194 denoncime për 4 ditë në portalin e PS-së, “Stoprrënimit.com”

21 Gusht 2013, 09:19Sociale TEMA

Portali “Stoprrënimit”, i hapur nga Partia Socialiste për denoncimet e ndërtimeve pa leje në bregdet dhe në qytetet e ndryshme të vendit, ka arritur dje shifrën e 194 ankesave.

Nga denoncimet e qytetarëve, 189 prej tyre janë të shoqëruara me fotografi, ndërsa vetëm 5 të tjera janë publikuar me video të filmuara nga celulari.

Bëhet fjalë për ndërtesa të ngritura pa leje, apo për shtesa pallatesh që janë ndërtuar gjatë muajve të fushatës elektorale të qershorit, një pjesë e të cilave janë në proces përfundimi.

Vetëm në qytetin e Tiranës janë denoncuar deri dje rreth 85 ndërtesa pa leje, nga të cilat 5 prej tyre shoqërohen me video amatore të filmuara nga qytetarët. Në faqen e PS-së u publikuan dje, për herë të parë, edhe denoncimet me video dhe publikimet e para i përkasin kryeqytetit, në zonën e Kombinatit dhe Maminasit./A.XH

21 komente në “194 denoncime për 4 ditë në portalin e PS-së, “Stoprrënimit.com””

  1. elona says:

    Nje nga keto denoncime e kam bere une.Ndertim i bere brenda muajit qershor mu ne mes te Vlores.Ku policet e inspektoret e Bashkise se Shpetimit,kryesisht lejues i tyre,benin xhiro tere diten.Te shpresojme ti zhduki vecanerisht ata qe kane zaptuar tokat e te tjereve.

    1. Asadi says:

      Jeni bere si spiunet Ne kohen e sigurimit qe pergjonin kush Kishte kanoce! Turp I botes! Popull plere ! Po keta plera politikane I lane njerez it te Ndertonin Gjate fushates se do I legalizojme Ndertimit Tani qe moren voten bejne ai te forte ! Shkoni prishini te gjitha Ndertimet paleje Ne tere shqiperine po keni byth muter! Ndersa ku ziliqare qe s’kemi leke Dhe filmoni vafshi Ne djall se ata qe Kane hedhur leke I Kane me djersen e Ballit! Ua dhente Zoti aty ku u dhemb me shume ndyrresira!

      1. Slayer Prague says:

        Pse acarohesh apo te erdhi fadromi te teritori qe j’ua zaptove te tjereve?!

      2. ledjoni says:

        ne te sateme vafsh,edhe ndonje nga ata plerat qe kane ndertuar pa leje do jesh

      3. tarkan says:

        O asad, nuk te ka ndodhur ty qe te te ndertojne mu ngjitur ke dritarja e dhomes tende dhe te bejne dite e nate “bau bau” me varre dhe trapan” qe ne 6 te mengjesit dhe do e shikoje ti mor robsh i vogel se si do flisje per njerezit kane te drejte apo jo !!!!

      4. shqiptar says:

        Po ti ASADO nuk je plehre si ky popull???????????

      5. jimmi says:

        po keta spiune jane gjithe jeten njerez plehra keshte do te vuani nje jete nderto shembe ne te semes shkofshi ore kucedrat albanezi

      6. ale says:

        Qenke nje fundrine. ke pyete ti mor batakci kur ndertove, more leje nga ata qe te rrethojne, apo je nga ata qe nuk njeh asnje ligj.

  2. fatbardh says:

    Ose ligj per te gjithe osa asgje.Eshte e papranueshme zenia e hapsirave te perbashketa ne emer te me te fortit ,ngritja e kateve qe rrezikojne sigurine e ndertimeve ,dhe vecanerisht e rendesishme eshte venia para pergjegjesise penale te atyre qe jane pergjegjes per kete situate me pasoja per te gjithe.

    1. elona says:

      Kujt ti thuash pa mire…e degjon c’thote Asadi?I paska zene token ndonjerit si duket.Ilace i befshin ata qe kane zaptuar tokat e tjetrit,se jane me te forte,se jane tropojane,apo se jane miq me pusht-etaret.Ilace!!!

  3. jakup says:

    O Asad, une kam vene me djerse ca leke menjane e doja te ndertoja nje dyqan te vogel, sa te shes cigare. A s’me thua ku e ke shpine te vij ta bej aty pa leje kiosken time , meqe te shoh te jesh si une dakort me idene, qe e bej timen cdo gje qe ma do qejfi, per sa kohe e bej me leket e mia.

    1. plaku says:

      Jakup,
      Ke te drejte.

  4. Art says:

    Nisma e ndermare, edhe pse ka qellim pozitiv, nuk mund te ece. Sot, ne nje shtet mafiozesh e te korruptuarish, ai qe ka ndertuar pa leje eshte edhe i “forte” edhe harbut. Ka shume raste qe personat qe jane ankuar jane spiunuar dhe kane hyre ne konflikt me keta “vampire ambientesh publike” e askush nuk i mbron. Prandaj, strategjia per prishjen e ndertimeve pa leje do te jete qesharake e nuk ka per te ecur nese bazohet te denoncimet. Qeveria e re te ngreje strukturat e duhura ne cdo cep te vendit te kete mjetet e nevojshme, qe te identifikojne ndertimet pa leje dhe me pas ti prishe pa dallim dhe pa meshire, perndryshe do te jene legenat e radhes qe tallen me kete popull te lodhur e te lene ne meshire te fatit.

  5. Sarah says:

    Do doja te shikoja edvinin, ta fillonte nga ndertimet qe ka dhene me firmen e vet. Dhe po eshte i zoti, te ndertoj nje grup dhe ta filloj shkaterrimin e ndertimeve pa leje ne gjithe Shqiperine. Po pallati i lindes do prishet, apo nuk preken ato qe ke firmosur ti…..?

  6. eeehh 0 ramaaa! po i bon miletin te shohin enderra ne mes te gushti.dhe vapa bene punen e saj,

  7. shqiptari says:

    popull spiun, kalece jeni te gjithe

  8. besmir says:

    Rama do te prishe vetem ndonje haur bagetie te ndonje pendethyeri

  9. Mirditorja says:

    Rruspen zaptuesve te paligjshem te tokave! Asnje hezitim per hajdutet fodulle qe s’ perfillin asnje ligj! Le te mesojne te sillemi si njerez kendej e ne t’ardhmen. Le te lirojme frymen nga ndertimet pa asnje lloj morali e kriteri urbanistik.

  10. Sarah says:

    Me para s’lije dite pa dal dhe flisje papushim per ngjarjet ne vend, po tani, a nuk po i degjon kambanat ne Permet dhe Kakavije……. ahhh ..harrova qe eshte “koha e madheshtise” ajo qe ke enderruar prej sh vitesh. SHOW TIME!

  11. edi says:

    KUSH I LA TE NDERTONIN KETA TE PA LIGJSHMIT?MUND TE ME PERGJIGJET NJERI KTU? CDO NJERI QE BEN GAM GAM KETU E KA DESHIRE NJE SHTEPI APO LOKAL PLUS TA NDERTOJ PO O SKA LEKUN O SKA INSPEKTORIN POLICIN MIK PRA SHTETIN ME DY FJAL KETA KISHIN SHTETIN MIK DHE SHTETI DUHET TJU JAP LEKET PO TJA PRISHI PSE NUK KAPET INSPEKTORI QE E LA TE VINTE TULLAT CATINE POR KUR E NDERTON TI THUA TA PRISH MOS E LEJ QE NE FILLIM POR JO KUR ESHTE NE PERFUNDIM SE KETU E KE TI FAJIN JO UNE TI ME QE JE QEVERI E RE DHE THUA DO BEJ LIGJE FILLOJE LIGJIN NGA VETJA FUT NE BURG ATE QE LEJON SE NE CDO LAGJE KE SPIUNA INSPEKTOR POLIC QE PAGUHEN PER ATE PUNE JO TI E LEJON DHE PASTAJ I THUA TA PRISH JO ZOTERI NUK ESHTE KY LIGJI SHTRENGOJE TANI E PRAPA SE ASHTU I BIE TE PRISHESH GJITH SHQIPERINE SE TE GJITH PA LEJE I KANE PO TE JET ASHTU SI THUA TI DO VEJ RREGUL TANI E MBRAPA MEQE ASNJE NUK ARRITE TE VEJ RREGULL DO NDERTOSH ME KETO KUSHTE DHE PIKE OSE NDRYSHE FUTESH NE BURG TANI E PRAPA JO ME PRISHJE ATO QE JANE NDERTUAR SE JANE PARA GJAKU E THJESHTE TE FLASESH KETU

  12. chicagof2f says:

    Nuk e pelqejne shqiptaret ligjin por ka dhe maliq dhe po diti maliqi si ta verviti shkopin ehh sa sa mire e zbatojne shqiptaret ligjin….. ketu te pakten ku jetoj uns ne chicago edhe pse ti e blen shtepine dhe paguan nhe derro kredi mujore prap shtepia ns ambjentet e jashtme nuk eshte e jotja…..ti nuk mund te besh dritaren e garazhdit ne dere pa lejen e keshillit te lagjes….nuk mund te nderesh rroba jashte te ti shohe dielli, apo nese spiunet e mirembajtjes se lagjes vine dhe te shohin perpara garazhdit tend nje njolle vaji dhe ti nuk e pastron ohohoh sa shpejt te vjen fletushka tek dera e para me $25 dhe po deshe ndeji prap vjen tjetra me $250 dhe nese vazhdon vjen xhaxhi polici tek dera dhe te nxjerr prej bythe jashte…..thuaj sa te duash ti eshte e imja paguaj parate ata ms ze te ulet te vrazhde dhe te vendosur te thone
    “Honey ,go and get a lower ” dhe lower ta mat mire perin me koke…..
    Ky pra eshte ligji qe e ben maliqi dhe ne shqiptaret e kemi te veshtire te ndjekim ligjin dhe shajme e mallkojme se na u be padrejresi…. xhaxhi na I mesoje aq mire ta zbatojme ligji-maliqin …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje