Pas 20 vjetësh kapet krimineli i shumëkërkuar maqedonas

22 Gusht 2013, 12:19Rajoni TEMA
Pas 20 vjetësh kapet krimineli i shumëkërkuar maqedonas

Pas 20 viteve arrestohet një nga kriminelët e shumëkërkuar maqedonas, Mile Haxhiski.

Ai këtë javë u arrestua në qytetin francez Avinjon, derisa po fshihej me një identitet të rrejshëm të një shtetasi serb. Haxhiski kërkohej për vrasjen e të dashurës së tij të kryer në vitin 1993 në lagjen Aerodrom të Shkupit, transmeton INA njoftimin e MPB të Maqedonisë.

Mediat franceze gjithashtu informuan mbi arrestimin, pasi krimineli maqedonas kërkohej përmes një flet-ëarresti të Interpolit, për shkak të vrasjeve dhe grabitjeve të kryera në Maqedoni dhe Zvicër. Ai u lokalizua dhe më pas u arrestua përmes telefonit celular. Në momentin e arrestimit, ai prezantohej me identitetin Zoran Tomic. Një kohë të gjatë ka qenë legjionar dhe i kishte takuar grupit kriminal famkeq “Pink Panter”. Kohë më parë ai kishte arritur që të arratiset nga burgu Bua Mermet në Lozanë të Zvicrës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje