Për Berishën, “Lolin" dhe "Colin”

21 Korrik 2013, 21:10Editorial TEMA
Për Berishën, “Lolin" dhe "Colin”

Nga Mero Baze

Historia e Lolit dhe Colit ka të bëjë me dy bujq të ngjashëm, që shkonin e i ankoheshin për çdo gjë Beut diku në një fshat të Myzeqesë. Kishin gjithçka të ngjashme, pamjen, hallet dhe dashurinë për Beun. Aq problem ishte kjo, sa Beu sipas gojëdhënës, kurrë nuk e merrte vesh kush ishte Loli dhe kush ishte Coli sa herë që i takonte.

Historia e zgjedhjeve në PD i përngjan shumë dy personazheve me emra po ashtu të ngjashëm, Luli dhe Koli. Të dy personazhet shkuan në fillim u falën tek Beu i PD-së. Ai edhe pse ishte anëtar i thjeshtë, ua bekoi garën, u dha leje të pretendonin për kryetar, ndaloi gjithkënd të fliste për garën, dhe e udhëhoqi atë deri në fund. Për çdo ankesë që kanë pasur gjatë fushatës të dy kandidatët Loli dhe Coli ankoheshin tek Berisha dhe ky i fundit e ndante drejtësinë.

E gjithë gara u zhvillua nën motivin e humbjes së thellë të zgjedhjeve dhe deklaratës së dorëheqjes së Sali Berishës, e cila përloti gjithë mbështetësit e tij.

Por, një ditë para garës formale mes Lolit dhe Colit nuk është më e njëjta situatë. Sali Berisha ka tërhequr deklaratën e humbjes dhe deklaron se nuk do të njoh zgjedhjet. Me këtë logjikë i bie që PD nuk ka humbur, dhe që Berisha nuk ka ndërmend të jap dorëheqje. Loli dhe Coli, që nesër presin të votohen nga të paktën 20 për qind e anëtarësisë së PD-së, kanë disa telashe përpara.

Telashi i parë është se ata megjithëse janë konsultuar çdo ditë me Beun e tyre, ai nuk iu paska treguar që nuk do t’i njohë zgjedhjet. Ata i kanë njohur zgjedhjet dhe kanë pranuar humbjen. Tani pikëpyetja është se nëse Loli ose Coli udhëheqin PD në opozitë, do të kenë problem me kryetarin, i cili nuk e njeh humbjen.

Telashi i dytë është arsyeja perse nuk njihen zgjedhjet. Sipas Beut, banda kriminale dhe mafiozë droge kanë blerë vota. Sipas beut bëhet fjalë për njerëz të LSI, që i kanë blerë vota PD-së. Loli dhe Coli këtu janë në telash të madh, pasi të dy kanë qenë ministra të Brendshëm dhe kanë lënë bosët e drogës rrugës, biles dhe në parlament. Loli është në telash edhe më të madh, pasi ka deklaruar miqësinë me LSI dhe e ka paraqitur në programin e tij si shpresa e vetme për të ardhur në pushtet. Me këtë deklaratë që u ka bërë Doktori pa i konsultuar, Loli dhe Coli nesër në mëngjes, para se të shkojnë të votojnë, është mirë të shkojnë dhe njëherë tek Doktori i tyre ta pyesin mos është më mirë të rrijë ai.

Telashi i tret është marrëveshja mes Lolit dhe Colit. Sipas marreveshjes rezultati do të dalë afërsisht 67 për qind me 33 për qind, në favor të Lolit dhe Coli do ngelet numri dy i partisë. Ky zhvillim i papritur, e bën Lolin dhe Colin të pasigurt për marrëveshjen e tyre, pasi ata për një muaj kanë folur për një opozitë tjetër nga kjo që u shpalos sonte nga Doktori i tyre.

Telashi i katërt më i madh është se kur ata nisën garën, Doktori u tha se do ta mbështesim luftën tek grupi parlamentar, kurse me deklaratën për mosnjohjen e zgjedhjeve, i bie ta fillojnë dhe një herë nga rruga, nga mitingjet, nga molotovët, nga vrasja e numrit 2 të partisë, (këtu duhet të hedhin tek a çift Loli me Colin), dhe deri tek arrestimi i numrit 1. Për këtë lloj opozite Loli nuk ka shumë dijeni, por as Coli nuk ka ndërmend të lodhet. Kështu që do të ishte në të mirë të partisë dhe të ardhmes së saj që në vend të Lolit dhe Colit të shkruanin prapë emrin e Doktorit, që ua ngatërronë fytyrat Lolit dhe Colit dhe të vazhdonin fatin që u dikton ai. Derisa të kenë këllqe dhe ta marrin vetë në dorë fatin e tyre. Me Lolin dhe Colin rrugëve do jenë.

 

54 komente në “Për Berishën, “Lolin” dhe “Colin””

  1. luan says:

    Ajo lufta civile qe ti Mero druaje duket se do te ndodhe.Rama,Meta topi tani eshte ne fushen tuaj.

    1. Daut Skela, Vlorë says:

      TELASHI ME I MADH ESHTE I YNI, QE DO I DUROJME DERI ME SHTATOR ?
      “Telashi i katërt më i madh është se kur ata nisën garën Doktori u tha se do ta mbështesim luftën tek Grupi parlamentar, kurse me deklaratën për mosnjohjen e zgjedhjeve, i bie ta fillojnë dhe një herë nga rruga, nga mitingjet, nga molotovët, nga vrasja e numrit 2 të partisë, (këtu duhet të hedhin tek a çift Loli me Colin), dhe deri tek arrestimi i numrit 1”

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/kush.html

      1. Xha Barka says:

        Mund te ishin dhe Mëli me Pëlin!

    2. e mero lere lolin ecolin ata ate pune kane

    3. doubld says:

      i nderuar zoti mero saliu po ben nje loj te dyfisht

      hapi i par te nervozoj “demokratet” qe i jan vjedhur votat

      hapi i dyt neser jan votimet dhe basha thot: nje opozit te fort te zullumit rama meta! tashme demokratet jan te nervozuar shum te nervozuar dhe me shpres qe gjasme pd do rivi ne pushte neser i ne votim per te votuar bashen!

      dhe hapi perfundimtat mbasi basha te fitoj do bej ate qe thot berisha dmth nuk do njoh zgjedhjet se normal qe ps nuk do prandoj rinumerim mbas 20 e kusur ditesh qe kutit jan rujt nga rojtaret e berishes

      un ket i shkrujta ne fb saliut dhe ne moment me beri ban!!

      esht e sigurt e ben vetem qe te fitoj basha !! olldashi esht ne befasi te kesaj por jo basha!! sepse olldashi flet per pd si te reformohet etj etj ndersa basha nuk flet per pd por vetem per ps-lsi per te ngjallur urrejtjen si berisha. te dy konkordojn ne cdo gje

      un mendoj qe cdo gje saliu po ben me kalkulim qe te fitoj basha dhe pastaj te bllokoj qeverine re me an te kqz se tij

      un men

  2. Sali=Geddaf says:

    hhaahahahaah perfundimisht ngelesh i madh o Mero Baze ?

    bravo per editorialin.

  3. homeri says:

    —ne fakt doktori ka te drejt , se karteli i droges dhe trafiqeve ka vepruar , por ajo ka qene ne qeveri , gjysma te berisha dhe 20 perqind tek ILIRI -dhe kjo ishte marveshja qe eshte prishur nga ILIRI , ai i mori mbi 50 perqind vota nepermjet njerezve te krimit dhe droges —po cdreqin kane me EDI RAMEN , ai mori pjesen e tij pa droge dhe trafiqe

  4. Gjergji says:

    Loli dhe Coli si Kolja me Deden.
    Keta jane baballaret e kombit qe akoma nuk ju ka zene pilka gjize.
    Por nga mbrapa e kane provuar sepse ja kane dhene beut te tyre sa here ai ju a ka kerkuar.
    Njerez te peshtire.

  5. N.VJOSA says:

    I nderuar Mero,
    Titull fantastik!
    Gjithe fjalorin e Gjuhes shqipe ta kerkoje, simbol me te mire per maskaraden e Beut tone nuk do gjeje!
    Loli, ose Luli Coli ose Koli, do mbeten ne Histori si personazhet tragjikokomik te Sali Beut!
    Por ta leme humorin…
    Me mire qe po ndodh keshtu!
    Sepse diskretitimi i Sali Kapsolle Paranojakut, me sa duket do te shkoje deri ne fund!
    Populli po sheh qarte kush eshte Sali Çmenduria dhe personazhet qesharak te tij!
    Po dhe Bota po e shohin qarte qe Saliut po i pikon Tavani nga te gjitha anet!
    Me vjen keq per Shqiperine , Atdheun tone te perbashket dhe popullin e saj qe nje i Çmendur per Pushtet, jasht çdo lloj parashikimi, po e e diskretiton ne syte e Botes!
    Saliu vet i ka organizuar dhe administruar zgjedhjet, vet po i ruan kutit me kusherisht e tij….( HAJDE MOS I THUAJ PRIMITIV KETIJ MASHTRUSI TË PASKRUPULLT!!!!….)
    Por me mire qe po diskretitohet keshtu!….
    Te diskretitohet deri ne fund!…
    Te kuptojne dhe ata qe e perkrahnin qe Saliu eshte nje i Çmendur qe do mbyllur ne kafaz h e k u r i…..
    Dhe te jet kafaz i salduar mire, se e çan kafazin dhe del e llahtaris dynjanë!!!…

  6. radikalisti says:

    Si per dite diele qe eshte, perralla nuk eshte fort e keqe Mero.
    Kaq keq qenka puna, sa je i detyruar te punosh edhe te dielen?!

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Sjellja si shembull i pikllimit te 16 vjeçarve,nga Berisha,tregonte se atij i pelqente te qendroj ne pushtet si NJESH.
    Kjo loje e tij nuk me ka befasuar,qofte dhe neser te zgjedhe nje kryetar formal,i cili do zgjedh KryeKryetar Berishen!
    Ajo qe ndihem sot i ofenduar eshte akuza shume e rende e Berishes,.
    shitja e votes se mbi 1 miljon shqiptarve,klaneve te “droges dhe krimit”.

    Une deklaroj se voten time e kam hedhur per rotacionin dhe largimin e Berishes,njeriut me negativ qe kam njohur!
    Poshte krimineli dhe hajduti Berisha !

  8. Tironci says:

    Mero punon sepse deshiron te jape kontributin e tij si gazetar dhe analist politik,te sjelle informacion tek ne lexuesit e rregult te kesaj gazete. Per mua nuk eshte pak, por nje sakrifice do e quaja, dhe e falenderoj qe gjen kohen te shkruaje dhe te dielave.
    FALEMINDERIT MERO.
    ZOTI TA SHPERBLEFTE

  9. 21 janari says:

    sa shume qahu Berisha kur humbi zgjedhjet, nuk ka qare kurre ne jeten e tij…………Po le ta marri ate karrigen e kryeministri me qe i pelqen kaq shume.
    nuk e kuptoje perse U QURAVIT , E QAHU KUR HUMBI ZGJEDHJET????

  10. N Shabani says:

    Ah ke te drejte o Mero Baze. Lili dhe Coli jane dy vegla te mjera qe as fryme nuk marrin dot pa lejen e Berishes dhe ai po tallet me te dy. Shqiperise i ka vajtur thika ne kocke, buxheti eshte 0, qeveria vazhdon te shkaterroje financat e saj dhe kur cdo gje eshte shume keq Sali Berisha eshte terhequr dhe thote qe nuk do ti njohin zgjedhjet. Hajde ta marresh vesh me kete pune se cfare dreqin po pregatit ky kriminel. Dihej kjo pune qe ai nuk do ta dorezonte pushtetin kaq lehte me vota te lira dhe te ndershme dhe tani qe 1 million shqiptare kane votuar kunder tij ai prape nuk e pranon humbjen dhe po hap kutite si kofini mbas te vjeli. Dy vjet beri ankesa PS-ja te hapeshin kutite dhe nuk i hapi njeri, tani qe nuk e kerkoj asnjeri hapjen e kutive i hap vete KQZ-ja me urdherin e Saliut dhe cuditerisht rezultati ka ndryshuar sepse kutite i mbushi Arben Ristani me Flamur noken ne Lunder dhe tani s’do mend qe ato do te dalin ne favour te PD-se.Historia po perseritet dhe votat do te vidhen prape dhe Saliun aty do ta keni edhe nja 4 vjet te tjera. Po ku eshte Edi Rama me Ilir Meten, i keni pare gjekundi, apo jane te medhenj keta tani dhe nuk begenisin te dalin dhe te denoncojne vjedhjen e zgjedhjeve dhe merren me ankesat si ne 2009-ten dhe ne 2011-ten ku Kolegji zgjedhor fshiu ………..me ankesat e PS-se. Shume keq eshte gjendja por perderisa hesht Edi Rama me Ilir Meten c’me duhet mua qe nuk kam ndermend te ze ndonje vend pune apo te kem ndonje lloj interesi, interesi i vetem ishte stabilizimi dhe integrimi i Shqiperise ne BE qe te gjithe shqiptaret te bashkohen atje. Mirepo kjo nuk qenka e thene te ndodhe, le te behet si te doje Saliu perderisa ka gjetur shesh le ta beje pershesh me keq se ce ka bere qe e ka lene buxhetin zero.I ka ardhur ngordhja qenit dhe eshte terbuar fare tani, zot na ruaj nga qeni i terbuar.

  11. majakovski says:

    Mero na bere te qeshim hidhur.PS dhe LSI duhet tani ta udheheqin popullin ne protesta paqesore deri ne largimin perfundimtar te regjimit berishian.Nga SaliBerisha priten vetem te keqija

  12. david pertrelusa says:

    Per nje sy te vemendshem kjo akuze tregon apriori se puna e qeverise ka qene zero ne lufte kunder krimit,droges,prostitucjonit dhe aq me keq kur kete e paska bere opozita.
    Pra dhe ne rastin me te favorshem sikur ta marrin te vertete qe opozita paska bere gjithe keto zullume duhet te merret i pandehur fuckberisha per pa afesi ne drejtimin e vendit .
    Shqiptaret u ngopen me perralla te Berishit si
    -parlamenti i ri
    -stadiumi i ri kombetar
    -xhamia e re
    -superfuqi arrore
    -centrale berthamor
    -mullinjte e eres ne karaburun
    -h/c ne devoll
    -hekurudha tirane pekin
    -kemi gjak turku
    -pistoleta stilolapsi.

    Nuk po numerojme ato veprimet kriminale se u bene boze por vetem me keto rrena qe i ben hapur fare ku njeri duhet izoluar si i cmendur me rrezikshmeri te larte kombetare perpara se te arresthet per veprimet e tij te tradhetise larte.
    Thirrja e fundit per mos njohjen e votimeve nuk perben me ndonje lajm te vecante per Berishin dhe vete opinionin publik shqiptar por per
    USA-BE-NATO qe po bejne sehir ne nje kohe kur nje k/m psiqikisht i semure duhet shtruar sa me pare ne spitalin psiqiatrik me te afert.
    Nqs se kjo nuk ndodh duhet te marrim ne provim drejtuesit e shteteve aleances euro-atllnatike mbi njohurite e tyre per demokracine ne shqiperi dhe jam i sigurte qe te gjithe kryetaret e shteteve te Natos do te ngelen ne kete provim per vjeshte ….

  13. davidi says:

    58% loli dhe 42% coli

  14. I majti 1980 says:

    Si gjithmone largepames ,zoti mero je i madh

  15. Argita says:

    SALIU DO PERFUNDOJE SI KADAFI

  16. Azemi says:

    Mospranimii rezultatit te zgjedhjeve nga Kryekomandanti nuk eshte pune “Loli e Coli” por nje provokim me pasoja te renda per gjithe shqiptaret. Nderkombetaret gallate kane dashur gjithmone ne Shqiperi

  17. Alo says:

    E thene shqip fare i takon qe neser te shtyhen zgjedhjet per “kryetarin” e PD-se, se Birisha nuk i njeh zgjedhjet e 23 qershorit dhe eshte perseri kryeminister.Para Birishe, “kur e mbajti Ahmet Zogu 15 vjet qe ishte injorant”, ti mos u terhiq edhe 23 vjet te tjera, Se shpejti do te behesh dhe Komandant i NATO-s se eshte me rotacion.

  18. Gora says:

    Tashi qe theu dhe rekordin e notit beut I takon ti blemi 1 kal te ri dhe me te fort se kete qe pati, kruse luli e koli le te shkojne te mbjellin qeepet beut.

  19. robi says:

    sumkapuci plak nuk ja ndjen me njeri ne PD – ka filluar te harrohet qe diten kur humbi tmerresisht – tani as nastradinet e tij nuk e degjojne – se pse del ky gert bandilli asnjeri ne PD nuk e kupton – neser nuk e dime se per ke do te dale gert servili ? Ta thote se ne emer te PD nuk do te kete me.

    Hajduti plak thote se i kan vjedh votat – Ha ha … e kush e beson hajdutin se e kane vjedhur!

    Se kush i vjedh nuk e cakton me hajduti – i ka ikur prej duarsh kjo e drejte.

  20. Ai burri says:

    Hahahahahhahahahahhahahahahahhaha
    Mos shkruaj antene per sot!

  21. Vlonjati 1 says:

    Mero, ti e njeh mire ate! ai eshte i paparashikueshem. Çdo gje do te beje ai, edhe 97-en, edhe 98-en mund ta perseris. Kujton se do te shpetoje kete radhe. Jo!

  22. Shqiperia says:

    MERO DJALI MERO TRIMI ! LOLAT DHE COLAT I KEMI NGA TE DY KRAHET.
    HALLI ME I MADH ESHTE LOLI META DHE COLI RAMA .

  23. Eagle says:

    Të lumtë Mero, sarkazëm e përkryer!

  24. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Largohu Berisha dhe mos e kruaj me shqiptaret qe nuk te kane votuar.

  25. sAVO dUKATI says:

    GJITHÇKE E ORGANIZUAR NGA VIOLINA SËRBE.

  26. REA says:

    i papare je Mero i paparashikueshem.Lum ne per penen tende!Rrofsh qe keto momente tragjike di t;i trajtosh dhe me humor e me optimizem.Ky eshte geni jot shqiptar qe nuk na genjen.

  27. vlora 1 says:

    Vota ime i ka shkuar plumb ne ball Birishes
    Edhe votat e mbi 1 milion Shqiptareve
    Te pa ndikuara nga klanet e droges qe sheh Brisha ne enderr.
    Saleh Barisha kete radhe po ben nje loje te rrezikshme qe nuk ta mbajne dot kellqet…sepse 1.000.000 Shqipo te mbysin vetem me peshtyme

    1. Shqip says:

      Eh, more Mero, ste del e keqja!!…po mjaft o burr i dheut, mjaft!!…Dihet qe LSI ka dhene pare te madhe…dhe dihet qe paret e LSI-se nuk jane te pastra…tani cke?! Dihet qe Saliu nuk do ta lej Edin me buzqeshjen e stampuar ne fytyre te qeverise rehat me Toni Blerin!…Do beje edhe Saliu ate qe beri Edi me vite qe nuk njihte zgjedhjet E di c’hall kam une, o Mero?…Kam vetem hallin tim, qe nuk po me lene rehat keta politikanet qe te bej jeten time..ky eshte halli im!

  28. ALBAN DEGA says:

    ZGJEHDJA E NJE KRYETARI TE PARAZGJEDHUR NGA SALI BERISHA DHE ARGITA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot ne Tirane zhvillohet kongresi zgjedhor i kryetarit te ri te PD-se. Nje estrade e vertete.
    Titulli i saj I vertete eshte “Zgjedhja e nje kryetari te parazgjedhur nga Sali Berisha dhe Argita”!
    Ose…. ose… “Votimi i nje kryetari te paravotuar” prej tyre !
    Nga 50 000 vota te mundshme kryetari i paracktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar do te marre 100 000 vota.
    Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
    Votimi eshte vecse nje show ala Kadaf i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
    Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!

  29. Labi 2 says:

    Kater kufomat e KO QE ZE-se po marrin neper kembe fatin e Shqiperise.
    Kur do tu vije dita edhe atyre,sherbetoreve te verber te Saliserbit

  30. R. B says:

    Zgjohuni ju drejtuesit e te majtes. Ç’ prisni? U besoi nje popull i tere. Kete nuk e priste Berisha se lundronte ne ajer, mes bollekut. Ai me trurin e semure kujtonte se ishte i perjetshem. Ate nuk e mundi ato budallalleqet qe shpif, por ajo qe na erdhi ne maje te hundes me te per kaq e kaq vite, qe na trembi kalamajte e stresoi nje popull te tere.
    Une nuk kam pse e shaj, siç bejne rendom mjaft komentues, por kaq gje duhet ta kuptoje se populli nuk e do me. Ju bene 23 vjet. Nuk u ngop. 90% tw krimeve me te perbindshme ne vend gjate ketyre 23 vjeteve kane ndodhur ne mbreterimin e tij.
    Ai shan diktatorin e per shume gjera ka te drejte, por ai qendroi 41 vjet e 173 dite ne pushtet nepermjet luftes se eger te klasave. Por diktatori nuk kish pluralizem, nuk kishte rivalitet, ndaj nepermjet eleminimit qendroi ne pushtet. Po ky ish kryeministri e kupton qe po qendron ne pushtet 23 vjet ne nje kohe pluraliste, pavaresisht se nuk la gje pa bere duke filluar qe nga 24/1. Tamam si paraardhesi. Turp per nje nivel e post te tille te sillet keshtu me popullin qe nuk e votoi me. Boll me. Kujto ç’ bere more ishkryeminstri yne me votat e 1996 e gjakosjen e opozites ne sheshin “Skenderbej”. Si ka mundesi te japesh deklarata kaq te papergjegjshme per mosnjohje te nje votimi qe vet i deklarove me te mirat e i pergatite vete. jo ti je i çuditshem, te hedh te tuat persiper. Si nuk mbajte nje here pergjegjesi? Ik, boll me.

  31. Ekonomisti says:

    Nuk eshte cudia e fundit, kjo qe po na degjojne veshet keto dite, nga i cmenduri Sale dhe megafoni servil e i paturp, djaloshi me kemishe blu, gerti, i cili nuk meriton qe as emrin ta shkruajme me shkronjen e madhe “,”G”.
    Duhet patjeter te vihen ne levizje, Fituesit e zgjedhje, Aleanca pe Shqiperine Europiane, (E kam fjalen per te gjitha Partite ne kete Aleance) pasi po ti leshe qente qe te lehin, perseri bezdisin, se per te kafshuar as qe behet fjale.
    Si ka mundesi, qe kete batakcinj te ndyre sa jane afer, te cmendurit e antishqiptari S-ale, vetem ison i mbajne, e me pas pasi ky i zbon nga radhet e partise se tij (se edhe kete e ka privatizuar) fillojne e llomotisin si pata ose patok ?
    Mendoj qe eshe nje pjese e mire e intelektualeve, duhet te angazhohen, nqs e dun kete Vend dhe kete Popull.

  32. nahlel says:

    Po te kishte nje çmim per kryeartikullin me te mire ne gazetat e mbare botes,ate do ta meritonte ky i mesipermi. !!! Loli dhe Coli hahaaaaa.

  33. Grafi says:

    Sali te shikpoj kontrabandistet qe ka ne kualicjonin e tij qe dolen me votat e Tiranes. Kondrabandist qe i njeh gjithe BOTA, ptu.

  34. lis says:

    une nuk i kuptoj keta! mire ilir meta se ai te vjedhura i ka votat ,por cfare ben edi rama,qe po i masakrohen perseri zgjedhjet ne lunder.eshte vota popullore ,jane 4 deshmore per keto vota,ai rri neper plazhe me ilir hajdutin,berisha po i ndryshon rezultatin votes popullore.o ambasadore,po ju a i kini perveshur menget!

  35. Loli dhe Coli….kam njohur edhe në fshat një familje babë e bij…të cilët përfituan shumë nëpërmjet Colit..Ju ngjitën keqazi..deri në majat më të larta të pushtetit..Ndërsa tani ju duhet të rikthehen përsëri andej nga erdhën….

    Loli dhe Coli….?!Çfarë drame që përjetojnë….?!Sa personazhë Tragjikë…?!

  36. era says:

    mos u beni naiv!Kjo eshte strategjia e humbesit me te madh te shqiptareve. Ketij gjarperi rralle ja kane pare koken shqiptaret.
    Shperqendro vemendjen deri sa te shkojne valixhet ne vendin e duhur, bej sikur nuk pranon zgjedhjet, qe shqiptaret te thone: aman le te iki, le ti marre edhe parate dhe nuk e fusim as ne burg, por vetem te iki.

    Ky plak kriminel dhe pervers e di shume mire se i ka rene binaja, nje tulle e fundit dhe do ta zere brenda.
    Le te mos doje Rama apo Meta. DO POPULLI DHE AI DO NDESHKOHET!!!!!!!!

  37. Deni says:

    Largohu o Sali me banden tende sa nuk eshte vone,se nje I cmendur e ka vendin ne psikiatri,nje kriminel I cmendur si ti pas hekurave.

  38. besniku says:

    Ik Mut! Ik mut! Ik mut me vote se edhe mund te te terheqen zvarre te gjalle. Prandaj, Ik Mut!

  39. martini says:

    Nuk eshte normale qe te “tallen” dy karagjoze si Loli me Colin se ata te dy e dine qe jane faktikisht gaztore te Mbretit Makbeth te Lugut te Zi te Tropojes.
    Pikerisht sot ishte dita qe te pakten zoti Mero Baze te shperthente ne editorialin e tij per deklaraten e palo kryemistrit qe nuk i njeh votimet e 23 qershorit.
    Ky alarm eshte domosdoshmeri se gjithe opinioni,mediat,ish opozita,nderkombetaret jane duke u relaksuar neper plazhe kurse monstra e vicidolit ka futur duart ne kutite e votimit me njerzit e tij te sofistikuar.
    Fatkeqesisht shikojme se analistet dhe gazetaret qe jane barometri i situates politike jane fokusur te votimet e dy gjytyremeve kriminele qe drejtohen jo prapa skene por hapur fare nga devili berishe.
    Po ashtu mediat po merren maksimalisht me qimet e lubonjes,bolet e hajredinit dhe prostituten Kastriot Islami.
    Kam mendimin se jo vetem berisha por me teper lobi i tij i Podestes eshte hedhur ne sulm frontal per degjenerimin e votimeve te 23 qershorit.
    Reflektimi i PS dhe i Edi Rames ne vecanti do jete karshi Mostres Berish do jete nje gur prove.
    Ne 23 qershor 2013 populli shqiptar EGZEKUTOI ME VOTE BAJLOZIN BERISHE
    dhe nuk do te toleroje dyshen Rama-Meta qe te rrine duarkryq.
    Eshte koha qe Edi Rama te kerkoje qe sot debimin e Monstres Berishe dhe te denoncoje ato lobe antishqiptare ne Washington dhe Bruksel qe jane prapa farses se prishjes se votimeve qe kryqzuan tradhetarin dhe njeriun me te urryer Sali Fuckberisha.
    NESER DO JETE VONE….

  40. Drini says:

    I nderuar z.Baze ;je i madherishem ne sarkazen qe perdor e pena Juaj do vetem mendje te kthjellet qe te kuptohet.je nder editioralistet me ne ze te ketij kombi(duke e thene pa asnje rezerve),fatkeqesi qe satrapi nuk dijti ta shfrytezoje(ndaj dhe vejti ne te semes)e per rrjedhoje pushteti i tij do te qe i perjetshem,ku s’do mund te kishte ambasade e ambasador qe ta kundershtonte!Fale ashpersise qe natyra e vendit ku ke lere te ka lene burrerine beri qe kjo plehre e Shqiptarizmit te jete kandidati nr.1 per tu perzene nga skena politike si busti i E.Hoxhes ,pasi e ka mbushur kupen e s’ka birre kurve qe e shpeton kesaj radhe.Pergezimime per editorialin e kurre mos te mungofte guximi,trimeria e mençuria qe mbart si bir i asaj toke qe jo pa qellim karagjozi donte ta shuance me lende helmuese e ta digjte me lende kimike nga ajri ne 97.Poshte diktatura e karagjozit te perkeledhur prej mese 30 vjetesh nga miqt qe edhe plehun kimik qe na ofruan si dhurate na e shiten!Te rekomandoj mos e lere kafshen te marre vehten por vazhdo e godite deri ne grahamat e fundit te lengimit te tij ,shkermoqe deri sa fara e tij te zhduket e per pasoje Shqipëria te marre fryme lirisht duke shkuar drejt vendeve me te zhvilluar e drejt familjes ku edhe i takon vendi i saj.Te faleminderit

  41. beso says:

    s.b. nuk ka çfare ben kesaj rradhe,le te çeplendiset me Facebook.Nuk vjen me ne fuqi,se e morri te tatepjeten.Nje sugjerim per gazetat;mos e perfillni fare faqen e Fcb te berishes,sikur nuk ekziston fare.

  42. ARBER says:

    SADO QE THONI KJO TREGON SE JU E KENI “ZILI” SE KJO KERME PO THYEN NORMATIVAT RREKORDET NE NOT, QENDRIMIN NE UJE ETJERA MARRINA QE BEBJA NE DJEP ZGERDHIHET.E DIN MIRE KJO QENJE SE SA E AMEL QENKA KJO KARRIGE, PRANDAJ NJE HERE QANE SE I HUMBA ZGJEDHJET E ME VONE ( SI ATO KALAMAJT QE) NUK I PRANON SE MI KANE VJEDHUR , KUR KY KA QENE NE PUSHTET ME MINISTER BRENDESHEM KRIMINELIN MULI, E ATE ZEVENDESIN E TIJ.

  43. uragan says:

    …ku është Ilir obez hajduti?…

  44. cifligu marios says:

    zoti mero baze.do te deshironja te benit nje koment per shkrimin e zotit bushati.sipas mendimit tim z.bushati na horienton te harrojme cdo krim te kryer ne te kaluaren.mero akeni te njejtin mendim.te lutem mero mu pergjigj.

    1. VF says:

      Ne vend te Meros nje pergjigje e paautorizuar per komentuesin (cifligu marios) .
      Nje komentues para shume kohesh me duket se ai “banija…” tha se Mero e shfrytezon Bushatin se duke patur nje disnivel te madh duket me shume madheshtia e Meros perballe Bushatit te vogel.
      Eshte nje tregim i persosur i G.Mopasanit me titull “karremat” ku me pak fjale nje njeri praktik kishte mbledhur nja tre-kater femra shume te shemtuara dhe i perdorte per nje biznes te cuditshem por me shume fitim.
      Gra aristokrate i merrnin me “qira” keto femra duke i mbajtur prane ne festa a ballo te ndryshme qe te dukeshin me te bukura kur kishin ne krah nje fytyre te shemtuar..
      Ndoshta dhe Mero i shfrytezon ndonjehere keto lloj komentuesish .Por me kryesorja te Andi Bushati eshte;
      NDRYSHE SHKRUAN
      NDRYSHE FLET
      NDRYSHE MENDON
      Pra me nje fjale ai ne keto komente PROVOKON…

      POR ME KRYESORJA FARE ESHTE SE SYTE E SHQIPTAREVE JANE DREJTUAR TE OXHAKU I PD PER TYMIN E ZI QE DO DALE.
      GJITHE PJESA TJETER E BOTES ESHTE DREJTUAR NE LONDER TE LINDJA NE SHTEPINE E MBRETERESHES KURSE NE LUNDER VISHO AJAZI,FLAMUR NOKA, BRECANI DHE KULICI
      KANE MBARUAR PROCESIN E FUTJES SE FLETEVE TE VOTIMIT “TE GABUARA” PER DASMEN QE DO BEJE BERISHA NE SHTATOR KU ME SIGURI DO TI FITOJE PROVIMET E VJESHTES SIC KA BERE 22 VJET..

  45. gjeramadhi says:

    mund te jene dhe Toqi me Boqin

  46. Arber Iliri says:

    Saliu paralajmeroi nje opozite qe do te veproje si bande kriminale per te rezuar qeverine e zgjedhur me 23 qershor.Duhet ti tregohet vendi qe ne hapat e para te palgjshme qe do te kryeje per te mos lejuar nje zvarritje te metejshme te vendit ne paligjshmeri e rrumpalle.

  47. vlora says:

    Gjetje e persosur! sa per te qeshur edhe per te qare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje