Në betimin e policëve serbë s’përmendet Republika e Kosovës

20 Gusht 2013, 10:40Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për pranimin e më shumë se 300 pjesëtarëve të MUP-it serb, që deri tani kanë punuar si civilë në veri të Mitrovicës për Beogradin zyrtar. MPB në bashkëpunim me EULEX-in kanë bërë gati edhe planet e veçanta të trajnimeve, që duhet t’i ndjekin serbët e veriut, para se ta veshin uniformën e Policisë së Kosovës.

Gazeta “Tribuna” pohon se tashmë ka parë edhe draftin final të deklaratës nën betim që parashihet ta nënshkruajnë secili pjesëtar i MUP-it serb që dëshiron të integrohet në Policinë e Kosovës. Deklarata i detyron serbët të pranojnë ligjet e Kosovës, por në të nuk përmendet askund termi “Republika e Kosovës”.

Unë zotohem që do ta zbatoj vetëm kornizën ligjore të Policisë së Kosovës. Pajtohem që punëdhënësi im i ri, bashkë me punëdhënësin tim të vjetër të mund të shkëmbejnë informacione për mua dhe të më bëhet verifikimi i të kaluarës. Pajtohem që do të punoj vetëm e vetëm për Policinë e Kosovës. Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë shërbimi inteligjent. Unë do ta zbatoj kodin etik të Policisë së Kosovës dhe legjislacionin e Kosovës”, thuhet mes të tjerash në deklaratën për betim të hartuar nga MPB dhe EULEX-i.

1 komente në “Në betimin e policëve serbë s’përmendet Republika e Kosovës”

  1. Dr.Veip (Vehip) Proda says:

    Dy gjëra janë të papranueshme, në rastin konkret, për faktorin politiko-shoqëror shqiptar në Kosovë. E para, asnjë dokument zyrtar i prodhuar në cdo cep të Kosovës nuk mund të jetë legal pa simbolet e shtetit të Kosovës. Nëse bëhet një gjë e tillë sipas kushtetueshmërisë së Kosovës në komunat me shumicë serbe në brendësi dhe në ato të Veriut të saj nuk bëhet, atëhere nuk shkelet vetëm sovraniteti, por edhe integriteti i shtetit të Kosovës.Kjo vlen për cdo gjë, nga një shkresë e thjeshtë e deri te fleta e votimit! E dyta, po qe se policët serbë në Veri të Kosovës nuk do të pranojnë të bëjnë betimin për besnikëri dhe lojalitet ndaj Republikës së Kosovës, ju siguroj se ata do të bëjnë betimin që bëjnë kundër Kosovës njësitë speciale serbe! Subjektet që përbëjnë faktorin politiko-shoqëror shqiptar,s`bën të mjaftohen me ndonjë deklaratë dhe në këtë mënyrë i “lajnë duart” si Pilati, por t`i vënë shpatullat punëve me përgjegjësi, duke mos ua lënë ato në shpinë vetëm Qeverisë dhe Hashim Thacit, të cilët qënkërkan të këqinj dhe ato na paskan qënë “engjuj”!
    Shënim: Dërguar gazetave “Tema” të plotë dhe “Bota sot”-pa rreshtin e fundit për arsye teknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje