Një debat pa bukë për politikën e jashtme

7 Gusht 2013, 21:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Politika e jashtme më e mirë e Shqipërisë, është politika e brendshme. Për 22 vite pluralizëm, Shqipëria ka tentuar të bëjë të kundërtën. Ajo ka tentuar të përdorë politikën e jashtme për të imponuar dështimet e brendshme. Kjo ka bërë të dështojë në të dyja drejtimet, si në politikë të brendshme, ashtu dhe në politikë të jashtme.

Debati i hapur prej vizitave paraprake të Edi Ramës me tre kryeministrat fqinjë, në të vërtetë po bëhet orë pas ore më banal për shkak të mentalitetit që sundon tek qeveria në ikje, e cila i shikon vizitat e Ramës dhe mikpritjen ndaj tij si propagandë, siç i ka pasur qeveria në ikje. Vetë Edi Rama po ashtu e ka një sens propagande kur i reklamon ato si strategjike dhe kur vizaton një gjeografi lëvizjesh si ilustrim për reputacionin e mirë të qeverisë së re.

Por çfarë është në të vërtetë strategjike në politikën e jashtme të Shqipërisë?

Asgjë më shumë se sa të prodhojmë demokraci, stabilitet rajonal dhe imazh të mirë për vendin tonë. Shqipëria dhe liderët tanë duhet të heqin dorë nga skemat gjeopolitike, që thurin mitomanët, duhet të heqin dorë nga paranoja e albanofobisë, e ndërtuar si teori nga Sali Berisha sa herë i rrezikohej pushteti në Tiranë, dhe mbi të gjitha të heqin dorë nga ideja se mund të diktojnë fqinjët apo Perëndimin me kursin e politikës së jashtme. I vetmi rast kur politika e jashtme e Shqipërisë do të respektohet dhe do të vlerësohet pozitivisht, është rasti kur ajo do të përfaqësojë një qeveri të suksesshme brenda vendit, një qeveri me standarde demokratike, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe që është model pozitiv për shqiptarët në rajon. Polemikat qesharake për trekëndësha dhe vende strategjikë, janë diletantizma të atyre që mendojnë se politika jonë e jashtme është diçka për të cilin ka nevojë Perëndimi apo fqinjët. Jo! Ajo është diçka që bëhet e vlefshme vetëm kur ne jemi në rregull me punët tona brenda shtëpisë.

Sali Berisha përpiqej ta përdorte diplomacinë sa herë ndjehej ngushtë në Tiranë. Pasi vrau më 21 janar, dhe vodhi votat për llogari të Lulëzim Bashës më 8 maj 2011, iu përgjigj ftohtësisë së Perëndimit me një sërë teorish nacionaliste, ndonjëherë të huazuara nga terminologji gëbelsiane. Filloi të flasë për albanofobi në mes të Mynihut, kur Perëndimi po e izolonte si një kryeministër që vriste kundërshtarë dhe prekte zgjedhjet. Filloi të flasë për Shqipëri të madhe të bashkuar, kur u kompleksua nga faktorë politikë nacionalistë në vend. Filloi të flasë për orientim kaukazian kur pa se Brukseli i mbylli derën politikës së tij. Pra, vetë Berisha ka bërë politikë të jashtme për të kompensuar dështimet e brendshme dhe dhunimin e standardeve të lirisë brenda vendit.

Ky model atavik ndjehet ende në terminologjinë e njerëzve të tij. I vetmi kujdes i Berishës është që njerëzit, të cilët i vë të flasin për këto broçkulla akoma, t‘i zgjedhë sa më qesharakë, që të mos ia marrin për ters. Zgjedh për shembull të flasin Tritanin ose Jozefinën. Por dhe pse kaq banal, kjo nuk e fsheh logjikën e tij dhe mënyrën se si e ka përdorur politikën e jashtme.

Edi Rama duhet t’i jap fund kësaj praktike. Dhe para se t’i japë fund, duhet të jetë i bindur se nuk i vlen. Nëse ai nuk qeveris mirë, nëse ai nuk përmirëson standardet e lirisë në këtë vend, nëse nuk bën zgjedhje të lira dhe institucione të pavarura, nëse nuk zhvillon vendin, ai nuk e ndihmon dot as veten dhe as Shqipërinë me politikë të jashtme. Edhe sikur natë e ditë Obama e Toni Bler të na thonë se ai është fat për Shqipërinë, ne nuk do t’i dëgjojmë. Fati i politikës së jashtme të Shqipërisë vendoset në politikën e brendshme.

E dyta që duhet të ketë parasysh diplomacia jonë nuk duhet të jetë qenia një propaganduese e qeverisë, por një instrument konkret për nxitjen e zhvillimit. Diplomatët tanë duhet të jenë njerëz që natë e ditë të punojnë për gjëra konkrete, për të sjellë një investitor, për të nxitur një botim, për të shpjeguar problemet dhe sfidat e vendit dhe jo për ta dërguar nëpër salla konferencash për të fyer liderin e opozitës, siç bënte Berisha.

Shqipëria është vend i varfër, në një udhëkryq zhvillimi kaotik, pa një strategji të qartë zhvillimi dhe në mëshirë të iniciativave spontane të qytetarëve, të cilët nga padija dhe mungesa e shtetit, shpesh investojnë kundër zhvillimit të vendit pa dashje.

Ne duhet të ndreqim këtë Shqipëri, të zhdukim papunësinë, varfërinë ekstreme, kontrastin e zhvillimit shoqëror, nivelin barbar të arsimimit, gjendjen skandaloze të shëndetësisë dhe pabarazinë e frikshme klasore që po krijon trauma të përditshme. Kur t’i kemi bërë këto, atëherë politika jonë e jashtme do të jetë një sukses si në Romë, në Athinë, në Ankara, ashtu dhe në Bruksel e SHBA. Shqipëria nuk ka as fuqi dhe as reputacion të diktojë apo të zgjedhë aleatë. Ajo është ende pjesë e problemeve të rajonit dhe Evropës dhe jo një model funksional demokracie. Sali Berisha e ka katandisur Shqipërinë si një vend për të cilin kanë interes vetëm trafikantët e drogës, prostitutave dhe biznesmenët e mbetjeve toksike. Nëse Edi Rama ia del të na heqë nga ky trekëndësh i interesave të Berishës, ka bërë shumë për Shqipërinë dhe natyrisht për politikën e jashtme të saj.

Starti i tij është pozitiv dhe mbështetja si nga fqinjët, dhe nga SHBA e Brukseli është maksimale, pasi është qeveri e re dhe rrezatohet dashuria e tyre për Shqipërinë. Por me kalimin e kohës do reflektohet qëndrimi i tyre ndaj asaj se çfarë qeveria shqiptare do të bëjë. Ndaj diplomacia e fotografive dhe propaganda me mbështetje të jashtme, në Shqipëri duhet të marrë fund. Shqiptarët votuan më 23 qershor edhe kundër atyre perëndimorëve që donin të mbanin në këmbë regjimin e Sali Berishës. Ndaj duhet lexuar mirë rëndësia që ka politika e jashtme në qeverisjen e re. Ajo nuk mund të shërbejë si agjenci publiciteti për qeverinë, por si ilustrim i suksesit apo dështimit të politikës së brendshme. Po dështuam në qeverisjen e brendshme, nuk kemi çfarë të eksportojmë veç krizave dhe destabilitetit rajonal.

43 komente në “Një debat pa bukë për politikën e jashtme”

  1. Konica says:

    Couldn’t agree more…. politika me e mire e jashtme per shqiptaret eshte kur vendi i tyre nuk do jete ne lajmet nderkombetare…per keq kuptohet…se per mire…nga vet pesha qe perfaqeson ai vend…cdo veper e mire nuk eshte se sjell ndonje informacion te ri…ne gjuhen e matematikes…kjo do te thote se ai vend ka koeficient mjaft te ulet entropie per ngjarje a veprime pozitive.

    1. fatmir says:

      Edhe ti SULO HADERI i ke bere hosana shpellarit te veriut e shpellarit te jugut. Mos harro peticionin qe firmose per shpellarin e jugut

    2. laurent says:

      Je nje gazetar konstruktiv Mero.Saliu ka shpenzuar miliona euro te grabitura nga shqiptaret,shoqeruar me lehje te verbra per te nxire opoziten ne perendim dhe sali mesjetarin ta prezatonte si engjell.Dhe per hir te realitet ai arriti ,jo pak:Fule dhe kompani megjithse kishin dhe faktet perpara, u rreshtuan ne anen e tij.Prandaj kundervenia me e mire,per te ndryshuar keto irealitete te bera banda e Saliut,eshte te filloje puna per se mbari ketu,per te materializuar demokracine perendimore.
      Dhe kjo sic thote dhe z. Baze,perben dhe propoganden me te mire.

    3. reformer says:

      fjale qe duhen gdhendur me shkrinja te arta, sepse japin me qarte se cdo gje ate qe po ndodh ne vend:

      “Shqipëria është vend i varfër, në një udhëkryq zhvillimi kaotik, pa një strategji të qartë zhvillimi dhe në mëshirë të iniciativave spontane të qytetarëve, të cilët nga padija dhe mungesa e shtetit, shpesh investojnë kundër zhvillimit të vendit pa dashje.”

  2. Dean says:

    C’a debati esencial ka iniciuar ndo1her PeDe-ja,qe te jete dhe ky i fundit me ”brum”?????
    Ata gjith jeten me Thashetheme jane marre dhe vetem kete dine te bejne ”mire”.

    1. raimondi says:

      Po mire dakort jemi qe synimi I qeverise se re duhet te jete politka e brendeshme ,
      –Ekonomia duhet te jete ne qender te vemendjes,
      sepse vetem ajo na shpeton
      por si tja bejme qe greku do vije kete jave ne Tirane per te kerkuar detin ,…..
      dhe Edushka thote qe : ” do bisedojme edhe per detin me deshiren e mire qe ta zgjidhim kete problem”…….loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

      Kur ne fakt , per ceshtjen e detit kemi nje vendim gjykate supreme dhe ne demokraci qeveria nuk ka mandat te nderhyje tek vendimet e gjykatave …..

      Pra problem eshte ketu or vella :

      Qe ti mund te kerkosh te merresh vetem me punet e tua , Brenda oborit tend , por komshiu kerkon te te rembeje nje cope nga oborri jot..
      Atehere c’duhet bere more Mero ?

      Se aty ne gazeten Tema eshte nje artikull me titull qe gjasme Edi nuk “leviz” nga istikami per kete punen e detit, kur ne fakt Edi ne interviste thote
      qe do “levize” nga istikami …me qellimin e “mire” qe te gjeje nje zgjidhje te pranueshme …..loooooooooooooooooool

      Atehere me c’te drejte Edi thote do “bisedojme” edhe per kete ceshtje , kur per ekte ceshtje ka nje vendim gjykate ..?

      Ketij Edit mos I duket gje vetja si kryetari Mao qe bente cte donte me pushtetin…?

      Atehere ti Mero si gazetar pararoje I kesaj qeverie qe vjen, si do konsideroje kete nderhyrje ne vendimin e gjykates …?

      Pastaj ti Mero flet per politken e brendeshme , por Shqiperia ka nje handicap me fqinjin jugor Greqine

      Greqia ka nje politke konstante kunder Shqieprise, duke filluar nga propaganda e saj antishqiptare, ku futet edhe ushtria te kendoje …..”me zorret e shqiptareve do bejme litare,dhe deri tek Qeveria greke qe gjithmone kerkon e kerkon te mari nga Shqiperia, …..

      Te mari detin, tokat tona, te ,nushi vendin tone me varreza te genjehstra ushtaresh imagjinare ….etj etj pislleqe te ketij lloji

      Atehere krahas regullimit te gjendjes se ekonomise sone , a nuk do ishte mire qe qeveria qe vjen ti thote Jo, njehere e pergjithmone ektyre kerkesave kriminale qe ben Greqia ndaj nesh, dhe kjo te ishte boshti I politkes sone te jashtme me fqinjet ?

  3. ILIRET says:

    Nje nga shkaqet kryesore, pse Berisha i humbi zgjedhjet, eshte edhe izolimi qe i bene atij nderkombetaret, sidomos ShBA dhe shtetet kryesore europiane.
    Te gjithe i kujtojne qendrimet e ambasadoreve te Gjermanise, Holandes, Norvegjise, Danimarkes, te presidenti Sarkozi, etj.
    Por goditjen perfundimtare ja dha SHBA, me ane te nismes te ambasadorit Arvizu, ACT NOW! Tani eshte casti, per ndryshim. Ngrihuni te gjithe! Populli i kapi keto sinjale te politikes nderkombetare dhe rezultati dihet.
    – Berishes ja bene gropen nderkombetaret, jo vetem me kritikat dhe me bojkotin duke e izoluar, por duke i bere edhe thirrje te drejteperdrejte, per te hapur krahun.
    Jo pak kane qarkulluar zera para zgjedhjeve, se Berisha ka mare fund, pasi e kane vendosur nderkombetaret, e ka vendosur Amerika. E njejta gje si me Nanon me 2005…

    1. nedavl says:

      Qe te jemi me te qarte mendoje se saliun nuk e e hoqi nga pushteti askush,me gjithe ndikimin e tyre qe njerzit te dilnin masivisht ne zgjedhje, por vetem pamundesia per te vjedhur e manipuluar zgjedhjet, zoterinje ,saliu asnjehere nuk i ka fituar zgjedhjet,me perjashtim te vitit 1992,ku pjesa derrmuese e antareve te ppsh,per shkak te perkeqesimit ekonomik i dhane voten ndryshimit ,ardhja ne pushtet me manipulime solli me vehte edhe korrupsionin gjigand shteteror ne te gjitha hallkat, solli edhe ate qe “nuk lejoheshim me mitingjet se sistemi u ndryshua”,opozita rrihej e burgosej, kjo PD filloje te paguaje organizata per parashikimin e zgjedhjeve te radhes gjoja me ane te sontazheve,me parat e shqiptareve, ,me qellim per ti paraprire manipulimeve te tyre,ku ne kete proces te denueshem u perfshine jo pa interes ekonomik shume veta anonim te rruges qe u shfaqen si analist neper TV te ndryshme dhe qe sote duken qesharak.

  4. Tironci says:

    Mero kjo eshte opozita e pare qe po i ben Rames. te uroj suksese, shkuli veshin fuqishem sa here qe merr kot, se me pd-ne ne opozite qe vec opozite nuk eshte, ska kush ti beje opozite reale Rames

    1. andromeda says:

      Vertet nje ndihme konkrete per kryeministrin e ri. S’ka pse te bejme politika servile me boten. Nese punet na ecin mire brenda, respekti vjen vetiu dhe nga te huajt.

    2. plaku says:

      Tironci,
      Jam shume dakord me shkrimin tend dhe falenderoj nga zemra Mero Bazen, kete patriot te vertete, qe flet si nje shqiptar i zgjuar qe, e do popullin e vet.

      Mero Baze po shkruan realitetin e hidhur te gjendjes se brendeshme te Shqiperise dhe ndihmon qe, shume nga ne ketu ne forum te mos fluturojme me prase ne bythe. Ne jemi nje vend i varfer, jo demokratik, institucjone jo te pamvarura, ekonomi bernut, borxh publik kolosal, universitete kot fare, korupsion dhe vjedhje gjigande, drejtesi e shitur,polici e koruptuar, administrate militante.

      Jam totalisht dakord me ty “Tironci”. Shqiperia ka nevoje per kritikat e Mero Bazes per qeverine e re. Ai qe te do te kritikon thote populli. Une do ti lutesha zotit qe Mero te marri rolin e ri te kritikuesit Realist te veprimeve te qeveise se re. Opozita e PD-se nuk egziston dhe nuk do egzistoje me vite dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe pas zgjedhjeve te shkelqyera te 23 qershorit.

      Pershendtje.

    3. radikalisti says:

      Ku e shikon opoziten qe po i ben Merua Rames mor “Tironc”.
      Lexoje dhe nje here qe te ftillohesh, por lexoje esell jo tape.
      Lexoje kete fraze per ta kuptuar opoziten e Meros:”Starti i tij është pozitiv dhe mbështetja si nga fqinjët, dhe nga SHBA e Brukseli është maksimale, pasi është qeveri e re dhe rrezatohet dashuria e tyre për Shqipërinë” kesaj i thua opozite Ti? Nuk e ha qeni te zotin o “Tironc”.
      Akoma nuk e keni kuptuar qe sa te jete gjalle Sali Berisha, Merua ka me çfare te merret, me vone shohim e bejme.

    4. ervin says:

      mERO KE TE DREJT SE DHE KY PO BEN TE NJEJTEN GJE QE BENTE BERISHA,PROPAGANDE KOT.

  5. Mentar Meleku (ish gardist qe ka pre bileten e avionit ne 10 shtator pa kthim) says:

    Sa do ta erresoni kontridutin e DR,PROF.DAKTORR BERISHI nuk mundeni ti shtermberoni drejtimin e allahut .
    Ja kush jane busullat ku duhet te ecim qe i ka deklaruar berish qe ne 1992 dhe ne 2012

    busulla numer 1 e vitit 1992
    “Mbas një periudhe të errët të historisë së tij nën regjimin e egër komunist, populli shqiptar, me vullnetin e Allahut, u rikthye përsëri pranë vendeve të botës myslimane, me të cilat e bashkojnë ndjenja të thella miqësore e lidhje të ngushta tradicionale dhe fetare,”

    busulla numer 2 e vitit 2012 (me rastin e nje qin vjetorit
    Jemi krenare qe kemi gjak turku (vijon)…

  6. Arber Iliri says:

    Mero e ke drejt por mendoj se te huajt qe e mbeshtesin Ramen mos mendo se nuk e testuan bidevi per nje sere vitesh dhe jane aq te mencur sa te nxjerin konkluzione te aferta me te pritshmen.E kam fjalen Mero se mire ben me dhene keshilla por disi me eficente e te mencura.Respekte plako.

  7. rb says:

    Analize e mrekullueshme per politiken e jashtme. Bukur mire.

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha ka 8 vjet qe mbjell droge ne Lazarat,po aq ka dhe ne bllokimin e skafeve.
    Perse i thiri italianet,qe te fotografonin bimet narkotike ?!
    Kjo eshte loja me e rezikshme e Berishes,ne deskretitimin e Shqiperise,mbas largimit te tij si Kryeminister.
    Goditja per shkaterimin e bimeve narkotike duhet te jete e menjehershme,fill mbas fillimit te punes se qeverise se re.
    Njeriu qe e lejoi drogen te mbillej per 8 vjet,tani e akuzon qeverine e re te lidhur me drogen.
    Qeveria e re duhet te shkateroj drogen dhe te lejoj skafet per qytetaret.

  9. Flamurtari i Vlores says:

    Ky eshte oppozicion i sakte z.Baze. Kritik dhe vlersus per te miren e vendit. Maxhoranca e re s’duhet te merret as nje second se c’fare thote oppozita, si po vepron deri tani. Jo si beri ky satrapi qe po iken, qe i ngeli ora duke demonizuar oppoziten per te fshyher vjedhjet.

  10. malua i malit me bore . says:

    Nuk po shikoj “filozofet ” dhe krimbat e tipit CLAUS dhe FLEX te japin indikacionet e tyre .
    Vendi eshte ne VARFERINE me te skajeshme te mundur ,gjate kohes qe ne krye kishim nje shtet-bande -tribu .
    Pyetja eshte : A do te jete ne gjendje EDI RAMA qe ketij kombi t’i ktheje deshiren per t’a vene ne PUNE dhe T’I GJEJE PUNE .
    Fuqia e nje kombi matet me ate se CKA NJE komb PRODHON dhe jo POR-DHON.
    EDI RAMA ,perpos te tjerave na ka treguar se eshte nje ADMINISTRATOR ADAPT .
    Le te jete ashtu dhe te beje me te miren ,qe te na heq vesin me te poshter e te MARRURIT me problemet e FQINJIT .

  11. ish diplomati says:

    Natyrisht qe ka te vertete ne sa thote z.Mero, por nuk eshte e gjitha.

    Vendi ka qene ne nje presion grek (dhe do jete!) per ceshtjen e kufirit detar. Italia nuk deshiron te luaj rolin qe i takon.

    Nje kundrapeshe Turke eshte shume e nevojshme per te ballancuar situaten.

    Edhe pse jo me kredencialet me te mira demokratike Erdogani eshte shume i favoreshem per Shqiperine.

    Amerika nuk eshte ndonje mbeshtetes i madh i Shqiperise ne problemet me Greqine, perkundrazi.

  12. albanofobia………………
    e beson o z. mero….. se fqinjet…kane frike nga shqipetaret?
    kur TI….dhe miliona shqipetare nuk e moret seriozisht sh. Sali…
    sa seriozisht do ta marrin te huajt?
    shqiptari thote…me mire MUT se i VOGEL… dhe ne fatkeqesisht hyjme tek te vegjlit… pra duhet teper kujdes ne politiken e jashtme….sa me asnjanas te jemi…..(ne dobi te interesave tona si komb) aq me mire per ne.. por IDHULLI TY…..XH. BUSH…. ( i riu ) tha gjate fushates per luften ne IRAK se KUSH NUK ESHTE ME MUA…ESHTE KUNDRA MEJE…( ve re ndonje ndryshim nga STALINI? } DHE nano….cdo nano ne pushtet ..do merrte krahun e te fortit…
    nuk ka politike te jashme…pa politike te brendeshme… sa bukur e the… te genjen mendja se ROMA… apo META….. erdhen ne pushtet per te bere POLITIKE TE BRENDESHME NJEREZORE? pra do mendojne nate e dite per mireqenien e popullit shqiptar?
    ahere… perderi sa nuk do jene te zote te bejne nje politike te drejte njerezore te brendeshme….NUK JANE TE AFTE TE BEJNE DHE NJE POLITIKE TE DREJTE TE JASHME…..
    ……………….ujku qimen ndrron……… vazhdimin e frazes po ta le TY…

  13. Otto says:

    ne pergjigje te Iliret.Nderkombetaret nuk e izoluan Berishen,ata parashikuan Cfare do te bente populli dhe vune ne krah te popullit,
    se atij I kishte ardhur ne mJe te hundes nga diktatorI

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Nje shkrim I kthjellet…Mendoj qe c’ do lider kur zgjidhet duhet ti flasi popullit te tij..Jo konference, por fjalim..Rama pas betimit duhet te dali ne tv dhe te hartoj nje fjalim jo propagande por realitet..Te flasi ku eshte dhe si duhet te jete..Te flasi (edukoj) qytetaret se c’fare shteti pret nga ta dhe c’fare qytetaret presin nga shteti..Duhet te kthehet harmonia e te jetuarit ne vend..Shif Grekun, Italine, Serbine te zhytur ne probleme finanjare, por jane te bashkuar ne harmoni me njeri tjetrin..Zhvillimi vjen nga brenda dhe njerzit duhet te fillojn te aktivizohen…Banka e Shqiperise duhet mos te ironizoj investoret e brendshem DHE DUHET TE SHLYEJ INDUSTRINE E NDERTIMIT DHE ATO TE BONOVE qe njerzit blene dhe s’kane asnje vlere…Kjo do sjelli besim ne opinionin publik dhe nje SINJAL qe shteti paguan mbrapa debitoret..Eshte thelbesore..Shqiptaret (nje pjese e konsiderueshme) kane leke por te mbyllur ne banke..Atyre u duhet nje “guide” si te investojne..Ata duhet te inkurajohen dhe jo te kene frike nga shteti..Propozoj Arben Malajn per drejtor banke..Eshte I zgjuar…

  15. fl says:

    “Shqipëria është vend i varfër, në një udhëkryq zhvillimi kaotik, pa një strategji të qartë zhvillimi dhe në mëshirë të iniciativave spontane të qytetarëve, të cilët nga padija dhe mungesa e shtetit, shpesh investojnë kundër zhvillimit të vendit pa dashje”

    I madh…

  16. Era e Malit says:

    Analyse impécable!

  17. Mentari says:

    E lexova me vemendje dhe gjer ne fund kete shkrimin apo leksionin e Bazes per qeverine e re qe perbehet nga dy bandat e trasheguara prej 20 vjetesh ne politike dhe pushtet.Aty Baze i ben thirrje Edvinit qe te riparoj apo ndryshoj shqiperine nga “shkaterrimi”qe i paske bere Berisha qe ne fakt eshte nje ekzagjerim i pa vend sepse me shum se gjysma e poppullsise shqiptare eshte drejtuar e kontrolluar nga vet socialistet dhe nga vet edvini qe per 13 vjet ishte ne krye te Tiranes qe eshte sa 1/3 e popullsise se shqiperise dhe pastaj merr ne konsiderate Vloren,Elbasanin,Korcen,Fierin e Beratin etj qedrejtoheshin nga socialistet e Edvinit atehere te cilen shqiperi ka sunduar dhe infektuar Berisha? persa i perket politikes se jashtme shqiptare ajo as te qin dhe as te leshon se po nuk pate fuqi ekonomike nuk te shkerdhen njeri(nuk ta kane interesin)vizitat e Rames ne Turqi ishte mashtrimi per te mbuluar viziten e tij te dashur ne Greqi me Samarin(Samaras)edhe duke e ditur se Greqia e sotme jovetem qe nuk eshte ne gjendje te ndihmoj shqiperine por edhe sikur te kishte ajo nuk do ta e bente nje gje te tille ashtu sic nuk e beri ne keto 22 vjetet sepse greqia ka agjente kunder kombit shqiptar ;kerkon ta e shohe shqiperine te shkaterruar komplet qe te marri Vojo-Epirin ashtu sic tentoj me 1997 duke prure ushtrine ne kufi.Me nje fjale vizita e Rames ne Greqi nuk eshte ne dobi te shqiptarve por ndoshta ne dobi personale te Edvinit dhe te larove Grekofile qe jetojne ne shqiperi dhe enderrojne dhe ushqehen me teorite e kota se nje dite greqia do ta e marre Vojo-Epirin qe eshte jo vetem autoktone shqiptar por shqiptaret po te jen te zote duhet ti bejne presion Grekut per Chamerine ose 1/3 e territorit Grek te sotem eshte e shqiptarve.Kush pret ndihma nge greku e ka hengur ujku me gjith leshte e kokes.Une pajtohem me Meron se potika e jashtme dhe e mbrendshme e shqiperise duhet te jet gjithmone Ekonomija shqiptare ,Investime per hapje vende pune dhe investime per prodhim e pasurim krah per krah me Turizmin.Berisha beri aq sa kishte mundesi dhe Edvini duhet te luftoi qe te bjeri investues te huaj e te medhenje ne shqiperi dhe jo hajdute greke qe nuk po bejne hajer ne vendin e tyre.Persa i perket qeverisjes se Edvinit une kam rezerva se ai po nuk e lejoi Ilir Mete Mafiozin te vjedhe ai ka per te pasur probleme serjoze nga Banda e Ilir Metes qe eshte atje vetem per te vjedhur dhe asnje gje tjeter sepse me Berishen nuk i shkoi vjedhja ,u kap mat dhe u terhoq dhe tani mendon se me Ramem duke i bere presion largimi ai mund te gjej rruge vjedhje pa u bere zhurme.Rrofte shqiperia pa social-Komunistet bastarde.

  18. beba says:

    Respekte si perhera Z.Mero! Je i madh!

    Desha vetem te shtoja nje sugjerim: te dyja politikat si e jashtme dhe ajo e brendshme duhet te jene ne nje balance te domodsohem per nje shtet, pasi ne rastin tone qe vendi eshte ne nje varferi te skajme, Shteti Shqiptar ka nevojen e Ndihmave Ekonomike nga USA, BE, FMN dhe qe s’bene dot perpara pa to pra pa politiken or diplomacine nderkombetare. So, kur Shteti Shqiptar te kete nje ekonomi te forte e te pasur ajo do te radhitet perkrah aleateve si nje partnere e arrire…. Urojme qe Qeveria e Re te eci drejt rimekembjes se Institucioneve te kalbura nga mafia e shpellareve dhe bandave…

  19. Dashamiri says:

    Artikulli eshte nje analize e shkelqyer per politiken e jashteme te vendit tone, si dhe nje kujtese per qeverine e re qe duhet te ndjek ne te ardhmen. Me kembe ne toke ne nuk kemi kellçe per politika te medha.Duhet kujdes maturi dhe mençuri ne politike. E rendesishme ajo qe zoti Mero shkruan se politika e jashtme kasuksese kur jemi mire me problemet tona te brendeshme.Urime zoti Mero. Keni pene te mprehte.Jeni nje aset per gazetarine shqiptare

  20. ali says:

    O Mentar ! Si nuk ke turp bre burre ?! . Une nuk i perkas asnje partie sepse jane 68 parti, turpi botes nenje
    vend me 3 milion banore !!! Flet per Socialistet qe ende nuk kane ardhur ne pushtet dhe nuk thua asgje per
    gjemen e ”demokrateve,, qe e shkaterruan Shqiperine keto 23 vjet. E vodhen , e grabiten , e degdisen nje
    popull te tere neper bote perbukene gojes. Cfare flet Ti more qe ndersa qeveritaret bridhnin neper bote gjoja
    per ”pune te medha,, prishnin pa hesap parat e popullit neper hotelet me 5 yje, pensionistet shqiptare qe
    arrijne ne 500-600 mije marrin mezatarisht 100 mije leke te vjetra ne muaj .
    Por ju qe flisni e shkruani ne favor te kesaj diktature qe po iken jeni aq te felliqur sa nuk do jeni ne gjendje
    ta lani ketebfelliqesire per 20 vjet teardheshme !!

  21. Profesori says:

    I ke rënë pikës, o Mero. Nuk mund të shtoj, as të heq asnjë presje. Njerëz të tillë i duhen Shqipërisë.

  22. Berti says:

    O Mentar,o njeri pa turp injorant,pa filluar pune qeveria e re e akuzon kot. Te pelqen berisha
    servil i grekut qe e ka mbush vendin me varreza greke, pa na fol njehere per tradhetine
    e Berishes qe i beri detit dhe shante pa turp patriotin kol Pashaj,a ke sy ne ball te shikosh?!

  23. Kankuni says:

    Mero mavria ne 7 paragrafe qe ke shkruar 10 here ke permendur Berishen. Pervec fobise qe vazhdon te te shkaktoje Berisha edhe I ikur, te ka lene gjurme te pashlyera edhe per te ardhmen ne psiqiken kountariane sekondare. Me vjen keq per ty.

    1. Meleku says:

      Ke shume te drejte i nderue meiku im kankuni.
      Ne rradhe te pare te pergezoj per kete emer simpatik qe keni zgjellur.
      Ne rradhe te dyte jam dakort me ju qe Mero Baze po vazhdon me bacen Sali por ai nuk po e tepron sepse misioni i tij mbaron kur Berisha te lidhet me hekura ose si nje i cmendur agersiv ne spitalet e psiqiatrise ose te rraset ne burgjet e sigurise larte si tradhetar dhe kriminel.
      Ju kamkun i bjeshkeve te nemuna keni thene vetem nje gje te sakte qe Sali Bythisha ka ikur..po po eshte e vertete qe ka ikur nga trute e kokes eshte cmendur fare dhe a e dini pse ?
      Sepse Edi Rama ka filluar punen si KM tashme duke vizituar Londren,Romen,Athinen,Stambollin dhe pas nje muaji eshte i ftuar ne USA prandan hunderri Sale eshte bere si mirembajtes i K/M dhe vetem ben apelin kush hyn e kush del te kulla e tij dhe eshte strukur te fuckbooku i tij si gorre qe leshon jarge…
      Te falenderojme zoti Mentar Kankuni qe jeni duke shkelqyer me injorancen tuaj kountariane

      SALA FOR SALE

  24. kelmendasi says:

    Nuk eshte hera e pare qe gaboni i nderuar Mero.Gjithmone ju kam kritikuar poasnjehere nuk ma keni varur.
    Zhelefina Topalli kur permend trekendeshin ka parasysh njezit e saj shume te afert qe kane pushtuar ambasadat shqiptare psh:

    KLANI TOPALLI
    ka Milanon-Parisin -NY ku ka vellain,vajzen dhenderin dhe te afermit e vjehrrit.

    KLANI CEKA I VESHIT
    ka Romen-Vjenen-Berlinin

    KLANI MAL BERISHA (SPIUNI I LACIT)
    ka Londer-Stamboll -Moske

    Ka dhe disa trekendesha te tjere por nuk po zgjatem por vetem dua te theksoj se zoti Mero po ngaterron trekendeshin e Zhelefines qe tani i eshte bere si romb me vektorin e Edi Rames qe e ka per mahshallah mos ja hame ne sysh.

  25. beso says:

    Editoriali i sakte fshikullon direkt”opoziten”e berishes,qe ne menyre krejt paradoksale,akoma ne muajin e fundit te qeverisjes merret me takimet e atij qe do vije ne pushtet,kur ne fakt duhet t’i krijoje suportin e nevojshem,meqe qeverisja eshte ne periudhe stafete;e kane dhe per detyre xhanem.Eshte si puna e atij kaloresit qe ne metrat e fundit te stafetes i thyen kemben kalit mbi te cilin akoma po kaleron.Nejse,berisha ka bere tere ato çmendurira,ca nga dija,ca nga padija,ca nga djalli qe ka brenda,ca se eshte ziliqar i pandreqshem.Por z.Mero godet me spond edhe ata qe do vijne ne shtator,duke u thene shkoqur e sakte qe difektet madhore te vendit jane kryesisht ne politikat e brendshme,kryesisht ne Ekonomi,Renddhe Shendetesi,pakogje varet nga takimet me lideret e huaj.Jo se Edi me shoke nuk i dine dhe madje i dine shume mire,ndaj nese me lejohet,te isha une ne vendin e Edit do ribeja nje tur falenderimi per gjithe ata votues e mbeshtetes ne gjithe vendin,here duke ripropozuar ato premtime,here duke shpjeguar hapat paraprake,pasi dihen veshtiresite dhe sesa mund te jene mundesite.Ata qeveritaret e huaj atje jane,presin ata edhe nje kohe tjeter,kur nuk do jete nevoja te shpenzohet kot per lobingje e miqesira qe bejne te mundur takime per imazh e konsum televiziv.Mua me duket se z.Mero kesaj rradhe i ka kujtuar te dyja paleve te stafetes qeverisese se ata kane disa detyrime kushtetuese per te respektuar e per t’iu permbajtur,qe nuk jane gjera me dashje qejfi e se ne fund fare,qeverisja vete si koncept perfshin gati-gati gjithe politikat e brendshme;politikat e jashtme derivojne thjesht si nevoja&interesa te politikave te brendshme.Duket se Edi e ka me qejf kete punen e takimeve me”te jashtem”,qe per shaka po i ngjajne kontratave paramartesore,kur dasma akoma eshte ne vigjilje.

  26. valdeti says:

    Kam mendimin se ne nuk kemi fare politike te jashtme dhe nuk eshte fare me vend te bejme debat me buke apo buke.

    Kjo sepse nuk egziston shteti shqiptar ne te gjitha kuptimet dhe drejtimet keshtu qe edhe dipllomacia jo vetem qe nuk egziston por ambasadat jane kthyer ne “vacation center” dhe maternitetite te kupoles PD kurse MPJ eshte kthyer ne nje detashment te MPB dhe te Shikut.Per tu bindur per kete cdokush qe eshte i interesuar mund te takoje nje atdhetar te zakonshem qe e ka emrin Dritan Hila.

    Ka nje moment teper thelbesor midis dipllomacise euoatllantike dhe shoqerise shqiptare ne vitet 1990-1992 ku ishin keto stratege e dipllomate qe vune me nje inavzion dipllomatik ne krye te shtetit shqiptar njeriun me te rrezikshem Sali Berishovic per kombin tone

    Ne vitet 1991 ishin te gjitha kushtet e plotesura nga Ramiz Alia qe te konkuronte cdo subjekt politik.Humbja spektakulare e berishes ne 31 mars 1991,organizimi i 2 prillit 1991 nga udb jugosllave dhe marrja pjese ne fushate elektorale e ambasdorit rajerson ishte nje xhest antidemokratik qe gjoja justifikohej me luften kunder komunizmit qe kishte rene me kohe.

    Incident i rende ishte veprimtaria agjenturore e ambasdorit gjerman Wermer me Kakabasin e greqise qe organizuan kompllotin e ambasdave.Kam lexuar librin e tij “shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes” ku flet hapur fare per nje plan nderkombetar per rrezimin e shtetit shqiptar nen flamurin e antikomunizmit qe ishte nje maskim per zbatimin e doktrines serbe per percarjen e shqiptareve dhe daljen e tyre ne durres qe tashme eshte realitet.

    Nje detaj interesant qe dipllomacia euroatllnatike ka hije te medha ne punet e saj ne shqiperi eshte shfaqja e D.Fazllicit ne kasafortat e sigurise kombetare bashke me Tom Ridge.Ne nje kohe qe gjithe gazetaret shqipfoles i hapen nje lufte te eger Fazllicit ASNJE nuk u kujtua te thote nje gjysem fjale per Tom Rixhin bile as i nderuari Baze…

    Nje hap i turpshen i dipllomacise amerikane ishte dhe intervista qe dha berisha ne brenda ambasades amerikane per super-krimin e tij te 14 shtatorit 1998 qe vereten te kunderten e asaj qe thote Mero ne kete editorial.

    Ka dhe shume fakte te tjera si pushtimi i televizoneve nga ambasdore te huaj,dreka e arvizuse me berishen 2 ore para vrasjeve te bulevardit,thenia e tij burre shteti dhe yll ne ngjitje per dy kriminelet SAL & LUL ,vjedhja e bashkise tiranes me ndihmen “hipokizine” e arvizu-sekui-volfardh jane te mjaftueshme te mendojme se Berisha eshte nje prodhim made in usa i viteve 90 i cili po zevendsohet me marken e re LUUDBASHA.

    Perfundimisht lusim zotin dhe Ameriken qe te kuptoje gabimet e saj ne Shqiperi dhe te fshije nga faqja e dheut Kryqelbesiren Berish qe shkaterroi jo vetem Shqiperine por ka diskretituar dhe lekundur pambarimisht ndjenjat pro amerikane te popullit shqiptar duke u kthyer ne nje nga popujt me te zhgenjyer nga politika amerikane ne shqiperi ne menyre te vecante pas gerdecit..

  27. pirro_shi says:

    _Natyrisht ashtu si para 13 vjeteve, kur erdhi ne krye te bashkise, E Rama duke gjetur nje qytet rremuje (kasaba e madhe,)krahas prishjeve masive filloi dhe meremetoi ndertesat e rregjimit te kaluar duke i suvatuar dhe vendosur ngjyrat e nje piktori ne detyre, duke sjelle ndryshimin pamor, por dhe ate c’ka ju premtoi qytetareve te Tiranes ne 100 ditet e para si kryebashkiak.
    _Tani po ndoth ajo qe premtoi ne 100 ditet e ardhshme, per te ndryshuar imazhin e Shqiperise, se pari ne ballkan dhe me vone ne europe e bote.
    _Nje imazh tejet katastofik qe qeveria ne ikje i vuri ne forme turpi vendit dhe popullit tone ne keta 8 vjet, qe solli jo vetem izolimin e Shqiperise ,por dhe ngadalesimin e ekonomise dhe investimeve te huaja ne kete vend.Kjo do te shoqerohet me cmontimin e korupsionit dhe me hapjen e Shqiperise drejt ballkanit dhe europes.
    _Kjo si fillim, pastaj cdo gje do te shkoje ne shtratin e saj, dhe politika e brendshme do te behet promotori i zhvillimit te Shqiperise.

  28. Kankuni says:

    Melek o biri im, kur te lexova u kujtova menjehere qe te kam pare dikur duke lare halet. Me ato pak pare qe fitove nga muti qe vinte ere dhe ty s’te afrohej njeri, ne nje nga ato kioska universitet qe Berisha hapi ane e kend Shqiperise ti mesove te shkruash po fati te ndoqi se mesove edhe te shkruash ne kompjuter. Por paskesh qene e thene qe kur lan dhe mban ere mutin, fati te vazhdoje te te ndjeke, pasi kam pare qe na ke sjelle edhe CV-ne prane partis. I analizuar pozicioni jot eshte: nje gjendje dermastine e kompleksuar me derivate aromatike te thellesive transportuese jashteqitesore multi nacionale.

    1. Meleku says:

      Ke nje falenderim akoma me te madh i nderuari kankum por me mire do te shkonte pseudonimi Hamhum .
      Duke i kerkuar ndjese lexuesve te Temes po te coj disa vargje qe ju shkojne saktesisht me terbimin tuaj qe me te shajt sali nallanen si me te ki baben dhe nanen.

      Tash i duel peta laknorit
      Sali pyka,hori i horit
      Na ka dal kokerr idioti
      Bash ashtu si e ka fal zoti

      Thone kur ishte Sala femi
      I kish humb dikun nje dhi
      Lypi e lypi ky truthar
      Ferre me ferre e are me are
      E ma n’fund ky tru bullarit
      Solli n’shpi nji zog gomarit
      Vrapo Sala n’shkamb e bri
      Edhe krrici vrik mas tij
      Se i dukej Sala kushri
      Ma pat than dikur nje mik
      Paska lind edhe autik

      Por partia “zemermadhe”
      E muer n’gji ket soj rrumpalle
      Sala yne gjarpen me lara
      Komunist i oreve t’para
      Fanatik edhe tutkun
      Mi gjirizesh e spiun
      C’far nuk bani per Enverin
      Deri kur pa Elez Biberin

      Si njeri pa nder e ftyre
      Sala ndrroi lekur e ngjyre
      Dhe nje dite ky malukat
      U cue n’nadje “Demokrat”
      Neper salla e foltore
      Leh si qen e pjerdh si gore
      Nder ekrane e parlament
      Her leh vet,her ndersen qent

      Edhe ketu ne ket forum
      Asht dikush qe leh hum-hum
      Dhe ketu Sala e ka qenin
      Her Kankunin e her Kelmendin

      Ky Kelmendi,nen Vermosh
      Rrot malokut krye bosh
      Sa pak salen me i ngacmu
      Nuk len vend pa shkarrashkru
      Me i fol keq per sal nallanen
      Si me i Q,,,,,baben e nanen

      Kankun bolja mos u ngut
      Rri rehat e mos ha mut
      Ti e Sala mor merhum
      Jeni ba per muzeum
      Prandaj venju veshin shokeve
      Se ka ike koha e malokeve

  29. deti says:

    Asgje te re nuk do kete nga politika e jashtme. jemi ngopur me kapituj te rinj sa here kane nderruar qeverite. I bejne reklame vetes. Te merren me punet e brendshme pa te jashtmet i rregullojne te tjeret dhe ne vetem hedhim valle sipas avazit te tyre.

  30. kim says:

    shkrim shume i mire. Me pelqen qe thua se politka e jashtme eshte ne fakt politika e brendshme…ta kisha lene ty Mero, politkiken e jashtme, se ti kurre se kishe shpreh politiken e brendshme me fjale, dhe bota kurre nuk e kishin dite se cfare mendon ti per “boten”….

  31. Kankuni says:

    Melek gjendja jote psiqiko-trupore pesoi nje tjeter regres konvecional I alternuar me ate kartospirane. Me indicie nga jashte qenies tende plebejare ju mbevesh inferrioriteti primar me nje nderthurje te inferioritetit sekondar bazik. Me nje ngacmim tallbythor ndaj teje u zgjua dhe shfaq ne lakuriqesi te prekshme shqisore fizike dhe ndjesore, kotesia dhe debilesia qe te ka mberthyer ne shpergej qe kur ke lindur. Mos vazhdo me se po me pengon ne punen time studimore shkencore, me object. Pesimet dhe reagimet e faunes mjedisore (ne kete rast do te te bej object studimi si material tipik dhe dominant I races perfaqsonjese) nga ngacmimet e superiorit (ky jam une). O trap mos u mer me mua se ke dukshem nje inferioritet intelekti dhe fizik. Mjeran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje