(Ose si po nxit Berisha mbështetje të tepruar ndaj qeverisë së re)
Nga Mero Baze
Ka një problem që opozitës së re po ia krijon Sali Berisha. I futur në makthet e së ardhmes së tij politike, ai po përpiqet të nxitojë të jetë zëri i parë opozitar me deklaratat e tij halucinante, duke tërhequr zvarrë opozitën e re në një rrugë pa krye. Ai shfaqet dy herë në ditë në media, lëshon akuza që dëshmojnë një gjendje të rënd mendore dhe ka imponuar në njëfarë mënyre një gjuhë të ngjashme tek kryetari i ri formal i PD, Lulëzim Basha.
Po cili është efekti i parë i kësaj lloj opozite?
Nëse i hedhim një sy qeverisë së re dhe përbërjes së saj, ka plot vend për entuziazëm dhe kritika. Ka vend për entuziazëm për shkak se është një ekip i ri, pa begraund të së shkuarës, dhe të mirëshkolluar, ashtu siç ka vend për kritika se është një qeveri që nuk përfaqëson shumë traditën e së majtës, dhe është e ndarë mes dy kryeministrave, Rama dhe Meta.
Por ajo që po ndodh është se vlerësimet agresive të Berishës dhe vlerësimet qesharake të Bashës (ky i fundit duhet njoftuar që ka vdekur Ramiz Alia) kanë bërë që jo vetëm brenda të mos ketë debat për qeverinë, por ajo të marrë një mbështetje maksimale ndërkombëtare.
Deklarata e SHBA, e publikuar sot, ishte një gjest i pazakontë mbështetje, që nuk ishte bërë më parë ndaj ndonjë qeverie në formim e sipër. Zakonisht flitet pas formimit të qeverisë apo kur ajo shkon në Kuvend, por një muaj para, me kaq shumë vlerësime pozitive për një qeveri, nuk kish ndodhur. Unë mendoj se një arsye e fortë është opozita e sotme. Mënyra se si ajo kërkon të çirret e ulërasë për ikjen nga pushteti, dhe akuzat tërësisht haluçinante ndaj ministrave të rinj, kanë nxitur mes të tjerash SHBA të bëjë atë vlerësim aq pozitiv për qeverinë Rama. Kjo është dhurata e parë që opozitari Berisha i bën kryeministrit Rama.
Me gjuhën e tij agresive, me mungesën e logjikës, me broçkulla folklorike dhe fakte të prodhuara nga një mendje e sëmurë, Berisha duket se është marrë më seriozisht i çmendur nga ndërkombëtarët se sa nga shqiptarët, dhe ka nxitur një valë mbështetje për qeverinë e re.
Po ashtu ka një ngërç në mënyrën se si po ambientohen ministrat e rinj me detyrën, apo ata që kanë marrë detyra të rëndësishme në administratë. Fjala vjen janë naive, për të mos thënë më shumë, fushatat për të marrë “mendimin e popullit” për qeverisjen e ardhshme. Kërkesat që njerëzit t’u japin ide ministrave apo nëpunësve janë po ashtu një atavizëm e revolucionit kulturor kinez dhe mund të përbënte objekt qortimesh për djemtë e rinj që po marrin zyra shteti. Por fat i tyre duket se është Sali Berisha. Ai i zë me radhë duke i sharë me nënë e babë si në rastin e Saimirit, Ditmirit, dhe deri në stërgjyshe kur është fjala për Milenën, dhe kësisoj të gjithë janë të prirur t’i shikojnë ministrat e rinj si viktima të një të marri dhe jo si njerëz që duhet të maten mirë kur flasin dhe komunikojnë me publikun.
Sali Berisha është një dhuratë e mirë për ta këtë sezon vere, por ata duhet të kuptojnë se nuk e kanë betejën me Berishën, por me veten dhe mbështetësit e tyre, të cilët duan një qeverisje serioze.
Këtë verë të bëjnë si të bëjnë, të thonë çfarë të thonë, të jenë kush të jenë, e kanë të sigurt mbështetjen se ua garanton opozitari Berisha me diarrenë e tij politike, që ka dalë jashtë çdo kontrolli mjekësor.
Partia Demokratike tani është në opozitë dhe nuk ka çfarë humbet më. Brenda saj ka plot njerëz të ditur dhe me një barrë mend, të cilët, nëse duan të bëjnë opozitë, duhet të sfumojnë këtë të çmendur, dhe të bëhen një zë i besueshëm për shqiptarët, të cilët kanë nevojë reale të dëgjojnë çfarë thotë opozita.
Botova sot me qejf një letër të ish- kryetarit të PD në Fier, që i bën thirrje Berishës të lërë Lulëzim Bashën të drejtojë opozitën. Unë do ta shtyja më tej. Ai duhet të lërë gjithë PD-në të bëjë opozitë, të thotë gjëra të mençura dhe racionale dhe të ringjallë besimin e shqiptarëve tek ajo forcë politike. Diarreja e tij politike, vajtimi i tij pse humbi pushtetin në mënyrë plebishitare, dhe çjerrjet e një plaku nga frëngjia e kryeministrisë, të krijojnë idenë se selia e re e opozitës do jetë një çmendinë. Kjo është një fatkeqësi kombëtare, pasi do na heqë të drejtën të shikojmë një shpresë, kur qeveria e re të gabojë. Dhe më keq akoma, do t’i japë kësaj qeverie mbështetje të sforcuar edhe kur ajo nuk e meriton aq shumë. Siç po ndodh tani realisht. Lexoni ç’thotë SHBA dhe ç’thotë Sali Berisha për qeverinë, të bindeni për këtë!
uaaaa uaaa gjigand gjigand; po me ke merresh me ke??
por doja te thoja vetem dicka : ndoshta po i ben nder mazhorances berisha me halicinacionet dhe cmendurin e tij por ne po na cmend !! kemi frik te hapim fb a te lexojm ndonje gazet se direkt na del gogoli berisha!!
Konstatime te drejta, Berisha me kondrapedalizmin e tij, po con uje ne Mullirin e Rilindjes.
Prape reagime te lexuesve te thjeshte ne facebook:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/sali-berisha-facebook-2-gusht-2013.html
Mero e ka gabim kur i kritikon ministrat ne lidhje marjen e mendimit te popullit.
Ajo metode perdoret edhe ne vende demokratike te konsoliduara e jo me ne Shqiperi ku eshte e nevojshme kjo metode ,sepse ne nuk kemi ndonje trashegimi drejtimi demokratik
Psh, ne Gjermani qeveria gjermane ju thote qytetareve qe kush ka ide ne lidhje me qeverisjen ti postoje idete e tij ne adresen e ministrise perkatese dhe nqs ato jane te dobishme do merren parasysh.Ky muhabet te pakten behej ne Gjermani para 12 vjetesh.
Pra kjo metode qe perdorin ministrat eshte shume e mire se vjel mendime edhe nga njerezit te cilet jane pikerisht Subjektet kryesore te cilet ndjejne direkt pasojat e punes se ministrave…..
Kjo eshte tamam Demokraci, natyrisht edhe komunizmi i perdorte sa per sy e faqe keto metoda ,sepse edhe filozofet komuniste kopjonin demokracine e Platonit,porse ata ekeqperdornin kete metode tamam demokratike ,mbi bazen e se ciles u krijua ky sistem qe e quajme demokraci.
Pra, nese ka dicka me te vertete per te pergezuar kjo qeveri eshte pikerisht kjo metode e vjeljes se mendimit te popullit.Kjo metode eshte thelbi i drejtimit ne demokraci…..
E njejta gje ndodh edhe ne Belgjike, sepse nisen nga principi qe kemi nevoje per nje optike popullore ne sugjerim.
Ne fund te fundit jane elementete te demokracise direkte dhe nuk kemi pse kemi frike per perseritje revolucionesh kineze. Cdo vend demokratik e aplikon.
Sidomos shefat e medhenj qe drejtojne ndermarrje gjigande sapo marrin postin kerkojne mendim nga ekipi dhe punonjesit se cfare duhet ndryshuar apo si e gjykojne ato situaten.
Mendoj se kjo eshte nje hapesire per dhenie mendimi, me mire keshtu se sa nje qeveri bunker qe s’ka fare transparence dhe s’do t’ia dije ç’mendojne populli dhe specialistet mbi te.
edhe ne stabilimentin ku punoj ne Itali me arrin rregullisht nje formular ku mund te shkruaj idete dhe mendime te ndryshme qe mund te kem per permiresimin e prodhimit dhe te çdo gjeje tjeter ne ndermarje.Eshte fjala per ndermarje me mbi 2500 puntore
Me pelqeu shkrimi i Meros,si gjithmone,por gabon rende kur krahason demokratizimin e pushtetit prejministrave te rinj,qe i krahason me ca revolucione kineze dhe duket shume fraze e gabuar sepse diktatura nga demokracia e qeverise se re ,nuk kane kurrfare lidhje ,,,ketu nga mua ke noten 2 per sot.
O raimond o pjatalares meksikanesh, u bo bytha jote hemorroidale me kritiku Meron?!
Futi ndonje pice spicy se mbase hik per lesh.
Qendrimi i opozites se re eshte krejtesisht i natyrshem.Nuk ka opozite ne bote (e sidomos kjo vlen per rrethanat shqiptare),kur opozita t’i beje hosanara mazhorances,perkundrazi.
Mirepo ,reagimet ngaj reagimeve te Bashes dhe Berishes per qeverine e re,kane nje arsye te forte. Akuzat dhe kritikat qe vijne nga PD,Basha,Berisha etj, mbeshteten mbi ca fakte kokeforte,ne ndryshim me akuzat e meparshme te ndersjella politike,por edhe te tepruara.
Madje,vete Berisha,eshte shume konkret ne shigjetimet e tij ndaj kabinetit te ri,cka i le mundesine edhe te beje humor dhe te tallet me keto zgjedhje te Rames.
Kemi disa ministra te ardhshem qe jane ne hetim per korrupsion,evazion etj.Pike.Dhe, te mendosh se keta jane “te rinjte e panjolle” sic thone mercenaret mediatike! Pertej kesaj,Edi Rama,per here te pare ne historine e tranzicionit po ben realitet ate,per te cilin aq shume e kane akuzuar Berishen:autoritarizmin.
As Berisha vete nuk ka guxuar te formoje ne ekip teresisht berishist;perkundrazi,ekipi i Rames,eshte totalisht ramist.
Mercenaret mediatike mundohen ta justifikojne kete,dhe “argumenti” i vetem i tyre eshte vota “1 milioneshe”,vete te cilen nuk ka shqiptar qe nuk e di ,se nuk ishte per Ramen.
Eshte naive dhe tejet qesharake,qe nje qendrim formal,i zakonshem per keto raste,i ambasades amerikane,te merret dhe t’i serviret lexuesit si nje mbeshtetje e papare,e jashtezakonshme!
Si gjithmone Berisha akuzohet per gjuhen e tij agresive,per”diarrene” etj etj,por zoterinjte analiste dhe verberia qe i ndjek pas,duhet te kujtojne ate thenien biblike(le te hedhe gurin e pare i pamekati),por qe e paskan harruar sepse,ja bie fjala,kush ka diarreruar per vite me radhe ndaj Edi Rames,familjes se tij,babait,nenes,grave ,dhe djalit te tij??Dhe,madje, me nje fjalor qe do ta kishin zili edhe me rrugecerit e forumit…
Te lumte Mero, je i vetmi gazetar qe shkruan politikisht!
aa dhe nje gje …
do doja zoti mero nese mundeni te na jepni arsyet pse nuk duhet qe populli te japi mendimin e vet per qeverisjen
po te shohesh ne france mbas revolucionit francez te gjith qytetaret kontribuan ne qeverisjen e vendit!! duke dhen mendimin e tyre
dhe ne shum vende te tjera gjithashtu
nuk e kuptoj cili esht problemi qe qytetaret shqipetar mos te japin mendimin e tyre
ne jemi ata qe perjetojm per dit realiteti!! nuk kemi kollaren e ministrit … shikojn realitetin .. e pse ne mos te japim mendim per qeverisjen??
sic keni ju te drejt te jepni mendimin tuaj per qeverisjen fal gazetes tuaj dhe ne kemi te drejt!
mero sa per info do te thoja qe berisha ka luajtur mendsh… ata qe i besoj kan luajtu mendsh dhe ata qe shohin por qe si besoj dhe ata gjithashtu po luaj mendsh shikoni pak cfar ndodh me saliun:
Faleminderit z Pashko per per komentin,une jam plotesisht dakord se pergjigja me e sigurte ndaj korrupsioni eshte integrimi ne BE Kjo ne kuptimin qe ne kete proces te kushtezuar konsolidimi i drejtesise perben nje nga kushtet me te rendesishme Lufta kunder korrupsionit eshte dhe beteja me e rendesishme dhe me e veshtire per cdo qeveri Ne kete kontekst ne kemi ndermarre reforma nder me te thellat qe nje seri vendesh tjera nuk i kane ndermarre Muajn qe kaloi GRECO ( e keshillit te europes ) ne raportin e vet njofton se Shqiperia eshte nder me te paktat vende qe plotesoi te 12 kerkesat e tryezes se trete te luftes kunder korrupsionit Por duhet te biem dakord qe detyra e qeverise eshte te ndermarre reformat per parandalimin e korrupsionit dhe dergimi i dosjeve te kleptokrateve ne organet e drejtesise Por asnje kryeminister nuk mund dhe nuk duhet te tentoje te beje prokurorin apo gjykatesin e vendit Une ju siguroj se cdonjera nga dosjet e permendura me siper eshte drejtuar gjate ketyre viteve ne organet e drejtesise nga qeveria apo parlamenti madje per hir te se vertetes, dosje ne prokurori per piktorin kane derguar edhe ministra te kabinetit Nano si zj Dado dhe po keshtu edhe Inspektoriati i larte i kontrollit te pasurive te zyrtareve Por aferat korruptive te shumta te ketij ekipi deshmojne se piktori midis mekatareve te shumte te grupit te PS ka emruar ne kabinet me preference me konfidentet e tij,me respekt sb
44 minutes ago · Edited · Like · 8
11 hours ago · Edited · 4
me von
Faleminderit per pyetjen Bedrije;Opinion Diber etj Se pari lufta kunder korrupsionit ka qene perparesi e te gjitha perparseve per qverine time , me kete nuk dua aspak te mohoje egzistencen e korrupsionit ne Shqiperi Por si rezultat i kesaj lufte Shqiperia dyfishoje te ardhurat ne dogana dhe tatime dhe mblodhi nga 2006 ne 2012 rreth 9 miliard dollar me shume se qeveria socialiste ne 8 vite Raporti i bankes botrore ne vitin 2004 denancon se ne shqiperi cdo vite vidhen mbi 1,4 miliard dollare nga taksat dhe tatimet e qytetarve Pikrisht keto te ardhura bene te mundur rritjen me mbi 120 rrogat dhe pensionet ndertimin e mbi 10 mije km rruge 1300 shkolla 360 ujesjellesa 420kanalizime etj etj Ne luften kunder korrupsionit Shqiperia u be vendi i pare ne bote me prokurime 100% elektronik,rikujtojme ketu se gjate qeverisjes socialiste dhe bashkine socialiste te Tiranes 75% e prokurimeve beheshin direkte.Kurse sot edhe blerjet e vogla jane elektronike Ju lutem rikujtoni pake vetem pranimet ne universitet qe ishin nje panair korrupsioni ndersa sot ne keto pranime ka zero korrupsion Ne vitin 2005 rregjistrimi i nje biznesi kerkonte 45 dite dhe 4000 mije euro ndersa sot behet brenda disa minutave dhe me 1 euro ne one stop shop Nga 210 licenca dhe leje u hoqen mbi 150 prej tyre dhe u krijue qendra kombetare e lejeve dhe licencave etj Pikrisht per kete lufte te sukseseshme kunder korrupsionit Shqiperia kaloi nivelin e pragut per te perfituar kompakun ne kuadrin nismes se qeverise amerikane te sfides se mijvjecarit por qe nuk e perfitoje sepse te ardhurat u rriten dhe vendi yne kaloje ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Shqiperia ne luften kunder korrupsionit ka ndermarre reforma nder me te thellat te cilat shume vende tjera nuk i kane ndermarre dhe qe jane vlersuar larte nga organizmat nderkombetare te luftes kunder korrupsionit Muajn qe Kaloje GRECO( (e Keshillit te Europes) ne raportin e vet shprehet se shqiperia renditet nder me te paktat vende qe plotesoje 12 kerkesat e tryezes se trete te luftes kunder korrupsionit Ketu mund te renditen nje seri nismash tjera per luften kunder korrupsionit Por ,duhet te biem dakord qe detyra e qeverise esht qe dosjet e kleptokrateve te dergohen ne organet e drejtesise Por asnje kryeminister nuk mund dhe nuk duhet te tentoje te beje prokurorin apo gjykatesin e vendit Une ju siguroje se cdo njera nga dosjet e permendura me siper esht drejtuar gjate ketyre viteve ne organet e drejtesise nga qeveria apo parlamenti madje per hire te se vertetes, dosje ne prokurori per piktorin kane derguar edhe ministra te kabinetit Nano si zj Dado dhe po keshtu edhe Inspektoriati i larte i kontrollit te pasurive te zyrtarve Por aferat korruptive te shumta te ketije ekipi deshmojne se piktori midis mekatarve te shumte te grupit te PS ka emruar ne kabinet me preference me konfidentet e tije,me respekt sb
5 hours ago · Edited · 3
me von perseri
Z Dauti ne komentin tuaj ju po thoni nje te pavertet te madhe.Ne kohen qe ne erdhem ne pushtet shqiperia renditej vendi i 24 me i korruptuar i planetit .lufta kunder korrupsionit ka qene perparesi e te gjitha perparseve per qeverine time , me kete nuk dua aspak te mohoje egzistencen e korrupsionit ne Shqiperi Por si rezultat i kesaj lufte Shqiperia dyfishoje te ardhurat ne dogana dhe tatime dhe mblodhi nga 2006 ne 2012 rreth 9 miliard dollar me shume se qeveria socialiste ne 8 vite Raporti i bankes botrore ne vitin 2004 denancon se ne shqiperi cdo vite vidhen mbi 1,4 miliard dollare nga taksat dhe tatimet e qytetarve Pikrisht keto te ardhura bene te mundur rritjen me mbi 120 rrogat dhe pensionet ndertimin e mbi 10 mije km rruge 1300 shkolla 360 ujesjellesa 420kanalizime etj etj Ne luften kunder korrupsionit Shqiperia u be vendi i pare ne bote me prokurime 100% elektronik,rikujtojme ketu se gjate qeverisjes socialiste dhe bashkine socialiste te Tiranes 75% e prokurimeve beheshin direkte.Kurse sot edhe blerjet e vogla jane elektronike Ju lutem rikujtoni pake vetem pranimet ne universitet qe ishin nje panair korrupsioni ndersa sot ne keto pranime ka zero korrupsion Ne vitin 2005 rregjistrimi i nje biznesi kerkonte 45 dite dhe 4000 mije euro ndersa sot behet brenda disa minutave dhe me 1 euro ne one stop shop Nga 210 licenca dhe leje u hoqen mbi 150 prej tyre dhe u krijue qendra kombetare e lejeve dhe licencave etj Pikrisht per kete lufte te sukseseshme kunder korrupsionit Shqiperia kaloi nivelin e pragut per te perfituar kompakun ne kuadrin nismes se qeverise amerikane te sfides se mijvjecarit por qe nuk e perfitoje sepse te ardhurat u rriten dhe vendi yne kaloje ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Shqiperia ne luften kunder korrupsionit ka ndermarre reforma nder me te thellat te cilat shume vende tjera nuk i kane ndermarre dhe qe jane vlersuar larte nga organizmat nderkombetare te luftes kunder korrupsionit Muajn qe Kaloje GRECO( (e Keshillit te Europes) ne raportin e vet shprehet se shqiperia renditet nder me te paktat vende qe plotesoje 12 kerkesat e tryezes se trete te luftes kunder korrupsionit Ketu mund te renditen nje seri nismash tjera per luften kunder korrupsionit Por ,duhet te biem dakord qe detyra e qeverise esht qe dosjet e kleptokrateve te dergohen ne organet e drejtesise Por asnje kryeminister nuk mund dhe nuk duhet te tentoje te beje prokurorin apo gjykatesin e vendit Une ju siguroje se cdo njera nga dosjet e permendura me siper esht drejtuar gjate ketyre viteve ne organet e drejtesise nga qeveria apo parlamenti madje per hire te se vertetes, dosje ne prokurori per piktorin kane derguar edhe ministra te kabinetit Nano si zj Dado dhe po keshtu edhe Inspektoriati i larte i kontrollit te pasurive te zyrtarve Por aferat korruptive te shumta te ketije ekipi deshmojne se piktori midis mekatarve te shumte te grupit te PS ka emruar ne kabinet me preference me konfidentet e tije,Por ne rastse nga ata te cilet e shendruan shqiperine ne njerin nga 24 vendet me te korruptuara te planetit nuk u ndeshkua njeri nga drejtesia shqiptare e kunderta ndodhi me zyrtare dhe punonjes te administrates sone Mib bazen e kallzimeve te organeve te kontrollit ke KM dhe institucioneve tjera jane penalizuar dhe ndeshkuar qindra zyrtare te administrates aktuale Kame theksuar publikisht disa here se veprimtaria e institucioneve te drejtesise ka qene jo ne pake raste e njeanshme por perseri e kame mbeshtetur ate sepse se paku ka zbatuar ligjin qoft dhe ne menyre te njanshme me respekt sb
49 minutes ago · 1
shikoni diferencen dhe do shihni qe saliu po i cmend te gjith ….
kaq kisha …
ndersa sa per ministrat e ps jam shum dakord me tahirin duhet qe te marrin mendimin e qytetarve dhe a e dini pse ???
sepse shqiptaret ne ket qeverisje asnje si ka pyetur!!
kemi kaluar nga komunizmi i enverit ne barbarizem e saliut dhe pse sepse asnje her asnje sna ka pyetur per asnje gje!!!
mua me duket nje gje shum shum e mir qe na pyesin!! dhe nuk ka fare lidhje me profesionalizmin! kalidhje qe tahiri e ka marr seriozisht pozicionin e vet!! ku dhe shqiptaret do marrin pjes ne vendimet e tij!!
“. Dhe më keq akoma, do t’i japë kësaj qeverie mbështetje të sforcuar edhe kur ajo nuk e meriton aq shumë. Siç po ndodh tani realisht. Lexoni ç’thotë SHBA dhe ç’thotë Sali Berisha për qeverinë, të bindeni për këtë!”
Kjo eshte mese e vertete.
O Mero ja ke fut pordhes kot fare duke thene qe:
(Nëse i hedhim një sy qeverisë së re dhe përbërjes së saj, ka plot vend për entuziazëm dhe kritika. Ka vend për entuziazëm për shkak se është një ekip i ri, pa begraund të së shkuarës, dhe të mirëshkolluar, ashtu siç ka vend për kritika se është një qeveri që nuk përfaqëson shumë traditën e së majtës, dhe është e ndarë mes dy kryeministrave, Rama dhe Meta.)
Rama mendon te kuroje rremujen e keq qeverrisjes Berisha sic
beri me tironen kur ishte bashkiak qe lyu pallatet me ngjyra.
Edhe kjo eshte nje qeverri me njerez te rinj me pak fjale
qeverri me njyra. Shum tym per asgje.
mire do ishte sal berisha te rregulloje burgjet
do kalbet nga lageshtia e burgjeve
lere qeverine sali po jepi drejtim burgjeve
ne burg futen o BURRAT o kurvat. te te dytet duhen futur te gjithe politikanet SHQIPETARE te 100 viteve te fundit. RESPEKT PER POPULLIN E THJESHTE SHQIPETARE. TA DUAM SHQIPERINE SI NENEN TONE, jo ta percajme si keta plehrat politikane gjate 100-vjeteve te vundit. RROFTE NENA SHQIPERI DHE BIJTE E SAJ, D.M.TH POPULLI SHQIPETAR. RESPEKTE.
EDI RAMA DUHET PERGEZUAR SEPSE HOQI NGA PUSHTETI DINOSAURET PREHISTORIKE TE ENVER HOXHES DHE TE PARTISE SE PUNES.
Kjo eshte arritja kryesore e Edi Artistit dhe per kete gje duhet pergezuar dhe perkrahur, sepse deri tani nuk e ka arritur ASKUSH qe nga Muri i Berlinit dhe ketej. Por me heqjen e Dinosaureve Prehistorike te Partise se Punes te Kohes se Qepes, ne qeverine e re te Edi Rames Fitimtarit kane hyre Dinosaure te Rinj Gjakatare, te klonuar ne epruvete nga Ilir Meta ne mjedisin JURASSIC PARK te Sali Berishes. A do ta fitoje kete lufte moderne Edi Rama me keta Dinosaure Moderne te Ilir Ryshfetit dhe LSI-se? Kjo eshte ceshtja qe mbetet ta shiqojme me mjaft kesheri, ndryshe te meresh me Saliun dhe PD-ne e degjeneruar te tij nuk ja vlen fare.
e drejt mero ! keta na e neveriten qe tani me kinezerira te tipit “te marrim mendimin e populli” ! a kane program te partise dhe strategji per fushat e caktuara keta, apo jo ? kur nuk kane, ne do tua bejme programin ketyre ? kur nuk dine pse e moren persiper kete pune keta spurdhjake te tipit tahiri me shoke ? s’kane gje ne terezi as keta jo !
Mero
Duke lexuar shkrimet tuaja mjaft te mira me lindi nje pyetje.Neqoftese Basha jep <> ose dicka e papritur i ndodh a mundet Berisha te vije prap ne krye te PD dhe de Jure
@ otto
Aman mos i ndodhi gje… a ke ndonje parandjenje ? hahahahaha
Mendoj se pak rendesi ka a do vi ne krye te PD-se DE JURE apo DE FAKTO.. gjithmone mbrapa perdes do rrije , si i bukri shejtan.Basha eshte thjesht kopertina….
TA NJOFTOJ DIKUSH QE KA VDEKUR RAMIZI……..MERO E DEGJENEROVE LULUSHIN.
Me vjen keq Mero, por qeveritaret e rinj bejne mire qe hapin fushate se si te qeverisin; pasi, ata kane forcen populli ka pervojen; ata jane ne Shqiperi, por me ane te komunikimit elektronik ata degjojne ekspertet emigrante te larguar nga urrejtja per intelektualet qe kishte Sali Berisha. Pse pyesin nuk humbasin asgje. Mero, shiko se Berisha po shan vetem ministrat e PS-se. A nuk e sheh se lepuri fshihet tek aleanca Sali- Ilir. Ti e quan Berishen plak te rjedhur, por mos u nxito, se te dy e njohim mire tropojanin e pamposhtur, do ta shohesh. Kuvendi, Presidenca, Gjykatat jane ne dore te Metes dhe Berishes, dy monstrave me te rrezikshem qe njeh Historia Postkomuniste e Shqiperise.
O Mero po thuaje deri ne fund o burre i dheut mos i mbro! Eshte karagjozllik kjo qe po’ bejne ne mase keta. Beme fushate dy muaj resht me PS ku ju shpalosen njerezve planet qe kishte per te gjitha fushat e qeverisjes. Keta idiotat tani kane dale te gjithe me parrullen na jepni mendje. Duam Qeveri jo nje tufe lepujsh!!!
Ja se çfarë do të ndodhë: në 2015 Basha do të humbë bashkinë e Tiranës. Militantët do të kërkojnë riardhjen e Berishë si kryetar. Me në krye Berishën në 2017 PD do të humbë përsëri sgjedhjet por këtë rradhë me 5%. Do të rrezikojë hyrjen në parlament. Dhe këtu do të mbyllet historia 27 vjeçare e PD-së.
PS
Basha, në qoftë i zgjuar, jep dorheqien si kryetar i bashkisë që sot me pretekstin se do të mbajë vetëm bashkinë.
Mos harroni se ujku qimen e ndrron, po zakonin s’e harron.
Me llogjiken e tij te eger Saliu kerkon te shperndaj sa me shume tym.
Ne tymnaje dhe ne mjergull ka shpresa te mbuloje nje pjese te mbrapesive dhe demeve qe i ka sjelle Shqiperise.
Po populli eshte si Zoti: shikon, menon, po nuk harron…..
Basha asht veq kukull e mjer sa tasht berisha aty.
Z.Mero!
Persa i perket asaj letres se kryetarit te PD-se Fier,une them se nuk qendron,dhe arsyeja eshte e thjeshte;
E si mund te punoi kryetari i ri i emeruar i PD-se kur ky ne cdo takim qe beri per fushaten per kryetare partie kishte si udherrefyes vetem berishen,ai cdo gje e lidhte me berishen,”berisha strateg,berisha gjeni,berisha arkitekt i shqiperise demokratike,berisha ylli polar i shqiperise,pa berishen partia demokratike as diellin nuk do te shohe,
berisha heroi i demokracise” e shume te tjera.
E si mund te eci kjo parti duke patur si parrull vetem berishen?
kur dihet tashme nga 80% e shjqiptareve qe e hodhen ne kosh se kush eshte berisha,shqiptaret e dine mire tani qe keto 22 vite berisha ka qene e keqja e shqiperise dhe e shqiptareve.
ZERI I VETEM OPOZITAR , JE TI MERO ,pO TE BASHKOHENI ME NGJELEN E DISA TE TJERE, JU DO T’JU NDJEKIN TE GJITHE NGA PAS.
Z Mero !
mirmengjes. Eshte e vertete qe pena yte ketu e shume kohe i ngjan nje SHPATE….qe “vret” e “pret”….dhe per kete te pergezoj thelesish sepse ishe edhe TI nje nga ata qe vune dore dhe rrezuan nga froni sh. Sali.
e verteta eshte qe me pelqen qe merresh akoma me te…qe kerkon nje PD te pavarur prej tij, nje PD per nje opozite te vertete. Por do te te lutesha
te merresh edhe me QEVERINE. Nese kEta qe erdhen ne pushtet do kene vetem duartrokitje nga “salla” DHE veten te cierrat e sh. Sali….SHPEJT DO BIEN VIKTIMA TE VETEKENAQESISE dhe RILINDJA qe mijra e miliona shqipetare presin……DO MBESE TE URA…..PO….LARG….TE URA E QABESE….!!!!
te pershendes mero per kete analize objektive… por do te shtoja deklaraten e djeshme te laures qe mu duk nje riperseritje e deklaratave te shkuara ,te dikurshme, gje qe tregon te njejten strategji deshtimi.komente pyetje ripyetje sikur ja kerkon populli keto pergjigje rames. e verteta eshte se populli pret ramen jo pyetjet e ripyetjet e laures..por qeverisje…. qe per hir te se vertetes faktori nderkombetar po i jep mbeshtetje maksimale fillimit shum premtues te nje qeverie qe do ta filloje punen ne shtator, me projekte konkrete. suksese edi rama populli eshte me ty,
Mbas 23 Qershorit opozita e vetme ne Shqiperi do jete zeri i njerezve , kemi premtimet e Rames dhe njerezit jane gjithe sy e vesh ne pritje te permbajtes se tyre, nga menyra se si eshte bere qeveria e re , eshte nje argument qe te con ne dyshime mbi realizimin e premtimeve , duke njohur edhe bisnesmenin me parti Meta , menyren se si ka funksionuar me PD , ka hije te forta, mbetet per tu pare se si do funksionoje administrata , zeri opozitar i mbetet vetem votuesit, keshtu qe flet apo sflet babagjyshi ose pasardhesi , ska shume rendesi
Botova sot me qejf një letër të ish- kryetarit të PD në Fier, që i bën thirrje Berishës të lërë Lulëzim Bashën të drejtojë opozitën–thote Mero Baze.
Po do ta lere Berisha Bashen te drejtoje opoziten
Kur te lere Meta Ramen te drejtoje maxhorances.
Pasi te ndodhe kjo,na shkruaj perseri z Baze e na bej ndonje botim te nje letre qe dikush i thote Metes ta lere Ramen te drejtoje maxhorancen.
E nje nder to psh eshte avokat Ngjela.
Sidoqofte te rroje partia!
Me kryeministrin e zgjedhr nga Meta.
Mero kete kerkesen e ministrave te rinj ben gabim qe e kritikon.
Lere ta kritikon ndonje komentues ketu po jo Ti qe je Lapsi i popullit.
Ketu ne Amerike gazetarja Norah O’donnell bashke me dy gazetar te tjere ne emisionin e mengjesit thane per nje doktor qe para nje a dy vjetesh i vrane gruan dhe dy vajzat thane:
WHAT AN AMAZING,ASTONISHING STORY …sepse ky doktori kishte gjetur nje dashuri te re dhe do martohej.
Keshtu edhe gazetaret cdo hap demokratik per transparence a per cdo gje tjeter JU duhet te jeni te paret ta pergezoni.
Pra qeveria e re do kete 8 ministra qe kane bere ca ore studim apo kur ne Amerike-e kjo na paraqitet si priorite i maxhorances se sotem.
Kur ne fakt do i kethehet ne difetk,sepse ato kane pare pakes kapitalizmin qe eshte ne fazen e fundit ne Amerike.
Kur per te kuptuar dicka duhej te jetonin e punonin vite ne vendet qe kapitalizmi eshte ne fazen e mesme.
Pra te punonin e jetonin e te perplaseshin me kete loij kapitalizmi,dite me dite.
E jo te shkojne e te shohin nje kapitalizem te pltesuar qe pastaj te mos kuptojne kurre as koken as bishtin as trupin e ketij kapitalizmi.
Qe do te thote se as mesuan gje e as kane cta na mesojne ne.
Por do veriten si lulekiqe ne qeveri te komabuar nga dy qete e qerres Meta e Rama.
Ketu do jemi e do i shohem me sye tane
Ne fakte ministrat e paraqitur nga rama disa jane te nevertiçem , po dhe bazja si e ndien vedin kur e sheh minister burrin e asaj qe e ka publikuar ne gazeten tema ne 2007 foto nudo me ramen ne nji plazhe publike , dhe te rilexoje editorialin e atehershem dhe n.q.se e ka ndonji pike turpi tash qe i del zote , po per min e mbrendeshem nji llapazan , hajne ,qe nuk ka punuar as nnji dite ne jeten e tij , veç eshte servilosur ,po per erjonken ,po canin qe akuzohet qe se bashku me krye hajnin meta kane vjedhur thesarin e shtetit,po per mriken e 20% kur ishte nen kryetare e bashkise se tiranes (qe vete baze kur ishte ne detyre gazetare i djathe ka shkruar aq shume) po per ish drejtorin e tatimeve i njohur si gjobvenes min e ekonomise mos te themi per hajnat e lsi se ato e kane te shkruar ne balle , sa dojne te mundohet gazetari leter higjenike keto soj pisash nuk ka gje me dale zote .
Me e tmerrshmja eshte kopjimi ! Kopjimi te ne shqiptaret eshte vertete nje semundje e kahereshme !
Kur ne shqiptaret kopjjme marrim gjithemone per baze jo pozitiven,racionalen, por negativen e nje
pervoje te huaj, qe vete te huajt e kane hedhur poshte . Cfare morem nga eksperienca ruse,kineze, etj. ?!
cdo gje negative !!!! Cfare po marrim sot nga bota ?!…
Pershenetje z. Mero ! Nje analize per t’u admiruar si gazetar e analist !!!!!
Nese qeveria dhe ambasada e SHBA-se jane kaq infantile sa te reagojne ne menyre te paprecedente vetem nga provokimet e Berishes qe eshte ne te drejten e vet te te berit politike, atehere qenka fatkeqesi boterore, jo thjesht shqiptare.
E vetmja fjali e sakte qe ke shkruar ne kete artikull eshte:
” ata duhet të kuptojnë se nuk e kanë betejën me Berishën, por me veten dhe mbështetësit e tyre, të cilët duan një qeverisje serioze.”
Eshte shume e vertete kjo qe thua, por nga ana tjeter me shkrimet e tua te njepasnjeshme duket sikur u thua atyre:-Lermani mua betejen me Berishen se merrem une me Te, se nuk kam çbej tjeter.
Direkt mbas kesaj fjalie te “mençur”, shkruan nje idiotesi qe te them te drejten, per bagazhin qe ke si gazetar nuk pritej prej teje. Ja ç’fare u thua konkretisht qeverise se ardhshme:”Këtë verë të bëjnë si të bëjnë, të thonë çfarë të thonë, të jenë kush të jenë, e kanë të sigurt mbështetjen se ua garanton opozitari Berisha me diarrenë e tij politike, që ka dalë jashtë çdo kontrolli mjekësor.” Ta zeme per nje moment se pjesa e dyte e kesaj fraze eshte ashtu si thua Ti, por si ta perkthejme pjesen e pare te frazes? Eshte normale sipas teje, qe ministat e ardhshem te bejne çte duan, te thone çte duan deri ne shtator, sepse sipas teje kane mbeshtetjen e opozitarit Berisha, me diarrene e tij politike. Mero, sa do gazetar i zoti te jesh, duke u marre per nje kohe te gjate vetem me nje person, nuk ke me gjera interesante per te thene, dhe detyrimisht shpesh here do perserisesh veten, duke bere dhe “lapsuse”, here pa dashje dhe hare me dashje. Une mendoj se lexuesit dhe admiruesit e tu presin diçka te re, diçka ndryshe nga Ti. Te krijohet pershtypja qe edhe i vdekur, ti kerkon ta mbash ne jete Sali Berishen me shkrimet e tua. Ne kete menyre Ti po ben te njejten gje(siç shprehesh Ti ne kete shkrim) qe po ben Berisha me qeverine e re.
Jo çdo gje thote Mero eshte e Sakte! Kjo puna e Revolucionit kulturor kinez eshte nje krahasim i tipit te Meros kaq.
Nqs do ta analizojme me vemendje kete editorial te Meros do ti japin te drejte per nje kohe te shkurter vetem duke e lidhur me situaten e diteve te fundit.Me fjale te tjera kjo dhurate e vogel sot qe SRB i ben EKR do te kthehet neser ne trare si me vrapimet me pengesa per PS e cila po vazhdoi kete linje te bute do thyej qafen qe ne muajt e pare dhe ndoshta nuk do hane gjelin e vitit ri.
Personalisht jam teper i zhgenjyer qe fitorja plebishitare e spektrit antiberish ne 23 qershor 2013 po i jepet si merite e k/m ne ikje per te cilen ka gjasa ta vendosin si liderin histerik dhe ti ngrene monumentin per se gjalli te ish shtatorja e Enver Hoxhes.
PS me aleatet e saj po bejne nje gabim vetvrases duke mbajtur nje qendrim teper impotent ne lidhje me krimet e devilit SRB dhe debilit L.XH.B dhe duke mos reaguar nga nje kryqzate hitleriane kunder qeverise
saj qe akoma eshte ne leter dhe do dy -tre muaj te filloje normalisht punen kur para saj do perplasen permbytjet ,dimri i eger ne zonat malore,dhe mbi te gjitha me arken e shtetit bosh,qindra miliona dollare nga debitoret e shtetit,kalimi i tavanit te borxhit,kontratat kriminale me plehrat e europes pra ne nje fare menyre qeveria do te futet ne nje fushe te minuar ku pultet e komandimit te saj do jene ne duart e superkriminelit SRB.
Pervec kesaj Edi Rama duhet te luftoje me nje kembe qe e ka te bllokuar nga nje gjyle e rende me emrin I.R.M i cili ka qene dhe mbetet figura me e urryer e polikaneve te pas 90’duke u klasifikuar ne vendin e trete pas SRB dhe F.TH.N dhe ne te njejtin nivel me debilin L.XH.B .Fatkeqsisht nqs do shohim trajektoren e I.R.M me kujdes ky eshte nje gur kandari qe komandahet prapa perdeve te ambasadave sipas planeve afatgjata.
Nqs SRB eshte “nje kale troje” prej tropoje ne demokrcine e brishte shqiptare,IRM eshte “nje gomar skrapari” ne te majten shqiptare.
Mjafton te kujtojme se ardhja ne pushtet e SRB ishte nje kontribut personal i IRM duke shkaterruar te majten shqiptare.Po keshtu kalimi ne 2009 i tij ne krahun e PD ishte nje “shkelje syri” nga brenda perdeve te ambasadave.Dalja e kryeskaparlliut vetem dy muaj para votimeve nga qeveria eshte shume e lexueshme qe nuk ishte vendimi i tij por i atyre qe i kane futur hostenin nga mbrapa dhe nje here e fusin ne brazde si qete e ares me SRB dhe nje here me EKR sic po ndodh tani.
Eshte e vertete qe SRB po i ben nje dhuratez te vogel disa kilogramshe EKR me diarrete e tij por mos harojme qe ne Gerdec,dhe 21 JANAR ishte EKR qe i beri dhurata disa tonelata qe nuk kerkoi asnjehere doreheqjen e SRB si vrases por mjaftohej me belbezime se SRB e ka fajin.
21 JANARI eshte nje gur kilometrik ne historine e Shqiperse dhe pa denimin e dyshes kriminale SRB & LXHB ai vend do te shkoje drejt poshtrimit dhe perdhosjes ne menyre progresive.
Qeveria e re ka vetem nje rruge per nxjerrjen e atij vendi nga kolapsi qe eshte venia para drejtesise e tradhetarit,kriminelit,vrasesit dhe monstres vicidolit.
Mos egzekutimi i te pandehurve SRB dhe kelyshit te tij LXHB nga drejtesia me ligj ose nga mijra hasmit e tyre me plumb do tregoje edhe nje here ate qe kam thene me kohe:
-Hipokrizine shtetshkaterruse te dipllomacise huaj
-Impotencen vetvrasese te PS
-Pranimin e poshtrimit nga opinioni shqipfoles.
Djalli SRB dhe devili LXHB duhet te konsiderohen nga qeveria e re si kriminelet e luftes dhe duhet te paditen ne gjykaten e Hages dhe nqs nje gje e tille nuk ndodh atehere ngelemi te themi se Enver Hoxha nuk ka qene nje diktator i eger por ishte ai popull akoma me i eger qe e kishte hallall diktaturen.
Me poshte po japim te permbledhur ne menyre brilante (sipas nje komentuesi para pak ditesh te kjo gazete) veprimtarine kriminale 23 vjecare te perbindeshit filoserb SRB ku ne cdo vend te botes ku duhej te ishte egzekutuar me litar.
TRADHETITE & POSHTERSITE
1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
2- fronezimi i janullatusit
3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
5- furnizimi me nafte i milloshevicit
6- vjedhjen e votimeve te 96′
7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
8- grushti i shtetit shtator 98′
10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
12- injorimi total i ceshtjes came
13- shitja e detit jon
14- implikimi me ligjin e plehrave
15- vjedhje e votimeve ne 2009
16- masakra e 21 janarit
17- vjedhja e votimeve 2011
18- perdhosja e luftes N.CL
19- glorifikimi i satrapit zog
20- deklarata qe kemi gjak turku.
21- Shitja e resurseve strategjike
22-lidhja me mafiozet e podestes
VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
23-remzi hoxha
24-kosta trebicka
25-fatmir xhindi
26-komunari ne kukes
27-oficeri shikut
28-gjyqtari konomi
29-26 viktimat e gerdecit
30-4 protestuesit e 21 janarit
31-zhdukja e fisit haklajve
32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
33-vrasja e 10 komisaerve te policise
34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
37-1800 te vrare me kanun
GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME
38-parlameti i ri
39-stadiumi i ri
40-xhamia e re
41 -rruga e Arberit
42 -rrethrrotullimi ne unaze
43-h/c skavices
43-h/c devollit
44-mullinjte e eres ne karaburun
45-centrale atomike per tu bere superfuqi
46-hekurudha tirane-pekin
47-superfuqi arroresh
48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
49 -deshtimi i censusit
50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
51-shitja e hidrocentraleve
52-shitja mafjoze e armatimeve
53-shitja e reparteve ushtarake
54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
…….etj etj etj
DEKLARATE IDIOTE KRIMINALE
56-Jam i gezue qe marr pjese ne hidherimin tuej
57-Turqit i kishin qejf grate shqiptare
58-Une i pelqej pjeshket e Lapardhase
59-Permbytja e shkodres ndodh nje here ne 100 vjet
60-Serbia e meritonte marrjen e statusit
61-Populli gaboi ne 23 qershor.
62-PS fitoi me droge,krime e prostitucjon.
63-Ju ftoj te punoni per familjen time
64-Duhet te shfarosim Iranin
65-Ahmedinxhadi eshte si Hitleri
66…
Nuk e di cfare kane bere me teper Bin Ladeni dhe vellezerit Tsarnaev ne masakren e Bostonit me shume se kriminelet antishqiptare SRB & LXHD.
E vetmja menyre qe te rregullohet ai vend eshte DHURATA qe duhet ti beje shteti amerikan shqiptareve duke gjetur menyra per prangosjen “right now” te Bin Ladenit te tropojes ose te bejne nje dhurate dhe ta dergojne ne shqiperi nje monument sa ai i statujes lirise per nder te Enver Hoxhes ….
Mero te lutem harroje Berishen sepse vota e futi ne arkiv dhe ndoshta do ta fusi ne burg sepse e meriton, por ti si njeri I medias tani duhet te jesh ne opozite me qeverine e re dhe jo vetem ti por edhe vete “Zeri I Popullit”. Kjo eshte detyra e cdo medie te jete ne opozite qe pozita te qeverise mire dhe jo si pacavurja “Koha Jone”. Mos genje por krtiko sepse vetem keshtu ndihmon.
Z.Mero Baze te gjithe respsktin qe kemi per gazeten TEMA dhe per sitin tuaj, respeket te pa diskutueeshem te se vertetes qe percillni JU e stafi juaj, e qe jeni te paret ne kete te vertete te madhe dhe reale qe ka nevoje ky popull,Ju lutemi a mund te na jepni nje shpjegim se ku ndodhet Blendi Klosi Nr.2 i PS. sepse u be kohe qe nuk e degjojme, kjo kerkese gjithmone per aq sa mund te dini JU.Faleminderit per mirekuptimin e kerkeses tone.Urojme qe TEMA te jete gjithmon keshtu siç eshte, Vertete zeri i se Vertetes.
fushata e ndermarre kunder mazhorances se re, eshte nje strategji e derigjuar nga berisha por pa efekt ne masen e popullit, perkundrazi eshte kthyer ne nje shembull te keq. populli sot po kupton se cfat ka pasur keto 23 vjet pluralizem . dy persona njeri liberal dhe pijanec, tjetri mashtrues ordiner dhe llafazan deri ne neveri. shqiperia ka nevoje te madhe per ndryshim por aktoret jane njeri ne pritje te pushtetit dhe para proves se madhe dhe tjetri me avazin e mukes , vetem ofendime dhe genjeshtra. nje opozite e forte ,perball mazhorances me nje vote plebishitare ,vetem nder do ti bente vendit. por me vjen keq te them se opozita po i le terren qeverise se ardheshme te rrije per nje kohe te gjate. te gjithe ne shqiptareve na dhimset vendi se per partite nuk na behet vone.opozita duhet te ktheje kursin ku me argumenta te luftoje per implementimin e programit te qeverise, partite ikin shqiperia do mbetet . e duam prandaj kritikojme ose pergezojme.
Mero, ke shume te drejte kur thua qe Berisha eshte ne gjendje halucinante…por mua me duket se edhe keta te qeverise se re…duke qene shume te rinj dhe pa eksperience nuk po dine nga t’ja mbajne…Sado te kene asistence te huaj…ato nuk zbatohen dot ne vendin tone, sepse cdo gje degradon ketu tek ne, prandaj duhet te jene keta vete qe te marrin ne dore frenat…dhe s’po me duket deri tani se po ja kane idene se cdo bejne..Tahiri thote qe pret cdo sugjerim “nga populli” Nga kush popull, o Saimir….Hej c’na gjeti!