Sistemi proporcional rajonal ofron kalkulime të tjera elektorale nga ai kombëtar. Çdo votë në një qark që nuk përkthehet në mandat nuk ka vlerë kombëtare, ndaj suksesin kryesor varet nga forca lokale e partive. Në gjuhën politike raporti midis një mandati dhe mesatares së votës përcakton ndershmërinë e votimit. Le të shohim rastin aktual të zgjedhjeve 2013.
Vlera e një mandati tek PS arrin 10.9 mijë vota nga 9.5 mijë vota që ishte më 2009. Vlera e një mandati tek PD (2013) shkon në 10.5 mijë vota rreth 400 vota më pak sesa një mandat i PS, nga 8.9 mijë vota më 2009. Pra vlera e një mandati tek PD ka lëvizur plus 1.6 mijë vota nga 2009 në 2013. Vlera e një mandati tek LSI më 2009 ishte 18.4 mijë vota, më 2013 u bë 11.2 mijë vota. Siç shihet, i njëjti sistem zgjedhor e favorizoi shumë më tepër LSI në koalicion (me PS më 2013) në krahasim me daljen më vete më 2009. Mandati për LSI më 2013 shkon 700 vota më shumë sesa një mandat për PD dhe 300 vota më shumë sesa një mandat i siguruar nga PS.
Për partitë e tjera politike mandatet luhaten sipas koalicioneve: për PR një mandat ka vlerën e 17.3 mijë votave, për PDIU një mandat merr mesatarisht 11.2 mijë vota, për PBDNJ 14.7 mijë vota, si dhe për PKD 7.9 mijë vota. Mesatarja kombëtare e votave për një mandat parlamentar ishte 12.319 mijë vota, e përafërt vetëm në rastin e PDIU, dukshëm më e lartë sesa mesatarja e votave për mandat të PD, PS, LSI, etj, dhe dukshëm më pak sesa në rastin e PR-së dhe PBDNJ-së.
Në një sistem të pastër proporcional kombëtar, humbësit më të mëdhenj nga mandatet e fituara aktuale do të ishin partitë e mëdha politike PS dhe PD, secila me të paktën 4-7 deputetë më pak sesa fituan me 23 qershor. Votat e partive nën kufirin llogaritës do të shkonin përsëri për partitë më lart, duke minimizuar mandatet e humbura siç tregon tabela, numrat në kllapa. Në total do të kishim 17-25 deputetë që do të ndryshonin nga përbërja aktuale e parlamentit. Përfituese e sistemit proporcional lokal rezulton edhe LSI dhe PBDNJ, ndërkohë që më e dëmtuara rezulton FRD si dhe tri partitë e tjera, PDS, PSD, PDK të cilat do të siguronin mandat parlamentar. Duke krahasuar tabela të tilla, del më në pah arsyeja strategjike sesi partitë e mëdha mbajnë me konsensus një sistem votimi që u jep atyre më shumë mandate sesa vota popullore.
Në fushatën elektorale dy partitë e mëdha janë angazhuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kanë premtuar (PS) pjesëmarrjen e votës së emigrantëve, balancimin e përfaqësimit kombëtar të votës për çdo parti, siç ka pasur edhe premtime (PD) për rikthim në sistem mazhoritar. Në çdo rast do të duhet të ketë ndërhyrje në kushtetutë, gjë që kërkon konsensus, – kërkesë që e bën edhe më të vështirë realizimin e saj. Sepse kanë ndryshuar balancat dhe interesat: PD nuk ka më interes për sistem mazhoritar, PS nuk ka më interes për sistem proporcional dhe LSI ka interes të mbetet ky sistem që është tani. Dhe kur ndryshojnë interesat…. sipas traditës, distanca midis premtimeve dhe realizimeve bëhet gjithnjë e më e madhe!
more po normalisht qe kur beni projekte per te fundosur alternativat tradicionale, doemos qe edhe ato subjekte me profil tradicioal do te bejne perpjekjet dhe te fitoine mandatin, por mos beni sikur nuk kuptoni, juve arsyetoni sikur te mos keni lexuar ne fakt ato ligje qe vete i keni projektuar te tilla si gracka ndaj subjekteve ne fjal.Kete radhe ishte ky lloj ligji i cili me i veshtiri ne fakt penalizonte partite si pkdsh pasi, lufta politike ndaj partive te “vogla” ne fakt me baze filozofike doktrinore tradicionaliste shqiptare ishte e madhe nga konkurentet rivale jashte dhe brenda koalicionit.PKDSH tashme e dha proven, ndryshojeni ligjin dhe na shkruani si do e krijoni gracken e radhes, qe serish te pregatitemi e te ju sfidojme serish, edhe ne rang kombetar pkdsh ka rezerva te bollshme per me shume se nje deputet pse jo edhe grup parlamentar.Koha do provoje.
Nuk e marr vesh se kujt lexues te Temes do ti sherbeje ky artikull i politologut Krasniqi.Me e shumta do kishte vlera ne ndonje seminar me tipa si E.Zaloshnja qe jane te fiksuar pas numrave.Habitem si nuk i bejne pershtypje Krasniqit akte thellesisht antikombetare qe kane ndodhur ditet e fundit ne Shqiperi si veprimet mafjoze me Armon dhe Albetrolin,pranimi i qindra mijra toneve plehrave te rrezikeshme si dhe maskarraleku me shtepine qendrore te MMP.
A i keni syte ne balle mor zotni mender politolog qe te shikosh superposhtersine me greket e “agimit te arte” ne Himare qe perdhosen diten per diell kombin shqiptar dhe qeveria,opozita,mediat dhe shoqeria civile hesht ?
Po kujt i plasi trapi ne Shqiperi per keto tabela dhe keto budallakijet tuaja qe i keni bere copy-paste diku ..
Ky zotni kish bere nje artikull te forte per nje disident poet qe u denua pse qelloi policin e shtetit dhe ky i bente ditirambe heroi.
Pse nuk te vjen zeri Afrim Karsniqi por po na i neverit me keto iditizma qe nuk i kupton as vete ?
Te pakten mos shani Enverin e juaj qe i qinte nonen grekut dhe serbit dhe ju tropojant i kendojshit atehere atij trimi.
Dil Afrim Karsniqi te pakten me nje artikull te mbrosh shqiptaret nga poshtrimi qe po vjen greku dhe po te pshurr kombin ne qafe.
Hiqi rrobat e banjes Karsniq dhe vish rrobat e “trimerise”..
I here n’rradh t’par jane shume parti.Te konkurojne vetem tre kater parti, jo me shume.Se dyti une nuk marr vesh nga sistemet zgjedhore, por ama dua te votoj per kandidatin per deputet qe e meriton dhe jo per partite. Ky me duket kodi zgjedhor me i thjeshte e me i qarte.
Afrim ti i ben llogarite sikur te kishte “halla koqe”. Nuk e kupton qe votuesit votojne ndryshe kur partite nuk jane ne kualicion? Keshtu p.sh. LSI nuk do te kishte mare 16 deputete po te kishte dale vetem, sepse te lekundurit behen te palekundur kur shohin qe partia qe e kane me dyshje mund te dale fituese me kualicionin. Keto llogari jane pa bereqet.
E C’PO NA E CAN TRAPIN , A ISHE DERI DJE KESHILLTAR KRYESOR I PIJANECIT TOPI, PSE NUK LUFTUAT QE TE NDERRONI SISTEMIN OSE TE JAPIN DORHEQJE PRESIDENTI DHE U ZGJIDHTE KJO PUNE, IK O SPIHUN I KOMUNISTAVE QE KAN LUJT ME FAMILJEN TENDE SI KAN DASHUR.
Mendoj se ne sistemin zgjedhor nuk e kemi sic duhet te jete, qe ne parlament te shkojne njerzit e zgjedhur nga populli dhe jo shpikjet shqiptare ,qe ne fakt i ngjan me shume nje emrimi se sa zgjedhje direkt nga sovrani, artikulli sigurisht qe ka vlerer, por kjo kerkon diskutim profesional,psh deputeti, mbas zgjedhjeve mund te bejne si te doj,mund te kaloj nga te doj,mund te dalin te pavarur per te shitur voten e tyre etj.dhe raste kemi plote,duke nderruar dhe testat e partive, duke mos perfaqesuar elektoratin por interesat e tij ,pra realisht ne kete rast deputeti duhet te revokohej dhe zona perkatese te zgjidhte perfaqesuesin e tyre, po keshtu duhet te kete edhe konkurence ne zgjedhje dhe kush te marre shumicen e votave te shpallet deputet, kjo kerkon diskutim dhe modele demokratike ka plote.
Krasniq ne mos gaboj zgjedhjet mbaruan, se per ça e ke bo kete palo artikull edhe ti vete se di me duket.
Ehhhh mer Afrim ketu u katandise dhe ti ????!!!
Po emrat e deputeteve te FRD-se nuk na i dhe o Afrim ideologu.
Une propozoj nja dy baxhella qe kane ata atje : Edlira Gjonin dhe Lizandra Saracin. ?
Pastroni partine nga Aleksander Biberajt dhe Edlira Gjonet se u dalen fjalet sec benit para se te krynit ndonje pune ne terren.
E kam fjalen qe nuk behet morali nga kurvat, o Afrim djali. ?
Ky Lushi..se Afrimi kshu e ka emrin e vertet, ket qe ka tashti e ka pas demokracise, pasi ka qene deputet I Sales, me partine e Nar Ndokes ne ministrine e shendetsise …keshilltari i Moisiut dhe keshilltari me i Topit..na dal te na jap mend si duhet te jete me mire…Pse se bone ti o katnar me mire kur ishe me pushtet ..ik or qafir se edhe Mero ca ska shkruar per ty..si u kataniset…po lepini ckeni peshty…..
GHITHE KJO LISTE PARTISH ( POLITICE) THUA DO JETE KOMB MBI 1 MILIARD BANORE ,,,,,,,,,, SA QESHARAKE ,,,,,,,, KUR DO BEHET NDONJEHERE SHTET NE SHQIPERI ,,,,, ME GJITHE ATO (UNIVERSITETE) PRIVATE ,,,,,, DHE PRAPE GOMARE PO (PRODHOJNE) KESHTU JANE GATI PER NE (EUROPE) ,,,,,,,
Kam kohe qe nga ngjarja makabre e Gerdecit qe ndjek gazetten Tema dhe mund te them me keqardhje se eshte k/artikulli me i dobet i shkruar ne kete gazete.Eshte e cuditeshme qe gjithe ky analist qe ka studjuar ne Gjermani me bursa te dyshimta dhe ka marre dhe graden Master ne mos qofte SPYMASTER te trajtoje kete miniproblem qe mund te jete i njemijti ne rradhen e problemeve akute dhe te egzistences qe ka ai shtet dhe ai komb.
Nje nga problemet qe eshte abandonuar nga komentuesit e Temes eshte dhe fakti qe ne ngjarjet e 21 janarit ka barazuar fajin e opozites me “gabimet” e Berishes.Nje faktor tjeter eshte se i perket atij grupi tropojanesh qe kane qene absolutisht te perkedhelur te sistemit te para 90′ dhe kane bere “palle” ne te gjitha sistemet.Eshte pinjoll dhe derivat
i mehmetelezeve,besnikmustafeve,biberajve,hajdareve,bucpapave,bashkurteve dhe bashmuterve jane oksigjeni dhe plehu i Berishes qe e gjunjezuan ate vend perfundimisht.Aty gjysma e popullsise sidomos puka-kuksi-tropoja-malsia madhe-mati-dibra-burreli etj. votojne per thesin e miellit ky merret me kombinacjone dhe permutacjane..