keta njerez te ndershem u nxorren ne rruge te madhe pa pyetur fare se si do i vente halli a thua se kishin bere ndonje krim apo shkelje te ligjit.
Cudite e pushtetetareve tane s´kane te sosur.Po si te mendojne ata kur pa breke ne bythe u gdhine te nesermen benza e vila qe mos i gezofshin.
Ndertimet pa leje, si filmi italian i periudhes se realizmit: SHTEPIA!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/ver-llapa.html
Nuk duhen prishur edhe ndertimet pa leje kudo qe jane , sepse jane gjaku dhe djersa e shqiptareve
Urbanistet te gjejne menyren dhe muNDesite qe ti kombinojne edhe keto ndertime ne planin e tyre urbanistik, ne menyre qe te dalin te gjithe te fituar
Ketu tregohet qe je politkan I zoti, kur harin ti kenaqesh te gjithe
Ndaj shume mire e ka PS-ja qe te behet legalizim falas , por edhe dnertimet ne bregdet te mos prishen,
por te shikohet mundesia qe te inkuadrohen Brenda planit urbanisitik te vijes bregdetare
Ata njerez qe I kane bere ato ndertime kane harxhuar me mijera dollare,
dhe pavaresisht se si jane, ata jane njerezit tane ,vellezerit tane
_______Mendimi im eshte qe edhe ato ndertime te paligjeshme ne bregdet te mos prishen , por t’u kerkohet pronareve ti regullojne ndertimet e tyre
qe te jene me finesse ,pra te kene bukuri arkitekturore dhe te pershtaten me abmjentin perreth bregedetit…
Ndersa plazhet te jene shteterore
Ka dhe dicka ne ndertimet ne bregdet:… kur bregdeti eshte shkembor , ndertimet ne bregdet duken shume bukur,
ndersa kur bregdeti eshte ranor nuk duken bukur , se e prishin ambjentin e reres
Porse sic thashe ne bregdet shkembor ndertimet buze detit I japin bregdetit nje bukuri fantastike
—–Ndaj ju urbaistet duhet ta keni parasysh kete vecori midis bregdetit Shkembor dhe atij Ranor
___Motua e qeverise se Re duhet te jete e ndryshme nga ato te kaluarat_:
……….-Te mos prishet azgje,edhe ajo qe eshte e paligjeshme ,
por te pershtatet
ne MEnyre qe te jete ne Harmoni me ambjentin rethues dhe ti sherbeje
bukurise se ambjentit ……
Legalizimi eshte nje proces antikushtetues. Toka eshte e pronarit dhe askush tjeter nuk mund ta tjetersoje e aq me pak shteti te legalizoje keqberjen. Turp per PS qe per ca vota, po ndermerr dy akte anti-kombetare sic eshte vazhdimi i legalizimeve dhe certifikimi i pronesise per ata qe kane perfituar nga ligji famkeq 7501 per tokat bujqesore.
ME KETE LIGJ NUK ESHTE PER TU KRENUAR ,POR ESHTE PER
NE KETE RAST KA TE DREJTE LULUSHI KUR THOTE JANE TE SOCIALISTEVE
NDERTIMET PA LEJE DHE JANE PO ATA QE SOT NE VEND TE KAZMES BEJNE
LEGALIZIMIN E TYRE . CUDIT NJE BOTE E TERE ME KETE LIGJ HAJNASH
Te na ruaj Golemin, se ate e ka merak ky zoteria!
? ? ?
Legalizimi falas i ndertimeve pa leje le te nenkuptohet se mund te vazhdohet akoma te behen ndertime pa leje, mjafton qe ato te mos ngrihen prane zonave bregdetare, parqeve kombëtare e arkeologjike.
Ateher rrokni kazmat dhe lopatat o burra dhe me vrap drejt Vicidolit se atje e keni te garantuar se s’ja u prish njeri.
O z.LAM, po pse vetem ne TIRANE qe e ka PD-ja po ndertohet pa leje?Po beterdia ne mes te VLORES pse nuk te ben pershtypje ty.Po shkaterohet lulishtja e ‘TRE RACAVE’qe ish deputetet e PS-se te ndertojne pallate 13 katesh.Po brenda oborit te gjim.ALI DEMI?Per budallenj do na beni?
Bregdetin e kemi dashur dhe e duam per vete, kuptoni apo jo.
NUK KA LEGALIZIM PER POPULLIN.
Pjesen tjeter shqiptare çi qi t´emen, ta rrembej me i zoti.
PO LEGALIZIM PER POPULLIN HAJDUT.
Zoti Kryeminister
Si e moret lejen per pallatin e gjyshit tuaj ne SKELE-VLORE ???
Si e moret lejen duke i zene frymen fqinjeve,qytetar te tjere !!!
Si e moret lejen duke e çuar pallatin shumekatesh deri mbi gardh !!!
Zoti Kryeminister i Ardhshem i Shqiperise
Si e moret lejen per pallatin e gjyshit tuaj ne SKELE-VLORE ???
Si e moret lejen duke i zene frymen fqinjeve,qytetar te tjere !!!
Si e moret lejen duke e çuar pallatin shumekatesh deri mbi gardh !!!
Trojet shqiptare ne ballkan kane qene dhe jane pre:
– e Shovinizmit Ballkanik qe ka pushtuar,
– e Qeveritareve Antishqiptar qe kane shitur,
– e Korrupsionit(D+M) dhe Mafjes qe ka perzgjedhur,
– e legalizimit te zaptimit masiv “popullor” per ti vulosur.
PARULLA E RILINDJES PER PRONAT & TROJET SHQIPTARE,
ESHTE TOTALISHT DEMAGOGJI & SHARLATANIZEM POLITIK.
Ore palace, baba apo nona ti ka lone keto prona qe I kane zene te tjeret dhe do t’i legalizosh. Ik ore legen se ju te gjithe njesoj jeni. Lere ato pronen tende te ta zene, dhe pastaj shko legalizoja. Ju jeni te gjithe njesoj bashke me ato qe iken, po mjere ky vend thuaj.