TemA TV/ Ambasadori i OSBE: Jam i inkurajuar nga programi pozitiv i qeverisë së re (VIDEO)

1 Gusht 2013, 17:20Sociale TEMA

Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, pati një takim në Tiranë me Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për ta uruar për zgjedhjen e tij dhe për të folur rreth planeve të ardhshme të partisë që ai drejton.

Wilton theksoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për të gjithë pjesëtarët e institucioneve demokratike të vendit, si dhe angazhimin e Prezencës për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët politikë. Ai përmendi në mënyrë të veçantë projektin në mbështetje të Kuvendit të Shqipërisë zbatuar nga Prezenca.

Pas mbylljes së takimit, Wilton u shpreh: “Me shpalljen e projektit të Këshillit të ri të Ministrave dhe me përfundimin e periudhës së ankimeve pranë Kolegjit Zgjedhor, vendi po hyn në një fazë të re të këtij procesi demokratik”.

Ai tha se ndihej i inkurajuar nga “programi ambicioz dhe pozitiv” i paraqitur nga qeveria e re.

“Nga ana tjetër, angazhimi aktiv i opozitës është një përbërës thelbësor i çdo demokracie funksionale, dhe ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i shprehur nga kryetari Basha për pjesëmarrje dhe promovim të institucioneve demokratike të vendit, si dhe ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë,” theksoi Wilton./ep

2 komente në “TemA TV/ Ambasadori i OSBE: Jam i inkurajuar nga programi pozitiv i qeverisë së re (VIDEO)”

  1. coku says:

    ha, ha, ha tani e kane rradhen zombit e vegjel qe te tallin bythen te huajt, si u tallen me shqiptaret per 4 vjet.. ata i ankohen te huajve perse per zgjedhjet. therrisni podesten tu ndihmoje, rrace e felliqur.

  2. radikalisti says:

    “Ai tha se ndihej i inkurajuar nga “programi ambicioz dhe pozitiv” i paraqitur nga qeveria e re.”
    Ndihej i “inkurajuar”. thote gazetari. A e di gazetari kuptimin e kesaj fjale, apo hejde futja kot. Ambasadori mund te kete thene jam “i impresionur” ose “i suprizuar”, por kurresesi i inkurajuar. Mundet qe Ambasadori te mos kete thene asnje nga keto, por gazetari ka dashur te thote nje fjale te madhe, dhe ja ka futur si “Kau Peles”. ç’fare nuk lexon ne kete gazete pa taban, pa rregulla pa identitet. Mund te shkruaj kushdo, çfare te doje dhe si te doje, pa patur frike se mund te mbaje pergjegjesi per ato qe shkruan. Ne rastin konkret nuk behet fjale per pergjegjesi nga ana e gazetarit, por thjesht mungese profesionalizmi nga ana tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje