Të ndarë rreth "fitimtarit"

26 Korrik 2013, 21:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Astrit Patozi ishte zyrtari më i lartë në krye të Partisë Demokratike ditën që u bënë zgjedhjet për kreun e PD-së. Ai ishte nënkryetar i Partisë pa kryetar dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Deklaratat e tij rreth procesit , deformimit të votave dhe paracaktimit të garës janë tronditëse. Ai i shpjegoi ato si rrallëkush ka guxuar ta bëjë në atë parti. Ato nuk janë akuza, por fakte të shpjeguara për publikun nga njeriu më i rëndësishëm i asaj partie më 22 korrik, të cilit i ka ardhur ndot të votonte në atë pisllëk që u prodhua.

Në çdo parti, në çdo vend të botës, në çdo fis apo organizim fisnor, në çdo organiztë apo njësi kolektive, një konstatim i tillë meriton një debat serioz dhe minimumi një përgjigje serioze.

Kryetari i emëruar në krye të Partisë Demokratike, duhet të ishte i pari që me përulje duhet të shpjegonte këtë problem të rëndë, që lidhet me zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike. E dimë të gjithë që atë e zgjodhën për të mos pasur kryetar, por dhe si i tillë ai e ka detyrim të flasë, qoftë edhe në emër të Familjes. Ai nuk e bëri. Përgjigjia e tij se kanë votuar 41 mijë anëtarë dhe se PD qenka parti e mendimit të lirë, është fyese në radhë të parë për Sali Berishën, i cili e ka pasur nënkryetar atë që Basha e quan një nga të 41 mijët. Ai që ka bërë konstatimet e frikshme për zgjedhjet në PD, nuk ka denjuar as të jetë tek ata 41 mijë votues, votën e të cilëve se ka lexuar askush dhe kaq mjafton që Lulzim Basha të ndjejë detyrimin të përgjigjet.

Por, a mund ta injorojë Basha debatin për zgjedhjen e shëmtuar të tij në krye të PD-së?

Ka disa arsye të forta të besohet se plasaritja e PD, më shumë se sa nga humbja më 23 qershor, po nis nga fitorja e Bashës më 22 korrik.

E para që është evdiente, është se partia besoi realisht garën dhe nisi të prodhojë mbështetje për të dy palët. Një fenomen i tillë është pozitiv në një parti, por përfundon në tragjedi kur t’i shkel rregullat e lojës. Berisha dhe Basha u trembën pikërisht nga fakti se partia besoi garën dhe e vranë atë. Por, ata që besuan garën janë gjallë dhe nuk mund t’i gënjejë askush. Ata as i ngushëllon dot Patozi dhe as i bën dot për budallenj Basha. Ata panë me sytë e tyre se nuk u lejuan të votohet, se nuk ju numërua vota, ose ju dekonspirua ajo dhe nuk e pranojnë këtë. Ajo që bëri çifti Berisha- Basha me zgjedhjet në PD po prodhon brenda asaj partie dy “ideologji”, që po e ndajnë partinë në njerëz që besojnë vetëm tek vjedhja e votës dhe të tjerë që janë të dëshpëruar nga mungesa e së drejtës së votës. Kjo ndarje do thellohet dita- ditës si një zhvillim logjik i njerëzve që nuk u jepet mundësia të zgjidhen dhe të zgjedhin dhe të tjerëve që kanë gjithë pushtetin brenda partisë nën kontroll, si të përzgjedhur të Familjes. Do të jetë beteja e njerëzve të lirë dhe atyre që do të shërbejnë si badigard politikë të Familjes në emër të PD

Së dyti, 22 korriku nis plasaritjen e PD edhe nga lidershipi që prodhon. Siç e shohim përditë, ajo parti vazhdon të ketë kryetar Sali Berishën dhe zëdhënëse, Laurën, Lulin dhe Silvën. Pra, duke bërë sikur iku për të mos ikur, Sali Berisha ka prodhuar një lidership qesharak brenda partisë, të kontestueshëm jo më nga Olldashi, Patozi etj, por dhe nga çdo njeri nën mesatar në selinë e PD-së.

Lulzim Basha po starton në krye të partisë jo vetëm si një figurinë e përzgjedhur me dhunë, por dhe si një mediokër i pagojë, që nuk i del dot zot mandatit të tij. Ai e ka të domosdoshme tashmë të ketë në krah Sali Beirshën jo vetëm në selinë e partisë, por dhe në çdo mbledhje, çdo tribunë dhe çdo hap që duhet të hedh brenda partisë, nëse do ta drejtojë atë.

Autoriteti i tij me zhvillimet e 22 korrikut është asgjesuar dhe ai shikohet nga një pjesë e madhe e PD si një hajdut ordiner votash, që ka futur PD-në në luftë për të marrë një karrige që ndërkohë ja kishin falur.

Një arsye tjetër përse 22 korriku prodhon plasaritje, është dhe sjellja me ata që u përdhënuan më 22 korrik. Në mungesë të guximit për të hapur një debat real për ta ripërfshirë pjesën e përjashtuar në PD, çifti Berisha- Basha po startojnë me linçimin e tyre. Një tufë minjsh janë zgjuar nga vrimat e tyre dhe po flasin për spastrime, hakmarrje dhe gjyq popullor ndaj atyre që tentuan të mos marrin në konsideratë kollovarin në parti.

Kjo nuk është shqetësuese për ata që po linçohen, por për linçuesit. Çifti Berisha- Basha mendon se në këtë vend do përsëritet historia e bythëlëpirësve të Sali Berishës që ikën nga PD-ja dhe u rikthyen aty se u hodhi Berisha nga një kockë. Këtu gabohen rëndë. Kjo është një histori që nis për të vazhduar gjatë, jo si histori bashkimi, por si histori ndarje.

Çifti Berisha- Basha nuk duhet të bindin as Ramën, as Metën dhe as pjesën më të madhe të shoqërisë pse kanë vjedhur votat në PD. Ata duhet të bindin pikërisht ata që kanë vjedhur dhe linçuar më 22 korrik. Dhe ata binden vetëm kur u kërkon ndjesë, kur flet hapur për atë që ndodhi dhe kur punon bashkë me ta për ta korrigjuar. Në të kundërt nuk ndodh asgjë e madhe, por thjesht ke zvogëluar edhe më shumë partinë pa arsye, një muaj pasi populli shqiptar e zvogëloi boll, nga 69 mandate në 43.

Askush në këtë vend nuk është i shqetësuar përse Berisha dhe Basha duan të kenë një parti të tyren të vogël dhe talebane pro tyre. Le ta kenë. Problemi është se nuk do kenë brenda saj, një shumicë shqiptarësh që të mundësojnë ndryshimin që ata të rikthehen dikur në pushtet.

E fundit që dua të theksoj pse 22 korriku ka prodhuar këtë plasaritje, është dhe fakti se shumica e lidershipit po hesht, me shpresë se Basha mund t’u ofrojë diçka në shkëmbim të heshtjes. Degradimi në këtë nivel i një partie të madhe, tregon se sa shumë është vrarë brenda asaj partie sistemi i vlerave, sa shumë është vrarë gara dhe sa pak njerëz kanë personalitet për t’ia ofruar asaj partie në të ardhmen. Ajo parti që u bashkua pas humbjes së Berishës, u nda nga fitorja e Bashës, pikërisht pse pa që tani vlejnë vetëm si bodigard politikë të Familjes.

Ajo që bëri Astrit Patozi nuk ishte as heroizëm dhe as blasfemi. Ajo ishte një intervistë e sinqertë e një njeriu që ka parë me sy e ka prekur me dorë një mekanizëm kriminal, që deformoi vullnetin e partisë më 22 korrik. E ka thënë këtë një njeri që për tetë vite nuk pranoi të ishte asnjë ditë ministër, asnjë ditë i korruptuar, asnjë ditë i përfshirë në kulisat e tenderave, koncensioneve dhe i tërhequr nga keqpërdorimi publik për të mbrojtur çdo krim të pushtetit. E ka thënë këtë dikush që mund të bëhej miliarder si Fahri Balliu, dhe të ishte tashmë idhtar i Bashës. PD nuk do të ketë shans të ketë më një njeri kaq afër krimeve të pushtetit dhe kaq larg përfshirjes në to, sa Astrit Patozi. Në ikjen e tij kishte doemos dhe një lloj bezdie nga gjithë çka parë e ka dëgjuar. Kishte në të një lloj lodhje nga hipokriza pa fund e Berishës, çka u ndodh shumë njerëzve që e njohin nga afër. Kishte doemos dhe fiksimin e një njeriu që nuk i trembet lirisë së tij. Për këtë arsye, intervista e tij do të besohet gjatë, do të citohet gjatë dhe do të lërë vragën e saj të thellë në plasaritjen e PD pas 22 korrikut. Sidomos me përpjekjen për të bërë sikur nuk e dëgjuan.

67 komente në “Të ndarë rreth “fitimtarit””

  1. Korcarivip says:

    Po të jete Sala kaq transparent le ti beje zgjedhjet perseri ne pd. po ay eshte beni sic them une por mos beni si bej une.

    1. Daut Skela, Vlorë says:

      Aha ha hahahahahaha,
      Aha ha hahahahahahaha, e forte o Mero!

      Ç’e gjeti të zezën Parti
      Ç’i gjeti të zinjtë antarë,
      Një tufë Burra me Mustak
      Udhëheq Luli me Duvak!

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/luli-i-partise-luli-i-bashkise.html

    2. anonimi says:

      Faktikisht sipas intervistes se Z. Patozi kuptohet qe edhe ne ate te ashtuquajturen parti (pd)paska patur te pakten nje njeri te sinqerte dhe qe mund te quhej njeri i mire, fatekeqesisht une deri me sot nuk e kam kuptuar si te tille z. Patozin (natyrisht une nuk kam patur njohje apo kontakte te tjera vec televizionit apo ndonje shkrimi)por tani qe edhe ky njeri i mire e demaskon kete parti dhe kuptohet kur jep doreheqje je dhe i larguar nga ai grup, dua te pyes……cfare i ngelet tani asaj partie?????????????????

      ne fund dua te pershendes Z. Patozin

    3. leka says:

      Po mor z. Mero,por Saliu erdh dhe u zhvillua si nje tumor vdekjeprures,brenda PD-es duke vdekur qelizat e shendosha,jo vetem te pd-es por dhe te kombit shqiptar,duke shperndare metastaza deri ne qelizen e saj dhe ate shqiptare, duke uzurpuar pushtetet.Simptomat e frikeshme te saj cfaqen dhe tek viktimat e fundit te saj: Olldasshi dhe me vone Patozi,na dhane segmente dhe me te zymta se dikur Beqir Balluku,apo Kadri Azbiu, qe kur binin nga plumbat e Enverit ata bertisnin:Rrofte Enveri.Tani keta bertasin dhe me keq: Rrofte Sali padishahu,rrofte khalifi i Arnautistanit(kete te fundit patosi).
      Keshtu i dashur Mero ky kancer malinj qe ka kapur pd-en dhe Shqiperine aktuale,nuk sherohet me aspirina,por me bisturi qe hyn thelle.
      Nqse ne pd-ka mbetur nje qelize demokrate ata duhet te perballen forte,ne emrin e te drejtes se zotit dhe jam i sigurte qe Saliu ne pozicionin e djallit ka per te perfunduar me se fundi,ne koshin e plehrave.
      Nga ana tjeter,Rama,ne kohen me te afert te mundshme duhet ta heqe kete tumor nga trupi shqiptar duke e cuar perpara akuzes.Cdo vazhdimesi frike e rames,ka per te qene fatale per kombin.

  2. REA says:

    MEGJITHATE, ASTRITI,PER TE CILIN KAM RESPEKT, LE TA COJE DERI NE FUND SINQERITETIN E TIJ, MEQE TANI LOJA U HAP.

  3. REA says:

    MEGJITHATE, ASTRITI,PER TE CILIN KAM RESPEKT, LE TA COJE DERI NE FUND SINQERITETIN E TIJ, MEQE TANI LOJA U HAP.AI DI SHUME PER GERDECIN, PER 21 JANARIN E PER SHUME E SHUME GJERA TE TJERA.

  4. Florenci says:

    Demokratet duhet te bashkohen, punojn me vetmohim me shum se kure rreth kryetarit te ri Z. Lulzim Basha. Nuk duhet te behen egoist dhe te shofin hunden e tyre per nje vend pune. Zgjedhjet vendore po afrojn dhe Basha duhet patjeter te zgjidhet kryetar Bashkie. Perpara!

    1. demokrat says:

      Jo me Florenc, jo me. Ka ardhur momenti qe PD o behet ashtu si ka emrin o do te kete fatin e saj te simotres ne Itali, Demokracise Kristiane.Si shqiptar she si demokrat ndihem dy here i fyer nga mosrespektimi i votes se demokrateve brenda familjes se tyre.
      Nese Berisha donte Triatn Shehun e radhes nuk kishte nevoje per hipokrizi.Por asnjehere Berisha nuk ka dashur bashkepunetore, por sherbetore dhe madje nga ata me njolle, qe edhe ne ndonje moment dobesie te tyre ne rini kane pranuar ne kushre presioni te bhene pjese e lojes se madhe qe eshte bere me shqiptaret, qe jane lehte te njeperdorshem dhe te manipuueshem. Kjo eshte kultura demokratike e komunistit Berisha.
      Baza e PD e ka ndjekur verberisht Berishen keto 23 vjet, deri ne momente qe binin ndesh me normat e nje shoqerie demokratike. Dhe cmimin e kam paguar une, e kane paguar demokratet e thjeshte dhe jo Fahri Balliu. A e kuptoni nivelin ku ka rene PD? Shpulla qe Berisha u dha demokrateve, nuk eshte si shpulla qe u je nena femijeve por si ajo e babait, dhe sipas zakonit femija del nga shtepia.

  5. te lumte goja lum miku…………!!!!!!!!!!!
    nje gje do te te lutesha
    mos ik nga shkembi ku je …
    mos u shit…
    ta kemi nevojen KETU
    po…ketu ku je i LIRE….!!!!!!!
    DHE I VERTETE.

  6. Habib says:

    Patozi e thene ndryshe si nje parfume ne arkivolin e te vdekuri , shkurt nuk shikoj ndonje vlere vec ikjes nga er e qelbet ku dhe potozi ka pjesn e vet

  7. Fleks says:

    Absolutisht qe 22 Korriku nuk ka krijuar plasaritje ne PD.

    Perkundrazi,zgjedhja e Lulzim Bashes ne Krye te Partise Demokratike,do unifikoje reth saj cdo shqiptar kudo,kudo qe ndodhet ai.

    Nuk u plasarit PS-ja kur Rama dha doreheqjen se humbi zgjedhjet e kandidoi perseri duke patur si konkurent Lakerorin.

    E do u plasariska PD-ja?

    Theksoj perkudrazi,zgjedhja e Lulzim Bashes,i ka thyer hundet ndonje perdredhesi te brendeshem,qe e ka enderuar nje moment te tille.

    Po ja dredha pa top,pasi tanime topin e mori ne dore gjigandi basha.

    Te tjerat rjedhin vee,ashtu qete qete.

    Ashtu si rodhi njehere enjekohe dhe historia e LAKERORIT.

    Prandaj perseri urime gjigandit Basha

  8. Dean says:

    Une jam jashte ketij debati.
    Kjo eshte Lufte brenda Llojit dhe uroj qe te hane kokat e njeni-tjetrit.Edhe sikur te vriten me njerni-tjetrin prap s’me intereson.
    Tani eshte koha qe une te Qesh e te Tallem dhe do ta shijoj deri ne fund.

      1. Dean says:

        Me dashje,homeri.
        Ata kane 1 jete te tere qe tallen me ne,pse jo dhe ne me ata???
        Hahahaaaaaaaa….
        Pershendetje,homeri.

        1. homeri says:

          —ha , ha –ke te drejte , me keta edhe tallja eshte pak—kane 23 vjete qe nuk kane kuptuar si duhet te sillesh ne demokraci—rregullat pas kesaj vijne , ne se EDIN nuk do ta pengoi ai pisi i zi, gjithcka do shkoi per se mbari

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Intervista e Patozit,ishte kulmi i durimit,per te thene mjafte me !
    Ka kaperdire prane Berishes,çdo version te tij per opoziten,por kur kete ju desh ta beje per koleget e tij qe ka luftuar se bashku,karakteri i tij nuk mund ta pranonte.
    Olldashi duke bere nje gare show,por te ndershme brenda familje,beri per vete pothuajse pjesen kryesoare te personaliteteve te PD-se.
    Kjo fitore nuk eshte pak per Olldashin,ka fituar mbi manipulimin.
    Menyra si veproi Basha-Berisha i izolon perpara kolegve te vet,duke thyer dhe barjeren e “respektit” per te kundershtuar Berishen.Patozi dorzoi postet partiake por fitoj lirine e humbur dhe respektin e njerzve.
    Numeri i kundershtarve Berisha-Basha me figurat kryesore ne PD,i ngjan 84 votave te opozites,ku forca e tyre eshte sizmike.

  10. Liri says:

    KURUM-i eshte akoma ne Elbasan, ashtu cope-cope, por sa per ta shkrire karakatinen e PD, keshtu si e katandisen Berisha e Luli, besoj se do na mbaroje pune…

  11. cendurimmadhi says:

    po kjo puna e kryetarit ishte loja,o Mero.Nje skene e sajuar,sikur po behen zgjedhje etj etj.Une ne ate mendjen time qe eshte e zonja veç per punet e mija e shoh pak me ndryshe kete “lulushin”.Ky zotnija eshte nje investim serb ne zevendesim te ustait plak.Ky eshte “lulushi i vazhdimsise”.Shikojeni me vemendje cv e tij dhe flirtet sllave qe e shoqerojne.Nje gje duhet te kene parasysh shqiptaret qe serbet jane çdo here nje levizje para.Mund te mos besoni,mund ta nenvleresoni por gaboheni,ky eshte investimi i radhes.Me vjen keq per Meron qe ka tjeter mendim,por kjo eshte e sakte.Berisha ka zbatuar vetem urdherat e GOSPODINEVE te BEOGRADIT.

    1. Je shume i sakte Cen.Ne motelet e Novi Pazarit e Mitrovices se Veriut UDB ka filmuar Lulin dhe Argiten,pastaj futi ne Loje Damir Fazlicin dhe ndertoj skemen e KOP-it.Keshtu kjo agjenture ka punuar per te siguruar vazhdimesine e Preznces ne Shqiperi nga Saliu ,kau plak te Lul-Argita.
      Ka kosovare qe kane filmime per keto fakte por si qene te lekut kerkojne deri 500.000 euro qe ti publikojne.Tani qe ra Saliu mbase e Ulin ndopak cmimin e ndonje si Mark Frroku apo Agron Cela mund ta blej per show.

  12. bulqiza says:

    Keto o z Mero, kane per te mbetur si ai gjeli maje plehut, hidhu nje sy te gjitheve a te mbushet mendja qe ndonjeri prej tyre nuk eshte pjese e mullarit.

  13. ormir rusi says:

    Mero,si njeri i lire,inteligjent dhe trim,sigurisht qe jeni analisti me realist i ngjarjeve politike qe prodhohen ne kete vend .

  14. Kol Tivari says:

    Analize
    Po imitoj nje komentues te nderuar te ketij forumi,me fjalen e pare analize. Keshtu fillon i nderuari Stef Staku,nese nuk gabohem.

    Nuk me frymzon shume akti i A Patozit e as i Sokol Olldashit,sepse po te ishin intelektuale,te ndershem dhe korrekte me besimin e votuesve,do ta ngrinin zerin me kohe. Te gjithe u bene trima dhe antikomuniste,por kur u shemb komunizmi,kur Enveri ishte kalbur dhe kur Ramiz Alia e kishte mbjedh faren e keqe ne radhet e studenteve,qe u ngriten te paret.Sa horizont demokratik e ndjenja liberale mund te kishte nje student i ushqyer me lugen e teorise Marksiste-Leniniste te Enverit,kjo kuptohet.Ata ishin 20 vjecaret,qe duke ndjekur zhvillimet politike ne Europen Lindore,duke qene pran leximit,lajmit e zhvillimit politik Europian,moren guximin te ngriheshin. Qe ta luftosh komunizmin,duhet ta njohesh mire ate.

    Kush e njihte ma mire se konviktori shpellar Sali Berisha,qe kurr nuk pati qofte dhe nje flirt te vogel me nje vajze,kurr nuk guxoi te dashuronte dicka,vec PPSH-se??? Ndjenjat dhe pasionet e nje lidhje dashurie i mposhtete ne masturbimin e radhes ne vende te fshehta. Ai kurr nuk u rikthy ne Vicidolin e tije,sepse kishte pune ne studimin dhe sherbimin ndaj PARTISE.

    Jo te gjithe studentet arriten ta kuptojne lojen “Demokratike” te Ramizit e Saliut.Nje pjese e tyre vazhdojne te shohin jeten e tyre ne Amerike,ndonse shpesh shkruajn dicka ne shtypin tone kunder kesaj merimange te zeze shpellare. Zef Brozi,qe u shpetoi trupave SS te Saliut,duke u futur ne Ambasaden Amerikane,Shinasi Rama,qe u distancu heret nga kjo vije naziste etj. Por jo vetem studentet u mashtruan. Ish te burgosurit e NDERSHEM politike,ish pronaret dhe pjesa ma rurale e popullit,sidomos ne Veri. Ish te burgosurit,me ndihmen e bashkvuajtesve,ish spiune birucash,u percane e u luftuan deri ne banalitet. U ndane pergjysm,ata qe vuajten represionin dhe ata qe si spiune birucash,shtyne ne qetsi vitet e burgut.Keta te fundit i mori ne preher dhe i shfrytzoi Sali Krimi. Teksa digjej flake Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca,keta minj spiune u dilnin kunder dhe masturboheshin me perkedheljet e DIKTATORIT pleher te Vicidoli. Sa per ish pronaret,qe votuan gjithmone per Berishen,vazhdojne te jene akoma ish pronare edhe mbas 23 vjetesh. Mbi pronat e tyre jan dynde barbaret e Vicidolit,qe kishin prone vetem nje shpelle e dy pisha te kalbura

    Dhe u hoqen petet e lakrorit. Populli u zgjua nga dremitja,sepse thika shkoi ne kocke.Te gjithe kete rropulli njerzish te degraduar moralisht,qe e mbeshteten Sali Krimin,do ti gjeni ne listat e sigurimit famkeq te shtetit. Edhe shkarravitsit e gazeta pro qeveritare,disa “itelektuale” pa intelekt e me prostate,e kane diku dosjen. Mos prisni te guxojne eunuket e PEDES te dalin kunder Berishes. Jo jo jo. Dosjet e tyre te sigurimit,Saliu ua ruan me fanatizem. Shikoni “DIZENJATOREN” e Shkodres,Zhelefinen,ajo dhe familja e saje,kan qene spiune e vemje te perbuzura. Akoma jetojne ne Shkoder ish oficeret e sigurimit,ani se ne moshe,por tregojne,jo haptas,sepse akoma kan frike. Patozi,Alibejaj,Olldashi,Rrush majli,Fatos Hoxha,Farroqe Bythdhiu e shume si keta,i ndruhen dosjes. Shikoni sa trim e bythqire asht Preci i Zogajve. Ai e pranoi “Cifteline” e tije,por sot i lepihet Luljeta Bashes,megjithse Aleks Nika erdhi pas tije ne proteste e kjo Luljeta me Sali Krimin i vrane. O Olldele e Patoza,rrefehuni si ne kishe,hiqeni barren mbi shpine,mos rrini peng i kanosjes se injorantit shpellar dhe terhiquni ne qoshen tuaj. Populli ju fal.

    1. robbie ferrero says:

      Bravo!

    2. homeri says:

      —-kola–nuk e di cfar moshe ke , por ke nje ndergjegje plote dinjitet , je komentusi me kristal ne kete forum , bejtet e tua por dhe ky koment qe ju me te drejt e quani analize ju nderojne se jeni pa kompromis me te keqen –ju uroj vec luturi kudo qe jeni

    3. Dean says:

      Nuk do shtoja asgje.
      Respekt,per komentin tat.

  15. tol fracezi it says:

    Eviva lulush ,dudushi si nenkryekar i ri partise se derrave

  16. Lexoni dhe Kuptoni says:

    I nderuar z. Baze, jam kurioz, si eshte e mundur qe ju levdoni Astrit Patozin sot, pse foli, ndersa vete Astrit Patozi, sikurse edhe Lul Basha, eshte perfitues i nje karriere te pamerituar. Eshte edhe Patozi nje medioker par exellence. Shume mire qe foli. Me mire vone se kurre. Por a nuk eshte kulmi i hipokrizise ta gjesh kurajon per te folur, kur ti e di se nuk ke cti marresh me nje plaku te roitur? Nuk mund te behesh liberator me kaq vonese, e pasi loja ka mare fund. Folen shqiptaret ne 23 qershor kunder plakut te roitur. Cfaredo qe te thote Patozi sot, eshte vetem inerci hiporkrizie brenda gardhit qe po i shturret duarsh plakut te roitur. Patozi ka folur dhe ka bere mire qe ka folur. Madje ka folur gjera te rendesishme. Sidoqofte, shqiptaret kane 23 vite e iu desh 23 qershori per ta folur e vulosur kete qe ka thene mbreme Patozi. Patozi ben mire te ike bashke me plakun e roitur…

  17. liri a vdekje says:

    nuk mendoj qe do thyej heshtjen njeri ke partia pede ,aty mjafton tju hedhesh nje kocke e gjithcka si perpara mb

  18. Albani says:

    Ky njeri, qe deri tani e ka quajtur veten kryetar i partise demokratike, nuk ka menduar asnjehere per kete parti, prandaj ajo eshte kthyer nga demokratike (dhe demokratike nuk ka qene asnjehere, vetem emrin ka patur te tille, si mund te jete demokratike nje parti e uzurpuar, te kapur dhe te drejtuar nga hajdute, vrases, te shitur, agjente te serbit e te grekut, kurvare, e kurva)ne demonkratike. Besoj se Salihi nuk ka menduar asnjehere per forcimin e partise dhe futjen ne te te frymes demokratike te mirefillte evropiane. Mesa duket, kjo parti do te shperbehet, dhe kete kerkon edhe ishBerisha, shperberjen dhe shthurrjen e saj, mjafton qe ne te te mbetet Luli kryetar. Po kur te mos jete Berisha cfare do te beje Luli atehere? Se keta te PD nuk po e degjojne tani, pale kur Berisha te jete futur ne dhe, atehere si i behet?!

  19. sadiku says:

    Nje shkrim per tu vleresuar

  20. C'fareee? says:

    Z. Mero, per ke e keni fjalen???????

  21. pirro_shi says:

    E c’mund t’i shtosh? Cdo rresht i analizuar me se miri qe meriton vecse urimet e mia.

  22. arifi says:

    Lululka do te ktheje PD-ne ne nje klan te vogel dhe t mbrapshte bythqiresh, te shiturish dhe te pshtiresh si Fahri Balliu e kuqaloshi pollo e kuva plake zhozefine…

  23. sa says:

    Mero ke nje pene te holl dhe kete nuk eve ne dyshim as nje njeri por kur thua qe u vra sistemi vlerave ne partine demokratile me duket e ke ekzagjeruar sepse vetem sistem vlerash nuk ka ne partine demokratike.Astrit patozi neqoftese don te pastroj ndergjegjen ben mir te jete pak me i ndershem.Kur them patozi e kam fjalen edhe per oldashin dhe ndonje tjeter qe nuk ka folur po me siguri do flasi shume shpejt.Keta te vlerave te PD jane konfuz dhe amorale te gjithe me ndonje perjashtim te vogel si psh biberaj.Pse ethashe kete se te gjithe shajne PD dhe lavderojne Sali berishen,kur po keta ndoshta edhe nje jave me par kan thene se partia demokratike eshte Sali Berisha athere perse sot e ndajne partine nga Saliu a mund te ma thuash

  24. toni says:

    ska per te ndodhur gje vetem kaq dhe do flirtoj me BERISHEN/Bashen

  25. Roni says:

    E megjithate,Pashai i Lige do ta djegi Pashallekun e tije.Perse ? E thjeshte : Gjithmon e ka konsideruar si te tijen dhe asnje here te perbashket me nismetaret,krijuesit,qendrestaret apo me ata qe e sollen disa here ne pushtet.”Lufta Civile” eshte e pashmangshme ne PD.Problemi eshte,ne momentin qe do shohe tek digjet Pashalleku PD,a do tentoje ta shtri zjarrin edhe me gjere ??

  26. arianita says:

    esht e kot te diskutosh dhe te japesh mendimin ose te analizosh dicka!! shqiperia ska per te ber ndonje her hajer deri sa te jet gjall sali berisha!! esht e kot zoti mero!! te mjeret ata shqiptar qe jetojn ne at vend!! e zhduken saliun me vot esht e kot ai aty esht!! ai do prodhoj qelbesirat nga me te ndryshmet kesaj perjudhe!! zoti mero ai esht i semur po na semur dhe ne!! ka qe kur ka dhen doreheqjen vetem prodhon urrejtje dhe mashtrime!! shqiperia si me saliun ne pushtet si pa saliun esht ne nje udh pa kryer!! sepse saliu ne fillim na vidhte taksat dhe vendin ton !! sot ai po na shkaterron nga nervat!!

  27. rapatushi says:

    Si gjithnjë një analizë shumë e thellë e njohëse.
    Të lumtë pena !

  28. kordinatori says:

    E sakte,e sakte.po sikur patozi te bej lojen qe beri idrizi me PDI,ky ta bej me FRD.ti hyj e ti marr partine topit duke qene se ky eshte deputet.duke lozur pervec kesaj dhe karten tjeter,se mund te afroj dhe te tjere te PD ngapas..mos t’ju bej habi.dhe patozi e ka stofen e liderit.jo si luli kukulla.

  29. Arber Iliri says:

    Patoz me qene pak me I mencem miku im, duhet te kishe kuptuar me kohe se kjo do te ndodhte me votimin e liderit te ri ne PD.Nuk kishte si te ndodhte ndryshe.Nje kriminel zakonisht perfeksionohet ne menyrat e kryerjes se krimit.Saliu qe ti vazhdon ta quash si udheheqes te madh, ne fakt per mua prej vitit i996 e ketej me eshte dukur nje udheheqes kriminel njesoj si Enveri, Milloshevici, Sadami, kastro,Gadafi,etjere.
    E kasha fjalen se nje deformues votash kampion si Saliu nuk mund te lejonte zgjedhje te lire te pasardhesit te vet.Me dukesh shume naiv.Edhe Meroja ja fut kot ne vleresimet qe te ben se ty Berisha te ka mbajt si figure kaq te larte vetem duke ditur friken e frustimin tend ndaj tij.Akoma e quan lider histrorik, kur ta them me siguri qe e vonoi Shqiperine ne maksimumin e mundshem qe mund te behej nga ata qe nuk I duan te miren vendit.Po te shtoj bashke me Nanon.ta them kete se edhe une i dij ca gjera.Nuk te flas me hamendje.Hajt shendet e behu i mencur or mik.

  30. bekim says:

    Mero ajo asht parti e ni familje per at pune u duhet basha.

  31. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po po GJIGANDI LILIPUT BASHA .
    Tani do bej qejf EDI RAMA dhe do luaj si MACJA me MIUSHIN LULE BASHA (HOXHA ).
    Partine Demokratike e shikoj per nja 2 vet te shkaterruar sepse SALIUT nuk ja kane me friken tani qe ra nga fiku sido qe disa FLEXIBLA i thurin HOSANARA pederastit TULIPAN LULEZIME .
    Me vjen dhe keq se SALIU me shume ua futi si ISH -TE PERSEKUTUARVE per te cilet vertet me vjen keq qe prisnin demokracine qe ua mohoi ENVER HOXHA por ua qelbi QELBANIKU SALI BERISHOCICI .
    Kulmi arriti deri aty sa te PERNDJEKURIT e lane SALIUN ne balte dhe kerkojne te drejtat e tyre nga SOCIALISTET!!!!!????
    Ky eshte krimi me i madh dhe tradhetia me e madhe qe PARTIA e BERISHES U BERI te DJATHTEVE REALE dhe ish te perndjekurve qe besonin se IDEALET E TYRE DO TI PERFAQESONTE AGJENTI i U.D.B-se DHE SIGURIMIT SHQIPTAR SALI BERISHA per te mos thene se eshte rrekrutuar dhe nga ndonje sherbim tjeter inteligjent me i forte se dy te paret .

  32. Besi says:

    Vetem me patozin ke konflikt interesi o mero se ke shkembyer apartamente, keshtu qe mos e lustro me. per cdo pjese me pd-ne jam totalisht dakord

  33. ALBAN DEGA says:

    KULTURA NGA FITORJA NE FITORJE E ENVERISTIT SALI BERISHA !

    – Komunistet marrin cdo kala

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari i LSI-se dhe politikani me politikan ne Shqiperi, Ilir Meta deklaroi sot se nuk eshte ne kulturen e Sali Berishes pranimi i humbjes ! Nje percaktim i shkelqyer i kultures se liderit me te mbrapsht ne historine Shqiperise! Qofte edhe i fundit !
    Po si mund te jete ne kulturen e Sali Berishes pranimi i humbjes ore Zoti Meta!?
    Sali Berisha eshte lindur, rritur, brumosur, formuar, edukuar, ka sunduar dhe do te vdese me kulturen 24 karat komuniste :
    1- Komunistet marrin cdo kala
    2- Perpara per fitorje te reja edhe me te medha! Per para !
    3- Perpara … Perpara… Perpara! ishte parulla e tij ne
    zgjedhjet e fundit
    4- Nga fitorja ne fitorje… Urra!
    5- C’don populli ben Salia… C’thote Salia ben populli!
    6- Per interesat e Salise dhe te partise gjithmone gati!
    7- Sali- Enver jemi gati kurdohere!…..
    1001- Kishim nje bllok komunist me vila prona te qeverise dje! Sot kemi njemije blloqe te Salise e lukunise se kusareve te tij me vila e qyteza te Kusarise, Mega- Korrupsionit dhe Vrastarise!
    Komunistet marrin cdo kala! Po te keni dyshime shkoni pyeteni “antikomunistin me te madh” te Shqiperise, Ballkanit, Evropes dhe Gjithesise Sali Berisha.
    Nese nuk u pergjigjet ai, pyeteni “komunistin” cek Vaclav Havel, ndjese e drite paste!
    ” Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist” eshte pergjigja lapidare e tij!
    Sali Berisha eshte vetem njeri prej tyre… 24 karat enverist fanatik qe njeh vetem fitorje… Jo fitorje dosido por nga fitorja ne fitorje me cdo cmim e me cdo kusht!
    Them Enverist sepse edhe vete Stalini e pat kritikuar Enverin qysh ne vitin 1950 per ekstremizimin e tij ne luften e klasave, ne shpronisimin, koperativizimin e ngutshem dhe ekstrem dhe per teprimin ne propaganden kunder Perendimit!
    Pra edhe vete babai i komunizmit boteror Stalini i pat terhequr veshin Enver Hoxhes per skajshmerine e tij komuniste… I biri ia kaloi edhe babait ne barbarine e tij !
    Sikurse edhe i biri i tij ieologjik, shpirteror e kulturor Sali Berisha ia kaloi Enverit jo vetem per kusari e korrupsion, por edhe ne vrastari e krime!
    A e dini vellezer e e motra shqiptare se me shume shqiptare u vrane, plagosen e sakatuan gjate nje viti te katrahures 1997 se sa per 46 vjet diktature komuniste nga me barbaret ne historine boterore!?
    A e dini vellezer e motra shqiptare se Sali Berisha me bastardin e tij Lulezim Bashic urdheroi me 21 janar 2011 ekzekutimin e 4, plagosjen e dhjetra, keqtrajtimin, dhunimin dhe torturimin e qindra protestuesve paqesore e te pafajshem ne Bulevardin ” deshmoret e Komit” , ku nuk kishin guxuar te ekzekutornin as Hitleri, as Ducja dhe as Enveri!
    Komunistet marrin cdo kala !
    Vigjilence… Syceltesi.. Vigjilence vellezer fitimtare!
    Cfare nuk i pjell mendja e tij e cartun e truri i tij i cmendur deri ne djallezi, nga kultura 24 karat komuniste e pushtetit te perjetshem me hir ose me pahir!?
    Komunistet marrin cdo kala !
    Nga fitorja ne fitorje! Perpara… Perpara… Per Para !

  34. ALBAN DEGA says:

    ZGJEDHJA E NJE KRYETARI TE PARAZGJEDHUR NGA SALI BERISHA DHE ARGITA
    Lulezim Basha – nje marionete e komanduar ne cdo hap nga…
    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dje ne Tirane u zhvillua kongresi zgjedhor i kryetarit te ri te PD-se. Nje estrade e vertete.
    Titulli i saj I vertete eshte “Zgjedhja e nje kryetari te parazgjedhur nga Sali Berisha dhe Argita”!
    Ose…. ose… “Votimi i nje kryetari te paravotuar” prej tyre !
    Nga 16 000 vota te mundshme kryetari i paracktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar mori gati 33 000 vota.
    Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
    Votimi ishte vecse nje show i shemtuar ala Kadaf i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
    Fituesi i kesaj gare Lulezim Bashic eshte thjesht vetem qehajai i cifligarit Sali Berisha, telalli i kryetarit e pronarit te perjetshem te PD-se!
    Pra Lulezim Basha eshte nje marionete nga ato te cirqeve te femijve qe komandohet ne cdo hap e ne cdo levizje nga Sali Berisha. Lulezim Basha nuk eshte vecse nje foto-kopje e keqe e shemtuar e Sali Berishes!
    Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 5 KORRIK 2013 . RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM PERVEC HYERJES PER ALI BEUN E BERISHES

  35. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE says:

    Ajo puna e bythelepiresve me pelqeu,shpersoj ta kene lexuar ata Bythelepiresitper te cilin e ke fjalen,si tritan shehu arben imami dhe ai koke kuqi si koka e atij mikut……genc pollo.

  36. rb says:

    More Z. Mero!
    Ne ate parti asnjehere nuk jane bere zgjedhje demokratike. Nuk e di pse m’ u kujtua vetperjashtimi para disa vjeteve i kryetarit te PD-s se Burrelit, ne konferencen (a si e quajne) te rethit, kur u kerkoi te deleguarve nga Tirana per zgjedhjen e delegateve per ne Kuvendin (kongresin) kombetar. Ata nuk pranuan se delegatet i kishin gati ne Bathore e Paskuqan te tipit Xhelal Mziu. Kryetari i Burrelit ne sy te tyre hodhi teseren dhe iku nga partia.
    Keta partite i kane kthyer ne liçenca. Njelloj si tregetaret e ndryshem qe nxjerrin liçence per te bere, bie fjaja, pune komunale. Liçencen e PD e ka uzurpuar Saliu. Nuk lihet kollaj liçenca. Vur re me vemendje ç’ ndodh. Zihet Kryetari me nenkryetarin dhe kryetari mba partine (liçencen), kurse nen kryetari formon parti te re (merr edhe ai nje liçence), duke shtuar ndonje germe te vockel atje ne fund, ose i kthejne seprapthi germat. Keshtu vazhdojne “tregetine”. Konkretisht PD, PDr, AD, PSD, PDS, PBK, PBKD, PKD, PDK e keshtu mund te vazhdonim gjate se jane goxha parti (liçenca).
    Shpegimi jot ne editorialin e sotem eshte trondites. Kjo vjedhje votash brenda llojit ishte kulmi i mos funksionimit te demokracise. Turp!

  37. deti says:

    deti — 27 Korrik, 2013 në 9:38 am
    Parti e keqe Staliniste perfundoi kjo e jona. Edhe ne momentet me te veshtira, siç jane keto te afertat themi: Rrofte Partia me ne krye…..
    Kjo PD qe kemi s’ka qene kurre e djathte, por vec nje parti mbarepopullore.
    Ka ardhur koha per riformatim, pa rufjane, pa te korruptuar, pa kurva dhe kurvare politike, me te afte, pa “gangstere” (se nuk qi njeri per keta ketu ne Shqiperi).
    Ka ardhur koha per nje PD Liberale te Djathte, te bukur, me gjuhe bindese dhe jo me gjuhe druri (si p.sh. thuhet rendom: blokmenet, komunistat leshi preshi se nuk i ha njeri keto tani qe kaloi gati nje brez)e tj.
    Na plasi fare cipa ne glorifikim te njeshit a thua se jemi ne vitin 1974, dhe ata qe flasin, o te shprehen troç ose me mire ti shkruajne gjerat dhe te mos ti shohim ne tv, qe kur vjen llafi per 1-shin u delnin llafet me kercitje si marshi i kambios.
    Nuk ka 1-sha ne demokraci, ka vec merita, konntribute dhe sherbim ndaj SOVRANIT.

  38. beso says:

    ne kohen e falimentit te Enron ne Amerike,nje ekonomist permendi teorine e bubuzheleve,sipas se ciles,nqs shikon nje bubuzhel ne dyshemene e shtepise,te jesh i sigurt qe shtepia eshte plot me bubuzhele.Rasti i PD eshte identik.Humbja e zgjedhjeve do pasonte me njefare hemoragjie,siç ndodh gjithmone me partite,por ngjarjet e fundit tregojne se ketu nuk flitet veç per nje hemorragji normale,ketu do vertetohet teoria e bubuzhelit,te cilet jane gjithandje ne cepat e PD,por po prisnin te dukej ne dysheme i pari.Sinqerisht,me behet shume qejfi qe PD po tregon shenja se po reformohet me ne fund.T’i urojme dasmoreve”me krahe te lehta”…

  39. Elsa pema says:

    Astrit Patozi ben mire te largohet se nuk na tha ndonje fakt te paditur,ku ishte gjithe kete kohe Patozi kur i mbante ISON kryetarit te vet?

  40. KRIPTOOPOZITARI says:

    ? ? ? KUNGUJT E BABA SALIUT ? ? ?

    -Baba Saliu, mbaj mend se nje here pati thene: “eh frika, frika eshte nje ndjenje e jashtezakonshme. Ajo shnderrohet ne disa ndjenja”! ? ? ?
    -Kjo ka qene linja e tij ne ate parti qe diten qe u zgjodh president ne vitin 1992. Ne fillim afroi rreth vetes ca kunguj pleq te pjerdhur neper burgjet e komunizmit, shumica syresh ishbashkepunetor te sigurimit, ndersa pas ’97 filloi te grumbulloje kunguj e kastrokunguj “te arsimuar e me grade shkencore” si fjala bie Enno Bozdo e Aldo Bumçi te cilet po ti therrasesh per nje kafe te pergjigjen : “qafsha mamin, me duhet te shkoj te marr djalin ne çerdhe. Ika se u bera vone” ! ? ?
    -Ky eshte kopshti i kungujve te Baba Saliut.

  41. Tolo says:

    O Mero, ligjerimi belbezake, i zotit Patozi, eshte “dyfek mbas dasme”, eshte te fjalosesh mbasi eshte mbyllur kuvendi dhe fala jote nuk ze me vend.Tashme qe Berisha s’kish me nevoje te Patozin e te tjere dhe e beri zgjedhjen e tij Lulvocerrakun si politikane.Patozi me ato qe tha na kujton ate fabulen e vjeter qe mbasi e provoje ne goje,nje mbeturine qe kish perpara tha me ze te larte qe ta degjonin bashkeudhetaret “Do zoti qe nuk e shkela se ishte MUTE”

  42. martini says:

    Ndoshta Mero Baze po habitet me cfare ndodhi ne 22 korrik ne votimin per Lulzime Bashen.Por dhe ne habitemi me Meron personalisht qe beson ne “Mrekulline Patozi” ne kete interviste gjoja guximtare.
    I vetmi mendim qe me lindi pasi e lexova me shume kujdes kete interviste ishte se ky ish komsomolasi i PPSH ka sindromin “Beqir Balluku” qe edhe kur e pushkatuan tha :RROFTE ENVER HOXHA dhe kishte te drejte se varrin ja beri Petriti me Hiton qe e hengren me vone dhe ata vete.
    Me beri pershtypje se levdatat qe Patozi i ben Saliqenberishes nuk i jane bere as Obames as Enverit,as Stalinit as Hitlerit kur ato ishin ne pikun e lavdise nga bashkpuntoret e tyre.Per korrektesi kam mbledhur disa nga “elektro-furçat” qe Patozi i gjore i ben Bosit te Lule Lakres:
    1-Berisha është një politikan i madh,
    2-një udhëheqës historik,
    3-ka përmasave të jashtëzakonshme
    4-ka shkruar me dorën e vet historinë e PD
    5-ka shkruar historinë e këtij vendi
    6-ka bilanc pozitiv 13 me 8 ne favor te PD
    7-ka merita të jashtëzakonshme
    8-ishte njeri që i hoqi themelin komunizmit
    9-me qindra deklarata ka njohur gabimet e tij
    10-futi Shqipërinë në KiE
    11-anëtarësoi në NATO
    12-ka bilancin historik
    13-eshte unik në botën demokratike lindore

    Kushdo qe i lexon keto ultra levdata nxjerr konkluzionin se Saliqenberisha nuk eshte i derguari i Zotit por vete Zoti sipas kacurrelesit Patoz .
    Ka iluzione se Lulzime Basha eshte deshire dhe amanet i Berishes per te lene pasardhesin e vet si garanci qe nuk eshte pjeserisht e vertete.Fitimtari eshte zgjedhur eksluzivisht nga ambasadori Arvizu kur tha qe Lulja eshte nje YLL NE NGJITJE ku tregoi hipokrizine e tij te dyfishte se Ylli eshte nje shprehje komuniste..

    Jam nje nga 1 miljon “votuesit” qe per 23 vjet ne emigracjon me bashkatdhtaret e mij kemi derguar mbi 30 biljon dollare qe eshte nje shifer qe tremb dhe vete Ameriken dhe qe mbahet gjalle si komb Por ne kundershtim me Patozin qe e quan ZOT Berishleshin ne emigrantet e quajme perbindesh dhe qe duhet egzekutuar me ligj ose me kanun.Me poshte po japim nje liste me krimet poshtersi dhe genjeshtra e tij te cilat as plumbi nuk i lan:
    TRADHETITE & POSHTERSITE
    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22-lidhja me mafiozet e podestes
    VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
    23-remzi hoxha
    24-kosta trebicka
    25-fatmir xhindi
    26-komunari ne kukes
    27-oficeri shikut
    28-gjyqtari konomi
    29-26 viktimat e gerdecit
    30-4 protestuesit e 21 janarit
    31-zhdukja e fisit haklajve
    32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    33-vrasja e 10 komisaerve te policise
    34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    37-1800 te vrare me kanun
    GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME
    38-parlameti i ri
    39-stadiumi i ri
    40-xhamia e re
    41 -rruga e Arberit
    42 -rrethrrotullimi ne unaze
    43-h/c skavices
    43-h/c devollit
    44-mullinjte e eres ne karaburun
    45-centrale atomike per tu bere superfuqi
    46-hekurudha tirane-pekin
    47-superfuqi arroresh
    48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    49 -deshtimi i censusit
    50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    51-shitja e hidrocentraleve
    52-shitja mafjoze e armatimeve
    53-shitja e reparteve ushtarake
    54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
    …….etj etj etj

    Ky eshte udhëheqës histerik, qe ka përmasave të jashtëzakonshme sipas Patozit qe ne fakt duhej dhe duhet varur publikisht te bolet e Gjergj Kastriotit dhe pak e ka…..

    SALI BERISHOVIC=DEAD END

    1. valter says:

      Bravo “martini” nje bilance real qe çdo shqiptar duhet ta ket te qarte, biles gazeta tema duhet ta nxjerri si artikull!

    2. arianita says:

      brravooo se ne shqiptaret jemi me skleroz i harrojm kollaj poshtersit e saliut

    3. Dean says:

      Fiks fare,martini.
      Dhe po te kesh nerva e t’i kthehesh deklaratave te bujshme qe kan bo nder vite,lista behet edhe me e gjate.

  43. klodi says:

    Deshiroj t’ju vendos ne dijeni per nje vendim te Gjykates se Larte i cili nuk eshte pasqyruar ne media dhe shtypin e perditshem. Ne daten 19 korrik, Gjykata e Larte ke marre vendim per mos pranimin per shqyrtim te ankimimit nga ana e Prokurorise per ceshtjen Gerdeci.
    Duke ju falenderuar, uroj qe pasqyrohet ky lajm i cili eshte tentuar tye mbahet i fshehte.

  44. qiriri says:

    O Mero!Rilexoje dhe ridegjoje edhe nje here intervisten e Patz-patokut.Ai kudo shfaqet i dyzuar,i mungon kurajua ta thote te verteten,vazhdon te hedhe mbroçkulla per “burrin e shtetit-bythes-salush berishes” Ai ngelet po ai legen ku ka peshurrur Saliu. Shpresoi, qe ne te ardhmen, te gabosh sa me pake ne konkluzinet e tua, te cilat i lexoi dhe rilexoi çdo dite.Te pershendes

  45. DETARI-vl says:

    Kam mendimin se dalja e Patozit eshte perpjekje per te levizur sado pak ate dere te hekur qe askush se ka kaluar nderrmend ta preki,mbas tij do kete dhe zera te tjere qe do belbezojne duket thurur lavdi Sali B e duke sharre Lulin qe eshte e njejta gje te shash salen.Deri ku do te harrijne do duhet dhe pak kohe per tu qartesuar por nje gje dihet e sakte lufta brenda llojit ka vetem nje qellim; kush ti vere shkelmin ne gryke Sali B pasi KUFOMA E TIJ i kunderrmon e i tmerron ata,i frikson e jane te bindur se me ate kufome do mbeten pa ndenjese jo me me karrige.Dhe ata qe bejne sikur e duan te njejtin qellim kane dhe duhet kohe per t ja harritur,hija e tij do ti persekutoj aq shume per nje arsye te vetme; se i ka njollosur te gjithe ata qe e rrethojne sa kercenimi logjike i kalon permasat e hapit qe duan te bejne……

  46. mixha elez says:

    replike me antikomunistin e kuq Alban Dega.

    Me falni i nderur por jeni bere me teper se i neveritshem me keto komentet tuaja teper bajate.Po analizoj skutherine tuaj me te spikatur qe ka lidhje me etiketimin idiot tuajin qe i quani akoma komunist veprimet monstruoze te Berishes.
    Ne rradhe te pare ju se bashku me berishen,hajdarin,mehmet elezin,besnik mustafat,papat,bucpapat,bashkurtet,krasniqet dhe qindra te tjere i perkisni asaj hordhie te karakalecave te kuq qe ne vitet sistemit socjalist patet nje perkrahje te jashtzakoneshme nga vete diktatori i dashur i juaj.Biles tropoja pati zhvillimin me te madh ne vitet 1970-1990 dhe kuadrot kuqalashe te tropojes pushtuan institucjonet kryesore qe nga KQPPSH,Instituti M-L,Radio televizioni,zyrat e kuadrit,te MPB gjithmone ne raport me numrin e popullsise.E kunderta ka ndodhur pas viteve 90′ kur tropoja eshte rikthyer ne origjine si ne rrethinat e Kandaharit ne Afganistan.
    Ne asnje lufte qe nga lindja e krishtit nuk jane vrare kaq shume
    djem tropojane dhe nuk ka patur nje percarje kaq te pabesueshme tropoja fakte te cilat ju detyrojne juve te mbyllni gojen si njerez te dale jashte kontrollit.
    Quhet deformim mendor i shkalles fundit i juaji qe e quani berishen
    enverist,stalinist,komunist etj sepse nqs do te gjeni fajtorin se kush e pruri ne fuqi Berishen i keni aty ne Amerike dhe kryesori eshte tropojani juaj Elez Biberaj qe ka nje histori shume te dyshimte ne raportet Washington-Beograd-Tropoje-Tirane dhe nqs do thelloheni do te shikoni se ai eshte “Mentari komunist” i berishes.Ti i di mire historite e familjes se tij ne lidhje me vrasje kufitaresh dhe bashkpunim me udb jugosllave qe nuk ta mban beitha ti thuash por grricesh akoma me enverin.
    Me troc akoma :berisha pas 90′ nuk eshte enverist por eshte Elezbiberist dhe ajo eshte e keqja me e madhe ne ate vend qe u shkaterua menderisht ,psikollogjikisht dhe ekonomikisht nga keto serbisht foles.
    Nqs se ju e quani Berishen akoma Enverist Komunist duhet te akuzoni amb Rajerson qe erdhi ne 1991 si pulle poste nga beogradi e deri te ky kongresmeni republikan Dana Rohrabacher i cili duke qene nje fans i terbuar me komunstin berish i con nje falenderim nje jave para votimeve
    duke e paraqitur Saliun tuaj si shpetimtarin e amerikes per muxhahidinet.
    Eshte interesante se komiteti amerikan i helsinkit qe u mblodh nje muaj para votimeve e paraqiti punen e qeverise “enveristit” Berishe si te shkelqyer me disa mangesi mikroskopike prandaj pyetja per Alban Degen eshte:
    Eshte komiteti amerikan i helsinkit celule antishqiptare qe perkrah enveristin stalinist Berishe apo eshte Alban Dengla si Gjeto Bash Muji i bjeshkeve te nemuna qe po shpeton shqiperine nga komiteti amerikan i helsinkit dhe bajlozi berishe. Tung.

  47. banija01 says:

    Me pelqeu komenti i – rb – ,e sakte qe zihen ortaket dhe ndajne biznesin duke mare nga nje liçense sjcili.
    Me shume “biznese”se sa “bleres”

    Si çdo gje edhe PD-ja ka afat skadence ,bile ka kohe qe ka skaduar,po tani u hap kapaku dhe nga oksigjeni (si ka thene M. Baze) filloj te shperbehet dhe jo te plasaritet.

    Pjeset qe nuk jane kalbur shume mire eshte ti shkeputen kesaj amorfis PD-es.

  48. Realisti says:

    Mero, je shume i mire ne analiza,por merr ide dhe nga komentet…..Si thote nje fjale e urte ne gjirokaster….nje mendje hic mendje , dy mendje gjysem mendje, dhe shume mendje bejne nje mendje..

    Martin te lumte per komentin, i ke radhiur shume mire , prokurorija duhet ti thelloje e te ngreje akuzat per perbindeshin qe shkaterroi Shqiperine

  49. ASTRIT says:

    MERO MENDOJ SE NUK JE I SAKTE KUR FLETE PER PATOZIN

    TANI I KUPTOI AI SALILLEQET E BERISHES

  50. Mentari says:

    Fitorja e Lulzim Bashes ne krye te Pd ishte e pritur pershum aresyedhe nuk besoj se Astrit Patosi i sotem qe une personalisht kam pasur respekt deri dje u “Befasua” qe Basha fitoi zgjedhjet e PD.Natyrisht Patosi apo kushdo tjeter ne PD e vjeter kan preferencat e tyre personale qe te ishte dikushi qe ata te ken premtime personale etj.Nuk po zgjatem tek deklaratat e Patosit srepse ato jane deklarata te papjelura politike.Lulzim Basha erdhi ne krye te PD vetem nga vtja e tij,puna e tij dhe shkelqimi i tij ne ate parti dhe nga askush tjeter.Edhe sikur Berisha te deshironte nje kandidat tjeter ai do te kishte probleme serjoze me famen e Bashes dhe do te humbte ne menyre absolute dhe Berisha nuk eshte budalla qe nuk e kupton se emri ,respekti ,adhurimi dhe fama e Bashes ne anetaret e thjeshte te Pd eshte shum e madhe dhe e dyta pozicioni qe Basha ka sot ne krye te qytetit te Tiranes e ndihmon si ate ashtu edhe PD qe te behet nje Opozite e forte dhe me shum shpresa per te ardhur ne krye te qeverise pas 4 vjeteve te ardhshme.Persa i perket Olldashit edhe ai ishte nje kandiat i mire por ai ne asnje menyre nuk e ka potencialin qe ka Basha.Komentet e Bazes me duket se jane nje zemerim personalkunder cdo bashkepunetori te Berishes sesa nje analize shkencore dhe reale te pershtatshem me kohen.Me duket se zoti baze ka frike (besoj se e kupton shum mire se pa 4 vjetesh Basha vjen ne krye te qeverise)nga sukseset e Bashes.me respekt Mentari nje anetar me zemer dhe pa libreze anetaresie te PD dhe gjithmone ka punuar e punon ne sektorin provat dhe jo ate shteteror.

  51. grupi ciftelia says:

    Po ku je o Mentar se na myten keto te zones pare operative.Jemi mbledhur ne te grupit ciftelia me kelmendasin,parrucjanin,fleksin,skopionin,raimondin ,benchikagon dhe jagon dhe i ekmi bo nje ankese gazetes tema se na i ka censuruar komentet tona.
    Vetem allahile duem me te pyete se ate librezen e antaresise se PD e ke humbur apo ta ka marre sokol olldashi.
    Po ai sektori provat qe punon ti cka asht se nuk e ka fjalori i gjuhes shqipe.Me duket se konke dhe ti torrollak si puna jone qi nuk dime me shkrujt shqip.Ne fund po te pershendesim me nje vjershe per sali &lule pashen:

    Dallkauke e tutkune po bajne berihaj
    Perendia e rreme doktor budallai
    Rrethu me zagare e klyshe te parritur
    Te tredhur,te pjerdhur e t’babezitur
    I mbyllun ne shpelle,si shtrige gungace
    Per shpirtin e zi s’po gjen ilace

    Mundohet me na mbjedh ferra te kambet
    Por i ka ardh mortja,i kan ra dhambet
    Shkrryhet e shkyhet,rrokulliset tatpjetes
    Shpreson me leh me gojen e LULJETES
    Por populli sot,ket kurve te perdale
    Ma se ndigjon,per te nuk ka vale

    Ku shkoi armata me Joza e Rusmale
    Paloqe,Olldele,eunuke te perdale
    Lepiheshin dje mbas Sali Gedafit
    E sot kan fillu me leh mbas pilafit
    Ju erdhi Luljeta,si nuse pa dhanderr
    E thone si gomari”ishalla asht anderr

    Partine studentore,ky soj malukati
    E bani familjare,parti tarikati
    E mbushi me horra,hajdute,kamikaze
    Tinzare,vrases,idiote e xhambaze
    I mban si mburoje Sali Poshtersia
    Kujton se atje s’arrin drejtesia

    Nga kthetrat o cakall,s’te lahet gjaku
    Viktimat kerkojne t’u merret haku
    Femijet e Gerdecit,t’errsojne syte
    Flaka e Lirakut te djeg,te mbyt
    Ne andrrat e tmerrit te del Hekurani
    Te thrret”ketu a’shtegu,ktu a’mejdani”

    Truni t’ka lane e vend s’te len frika
    Me ballin gjakosun te del Aleks Nika
    Te del Faiku, i biri, Ziveri
    S’te shpeton Ndreu,as Lul Pederi
    Se ne kete bote hesapi ndahet
    Gjaku i derdhun me gjak do lahet

    Ndaj virresh e cirresh e leh si qen
    Ti hoqem dhambet,s’kafshon ma ken
    Populli qe t’shporri,nuk gjen qetsi
    Ne kambe do cohet me ba drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje