TemA TV/ Vdes një vogëlushe në aksident/ A mos është shumë që të kërkojmë kujdes për fëmijët në makinë? (VIDEO)

3 Gusht 2013, 19:34Sociale TEMA

Pak ditë më parë një familje në Tiranë tentoi të maskonte vdekjen e fëmijës së tyre. Ndërsa deklaronin se ishte rrëzuar nga ballkoni, në fakt ai ishte goditur nga jastëkët mbrojtës të makinës së babait, që kishte rënë në një kanal.

Fëmija ishte në prehër përpara dhe humbi jetën.

Një vogëlushe 2 vjeçare ka humbur jetën sërish sot në aksin rrugor Fier- Patos.

Makina, e cila drejtohej nga babai i vajzës, humbi kontrollin dhe u përplas me një beton në anë të rrugës.

Vogëlushja doli nga dritarja dhe fluturoi disa metra larg, duke humbur jetën.

Të gjithë ata që kanë minimumin e kulturës së makinës e dinë se çfarë kujdesi duhet treguar për fëmijët në makinë.

Kurse këtu në mes të Tiranës mund të shohësh fëmijë të vegjël në prehrin e prindërve, që drejtojnë makinën. Një frenim edhe i vogël do e trondiste fëmijën, për të mos folur për aksidente.

Policët as nuk e vënë ujin në zjarr, por tronditës është edhe fakti që prindërit nuk kujdesen për fëmijët./ep

20 komente në “TemA TV/ Vdes një vogëlushe në aksident/ A mos është shumë që të kërkojmë kujdes për fëmijët në makinë? (VIDEO)”

  1. Aleksandër Matrënga says:

    nevoiten dy masa te shpejta:1.te ndergjegjesohen drejtuesit e makinave per rrezikun e aksidenteve me femijet dhe rregullorene qarkullimit.2.Pas sensibilizimit te popullates,kemi tv pa fund le te merren me keto sensibilime dhe ta lene ca kohe popullin pa e trullosur me diaret e saliut,dhe pas saj gjoba te renda per drejtuesit e mjeteve dhe deri denime te renda.Per ata qe vrasin me duart e tyre femijete e tyre guhen aplikuar denime maximale.

    1. jimmi says:

      po pse policija e paska fajin injoranca e fshatarsise qe kujtone se e ka vendosure femijen ne gomare apo ne pele edhe ska probleme pune injorantesh e idjoteshe

  2. inspektori says:

    Po ça pret se prinder bageti jane debilet………

    1. klea says:

      po personat qe nuk zbatojne rregullat dhe vecanerisht nuk sigurojne femijen ne makine gjate uthetimit u vihet gjobe nga policia , dhe u hihet dhe patenta si spaska faj policia ketu more zoti “inspektor’

  3. alb_man says:

    shumica e shteteve e ka me ligj ,rregulloren per transportimin e femijve ne qarkullimin rrugor me detyrim te paracaktuar ,makina nuk lejohet te levize nga vendi asnje centimete ne qoftese nuk gjindet ne rrethanat e sigurise pasagjeri minoren , pavaresisht detyrimit ligjor ne rradhe te pare duhet te jete human

  4. alb_man says:

    nga mosha o deri 1 -1 e gjys vjec ne transportues extra ne vend te pare te pasagjerit dhe te siguruar me rrypin sigurues por me koken nga ana e kroskotit ( ky eshte transporti qe behet ne europen qendrore ,dhe i keshilluar nga agjencite e sigurimeve p.s ADAC numri nje ne europe )nga 1-1/5 deri 3 me ndenjese extra dhe mbeshtetese extra ,3 deri 10 minimumi vetem ndenjese extra pa mbeshtese gjithmone te ulur mbrapa dhe me rrip sigurimi

  5. logjika says:

    Ligji:

    1) Femijet nen 12 vjec ulen vetemm ne sediljet e pasme

    2) Femijet e vegjel sipas peshes perdorin karrige bebesh/femijesh dhe nuk ulen direkt ne sedilje por gjithmone vetem prapa

    3) Nese dikush kapet duke ngare makinen dhe femija I vogel nuk eshte ne karrigen e tij, shoferi burgoset dhe femija merret nga sherbimet sociale.

    4) Edukimi I populates per karriget e femijes fillon qe ne viziten e pare te gruas shtatzane te mjeku

    5) Bebi nuk lejohet te dale nga materniteti nese makina qe do e transportoje nuk ka karrige bebi te lidhur prapa.

  6. 21janari says:

    Keshtu ndodh kur makina drejtohet nga … “lopët”

  7. Tironci says:

    nje dite rruges per plazh kisha lidhur femijen tim ne sediljen e pasme ku kisha instaluar nje sedilje per femije, papritmas me parakalon nje benc me rreth 120 km ne ore, ajo cka pashe me hoqi trurin fare, ndersa babai ngiste bencin femija ishte ulur ne preherin e tij dhe mbante timonin, mu ngjeth mishi, si kokerr orizi, pas gati 400m ishte nje radar policie, polici e pa femijen ne preherin e te atit duke mbajtur timonin, dhe as qe e vuri ujin ne zjarr. Femija nuk ishte me shume se rreth 3 ose 4 vjec….
    Kemi nje polici rrugore ku eshte plot me xhambaze, qe as nuk e kane kulturen e qarkullimit rrugor. nese kjo do kishte ndodhur ne Maqedoni ose Kosove ose Serbi, ai prind do ishte arrestuar dhe do i ishte hequr patenta ne moment, pa qene nevoja per komision.

    1. Sara says:

      Tironci mire e ke o djale po shqiptaret jane si bageti nuk duan te mesojne rregullat e qarkullimit rrugor nuk e kuptojne qe cdo gje eshte ne te mire te njerezve psh venia e rripit aq i domosdoshem te shpeton jeten kaq shume demokraci dhe akoma shume prapa

      1. arsen says:

        Kjo tregon se sa TE PABESE jane shqipetaret.
        Po nuk e provuan ne kurriz…NUK E QUJN!
        Popull injoranat e pa kulture.
        Pale duam qe te futemi ne Bashkimin Europian
        Ky eshte kulmi!
        Ngushellime per femijen. U prehte ne krah te Zotit ai engjell i pafajshem!

    2. Ne Evrope Ne Do Te Vemi Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

      @ Tiranas ,mos u habit se sic jemi ne shoferat jane edhe policat tone.Te nje race jemi.Te nje edukate .Jemi kaq sa kur shikojme shpesh ndonje qe eshte korekt dhe kerkon edhe nga ne qe te jemi korekte themi ” ky do e rregulloje kete bote “?!.

  8. Patllakja says:

    Sara, nuk e di ti se shumica e shqipetareve ben te kundeten e asaj qe thote logji apo rregullorja?!
    kjo i ben te duken si ta them une, (sipas tyre) me superiore me te zgjuar nga te tjeret, me te shkathet etj.

  9. shqipo 20 vjet shofer says:

    epo shqipot jane te gjithe shofere te formula 1, kur hipin ne timon kujtojne se ata e ska te tjere, u duket vetja perendi.
    Ja dhe Merçedezi i paskan kane vene marmite BMW’je se ecen me shpejt

  10. arbeni nga tepelena says:

    mos i beni shqiptaret sikur jane muji e halili,ne 94 kur saliu vari 2 binjaket ne fier trimat e benin shurren nen vete.por kohet ndryshuan ligjin e pordhen dhe ja ku jemi.vjen nje i forte ne kakavi dhe ne prisnim ne radhe e pa polici grek nuk i foli por i beri me shenj ne fund ,me sa u ndjete ju u ndje dhe ky palikari.nejse shpresojme me keta te rinjt qe do vin

  11. Malo says:

    Dua të theksoj se punonjesit e policisë rrugore (qe jane Komisariat me vehte) duhet të përgjigjen për shperdorim detyre se rregullat jane te percaktuara qarte ne Kodin rrugor. Nuk eshte pune kujdesi, por zbatim i ligjit. Nuk jane te pakta rastet kur drejtues mjetesh mbajne femijet e tyre ne sedilen e pare ne timon ose sedilen e pasagjerit. Jane turma te tera me police qe qendrojne ne rruge nga dy dhe tre punonjes te policise rrugore dhe mburren se kane vendosur 2-3 gjoba (në mungesë). Këta janë turpi i policisë së Shtetit kur para tyre kalojne me dhjetra raste ne dite qe mbajne femijet para qe jane viktimat e mundshme ne aksidente.

  12. XHINO says:

    MUA ME TMERRON FAKTI QE KETO-lope- NGASIN MAKINEN ME FEMIJET E VEGJEL NE PREHER DHE DUKE SHKRUAR NE CELULAR DHE FEMIJA DREJTON AUTOMJETIN gje qe as ne Angola nuk ndodh

  13. Genci says:

    Diskutoni kot me duket. Lajmi eshte gjysem i vertete, qe do te thote shoferi ishte polic dhe ishte aq i pire sa se keni idene. Tani hajde diskutoni per masa mbrojtese per femijet.

  14. A says:

    Mund te dishe te ngasesh makinen, por nuk ke kulturen e duhur si arsimore te vertete dhe ate qytetare, ketu qendron problemi.
    Shteti, qeveria, policia e ka ligjin qe nuk lejohen veturat me xhama te zinj, kush e zbaton dhe kush e kontrollon?? Se vete shteti i inkurajon keto lloj tipash, sepse vete kryetari i qeverise SALI BERISHA, nuk ka kulture qytetare sepse akoma perqafon kulturen e sorres se malit te shpellarit.
    Per dite shikojme kur aksi i rruges i krahut tend eshte i mbushur me makina dhe del nje “injorant” me veture te mire qe futet dhe ecen ne krahe te kundert duke te bere edhe karshillik pse nuk po e hape rrugen.
    Per dite dhe per nate kemi aksidente automobilistike, qe falenderoj median qe i trasmeton, por keto lloj drejtuesish me mendesi katundaresh, malokesh, pa kulturen e duhur nuk zejne mend, por vazhdojne avazin e perditeshem. Me bukura keto lloj tipash nuk ndeshkohen nga robi shtet, por vetem kur ndeshkohen nga Zoti per te shkuar ne boten e pertejme. Kjo ndodh se nje pjese e jona si popull shqiptar jemi “pis milet”.

  15. mirel says:

    Rripi I sigurise dhe gjoba, deri ne heqje patente dhe burgim nese I jep makines ne gjendje te dehur kur je me femije Brenda.
    Bile dhe duhani duhet te ndalohet nese ka femije ne makine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje