Serbja e vetme në mesin e shqiptarëve

16 Gusht 2013, 11:42Rajoni TEMA

Javorka Nedeljkovic është serbja e vetme në fshatin dikur të përzier Smaç, rreth 10 km larg Prizrenit. Disa fqinj shqiptarë e ndihmojnë atë sa munden dhe mendojnë se edhe serbët e tjerë duhet të kthehen në fshat.

Smaçi është një fshat në rrafshin e Prizrenit, ku para luftës kanë jetuar së bashku shqiptarë dhe serbë. Tani 14 vjet më vonë, në këtë fshat jeton vetëm një serbe, në mesin e dhjetëra familjeve shqiptare me fe katolike. Javorka Nedeljkovic ankohet për jetën e saj. “Çdo ditë e njëjtë: ulem në shtrat, shikoj televizor dhe hesht tërë ditën”.

Spasa Andrejevic është nëpunës në zyrën e komunës për kthim në Prizren. Ai thotë se rasti i Javorke Nedeljkovicit “është më i rëndi kur bëhet fjalë për pjestarët e bashkësisë etnike serbe”. “Zyra jonë për kthim po përpiqet ta ndihmojë sa është e mundur. Për disa vite me radhë ne i sigurojmë asaj miell dhe ngrohje. Ajo është në regjistrin e banorëve të fshatit Novak, ndaj gjithmonë i kemi dërguar ndihma”, shpjegon ai.

Ndihma e shqiptarëve

Shumica e fqinjëve shqiptarë e ndihmon rregullisht Javorkën. Ndër ta është edhe kryetari i zyrës së vendit Fran Dani. “Ajo është e mirëseardhur në çdo familje për të pirë kafe, për dreka… varësisht prej mundësive tona, gjithmonë e ndihmojmë dhe e presim mirë. Presim ditë më të mira dhe kthimin e fqinjëve të tjerë serbë, që kanë jetuar në këtë fshat para luftës. Për nevojat e tyre janë ndërtuar tetë shtëpi, por ato kanë mbetur të zbrazura për vite të tëra. Ndaj tyre nuk ka kurfarë presioni, ata nuk i kanë shitur pronat apo tokat. Me ta kemi pasur gjithmonë raporte të mira… pse nuk po kthehen – duhet t’i pysni ata”, shpjegon Fran Dani.

Andrejevic ka mendim pak më të ndryshëm dhe thotë se edhe Javorka ka disa probleme. “Pasuria e saj është uzurpuar në një farë mënyre prej fqinjëve dhe do të ishte mirë sikur t’i jepnin të paktën ushqime dhe mall… por ka dhe raste pozitive, sepse disa fqinj të tjerë i japin asaj ushqime të gatshme dhe e thërrasin për dreka apo darka në shtëpitë e tyre…”

Serbët nuk i kanë shitur pronat, por nuk duan të kthehen

Serbët që kanë jetuar këtu shumë rrallë vijnë për vizitë. Por për dallim prej shumë serbëve të tjerë nga Kosova, ata nuk i kanë shitur pronat. Banorët e fshatit, duke përfshirë edhe Javorkën, me nostalgji kujtojnë kohërat e jetës para luftës. Atëherë kanë qenë “të gjitha ndryshe”. “Para luftës ka qenë një mijë herë më mirë se tani. Tani nuk është mirë asgjë”, thotë Javorka.

Me fjalë të ngjashme flet edhe Dani. “Ne kemi jetuar mirë me serbët në këtë fshat para luftës dhe gjatë luftës. Pas luftës i kemi pasur problemet e njëjta: rrugët, uji, shkolla… nxënës tani ka gjithnjë e më pak. Ne do të dëshironim që të kthehen të gjitha familjet serbe që kanë jetuar këtu dhe të jetojmë si më parë”, pohon Dani.

Javorka mendon se me kthimin e serbëve do të përmirësohej kualiteti i jetës së saj. “Le të kthehen…”, sugjeron ajo./DW

21 komente në “Serbja e vetme në mesin e shqiptarëve”

  1. balzac says:

    Me gjithe urrejtjen qe kemi per serbet duhet ta themi se jane nje popull mjaft dinjitoz qe do vendin e vet dhe qe nuk rrembehet nga endrra te guximshme si shqiptaret per te qene te gjithe milionere.Ne serbi ne menyre te ndershme jetohet edhe me 100 euro ne muaj.

    1. raimond vlonjati says:

      Beni shume gabim qe e ndihmoni _-Duhet ti beni presion qe te largohet qe andej …

      Serbet jane nje popull armik, ndaj nuk ka kuptim ta ndihmoni

      Me mire I jepni ca leke dhe I thoni te iki ne Serbi, se do jete me mire per te

      Por aty mos I jepni as muhabet as ndihme _-Lereni te ngordhe ….

      1. Doni ALBO says:

        Bravo raimond, keshtu duhej te veprohej me gjithe serbet sepse serbet kurre nuk do t’i trajtonin shqiptaret sic i trajtojme ne….Populli kriminel nuk meriton respekt e aq me pak ndihme.

        1. albert says:

          Doni Albo,
          Eshte e vertete qe serbet bene mizori ndaj shqiptareve. Por te sillesh mire me nje serbe e cila jeton e vetme ne nje rreth shqiptar do te thot shume. Dhe ate sjellje te mire ndaj nje serbeje (armike) te vetmuar mund ta bejne vetem ato kombe qe kane qyteterim te lashte dhe qe kane shpirt human.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “BALZAK”, nuk e perjashtoj mendimin tend ,por me duhet te them se serbet si popull dhe greket jane te ushqyer me ndjenjen e NERACENJES dhe te MEGALLOIDESE .
    Pavaresisht rastit ne fjale ,qe eshte endemik ,une nuk kam respekt per rracen serbe dhe greke .
    Kam punuar heret ne vitet’90 ne greqi me serbe dhe vojvodinas .
    Serbet ishin shume dinak dhe te perulur kur merrnin vesh qe ishja shqiptar ,kurse vojvodinasit ishin me te hapur dhe te sinqerte .
    Nje gje me ka bere pershtypje se ne raport me RUSET , POLAKET ,BULLGARET ,ata serbe qe kam njohur ishin me lart se keta qe permenda .
    Megjithate ate ata serbet ,ngelen DRAPERINJ dhe GJARPERINJ .
    Une nuk mund t’a perjashtoj mundesine se duke jetuar per nje kohe te gjate se bashku SERBE dhe KOSOVARE disa sosh ne KOSOVE mund te kene dhe AFEKSION per serbet ,por une ty BALZAK ,te perjashtoj nga kjo pike.

    1. balzac says:

      @TOTILA,
      duhet te pime nga nje kafe se bashku…

  3. shqiptar says:

    balzac hahahaha ku mor jetohet me 100 euro ne muaj njoh personalisht shume serb dhe me kan thene qe nuk jetojet mire me aq leke rroga mestare ne Beograd eshte te 350 euro deri te 400.me thane nuk eshte me serbia e dikurshme nuk ka me pune ka krize ska me lek shume korrupsion dhe populli po varferohet cdo dite.serbia po vjen pak a shume ne rangun e shqiperise avash avash ku na i nxorre ti 100 euroshin ne muaj.

  4. gent says:

    Po te ishte Serbia shtet i qyteteruar nuk do kishte pase lufte n’Kosove, as ne Bosnje, as ne Kroaci.

    1. Oketo says:

      O Gent, ca je tu thane a ka pasur popull me te kulturuar se gjermanet ?
      Besoj se e di rezultanten e viteve 1939-1945 !!!!!
      Popujt asnjehere nuk bejne lufte.

  5. atila says:

    Mos beni komente kot ska pyll pa derra. Ka edhe mes serbeve njerez te mire e punetore por si gjithmone politika nxit urrejtjen ndernacionale duke i futur popujt ne luftra nga ku dalin te gjithe te humbur. Nuk ka popuj te mire e te keqinj por politika te mira e te keqija. Shqiptaret e fituan pavarsine pas shume sakrificash tani duhet te tregojne se si gjithmone ata jane bashkjetues pa u rene ne qafe fqinjeve dhe bashkqytetareve qofte serbe,malazez a turq. Serbo-kosovaret duhet te respektohen nga shumica shqiptare por edhe ata duhet te respektojne ligjet e shtetit te perbashket Kosoves nese duan bashkjetesen.

  6. Ore ,ata shyqyr qe thyen koken ,dhe keta shqiptaret na thenkan se duhet te kthehen dhe te tjeret !Kjo zemermiresi e shqiptarit po paguhet teper shtrenjt deri sot !Usht ,larg nga tokat tona keta jane kancer shqeto dhe e duan buken me cfurkut tek lesa !

  7. monitor says:

    Ashtu eshte [email protected] ka dhe ka pasur serbe, qe nuk i kane lyer duart me gjak shqiptari ,ata qe u perzine ne konfliktin e 99 nuk besoj te kene qendruar akoma

  8. Vlora says:

    Eshte me fat kjo Serbja sepse jeton ne mes te Katolikeve Shqiptar. Po te jetonte ne mesin e muxhahedineve qe jane me shumice ne Kosove, do ti kishin hedhe shtepine ne ere tashme!

    1. Doni ALBO says:

      Sigurisht te prek me shume rasti i kesaj serbes se i shqiptareve me mijera te zhdukur qe nuk e din ku i kane eshtrat bijet dhe bijat tona, serbet nuk jane per keqardhje por shqiptaret.

  9. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bashk kombasit e mi kush nuk I ka lyere duart me gjak dhe ka jetuar aty mire se te vij ne tokat e Gjergjit (Shqipes) ne qofte se ne po jetojme me turq e me grek pse jo dhe me serbe? Plaga plage ngelet, apo e reja te dhem me shume se e vjetra? Koha eshte ilac i thon por kjo ndryshon ne qofte se te ardhurit sillen si harbuter RROFTE KOMBI SHQIPTARE (pa dallim feje krahine apo ideje)

  10. Pirro says:

    Problemi nuk eshte tek kjo serbja e as tek dy pleq serbe te pambrojtur qe absolutisht nuk duhen prekur, por tek pjellat e tyre qe fale injorances(nena e injorantit eshte gjithmone me barre)perqafojne gjithmone nacionalizmin me barbar serb! Ndaj me keqardhje e pohoj se mbajtja qofte edhe te nje serbi te vetem mes shqiptareve, do te sillte vetem probleme; sepse ai apo ajo serbe, do te sillte te tjere dhe dihet qe serbet nuk jane miqte e askujt; serbet kudo qe shkelin kryejne mizori te papara!
    Me pak fjale paguajini kthimin per ne Serbi pa i cenuar nje qime floku!

  11. preng sherri says:

    eshte e turpshme menyra si sillemi ne shqiptaret! si greket ashtu dhe serbet kane vepruar gjate historise si puna e gozhdes se nastradinit.Ata e kane treguar dhe vazhdojne ta tregojne me vepra urrejtjen qe kane ndaj nesh! mjaft tu kujtoj minoritetin grek,i cili megjithese i respektuar gjithmone,vazhdon te mbetet kali i trojes i politikes agresive ndaj nesh!
    turp per gjithe ata qe e quajne veten shqiptare dhe qe tregohen kaq te bute ndaj serbeve,apo gjithe atyre qe vazhdojne te blejne mallrat serbe!
    ne shqiptaret vazhdojme te tregojme se jemi secili koke me vete dhe nuk arrijme te behemi kurre dy mendje bashke!

  12. Profesori says:

    Racizëm, racizëm, racizëm…

  13. Rita says:

    Perpara luftes kemi pasur bashkpunim te mire dhe jo probleme si tash pas luftes -, pohim i serbes se vetme qe jeton ne provincen e Prizrenit !!Nje pohim teper i vertete e me mbetet te pyes se kujt ju desh lufta ,per vfare u be lufta kur sot te dy palet s”jane te kenaqur e te mund te rilidhin e te perjetojne kohen e arte te se shkuares !!Kam miqesi me shume kosovare qe e pohojne kete e madje thone se ne vitet 80-te ishin vite te arta per nga ekonomia ,u bene shume ndertime e shpenzime per Kosoven !!Cdo kush lejohesh te kishte bisnesin e vet privat me deri nje numer te caktuar fuqie punetoresh ( 40) ,shto dhe ate pasurine fshatare qe s”provoi medotat e kooperativave te sistemit enver me shtetezimin e bagetive, tokave,e deri tek pulat e gje e gjalle !!Kam bindjen se shteti kur nuk siguron mireqenien ,lirine,komonikimin e levizjen e lire ,por vetem lufton per poste e karrike ,nuk justifikon luften e idealet e saj se ne fund te fundit njeriu ka vetem nje jete e kete jete mund ta jetoje dhe larg “atdheut ” sic po ndodh ketu e dekada me njerez nga mbare europa e bota !!!! Shembull per Ballkanin me problemet e saj etnike e kufitare mun ta marrim vetem tek qendra e Europes ku dekada e madje shekull ( pas luftes se pare boterore ) nuk jane ne rend te dites e as ne axhente kufijt e gjuhet ( Zvicra dihet sa gjuhe e kombe ka ne brendesi te saj , Belgjika ,Gjermania me fqinjet e saj i ka zgjidhur nje here e mire kufijt dhe pse dikur vija kufitare e polonise banohej nga gjermane, Franca ,Italia ,etj etj !!Nga kjo Europe ne si Balkan te marrim shembull e te mos ndezim vatra zjarri e percime !!Kemi vetem nje jete e duhet ta jetojme ne harmoni !Politikanet kane 7 -te shpirtera e po kaq fytyra e po kaq here jetojne !!!

  14. Agimi says:

    ”profesor”.
    Gjithmon shprehesh me urrejtie kunder shqiptareve. Kush je ti o ”profesor”????!!!.

  15. MALI says:

    na po jetojme me turqe (ne te gjitha tokat shqiptare) qe pothuajse na zhduken si kombe, dhe spo mundeni te jetoni me nje plak qofte ajo dhe serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje