Miti i “themeluesit”

4 Gusht 2013, 22:14Editorial TEMA

Nga Met Dervishi

 

Dorëheqja e z. Berisha në kushte normale dhe të kishte qenë reale do të krijonte kushtet për një katharsis në PD. Përkundër kësaj, dhe zëra kritikë brenda PD-së të krijojnë përshtypjen sikur i luten udhëheqësit të tyre të djeshëm, që të bëhet mënjanë dhe ta lerë Pd-në në fatin e vet. Këta, në një mënyrë ose tjetër, i kujtojnë z. Berisha se gjatë këtyre njëzet vjetëve ai ia ka ngritur monumentin vetes, na ka futur në Këshillin e Europës, në NATO, etj., ka bërë dhe ndonjë “gabim”, (zgjedhjet e 96-ës për ta nuk ekzistojnë, as 97-ta për ta nuk ekziston, as Gërdeci, as 21 Janari), dhe duket sikur i kujtojnë që ai është monument në zemrën e tyre dhe tani që s’është më në krye të partisë.

Këtu, te monumenti, përveç vizave, NATO-s etj., etj., i rikthehen me pasion dhe mitit të themeluesit të Pd-së nga z. Berisha. Një mit ky që, megjithëse gjatë këtyre njëzet vjetëve janë dhënë plot dëshmi për të kundërtën, vazhdon të përsëritet paturpësisht, edhe pse z. Berisha është cituar drejtpërdrejtë t’u thotë studentëve “Unë e kam partinë time, ju e gëzofshi tuajën!”.

Rikthimi i refrenit të “themeluesit”, përveçse me Pd-në, ka të bëjë me mendësinë postkomuniste të shoqërisë sonë. Sepse miti i themeluesit  e ka burimin te Enver Hoxha dhe te monumentin që i ngriti këtij propaganda komuniste. Gjatë këtyre njëzet vjetëve duket sikur kemi bërë mjaft për ta çmontuar mitin e Enver Hoxhës, shpesh dhe pa objektivitet, ndërkaq, mekanizmi i ngritjes së miteve të rinj funksionon, madje paturpësisht, megjithëse miti për themeluesin nuk ka themel.

Sa për z. Berisha dhe Enver Hoxhën, ka dhe një pikëtakim interesant që i bashkon të dy: miti i themeluesit për ta ka një tipar të përbashkët, se, përveç të tjerave është rrenë. Për njërin kjo rrenë u bë e vërtetë duke u përsëritur vazhdimisht për rreth tridhjetë vjet. Për tjetrin, njëzet. Në fakt, si njëri, si tjetri, në raport me partitë respektive që i nënshtruan kanë qenë të dy furacakë, d.m.th. zogj që kanë ngrohur vezën e të tjerëve duke hyrë vjedhurazi në foletë e tyre. Dhe zogj të tillë ka plot në historinë tonë.

Këta të dy kanë dhe një gjë tjetër të përbashkët. Nëse Enver Hoxha e ngriti mitin e themeluesit, pasi u bëri gjëmën të gjithë themeluesve dhe u mbylli gojën, edhe z. Berisha, në rrethana të tjera, ka bërë të njëjtën gjë me themeluesit e partisë së vet: ose u ka mbyllur gojën, ose i ka mbytur me propagandë të vërtetat e tyre. Këtu kemi një ngushëllim: versioni i Enver Hoxhës, që u bë zyrtar në kohën e tij, tashmë është bërë fërtele. Çka premton që të njëjtin fat do të ketë dhe versioni i siamezit të tij, z. Berisha.

Megjithatë, fakti që ende PD-ja insiston në versionin e themeluesit të vet, është shqetësues. Jo se ka ndonjë rrezik që ky version të bëhet dominant, por se sa më tepër këmbëngulet për të, aq më problematik do të jetë për shoqërinë shqiptare ndarja me postkomunizmin. Një milionë vota ishin të mjaftueshme për t’u ndarë me z. Berisha, por nuk janë ende të mjaftueshme të ndahemi me praktikat postkomuniste të lidershipit shqiptar.

Mbijetesa politike e z. Berisha, me gjithë katrahurat e tij, s’ka të bëjë as me Ramiz Alinë, as me komplotet e Katovicës, as me lobingjet pro e antishqiptare. Ajo ka të bëjë me faktin e thjeshtë që jemi ende një shoqëri postkomuniste e për më tepër rurale, që përtyp mite, edhe kur ka të bëjë me rrena sade.

Partia Demokratike u formua si një aspiratë europiane. S’është shqetësues fakti që ajo u drejtua nga një ish- komunist, se kemi qenë vendi i vetëm stalinist në Europë. Por është shqetësues fakti që ai mbijetoi në krye të asaj partie për njëzet e dy vjet. Dhe ende qëndron i kapur me mish e me thonj pas saj. Aq sa të krijohet përshtypja që do ta marrë me vete.

Deliret e z. Berisha kanë të bëjnë sa me faktin që ai është një lider tipik postkomunist, dhe sa me faktin që ai është një lider tipik rural. Pjesa më e madhe e liderëve tonë tradicionalë kanë qenë me patllake dhe cuba, kurse ky, patllake s’ka po ka antiplumb, ka dhe bodygardë, që kanë zënë vendin e cubave.

Shkurt, tek kjo mbijetesë e tij, duken hapur dy defektet e mëdha të shoqërisë sonë, postkomunizmi i tejzgjatur dhe ruraliteti. Në fund të fundit, na duhet të pranojmë që ende jemi një shoqëri e cila ende nuk e kupton “historinë” si proces, por si punë individësh. Një shoqëri që i thotë Astrit Patozit se ke dashur të bëhesh kryetar, prandaj fole. Ose se ke dashur të jesh ministër a po ku di se çfarë. Apo që i thotë Sokol Olldashit së bashku me liderin e vet rural “ta bëmë tetë me dy”. Një shoqëri që i vesh liderëve kalimtarë epitetin e frikshëm “historik”, pra një shoqëri që e kupton aktualitetin si “historik”, siç e kuptonin atë komunistët.

I kemi rrëzuar vërtet ata? Monumenti që duan të ngrenë edhe me mitin e “themeluesit” për z. Berisha tregon që ende kemi punë për të bërë. Në fakt, s’kemi punë me deliret e postkomunistit Berisha, që, me sa duket do të zgjasin shumë, madje dhe do të përkeqësohen, por me veten. Mbijetesa e delireve të tij është njëkohësisht dhe indeksi i problemeve që kemi si shoqëri.

Shkurt, kemi dhe një mit tjetër për të rrëzuar jo për të qenë sa më pranë Europës, por për të qenë … Europë. Kështu do t’i kthehemi, më në fund, aspiratës së themeluesve të vërtetë të Pd-së, nga e cila kemi devijuar jo vetëm për shkak të z. Berisha, por për shkak të vetes.

39 komente në “Miti i “themeluesit””

  1. Shelegura says:

    fatkeqsia e madhe e shqiperis eshte sali berisha ?

    1. Uarda says:

      Ky Met Dervishi qe ka shkruar kete soj artikulli, duhej ta kishte emrin Met Bega!

    2. Auron says:

      Pervec titullit asgje te rendesishme nuk ka ne kete shkrim!!!
      Kerkon te beje krahasime te PAKRAHASUESHME:Sali Berishen,nje agjent i denoncuar i UDB-se qe shkaterroi ne themel Shqiperine,me ENVER HOXHEN,qe ORGANIZOI DHE DREJTOI POPULLIN SHQIPTAR NE LUFTEN ME TE LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE,DUKE E FUTUR NE KOALICIONIN FITUES BOTEROR ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN!!!
      Enver Hoxha e gjeti Shqiperine nje VEND FEUDAL,ME 80-90% ANALFABETE,pa industri,bujqesi prej parmende,pa shkolla,me shtepi qerpici,pa ushtri,pa porte e aeroporte,pa asnje barke te vogel peshkimi apo tregetie etj dhe e BERI NJE SHTET MODERN ME INDUSTRI TE FUQISHME,BUJQESI MBI NIVELIN EUROPIAN,ME SHENDETESI E ARSIM MODERN,ME FLOTA TREGETARE E LUFTARAKE,ME AVIACION LUFTARAK MODERN etj,etj,qe e bene Shqiperine te denje per t’u matur me te tjeret!!!
      PO SOT,CFARE KA BERE BERISHIZMI I UDB-se???
      GRABITI DHE SHITI TE GJITHE PASURITE E SOCIALIZMIT,SHKATERROI MINIERAT,PYJET,BFEGDETIN,TOKAT BUJQESORE,KANALET VADITESE E KULLUESE etj!!!
      Berishizmi PERCAU POPULLIN DUKE E LENE TE MJERE NE FATIN E VET!!!
      KURRE NUK MUND TE KETE KRAHASIM TE TRADHETARIT BERISHA,QE SHITI DETIN GREQISE ME ENVER HOXHEN,HEROIN E KOMBIT SHQIPTAR!!!

  2. anonim says:

    Pune per te bere ke ti i pari. Informohu mire mbi themelimin e PD-se dhe botoje ketu tek TemA. Mos u merr me te tjera analiza. Dihet se si Saliu nuk ishte themeluesi as i pare e as kryesor i PD-se. Dihet edhe fjalimi i tij me date 12 si dhe debatet e tija mbi emrin e PD-se me date 11. Ashtu si edhe firma ne listen e themeluesve ne Ministrine e Drejtesise. Fillo nga keto e pastaj mund te plotesojme aspektet e erreta te ketij personi tejmase negativ ne historine e 20 viteve te fundit.

    1. mateo says:

      Po eshte ne thonjeza, mor anonim, qe do te thote themelues i rreme. Nuk eshte ky problemi, eshte miti, se duket sikur jetojne ne kohet antike me kete mendesi rurale idioteske.

      1. anonim says:

        Miti hiqet duke thene te verteten. Per kete po e ftoj gazetarin. Nuk eshte kaq e veshtire sa duket. Sikur vetem Meron te pyeste nuk do te ishte keq. Por ja qe ne nuk kemi qejf te prishemi me askend dhe nuk na pelqen asnjehere e verteta e plote.

  3. Avni Rustemi says:

    Titulli me I pershtatshem do ishte “muti I mitit te themeluesit”

    Te fala

    Avniu

  4. fatmiri says:

    Shkrim qe godet, por krahasimet nuk jane gjithmone te sakta. Enver Hoxha dhe Sali Berisha kane vepruar ne dy terrene te ndryshme. Saliu ish komunist u be dhe “traverstil” demokrat, ndersa Enveri jo. …

  5. XHINO says:

    salinizmi kanceri i Shqiperise

  6. LORA says:

    I paska dhene karar ky Met Dervishi te fajesoje shoqerine!!!!!!!!
    Akoma se ka marre vesh ky shkarrashkrues se kjo shoqeri kur i respektohet vullneti eshte si ajo e 23 qershorit 2013;kurse ju shkarrashkruesit jeni krijuesit e mender-mitit berisha.Shkrim me te ndyre se ky,nuk ka bere as i vogli bushat. TUNG.

  7. tironci says:

    sali berisha ishte vetem nje dhelper qe nuhati kthesen historike
    as nuk mund te krahasohet ky me enver hoxhen
    ndryshojne si nata me diten
    puqen vetem tek te qenet DIKTATORE qe te dy
    te tjerat enveri i ka pluse e saliu i ka minuse

  8. fleks says:

    E para e punes RURALI kryesor je ti shoku Met.

    Je aq RURAL sa akoma nuk ke kuptuar se mesfshoret e shkelqyer si Berisha,nuk dalin kurre ne pension ato kalojne ne trajnere te hatashem e akoma me te shkelqyer te skuadres se vet.

    Gje te cilen beri dhe gjigandi Berisha.

    Por nje RURAL si ti don shume kohe ta kuptoje nje gje te tille.

    Kur nderkohe ti duhet te kujtosh dhe te kuptosh dhe tjeteren si RURAL qe je:

    Se Berisha nuk eberi si Edi me Lakerorin,qe pas doreheqjes pasi humbi zgjedhjet u dorevu duke gjetur nje LAKEROR e jo Blush,apo Malaj,apo Majko apo Fino e kompani.

    Berisha e di qe te ka habitur pasi e ndroi pilotin e avionit te PD-se ne ajer,sa as ti si RURAl nuk arite ta kuptoje dot.

    Pasi ndersa ti punon 3-4 ore ne dite,Berisha punon 18 ore non stop qe te kuptosh ti mire se Shqipericka ku jeton ti e paskan votuar 1 milion votues,(ku vetem LSI na u 4 fishua)eshte shume me e vogel se Shqiperia.

    1. reformer says:

      bravo flexs, ti na kujton edhe nje mit tjeter : mitin e 18 oreve pune dhe te rekordeve me vetveten!

  9. ramy says:

    Saliu eshte dhe do te mbetet muti I pd_ se.
    Te me falni per gabimin miti I pedese.

  10. vz gjirokastriti says:

    Met pershendetjet e mia.
    Na kane denuar,na kane perbuzur,na kane mohuar te gjitha te drejtat e
    respektit te njeriut vetem dhe vetem se kemi perbuzur liderat {lamashet
    e vertete te ketij populli}Le te mesojne dhe nga ti o Meti tim i zgjuar
    qe jemi nje shoqeri pa vlere ne zyrin e shoqerive te emancipuara vetem
    dhe vetem se ne krye te kokes tone vendosim me te poshtrin per te na
    prezantuar si popull.Ekeqija e madhe jemi ne dhe jo ata qe ne vendosim mbi koke.

  11. Fanolist says:

    S.Berisha eshte vec te tjerash produkti me i keqe i se kaluares
    E,Hoxha i deklaronte shume gjera qe i bente.
    S.Berisha deklaron demokracine dhe vepron si diktatori hoxha .
    Per E.Hoxhes u fol kunder disa vjet pas vdekjes… dhe per kete(SB) pas vdekjes do te flasin realisht servilat e te tjere pa shtylle kurrizore per “atin shpirteror” per “demokratin me te madh te botes”
    …kemi kemi pervoje…

  12. Samir says:

    Berisha nuk ka qene themelues i PDse. Edhe gomari qe ka marre fryme ato dite ne Qytetitn Studenti ose ne Tirane e di kete. Ai ka qene nje nga themeluesit qe iu bashkangjit levizjes studentore te vertete i shtyre nga R. Alia dhe S.Shtetit per ta kontrolluar dhe sabotuar ate, dhe si nje komunist i vertete e ka kryer misionin e PPSHse me se miri.

  13. Zef Kallami says:

    Po ta shikojme drejt mbi llafet dhe praktiken.

    Berisha cilesohet,Kanceri i demokracise se brishte Shqiptare.Jo vetem kaq.Po asht dhe me i shperftyruar,i rrezikshem.Sepse me ikjen,doreheqjen ia imponoj PD metastazen Basha trashigimtare me qellim per t’iu injektue si kancer gjithe Shqiperise.Po besoj se populli nuk don ma semundje vdekje prurese.Me nji operacion serioz kompetent e ardhjma nuk do i perkasin metastazes por i ndonjerit nga ato te fillimit te dhjetoristeve 1990.Ishin te gjithe pa infeksione metastaze canceroze komunisti.Dhe kam bindjen se do te dijne te rrjeshtohen si duhet per zbatimin ne praktike te ideve te tyre rinore demokratike.

  14. tanit says:

    Sali Berisha as ka qene ne krye te studentve ne dt 9,10,dhe 11dhe as ka mbajtur ndonje fjalim ne 12 dhejtor te vitit 91.Ne krye te levizjes kane qene AZEM HAJDARI, Gramoz Pashko, Arben Imami ,Edi Rama(qe per fat te keq te Shqiperise nuk ishte ne Tirane gjate ketyre ditve), Blendi Gonxhe dhe Fevziu, dhe me pas u bashkuan Leka Meksi,Berisha, Genc Ruli e kompani.
    Por Sali Berisha shfrytezoj naivitetin dhe pervojen e Azem Hajdarit,trapllekun e Gramoz Pashkos,dhe me gjithe kundershtimin e Arben Demetit,qe ne krye te PD-es te mos ishte nje komunist si Sali Berisha,ky mashtrues arriti tu vjedhe studentve te dhjetorit partine e tyre.

  15. alban.ny says:

    Nuk di ku lidhet analiza e z.MD me nje histori qe tregojne per Met Zogun,”Naltmadheri -i thane,-si shume fshatare ke rretherrotull”, e Zogu u pergjigj “Po une mbret i fshatareve jam”.E di qe cdo krahasim calon, po mbase ky jo aq shume.

  16. Berti says:

    Berisha eshte turpi i Shqiperise. Ai gjate ketyre 22 viteve ka bere dhe krime,Gerdeci.21 janari et,
    Ai ka futur ne grindje popullin shqiptar,me pronen. Berisha eshte politikan Demode,kishte frike
    Qe do humbete dhe vazhdimisht thonte qe Edi Rama don karriken time,a thua qe e kishte pru
    nga Vicidoli.

  17. vlora 1 says:

    Shkrim i kendshem sidomos kur flet per ruralitetin e shoqerise Shqiptare por nje vrejtje te shpejte-Nuk mund te krahasosh Enver Hoxhen me Sali Shpellen…eshte rasti i krahasimit te Shqiponjes me sorren

  18. fleks says:

    Prandaj shoku Met,pasi te keshe mire parsysh se mesfushoret e shkelqyer si Sali Berisha behen gjithnje trajner te hatashem e te shkelqyer te skuadres se saj.

    Vetem atehere e kupton se ke gjykuar si nje rural i vertete.

    Kur nderkohe sot LULZIM BASHA eshte mesfushori i shkelqyer i Partise Demokratike.

    E SALI BERISHA eshte tashme trajneri i hatashem dhe i shkelqyer i saj.

    Prandaj te rroje partia.

    E ta na rroni ju shoku Met.

  19. martini says:

    Ne kete artikull te fundit te MDervishit krahas aneve pozitive ka vend dhe per nje sere kritikash dashamirese qe shpresoj ti lexoje ky autor simpatik dhe ti marre ne konsiderate.

    Sugjerimi i pare ka te beje me te shkreten “z” qe ve perpara djallit berishe.Sinqerisht jam i zhgenjyer qe akoma i nderuari Met vepron si nje numeror topi per komandantin e tij qe po del ne pension si hero.

    E shikoj jo te goditur krahasimin qe behet midis Enver Hoxhes dhe Mender Berishit per gjera qe kane “piketakime” pasi duket sikur behet per mode.Pamvaresisht te nje kryqzate tmerresisht agersive qe po behet per figuren e Enverit per rreth nje cerek shekulli duket se kjo tentative per te zhdukur nga faqja e dheut legjenden e tij ka deshtuar perfundimisht.

    -Nuk mund te krahesohet nje burre shteti si Enver Hoxha qe udhehoqi ate popull per gjysem shekulli qofte dhe si diktator me nje morracak si berishi qe ai as bythen nuk fshinte me kete zvarranik te bllokut.

    -Sidomos ne ditet e sotme kur shteti shqiptar eshte klinikisht i vdekur moralisht dhe ekonomikisht, kur drejtohet faktikisht nga nje panel ambasadoresh dhe kur dinjiteti i kombit shqiptar eshte ne nivelin
    e nje poshtrimi 22 vjecar menyra me e mire eshte qe nuk duhet te merremi me Enverin por te gjejme kush e shkaterroi shtetin shqiptar ne keto nivele te frikeshme

    E vetmja rruge qe te tentohet te rrezohet miti i Enver Hoxhes eshte qe te formohet nje shtet i fuqishem dhe dinjitoz si ne kohen e tij.Ai u soll keq me individin ne pergjithesi por shteti dhe ekonomia ishte ne nivelin e nje organizimi qe vetem ne shtetin e Izraelit e kemi pare.

    Ne periudhen qe mori pushtetin Enver Hoxha ishte nje gjendje pambarimisht e veshtire dhe vazhdoi per 40 vjen nje rrethim armiqsor nga armiqte shekullore te serbise dhe greqise dhe nga dy superfuqite e kohes.
    Kur flasim per Enver Hoxhen duhet te marrim parasysh dhe aktivitetin agjenturor te tyre produkt i te cileve jane vete kryeqelbesira berishe se bashku me shumicen derrmuese te pardesybardheve qe u duket ne qytetin studenti ne dhjetor 199O.

    Sot eshte koha te themi qe ato pardesybardhet jo vune themelet poe SHKATERRUEN THEMELET e shtetit shqiptar dhe duhet te perballen ne banken e te akuzuarve.

    Nqs z.kryekrimel berisha nuk shkon ne qelite e burgut brenda ketij viti per tradhetite e tij pafund thjesht do te jete triumfi i legjendarit Enver Hoxha sepse paskemi qene nje popull pa dinjitet
    dhe e kemi merituar diktaturen e tij.

    Thjesht midis atdhetarit diktator Enver Hoxha dhe mostres filoserbe Berish do te zgjidhja me mire gjirokastritin se nje tropojan qelbesire te neveritshem…

  20. ILIRET says:

    Nje komunist jo si do kudo,por qe jetonte e bente pushimet ne shtepite e pushimit te diktatorit komunist Enver Hoxha. Ishte i zoti, pa edhe mashtroi gjithe te burgosurit dhe te perndjekurit politike, pronaret dhe rinine. Por ndersa pjesa me e madhe e kuptoi dhe e braktisi qe ne zgjedhjet lokale te zhvilluara tre muaj me vone nga zgjedhjet e marsit ’92, shume te tjere vazhdojne te vijne verdalle mbas tij.
    -Kush jane keta?
    1-Nje pjese e te perndjekurve politike, pasi nuk kane aftesi intelektuale, dhe e cuditeshme nuk po lindin as pasardhes me vlera intelektuale qe te marin ne dore nje parti qe t’i perfaqesoje denjesisht.
    2-Nje pjese e ish-pronareve te cilet te genjyer me ndonje llokme vazhdojne ta mbajne gjalle frymen e sundimtarit.
    3- Te gjithe spiunat dhe bijte e spiunave, te cilet kane hyre se u hedh ndonje therrime, por qe nuk guxojne te largohen nga ai, sepse ju ka konfiskuar dosjet dhe ua tund ne surrat.
    4- Nje pjese komunistesh, te cilet dine ta dredhin ne cdo kohe per tu rreshtuar me fituesin. Aq me teper qe kane te njejtin formim.
    5-Gjithe lumpeni i shoqerise shqiptare (llumi i saj). Nuk eshte e veshtire nga lexuesit te kujtojne te gjithe hajdutet, vagabondet e lagjeve te tyre dhe te bejne nje census, per ke votojne ata.
    Dhe vjen nje dite…

    1. xhoni says:

      per komentuesin ILIRET.

      Meqenese keni bere nje koment shkurt dhe sakte doja tju beja nje plotesim se kush jane jo qe vine verdalle pas tij por jane ata qe po na sjellin verdalle ate bashke me ne.
      Duke ju falenderuar per komentin ju uroj lexim te kendshem te ketyre rrjeshtave me poshte.

      Pas vrasjes se Azem Hajdarit, ishte regjistruar “diku” nje bisede telefonike (gjate kryengritjes) mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
      Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec “bilinguistit” Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec tij eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
      Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
      Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
      Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?
      Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj(njohes perfekt i serbishtes )mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
      Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
      Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
      Te mos harojme faktin se serbishtfolesi Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
      Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
      A ka dore E Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben krime??????????? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe dinasta e Busheve) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington e Bruksel me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
      Cfare lidhje kane lobuesit e tij si clark,wisler,ridge,& podesta me gerdecin,naften,dhe bregdetin shqiptar ?
      A mos duhet hapur per investigim ne Washington dosja Saligate ….

      1. Rroku says:

        Per Xhonin dhe Iliret
        Nuk e kuptoj se cfare lloj monstrash qe jeni te dy ju.
        Sodoqe lexoheni shume lehte se i perkisni ish-sigurimit fame keq dhe qe vazhdoni me teorite konspirative, perseri vazhdone te kepusni dokrra bajate. Logjika eshte fare e thjesht dhe pyetjet qe duhet te shtrohen jane:
        1.A ishte levizja studentore dhe krijimi i PD veper e Ramizit te Partise ne pushtet? Nese po, kush duhet te akuzohet per kete Berisha apo Ramizi???
        2. A ishte demokracia ne Shqiperi nje akt pozitiv dhe nje ndryshim progresive apo nuk duhej bere demokracia dhe duhej te mbeteshim shkemb graniti…i komunizmit???
        3. Ne levizjen demokraktike ne shqiperi duhet te perfshiheshin “Komunistet e Mire” sipas standartit tuaj, dhe jo “llumi” qe percaktoni me keto standarte.
        4. Kete kaste bijsh dhe etersh komuniste qe po vijne ne pushtet, si e konsideroni ju zoterinj, si demokrate te vertete apo cfare emri i vini. Sepse nuk po marrim vesh se ku doni te dilni, dhe se kush eshte pikpmja juaj per keto gjera.?
        Ngado qe ta kthesh arsyetimin me rezulton qe jeni ju ato fundrina te shoqerise qe hidhni vrer e mellef pa asnje ofruar asnje zgjidhje, pa vleresuar asgje, perved dizinformim dhe mashtrim.
        Kjo spjegohet lehte, pasi vete ne psiqiken tuaj jeni te deformuar dhe fallco. Jeni qenie te mjera, pa asnje talent, pa asnje ideal, pa asnje vlere morale. Jeni thjeshte monstra

        1. ILIRET says:

          O Rrok, shum tu ka dhimb SRB-i. Duke shajt bijte e komunistave, kur ti ngre ne piedestal komunistin e edukum ne odat e Nexhmije Hoxhes, me shtyn mu me ta ba nji pytje:
          – A ma mire me ken komunist e bir komunisti, apo spiun e bir spiuni si puna jote.
          Dhe sa per vlera e talente, duhet me dijte se nuk ja kam nevojen as Sales e as Rames. Ata ma kane nevojen mua dhe detyrohen te me mbajne ne pune ne zyrat prane tyne. Mi dine edhe pikepamjet, por jane rrethu krejt nga injoranta. Mbase je edhe ti aty diku.
          Dhe e fundit, nuk shkruaj ketu per me ofru ndonje zgjidhje. Thjesht shtyj kohen dhe argetohem duke dhane ndonje mendim, por edhe duke u njoftun me tipa si ti, i nxenum me veten tande.

  21. F. Rushiti says:

    URIME Z.MET DERVISHIT

    saliu nje ind malinj prej metastazave te enver-ramkes.Ata qe shajne Z. Met Dervishi jane kancerogjenet e sali-enverit.

  22. tori says:

    O met e paske shkruar si me porosi te meros, ku te ka gjet o i shkrete,ne hale besoj se i tille je, si gjithmone sherbetor dhe spiun, i ke sherbyer dhe saliut ti por te flaku se e dinte cfare monstre je, spiun i rendomte(dursaket te njohin). Mos iu ngjit shume Meros se do te filloje te te dale dhe ty Saliu ne ender dhe ti nuk din te djegesh vete makinen tende si ai, apo te besh pazare si ai. Met mos shkruaj me se eshte turp, dhe shif cfare komentuesish ke, me cfare niveli e fjalori te nxitur nga idiotesite e tua dhe te Mero tepelenes.

    1. Ti s’ke vler as sa nje fije floku e Met Dervishit,apo Mero Bazes. Krejt realitetin po thot tjetri,pse s’do me i hap syte,o qorr i bibes. Per ty qenkan te mire,vetem ata qe mburrin kafshen dhe komunistin e fundit birisha ?!

  23. A T Z says:

    Ju lutem te gjithe shkruesve te artikujve me termin qe eshte i barabarte me fjalen ne gjuhen shqipe.Flisni shqip,kjo mania e te folurit me fjale te huazuara vetem ne rruge qorre e con gjuhen shqipe qe eshte nje gjuhe e vecante dhe e vetme ose ne bote.

  24. georges says:

    Berisha nuk ka qene themeluesi i PD, Une kam marre pjese ne takimin e pare per formimin e nje partie opozitare aty kane qene shume intelektuale te asaj kohe ndermjet te cileve edhe Saliu, por ky nuk shquante, me shume ishte ne dukje Gramozi i cili edhe u nervozua me propozimet qe po beheshin per anetare te Komisionit provizor te partise demokratike, pas kesaj Saliu me forcen e tropojaneve morri drejtimin e PD dhe nuk dha doreheqien kur humbi zgjedhjet me 1991! ai vazhdoi me forcen e bandave te dominoje PD, por ne ate kohe nuk para merreshin tironsit me Saliun se ishte koha e hemoragjise madhe ku tironsit iknin nga syte kembet larg shqiperise dhe maloket e saliut pushtonin tiranen… p[or e theksoj PD s’ka themelues saliun ajo eshte pasuri kombetare e intelektualeve te tiranes dhe studenteve, por me ligesi u monopolizua nga maloket e saliut….le ta mbajne kete parti lokaliste se kane per ti pare hajrin me Zonjezen Lulushe…..

  25. v.fakolli says:

    Megjithse eshte nje shkrim i pelqyeshem nga ana gazetareske shohim se ka nje numer rekord minimal komentesh nga lexuesit e gazetes “Tema” qe jane ne nje fare menyre barometri qe mat vertetesine e nje shkrimi ne lidhje me situaten.Pra ku ka gabuar zoti Met Dervishi:

    1-Krahasimiqe ben midis Salehut me Enverin mund te kishte vlera para 1997 vit ne te cilen shteti shqiptar u shemb dhe akoma eshte pertoke dhe i perdhosur.Nje komentues me lart e thote sakte qe nuk mund te krahesohet ne asnje lloj drejtimi enver shqiponja me sali sorren.

    2-Ashtu si Meti edhe nje pjese e konsiderueshme e atyre qe e mbajne veten analista nuk marrin parasysh nje gabim thelbesor qe u be ne vitet 90′ kur dipllomacia dhe sherbimet sekrete amerikane shfrytezuan Athinen dhe Beogradin si trampolina per te shembur komunizmin ne shqiperi i cili kishte rene me kohe perpara se te shkelte amabasdori amerikan ne shqiperi .

    3-Ne vend te nje pajtimi mbarekombetar amerikano-tropojanet qe drejtuan operacjonin famekeq te “dekomunistifikimit” me ne krye Elez Biberajn u krye nje reprezajle deri sa disa “rezerviste” te tij benin thirrje per te varur te gjithe komunistat ne cdo shtylle me te afert.

    4-Pikerisht ne kete kohe pas votimeve te 31 marsit 1991 u organizua nga banda e tropojes me ne krye dyshen kriminale Berish-Hajdari masakra prapa shpine e 2 prillit 1991 e deri te prishja e qeverise gjithekombetare te stabilitetit.

    5-Marrja pjese e amb.Rajerson ne fushaten elektorale tregoi se ai nuk kishte ardhur rastesisht nga Beogradi dhe veproi si nje kolonel sherbimi dhe jo si ambassador.

    6-Berisha nga nje prostitute e Serbise ne vitin 1995-1996 nuk donte te prostituonte dhe per Greqine dhe u be nderhyrja e lobit te fuqishem grek ne Amerike me Nikollaq Gaxojanin dhe Jorgo Koken qe solli si pasoje gjunjezimin e Shqiperise e cila vazhdon ne ditet e sotme.

    7-Ishte e lexueshme ne 2007 kur ne kafasortat e sigurise kombetare krahas mikut te cuditshem Tom Ridge ishte dhe Damir Fazllici miku i shtepise Berishes dhe njekohesisht njeriu me potencjalisht i rrezikshem per kombin shqiptar pra anglo-serbo-amerikani D.Fazllic.

    8-Ngjarjet nga Gerdeci ne ditet e sotme qe me shitjen e detit,lejimin e varrezave te grekerve,lejimin e miljonave ton plehra,lejimin e plantacjoneve te droges dhe degjenerimi moral i shqiptareve jane te mjaftueshme per ta shpallur tradhetar kete perbindesh.

    9-Kulmi i kulmeve ngelet 21 janari 2011 per te cilin jane shkruar miljona artikull por qe mund te permblidhet ne nje fjali:
    4 heronjte te vrare ne bulevard kerkojne
    KOKEN E KRYEKRIMINELIT BERISH NE TEPSI.
    Nuk ka as Arvizu,as Edi Rame biles as Obame qe ta shpetoje drakulen berish nga egzekutimi shembellor.

    10-Prandaj lexuesit dhe komentuesit e kesaj gazeta megjithese kane respekt per artikullshkruesin nuk pajtohen me faktin qe nje krimineli ti thirret zotni…aq me teper ky eshte ekskluzivisht vrasesi i shtetit shqiptar qe te pakten ne kohen e Hoxhe Enverit e kishim nje shtet edhe pse kishte diktature.

  26. Shelegura says:

    ne rast se qeveria ere nuk lufton qe drejtesia te veje ne vent .sidomos per shkeljet e renda si deti si gerdeci si 21 janari e shume te tjera

  27. skypion says:

    Qe te thyhet miti i rreme i Kali Berishes duhet te analizojme dhe figuren e dyte te atij qe i vuri dinamitin ketij vendi pra te Heroit te Demonkraqise me nder me thane Azem Hajdari.
    Ne bilancin perfundimtar pas vrasjes se tij si zagar rrugesh duke krahasuar plus minuset e tij dilet ne perfundimin se Berisha me Hajdarin jane dy koka te nje gjarperi qe e kafshoi ate vend ne vitet 1991-1998 dhe tani ka ngelur vetem me nje koke gjysem e prere ne 23 qershor.

    Kush ishte mender jush hero hajdari?
    Sipas nje interviste intime te gruas se tij Hazemi rrembeu Fatmiren kur keto ishin njeri vit pare tjetri ne vit te dyte te nje shkolle dyvjecere pra respektivisht 16 dhe 14 vjec.Si saj Azem Heroi ishte perjashtuar nga shkolla si rrugac qe pinte duhan dhe pije.Pas ketij perjashtimi kryen nje akt te denueshem duke rrembyer nje minorene dhe e con ne bjeshket e nemuna.
    Nje akt kontravesal i mevonshem i tij ishte se per ti shpetuar ushtrise largohet nga sherbimi ushtarak duke marre nje raport mjeksor si i semure psiqik..
    Mbas fillimit te dyshimte “te studimeve” me studente qe ishte 10 vjet me i madh fillon “protestat” duke qene nje familje thellesisht e lidhur me sistemin e Ramiz Alise deri sa ne shkurt te 1991 ciraku i PPSH i leshon vendin vendin ustait te UDB.
    Edhe sot nuk spjegohet ku i gjeti parate fukarai student Hazem Hajdari te ngrinte tyrben e Qafes se Luzhes ne 1991-1992.
    Dritehijet e vagabondit Hajdari tregojne se ai erdhi nga rruga dhe si qen rrugesh u vra i inplikuar me tregtine e armatimeve dhe te droges per te cilat vetem hapja e dokumenteve te deklasifikuara do te ndricoje te verteten qe do jete e drejte e brezave qe do vine te cilet jam i sigurte qe do te ngrene nje WC moderne me emrin e atij qelbesire.
    Sidoqofte eshte lluks per Berishen,Hajdarin,Pashkon,Tritan Preshin e grekut
    qe nuk u hapen dosjet e sigurimit te shtetit.
    Ata qe mbuluan dhe fshehen ato dosje jane armiqte me te medhenj te kombit shqiptar pra jane ata qe fabrikuan mitin e rreme te kermes berishe,rrugacit hajdari dhe pashaporthollandezamerikanmbajtesit me emrin Lulqim Udbasha

  28. punetori says:

    Ngritja e miteve te tille trgon se ne drejtim te njeshave ne tregohemi te
    gjunjezuar.Nga frika, per enverin folem pas vdekjes ,per shpellarin kane filluar te flasin qe tani.Kur te zbres plotesisht nga froni do t’ia degjojme krismen edhe nga “besniket” e tij.

  29. permetar says:

    Shoku Met(MUT) mos u mundo te injorosh Z.BERISHA dhe 100 jete te kesh nuk e harin dot.Mos bej krahasime prej idioti me gjith se e dime qe idiot je.Shikoji me vertetesi zhvillimin e ngarjeve se te gjith i dime si jane zhvilluar jo vetm ti.Berishen nuk e harin dot dhe te gjithe ata qe e shajne nuk jane asgje tjeter vetem se KELYSHE KOMUNISTASH.POSHTE KOMUNIZMI.

    1. Mentari says:

      i nderuar permetar qe ndoshta banon ne rrugen “GJORGJ BUSHI” NE BATHOREVILLE NEAR KAMZA COUNTY.

      edhe un jam kunder kamunistave se i kane msue baces ca poshtersina qe me e vra hajdarin naton dhe me e qa diten.

      shiqo sa keq e kan mesue komunistat e poshter daktorr berishen

      Aq prishur mendsh nga kamunistat sa ne nje ane e eleminoi hajdarin nga ana tjeter i ngriti lapidarin.

      kqyre ketu poshte kete timin pastekopy

      GAZETA RD 18 GUSHT 1995
      PJESE NGA FJALA E SALI BERISHA PER GREVEN E URISE TE AZEM HAJDARIT
      (kur ky protestonte kunder Berishes,)

      “Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje