Unë e di, se është e vështirë, jo vetëm të fitosh, por edhe të besohesh, kur sot konfliktin e ke me ata që drejtojnë shtetin, por unë nuk mund të tërhiqem para karakterit dhe të drejtës time, se kushdo qoftë dhe kudo qoftë, karrigia e tyre pushtetore, nuk është më e fuqishme se e vërteta dhe e drejta ligjore, që ka brenda shpirtin, sakrificat, djersën, mundin, vendosmërinë e brezave që s’janë më, por edhe të atyre që do të vijnë, kur të mos jemi ne.
Nëpërmjet kësaj letre të hapur që po e botoj në gazetën ‘DITA’, unë ju drejtohem publikisht dhe ju akuzoj drejtpërdrejt juve, për sa më poshtë:
Unë jam HAMZA QEFSER HAMZAI, banor në qytetin e Vlorës, prind dhe kryefamiljar, një nga militantët e parë të Partisë Demokratike, me prejardhje punëtore, por me origjinë trashëgimtar i ligjshëm prej të paktën 72 vjetësh i një pasurie, që kërkojnë të ma grabitin me forcën e pozicioneve shtetërore dhe marrëdhënieve të korruptuara mes njeri-tjetrit, një grup njerëzish, që të dehur nga qëndrimi i gjatë sa në një karrige në tjetrën, besojnë se mund të mundin këdo, kur pasurisë së tij i kanë vënë syrin.
Prej më shumë se 7 vjetësh ka nisur një luftë midis një njeriu të thjeshtë, pronar i ligjshëm dhe disa pushtetarëve të lartë që përdorin institucionet që ata kanë nën hyqëm.
Arma ime e vetme ka qenë e vërteta dhe e drejta ligjore, e mbrojtur me dokumente origjinale dhe ankesa të njëpasnjëshme në të gjitha hallkat e pushtetit të vendit tim, kurse arma e tyre ka qenë pozicioni shtetëror që u jep mundësi, ose të gjykojnë vet, ose të influencojnë me të gjitha format mafioze mbi institucionet servile që kanë në varësi. Fatkeqësisht, ata fitojnë, kurse unë humbas. Në këto kushte, s’më ka mbetur gjë tjetër, para hakmarrjes (sikur gjithë fïsi im i madh të shuhet), veç të akuzoj me zë të lartë, publikisht dhe pa marrë parasysh asnjë pasojë, gjithë ata që më vranë ëndrrën demokratike, shpërdoruan militantizmin tim duke tentuar të më shpronësojnë tërësisht, gjë që s’e bëri as shteti diktatorial i Enver Hoxhës, që më mori shumë prona por të paktën më la shtëpinë që kam sot me gjithë bahçe, ndërsa Ju z. President bashkë me vartësin tuaj Florian Nuri, paturpësisht po punoni që të ma vidhni duke përdorur funksionet tuaja shtetërore.
Ju akuzoj juve z. BUJAR NISHANI !
Se ai që po na rrëmben pronën tonë, është zyrtari juaj më i afërt, ai që ju e keni marrë pas vetes si ogiç në të gjithë institucionet ku kini drejtuar. Ai është Florian Astrit Nuri.
Unë ju akuzoj, pasi jam ankuar disa herë në të gjitha institucionet ku kini drejtuar, se ky zyrtar që ju s’e kini ndarë asnjëherë nga vetja, duke shfrytëzuar detyrën, privilegjet dhe përkrahjen tuaj, po më rrëmben pronën e trashëguar nga babai, qysh prej 72vjetësh. Ky bir komunisti, që s’kish humbur asgjë në sistemin e Enver Hoxhës, edhe në saj të lapsit të të atit, që e lajkatonte atë si “udhëheqësin e pazëvendësueshëm të shqiptareve”, tani, jo vetëm me emrin e tij (rahmet pastë), por edhe me emrin tuaj dhe të karriges që i kini dhënë, po merret me atë (mua, trashëgimtar të ligjshëm), që u fut në proceset demokratike jo si bir komunisti, por si bir i persekutuar.
Unë ju akuzoj juve me guxim dhe me të drejtë, se është forca juaj e përkrahjes, është mospërfillja juaj ndaj ankesave dhe denoncimeve të mia, që atë e bënë “të fortë” të manipulojë, të korruptojë dhe më në fund të shpërblejë të gjithë ata, që e ndihmojnë në arritjen e synimeve të tij grabitqare.
Ju akuzoj juve z. BUJAR, se e kam humbur besimin, se jeni i drejtë, i ndershëm dhe i pa korruptuar, siç ju kam menduar më parë. Mund të jem i gabuar dhe i nxituar për raste të tjera, që juve ju vijnë në dorë, por për rastin tim ju jeni i tillë dhe unë nuk tërhiqem. Unë tani e kuptoj se Ju, duke pasur aq afër vetes atë për të cilin unë ju ankohesha, nuk mund ta trajtonit dhe ta ndiqnit seriozisht dhe ndershmërisht problemin tim.
Ju akuzoj juve z. BUJAR NISHANI, se s’besoj se është rastësi që, kudo ku ka qenë Floriani, zyrtari juaj i ngushtë, i ka fituar konfliktet me mua. Dhe sa here ai ka fituar, unë e kam denoncuar te ju. Po ua kujtoj, ose po i përsërit edhe njëherë denoncimet për të:
– Kur Ju ishit Ministër i Rendit, e morët pranë vetes nga departamenti i antikorrupsionit. Pikërisht, në këtë kohë, ky departament kërkoi disa të dhëna dhe përpiloi dosjen e pronës të z.Florian (si trashëgimtar), kur ky vet punonte aty. Kjo dosje u përpilua me plotë dokumente të munguara, që unë i kisha në dosjen time. Dhe kur unë e kapa dhe e denoncova këtë, nën ndikimin e tij një ditë prej ditësh u gjeta i rrahur dhe i izoluar në Polici. Isha 65 vjeç dhe nuk njihem si njeri i pa komunikueshëm. Faji im ishte se unë mbroja pronën time nga zyrtari juaj i afërt.
– Kur ju ishit Ministër i Drejtësisë, përsëri e morët pranë vetes suaj si sekretar të përgjithshëm dhe pavarësisht ankesave të mia te ju, ai filloi t’i fitonte gjyqet me mua, njeri pas tjetrit. Dokumentet e mia origjinale, të marra nga zyrat e shtetit, të vlerësuara dhe të mirënjohura nga të gjitha strukturat ligjore, në mënyrë të papritur dolën të pavlefshme.
– Kur Ju Z.BUJAR NISHANI u zgjodhët President i Republikës, Florian Nuri u bë përsëri zyrtari juaj i afërt, DREJTOR I KABINETIT TUAJ. Tani ai është në një pozicion që duhej të shpërblente ata që e ndihmuan në sukseset e tij korruptive. Dhe me ndihmën tuaj ia arriti qëllimit.
Artur Malaj, kryetari i Gjykatës se Vlorës që gjykoi dhe i dha pronën time atij, sot prej jush është zgjedhur në funksione të larta.
Sashenka Jonuzi u emërua në kolegjin zgjedhor.
Elvis Çefa, sot kur ju jeni President dhe Z. Florian është bashkëpunëtori juaj i ngushtë, është zgjedhur nënkryetari i KLD-ës.
Pra, qokat u ndanë. Tani mbetet të gëzojë pasurinë që “fitoi”. A do mundet?!
Në këto veprime tuaja të përbashkëta, më lejoni t’ju pyes :Çfarë borxhi i keni z. Florian Astrit Nurit që ;
– e para, e merrni me vete kudo ku drejtoni;
– e dyta, që e lini të grabitë pronën e tjetrit;
– e treta, që miqtë e tij, të cilët e kanë ndihmuar për këto grabitje, i ngrini në detyrë ?!
Janë 128 letra në 5 vjet me të cilat u jam drejtuar të gjitha institucioneve, duke filluar nga ju kur ishit Ministër ì Rendit, pastaj Ministër ì Drejtësisë dhe tani President ì Republikës, kabinetit qeveritar, gjithë institucioneve të Drejtësisë, Avokatit të Popullit e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe reagimi ì tyre ka qenë si loja “Hidh e Prit” nga njeri te tjetri, duke mos marrë asnjëherë një sqarim apo një ballafaqim për ankesën që u shkruaja. Edhe ky qëndrim i tyre dëshmon për atë që unë kam të drejtë kur akuzoj, se mafia që është ngjitur deri në majat e shtetit po më grabit pronën, po më detyron të mos kem besim te institucionet e shtetit tim dhe te njerëzit që drejtojnë atë, të kalojë kufijtë e përmbajtjes dhe ta zgjidh vet hallin që më ka zënë.
Janë shumë pyetje që institucionet ligjore duhet t’u japin përgjigje :
1. A mund të jetë përfaqësues ligjor në të gjitha hallkat e gjykimit, ai që punon vet në institucionet ku kontrollohen këto organe?
2. Pse pretendimi për këtë pronë përkon me kohën kur Florian Astrit Nuri filloi ngjitjen në karriget e Pushtetit dhe jo më parë?
3. Si ka mundësi të gjykosh me anësi, pa hetim, pa ballafaqim mbi bazën e dokumenteve që ç‘thuhet në njërën nuk thuhet në tjetrën siç veproi Elvis Cefa kur ishte kryetar i kthimit të pronave dhe më pas u gradua si nënkryetar i KLD ?
4. Si ka mundësi që duke qenë posedues prej 72 vjetësh i kësaj prone, me vërtetim pronësie, me dokumente shpronësimi, i zaptuar nga shteti komunist, me dokumente që vërtetojnë shpronësimin në lekë nga shteti i diktaturës, bazuar në faktin e patjetërsueshëm që jam pronar i ligjshëm, sot pas 72 vjetësh të trajtohem nga hajdutët e pushtetit si njeri pa pronë, KUR Florian Astrit Nuri nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë që është pronar por ka vetëm një KARRIGE që ja keni dhënë ju z.Bujar Nishani?.
5. Si ka mundësi që sa ka qenë gjallë ish pronari që këta pretendojnë, nuk bëri asnjë përpjekje që të merrte “pasurinë e tij”, por duke lënë që edhe qiraja të merrej nga babai ynë Qefser Hamzai.?
6. Si ka mundësi që në të gjitha veprimet që janë kryer nga organet e shtetit pas çlirimit, që nga viti 1941 e deri më sot mbi këtë pronë, përmendin si pronar babain tim Qefser Hamzai, edhe pse në këtë kohë pronari që këta pretendojnë, Gani Tafili, ishte gjallë?
7. Pse nuk besohet se akti ì shitblerjes se kësaj prone nga ish pronari Gani Tafili, mund të jetë humbur gjatë bastisjes që bënë pushtuesit gjermanë në shtëpinë tonë apo mos ndodh ajo që ka ndodhur edhe me të tjerë që edhe pse prona mund të jetë shitur, pronari i ka ruajtur një palë dokumente, kurse dokumentet në arshivë, i kanë zhdukur? A kam të drejtë të dyshoj që dhe dokumentin tim të blerjes së pronës e kanë zhdukur nga arshiva këta hajdutë të paturp dhe të korruptuar ?
Janë mbi 72 vjet që si pronar i kësaj prone që duan të ma rrëmbejnë del vetëm emri i QEFSER HAMZAIT.
Janë mbi 72 vjet që mbi këtë pronë janë kryer një sërë veprimesh nga shteti i kohës si shtetëzim, konfiskim, rikthim,etj,të gjitha në emrin e QEFSER HAMZAIT.
Ku ka qenë ky Gani Tafili (që ka vdekur në vitin 1969)në këtë kohë që trashëgimtarët e tij sot pretendojnë se kjo pronë ka qenë e tij?
Janë edhe shumë e shumë pyetje e horrllëqe të tjera që, natyrisht, do të kërkojnë një vend dhe një kohë tjetër për t’i shprehur dhe për t’u sqaruar. Besoj se do të jetë brenda kohës, kur ju do të jeni në detyrë si President.
Shpresoj që nuk do të ndikoni, për të mos përfillur kurrë, problemin që shtroj.
*Marrë nga Gazeta “Dita”
JARI ME MUSTAQE PO BEN NAMIN ME URDHER TE SALIUT, DUHET NDESHKUAR BASHKE ME SALIUN.
Nga fundi i shkrimit kuptohet diçka se përse bëhet fjalë, çështje shumë e koklavitur or mik (allishverishe bëheshin dhe në kohën e luftës…, tani ec e gjeje se si e shiti dhe si e bleu…).
Ajo që të bën përshtypje është karriera e Florianit….dhe se si i mbajnë pushtetarët nga pas…!
Të njëjtat pyetje unë i zygjeroj t’ia bëjmë dhe Ed Ramës për karrierën e VALI BIZHGAS…..!
Te lumte penda or Mik! Keshtu duan keta qena!
Na boj ndonji proze poetike tani o Jari. Na shpjego si po te persekuton pozita (e ardhshme)!
http://is.gd/n6iWtt
asnje shpjegim per cfar prone behet fjale, dhe sa siperfaqe ka.
tamam asnje info per pronen. Me duket si fleterrufe e kohes xhaxhit. Sipas shkrimit duket qe eshte kaqol
kY e ka me te vertet token qe thote , me kte person kam punuar ne oficinen e Frutores ishte saldator .o Xake njesh je te kujtohet kur vajtem eskursion nga vlora-korca-sarande dhe kishe futur Plencat ne xhep te pardesyse moster ke qene.Me nxore mallin .
Bujari degjon zoteri.Me siguri do reagoje mbas letres tuaj,duke ju sqaruar me perpikmeri per c’do ankese tuajen.Eshte njeri i drejte.I bie kot me qafe.Bujari degjon.Por ka nje problem.Ai eshte kapterr.Dhe me sa di une kapterri zbaton urdhra,nuk mund te jape te tille.Bujari degjon,por jo ty qe je qytetar i thjeshte.Ai e ka nje shf.Bujari degjon shefin Sali.Degjon shefin e “Trustit te Geshtenjave te Tropojes”.Sali Fazllic Argita Berisha.
“DORACI” president i “KURRIZOZ” krimineli verior Sali … DO HYJE NE BURG PER AFERAT DHE MASHTRIMET QE KA BERE ME PRONAT DHE BIZNESE TE PISTA.
E ke derguar ne adrese te gabuar letren.Bujari degjon dhe zbaton urdhrat e shefit Sali Fazllic Argita Malltezi Berisha.Duhet te ja drejtosh edhe nje leter Vucidolasit,qe te urdheroje Nishanin te te sqaroje.Bujari nese nuk merr urdher nga lart,nuk te pergjigjet.Duhet ti kishe derguar leter atij lart.Sali Fazllic Berishovicit.Bujari degjon.Vetem shefin.Eshte korrekt ne kete aspekt.Zbaton pike per pike hierarkine ushtarake.Prandaj,neser dergoji nje leter Saliut,me sqarimet e rastit,ku ti shpjegosh shkeljet qe ka kryer Bujari(vartesi i tij) sebashku me kete personin Florian Nuri.Dergoi nje leter Berishes dhe ankohu per Nishanin.Ta them sinqerisht.Vetem keshtu mund te shpresosh se gjen te drejten.Eshte njesoj si ti dergosh leter Fatos Nanos dhe ti ankohesh per Ramen.Nuk ka sens.Ta kuptoj hallin do te thote Fatosi,se jam ne hall te madh per vete me Ramen.
Te paska zene o i zi me mafiozet e Sali Berishes dhe Bujar Nishanit. Nuk do te rrije atje gjithe jeten ai Shaban Nurja por mere armen dhe numeroja ne lule te ballit, mos u merr me me Sashenka Jonuzin dhe me Elvis Cepen se keta hajdute nuk te japin te drejte kurre.Sigurisht qe dikush tjeter mund te perfitoje per marrjen e prones tende o I zi por mere armen dhe filloj te gjithe me radhe qe nga gjykatesit e deri tek ai Nurja qe e mban ai i vdekuri pa hyre ne dhe si ogic, se keta ogicet na shkaterruan vendin si Kulici me shoke.
sakrificat, djersën, mundin…
Hamza, Qefser, Hamzaj – Cfare sakrificash mund te kene bere keta?
Filluan te ngrene kokat militantet e zhgenjyer. Po helbete, keshtu eshte kur i ngrihen puplat perpjete sumatriceve anadollake. Sidomos atyre te tipit Hamza Ka…….
Kjo eshte e tmershme, Ty or miku im ‘nuk’ ta uroj te marresh nji AK-47 qe tja qish rrobt ketij paraziti grabitsi prone..eshte e tmerrshme se c’ndodh atje!
eshte e vertete ,zoteria e ka pronen e tij me letra, e di gjithe vlora dhe lagjia 10koriku.
Pershendetje Tol francezi me nxore malin tek parku tregetise.Te fala kumja.
PRESIDENT – KRRICI I SALIUT NJEH E ZBATON URDHERAT E POROSITE E SHEFI TE TIJ, FRYMEZUSIT SAL BRRISHA, OPOPULL KOT E HA BUKEN ME TAKSAT TONA KY NISHANI , KY NJERI PREJ KOTI. MORTJA PS – ne PO E MBAJTI PRESIDENT.
ME MIRE PA PRESIDENT SE SA NISHANI QE VETEM NGATERRON PUNET.
Nuk jeni ju i vetmi ne kete vend qe i eshte vjedhur pasuria ,por ata nuk
shkruajne letra te hapura megjithese kane humbur pasuri shume shume me
te madhe se kjo e juaja . qe gjate kohes se komunizmit kane vuajtur duke i
cilesuar si ish te pasur .
UROJ QE ME ARDHJEN E RAMES DHE MERES NE FUQI TE MARRIM TE GJITHE
PRINAT E GEABITURA NGA QEVERIA DEMOKRATIKE .
RROFTE ILIR META QE NA SOLLI FITOREN .URRAAAAAAAAAAA.
Zoti Rama,Ju bete nje thirje te drejte popullit,per ndertimet pa leje dhe,perseri ndershmeria,dhe pergjegjsia e njerezve beri qe te mesoni deri tani se sa e koruptuar eshte bashkia ne Tirane,si dhe sa nderime pa leje jane bere kudo ne Shqiperi.A kuptuat se keni me vete te drejten? A e kuptoni sa pergjegjsi keni tani?
Beni dhe nje thirje tjeter(kete jua kam sugjeruar sapo u dha rezultati i zgjedhjeve,dhe sot kjo duhet te ishte ne fund te kohes) dhe kerkoi njerezve te ndershem,atij nje milion personave qe ju votuan dhe le tju shkruajn,per vilat e pronat e Saliut,vilat e pronat e Mediut,te Arben Imamit,te Pollos qe sot po e kruan me Ameriken,etj,etj.
Do shekoni se ç’far meteriale do kini ne dore.Kerkoni,per korupsionin e gjykatesve,te prokuroreve dhe do shekoni pasuri maramendese te grabitura,hallexhinjve,mafjozeve,pushtetareve,aq sa dhe Europa dhe Amerika do kerkoje te konfiskohen,e te denohen.Bejeni dhe kete thirje,dhe do shihet deri ne cilat qeliza eshte kalbur shoqeria shqiptare.Ne te kunderten,as mos u lodhni me korupsionin e as mos flisni me per te pa u bere shembull,te gjithe ata qe kane grabitur kete vend.
Po kush ta ven kte emer mi dreq se e paske te pa merituar.
TEK BALLISTET E VLORES TEPELENES DHE MALLAKASTRES GJETI BERISHA KARREMIN PER TJUA VJEDH JU PASURINE PER TJUA SHKRETUAR VLOREN DHE KRAHIMAT E SAJ E MALLAKASTREN E E TEPELENEN DHE LABERINE DHE PER TA SHITUR ATO VENDE KU JU JETONI E JU TE JENI SKLLEVER ME BREZA
Ketij bujar mehmetit presidentit kukull, prokuroria duhet ti hetoje vellezerit qe jane bere milioner dhe qe shoqerohen me trafikantet me te medhenj te durresit!
Jari, si te gjithe banditet e pd-se , s’kane lene prona pa vjedh…
Uroj qe me ardhjen e qeverrise se re te nderrohet sa me pare prokuror Llalla qe edhe ai eshte nje i tredhur i berishes dhe te vendoset nje prokuror kopetennt e i pavarur dhe te filloj e te trehgoj me te vertete se drejtesia do marri trajta serioze ne vendin tone fatkeq!
o era edhe une te bej te fala, sinqerisht te uroj gjithe te mirat,ne kohen e regjimit e kishim ndonje lulishte apo bunker per te kaluar naten ,tani jane mbushur me ndertime abuzive,kurse hamza mavriut diten me diell duhan ti grabisin pronen e tij te ligjshme,dhe e di qe eshte se kur shkoja ne plazh te shkolle marines ne kohen e regjimit ne cunat e lagjes hynim ne bacen e hanim fiq e mena i jati tij ramet paste xha QEFSERI na bertiste .hajde demokraci hajde
e toli vellai ke te drejte mban mend se si ka qene plazhi i vjeter yll fare , po kendi i lojrave te kombinati e papare. Vlora ka qene me te vertete nje oaz shume i bukur, ndersa tani eshte mbushur me fshatare sa here qe vij me pushime me vjen keq kur e shikoj ne ate gjendje.
O zot si jane lidhur gjerat.Florian Nuri I biri i gazetarit te Zeri Popullit para 90 ,eshte kusheri i afert nga nena me Ardian Kollozin(E ema e tij Rukije Nuri nga Berati ,kusherire e pare e Astritit),i jati i te cilit ka qene nje komuniste famekeq dhe gjyshja e tij ,antare e internim-debimeve.Keshtu zoti Hamzaj pronen ne te dy rastet ta kane marre komunistat ne 46 te kuqte tani ata blu.
TE HETOHET DHE TE DENOHET PRESIDENTI I SEMURE, SERVIL DHE SPIUN I BERISHES!!!!
DUA TI THEM ANA DOLLAKUT PO SIKUR TE MERNIN PRONEN TUAJ PUSHTETARET,NE SI KOMENTUES DO TE MBESHTESNIM,ME VJEN KEQ ANA PRONAT PO NA I GRABISIN PUSHTETARET,PO JU NUK E KENI IDENE QE PRONA ESHTE E SHENJTE
Argita fjalen ANADOLLAK nuk din ta shkruash ,dhe as ta kuptosh.
cfare komentesh ,larg bythes se tyre se po ta kishin problemin vete ,te gjithe keta shqiptare komentues ,do qaheshin dhe me teper ,por kur mungon shoqeria civile ktu e 100 vjet po themi,mere me mend cfare fisesh jemi
I nderuar.zoti Amza.Me vjen ke qe gjithe jete po e kalon ne persekutim.KA shume njerez te ndershem qe rane viktima te besimit ne te ardhmen,por si po denonsoni dhe vete jane po keta njjerezqe ju dikur i zgjodhet qe po ju rembejne pronat.eshte po ai bujar qe ankesat e tua ne drejtim te atij njeriu qe ai mer gjithmone me vete i ka lexuar dhe eshte po ky njeri qe e ka instruktuar se si te ti mari pronat nen hijen e cadres se tij ,por te lutem mos gjyko me kaq naivitet.se te jesh i sigurte se ai qe mban cadren qullet gjithmone nga shiu qe te mos i qullet eprori.HAjduti i vertete eshte bujari kurse ai tjetri qe nuk po ja ze emrin eshte ne rolin e mon kukaleshit.hajduti gjithmone perpiqet ti fshehi gjurmet dhe kete po ben nishani, po mer geshtenjat me mashen qe mos ti digjen duart. Ne ket rast nuk gjykon dot mashen.
Ore zoteri i PD-se.Po ti qenke bashkuar me opoziten dhe i ben presion dhe shantazh presidentit more? Po si more nuk e le te qete presidentin tone te punoje ne menyre fisnike ne punen e tij more?
Une qe e di qe keta me mustaqe jane burra, nuk para te besoj,por ma mer mendja se do ta kesh gabim se ky Jari yne eshte zotni burre.
Vetem ka nje te mete te vockel qe e rreh nga nje cike si shume gruaja.
Epo tani ja qe ai eshte demokrat dhe e pranon shume tolerancen edhe kur gruaja e tij e lancon.Por ky lancim nuk quhet dhune ne PD.
Pika vreshtit qe s’ben rrush. Pika shtetit ke ka perfaqesues.
te uroj qe ta fitosh betejen me keta legena.ti dhe qemali ishit shpuza e frutores.por ja cfar ndodh, jua futi ard kollozi me shoke.qe te dy mbetet tek dera e gjykates.
.me ka rene rasti te lexoj ankesen dhe te studioh dokumentat e zoterise….ka te drejte hallemadhi po Nuri ka pas shume miq…dhe prona eshte te shkolla marines e kuptoni vleren….me ka ardh keq qe smund te ndihmohej megjithese ne te drejte te tij…
Mbase edhe keni nje fare te drejte kur thoni qe Presidenti nuk ju eshte pergjigjur hallit tuaj, megjithese cdo njeri qe ka dy pare mend do u cudiste neqoftese Presidenti do jepte apo merrte prona nga njeri per tja kaluar tjetrit.
Ju thoni qe keni shume dokumenta origjinale ne zotrim qe mbase do ishte mire ti kishit paraqitur kur ishte koha ne gjykimin e ceshtjes tuaj,po me siguri nuk do kete qene e udhes atehere, se mendonit se do fitonit duke shantazuar me letra lart e poshte institucionet te cilave nuk kane as tagrin me te vogel te njohin apo te mos njohin pronare.
Dhe sikur mos te mjaftonte kjo qe keni bere ketu e 7 vjet (sipas jush, me kete leter po shpifni dhe shantazhoni hapur Presidentin e Republikes dhe nje nga funkisonaret me te larte the shtetit, packa faktit se Gjykatat nga e para tek e fundit bazuar ne fakte dhe prova nuk ju u dhane pronen qe ju mendoni se ju takon.
Nuk me ngelet gje tjeter vec t’ju them qe jeni ne adresen e gabuar, dhe ti kerkoj gazetareve te jene me te kujdesshem kur u japin mundesine trillimeve te tilla te cilat demtojne imazhin vendit.
Ju thoni qe;
“Pse nuk besohet se akti ì shitblerjes se kësaj prone nga ish pronari Gani Tafili, mund të jetë humbur gjatë bastisjes që bënë pushtuesit gjermanë në shtëpinë tonë apo mos ndodh ajo që ka ndodhur edhe me të tjerë që edhe pse prona mund të jetë shitur, pronari i ka ruajtur një palë dokumente, kurse dokumentet në arshivë, i kanë zhdukur? A kam të drejtë të dyshoj që dhe dokumentin tim të blerjes së pronës e kanë zhdukur nga arshiva këta hajdutë të paturp dhe të korruptuar ?”
Tani po na del qe edhe gjermanet paskan qene te perfshire ne komplotin kunder teje si pronar!!! Arshiven e shtetit e hengren qente dhe ty ste ka ngel gje tjeter te shantatozh Presidentin e Republikes.
Une se kuptoj pse nuk eshte arrestuar akoma ky njeri ku ne menyre te hapur dhe publike shantazhon Presidentin e vendit
“Në këto kushte, s’më ka mbetur gjë tjetër, para hakmarrjes (sikur gjithë fïsi im i madh të shuhet)…” ky djalosh (se nuk mund ta quaj burre) kujton se po flet me shokeve te tij kur vidhte plenca dhe frutat e frutores se vlores.
Per me teper eshte turp per median qe pa asnje investigim te ceshtjes i jep opinionit publik nje “Flete Rrufe”, e cila akuzuzon Presidentin dhe nuk le pa permendur emra te njerezve te nderuar te cilin nuk jetojne me. Nje tjeter turp per profesionalizmin e medias shqiptare.
O Hamza ti thua qe perfaqsuesi ligjor eshte funksionar shteteror dhe per ty kjo eshte e papranueshme. Po sikur te punonte token kjo cfare ndryshimi do bente?
Ti po ashtu thua qe e bleve pronen pa dokumenta ne kohen e luftes, dhe spo na thua sa vjec ishe kur e bleve kete prone, apo ske mundesi ta besh kete ngaqe aktin e shitblerjes e moren gjermanet se ju duk si “trakt komunist”.
Ti po ashtu thua qe shteti komunist ju njohu pronesine, neqoftese kjo do ishte e vertete atehere shqiperia nuk do hynte ne permbysjen e sistemit, ku nje nga pikat kryesore ishte njohja e te drejtes se pronesise.
Ti thua qe ish pronari(qe me cduket kaq e dinke me siguri) nuk beri asnje perpjekje ta merrte pronen kur ishte gjalle. Per cilen kohe beni fjale, ne kohen kur prona ishte pasuri e shtetit?
Ju thoni qe veprimet e shtetit
Kot te te pyes; A je i sigurt qe keto qe thua jane ato qe mendon se po thua?
“Në këto kushte, s’më ka mbetur gjë tjetër, para hakmarrjes (sikur gjithë fïsi im i madh të shuhet)…” ky djalosh (se nuk mund ta quaj burre) kujton se po flet me shokeve te tij kur vidhte plenca dhe frutat e frutores se vlores.
Une se kuptoj pse nuk eshte arrestuar akoma ky njeri ku ne menyre te hapur dhe publike shantazhon Presidentin e vendit
Per me teper eshte turp per median qe pa asnje investigim te ceshtjes i jep opinionit publik nje “Flete Rrufe”, e cila akuzuzon Presidentin dhe nuk le pa permendur emra te njerezve te nderuar te cilin nuk jetojne me. Nje tjeter turp per profesionalizmin e medias shqiptare.
Mbahu president.dikur me bustin e shokut Enver ne sup tani me te saliut, servil e bir servili mbete gjithe jeten
Ne ke marr persiper t’na qash hallet na thuaj pak me shume qe te dime dhe ne si e ke hallin tamam.
1)Kush ishte Qefser Hamzai me cfare merrej dhe cilat ishin kontributet e tij si person?
2)Sa para dha per kete toke qe ti pretendon se eshte e juaja?
3)Ku i gjeti parate qe ja bleu token “ish pronarit” (terminologji coroditese ish-pronar)?
4)Kush ishte noteri qe shkroj aktin-noterial per kalimin e pasurise se palujatshme?
5)Pse nuk e keni dokumentin e kalimit te titullit te pronesise?
6)Me ckujtoni ju pse gjermanet e moren kete dokument qe ju njeh ju te drejten e pronesise?
7)edhe kopja e noterit u bastis bashke me ate tuajen?
8)E dononcuat tek shtabi gjerman dhe me vone ne qeverine komuniste kete vjedhje?
9)Cila ishte pergjigja e shtetit komunist?
10)Si u njohet pronar i tokes ne kohen e nderrimit te pushtetit?
11) Keni kerkuar demshpeblim nga qeveria gjermane per zhdukjen e aktit te shitblerjes dokument me shume vlere dhe pse nuk keni kerkuar?
Pavaresisht nga sa me siper, nese ky person e ka poseduar sendin qe prej 72 vjetesh mund te perfitoje nga nje institut i se drejtes civili i quajtur “Parashkrim fitues” nepermjet te cilit “personi i cili posedon qetesisht e pa nderprejre duke u sjelle sikur te ishte pronar per njezet vjet ne nje prone te paluajtshme behet pronar i saj”. Pra, ketoj personi do i mjaftonte te kerkonte rregjistrimin e prones pasi e ka fituar pronesine me kalimin e 20 vjeteve posedim.
Gjithsesi ne Shpiperi jemi, ndodh qe edhe nuk e fiton ?
Shume e drejte kjo mund te jete nje menyre te cilin personi ne fjale mund ta fitonte po kjo do te ishte me e sakte neqoftese do kishim me shume fakte dhe prova nga ky njeri. Ky thote qe e ka poseduar qe nga 1941-2013 qe i bie 72 vjet. Qe ketu kemi nje mosperputhje midis thenieve te personit dhe cfare historia dhe fakte te tjera na sjellin. Ne vitet 1941-1944 shqiperia ishte ne lufte (do doja te dija cfare ndodh me parashkrimin ne raste te tilla). 1944-1992 prona private u shtetezua (serish, do doja te dija cfare ndodh me parashkrimin ne raste te tilla). Jemi ne fillim vitet e vitit 1992-2013 (asgje nuk thuhet si ndikuan ngjarjet dhe cndodh me parashkrimin ne raste te tilla). E vetmja gje qe ky person thote eshte “O President ai halli im si i bohet tani qe nuk eshte partia ne pushtet”
Ja edhe nje tjeter jurist qe jep mendimin pa shqyrtuar as faktin dhe proven me te vogel. Nje tjeter e drejte e mohuar shqiptareve. E drejta per mirearsimim.
Kush ka humb i gjo n’shqipri dhe ka thone qe e humba me te drejte, qe ta bosh ti mer xhaje ?