Në Maqedoni ka mbi 120 mijë bullgarë

22 Gusht 2013, 10:25Rajoni TEMA

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, Bozhidar Dimitrov, ka theksuar se në Maqedonia ka mbi 120 mijë bullgarë, ndërsa në Bullgari jetojnë mbi 5 mijë maqedonas.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për Press24, se numri i bullgarëve në shtetin fqinj Maqedoni është edhe më i madh. Ai ka theksuar se është i bindur se tërë botë beson në tezat e tij se kombi maqedonas është krijuar nga arsye politike.

“Maqedonizmi është ide e politikanit serb Novakovic në vitin 1889, i cili kishte shkruar se të gjitha tentimet për të serbizuar bullgarët në Maqedoni po shënojnë mosukses. Ky komb u krijua me vendim të Kominternës në vitin 1934, duke u bazuar në popullin bullgar që po jetojnte në Mbretërinë Jugosllave, por që u shndërrua në realitet nga Jugosllavia komuniste nga viti 1944”, ka shkruar Dimitrov.

Sipas tij, ideja serbe ishte që ky popull bullgar në territorin aktual Maqedoni duhej të krijojnte një ndjenjë se si takon një populli tjetër, i dalluar nga ai bullgar apo serb. “Ashtu do të shmangej kombi bullgar, ndërsa kombi i ri të formuar, të vogël dhe të dobët më lehtë më pas do ta shkrijmë”, ka theksuar Dimitrov duke cituar politikën serbe të Novakovic.

Dimitrov megjithatë thekson se nuk e mohon të drejtën e vetëpërcaktimit kombëtar, përfshirë edhe të drejtën e maqedonasve. “Cili idiot ju ka thënë se Bullgaria nuk e njeh pakicën maqedonase”, ka theksuar drejtori i muzeut bullgar.

1 komente në “Në Maqedoni ka mbi 120 mijë bullgarë”

  1. SHKUPI says:

    Aq ka qe deklarohen,kurse aq te shumezuar me 8 here jane realisht.Te indoktrinuar kase jane ,,maqedonas,, antik bile.Keta jane te njejte si ata ,,greket,, tane qe u shiten per 300 euro.Zoti te ruajt nga kopila te tille.Jane be problem per bullgaret,per greket dhe per shqiptaret,por jo edhe per serbet,ndaj te cileve jane inferiore.Ndikim 100 vjecar i tyre ben punen e vet.Flasin dialekt bullgar me nderhyrje te ca thenieve e fjaleve serbe te maqedonizuara,veshjet nacionale i kane si te bullgareve,kane folklor te njejte,kane lidhje gjeografike me bullgaret.Nga sebet i ndane popullata shqiptare si tampon zone dhe nuk kane asnje pike puqese me serbet.Te gjithe serbet ketu jane ardhacake ne forme policesh neper vendet strategjike si Kriva Pallanka ne kufi me Bullgari,Gjevgjeli,Kavadar,Diber,Tetove e Gostivar,Manastir pra ne kufi me Shqiperine e Greqine.Pervetesojne te gjithe vlerat dhe njerezit qe kane konfesion ortodoks por qe jane te shtrire ne nocionin teritorial Maqedoni.Tani ngadale e me turperim po lajmerohen shqipetare ortodoks te quajtur ,,shkrete,,e qe permbahen dhe ndihmohen nga shqipetaret tjere qe jemi diku 700 mije ne IRJ Maqedoni,marin perkrahje dhe nxiren dokumente e shruhen libra dhe emisione televizive,dhe bile punesohen dhe avancohen politikisht neper pozicione te ndryshme nga partia BDI,por me kusht qe te deklarohen shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje