Trashëgimtari Nishani

21 Gusht 2013, 21:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vënë në pozitë të vështirë Prokurorinë e Përgjithshme, duke i kërkuar publikisht të nisë hetimet për terror dhe shpifje ndaj tij dhe familjes së vet. Presidenti nuk i është adresuar ndonjë subjekti konkret, mediatik apo politik, por ka sqaruar se bëhet fjalë për akuzat që e implikojnë atë personalisht në interesa financiare pas planit për zbrazjen e godinës aktuale të PD-së dhe kthimin e saj në dispozicion të ish- pronarëve.

E ka vënë së pari në pozitë të vështirë pasi ka bërë thirrje publike për të, ndërkohë që ai është kreu i shtetit shqiptar dhe ka mekanizma komunikimi ligjor me Prokurorinë. Thirrja publike është vetëm një shantazh ndaj tyre dhe të tjerëve, që për turp të tij ai i konsideron kundërshtarë politikë.

Por, mbi të gjitha Bujar Nishani ka vënë në pozitë të vështirë prokrurinë për një çështje shumë profesionale. Shqipëria, si shumë vende të tjera demokratike, ka adoptuar standardet e Bashkimit Evropian lidhur me dekriminalizmin e shpifjes. Për ironi të fatit, kjo është bërë kur Bujar Nishani ishte ministër Drejtësie. Instituti i Medies në Shqipëri, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe Parlamenti i Shqipërisë, bashkëpunuan për disa kohë deri sa arritën të ndryshojnë Kodin Penal të Shqipërisë, ku shpifja konsiderohej vepër penale.  Ky ndryshim u heq autoriteteve të larta të vendit, presidentit, kryeministrit apo zyrtarëve të lartë, të drejtën që të penalizojnë dikë, politikan apo gazetar, për shpifjen si vepër penale. Ata nuk kanë më asnjë të drejtë ligjore më shumë se sa qytetarët e tjerë për t’u mbrojtur nëse mendojnë se ndaj tyre është shpifur.

Ne që e njohim, e dimë që zoti Nishani vihet në detyra vetëm për të hedhur firmën, por këshilltarët e tij duhet herë pas here t’i tregojnë që ato çfarë kërkon ai apo gruaja e tij, nuk mbështeten më në ligj. Kështu që, thirrja publike ndaj prokurorisë është thjeshtë një terror mbi prokurorinë, e cila varet prej tij. Prokuroria nuk ka tagër ligjor të nisë hetim për shpifje, edhe pse Bujar Nishani mund të jetë shqetësuar shumë. Nëse Nishani e di këtë dhe e bën për të terrorizuar prokurorinë, ai duhet të shihet si i tillë. Nëse nuk e di, çka është e besueshme, duhet të bëjë përpjekje të marrë ndonjë këshilltar ligjor që ka mbaruar shkollën ditën dhe të jetë serioz kur flet për broçkulla të tilla.

Për ta lehtësuar pozitën e tij, gazeta TemA po boton sot dokumentet që provojnë se vjehrri i tij është trashëgimtar ligjor i një prone ku përfshihen dhe kufij të ndërtesës së PD-së. I kërkoj ndjesë vjehrrit të tij që po i lakohet emri, pasi është në pronën e tij të ligjshme, por nuk mund të neglizhoj faktin që presidenti u investua në mënyrë të paligjshme për të liruar një pronë të ushtrisë, me qëllim që ti hapë perspektivë ndërtimi një prone që i takon familjes së gruas së tij. Në çdo vend të botës, kjo është një kapje e pastër shteti dhe një konflikt interesi, që po t’i shtosh dhe elementët antiligjorë që ka, duhet ta çojë presidentin në dorëheqje.

Përpjekjet e tij tinëzare për të bërë sikur përgënjeshtron gjëra që nuk ja kemi thënë, vetëm sa na kujtojnë tinëzaritë e Sali Berishës, që kur vajza kapej me presh në duar duke kërkuar tre përqindësha tek investitorët e huaj, babi i saj thoshte se është kërkesë  legjitime, pasi ajo ka biznesin e saj. Në këtë rast, kur vajza kapet mat duke përdorur pushtetin për të rivlerësuar, bën sikur nuk ka interes, pasi nuk është e saj, por e babait. Pra, diferenca është se më parë babai bënte të paditurin për vajzën, tani vajza bën të paditurën për babain. Është një simetri e shëmtuar, që thjesht na kujton se trashëgiminë e korrupsionit të regjimit të Berishës, tani na e mban gjallë kreu i shtetit. Ne nuk kemi asgjë me trashëgiminë e ligjshme të familjes Kosova, përfshi dhe çfarë mund të fitojë zonja Nishani. Ajo që na shqetëson më shumë është trashëgimtari Nishani, që përfaqëson trashëgiminë e shëmtuar të një regjimi që u ndëshkua me 1 milion vota për korrupsion.

68 komente në “Trashëgimtari Nishani”

  1. SuperMero says:

    Le te protestoje tani EUNUKU i Salistanit!

    http://is.gd/5w06ck

  2. Luli says:

    Mero të mbeshtesim per drejtesine dhe saktesine.
    Faleminderit.

    1. AGIMI says:

      Hetim i thelle parlamentar dhe penal per ate maskara, per:
      – Konflikt Interesi;
      – Neperkembje e autoritetit te Forcave te Armatosura ne faljen e SHQUP-it (Shtabin e Pergjithshem);
      – Perfshirje ne skeme ndertimi kriminale me Bashkine e Tiranes;
      – Shperdorim Detyre;
      – Mashtrim publik!

      1. demokrat i 91 says:

        @Agimi
        te shtohet qe eshte edhe genjeshtar i madh, sepse Bujar Nishani ka qene ne krye te ushtarakeve ne 1991 tek shkolla e bashkuar per te rivendosur bustin e Enverit mbas 20 Shkurtit. Ka shume deshmitare per kete veprim te tij dhe ne PD e dine shume mire kete fakt, ndersa ai ka deklaruar se ka bere te kunderten, pra ka nderhyre qe te qetesoheshin gjakrat dhe te mos vendosesh busti. Vetem per kete genjeshter ai nuk mund te kete moral per te qene ne poste publike.
        Sa per Berishen ai historikisht ka zgjedhur dhe ka mbajtur prane vetes njerez me moral te dobet. Duhet filluar te deklarohen te gjitha keto, te zbulohen te vertetat dhe te ndeshkohen sipas ligjit, kete e them per te dy kampet politike qe te pastrohet Shqiperia nga HAJDUTET dhe MASHTRUESIT.

      2. edmond says:

        agimi i arte. hahahah

    2. fl says:

      Z.Baze – nje opinion tuajin per sulmin e fundit verbal te Partise anti-qytetare te Berishes kunder ambasadorit Amerikan te radhes.

      Pse monstra PD-se perfundon duke share si rrugac cdo ambasador Amerikan te ketij vendi?

      (Teknikisht Z.ARvizu ka bere nje gabim, pasi 23 Qershore eshte date shume me teper historike se cdo date zgjedhjesh te merparshme ne kete vend)

  3. sali berisha says:

    jo mero vertet asht terorizu presidenti ,intelektuali ma i shqut qe ka pas shqiperia ,,pas meje kuptohet ,,,ka ba detyren prokuroria duhet ti hetoj po si ka hetu shpifjet per zenin dhe giten dhe gjykatat demokratike i kan damshperbly edhe me qindra mijera euro te meritume,,,,edhe presidenti asht me nder dhenderi duhet pagu me euro ,,,,mafja e krimit e oligarkut t efhjshte te lacos smund ta fyj me nder presidentin,,,,,perpara sb

  4. Tironci says:

    ka dicka qe vjen ere ketu. shoh qe po aplkohen 2 standarte, nese shqupi ka pronare pse nuk i kthehet shqupi pronareve ashtu sikurse godina e pd po i kthehet pronareve te ligjshem? nese behet kjo atehere kemi 2 pronare qe marrin pronen e tyre dhe ta gezojne.

  5. astrit olldashi says:

    ai gjytyrym duhet te japi doreqjen…..ai eshte qeni i fundit pa dhemb qe i ka ngelur berishes

  6. eljo says:

    Zoti Mero po godet perseri figuren e presidentin por populli thote se pema qe ka kokrra gjuhet.Nuk e di do ma botosh kete koment se nja tre cope perpara mi ke censurue.

    1. dymi says:

      Ky Elio mua per vete me duket i ndertuar me qeliza gomari.

    2. homeri says:

      —elio — qenke nje lamazh , po per cilin president flete more derezi , po ai i perket partise jo popullit , presidenti yne duhet te zbatoi ligjet qe te respektohet dhe MERO kete ve ne dukje —o elio u bere legen i prishur —lamazh i keq

    3. eljo says:

      Ky eljo ketu siper perdor emrin nuk jam un qe shkruaj
      kundra komunistave shume njyresh, Stafi i gazetes Tema e dine
      imail-n tim, dhe do ti lutesha qe te mos publikoje komente
      te personave te tjere me ket emer.

      Dhe ti o bythe shpuar aty siper perdor emrin tend po te
      pat mbetur pak burreri.

    4. eljo says:

      eljo — 21 Gusht, 2013 në 9:41 pm

      Ju INFORMOJ QE KY ELJO KETU SIPER NUK JAM UN QE SHKRUAJ
      PERHERE KETU TEK GAZETA TEMA, PRANDAJ KAM VENDOSUR QE NGA
      KY MOMENT, TE MOS KOMENTOJ ME KETU NE FORUM PER TE MOS U PERDORUR
      EMRI IM NGA DISA LEGENA PA SHTYLLE KURRIZORE.

      KY ESHTE KOMENTI IM I FUNDIT
      TE TJERET QE KOMENTOJNE ME EMRIN TIM NUK JAM UN

      JU PERSHENDE TE GJITHVE PANVARSISHT BINDJEVE POLITIKE

      I lutem stafit te nderuar te TemA-s te ma publikoi kete
      koment te fundit. faleminderit.

      1. Pena says:

        O Eljo.Personi qe perdorte nikun tend,donte pikerisht kete,qe te te mbyllte gojen dhe te heshtje.Me keto qe po shkruan ti,ne kuptojme qe kopjuesi ja paska arritur qellimit vetem me nje shashke.Me falni per nderhyrjen,por mendoj se kjo nuk te nderon ty.

    5. fatmiri says:

      Eljo, Bujari nuk ka kokrra, por koqe te fishkura qe nuk i hyjne me ne pune askujt. Ashtu si dhe saliu. Mbaruan ata. Fjalen e kane te rinjte, ata te thyejne gryken e qypit. E kupton, ata te qeverise se re. Prandajbeju dhe ti si te tjeret se ngele mbrapa, shko nga shkon shumica se do te hedhin atje ku hodhen saliun. Bujari eshte bujar vetem per instiktet e Saliut.

  7. rb says:

    Z. Mero! Si dje dhe sot i the plot gjera te verteta atij Nishanit (Mehmetit), por a te ka kuptuar ndopak? Kam mendimin se jo. Po te qe e kunderta ai ose do kish dhene doreheqien, gje qe nuk mund te ndodhe ne Shqiperi, se nuk njihet ky institucion, ose do kish vrare veten.
    Mirpo, kapterin e bie ne pune ushtrie interesi ekonomik dhe e heq interesi ekonomik, kur fillon te vjedhe, se per ate pune ka ardhur ne ushtri.
    Vet e kam degjuar deklarimin tek Klani i Fevziut per pasurira, qe tani i mohon. Ka mbi nje vit ne ate post te shenjt te shtetit dhe nuk pame nje veprim kombetar te tij, por vetem ne zbatues te rendomt urdhrash…
    Fatkeq!

  8. unknown says:

    Mero, te humbi Sala, dhe tani do te gjesh arsye per te shkruar. Do te shofesh qe shume shpejt do te te humbi vlera fare, se nuk ka per te lexuar me njeri. Megjithate do te ishte mire qe lexuesve ti botoje edhe nje here ato shkrimet e tua deri ne zgjedhjet lokale 2007, kur shkruaje nga mengjesi deri ne darke kunder Rames dhe botoje fotografi te tij edhe gjysem nudo. Biles ben mire qe per publikun te botosh edhe nje here ato numra ku e filloje gazeten tende me fotografi shume te madhe te kantundarit Meta, dhe shkruaje me germa shume te medhaja “HAJDUT”. Ai njeri sot eshte ne qeveri, dhe nuk eshte shqetesim I vogel per shqiptaret. Te jane prishur interesat Mero qysh ne zgjedhjet lokale 2007, prandaj ke urrejtje kaq te madhe. Do te shohim kur keto qe kane ardhur ne pushtet te bejne po ato brockulla qe beri PD-ja, a do te kesh edhe per ata kete patologji apo jo? Je njeri I lig dhe me shume komplekse, pamvaresisht se si analist je shume I mire.

    1. fl says:

      Te dalesh ne Opozite s’eshte ndonje gje madhe ne boten e qyteteruar. Autokratet kur rrexohen nga pushtetit e perjetojne si katastrofe. Nuk ka ketu brockulla si te Fatos Nanos, jane krime. Dhe ka nje ndryshim edhe midis hajdutit dhe kriminelit.

    2. mark says:

      Une ralle lexoj gazetat sepse jame shume i zene me pune. Me sa kuptoj nga drejteshkrimi dhe menyra e te shkruarit, me dukesh si person qe ke ke mbaruar shkollen e larte ne kohen e Enverit. Me sa dukesh je marre ose merresh me shkrime, por llogjiken e paske te varfer; dhe kjo eshte ndoshta nje nga problemet tona (shqiptareve). Drejtesia nuk eshte thjeshte nje tifozllek. Une nuk i kam lexuar shkrimet e ketij Meros ne lidhje me personat e permenduar. Por me sa lexoj ketu, kuptoj qe Mero paska shkuar fakte per persona nga e djathta dhe e majta. Ne artikullin e me siperm nuk shoh te lavdrohet ndonje person nga kampi i majte. Mero vetem ka paraqitur fakte dhe mendimet e veta per nje person, qe ne kete rast i takon kampit te djathte.

      1. fatmiri says:

        Po mire , o Mark, po saliu kur e ka mbaruar shkollen ne kohen e Enverit? Po Jozefina me lesh, po Tritani me presh, po te tjeret…?Po pse beni sikur nuk jeni budallenj, ju te plepave te saliut. Leni broçkullat, por kthehuni ne rrugen e zotit, ate te shtetit ligjor e demokracise , se kujtuat se moren pushtetin dikur dhe bete me shume se ç’beri Enveri.

    3. mentali says:

      Ndersa Mero shkruan me emrin e tij dhe paguhet per te, ti flet si i panjohur, dhe per kete edhe paguan interentin.

    4. Pena says:

      Me talentin qe ka z.Mero,e simpatine e thelle qe ka fituar tek lexuesit, mos ja qaj hallin.Sot per sot gazetari Mero eshte i pa arritshem nga koleget e tjere,por ti,me sa duket i perket kampit te Jozefines dhe gjete kete menyre per te ngushelluar veten.
      Te uroj shendet te plote,jete te gjate e mendje te kthjellet z.Mero,pa stani i larove kete pune ka.

  9. Teknokrati says:

    Ne kete pike po filloj te kem meshire per “boksierin” Nishani. I vene ne cep te ringut i ka ngelur vetem te kafshoj veshin e tij qe te dali pa u rrezuar…..

  10. Fatmiri says:

    Tua ktheje ZOTI te femijet e tyre talljen dhe shperdorimin qe bejne me nje popull te vuajtur si Shqiptaret.

    1. N Shabani says:

      Bravo Mero Baze te lumte ja qe qenka e vertete. Keta te bejne budallenj me te forte po tani cfare do te thote zonja qe e mohonte se kishte lidhje me ndertesen e PD? Ky eshte nje konflikt I paster interesi prandaj Bujar nishani te jape vete doreheqjen dhe te mos presin qe ta heqin per korrupsion dhe shfrytezim posti mazhoranca e re.E imagjononi dot sikur ta kishte bere Bamir Topi nje veprim te tille kur ishte president se cfare do ti benin apo jo? Ky eshte hajdut njelloj si Sali Berisha prandaj nuk e firmosi shefi i shtabit te ushtrise dhenien e SHQUPIT PD se e dinte qe ishte dallavere e paster.

  11. prof.doc.idiot.ramy says:

    Toka I takon atij qe e zapton.
    Me kete parrulle salu berisha shkaterroi nje komb.
    Pervete maloket te vrasin per nje pellembe toke.
    Kurse tokat e te tjereve ne tirane e.durres I rrwmbwjne.

  12. Emigranti says:

    Ju pergezoj zoti Mero per faktet dhe analizen qe beni Por nuk jam dakort me ju kur i kerkoni doreheqjen nje njeriu qe nuk e di perse ka hipur ne ate karrike dhe se cfar perfaqeson. Kete gje duhet tja beni dikujt tjeter jo atij Ai njeri eshte per te meshiruar Ndoshta kete gje duhet tja kerkoni mazhorances se re qe te filloje procedurat per ta hequr kete njeri dhe ne vend te asaj karrike ti japin nje karike me rota.

  13. Kendveshtrim tjeter says:

    Perseri ne kete loje te piset,autori kryesor nuk ka hedhur firme,ky eshte Berisha !
    Nishani ka hedhur firmen,per rishtetezimin e prones private.
    Ne emer te kthimit te prones private,tek i zoti,kemi rrembimin perseri te prones nga “Partia Demokratike”,te prones se “armiqve”te partise.
    Enver Hoxha me sistemin qe perfaqesonte,e “ligjeronte” gllaberimin e prones private.
    Po Nishanin ku e shpie mushka?
    Nxenesi i Enverit,Berisha,tha: Kishim bere nje gabim per “zbardhjen”e vendimit,por gjeti torollaket per ta firmosur,rembimim e prones tek SHQUP-i.
    Per firma i duhen Nishani dhe Noka,skiles se vjeter,per firma antiligjore!

  14. Agimi says:

    Si gjithmone Mero eshte I sakte, I drejteperdrejte.

  15. rroku says:

    Mos harroni tasin e Kosit per kapterr Nishanin ne cepin fundor te Presidences – gruas se tij “te mencur” (sdo mend ke ka per burre, ai trap ajo e cyt edhe me shume) jepini nje shkalle me lart Sultjac !!!

    Kosin shoqerojani me nje Condom DeLuxe se mos e qit e ndotet se nuk i punojne mire mekanizmat.

    Vetem me ket lloj ushqijimi e kalojne lehtshem stresin “presidencial”.

  16. nina says:

    Ju z. MERO BAZE beni nje lufte te jashtezakonshme kunder korrupsionit -mashtrimeve etjra, mendoj se asnje institucion, person tjeter fizik apo gazetar nuk ju afrohet per kurajon, saktesin e vertetesin. Ju lumte per te mirat qe i sillni vendit ne keto vite te veshtira .

  17. Del says:

    Super shkrim! Super Mero! Super fakte!
    Duhet te jete duke plasur nga inati. President injorant qe s’njeh ligjet e vendit te tij dhe genjeshtar, po fare fare! me sakte familjarisht genjeshtare! Faleminderit qe i shkuat deri ne fund kesaj ceshtje, me te verteten e fakteve te pakundershtueshme. S’eshte kot gazeta me e klikuar kjo ?

  18. lavdosh says:

    Mero,
    Me vite kemi theneéshkruajtur ne forumet online qe te te ruaj Zoti tu dhe familjen tende nga keta kriminele te kulluar dhe te paskrupuj.
    Shpresoj qe qeveria e re te te jap mbeshtetje dhe mbrojte, sepse keta jane te rrezikshem.
    Per mua ky do te jete nje test per Ramen: eshte ai apo jo per shtetin e te drejetes, eshte ai apo jo per mbrojtjen e mendimit te lire dhe te artyre qe jane ne frontin e pare kunder krimineleve

  19. Guri says:

    Pergazeten Tema dhe Mero Bazen kam pasur nje mdjenje vleresimi.
    Por qe kur moderatoret me cesuruan nje koment per Blendi Manes me detyruan qe ta konsideroj kete gazete njesoj si te gjitha gazetat ne qarkullim.

    Fack you moderatore qe prishen imazhin e te vetmes gazete qe lexoje me qef.

  20. ALBAN DEGA says:

    PRESIDENT KOLLOVARI I BERISHES …

    – Vetem nje ndreqje e vogel miqesore ne titull Mero djali!
    … Pak humor ne kohe kolere e terrori te stisur e beteje donkishoteske me mizat dhe mullinjte e eres

    Ne vend te “President Trashegimtar” do te kishja vendosur “President Kollovar” jo vetem i Karaosmaneve por pikesepari i Sali Berishes qe po e shperdor ushtarin Nishani dhe te shoqen e tij ne menyren me skandaloze.
    Cfare mund te presish tjeter prej te shperdoruarve te vetshperdoruar!
    Ushtareve te tille ala Don Kishoti i Mances dhe ala Shvejk, ala Bujar Nishani gjithnje u del plumbi nga tyta e jo nga qyta.
    Nrysho Nishan ore Bujar Nishani se sic e ke filluar nuk do lesh as nam as nishan emrit tend pa emer!
    Sic e ke filluar “betejen antiterror” kunder nje mazhorance dhe shtypit te lire e te pavarur shqiptar, qe akoma de jure nuk kane asgje ne dore pervec celesave te kashtes dhe lirise se shprehjes, do tua kalosh edhe Don Kishotit te Mances dhe Shvejkut,
    Beteja jote familjare me mizat dhe mullinjte e eres do te siguroje vetem nje emer turpi
    PRESIDENT KOLLOVARI… I BERISHES!
    Ose… ose…
    “DON KISHOTI I SALI VICIDOLIT!

  21. Mari says:

    je nje koqe kandari qe meresh me opoziten tani nese i thua vetes gazetar shiko kap dicka te kohes lere berishen e opoziten mos i lepi sumen Dautit sic ja lepive Saliut se pastaj perfundon si Prec Zogaj o Mere djali

  22. kosovari says:

    A ka mundèsi ligjore(se kètè nuk e di)qè pèr kèto shkelje tè hetohet dhe tè kèpus qafen nga karriga e presidentit? Pastaj sikur nuk ka kuptim njè ekstremist i PD-sè si Nishani tè jetè nè atè post ,qoftè edhe njè ditè,kur njè shumicè mbreslènèse ka ardh nè pushtet. Tè ishte i paanshèm hajde de,po ky bèn tamam si mbrojtès i pakompromis i korrupsionit dhe nje partiak i pandreqshèm. Dègjo Nishan, ndaç bèhu militant ndaq çka tè duash,ti e ke tè humbur davanè…!

  23. Boi says:

    O Mero, si ka mundesi qe ky Ali Kosova eshte pronar i vetem, pa vellezer, xhaxhallare, daja halla teze kusherinj mor burre!!!Nga ane e anes biri i botes rrit ne Fushemret ka prona ne Shkoder, Dures, Elbasan, Fier Himare pothuajse ne te gjithe Shqiperine. Vetem ky i paska, djale i vetem eshte ky???!!!! Te gjithe pronaret qe kemi degjuar qe nga Bogdanet, Begete etj, shohim se jane shume pjestar dhe kerkojne dhe niperit dhe mbesat, kurse per kete nuk paska njeri tjeter vec tij!!!! Ma bej nje nder dhe bej nje kerkim per kete njeri. Me thuaj dhe pak si e shpjegon faktin qe shumica e notereve te bere nga Nishanlliu jane punonjes te hipotekabe ne keto qytete??!!! Kerko Pak Mero se jam e sigurt se ky nuk ka asnje prone por i ka te fallsifikuara te gjitha.

  24. ARBER says:

    KY PERSIDENT KA NGATERRUAR KERKESEN QE DUHET TE BENTE PER POSHTERSIT QE KA BA SI MINISTER . POR LERENI TE SHKRETIN SE ESHTE NE FAZEN E DEPRESIONIT E PO KUROHET. MOS E SHQETESONI TE VARFERIN SE NUK ESHTE FAJI I TIJ POR E TE SHOQES SE AJO E KA FUTUR NE KETE BATAK.

  25. Aleksandër Matrënga says:

    Ne fakt kisha bindjen qysh kur u tha nga Mero çeshtja e pronesise per selin e PD ishte e sakte ,sepse Mero eshte nje gazetar investigativ nga me te zotet per te mos thene eshte i vetmi sepse perveç investigimit duhet te kesh edhe kurajon ti publikosh ato.Bravo Mero.

  26. Dordoleci nishanlli says:

    o Mero, po nji cik me lezet keto shkrimet e jo bombe fare.
    Harroni qe lumemadhi eshte sakat, e mos i bie ndonje damlla prej marazit ( largqofte ). Ore po me ke keqja eshte se do na lesh pa lexuar gazeten, do na vijne hakersat e Luljetes se bashkise e na prishin faqen.

  27. dita says:

    E Tiransit e gjore i rropen si lane gje pa marre….

  28. bjordi says:

    z mero ty te lumte per shkrimet e tua , por problemi eshte qe ata vazhdojne ne te tyren, po e plackisin shqupin, dmth veprojne sikur te mos jene bere zgjedhje fare,partia u rrudhos nga votat e 1milion qytetareve,keta duan ta zgjerojne duke plackitur,qeveria qe po vjen ti shikoj mire rufjanelleqet e saliut dhe te ketij bedelit qe ka vene per te firmosur.

  29. Parrucjani says:

    Ne fakte Tarana ka kene Tiransve , dhe n.q.se prona ne fjale eshte prone e ketyre familjeve te nderuara Tiranese , per me shume e Mandels Shqiptare z.OSMAN KAZAZI (PASTE RAMET) i cili ka vuajtur ne burgjet dhe internimet komuniste 45 vjete , eshte dashur qe kjo prone te ishte dhe pronarve shume perpara , turpe qe nuk e kane ba nji gja te tille ,dhe n.q.se njeri pronarve paska kene i ati gruas se Presidentit , kjo tregon preardhje QYTETARE ,nuk jane Taranes vetem ato qe e pushtuan mbase 45 nga zonat me te humbura te jugut dhe sot bajne si Taranes se vjetr , qe nuk kane vetem nji brezni , e per me shume e prej halabakve te mbase 90 , sic eshte dhe bazja qe erdhen me kepuce me balte dhe sot jane ta kamun dhye mendojne se TIRANE ESHTE E TYRE , bazje tregon me kete shkrin ndjenje te theksuar inerioriteti.

  30. be-to says:

    Z.Baze,
    Me shkrimet tuaja jeni duke dhene nje kontribut te paçmuar per çrrenjosjene diktatures berishiane.
    Ky shkrim si dhe gjithe shkrimet e tjera dallohen nga nje llogjike absolute dhe nje sil i persosur.
    E bukur fraza…duhet te beje perpjekje per te marre ndonje keshilltar ligjor qe e ka mbaruar shkollen diten…(!)

  31. G. Sulce says:

    Tirana epiqender gangrenash antiligjore, ka nevoje per nje CUNAM.

  32. alban4eva says:

    nuk ka me pike dyshimi qe dordoleci i S-halè shpelles ka shkelur ligjin me te dyja kembet ne shume raste. ky njeri duhet shkarkuar dhe me pas duhet filluar hetimi ndaj tij. e ke vendin ne burg, se bashku me padrinon e tij. atje brenda ne qeli le te vazhdoje tia beje bythen pasqyre perdhunuesit te tij, S-halè serb Berishovicit..!!

  33. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI says:

    PER BRAÇIN E OREVE TE VONA

    ORE BRAÇ I OREVE TE VONA
    E zoteria juaj qe keni shkelur ligjin me dy kembe, e ne se nuk levizni me kembe po me duar ne vertikale e keni shkelur po ashtu ligjin me dy duar.
    Kur Merua, çuni i Guri Bazes publikoi dokumentat private te familjeve Kazazi, Kosova, Zajmi, Haxholli, Pashollari, Pirgu dhe Llapaj kishte lejen e tyre me shkrim per ti publikuar ato apo jo?
    E nuk e ve ne dyshim qe per te nxjerre nga Kadastra e Tiranes ato dokumenta kishte nje vendim te Gjykates se Tiranes apo jo?
    Ne rast te kundert, mendoj qe kemi te bejme me nje shkelje te rende te ligjit mbi privatesine personale, aq me shume e bere kundrejt nje grupi personash, pa autorizim e me metoda mafioze.
    Pyes kush eshte personi ne Kadaster qe i dha keto dokumenta e sa eshte paguar ai apo ajo?
    Dhe se fundi Merua i biri i Guri Bazes çfare ndertimi pa leje ka bere ne Kavaje qe ka kerkuar ti falet ai, a mund te kemi edhe dokumentat e shkeljeve ndertimore qe ka bere qe te publikohen edhe ato?
    E jotja deri ne braçezim Jozy

  34. vlora says:

    Po na behet edhe ky Baze per Ramen si Fahri Balliu per Berishen.

  35. Boing777 says:

    ne fakt paraqitja e nje presidenti i bukur i gjat king i zgjuar te ben dhe si vend dijitoz por dhe te imponon respekt ne bot,,,tani shikojeni ku jemi katandisur shikojeni c,far presidenti kemi,,sic esht fytyra e p.demokratike ashtu e kemi dhe presidentin,,

    1. edmond says:

      moisiu ka qen king per zotin, kishte lezet.

  36. Kozmo says:

    Pershendetje Z.Mero ! Lexoj me shume kenaqesi te gjitha
    Editorialet e juaja, rralle shume nuk ju jap te drejte per cfare shkruani
    Do te ishte e mira mos te spjegonit asgje private ,per cfare ju ka ndodhur
    me Z. Nishani , kjo tregon haptaz qe sulmet jane vetem nje mllef qe keni
    me te . Kurse sot thoni qe ai eshte kapur mat ,duke bere nje shkelje te rende.
    Z. Mero mos kalo kohen kot me shpifje ,sepse dokumentat flasin ndryshe .
    E gjitha kjo cfare shkrzani nuk ka asnje baze .

  37. georges says:

    Asmaon Kazazi ka qen nje bashkpunetor i Xhafer Deves dhe kete e din mire gjithe Tironsit e para 1945,ai e ka meritu burgun per ato vrasje qe ka bo bashke me Xhafer Deven. Sa per ata jugoret mbaje gojen se ata erdhen si fitimtare dhe doemos qe do benin ligji sic e bon dhe e futen Asmonin ne burg si kriminel lufte.Se doni ju tani te beni ujkun qingj per ne jugoret qe e zume Asmoni me viktimat neper duar, denimi me 101 vjet burg qe shume pak, nje plumb do ti bente shume mire atyre nenave qe e ripane kete kriminel ne tribunat e Kuvendit te Shqiperise pas viteve 1990. Me 1990 fitoi antikomunizmi por nuk u rehabilitua Nazi-Fashizmi,pasi ne fund te Luftes Ftohte fitoi SHBA qe eshte nje nga pese Fuqite e medha qe fitoi Luften e Dyte Boterore kunder Nazi-Fashizmit te perfaqesuar nga boshti Berlin-Rome-Tokio.Asmon Kazazi ishte me boshtin dhe te vriste pa medyshje per te ruajtur fitoret e Boshtit.Sa per Mero Bazen mbaje gojen se ky ZOTNI eshte nje nga luftetaret me te ndershem ne luften kunder korrupsionit, eshte gazetari me i shqaur investigativ ne Shqiperine e molepsur nga korrupsioni i kupoles se PD me pushtet.

  38. fitore says:

    Se shpejti do te hiqet Nishani me urdherin e PESHKUT !!!!

  39. eljo (origjinali) says:

    Te nderuar miq.

    Shikoni nje komentues me lart cfare idioti funksional eshte ?

    Deri tani kerkoheshin fakte per implikimin e gruas se presidentit ne pronat qe eshte ngritur godina e PD.

    Tani qe Mero Guri Baze i nxorri te palarat dhe pislleqet e Odetes dhe
    “boyfriend-it” saj te ndershem tani kerkohet denimi i meros per shkelje privacie ???

    Mos u genjeni nga ato ELJO provokatore qe shkruajne me lart por shikoni orgjinalin tim ketu poshte

    Tung.

    1. ale says:

      Komplimenti Mero! e prisja nje nje gje te tille. Shpresoj qe qeveria e re te sjelli me plot kuptimin fjales rimekembje, rilindje te dinjitetit te popullit.Duhet vetem vullnet e kembengulje asgje me teper. Sic verificove ti Mero si gazetar lere c’fare mund te beje nje shtet i forte. te behet per te gjithe ministrat per fshi edhe kapobanden,dhe shikoni se nuk dote kete nevoje te flasim lart e poshte,letrat kendoje vete.Rendesi ka qe te pastrojne edhe gjykatate prokurorit se faktet jane tashme te gdhendura nuk fshihen.

  40. astrit says:

    z baze si gjithmone i sakte.

  41. uragan says:

    …Faleminderit, Mero Baze…

  42. adrianau says:

    Mero si ta kuptojme kete trashegimtar ne kufijte e godines se PD???? Me I qarte se I more ne qafe gjithe komentuesit qe vjellin vrer, si zakonisht.

  43. sazan says:

    Mero keta jane maskarenj, plackites, vrasesa….Po te erdhi radha analizo pse keta monstra te pd pederat zhelefinat se kush jane keta pisa te ofendojne perfaqesuesin e shtetit me te fuqishem ne bote, qe fale tyre ekziston Shqiperia jone

  44. xhoni says:

    Duke e falenderuar zotin Mero maksimalisht per aktivitetin e tij atdhetar kunder bandes tribale-mafjoze te dinastise kriminale te SERBerishajve do te doja te jepja disa mendime per nje impuls te ri qe duhet te ndiqet ne te ardhmen per te miren e kombit.

    Nuk duhet te konsumojme shume kohe me nje kufome levizese si Nishani por me fenomenin qe ai perfaqson.Ky perfaqson shtresen me te urryer dhe me satanike te politikaneve te sotem.

    Ky se bashku me berishin,besnikmustafen,mehmetelezin,artanhoxhen,azemhajdarin,eduartselamin,kaqislamin dhe shume te tjere pardesy bardhe qe u futen ne levizjen e dhjetorit si gjarperinj dhe kameleone.Kush i bashkonte keto reptile:

    1-Kane qene komunistet me karierriste,agersive dhe disa prej tyre bashkpuntore te sig. shtetit.

    2-Keta persona duke qene me “cen” ne biografi silleshin si turbo-komunista
    per te mbuluar dhe maskuar lidhjet e tyre fisnore apo krushqie me ish bashpuntore te fashizmit,ish diversante apo tradhetare si verlaci,toptani,kazazi etj

    3-Sapo keto kuptuan qe ai regjim ne nendor-dhjetor ngriti flamurin e bardhe
    keto agersivitetin e kaluan ne anen e kundert duke u bere “clirimtaret” E KOMUNIZMIT qe kishte filluar te binte qe ne dhjetor 1981 kur nderroi jete MEHMET SHEHU.

    4-Me ardhjen ne 1992 e ish diversanteve,ish bashkuntoreve te fashizmit dhe reaksionit tjeter qe per 50 vjet ishin rrotull dhe bashkpunuan me sherbimet sekrete te athines,beogradit dhe vende te tjera perendimore keto
    korkodile komuniste u kthyen ne antikomunistet me komike njeri nga keto karagjoze eshte dhe MENDER PRESHIDENTI qe duhet jo vetem per shkelje flagarant te ligjit por te poshtrimit shumedimensional qe po i ben kombit shqiptar nje ANTIPRESIDENT.

    5-Zoti Mero duhet te filloje te denoncoje kalimin e bute qe po kerkon te beje PS me EDI RAMEN ne krye.Veprimtaria 23 vjecare e dinastise kriminale te SERBerishajve dhe zagareve te tij NISHANI+ BASHA+IMAMI duhet te ndeshkohet ne menyre shembellore.

    6-Deklarata e djeshme fashistoide e JOZEF TOPALLIT kunder shtetit amerikan
    nuk eshte rastesi por duhet te ngacmoje KONGRESIN AMERIKAN qe ti japi fund veprimtarise antishqiptare te disa segmenteve te dyshimta ne washington te prekura nga “sindromi Xhaferr Deva” .
    Me fjale te tjera dipllomacia amerikane duhet te ndryshoje kursin me shqiperine te filluar nga dyshja biberovic-rajersonovic ku doktrina fallco e dekomunistifikimit rezultoi nje zbatim i perkryer i doktrines serbe per shkaterrimin e shtetit,ekonomise dhe poshtrimin e kombit shqiptar si dhe per daljen e tyre reale ne Durres.

    7-Nxjerra e Nishanit si tabele qitje dhe organizimi agjenturor i rremujave ne Permet dhe Himare jane nje skenar prefekt i dinastise kriminale te SERBerishajve per ti shpetuar ndeshkimit popullor dhe ndoshta egzekutimit.

  45. fitore says:

    HEJ XHONI KU I KE LEXUAR KETO QE SHKRUAN ?????

  46. xhoni says:

    Kur ka arritur Jozefina ,nje ish spiune e dokumetuar e S.SH.SH te poshtroje ambasdorin amerikan dhe kur nje SAHIT MUJA(mik per koke i berishes dhe fazllicit) ketu ne Amerike akuzon presidentin Obama si
    kundravajtes ordiner nuk ka nevoje te lexosh shume.
    Fajin e ka Mero qe nuk iken nga Shqiperia perpara se ai vend te behet jo vetem i pabanueshem perfundimisht por dhe i rrezikshem per jeten me keq se ne Kolumbi dhe Meksike.Viti 2013 do jete i Enver Hoxhes jo per reabilitimin e tij por per ta nderuar qe ishte i vetmi ne bote qe e vuri ne rrjesht ate popull qe njerit i dha kazmen,tjetrit librin dhe kush shiste pordhe ..prangat

  47. RRem Demneri says:

    A ka bo vaki qi i kamunist enverist ta lavdaroj ameriken.Nuk kom pa ma pederasta se ky Xhoniqi ana emnine vet nuk di me e shkrujt ,se shkruhet John mer kamunist katapultist.Merja vetem po shkoi ne Kine ose Kube se nuk ka ku shko tjeter,po tina a i ke thone emigracionit kur ke dale nitervist qi vdes per Enverin e jo per ameriken?Masanej cere dreqin do tina n’Amerik mer gabel kamunist,hajde ktuna ta bojm kamunismin prap se po ta jap ene une i t’shtyme vallahi.Hajde kadosh hajde ,paske dash ma shum Enferrin se Mehmutin.M’duket se qeke i gjak me Albonin e Homdiut qi na ca trapin e sumes sa her qi shkru nai gjo ktuna.

  48. xhoni says:

    RRum Demneri fort osht ngushtue
    pushke me vete s’i ka qellue
    merr k’te timin
    Sal’s me ja diftue.

  49. RRem Demneri says:

    Qeke katnar Ajeti zotnia jote.T’dhasht zoti shnet se pare je tu fitu tu pastru halet e amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje