Qeveria e re përballë mitit të zaptuesit

23 Gusht 2013, 20:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sot u ballafaqova me dy ngjarje që kanë të bëjnë me pronat dhe pronarët e  ligjshëm. Në fillim foli Sali Berisha dhe tha se “Edi Rama do na shkatërrojë shtëpitë dhe do të na marrë pronat”. Ishte një nga ato diaretë e tij të përditshme që i heqin dhimbjet e barkut nga ikja prej pushtetit. Pak më vonë takova një qytetar amerikan me origjinë shqiptare, pasardhës dhe trashëgimtar i Sadete Toptanit, i cili ishte pronar i ligjshëm i territorit në të cilën ngrihet ndërtesa e SHQUP-it dhe ndërkohë kishte të regjistruar në hipotekë një pjesë të territorit, e cila i është njohur dhe kthyer qysh në vitin 1996.

Ai kishte në dorë një shkresë nga Ministria e  Brendshme, e cila e urdhëronte një nga pronarët e truallit, të largohej nga territori i SHQUP, pasi ajo do të kalonte si pronë e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një urdhër administrativ që e urdhëron pronarin të largohet nga prona që i është njohur, kthyer dhe regjistruar në hipotekë si e tij. Kjo shkresë vinte nga qeveria e Sali Berishës, dhe pronari që ishte në tavolinë me mua, kishte mundësi të dëgjonte dhe Berishën që paralajmëronte shqiptarët se Rama do t’u marrë pronat dhe të më tregonte mua se si Berisha po e përzinte nga prona e vet më keq se Enver Hoxha në vitin 1950.

Në këtë histori të pështirë hipokrizie dhe zaptimi, ka vetëm një dimension konstant, dhe ai është konsiderimi i pushtetit prej Berishës, si një e drejtë për të rrëmbyer çfarë të duash. Pronarët e ligjshëm të SHQUP-it e kanë marrë pronën në vitin 1996 dhe përveçse u është kthyer territori bosh dhe një ndërtesë provizore, kanë marrë të drejtën të parablejnë godinën e SHQUP-it, nëse ajo shkon drejt privatizimit. Godina ka qenë pengesë për t’u marrë, pasi ishte në inventarin e pronave të Ushtrisë dhe si e tillë mund të kompensohej. Tashmë që ajo u hoq nga ky inventar, duhet t’iu ofrohet kundrejt një çmimi natyrisht, pronarëve, para se të kthehet në një pronë të një partie politike.

Por, dhe në këtë histori ka dy fytyra hipokrite të Sali Berishës. Selia aktuale e Partisë Demokratike, në pjesën më të madhe të saj, sipas Berishës, gjendet në një tokë shtetërore. Një parti që mburret se mbron pronarët dhe u qan hallin atyre se po vijnë socialistët në pushtet, pikërisht duke ikur nga pushteti lë një pronë shtetërore, dhe rrëmben pronën e ligjshëm të një pronari, i cili tashmë e ka marrë shumicën e saj. Pra, nëse PD do të ishte tek SHQUP-i, që është pronë private , veprimi normal i saj si parti që mbron ish- pronarët, do të ishte të ikte nga SHQUP-i tek PD-ja e sotme, meqë Berisha thotë se është tokë shtetërore shumica e saj dhe jo kjo që po bën Berisha.

Atëherë lind pyetja çfarë motivi ka Sali Berisha që duhet të lëvizë selinë e partisë nga një pronë shtetërore, duke zaptuar tashmë një pronë private?

Asgjë tjetër veçse zaptimit të një prone. Nuk bëhet fjalë siç tha padashje Edi Paloka, se “do t’ua lëshojmë godinën ish- pronarëve”, por thjesht se Berisha dëshiron të zaptojë një pronë me vlerë në qendër të Tiranës dhe ta përdorë atë si biznes për të mbijetuar me Familjen e tij në opozitë.

Këto rrethana të reja janë një arsye e fortë që qeveria e re të tregohet e vendosur dhe e pakompromis në moslejimin e një paligjshmërie të tillë. Paligjshmërisë së heqjes së pronës nga inventari i Ushtrisë që u bë për interesa korruptive të Presidentit, tashmë i shtohet skandali i zaptimit të një prone private për interesa korruptive të Familjes Berisha. Kjo nuk duhet të lejohet. PD duhet të rikthehet tek godina e saj dhe pronarët e truallit tek godina e SHQUP-it duhet t’i paguajnë shtetit shqiptar vlerën e godinës dhe ta marrin atë, nëse qeveria nuk ka fuqi ta rikthejë pronën aty ku ishte, tek ushtria.

Të legjitimosh një akt që bëhet thjesht për të zaptuar pronën e tjetrit, siç po vepron Sali Berisha, është të nisësh qeverisjen me një paligjshmëri totale dhe duke toleruar një krim ndaj shtetit dhe një krim ndaj qytetarit. PD nuk është as pa zyra dhe as e nxjerrë në rrugë. PD po sillet si një bathoriste që i vë syrin pronës së dikujt dhe e zapton vetëm se i pëlqen dhe vetëm se mendon që askush nuk e prek dot. Miti i zaptuesit në këtë vend duhet të bjerë, duke bërë shembull kryezaptuesin e vendit, Sali Berisha, i cili ka filluar të mobilojë zyrën e tij në SHQUP.  Qeveria e re nuk duhet të fokuset vetëm tek ndërtimet pa leje dhe zaptuesit e bregdetit, por tek thelbi i këtij fenomeni, që ka inkurajuar zaptimet në Shqipëri, dhe ky fenomen quhet Sali Berisha. Akti i tij i fundit po luhet tek godina e SHQUP-it në zemër të Tiranës, duke zaptuar prona të ligjshme pronarësh dhe ndërtesa shtetërore.

55 komente në “Qeveria e re përballë mitit të zaptuesit”

  1. tourkofagos says:

    asht e zanun thone salistet

    1. rilindja e koklopes says:

      Boll harxhuam kohe me Sali Berishen, se tani jane tere muncite per te vene drejtesi. Kete muaj do e merrni vesh se care burri eshte Edi Rama. Do e beje Edi Rama si burrat dhe do e nxjerri PD nga shqupi, apo do e beje si ku..vat dhe do ja fali shqupin saliut.
      Do ta shifni qe Edi Rama nuk do veje drejtesi as per shqupin , as per 21 janarin, as per gerdecin e te tjera si kto. Do bej ca kallezime ne prokurori dhe do i laje duart me kaq. Do ta shifni kete muaj qe Rama do ja fali Shqupin Saliut sic ja ka falur tere krimet e tjera sepse eshte frikacak.

      1. feniks says:

        Qe je kunder Edi Rames,e morem vesh,o “koklope”,por qe nuk je edhe me Berishen kete nuk e dime akoma!!!
        Po me cilin je ti,more HORR???

        1. rilindja e koklopes says:

          Une jam qe te vihet drejtesia duke filluar nga krimet e Sali Berishes dhe vjedhjet e Metes bashke me SHQUPIN. Por ti feniks i quan te Sali Berishes njerezit qe kritikojne Ramen, sic thoshte dhe Sali Berisha per ata qe e kritikonin.
          E tha bukur Pandeli Majko, une jam me 21 janarin, jo me 2 prillin. U vrane njerez per videjo skandalin, jo per te ngrene ngjala ne durres me Koken dhe Liken dhe ti fuste ne qeveri si rilindas.
          Megjithate uroj qe Rama te veje drejtesi per Berishen, se per vjedhjet e Ilir Metes as qe behet fjale. Ne shtator do ta shohim a do veje Rama drejtesi per Shqupin apo do ja fali Saliut. Nqs Rama e liron Shqupin une do e votoj rradhes tjeter. Nqs ja le shqupin Saliut ti feniks do pranosh qe Rama ka frike nga Saliu dhe Ilir Meta.
          Une jam i bindur qe Rama do merret me peshqit e vegjel dhe do prishi shume ndertime te peshqve te vegjel, por Saliut, Lulit, Ilirit as do i hyje gjemb ne kembe.

          1. ina says:

            po ti a deshe me prit cfare do beje Rama apo e ke menjen e mushme. se n’fillim thu te presim cfare do beje rama e te mos merremi me me berishen. pastaj i jep pegjigje vetes me skenar te plotesum. shiko i here leje emrin kokelopa e behu kokeboshi se mos t’ecen mo mare!

            1. rilindja e koklopes says:

              Drejtesia per Meten nuk u vu dhe ishte skandaloze, kesaj ske ci thua. Tani te shohim a do veje Rama drejtesi per Saliun te pakten. Po nuk e liruat Shqupin, ju freshistat mbylleni squpin.

      2. absolut right says:

        Keni shume te drejte. Do te vere drejtesine e familjes Rama. Me ndihmen e koklpes dhe familjes Kokelopa (Kryemadhi-Meta)
        Shqiptaret, thjesht, po nderrojne oborr dhe obortare. Por nuk kane per ta pare kurre driten e asaj qe quhet demokraci.

      3. dymi says:

        Konflikti i zgjeruar i SHQUP-it eshte me se shumti preteksti qe Saliu do, me qellim qe neser te ngreje ne kembe hordhite e te pagdhendurve. Kete gje e ka vertetuar disa here me postimet e tij ne FB ku ju ben thirrje mbeshtetesve te tij qe te jene gati. Ai eshte politikani i konflikteve dhe si i tille po pergatit disa kazuse per t’i perdorur kur te vije koha.Atij i duhet vetem nje pretekst per ta perdorur. Cfare i duhet? Nje katastrofe natyrore( larg qofte!), nje krize energjitike…,reagimi i qeverise per t’a nxjerre nga SHQUP-i…,nje…,nje…,nje hero(i krijuar nga ai) si A Hajdari, etj. Kush mund te jete ky Azem i 2013-14-es? Kushdo. Madje edhe vete Saliu.Me konstruksionin psikik qe ka nuk eshte cudi qe t’i pelqeje dhe te pergatise edhe nje skenar te tille, eleminimin fizik te tij me qellim largimin gjoja si hero nga jeta politike. Cfare nuk mund te pritet nga nje monster e tille.Tamam si ai Tersi i asaj rrefenjes qe i tha fshatit: “Dakort me denoni ne vdekje, por kam nje deshire te fundit.Kur te me varrosni lini siper varrit tim nje cope litar si lak”.Kur njerezit qe kalonin aty pengoheshin tek laku,ai qeshte e shkrihej nga kenaqsia edhe aty ku ishte, poshte varrit.Ky eshte Saliu,i gatuar me brume te thartuar.

    2. MEDI BELORTAJA says:

      LAJMET E REJA

      NGA SELIA E RE E PD

      http://is.gd/KmFhi4

  2. Dean says:

    ‘Tok e xanun”
    Kjo eshte filozofia e verioreve dhe pasi e ”xan” token kujtojne se eshte prone e tyre dhe i shikojne si kercenim cdokend qe,me te drejt te Zotit dhe me Tapi,kerkon t’i nxjerr jashte nga pronat e grabitura.
    Dhe jo vetem,por vetmanipulimi arrin ne ate pike sa,qe, mbrojtja e ”tokes se xanun” mund te behet edhe me ARME dhe me Gjakderdhje.

    1. andi shkoder says:

      Dean! Jam krejtesisht dakord qe harbuteria e malesoreve te veriut ne Tirane ka krijuar nje vale te pashembullt urrejtjeje ndaj tyre dhe shume here me te drejte. Problemi eshte qe nese do shohim perpara, nuk duhet me te flitet per veriore dhe jugore, per shpellare e çeçene. Kjo fryme ndasie qe erdhi nga nje regjim qe edhe verioret kontribuan me se miri per ta rrezuar, duhet te marre fund. Te drejtohem se shoh nje urrejtje te vazhdueshme tenden per gjithe cfare jane nga veriu. Zenia me dhune e tokave vertete identifikohet me verioret, por une njoh shume persona ne zona periferike te Tiranes qe jane nga fshatra te jugut. Me qindra jane keto familje qe kane rrembyer me te njejtin model. Dhe per ta mbyllur, pyet Tiransit e vjeter sesi menjehere pas clirimit iu sekuestruan vilat dhe u mbushen me ish-partizane. te gjithe nga jugu.

      Besoj se duhet te kesh nje qendrim me te moderuar ne te ardhmen.

      Tung!

      1. Kete percarje edhe kete hurejtje mes veri-jug . E vuti per 23vjet mes popullit sali krimineli. Se bjella e komunizmit saliu e dinte qe po te percante do sundonte.

  3. Tironci says:

    Turp! turp! turp!
    Nuk mund ta besoj qe nje gje e tille po ndodh kaq ashiqare.
    Zoti i ndeshkofte keta njerez, qe vec njerez nuk mund te quhen.
    I mallkofte Zoti.

  4. fl says:

    PD eshte tamam Parti bathoriste (fenomeni)! Sali Berishea sot vetem qelbet dhe qelb kedo perreth.

  5. sali berisha says:

    eke gabim mero edi rama po jua grabit pronat pronareve e ke pa do me i grabit pronen zotit te nderum president nishani popo ,,,,ka tha s edo prish edhe shtepin e lulit ne vlore me leje e ka pas luli e kam firmos vete ,,kjo asht grabitje pronee pronareve ,,ne n ai ka fal presidenti me dekret shqupin tani asht e jona edi rama don me na i mar ,,,,nuk do t alejojm pos epo ,,,,,ne jemi ndryshimi per para sb,,,

    ej mero a e ke pyt ate amerikanin a asht mirenga nervat se mos ban vetvrasje se kohe vape tani ,,,kupton apo jo ,,,edhe te ndjerit kost anga vapa i iku mendja qe bani vetvrasje ,,,,sb

  6. FITORJA says:

    DHE KJO PERRALLA DO TE KALOJ SI SHUME TE TJERA .

  7. ben says:

    Hajde thuaj malokeve,kete muhabet.Kjo prone i takon Toptaneve normalisht,n.q.se keto e kane marre pronen.Na ben pershtypje,reagimi i mazhorances se ardhshme,del ndonjeri,Taulant Balla ne kete rast,flet blla-blla-blla,dhe nuk japin asnje mesazh qe kjo godine do kthehet sic ka qene,ose do ndiqet procedura,per kthim pronarit etj.Me kete llogjike,mazhoranca,duket se do vazhdoje avazin e vjeter,si gjithmone keto 23 vjet,ju vodhet,ne do vjedhim,vazhdojme me lloqe,demokraci,BE,perpara drejt Europes,lloqe me nje fjale.E vetmja gje qe duhet te beje mazhoranca,eshte drejtesia,dhe denimi i hajduteve skandaloze dhe shkeleseve te ligjit,qe jane me shumice,por sic duken bathet, do ta marim me long se mishi mbaroi,si gjithmone.

  8. Ferro Labi says:

    Si i pa cipe qe eshte shpellari i Viçidolit, te gjitha i ben !!!

  9. o popull says:

    oh jo nuk di cfare te them…edhe kjo heshtje e socialisteve me duket me nje pikecuditese te madhe……!!!!!! Sinqerisht nuk besoj te kete vend ne bote te beje keto qe ben ky shpellar me vendin tone…..po rrasini more nje plumb ballit e te bjere rehat nje komb i tere se na cmendi i cmenduri i vicidollit….po shtojani dozen e droges jepini nje overdoze e te shkoje ne djall plehra qe edhe bajraktaret e malesive do te llahtarisen nga ky ujk-ulkonje me fytyre shrtige…..
    A ka njeri atje ne shqiperi mo aman qe ti tregoje ligjet e vendit dhe ta detyroje ti zbatoje…. se na cmendet dhe ne ketej ne emigracion me kete tolerim qe i beni ketij krye hajduti te vetequajtur i plotefuqishe…futeni ne burg sic beri Ilir meta me 2000 dhe squke do rrije e do te qaje sic ju zhgarravit ilir metes per ta nxjerre jashte plehren…yyyttt pjedhe e keqe paloburre…

  10. Horri i Bulevardit says:

    E gjithe mendesia e Sali Berishes ne keto 23-vjet qe ka qene ne politite, eshte nje mendesi staliniste.
    Nje njeri qe ska lexuar asnje liber te ndaluar (te verdhe) ne kohen e diktatures, por qe eshte bombarduar vetem me veprat e Enver Hoxhes, nuk ka se si te veproje ndryshe.
    Sali Berisha ne cdo moment qe ai bie keq, ai smund te gjeje zgjidhje demokratike dhe njerezore, per ti dhene nje zgjidhje problemit, menyra qe ai di eshte vetem menyra arrogante, qe ka mesuar duke lexuar veprat e Enver Hoxhes.
    Prandaj mos u cuditni nga menyra se si Sali Berisha e percakton pronarin, atehere kur duhet te sulkundershtarin, ai fillon dhe i qarravitet pronarit, per ta bere ate te besoje se ai eshte me te dhe kesaj ai ja ka arritur, shume ish pronare, kane marre leshin qe na tregoi Zhozefina ne parlament.
    Pronari i ligjshem, sduhet te zmbrapset, me nderrimin e qeverise, ata do ti marrin pronat, sic u a ka dhene ligji, biles nje nga premtimet e zotit Rama, eshte dhe kthimi i pronave aty ku eshte e mundur dhe demshperblimi i atyre ku ato tashme jane zene nga zagaret e Berishes.

  11. homeri says:

    —-po ci duhet godina kesaj partie , kac islami rri ne kafene , flamuri do shkoj ne kukes , berisha e jozefina iken per lesh —le te marrin nje apartament ne bathoren e mexiut dhe qe atje si haxhi qamilet kur duhet te bejne rremuja e shkaterrime te nisen drejt tiranes

  12. rb says:

    Ti qe e quan perralle e jo grabitje te prones se tjetrit, siç duket nuk je shkeputur akoma nga shpergenjet e gjyshes. Behuni serioze. Ketu po ndodh hataja, ju i futni nje mendje te lehte.
    U zaptuan toka, prona, u shiten e u rishiten e, njerezit bredhin neper gjykatat e korruptuara, te vendosura e te urdheruara nga nje barbar, ju e quani perralle. Jo kjo eshte nje tragjedi kombetare, te bere pa pike pergjegjshmerie, ne menyre te perbindshme nga perbindsha.
    Mosndeshkueshmeria qe u instalua ne kete vend per te mos u bere shtet, i sherben me shume se kurre fqinjeve tane. Po nuk u ndeshkua ai qe futi mosndeshkueshmerine, as shtet nuk do te behet, as ekonomia nuk do te rritet, as gjakderdhja nuk do te ndalohet, as analfabetizmi nuk do te sherohet, as korrupsioni nuk do te zvogelohet, as fqinjet qe nuk e ndjene embargon nuk do te pushojne se lehuri, as fqinjet e jugut nuk do te heqin dore nga pretendimet teritoriale, se ata jo me kot germojne e lene gjurme ne teritorin tone me kishe mu ne mes te kompleksit qeveritar ne Tirane e varre masive ne jug te vendit si ne Gryke te Kelcyres. Keshtu pra do lengoje sporti, shendetsia, bujqesia, arsimi, kultura…

  13. john wdc says:

    Nuk habitem fare me keto veprime te Salibishes qe ngjan si nje arushe e futur ne nje dyqan qelqi.

    Me ben pershtypje si e ka legalizuar usa & be nje vrases ,tradhetar,hajdut dhe poshtrues te kombit shqiptar.

    Si ka mundesi qe kupola e PS te reagoje ne menyre pafundesisht pasive kur
    Salibisha po tregon nje agresivitet unlimited.

    Si ka mundesi qe ish pronaret dhe ish te persekutuarit jo vetem qe nuk po reagojne por i kane ulur breket duke u vene ne rradhe me gaveta per demshperblimin e javes.

    Si ka mundesi qe ushtaraket aktive dhe rezerviste po rrijne si lepuj ?

    Si ka mundesi qe ambasdori amerikan nuk reagoi karshi nr-2 te shtetit shqiptar qe e ofendoi me shume se edhe nje zyrtar i korese veriut ?

    A ka qene me te vertete Enver Hoxha diktator apo ka qene zoti Xhons te Ferma e kafsheve te George Orwell-it

  14. eksperti says:

    Mos u beni merak se ua kthen Amerika pronen atyre pronareve – ska problem. Prona eshte e shenjte ne te gjithe boten – vetem ne Shqiperi te thone eshte e zanun.

  15. liri a vdekje says:

    mbasi ja moren nga bathorja enekend tashti dujn me ja marr ene ne mes te qendres po cfar pronash do me ju grabit edi mer jahu ,nga ju dolen keto prona ai tju a marr juve e tja jap te zotve more sali bajga

  16. Silva says:

    SHQUP-i eshte tashme Stalingradi i perballjes se Shqiperise Europiane me Shqiperine Talebane.Stalingradi nuk kishte ndonje rendesi te vecante strategjike per nazistet por ishte simboli sovjetik qe duhej mposhtur me cdo kusht.Ruset e kuptuan domethenien dhe e kapen sfiden e kesaj beteje,mobilizuan te gjitha forcat,fituan Stalingradin per te fituar te gjithe luften.       Kuptohet qe Saliu nuk mund tu thote shqiptareve se betejen e vertete e ka qe te shpetoje vehten dhe femijet nga burgu per krimet dhe abuzimet e tmerrshme qe kane bere ne pushtet.Nuk mund tu thote se e ka hallin qe femijet e tij te gezojne brez pas brezi miliardat e korrupsionit dhe pronat e grabitura qe kane anekend Shqiperise.   Hitleri yne sulmon SHQUP-in dhe e ben cdo dite publike sfiden me kercenime alla mafioze ne emer te nje grushti banditesh nga fshati i tij te cilet po kerkojne vrime ku te fshihen per vete prej krimeve qe kane kryer.E di se po fitoi SHQUP-in,e fitoi betejen per te mbajtur Nishanin president,per te mbajtur nen kontroll prokurorine e gjykatat,pra per te shpetuar Argiten,Shkelzenin dhe miliardat.Po fitoi keto beteja e ka te fituar edhe luften,pasi me Nishanin dhe gjithe cfare varet nga pushteti i Nishanit president (gjykatat),e ka te lehte te bllokoje cdo reforme te qeverise dhe ta degdise Edi Ramen si nje dordolec ne syte e atyre qe e votuan.Keshtu qe rikthimi i shpejte ne pushtet i familjes me kollovarin ne krye behet vetem nje formalitet sepse rruga eshte e gjitha e shtruar.   Hitleri e humbi Stalingradin e prej aty humbi me pas edhe luften.Edi Rama e ka shume me te lehte betejen me Hitlerin tone.Eshte ne pushtet dhe ka me vete nje ushtri popullore qe i dha voten per ta shporrur nje here e mire te keqen nga ky vend me momentin me te favorshem sot per te shpartalluar perfundimisht disa falangave kriminale te goditura rende nga 23 qershori.Varet gjithcka nga mencuria,forca e karakterit dhe vendosmeria e tij

  17. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Nuk ka shtet bertiste me nje zemerim extrem, nie grua e raskapitur, ne autobus-in Berat – Tirane. Faturinoja ( vetem ne kete vend shikoje faturino ne autobus ) e ropi te gjalle, i mori 4 mije lek te shuares, per Tirane!!! ( nderkohe nje dite me pare bileta kushtonte 3 mije lek )

    Do ndertojme shtet ne?! sir Mero, mr Edd, mr Sali, mr Mustafa, mrs Josefina, mr Nasip, mr Gramos, mr Lulezim, mrs Grida, mr Spartak, mr Dashi, mr Ilir, mrs Erla, mr Fatos L, dhe qindra mijra zonja dhe zotrinje te tjere me emra me te njohur, – D U A M S H T E T.

    Tmerr njerez, mr Edd fton qytetaret per te prishur germadha ne bregdet, ndresa ky bicimi tjeter provokon gjakeftohtesin e socialisteve per SHQUP-in!!!

    Njeri prish, tjetri rremben, nje tjeter me tutje vjedh!!!!!
    Letrat e ndertojne shtetin njerez. Pervec sir Mero-s, te tjeret me duken si gladiator te mbuloar me kostum hekuri, helmet hekuri ne koke dhe nje shtiz ne doren e djathte!!!

    Peace, tolerance, justice, fairness. Vilence po na derrmon njerez…

  18. bjordi says:

    jo ta kuptoje mire populli se c’fare qelbesirash na kane udhehequr deri tani…!!

  19. une says:

    Bravo Zoti Baze!!! Të legjitimosh një akt që bëhet thjesht për të zaptuar pronën e tjetrit, siç po vepron Sali Berisha, është të nisësh qeverisjen me një paligjshmëri totale dhe duke toleruar një krim ndaj shtetit dhe një krim ndaj qytetarit. Kjo eshte gjithcka! Por me sa duket Zoti Rama e ka mendjen tek drekat dhe darkat me grupin e aplikanteve per tek zyra e deputetit ne Vlore!! Nje dreke pergjate nje konkursi publik e shoh vetem ne Shqiperi! Dhe pastaj duan te luftojne korrupsionin???

  20. EDMOND says:

    problemii i ShQUP-it: jam i sigurte qe eshte nje bombe tymi, nderkohe qe po bejne namin me spekullime e vjedhje te tjera; ShQUP -i eshte vetem per te mbushur faqet e gazetave dhe terhequr vemendjen ne nje çeshtje qe mund te mbyllet shume shpejt! mos e merrni per budalla, po dhe po te ish i tille, keshilltaret i ka nga me te zotet per te mashtruar e kamufluar! Dhe asnjeri nuk e njeh dhe nuk ka per ta njohur ndonjehere identitetin e tyre!

  21. cen tymi says:

    Ceshtja e pronave eshte bo si kancer sot per te gjithe njerzit e thjeshte te ketij vendi.po luhet me dy standarte.ne qe banojme ne fshat na e ndan token me ligj,duke kriju nje lemsh qe nuk ka per tu shkaterru kurre mo.komisjonet dhe kryetaret kan lene toka lira,gjoja toke shtet.kuptohet arsyeja.politikanet,farefisi i tyre,e shume ish pronare po marin me qindra hektare toke ,ne bregdet, ne mal ene fushe e ku te munden.pra erdhen ne pushtet me votat e shqiptarve e po grabisin gjithe vendin pa u hyre gjem ne kembe.deri kur do vazhdoi keshtu?

  22. Kendveshtrim tjeter says:

    “Edi Rama do na shkatërrojë shtëpitë dhe do të na marrë pronat”. tha sot Berisha.
    Kë ?
    Ato te zaptuarat?!
    Berisha kerkon njerez rreth vetes,tani dhe rrugaçet nuk i ka per vete.Kerkon nje shkak,per te mbledhur njerzit e pakenaqur,por qe shkelin ligjin si puna e tij.
    Kerkon mbeshtetje nga ata qe kane shkelur ligjin,ndjen mungesen e vetmise,kerkon te behet faktor destabiliteti,per te forcuar pozitat e tij.
    Miti i Berishes i ngritur nga PD-ja,dhe ai vet,duhet te shembet.
    Shembulli duhet te filloj nga ai.

  23. DETARI-vl says:

    Mendoj se Sali B ka bere nje gabim qe do ti kushtoj me seline e re te pd.Toptani avokat dhe qytetar amerika do e nxjerri prej zhelesh se di se ku ta gjej te drejten si cdo shtetas amerikan ne ambasaden e tyre.Amerikanet jane te pre ne kete pike;prona eshte e shenjte dhe nuk tjetersohet.Keshtu s do kete mundesi te akuzoj dhe ps,e kuptoni tani pse e nisi luften me ambasadorin Arvizu???
    Fundi i tij erdhi keto jane thjeshte perpelitjet e nje te humburi qe ja ka mbushur mendjen vetes se ka fituar,dhe pak andej nga 28 nentori do ta kuptoj se nuk ekziston me.PS dhe Edi Rama jam i bindur se do ta injorojne fare duke mos ju pergjigjur asnjehere.
    Ju bej thirrje gjithe vlonjateve kush ka ndonje mik ne cmendimin e vlores te ndrehyje ti gjejme nje dhome Sali B mundesishte te jete vetem ne dhome

  24. socialisti says:

    Sa te lehta gjerat kur flitet per ponat e pashallarve.mund ti marrin sa here duan.ne qe na pat gjyshi ca toke ne bregdet qamet se na jepet gje me shkresa.

  25. radikalisti says:

    Nuk eshte zotesi e madhe te censurosh komentet z Mero, perkundrazi eshte turp per ty qe nga njera ane predikon lirine e fjales dhe te mendimit te lire, nga ana tjeter censuron me paturpesine me te madhe. Mbi 5 here provova te postoj komentin tim per editorialin paraardhes por pa rezultat, censura ishte vendosur dhe nuk nuk lejonte postimin e komentit. Kjo tregon se ke frike nga fjala e lire z Mero, ke frike nga mendimi ndryshe, njesoj si patroni yt i ri. Ndryshimi eshte se Ai ka me shume mundesi se ty per ti mbyllur gojen mendimit ndryshe, ndersa ty te ka mbetur vetem censura.
    Gjithashtu desha te shtoja qe, nuk eshte zotesi per nje gazetar te shkruaj 8 editoriale ne 7 dite. Zotesi per nje gaztar eshte qe ne artikujt e tij te shkruaj ç’fare ka nevoje te dije populli ne pergjithesi, dhe jo vetem tu shkosh mbas fijes atyre qe te thone bravo Mero. Nje gazetar i mire duhet tu mesoje njerezve rruget e bashkejeteses dhe jo te perçarjes, rruget e pajtimit dhe jo te luftes, rruget e dashurise per njeri tjetrin dhe jo rruget e urrejtjes.
    E pra Ti i dashur Mero, nuk e ke bere kurre nje gje te tille, si ne rastin kur ke qene ne kampin e Sali Berishes, po ashtu edhe tani qe je ne kampin e Edi Rames. Pra me pak fjale, Ti Mero je gazetar oborri, per kete aresye nuk shkruan dot ndryshe.

  26. AJET DELAJ says:

    Komentues te nderuar une kesaje radhe deshiroj ti besoj Berishes dhe jo vetem kaq por uroj qe te jete e vertete ajo cfare thote por jo per popullin shqiptare por per kasten e tije kriminalo-grabites dhe me siguri ka per te qene keshtu pasi Berisha hallin e “Familjes” ka se per popullin nuk ka pyetur ndonjehere.
    Nese Kryeministri Rama arrin te vendose shtetin ligjor per here te pare ne historine e ekzistences se shtetit shqiptar me siguri pastaj ligji do ju’a marre edhe bicikleten e ndryshkur tek shtepia se jo me shtepiat e pronat ketyre grabitesve historik te djerses dhe mundit te shqiptareve.
    Berisha akoma vazhdon te mendoje me mentalitetin e vjeter megjithse e provoje se uni i tije deshtoje keqas me 23 Qershor.
    Pra nuk do jete Rama qe do jua konfiskoje pronat e krimit por shteti ligjore demokratik qe do ngrihet natyrisht nga pushteti i majte ne bashkepunim te ngushte me institucionet perendimore. Kjo eshte rruga e vetme per te vendosur drejtesine ne truallin shqiptardhe nuk besoj se do kete tjeter lider mbas Berishes qe do povoje te instaloje unin aq me teper kur te shikoje fundin e tije.
    Shume mund te mendojne se ja Berishes i erdhi fundi me 23 Qershor , por kjo eshte vetem fillimi i fundit per kete moster antishqiptare

  27. Realisti says:

    Saliu ne ditet e fundit te diktatures se tij, i ngjan ujkut qe do te shqyej sa me shume dele ne kope, duke kujtuar se barinjte i ka zene gjumi.
    Po Saliu gabon. Nje milion njerez qe e rrezuan nga froni jane vigjilente dhe nuk do ta lejojne kete grabitje banditeske.
    Keto veprimet e fundit jane si bomba tymese, me te cilat Saliu kerkon te erresoje te kaluaren e tij mizore dhe vrastare.
    Gazetat dhe media duhet t’ia rrefejne per dite ato mekate gjakatare dhe shkaterrimtare qe ai i ka punuar popullit dhe ekonomise.

  28. ASTRIT says:

    JAM DAKORT ME-kendveshtrimin tjeter-QE SHEMBULLI I ZAPTUSIT DUHET TE FILLOJE NGA KRYE ZAPTUSI S/ BERISHA.

  29. Dhiarit te Shpellave nuk i ngopet syri kurre, sa per pronat qe kerkon cdo dite te banditoje pa maske ne ftyre, e ka pra huq, qe del me shpirtin. Po SOT kete HUQ te kryer e ka mbi tavoline KR Rama.
    Po e presim te coje pronen te i zoti!
    Kete here e ka premtuar. Keshtu dhe vetem keshtu mund te kete udhe per zhvillimin e vendit. Keshtu & keshtu ke shtet te se drejtes dhe jo shtet te mafies ne pushtet.
    Keshtu & keshtu duhet te behet. Nese vazhdohet si Shpellari me pronaret, kuptohet se kemi Banden e rradhes.
    Presim.
    Kemi 23 vjet duke paguar shendet & pare neper gjyqet qe dizenjoi ramizalia dhe qe zbatoi Doktori i tij.
    Presim kete here Edi Ramen qe ka vu sherr me Historine.

  30. Sugjerim says:

    U sugjeroj pronateve t’ i bejne KM ne ikje me teneqe, t ‘i bejne nje postim FB te hapur. Gjithashtu te shikojne & reagojne sipas shtegut qe u le ligji, se paku si fillim nje urdher bllokim zbatimi; mbase nje mbeshtetje te shoqates Pronarve, ky Vorpsi sikur ja thote, u uroj sa me pak kokedhembje deri ne zgjidhje. Jo cdo e Keqe vjen per te keq ndonjehere. Ishalla ka ra daci m’kos ksaj rradhe!

  31. artan says:

    Ky qe mbron interesat e ish-pronareve…???

  32. Ky dhiari mafioz antishqiptar deri ne fund ben adetin, po krenar, kshu thote.
    Banda Dokrinar- Dizenjatoreve komunisto- antikomuniste me ne krye Dhiarin sekretar ppSh & varkaro- doktor Oxhaku – agjent Bojnaxhi (me ndihmese antikomunisto- Dizenjatore cucen e Shkoders KaraGjoz Calamane qe kreh leshte,
    Vatikanse & banda antishqiptareve), po ikin me surratin mbulu me miljon gelboqe…

    K Dhiar Moster- MushkaKatoviciane! Keshtu Ky & banda.

    Po iken hypur gomorit mbrapsht!
    Ene mjeshtri ramiz alia po zgerdhihet atje ku eshte!

    Poooor, tik tak tik tak!/ Drejtesia vonon, pooooor nuk harron.

  33. -Koha do ti vleresoje keto shkrime.,
    qe nxjerr VKM per te pa mbrojturit..dhe vete vjedh.

  34. punetori says:

    Aktet e qeveris ne ikje tregojne mentalitetin komunist se prona eshte e
    te gjitheve ,dhe une qe e administroj e bej si te dua.Boll me,ktheni pronen tek pronari i ligjshem ,abrogoni ligjin 7501 qe cdo gje te behet
    persembari.Zaptuesit e trojeve ta paguajne pronen e zaptuar me cmimin e
    tregut. Ne keto 23-vjet eshte bere vetem grabitje me ligj e pa ligj.
    Hajdeni te bejme shtet ligjor dhe jo shtet grabitqar sic e kemi.Deri tani
    kane perfituar shkelesit e ligjit qe te bejnekarshillek me arme dhe ai qe
    zbaton ligjin eshte i fyer.Mjaft me.

  35. Ndue Deda says:

    Aktet e qeverise ne ikje jane me te keqia se ato te qeverise komuniste sepse te pakten , qeveria komuniste ruajti dokumentat e pronesise dhe te sekuestrimeve me vertetesi, ndersa Saliu te rremben pronen dhe zhduk te gjithe dokumentacionin. Ky veprim eshte jo vetem nje akt i paster grabitje e korupsjoni, por edhe nje akte bajraktarist dhe obsurantist qe tregon mentalitetin me te cilin kane drejtuar e udhehequr vendin telebanet me ne krye Sali Berishen.
    Prandaj rikthimi i ShQUPit ne gjendjen e me parshme eshte nje kerkes e domosdoshme nese qeveria e qe do vije ne pushtet ne shtator deshiron vertet te vendosin drejtesi dhe trasparance. Nje veprim i tille eshte i domosdoshem per ti treguar edhe mjeranit e servilit qe sote ndodhet ne karriken e Presidentit se ligji eshte i njellojte per te gjithe dhe ai pavarsishte se eshte nje militant me aftesi te kufizuara i PDs, ne poziten ku u emerua duhet tu sherbeje te gjitheve e jo vetem nje partie.

  36. nanen bre says:

    O Mero u kokedaulle c’do te thuash ne ate gazeten tende pacavure kur Edvin Rama te mos te jap tender,e di une gjolek malaj e te tjere do te shtypin ate koken tende tullace dhe te madhe sa te buallit

  37. specialisti says:

    O Mero mjaft me analiza per Sali Serbin…bej ndonje shkrim ku ta shash me sharjet me te renda shqip,ta denigrosh,ta poshterosh,ta degjenerosh…pa asnje argument ose me argumentin e vetem-antishqiptari me i madh qe ka pjelle kjo toke

  38. Verte qe putini si rasputini e vicet serbe ‘arkano-fazlliq’ e bene Shqiperine shesh plackitje e hale plehrash e cerdhe mafiozesh (perfshi cerdhe talebano- mafiozesh kamikaze), pooor a e dini qe zullumi i Familjes qe qe e beri nje PUNE?
    (alias makuteria monumentale, Shpellari tha kjo e ka fajin, se une ashtu dhiar jam, si mund te me vene ne krye te Sofres dhe te mos makuteroja e kuterboja dynjane?!, fajin e kane ATA qe me perzgjodhen per merak!!, drejte!.
    Makuteria per pushtet& pasuri eshte ves qe e kane edhe naziqet jo me Dhiari yne skizofren i panginjur me buke, moral e diell, ky ka folur vec me dhite dhe instiktet dhiore, kurse ne Tirane, Varkarin kish hapesire, dhe kete beri, po fajin e kane ata qe e zgjodhen, ai hoxha i Varkes dhe ai Biberi andej, kane gisht, po nejse, ene Ky Shpellar-Kuceder, i peshtyri zbriti ne TR. -i peshtyre iku prej Tr.; ky kujti se ka vec ‘podestera’ e Mostra!!)
    A t’ja vlejti o Dhiar?!
    Zullumi i nxorri bojen Bojnaxhiut Katovician, hahaha, Qytetaria ka ne dore nje me shume se Plehu!

    Tiktak tiktak…zullumi kputet s’trashmi… Tik tak,

    Na kno nji vase islamiko- ruse ne FB!

  39. nastradini says:

    RRUGA E SHQYPNISE PER NE BE KALON PERMES KTHMIT TE PRONES.

    Ndryshe vendi yne do te ngjaje me nje fis kanibal si tribu afrikane. Toka e SHQUP-it eshte grabitur nga kusaret bolshevike te enver Hoxhes ne vitin 1946 dhe jo ne vitin 1950 sic permendet ne kete shkrim te Mero Bazes. Ka dokumenta per kete grabitje qe ish keshilltari i Sali Komunistit Dhori Sollaku, tani keshilltari i Edi Rames i ka njohur fare mire ne detaje dhe me hollesi. Prandaj SHQUP-i kursesi nuk duhet t’i kthehet Ushtrise per te vazhduar aktivitetin si stalle derrash, por ne baze te Kushtetutes duhet t’i kthehet pronareve te ligjshem. Ne te gjitha vendet ish-komuniste eshte ndjekur kjo politike per pronat e grabituara nga regjimet kusare, prandaj edhe Shqypnia jone e prapambetur duhet te ndjeke rrugen e tyre. Kohe me pare nastradini ne TEMA dhe ne media paralajmeroi per skandalin e grabitjes te SHQUP-it nga Saliu me dekret Presidenti. Por falangat debile, dallkauke dhe infantile enveriste ju sulen me ofeza dhe fyerje si nje lukuni ujqish dale nga pylli i Partise se Punes. Mire eshte qe ceshtja morri udhen ligjore dhe ky shkrim i gazetarit Mero Baze hedh drite per here te pare ne ate qe vendet e tjera e kane kryer me kohe. Ne kthimin e prones se grabitur private pronarit te ligjshem. Keshtu me SHQUP-in keshtu me Kishen e Permetit, prona private eshte e patjetersueshme ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane. As me vendim gjykate dhe as me dekret Presidenti.

  40. sAVO dUKATI says:

    Mendoj se nuk duhet paragjzkuar Edi rama me mendimet se unë them kështu e ashtu. E DZTA NË ZBATIMIN E LIGJSHMËRISË DUHET TË KETË NJË STANDARD. tË LIHEN TERMAT VERIORË DHE JUGORË. TË CILAT PO ÇAJNË POPULLIN. 3- vEÇSE ZBATIMI I LIGTJIT FORCON UNITETIN E KOMBIT. 4- dIKUSH NGtrron qëllimisht partizanët e pas çlirimit si pushtues. Ky është gjzkim anti historik sepse e drejtë ose e pa drejtë në luftën e dztë botrore bashkë me çlirimin e vëndit u krze dhe revolucjoni i përmbzsjes së pronës private dhe u vendos socializmi që të pa diturit e quajnë komunizmë.4- Gjzqin për kthimin e shtëpisë ishtarake dhe pronat e grabitura duhet ta bëjë gjzkata. Krzemiisti duhet ti denoncojë dhe të ndjekë gjzkimin, ndzshe do shpallet tradhëtar.ë gjuhë më të butë nuk duhet të presi Edi Rama. Në rast se krzeministri i rilindjes do kërkojë gjzkim selektiv vetëm për kusarët e Pd-së duke përjashtuar të lSI-së dhe Ps-së do gjzkohet për vete. sepse ndzshe ne do konsedorehemi të pushtuar

  41. otto says:

    Diktatori ish komunist e ka kunder NATO (SHQUP eshte simbol i FA te Shqiperise anetare e NATO) dhe imperializmit amerikan (sulmi verbal kunder ambasadorit te USA.
    NATO-s me marrjen e objektit i eshte cenuar integriteti prandaj i duhet ta riktheje ne vend ate

  42. al says:

    EUROPA NJE NDER KUSHTET QE KAVENE PER MAREVESHJEN E ASOCIMIT ESHTE DHE PRONA. KESHTU QEVERIA E RE TI JAPI PRONEN TOPTANEVE, DHE GODINEN QE ESHTE PD TA MARRE PASI ESHTE SHTETERORE DHE NUK E DUAN PD-ISTET. PD TE GJEJE KE MZIU NDONJE ISH PRONE SHTETERORE,PASI ATJE KA DHE ELEKTORATIN ME TE MADH. SA PER NJE KOQE QE PERDOR NICK RILINDJA E KOKLOPES PO I THEM PRIT DHE DO TE DEGJOSH, SE SA FRIKACAK JANE RAMA ME SHOK. PO TI MER KRIC KU DO JESH QE TE SHOHESH. SHTETI DO VIHET DHE PER TY INJORANT QE TE MESOHESH ME RREGULL.

  43. prof.doc.idiot.ramy says:

    Parrulla malokeve
    Prona I takon atij qe e zapton.
    Digj kadastrat, behu pronar I detit dhe kryeqytetit.
    Ndoshta artan hoxha si engjell qe eshte mund te na beje ndonje analize e te na e nxjerrw shqupin prone te zenit dhe meron djall per akuzat qe I ben djallit.

  44. SOKOLI says:

    Per tu bindur se anulimi i zaptimit te Shqupit eshte nje domosdoshmeri per Edi Ramen mjafton te lexosh shkrimin e fundit te Shkullakut tek Mapo ne http://mapo.al/2013/08/23/rama-nuk-do-ta-nxjerre-pd-nga-selia-e-re/.Nje nga megafonet kryesore te propagandes se Berishes sot argumenton se qeveria e re nuk do ta nxjerre PD nga Shqupi,jo sepse keshtu i intereson Berishes,por se i intereson Edi Rames qe te ruaje imazh te mire dhe te mos i ngjaje pushtetit te Berishes(!!!).
    Shkullaku perpiqet qe perfitimet shume djallezore te Berishes nga lejimi dhe legalizimi i ketij zaptimi tipik allamalok ti transformoje si nevoje dhe aresye te Edi Rames per te mos vepruar(!!!).Duket e qarte fare qe Berishes se derrmuar nga humbja e rende dhe urrejtja e thelle popullore ndaj tij i ka vetem nje rruge per te fituar terren dhe per tu rikthyer ne pushtet: ta beje te pabesueshem Edi Ramen per votuesit e tij dhe opinionin publik ne pergjithesi.Sepse te lejosh te kaloje nje abuzim kaq i rende me disa ligje dhe vendime gjykatash sic eshte zaptimi i Shqupit mu ne mes te Tiranes do te thote te zerosh e te besh krejt qesharake e te pabesueshme te gjitha programet dhe premtimet per Rilindje,per sundimin e ligjit,per te drejten e prones,per fundin e sundimit te te forteve e te tjera si keto.Do te thote te mos kesh me goje tu kerkosh llogari kryetareve te bashkive per ndertime pa leje dhe zaptime pronash.
    Kaq i duhet Berishes sa per fillim.Qe pakica e tij e derrmuar nga vota kudo ku gjendet,qe nga rruga,administrata e deri neper gjykata jo vetem te mos jape llogari e te mos humbase cfare ka perfituar prej pushtetit te tij,por perkundrazi te ndjehet e qete dhe e sigurte per krimet e bera.Pastaj pak e nga pak duke hedhur parate e krimit per te blere mbeshtetje dhe vota,me nje Rame te diskretituar e te pabesueshem per votuesit e vet,te rikthehet prape ne pushtet.Njesoj sic i shpetoi ndeshkimit ne 1997-1998 dhe sic u rikthye ne pushtet ne 2005.

  45. SOKOLI says:

    Per tu bindur se anulimi i zaptimit te Shqupit eshte nje domosdoshmeri per Edi Ramen mjafton te lexosh shkrimin e fundit te Shkullakut tek Mapo ne http://mapo.al/2013/08/23/rama-nuk-do-ta-nxjerre-pd-nga-selia-e-re. Nje nga megafonet kryesore te propagandes se Berishes sot argumenton se qeveria e re nuk do ta nxjerre PD nga Shqupi,jo sepse keshtu i intereson Berishes,por se i intereson Edi Rames qe te ruaje imazh te mire dhe te mos i ngjaje pushtetit te Berishes(!!!).
    Shkullaku perpiqet qe perfitimet shume djallezore te Berishes nga lejimi dhe legalizimi i ketij zaptimi tipik allamalok ti transformoje si nevoje dhe aresye te Edi Rames per te mos vepruar(!!!).Duket e qarte fare qe Berishes se derrmuar nga humbja e rende dhe urrejtja e thelle popullore ndaj tij i ka mbetur vetem nje rruge per te fituar terren dhe per tu rikthyer ne pushtet: ta beje te pabesueshem Edi Ramen per votuesit e tij dhe opinionin publik ne pergjithesi.Sepse te lejosh te kaloje nje abuzim kaq i rende me disa ligje dhe vendime gjykatash sic eshte zaptimi i Shqupit mu ne mes te Tiranes do te thote te zerosh e te besh krejt qesharake e te pabesueshme te gjitha programet dhe premtimet per Rilindje,per sundimin e ligjit,per te drejten e prones,per fundin e sundimit te te forteve e te tjera si keto.Do te thote te mos kesh me goje tu kerkosh llogari kryetareve te bashkive per ndertime pa leje dhe zaptime pronash.
    Kaq i duhet Berishes sa per fillim.Qe pakica e tij e derrmuar nga vota kudo ku gjendet,qe nga rruga,administrata e deri neper gjykata jo vetem te mos jape llogari e te mos humbase cfare ka perfituar prej pushtetit te tij,por perkundrazi te ndjehet e qete dhe e sigurte per krimet e bera.Pastaj pak e nga pak duke hedhur parate e krimit per te blere mbeshtetje dhe vota,me nje Rame te diskretituar e te pabesueshem per votuesit e vet,te rikthehet prape ne pushtet.Njesoj sic i shpetoi ndeshkimit ne 1997-1998 dhe sic u rikthye ne pushtet ne 2005.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    SilikoDoll セックスのための同様の猫のリアエンドオーラルセックスを持つヨーロッパの女性の賢明な大人の人形

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje