Shtatë organizata ndërkombëtare dhe njëmbëdhjetë vendore të cilat veprojnë në Kosovë nën petkun e “ndihmave humanitare”, janë duke u hetuar për keqpërdorimin e fondeve për çështje fetare.
Për 14 vjet më radhë që nga mbarimi i luftës në Kosovë, shumica prej tyre janë deklaruar se kanë ardhur në Kosovë “për të ndihmuar skamnorët”, por ato nuk japin llogari për prejardhjen e fondeve dhe mënyrën sesi i shpenzojnë ato. Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumente të institucioneve që janë duke i hetuar këto organizata të dyshimta.
Listat me emra të cilat i posedon gazeta, është kërkuar që të mos publikohen për shkak të rrezikut të prishjes se hetimeve. Ndërkohë që nga emrat mësohet se këto organizata kanë lidhje kryesisht me vende të Lindjes.
Në dokumentet që posedon “Zëri” qartësohen veprimtaritë e këtyre organizatave dhe përshkruhen dyshimet që i kanë institucionet relevante mbi veprimtarinë e tyre. Ndërkohë nga hetimet është mësuar se buxheti i tyre nga viti në vit ka shkuar për organizime të ndryshme ; paga, trajnime, kurse, libra fetarë.
Pavarësisht numrit të madh të organizatave ndërkombëtare e joqeveritare në vend, organet e rendit së paku publikisht nuk kanë bërë me dije për hetimet në lidhje me veprimtaritë e këtyre organizatave.
Nga zyrtarë brenda hetuesisë gazeta ka mësuar se për vite të tëra ka dyshime në lidhje me këto veprimtari por se e tëra kjo është jo lehtë e zbulueshme ngase këto organizata veprojnë, pas pak viteve mbyllen, hapen të reja me drejtues të njëjtë…
Nuk janë vetëm në Kosovë….!Të njëjtat shoqata islamike kryejnë aktivitetin e tyre në Shqipëri!
MIRA te tilla organizata ka edhe ne Kosove,edhe Maqedoni, edhe ne Shqiperi,por me ate dallim qe nuk jane vetem shoqata islamike,por shum me teper ka katolike ,jehoviste e cka jo.Jehoviste ndajne libra e ndihma,dhe nuk hiqen dot nga dera duke insistuar qe ti merni librat, kurse keta islamike nuk te vardisen. Nepermes kishes katolike behen gjera te shumta qe te konvertohen,qe nuk e kane te gjitha shoqatat ne ate menyre direkte.Tani varet si gjykon,disa qenkan jo te drejta e disa te drejta,apo si une qe i fus ne nje thes te gjitha se qellimet jane te ngjashme.Besoj se pajtohesh.
Në një thes nuk mund t’i fusësh sepse disa nga sektet fetare pastrojnë paratë dhe disa çojnë luftëtarë për xhihad…Pra dhe niveli i dëmit në shoqërinë shqiptare, varion…
pse nuk e nisi dhe greqia te njejtin avaz me kamikazet allvaniqes ne 90 – 98 ?
Po islamizojne trojet shqiptare duke ndetuar xhamira, botuar dhe shperndare libra fetare dhe ushqime e pensione familjare nen mbeshtetjen e hezhtur te Berishes dhe Thacit.