Këngëtarja Aretha Franklin nuk ka treguar se çfarë ka nxitur problemet e fundit shëndetësore të saj, por ajo ka njoftuar për një përmirësim “prej mrekullie” dhe mezi pret që të përformojë së shpejti.Në një bisedë telefonike të martën, Franklin i ka thënë Associated Press se së fundi ajo e ka kryer një skanim të trupit rezultatet e të cilit kanë treguar se shëndeti i saj është përmirësuar për 85 %.
Këngëtarja 71 vjeçare ka anuluar disa koncerte dhe paraqitje publike dhe për këtë ajo ka fajësuar disa trajtime shëndetësore që i janë dashur.
Ajo i ka thënë AP-së se shpreson që të përformojë në Radio City Music Hall në Nju Jork gjatë muajt shkurt. P.K
Kengetare e paperseritshme, ze brilant i pakrahasueshem me asnje, kenge te magjishme.
Kjo eshte Aretha Franklin, nje DIVE, qe udheheq Divat e tjera ne rradhe.
Me vjen mire qe me shendetin po kalon momente te mira dhe qe eshte permirsuar.
Paska ngel pa pare por kjo nuk merr kallashin por kendon te pakten.