Aksident në aksin Tiranë-Fushë Krujë, humbin jetën dy persona

16 Gusht 2013, 09:03Politika TEMA

 Dy persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti në aksin Tiranë-Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 3 automjete janë përfshirë në një aksident dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Mësohet se viktimat janë identifikuar si Kastriot Jaku nga Miloti dhe Gjergji Nano nga Tirana .

Në aksident janë përfshirë një makinë ‘Ford Focus’ me targa italiane, dhe dy ‘Opel’ .

Sipas policisë, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.

Megjithatë ekspertët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit./A.XH

9 komente në “Aksident në aksin Tiranë-Fushë Krujë, humbin jetën dy persona”

  1. kosovari says:

    Obobo, shoferè keni kujdes more se po vritemi keq. Po pse e ngasni makinen me shpejtèsi…? Ngutu,ngutu sa te duash ,ne Tiranè do mbrrish 3 minuta para meje…,vdes njeriu pèr 3 minuta qè mbèrrin mè shpejt ne destinacion…!!!

    1. raimond vlonjati says:

      Ne kete ruge gjithmone behen aksidente

  2. beso says:

    te gjithe nxitojne,se per ku,se perse,se per çfare?Shumica jane te papune e rrjedhimisht nuk kane pse nguten.Isha vjet e bera nje rruge me furgon,shoferin e njihja dhe i thashe te ecte me kujdes,ndersa ai justifikohej me orarin dhe”zhvatjen”e klienteve.Furgoni ishte prodhim jo i vjeter,por e ndjeje ne ecje

    1. beso says:

      te gjithe nxitojne,se per ku,se perse,se per çfare?Shumica jane te papune e rrjedhimisht nuk kane pse nguten.Isha vjet e bera nje rruge me furgon,shoferin e njihja dhe i thashe te ecte me kujdes,ndersa ai justifikohej me orarin dhe”zhvatjen”e klienteve.Furgoni ishte prodhim jo i vjeter,por e ndjeje ne ecje qe ishte konsumuar me taban.Faj kane vete shgoferet,kontrolli teknik,faj vete pasagjeret,qe natyrisht paguajne sherbimin e duhet te pretendojne seriozitet.Nje furgon i ri fare ka probleme stabiliteti ne kthese me 100-120 ne ore,merreni me mend nje i vjeter dhe pa amortizim;ai permbyset me 70 ne ore;ne shume raste udhetaret i ruan Zoti.I thashe shoferit te furgonit qe per te riparuar furgonin duhej t’i nevojitesh njer shume e madhe;ai m’a preu shkurt qe do t’a mbante gjersa”te ecte”,pastaj do t’a nderronte-me nje fjale,udhetaret e kane rrezikun te perhershem.Aksidente ndodhin kudo e do ndodhin per shume arsye,por duket qe tek ne shkaku kryesor jane indisiplinimi,mungesa e autokontrollit,qe mbulon mbi 90%te problemeve te qarkullimit rrugor,pasi nuk do fusin nga 1 polic rrugor per makine qe te rregullohet trafiku.Mire,hajde shpejtesia eshte djalli qe makina e ka gjithmone me vete,por pse futesh te parakalosh kur tjetrin e ke perballe?Une per vete ne Shqiperi llogaris qe gjithmone ai qe te frenoj kur shoh dike qe parakalon;duhet te perfshish ne koshience edhe budallallekun e tjetrit qe te shpetosh per vete.

  3. dajti says:

    Hane inat shqiptaret. Burra me seder dhe jo shaka. Me vjen keq se ne shumicen e incidenteve njeri e ka fajin.
    Po kujdes o njerez se u bete gazi botes. Akoma nuk ngopet me makina!

  4. beso says:

    “ekspertet e policise”ne vend ngjarje per ndonje pesemije leksh

  5. ov ov ov po shum bre po ndodhin aksidente ne shqiperi qdo dit more,po shum e jetera po humbin qdo dite ne shqiperi,per bes ksaj nuk munde ti thuhet normal,po kujdes mor njerez se nuk jeni pula,po jete njerezish mete vertet te dhemb shpirti kur degjon qdo dite humbje jete te njerezeve.

  6. Shkupi says:

    Ne Maqedoni sipas statistikave per 365 dite ka pase 168 te vdekur,ne Shqiperi per 100 dite ka 102 te vdekur.Dem i madh. Faktori njeri ne permasa boterore ka fajin ne 90% te rasteve,kurse ne Shqiperi mendoj se eshte bile 99%.

  7. Sokol says:

    ka ardhur momenti ti thuhet edhe foshnjes ne barkun e nenes ;JETA NE SHQIPERI ESHTE MISTER !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje