Hoxhaj: UNMIK-u është i padëshiruar në Kosovë

17 Gusht 2013, 17:38Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se stafi i UNMIK-ut i cili ka mbetur në Kosovë, e ka shumë të qartë se mandati i tyre është përmbushur dhe se atyre nuk u ka mbetur ndonjë punë substanciale për të bërë në Kosovë.
Sipas tij, prapa UNMK-ut qëndrojnë shtete të cilat publikisht e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

“Ky mision është zgjatje e politikës kundërshtuese karshi pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Hoxhaj ka sqaruar se Qeveria e Kosovës kërkesën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut e ka bërë publike në paraqitjen e Kosovës gjatë sesioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku debatohej për Kosovën.

“Aty e kemi thënë shumë qartazi se ka ardhur momenti që të mbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë. Kemi kërkuar që të nxirret një rezolutë e re e cila e thekson përmbushjen e rezolutës 1244 dhe përkrah procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”, shprehet ai.

Ministri i Punëve të Jashtme ka theksuar se kjo është aspiratë legjitime e qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se procesi i përmbylljes së prezencës së UNMIK-ut në Kosovë kërkon përkrahje dhe koordinim ndërkombëtar i cili, sipas tij, po bëhet me partnerët strategjikë të Kosovës.

“Përmbyllja e misionit të UNMIK-ut do të ishte edhe në interes të OKB-së. Fillimisht OKB-ja do ta ruante kredibilitetin e saj, do të vinte në pah suksesin e arritura të këtij mekanizmi në shtetëndërtimin dhe paqendërtimin e në Kosovë, si dhe do të reduktonte shpenzimet e panevojshme financiare të cilat aktualisht UNMIK-u është duke i bërë në Kosovë”, ka shtuar Hoxhaj.

13 komente në “Hoxhaj: UNMIK-u është i padëshiruar në Kosovë”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Islamistat kosovar shum shpejte kan per tu shprehur edhe per Ameriken keshtu, nderkombetaret gabuan kur e pranuan Kosoven si shtet. Kosova duhet te ishte ne Serbi, por nen kontrollin e nderkombetareve. Krijimi i shteteve te vogela ne Ballkan jane probleme per rajonin. Edhe Mali i Zi duhet te qendronte me Serbine sepse keto shtete nuk kan kapacitet zhvillimi.

    1. fl says:

      Duan qe te iki UNMIKU qe te kene dore te lire ne vjedhje. Pune shqiptaresh me nje fjale

  2. po iku unmik-u ju vjen dhe u ha ujku

  3. mazllem says:

    Sllobodani ishte ai qe ishte,por ata nga bota perendimore, qe e njohen nga afer, shpreheshin se ishte i zgjuar dhe anglishten e fliste perfekt. Dhe duket dhe mbi bazen e perjetimeve ai ka profetizuar ekzakt kur ka thene: Shqiptaret(kosovaret)nuk do dijne te bejne kurre shtet.
    Dhe te mos shkojme larg,por tek kjo qenie kriminele islamiste dhe i krimbur ne korrupsion,kur duhet te ishte prej kohesh mbas hekurave,ai vazhdon te vendose bythet ne karrigen e min.te jashtem te shtetit te Kosoves,gje qe kalon dhe kufijt e poshtersise dhe marrezise ekstreme.

    1. llazi says:

      ka dhe emrin e xhaxhit,jazek i qoft

  4. Donika says:

    Turp duhet te ju vij juve 3 komentuesve te mesiperm, shifni hallet e juaja ju, ka kush kujdeset per Kosoven, cdo kush eshte zot ne vendin e vet, mos llapni kot si gemere qe qenkeni.

    1. kingxhani says:

      Donika ke hy mes gjakrjedhesve grk ,se keta edhe femijet i japin per nje thes miell.

      1. MALI says:

        Po ju ja keni dhane gjithcka magjupve te arabis dhe kurr skeni me ec perpara, kosova ashte toke shqiptare dhe i perket cdo shqiptari te interresohet per te. Une nuk jam dakord me ata qe thone se duhet te ishte pjes e serbis, por mos harroni kaq shpejt?
        hajdutat dhe te korruptuarit jan ne qeverit shqiptare.

  5. Ladi says:

    Demin me te madh Shqiperise dhe shqiptarizmes nuk ja kane bere te huajt, as armiqt e saj rreth e qark.., te vjeter e te rinj, demin me te madh ja kane bere shqiptaret vete, sot dhe deri kur mbahet mend..!!!

  6. berati_KOSOVE_germony says:

    Shum nga ju komentus nuk e dini se si osht sill UNMIK_u ne Kosove dhe se sa dom ka ber ajo ne Kosove sepse ajo i ka zbatuar planet e qeveris serbe dhe mos harroni se ky mision ne RKS esht nxin me kontraband te droges dhe te naftes shfletoni arkivat i gjeni po qe nuk besoni ne ket gje prandaj ky mision esht i pa deshirushum ne Kosove dhe nuk ka ma mandatin e egzekotivit ne Kosove…

  7. z-amir says:

    aaaa Berati me nder e them per emrin tend ama na e thive leshin per zoten.

  8. sisaku says:

    Nw republikwn e Kosovws janw vendosur tw gjitha pushtetet: legjislative , ekzekutive e tjera institucione tw domosdoshme per udhwheqjen shteterore. Pra, ska asnjw nevoje pwr njw fare U N M I K. Aktalisht ky institucioni I UNMIK -ut wshwt analog me ato ” Dublimet qe qeveria Italiane e pushtimit ne vitet 1939-1943 I ngriti ne Shqiperi ” me emrin ” LUOGOTENENZA” e tjera. Populli I Kosoves votoi dhe zgjodhi institucionet e tij shteterore. Tashme UNMIK+U si organizim dhe personel drejtues le te kthehen ne vendet e tyre te Europes. Personalisht nuk e quaj kontribut te UNMIKut pas vitit 2012. Populli I Kosovws nuk duron multiqeverisje nga BE dhe institucionet e tij. Lerini shqiptaret te VETEQEVERIN. Hiqini “Luogotenencwn } sepse shqiptaret e Kosoves tashme dijne te qeverisin vendin.
    Sisaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje