Nga Bledi Mane
1./1997-2013
Pas pesë orë udhëtimi, vetura rrangallë më ndaloi në qendër të qytetit. Nën zhegun e një dielli të tromaksur kundroja me vëmendje atë pjesëz qyteti që e boshatisur nga njerzit ia kthente mbrapsht të nxehtin qiellit. Godinat e rrjepura me dritare hapur mbanin kryet poshtë duke të të imponuar edhe ty kërrusjen e fundqershorit që sa vinte dhe acarrohej jo vetëm me veten. Kisha udhëtuar nga Londra për në Tiranë e më pas në Përmet me misionin aventuresk të rradhës. Miqtë e mi në Tiranë më kishin bërë adetet zyrtare të regjistrimit ndërsa posterat e fushatës 3 javë më parë ishin ngjitur fshehurazi nëpër mjediset publike. Po kandidoja si deputet i pavarur në zonën elektorale 89 të rrethit të Përmetit dhe arsyeja pse po e bëja këtë “gomarllëk” ishte jo karigia e deputetit që s’mund ta fitoja kurrë por thjesht urgjenca për tu qëndruar afër krismave,njerzve dhe qytetit tim. Qysh nga marsi e deri sa unë shkela në Përmet, ky i fundit ishte gjakosur e djegur jo nga banorët e tij por nisi me paramilitarët qeverisës e vazhdonte me maskat hajdute ordinere të zbritura fshehurazi nga komshinjtë aty rrotull. Qershori i 1997-s më kishte plagosur qytetin dhe dhimbja e tij më acaronte. Nuk e kisha parë kurrë të dergjej i vetmuar dhe i izoluar mes paraditeve të nxehta ku dëgjohej kuja për të vdekurit dhe pasditeve ose netëve kur kallashnikovët & mitralozët ua kishin mbyllur gojën edhe Laver Bariut edhe Mentor Xhemalit.
Qyeteti diç kërkonte por goja memece ia thante tingullin pa çelur buzët. Unë ia njihja qysh nga fëmijëria ime disa huqe dhe isha i sigurtë që disa nga zakonet e vjetra vetë Përmeti nuk i vyshktte kollaj.
-Këngë, do këngë dhe muzikë kjo tokë që po digjet!-i thosha vetes çdo mëngjes kur dëgjoja bilancet e vjedhjeve dhe vrasjeve të një dite më parë. Mblodha kaseta e cd, pagova modestisht aparaturat e një fonie, hapa dyert e shtëpisë së kulturës në qendër të qytetit dhe që nga ballkoni i saj vërshova muzikë gjithfarësh. Çmenduria ime përzjerë me kërcënime të lehta nuk u tut dhe duket se edhe qytetarët pas pak ditësh më përkrahën. Të paktën kujet dhe breshëritë u rralluan e Përmeti nuk fekste aq gri atë qershor të nëmur kur njerzia shkonte të votonte me pisqollë brezit. Fushata ime elektorale ishin këngët dhe muzika për njerzit ndërsa votat dikush tjetër që s’i duheshin i përlau.
16 vjet më pas, poshtë ballkonit të shtëpisë së rrënuar të kulturës në qendër të qytetit nuk vërshon më muzikë. Mallkime, dhunë, kryqe, ikona, kamera, shqipe e përzjerë me greqishten, kambana që sharrohen i bëjnë karshillëk vapës mbytëse. Nuk është qershor zgjedhjesh por një gusht i qetë në dukje që ia përpinë namin si muaj pushimesh. Konflikti i rradhës për një vendim gjykate me kishës ortodokse nuk është paqësor si më parë. Zyrtarisht i përfshirë në këtë odise, jam drejtori i 7(shtatë) i kulturës së bashkisë Përmet që mbi vendimin e Gjykatës së Lartë kërkoj kthimin e objektit të shtëpisë së kulturës, pushtetit lokal në qytet. Pa tangërllëkun e provincës thjesht dua të shkruaj se ndjeshmëria e kësaj çështjeje instiktivisht më kishte detyruar tu sugjeroja eprorëve të mi takime dhe zgjidhje mes palëve. Natyrisht kisha dështuar dhe tek shikoja “i ngrirë” përleshjet mes gladiatorëve mes qytetit thjesht telefonoja kolegët e mi gazetarë anembanë Tiranës tu tregoja se Përmeti po zhbënte historinë.
Ndjehesha i braktisur edhe unë edhe institucioni që më kish pezulluar në detyrë. Tentoja të ndalja ndonjë të egërsuar por pa kuptuar armiqësoheshe brenda sekondës ose “me kaurët” e kishës ose “me muslimanët” e shtëpisë së kulturës. Veç gazit lotsjellës në ajrin e shtangur të gushtit po ndjehej edhe një ndasi fetare e cila për Përmetin dukej e tepërt, e shëmtuar, aspak organike dhe e pështirë.
-Këngë, do këngë dhe muzikë ky qytet-i thosha vetes por të kënduarit kësaj here vetëm karshillëk sfidues do përhapte. Pas tre ditësh kur kisha mësynte për barazimin e ndeshjes, Përmeti u pa të kërrusej duke iu frikësuar përçarjes përfundimtare. Lajmi nuk ishte më lokal.
Palët në konflikt rreshtuan miqtë e tyre dhe tregonin dhëmbët. Njëra me dhëmbë të krimbur kërcënonte se do kafshonte, tjetra me brekë të grisuara hapej bythësh si në kohët e arta. Pasi u lodhën me këto konflikte të dala boje më në fund palët hapën kufinjtë, doganat, gojën dhe u ulën. U ulën të flasin si ballkanas te kafja me shpresën se kësaj here nuk i kaluan caqet e nuk u bënë qesharakë. U ulën të zgjidhin konfliket bajate të një qyteti fisnik që donin ta merrnin peng e ta përçanin. Veten nuk e ndjej aspak pa faj dhe të përjashtuar por thjesht po kujtoj se dy vjet rresht u ngjira duke klithur:
-Ngrihuni mbi atë vendim gjykate dhe vendosni në konsensus mes palëve. Jeni dy institucione publike që nuk i shërbeni vetëm një kleriku apo një kryebashkiaku. Mos lini varre të hapura duke mbajtur kokëfortësisht njërën anë. Një ditë do të vdesë edhe Gilberto Jaçe edhe Janullatos. Lini pas paqe dhe harmoni. Mbyllni gojën të dyja palët dhe në atë vend të bekuar ndërtoni kishëzën e bukur siç ka qenë, ndërtoni edhe bibliotekën komunitare me emrin e vëllezërve Frashëri. Le të jenë në harmoni të dyja ndërtimet, njëra me fjalën e pahelmuar të zotit dhe tjetra me dijet e gjithanshme. U lodha 2 vjet dhe më në fund mezi ma dëgjuat lutjen. Ma dëgjoni edhe këtë dëshirën tjetër se përndryshe, përndryshe pas 2 vjetësh do e ndërtoj unë bashkë me qytetarët e dlirë të Përmetit!
2./Foto reportazh nga qyteti i Përmetit ku besimet fetare dhe kultura bashkëjetojnë në harmoni shekullore. Momentalisht qyteti ka një xhami, një teqe, dy kisha ortodokse, një kishë protestante, qendrën kulturore multifunksionale, kinemanë, stadiumin dhe pallatine sportit.
Teqeja bektashije e Përmetit
Kisha e Shën Premtes,
-Kisha e Shën Kollit
Kisha protestante ngjitur me xhaminë sunite
Me nje fjale ti thua qe te dy palet kane te drejte Uaaaauuu sa dipllomat ne dole o luke permeti Pse nuk i thua kishes tu ndertoje nje pallat te ri kulture permetareve ??
Kam frike se Kishen e prishen ata qe ndertuan Pallatin .Normalisht ai qe prish detyrohet” ta rregulloje ” te prishuren .
Eshte me te vertete per te ardhur keq,kur nga shume reagime te intelektualeve dhe politikaneve te ndryshem,madje edhe te besimeve te ndryshme fetare(jo-orthodokse),vetem,nga intelektualet apo politikanet me perkatesi fetaro-kulturore orthodokse ,nuk kemi reagime.Ndonje rast si ai i zotit A.Zheji,nuk quhet ,sepse,ky eshte “damkosur” tashme si shume nacionalist apo shqiptarocentrist!
Shkurt,kane reaguar katolike e myslimane shqiptare, por,kane heshtur orthodokset shqiptare(per intelektualet e vertete e kam fjalen,e jo per njerez te rendomte).
Keshtu ndodh perhere;per shkollat greke,varrezat greke,fenomenin e ndryshimit masiv(dhjetera mijera) te kombesise,per perdhosjen e varreve qindravjecare etj etj – te gjithe reagojne, vetem intelektualet orthodokse heshtin,nuk bezajne!
Ne fakt,duhej te ishin keta te paret,e mbase te vetmit qe do te duhej te reagonin,si ne kohet e Fan Nolit me shoke,por jo,heshtin,heshtin e vetem heshtin! Por,pse heshtin? C’dreqin kane qe heshtin? A mos valle duhet te besojme ne mrekullite e yshtjeve te tipit te Shen Kozmait?! Nuk e di,por ata prape heshtin…
Nga te gjithe reagimet,si perhere me peshtirosje dhe neveri,verej nje perpjekje per te kaluar ne heshtje,se pari,mungesen e autoqefalise per kishen shqiptare,dhe,se dyti,mbeshtetjen qe kane kleriket greke dhe kryepeshkopi i tyre Janullatos,tek orthodokset e thjeshte shqiptare,dhe tek intelektualet orthodokse shqiptare.
Me duhet te sqaroj,se sado e hidhur dhe jopatriotike te jete, une i mirekuptoj ata mijera e mijera orthodokse shqiptare qe heshtin sepse,shume prej tyre kane njerez e familjare ne Greqi;jane hallexhinj,pra kane arsye jetesore te heshtin.
Po,une nuk kuptoj,dhe nuk pranoj qendrimin e shemtuar,te perbuzshem,te percmueshem te shume e shume intelektualeve orthodokse qe heshtin,madje edhe mbeshtesin kete gjendje ne kishen orthodokse. Do te doja shume te degjoja nga gojet e ketyre birbove ,se per c’arsye heshtin;jam shume kurioz.
Dhe,per ta mbyllur, te gjithe keto incidente qe lidhen me kishen dhe orthodokset ,kane vetem nje shkak: kontrollin e kishes nga kleriket greke,dhe si rrjedhoje nga vete shteti grek.Te gjitha te tjerat jane pallavra,fjale boshe qe tentojne t’i bejne bisht thelbit te problemit.
Imagjinojeni vetem per nje cast kishen orthodokse me te vertete autoqefale,dmth,te drejtuar nga klerike shqiptare,dhe atehere do te kuptoni se shume nga keto incidente me shkolla ,varreza,perdhosje varrezash,me ndryshim kombesie,me greke e Greqi, etj etj nuk do te kishin ndodhur.
skypion SKYPIO po kush do dilte ,apo tja shduknin komplet familjen ta quanin grek. Ju akoma nuk e kuptoni qe shqiptare ordodoks kan frike nga imanet shiptare qe kan mbaruar shkollat islamike ne arabi-iran -pakistan. ata kan frik se shteti nuk i ndimon nga ekstremiste islamik. prandaj shiko dhe fol. pastaj keroju llogari. ajde tung. tema linani dhe neve qe po te mbrojme nje padrejtsi menjere do na quani grek ,dhe mendimet tona.
Ke shkruar kot zotni .Kisha Ortodokse eshte e shendeteshme .Njeriu duhet te flase kur ka dicka per te thene .Per Ortodokset flasin kaq shume Muslimanet sa nuk ka nevoje te flase kush tjeter.Ato probleme qe shtroni ju vorreza ,kombesi,shkolla ,nderrim jane cashtje qe i takojne qeverrise dhe jo Kishes dhe Xhamise.Jeni kaq te mbrapsht sa cdo problem me Greqine e lidhni me Ortodoksine .Do ju thoja , TURP .
Nuk reagojne se e dine qe e verteta gjendet jo ne anen qe mendon ti.
Tere ata qe u prononcuan per kete problem perdoren fjale te medha si “shtet ligjor”, “gjykata kushtetuese”, “te tere ti nenshtrohen ligjit” etj, sikur ketu eshte vendi me demokratik ne bote ku respektohet me rigorozitet ligji. Sikur nuk e dime sesi funksionojne gjykatat ne Shqiperi.
Te tjere filluan te numerojne kishat ne Permet dhe ti bejne llogarine kishes me shprehje “ka 2 kisha ne Permet, c`duan tjeter”, “pallati i Kulture jep kulture, kisha eshte mesjete” etj..
Ne deklaratat e klerikeve thuhet se ofruan ndihme per tu ndertuar pallati i Kultures ne vend tjeter.
Dita qe u zgjodh per tu zgjidhur kjo ceshtje, nje dite pas Shen Merise dhe ne nje periudhe kohore qe vendi faktikisht nuk ka qeveri, tjeterkund te con ne mendime sesa tek debati i ngushte se kujt i takon trualli. Bie ere provokimi nga ato qe ky pushtetar i ka mesuar shqiptaret per 23 vjet.
Bile edhe kreu i pushtetit vendor si rastesisht ishte me pushime.
Keto nuk jane ceshtje per tu zgjidhur nga ca tipa te papjekur si zoti Mane.
Me 16 Gusht, nje dite pas Shen Merise, ne nje muaj qe pothuajse tere institucionet shteterore jane me pushime, zoti Mane i papjekur u be personi i pershtatshem ne duart e te tjereve dhe dergoi permbarimin per te ekzekutuar nje vendim te harruar!
Mjaft bindes
Ashtu eshte o bledi mane ,deri dje ishe firmetari kryesor per zbrazjen e kishes dhe kthimin e saj ashtu sic ishte dikur ,”pallat kulture “sot na mbyte me lavda per bashkejetesen” perfekte” qe ekziston ne shqiperi ,u pendove per firmen zotrote ? ? shkruaje hapur ,se vetem keshtu merr pike ,por duke pare komentet e deri tanishme, qe jane te pakta ,ke nxjerre nga truri nje flluske sapuni
Kisha e ka afruar si zgjidhje ndertimin e nje qendre te re kulturore… (pallat kulture kishte ne kohen e Xhaxhit…)
Lëri këto. Na fol për rolin e Rilindasit Gilbert. Apo s’ta mban suma.
Po atje eshte nje vend shume I vogel, c’ne gjithe keto kulte fetare …
Ne vend te tyre do ishte mire te ndertoheshin sa me shume shkolla
Nejse, ky permetari ka folur si babai I teqese , nuk ka folur sipas drejtesise lijore te nje shteti demokratik te kohes moderne qe jetojme
Intelektuali duhet te marri anen e te drejtes, pa e ofenduar dhe lenduar edhe ate qe nuk ka te drejte
…por ama te drejten duhet ta shprehi mbi bazen e drejtesise ligjore e cila eshte ne themel te funksionimit te shtetit demokratik
. Pyetja eshte se ke drejtesi ate te paren apo te dyten. Ate qe ka qene 200 vjet apo ate qe ka 20 vjet?…
Trendafila dhe 1 prift qe bo ”karate”,Bledo.
Nuk ka me engjuj ne Shqiperi.
It’s all about money,babe.
Rrofsh Dean se me shkrive se qeshuri.Yes it’s all about money.
Dean rri rehat se kam fillu tu msu Krav Maga qe eshte nje dege e karatese,keshtu qe po tkapa do tboj noj sumpleks.
vetem injorantet kujtojne se mund ta mbyllin zotin ne kishe apo xhami!
thirrini mendjes permetare dhe mos shkoni mish per top per grekun apo terroristin sali berisha sepse bythpalaret berisha po ndehen ne bregdet( pane dhe ata det me sy) ndersa ju ne vend qe te shijoni beharin kacafyteni per plerat!
nejse per para gangot e lazaratit, tepelenes dhe fierit behen jo permetare por edhe malok…
i ka ndez vatrat e zjarrit maloku ,nje ne tepelene nje ne tirane, do gjak bisha…
korigjim; ne pemet
Dhe neper dege.
Bledi te lexosha me deshire.Fillove edhe ti nga teoria e reshqitjes? Bledi mos u hudh boleve hi.Keshtu ke qejf ti me komoniku.
Veshtire e ke o Bledi…ste kupton njeri…
????
Jo per Zotin! Ky s’eshte blendi,
e njoh,nga floku ne thember!
Ndonje sua binlandeni…
Kam frike Blendin m’a ka trembur…
Bejte be edhe rrufe…
se s’ja fus kot kuturu,
nuk eshte Blendi qe ish dje!,
Blendi shkruan vec keshtu :
” Dy murtajat hoxh e prift,
Nje me xhami,nje me qish.
Edhe pse kan mbjellur hic!
Njeri korr e tjetri lith…
” Cfar i dhate ju njerezise,
ju qe s’lat’ vende pa nduk?!
Shporru pjell’ eshterpesise,
Lerem te ha timen buke!…
Kush eshte sote realiteti?
Jeni mijra parazite.
Me toka,me shume nga shteti (!)
Ha e pi e qi e dhit…
Dhe vet Zoti del ne pune!
( Ndersa ju s’ngulni nje hu )
Naten vjen e fle tek une…
Ndersa dreqi fle me ju.
Ikni more pergjerata…
Ju qe tundni yzengjite!
Se per ne mbeten urata,
trendafila,frashellit.
Sos do dreqi dhe nje here,
prap te ngjallej Ai, Miku..
Ai,qe te paskej there,
me nje te mbyllur qerpiku…
Ai,qe u paskej thene
” Ja lopata, ja dhe shati…
Ne pune,se te qi tetem…
Dhe, m’i shkulni ato mjekra…”
” Sepse ju veladeon zese,
Gjoja nga Zoti bekuar!
Kujtoni se marki vlere,
nga qe rrini te pa rruar?!…”
Kaq do thoshte gjalme ziu…
(Aqsa shkon e fryn nje ere…)
Kush s’degjoj edhe e piu…
se nje llaf,s’ta thosh dy here!…
Portokalle vjen kjo bote,
ne dac quamni enverist!
vec Ai ka dash t’u thote :
Buka gjendet ndene plis-te.
Mbase imja ulerime…
ngjitet ne vesh te Allahut!
Dhe u’a nis nje vetetime,
qe t’i shohen vleren Kaut….
,
hahaha, shume e bukur!!! Bravo Pelivan! Nuk ka sesi ta shprehesh me bukur, dhe Blendi duhet ta dij qe sbehet diplomaci me dijen dhe ushqimin. Keta me mjeker dhe me qylaf ne koke sjane gje tjeter veçse parazite qe perfitojne nga injranca e njerzeve te varfer.
Blendi nuk jetohet me kancerin, heret apo von do te ta marri shpirtin dhe ai eshte feja.
Bledi, trandafillat dhe dashuria jetojne dhe ruhen kur ka ligj.
Perndryshe thahen dhe ato te shkreta.
Edhe une mendoj si pelivani-sot nuk je Bledi, sot duhet te jEsh pak i dehur nga dashuria dhe trandafilat.
Te lumte pena o Pelivan djali.
Ca thu ti mor injorant
ik mor drogaxhi te vjen era mut po u afrove afer nuk mund te jetosh me saliun se je mesuar me enverin dhe ja ku e ke enverin e ri ta gezoni ju hajdutet e jugut dhe kriminelat
Qellove si kalama o mane.
Bej shaka.
Nje gje e thjeshre qe kerkon vetem qetesi per tu zgjidhur
SALA ka ndermente te nis nje kuje,kete radhe per kuke te tije.Sinjalet u dhane disa dite me pare kur e qane per se gjalli…As baraz me koreanet,qe priten sa u vdiq saliu i tyre…
OOOO, MORE POPULL…
(Dhembje dhe humor bashke)
Qisha e permetit,
shqupi ne tirane,
jane stisur kastile
nga nje ballaban
Tash atje po fle
mendja jon e gjore…
ketej sali bisha,
i mbledhka per zbor…
Ne mendjen tek qisha,
ne mendjen tek shqupi,
andej sali pisha,
me mendjen te grushti…
Nuk ka rruge te dyte,
ky sua hajduti,
Dhe ky tekahyt
eshte dhe mut stermuti…
se te ha pa ndier…,
s’dihet ku te nduk!
se dhe sic e shini
i kan plasur trut
Bene vaki ka ardhur,
i till qe ne breza!
(Brezat?,te me falin)
nese s’i ha dregza…
Se ky djall me brire,
u pa qe kur erdhi!
” Mosni,mos e qasni,”
pat thene dhe enveri…
Kish folur nga varri :
“Mos beni gabim,
te vini ne krye,
infermerin tim!…”
Sepse eshte gjarper
dhe gjarper me hije…
ne fillim mu duk,
si gjarper shtepie…
Qe nga anet tona,
Vitore i flasim!
biles e ushqejme,
kurre me dore s’e ngasim…
Ah,kur e kuptova,
(jesh i semur rende)
ndaj dhe dote s’ja q…
Hanen mu ne v…
Edhe ,me te ikur
na e tha pa hile:
” S’i flitet Vitore
gjarperit me zile…”
Andaj ne s’e qasem,
sali vershellimen…
Ju kolis te djathtes,
se i gjeti vrimen…
Dje,se sote e djathta.
s’eshte me trung i thare!
nga pema fisnike
tash kane cel lastare…
Dhe atije te vrimes…
qe esht’ mbledh kular,
do ja thyejne vezet,
te shuhet si fare…
Edhe kjo do ndodhe!
(Kujdes me shtatorin…)
Nese horri mbush,
me horra taborrin…
Degjo Sali bisha,
kot qe na vjen rrotull!
Per te miren tende,
mbathja per ne strofull…
Se ESHKA,STERRALLI…
Dhe HURORI pas…
Djegin edhe detin (!)
Si te ish me gas…
Po mor po dhe detin,
biles qe ket’ cast!
Nese s’te besohet,
hajde,veme dhe bast…
Kaq te them,mendou
Ne t’ka mbet me grur…
Mbaj mend qe nje koqe,
e ke pat qe kur…
Kaq,dhe mendou
me ket’koqe grur,
qe me ne t’mos digjen
gjith te tut,ne furre….
nese u desh per te ardhur deri ky konkluzion…atehere c kuptim kish gjithe ky spektakel…
Z.blendi te kam lexuar me shume deshire po me kete shkrim nuk te kuptoj nuk i ke vene pikat mbi I besoja qe do theshe per cfare duhen keto teqe xhami dhe kisha protestante dhe orthodokse, po me beni te besoj qe enveri kishte te drejte kur tha sju duhet feja ja ku jam une.Permeti ka jetuar shume mire ne kohen e merhumit orthodokse dhe muslimane u martuan ndermjet tyre pse tani ka kaqe mllef atje. beni hesap sa parti mbine si kerpudha mbas 90tes te gjithe deshin nga nje cope e tortes per veten e vet mos mendoni qe m punonin per te na bere jeten tone me te mire jo mor jo ata deshin qe te jetonin ata mire ne kurizin tone .edh feja te njejten gje ben do qe te kete pjesen me te mire nga kjo torte qe i doli perpara u veshen prifterinj dhe hoxhallare njerezit me te cthurur dhe dembele na sollen dhe janullatosin dhe tani o bura te futim zjarin e familje gje te cilen vetem grekut i intereson me shum.pra blendi te theshe qe keto para qe u arxhuan per keto kulte te ndertohesh dicka qe te riste mireqenijen e permetit.
po ku ke moral ti o plere qe erdhe me vrap nga londra se te qe gjakosur qyteti kur ti ke trafikuar vajzat me te mira te permetit ty maskara vetem ferri te pret zoti vonon por kurre saron
Ja pra, intelektual -Alla Blendi Mane qe i japin vetes rendesi dhe jane te varur koke e kembe nga Politika, na kane sjelle ne keto konflikte,pik muhabeti vari lesht intelektual-Ateist- i dalun boje ,kontrabandist,femnash e vizash qe si RRUHET as per Shtet as per Fe.
Bledi e di se do ti lexosh te gjitha komentet, di edhe se duke qene cun Permeti fjala jote ze vend ne ate qytet.
propozo tek keshilli bashkiak i Permetit te behet me referendum vetem per qytetaret e Permetit nese trualli duhet kishe, xhami apo shpi kulture. Le te vendosin vete Permetaret per fatin e tyre, mos bien pre e presioneve qe vijne nga jashte.
Beni me referendum edhe “thirrjen e hoxhes”, edhe cdo zhurme tjeter qe vjen si pasoje e aktiviteteve Abrahimike (perfshire ketu kembanat e kishes).
https://ateistet.org/fr1307440z
http://jemizota.wordpress.com
Nje nga gjerat qe nuk po tregohet ne asnje nga komentet qe po shkruhen per kete ngjarje eshte fakti se ne Permet ka dhe shume arrixhinj te ardhur nga greqia e tturqija me kohe e me vakt, ku populli i lashte, i urte dhe paqe dashes i permetit i pranoj dhe i civilizoj.
Por geni ngelet gen jevgu jevg ngelet si me kerrnet e pa kerrnet prap jevgu e arrixhiu e greku e anadollaku ere antishqiptari vjen.
Kam pershtypjen se dhe ky Mane ketij grupi i takon !?
bledi detyra qe ju kini pasur ne bashki nuk ju lejon te komentoni nje vendim gjykate konflikti nuk u krijua prej jush por u mbyll nga ju mareveshja dhe mirekuptimi nuk mund te behet kur flet gjykata por reth15 vjet me pare kur nisi ky konflikt ne plan te pare duket sikur te dy palet kane te drejte por menyra ligjore qe ndoqi kisha per te mare godinen e pallatit te kultures nuk ishte e drejte ligji e parashikon qarte kete rast e vetmja mundesi ishte nxjerja nga inventari i bashkise dhe kalimi per privatizim dhe me pas blerja e godines por kjo ruge nuk u ndoq nga kisha por e moren sikur godinen ta kishin ndertuar vete kjo gje coi ne konflikt qe nuk e di se si do te zgjidhet pasi asnje pale nuk terhiqet nga e drejta e saj per ta zoteruar kete prone e vetmja mundesi jo ligjore eshte qe te zgjidhet me nje refendum lokal ku banoret e permetitte votojne se cfare duan ne qender te qytetit kishen apo shtepine e kultures ose kisha te kompesohet diku tjeter dhe ti jepet nje truallper ndertim por nuk e kuptoj pse nuk ndertojne ne truallin e kishes se shen merise se fushes ku shkuret dhe bari kane mbuluar muret e kishes nje kishe ne kete vend do ti jepte nje frymemarje me te madhe qytetit
une them qe brenda te rrije kisha se kauret rrine pa buke por pa kishe jo,nga jashte te mbetet pallat kulture.Do jete fantastike,ti ngjaje bethemes se Tokes me mantelin,por me kusht qe kishtaret mos te bejne si te fortet e diskotekave.Nje rruge e dy pune,ata qe lexojne Kamasutren ne palaltin e kultures hyjne ne deren tjeter dhe falen kaurçe per mekatet per mekatet perpara se t’i bejne.
shikoj ne komente islamik delirium
Bledi! Me sa duket “gomarlleqet” e tua nuk kan te sosur ndaj permetareve. Si ne 1997, ku paramilitaret e pushtetit ne largim te Berishesh kryhen raprezalje ndaj ketij qyteti “komunisto-socialist” dhe ti si i “pavarur” deshe tu zevendesoje “zhurmen” e te shtenave nga armet me klarinen e Laverit, ashtu edhe 16 vjet me vone, ti, drejtori i shtate i bashkise se Permetit, kerkoje ne emer te “ligjit” tu zevendesoje permetareve “komunisto-socialisto-greko-ortodoks” nje kishe te Zotit me klarinen e Laverit!!! Dhe mbasi i nxore dy “ekipet” lokale ne dyluftim gladiatoresh, “kauret e kishes” me “myslimanet e kultures”, e ndjeve veten te coroditur nga tifozlleku dy-palesh jo vetem me permasa lokale, por kombetare dhe nderkombetare.
Ti qe firmose vendimin perfundimtar dhe leshoje deklarata te ashpra ndaj ekipit kundershtar si jo lokal, si jo kombetar, por grek dhe te rrezikshem per Permetin, per permetaret e per kombin, sot na thua te “ngrihemi ndaj vendimit te gjykates” qe te dha fitoren ty ne tavoline!!! Ti sot “lutesh” per konsensus, kur per vite me radhe, pala tjeterki ju kerkonte nje gje te tille, te kishte kishen historike dhe tju ndertonte nje shtepi kulture me shpenzimet e saj!!!
Shqiptaret e besimit greko-ortodoks kan qene ne shekuj. Ata nuk i demtoj kisha qe te mos kene harmoni mes tyre dhe “myslimaneve te kultures” ne periudhen e sundimit otoman. Ata nuk i demtoj as krijimi i shtetit grek afer 200 vjet me pare. Ata nuk i demtoj as krijimi i shtetit shqiptar 100 vjet me pare. Ata i demtoj diktatura 45 vjecare qe shkaterroj si kultet fetare dhe ndjenjat e besimtareve ne emer te “ateizmit” dhe te “komunizmit” dhe qe e njejta metoda u riperseriten keto dite duke shkelur te drejtat e njeriut ne emer te mentalitetit tuaj te semure te ” humbjes se kultures” dhe te “rrezikut grek”!
Dhe ti Bledi sot, cuditerisht “gomarlleqet” e tua kerkon ti zbukurosh me trendafila e dashuri permetare!!
karafil si ty ka mbjell permeti
Konsensus mbi vendimet e gjykates! Bledi, megjithe rrespektin qe kam per ju, ne shkrimet e fundit per ngjarjet ne Permet, me keqardhje kam vene re si je frikesuar shume nga prifterinje grekofon.Zoti qofte me ju.
Blendi, duket se era e trendafilave te Permetit ju deh menjehere. Shkurt je trendafiluar krejt prej tyre. Por duhet te ndjesh eren e keqe qe po perpiqet te perzjehet me eren e mrekullueshme trendafilore te Permetit, te shperndare nga “ortodokset” greke, nga qarqet shoviniste greke, qe me dobesimin e shtetit te shqiptareve, pra edhe te permetareve, u versulen ne trojet e te ashtuquajtures “Vorio-Epir”, dhe po kundermojne kudo ke shkelin. Kishat, kleriket e tyre me Janullatosin ne krye, jane Kali i Trojes, dhurate e Greqise per Shqiperine.
Blendi, eshte e papranueshme per Ty te oportunizohesh, te kthesh faqen tjeter pasi te ka goditur nje here Janullatosi ne v.97 kur cfrytezoi rastin dhe zaptoi Pallatin e Kultures. Prej shkrimeve te tua nuk kam portetizuar nje Blendi te tille. Le te jemi te angazhuar per te ringritur Pallatin e Kultures, Qendren me te madhe te Kultures per Rrethin e Permetit dhe me gjere.
Ne Vjose! : – gjithcka e mbrapshte qe vjen prej Janullatosit dhe klerikeve te tij shqipfoles antishqiptare!
Le te filloje qe nga incidenti i Permetit, levizja per largimin e Janullatosit prej kreut te Ortodoksise shqiptare. Ky do te jete nje prej clirimeve te priteshme per shqiptaret nga agjentet shovene greke, qe Berisha jua ka varur ne qafe, nder shume e shume vepra antishqiptare te tij. Pra largimi i Berishes te shoqerohet edhe me largimin e domosdoshem te berishizmit.
Blendi, kam besim se reagimi i yt nuk do te mungoje, por jo si ky shkrim.
Di ndonje te me thote se ku u gjenden peotestanet ne permut?
Sic kam thene me pare, kho toke I tajon zenit dhe mulltezit nga gruaja sigurisht. Peone nga babai.
E kam me turkofagos.
As njeri as tjetri.
Veme ca drita te kuqe.te porta. Qe mos kuptohet veme biblen poshte dritave. Kuranin e veme neper dhoma.
Allah allah qe su morem vesh njehere.
Bledi ketu e ke menderosur fare. Nuk e ke kulturen dhe kapacitetin mendor nte diskutosh kete ceshtje. Ti diskuton nga kafazi i drejtorit te shtepise se kultures.
te lumte pena pelivan djali.
jam sh. dakort me Jemi Zota.
myslimanet ne shqiperi po ju imponohen shumices se shqiptareve ateiste dhe kristiane. populli duhet te ngrihet kunder ketij persekutimi nga talibani berisha qe do ta myslimanizoje shqiperine me force.
Berlin;Permeti ska patur kure arixhinj .
Z.Mane, problemi qendron sepse ju (jo personalisht) nuk keni vetedije kombetare.
Ushqehen breza te tere me genjeshtra , mjafton ti hidhni nje sy teksteve shkollore per historin e shqiperis ku nuk kan asnje baze shkencore.
Ketu duhet kapur zanafilla e problemeve tuaja!
Mjaft u konkuruat me historin greke dhe mjaft u morret me ata.Kjo ju ben te ndjeheni inferior dhe mjeran dhe nuk ju le te ecni perpara.
Persa i perket problemit ne fjale, keni pergjegjesi personale dhe jam e bindur se dikur do te pendoheni per veprimin tuaj.
pfffffff…dukeet hisotria Greke qekur i konsideron Arbanitet Grek dhe Dorianet te krishter.
Nje sqarim per te gjithe ju qe po i kunderviheni blendit!,Une i thash me humor atije, qe s’mu duke ai i djeshmi…,pra, blendi ka shkruar fuqishem! Une,per vete e respektoj shume,ai,per mua eshte me se i zgjuar,i shkolluar,i kulturuar…. gjithenje per mua,blendi eshte nje pene qe shum pak mund t’a harrin…. gjithsesi respekt,per Blendin,per ju te gjithe,si komentues.
Greket ( themi greket dhe jo ortodokset se Athina u ngrit ne kembe per kishen e Permetir) nuk e kane hallin tek kisha por te vendi dhe trualli ku eshte ngritur pallati i kultures me emrin e Naim Frasherit.
Janullatosi dhe te tijte te shkojne ne Greqi se atje kane halle dhe pune plot per te bere.
Ore po ky qenka bled trafikanti , ai palla qe tallte trapin arjan cani tek zone e lire. Ky drejtor kulture ne permet???? Permetar shpallni referendum qe ky palloshi te marr ekspuls nga permeti dhe te vijoj jeten qe bente ne tr si barbon me shishe birre ne dore. Pupupupu
me shishe birre ne dore rrugeve te tirone? hallall plako qenka yll bote, me mire si snob sesa te dale te mbroje morsin e egjiptit ne protesta bajate ke rruga kavajes