TemA TV/ Një makinë shpërthen në flakë përpara kryeministrisë (VIDEO)

1 Gusht 2013, 11:41Sociale TEMA

Një automjet ka marrë flakë para godinës së kryeministrisë, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i mjetit.

Rreth orës 11:07 minuta, automjeti tip Golf III ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur brenda pak minutash.

Kanë qenë forcat e zjarrfikëseve që kanë mbërritur në kohë dhe kanë lokalizuar flakët e zjarrit.

Drejtuesi i mjetit, Genci Çuçi, tha për News24 se ngjarja ndodhi krejt rastësisht.

“Isha duke ecur me makinë kur pashë që po nxirre tym tek motori dhe u detyrova të parkoj dhe ta fik makinën. Por flakët u ndezën aq shpejt sa nuk arrita të marr as laptop-in që kisha brenda sepse u nxeh aq shumë sa u detyrova të largohem”, u shpreh Çuçi.

Mësohet se automjeti tip Golf është një prodhim i vitit 1995 dhe punon me naftë.

Çuçi shpjegon se gjithçka mund të ketë ndodhur dhe për shkak së vapës së madhe dhe se ngjarja mund të cilësohet aksidentale.

“Besoj se ka pasur një nxehje tek izolacioni i telave dhe për shkak të motit të nxehtë do jenë shkrirë e marrë flakë. Kaq, s’ka më tepër, thjesht aksident”, është shprehur ai./A.XH

20 komente në “TemA TV/ Një makinë shpërthen në flakë përpara kryeministrisë (VIDEO)”

  1. Mira says:

    Akt terrorist, puç ushtarak i qeverisë Rama!

    1. Tironci says:

      PO SI NUK E LATE SALEN REHAT MORE, DHE PUC ME MAKINE DESHET ME I BO? S’MJAFTOJ AJO MAKINA NE 21 JANAR QE ISHTE MBUSHUR PLOT DERI NE FYT ME DINAMIT? NUK MJAFTUAN STILOLAPSAT PISTOLETE DHE CADRAT SNAJPER? DALE XHANEM MOS KESHTU SE HYNI NE GJYNAH.

  2. Nexhip Efendiu says:

    socialistat corapekuq kane dashur te bejne atentat kryeministrit tone te dhim

  3. dyli says:

    gjynaf ky i shkreti!
    do i kete mbushur Sala.

  4. 8led says:

    Sishte mercedes ai? Eeeh s’ka gje.

  5. liu says:

    AJDE DEGJOJE SALEN TASHI DESHTE TE ME VRASE RAMA PO NUK IA ARITI KJO ESHTE QEVERI E KRIMIT KUR ATA NUK KANE MARE KARIGEN AKOMA

    1. ardian says:

      jo mor jo ky ka qene ndonjeri nga ato muzhajdinet qe ka mre shqiperia hahahaahhahaha i paska bo breket gjith mut brekdhjeri sali,tani saliu leshon qenin visha ajazin qe te gjeje pucistat kamikaze ….

  6. Paradox says:

    18 vjet makine? Kendej nga europa do e kishin cuar per skrap me kohe. Nuk e kuptoj se si e kalojne kontrollin vjetor kto makina te vjetra dhe pastaj ndodh kjo qe ndodh

    1. inspektori says:

      Per cilen Evrope e ke fjalen ti Paradox se ketej nga kjo Evropa qe jam une sheh golfa 3 ne qarkullim qe kalojne kontrollin teknik dhe kane te drejte te qarkullojne. Nje makine mund te kete shume vjet po pak kilometra keshtu qe nuk ka argument qe e nxjerr jashte qarkullimi po plotesoi normat e kontrollit teknik. Mos kujto se kane te gjithe mundesi te blejne makina te reja, dhe jam i bindur qe edhe ti duhet kesh nje makine mbi 10 vjeçare. E di se do te me replikosh edhe do te me thuash se ke Mercedes C63 AMG po s’ka gje se te lejoj une ti besh qejfin vetes.

  7. Ras Tesi says:

    Rastesi? Apo…

    1. e mo dhe ti says:

      po rastesi eshte pse ca, sikur cfare ndodhi

      1. Res Tesi says:

        Pse direkt para deres se kryeministrise dhe jo ne rruge?

  8. Doktori Pacient says:

    Plasi syri i keq !

  9. Dino says:

    Kushtonte me shume laptopi se Golfi

  10. Makinat e lodhura te Shqipnise !!!!!! Terror per salen !!!!!!

  11. Sume Gruda says:

    eshte nje analize e vertete, keshtu ndolle me VW eshte pune e sterguat me elektricitet dhe sistemi i saje
    shume i ngaterruar dhe nga te nxehtit te forte shkrihen gjerat plastike.
    Keshtu me ka ndolle dhe mua.

  12. mirel says:

    Mire qe shpertheu, po pse nuk shpertheu brenda kryeministrise xhanem.
    Jashte nuk ben pune

  13. Fred says:

    Nuk ndenji rehat deri ne fund

  14. Sillo says:

    I ka mbushur breket plaku dhjaraman

  15. Zef Kallami says:

    Mire ia ben makines.Desh ti bente puc shtetit Berishes ne ikje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje