TemA TV/ KQZ: Kallëzim penal për numëruesit e votave në Lezhë (VIDEO)

9 Gusht 2013, 09:59Sociale TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të çojë për ndjekje penale, kryetarët dhe anëtarët e KZAZ-së nr.13 të Lezhës për abuzimet me numërimin e votave në zgjedhjet e 23 qershorit.

KQZ ka kërkuar që anëtarët e komisioneve që kanë bërë shkelje, të ndiqen penalisht dhe të mos jenë më anëtarë në zgjedhje të reja, raporton Ora News.

Anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, ka kërkuar që jo vetëm numëruesit, por edhe vëzhguesit dhe përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore që kanë pranuar shifrat e gabuara, duhen penalizuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu miratoi edhe vendimin për regjistrimin e subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në datën 1 shtator në komunat Dardhas të Qarkut të Korçës si dhe në komunën Rrethinë në Qarkun e Shkodrës.

Në zgjedhje, ku do të zgjidhen dy krerët e komunave, do të marrin pjesë Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat do të garojnë së bashku si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” si dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Gjithashtu KQZ miratoi edhe modelin e fletës së votimit, e cila do të përdoret në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Komunës Dardhas në Korçë dhe për kryetarin e Komunës Rrethina në Shkodër.

3 komente në “TemA TV/ KQZ: Kallëzim penal për numëruesit e votave në Lezhë (VIDEO)”

  1. Dean says:

    Bravo,shoku Lefter,per punen tate si Kryetar i KQZ-se.

  2. Xen muzulmani says:

    Next topic -> kallzim penal kqz per fshirje sume me ligjin elektoral

  3. tourkofagos says:

    saliu me kusherinjte e vet ka futur duart e ndyra te kutite e votimit qe ruheshin ne lunder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje