Një çetë antishtet nën drejtimin e Nishanit

17 Korrik 2013, 21:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Bujar Nishani mund ta kishte shmangur skandalin që bëri me krerët e institucioneve kushtetuese, të cilët i thirri për t’i mobilizuar për luftë ndaj shumicës së re. E dimë të gjithë që ia ka kërkuar Berisha, për të neutralizuar takimet që Rama ka marrë si kryeministër i zgjedhur me disa prej tyre. I pafuqishëm për t’i thonë ende “jo” Berishës, i shqetësuar për humbjen e thellë të Partisë Demokratike, dhe ndoshta i frikësuar se mos qeveria ia ndërpret rikonstruksionin e vilës, ka vendosur që në këto ditë të nxehta korriku, të dalë nga shtëpia, të shkojë në zyrë, të humbasë pak kohë sa të rehatohet dhe të thërrasë një nga një aty gjithë krerët e institucioneve për t’u thënë “mos u dorëzoni”.

Mund të kish gjetur një arsye fizike t’i thoshte Berishës që ‘nuk jam mirë këtë javë dhe do ta shtyj për më vonë’. Mund t’i thërriste një nga një në zyrë dhe t’i këshillonte për rezistencë. Mund të lexonte Kushtetutën dhe të shikonte se ishte duke e shkelur atë kur përdor daljen publike si president për të angazhuar politikisht institucionet e pavarura kushtetuese kundër shumicës legjitime të shqiptarëve. Por mbi të gjitha dhe pasi i mblodhi, dhe pasi shkeli Kushtetutën, dhe pasi ia bëri qejfin Berishës, mund të mos fliste ato që foli. Le të heshtte siç ka bërë gjithë jetën derisa mbërriti në atë zyrë për atë meritë madhore të njerëzve që punojnë me Berishën. As këtë nuk e bëri. Bile për t’i vënë qershinë mbi tortë angazhimit të tij të thellë politik, nga gjithë krerët e institucioneve kushtetuese nuk kishte thirrur vetëm Avokatin e Popullit, të cilin me sa duket e quan “të partisë armike”.

Por Bujar Nishani nuk bëri asnjë përpjekje ta shmangte këtë skandal. Ai ka bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës duke politizuar postin e tij dhe duke bërë apel politik për kundërvënie ndaj një qeverie të re, që vjen nga një shumicë legjitime e shqiptarëve. Angazhimi politik i presidentit kundër shumicës, kur ajo ende nuk ka filluar punë dhe nuk ka bërë asnjë gjest qoftë dhe formal ndaj institucioneve kushtetuese, është një fakt i fortë, i provuar me zë e figurë dhe deklaratë për shtyp nga vetë zyra e presidentit. Dy muaj para se qeveria e re të nisë punën, ajo paragjykohet politikisht prej presidentit dhe më keq akoma, ai mbledh çetën e tij në shtet për t’iu kundërvënë pushtetit të ri në mënyrë antikushtetuese.

Ne i njohim kush janë ata që drejtojnë institucionet gjoja të pavarura kushtetuese në vend. Janë shërbëtorët më pa dinjitet të regjimit që ra. Ndryshe njihen njëri si shok i Zenit, tjetri si shok i Gonit, tjetri si shok i Sandrit apo Argitës. Asnjë nga ata nuk ka mundur të ketë emrin e tij në historinë e drejtimit të shtetit shqiptar, por njihen vetëm si njerëz që rrethanat i kanë çuar në ato poste. Por pavarësisht kësaj, ajo që bëri Bujar Nishani i tejkalon të gjitha. I futur nën presion nga Sali Berisha, që flet përçart gjithë ditën në zyrën e tij, duke numëruar ditët, Bujar Nishani në njëfarë mënyrë ka mbledhur gjithë krerët sakat të shtetit shqiptar dhe i ka motivuar ata politikisht kundër shumicës së re, në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjesti i tij tregon se ai mbetet një kapter i pakorrigjueshëm dhe shumë larg dinjitetit njerëzor për të qenë president i Republikës. Zgjidhja e vetme është që shumica e re t’i përdorë votat e saj plebishitare për një reformë të thellë të gjithë institucioneve kushtetuese, duke ndërruar jo vetëm krerët e tyre, por dhe qasjen moderne ndaj shtetit shqiptar. Në krye të këtyre institucioneve duhen njerëz që realisht të modernizojnë shtetin shqiptar dhe jo qokaxhinjtë e Sali Berishës, që tashmë kanë vendosur t’i kthejnë këto institucione si strehë për njerëzit që do prekin reformat në pushtet.

Reforma kushtetuese e institucioneve duhet filluar nga presidenti. Zgjedhja e tij i duhet deleguar popullit shqiptar dhe këtu merr fund dhe historia sakate e kësaj presidence. Pastaj me radhë duhen reformuar në themel gjithë institucionet kushtetuese të vendit duke vendosur në krye të tyre njerëz realisht të pavarur dhe apolitikë. Shumica e re i ka votat dhe mbështetjen e duhur popullore për ta bërë këtë. Vetëm kështu ne mund të shpëtojmë nga këto institucione, që jo vetëm drejtohen nga njerëz pa dinjitet, por që shikojnë si të vetmen të ardhme të tyre pozicionimin politik, edhe kundër vullnetit të shqiptarëve.

82 komente në “Një çetë antishtet nën drejtimin e Nishanit”

  1. robi says:

    kapterr Jari di vetem te serviloset – iu servilos Ramizit ne 1990 duke mbajtur bustin e Enverit ne kurriz tani i serviloset Salliut duke bere cfare i thote ai – nuk ka per ta kuptura kurre se eshte President i Republikes – aq i ka dhene Zoti – dhe Zoti te jep sa meriton o Jar Nishanlliu,

    Kapterri nuk mund te behet kurre Gjeneral.

    1. raimondi says:

      Mire thote Mero te ndryshohet kushtetuta dhe presidenti te zgjidhet nga populli , ….
      dhe me kete rast le te behen votat qe te shkarkohet ky president dhe po te doje pastaj,
      le te garoje nen siglen e PD-se dhe ta shofim sa do fitoje

      1. ramiu says:

        ti nuk i pi ne orar ilacet,

    2. leka says:

      Eshte vec nje bande katundaresh te eger mesjetare, e Saliut,qe tani po vepron fare hapur dhe eger kunder shtetit shqiptar.Prandaj kundrejt kesaj bande ata qe do te vine te zbatojne me rigorozitet dhe pa hezitim,ligjin.Dhe ligji te con se pari qe duhet goditur sic e meriton koka,Saliu.

  2. gjergji says:

    Ai është kapter e shkuar kapterit o Mero ! Dhe kapterët zbatojnë urdhërat !

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Pas asajt qe beri 2 dite te shkuara, nuk kishte me vend te imagjinoje qe ky president te ishte “sadopak” balancues..Paragjykoj qeverine ne ardhje se do benin revanshe pa asnje lloj hezitmi fjalor..Bazuar ne ?!?!

    1. fl says:

      Askujt nga ata drejtues qe ishin mbledhur rreth Nishanit qytetaret nuk i pane hajrin ne punen e tyre. TE gjithe jane sjelle si ministra pa portofol te Qeverise se deshtuar Berisha.

      Rezultate te dobeta ne pune + servilizem politik, eshte kosto e madhe per vendin te mbaj ne pune te tille njerez.

  4. liri a vdekje says:

    normal qe duhen hequr me presidentin te parin dhe do i benin nder te merrte fryme njeher rehat pa nderhyrjen e saliut ,ai duhet te jape vet doreheqjen per shkak te aftesive te kufizuara fizike e mendore ja thote dhe kushtetuta TE TJERET MBAS TIJ BESOJ SHUME ,DUHET FORMUAR REPUPLIKA E RE DHE EDI RAMA I KA GJITHE SHANCET TI LARGOJE KTO NJEHER E MIRE

    1. plaku says:

      liri a vdekje,
      Do isha kurjoz te dija se si mund ta hiqte Edi, Jarin, duke respektuar njekohesisht kushtetuten. Fatkeqesisht une nuk marr vesh shume nga kushtetuta. Mendimi eshte qe te qerohet Jari, por si ?
      Pershendetje.

      1. plaku says:

        liri a vdekje,
        Vajta ne Google dhe gjeta se si mund te behet heqja e presidentit te republikes, sipas kushtetutes se Shqiperise :

        Shkarkimi i Presidentit

        Mund të shkarkohet për një shkelje të rëndë të kushtetutës dhe për kryrjen e një krimi të rëndë.Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se ¼-ta e anëtarëve të kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 2/3-ta e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuse e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në rast kur Presidenti nuk mund të ushtroi funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtroi detyrën e tij për më shum se 60 ditë Kuvendi me 2/3-ta e të gjithë anëtarëve vendos dërgimin e qështjes në Gjykatën Kushtetuse e cila verteton përfundimisht faktin e pamundësis. Në rast të vërtetimit të pamundësis së ushtrimit të funksionit të tij, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit fillon brenda 10 ditëve nga dita e vertetimit të pamundësise.

        Pershendetje

        1. radikalisti says:

          Me sa shoh mor Plak e paske me axhale shkarkimin e presidentit.
          Me vjen keq per ty se qenke lodhur duke kerkuar neper “Google” per te gjetur, se si mund te shkarkohet presidenti.
          Desha te te them, fli i qete se presidenti ka per ta mbaruar te plote mandatin e tij, sepse nuk eshte nga ata njerez qe mund te beje nje nga ato shkeljet qe ke permendur me siper.

          Ndersa komentuesit “liri a vdekje” desha ti thoshja qe, eshte e vertet qe presidenti(fatkeqesisht per te) ka nje te mete fizike, por; e para:-eshte antinjerezore, dhe e turpshme tja permendesh. dhe e dyta:- Ai nuk eshte ne ate post per te bere mundje apo xhudo. Detyra qe Ai ka, permbushet pikerisht me aftesite e tij mendore.

          Ndersa per Meron kisha nje pyetje:-Mero, kur do lexojme nga dora jote, ndonje artikull per çeten qe po formohet per te drejtuar vendin.

          1. Tironsi says:

            Pirdhu, o Kokrra e Trapit!

  5. Gjeralb says:

    Bravo Mero: “Reforma kushtetuese e institucioneve duhet filluar nga presidenti. Zgjedhja e tij i duhet deleguar popullit shqiptar dhe këtu merr fund dhe historia sakate e kësaj presidence.”

    Bujar Muhamet Nishani e di se ne shtator mazhoranca do te kerkoje shkarkimi i tij, pasi i ben me teper se 84 vota; qeni ngelet qen edhe kur e veshin me kostum.

    1. Korabi says:

      Do kishte qene shume mire, ta hiqnin ate gjysmagjelin, por per te shkarkuar presidentin duhen 2/3 e votave, pra 94 deputete.

    2. egzoni says:

      Po nuk e zhduken kete partiak te poshter nga kreu i KLD, e cila per turp te tyre eshte armiqesore dhe vasale e Berishes, nuk do te kete kurre drejtesi ne kete vend. Rama dhe Meta detyren e pare qe te vene shtetin ne brazde eshte ta reformojne institucionin e Presidentit dhe ti nderroje e ti gjykoje te gjitha keta drejtues partiake ne krye te institucioneve kryesore. Vetem atehere do bindemi qe ne Shqiperi po vihet DREJTESI. Cdo kryeminister, president apo zyrtar i larte i korruptuar duhet te marrin denimin e duhur per krimet e tyre, duke filluar qe nga Gerdeci, Rruga e Kombit, 21 Janari, korrupsioni dhe klientelizmi ne tendera etj. Bravo Mero, trajton tema interesante dhe decisive per kohen. Ke qene i pari qe ke permendur rigjykimin e ceshtjeve me te perfolura, si dhe reformimin e drejtesise.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne pranveren e 2014-es ,duhet te kalohet ne zgjedhjen e Presidentit nga Populli.
    Institucionet e tjera te varura nga Berisha,duhet te reformohen nga Parlamenti,ne kohen e duhur.
    Duhet te çlirohet çdo institucion nga diktati i Berishes.

    1. plaku says:

      Kendeveshtrim tjeter,
      Me sa di une ( nuk jam i sigurte se nuk marr vesh ) ne se presidenti zgjidhet direkt nga populli si ne Amerike dhe France atehere behemi nje republike presidenciale dhe ne kete rast presidenti ka shume me shume kompetenca, si p.sh. presidenti ne Amerike. Mos valle ne vend qe te veme vetullat nxjerrim syte.
      Pershendetje.

  7. v says:

    Po ai mund te ishte justifikuar per gjendjen e tij fizike…

  8. unknown says:

    As nuk marr mundimin te shoh se cfare ke shkruash. Jam kurioz te di deri kur do vazhdosh te shkruash kunder opozites se re. Ne fakt me ka marre malli dhe per ato shkrimet e tua kunder Edi Rames per nje kohe te gjate, dhe sidomos per shkrimet kunder hajdutit Meta, qe te bente ta filloje gazeten tende me fjalen “Hajdut”. Kaq shpejt I harrove ato? Paske qene nje njeri teper kompleksiv Mero. Njerezit mendonin se je analist I shkelqyer, por tjeterkush je perbrenda.

    1. Korabi says:

      Opozita qe thua ti eshte akoma ne pushtet dhe po abuzon me te deri ne minuten e fundit, keshtuqe Mero nuk po shkruan kunder opozites por kunder nje pushteti “te vdekur por te pa kallur”.
      Vec kesaj duket qe edhe pse ne opozite Birisha do vazhdoje te kontrolloje nje nga 3 pushtetet (gjyqsorin) i cili ne fakt ne nje shtet normal eshte i vetmi pushtet i pakontrollueshem politikisht, ndryshe nga ekzekutivi dhe legjislativi. Vec kesaj do kete dhe kapterr Jarin nen kontroll, keshtuqe Berisha ne nje fare menyre do kete nje pjese te shtetit nen kontroll per fat te keq.
      Sa per qeverine e re, nuk ke si e akuzon pa filluar te qeverisi.

    2. fl says:

      Deri sa te lahen pergjegjesite e Gerdecit, 21 Janarit dhe gjithe veprimtarise anti-shtet te Sali Berishes, do ti kerkonim Z.Baze te shkruante per keta Monstra ne ikie

  9. Dean says:

    Po c’a te beje edhe Jari i shkrete?
    Ai nuk ka as takat i shkreti.Pastaj,sipas informacioneve qe kam une,Jar Mehmeti ka qen ”trim” i madh me studentet e urte dhe te ”dobet”,sidomos me ata qe shkonin ne Shkoll te Bashkume nga gjimnazet civile.Dhe ne te 1ejten kohe ka qen FRIKACAK dhe Cooksucker me studentet Trima dhe qe sidomos vinin nga Shkolla Skenderbej.
    Pra nuk bohet dot Trim ne Pleqeri.Tani nuk i mbetet gje tjeter vecse te perserisi veten.

    1. Wendy says:

      Tmam cfare te beje dhe Jari i shkrete..Sikur u semur nje here nga zemra me duket, po doktori e sheroi sh shpejt. Atehere ishte dhe rasti me i mire per te dhene nje doreheqje “dinjitoze “..
      Eh mo Dean, mu kujtu nje barsalete me Jarin….hahahahahaha

      1. Dean says:

        Si eshte barsaleta,Wendy?

  10. Kacamilli says:

    Sakte Mero. sakati eshte i pari qe duhet larguar nga posti qe mban

  11. reformer says:

    kapter apo karpentier, ky eshte presidenti me i pavlere dhe me i cuditshme ne bote. askurre nuk ka ndodhur qe nje person te ndodhet ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar fare rastesisht, duke mos perfaqsuar jo me nje popull, por as edhe partine e vet.

    uroj qe pas kesaj karikature te kemi nje president te zgjedhur nga populli me votim te drejtperdrejte.

  12. Fanolist says:

    E perserisim : presidenti dhe institucionet kushtetuese nuk jane te besueshem ,nuk jane kushtetues , jane produkt i Berishes e duhet te ikin me te. Keto institucione duhet te ringrihen ne menyren me demokratike ; Takimi qe beri presidenti kukull flet qarte se keshtu duhet bere. Mandati antiberishe i 23 qershprit ne fakt eshte me i madh se ky i afishuari,prandaj guxim e ndryshim.

  13. ENDRI T. says:

    Po kapterr ngeli ky Jari o Mero.
    Turp qe e kemi president ?

    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/trashegimtari.html

  14. Beni says:

    Po ku ka takat kapter Bujari<ai eshte nje njeri pa personalitet sepse fyen inteligjencen e Shqiptareve me zgjedhjen qe Berisha e gradoj gabimisht ne krye te shtetit,ai ka frike te jete vetevetja edhe pse ska cte japi me shume sepse nuk ka inteligjencen per te perfaqesuar Shqiptaret.Bujar eshte letra higjenike e Saliut e di dhe vete kete gje por shty sa te shtyje,mazhoranca e re duhet ta largoje nga posti i larte i presidentit te republikes nje njeri te pa afte.

  15. shkodra says:

    si gjithmone…shume i sakte…!!

  16. homeri says:

    —-bukur MERO–Ketu duhet drejtuar gjithe vemendja e gazetareve te pavarur , analisteve dhe intelektualev —kerkesa per institucione te pavarura —lere Oldahin e Bashen , ajo eshte corba e tyre dhe ate corbe do ta hane ata .—-populli votoi masivisht opoziten qe qeveria dhe mazhoranca e re ti kthej shtetit dinjitetin e tij nepermjet institucioneve te pavarura —me shpesh duhet shkruajtur per keto institucione , qe edhe qeveria dhe legjislativi te inkurajohen edhe nga presioni i mediave dhe kerkesa popullore

  17. lulezim kapllani says:

    akoma njerezit kane frike z. baze ..ti e ke vrare ate….

  18. coku says:

    cte bejme. do durojme deri ne shtator. pastaj rama ka dore te lire te beje si ta doje. duhet te mbaje premtimet. dhe zombit duhet te durojne nqs s’durojne dot ne esfel te gomarit te vene.

  19. fredi says:

    Ke te drejte, por ne e dime qe ai i falet Sales. Problemi i vetem si mund te shkarkohet??? Sala i ka kap dhe kjo mazhorance sado plebishitare do te kete duart e lidhura nga usmeqaret e familjes. Ai i detyrohet me jete aitj se po te mos ishte minister nuk do ishte kuruar me leket e popullit e tani president prap mjekohet me leket tona. Pra ka qene investim i Sales per ta mbajte gjalle e per t’i sherbyer ne keto momente. Pra ay e mbajti gjalle e na e beri peshqesh ne.

  20. arjani says:

    Zgjedhja e presidentit nga populli nuk eshte ide e mire.

    Se pari shton nje proces elektoral te kote, dhe e politizon teresisht kete instituticion, sepse zgjedhja do bazohet ne votim politik dhe ne nje fushate me banderola dhe mitingje politike.

    zgjedhja e presidentit duhet me konsensus.

  21. Shefqet says:

    Z.Baze !
    Si gjithnje korrekt, analitik, parashikues e mbi te gjitha produktiv ne rekomandime.
    E ke kapur demin per briresh, flet troc.
    Urimet per produkte te shtuara analitike te veprimtarise politike te mbetjeve atavike te Saliut.

  22. +10 says:

    Nga kamarier ne Salbythlepires e pastaj hop, president. Kesaj i thone kariere…

  23. Aliu says:

    Une kam mbaru ushtrine para vitit 1980.Nga eksperinca qe kam ne ushtri dhe zborin ushtarak kurre nuk kam pare oficer ,kapter,ushtare apo zborist pa kembe e duar.Ateher si mund te jete komandanti me ketodifekte.Te me fali zotri Nishani se semundjen ja ka shu zoti dhe kjo mund te na bjere edhe ne te tjerve por ketu e kam fjalen per komandantin numer 1 te atdheut. Prandaj rilindja ta kete prioritet kete reforme.Une personalisht nuk munde ta pranoj qe te keme ne komande nje njeri me te meta fizike kushdo qofte ai, aq me teper qe ky njeri nuk mado mendja se ka aftesi mendore te jashtzakonshme.

    1. plaku says:

      Aliu,
      Me kupto drejte te lutem. Edhe une jam qe Jari nuk e meriton kete poste. Per sa i perket shendetit desha te te kujtoj se edhe presidenti i madh i Amerikes, Ruzvelti ka qene gjysem i paralizuar nga kembet.
      Pershendetje

  24. trasparenca. says:

    KOTESIA.

    president nishani eshte njeri kot se koti, dale prej kotesise, do perfundoje ne kotesi.

  25. agron says:

    bravo mero ,qeveria e re eshumices se shqiptarve duhet te meret ne fillim me keta te zgjedhur nga berisha pastaj te filloj reformat per ndryshimin e faqes se vendit tone.

  26. kushtrimi says:

    O MERO SA VOTA DUHEN PER TA DERGUAR NE SHTEPI KETE NISHANIN ???
    PRESIDENT ME TE DOBET NUK KA PASUR SHQIPERIA NE HISTORI.
    EDHE ATO MEDALJE KUR I JEP ME VIE TRISHTIM.

    1. plaku says:

      kushtrimi,
      Duhen 92 vota. Une vajta ne Google dhe gjeta se kur mund te hiqet presidenti :

      Shkarkimi i Presidentit

      Mund të shkarkohet për një shkelje të rëndë të kushtetutës dhe për kryrjen e një krimi të rëndë.Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se ¼-ta e anëtarëve të kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 2/3-ta e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuse e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në rast kur Presidenti nuk mund të ushtroi funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtroi detyrën e tij për më shum se 60 ditë Kuvendi me 2/3-ta e të gjithë anëtarëve vendos dërgimin e qështjes në Gjykatën Kushtetuse e cila verteton përfundimisht faktin e pamundësis. Në rast të vërtetimit të pamundësis së ushtrimit të funksionit të tij, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit fillon brenda 10 ditëve nga dita e vertetimit të pamundësise.

      Pershendetje.

  27. ALBAN DEGA says:

    In a message dated 10/9/2012 4:19:17 P.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:

    USHTARI MBETET USHTAR ZOTI PRESIDENT SOLDIERI !

    – I Enverit dje… i Sali enveristit sot

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Republikes Z. Bujar Bishani eshte i lindur per soldier, ushtar. Kurre nuk do ta kisha besuar se do te mbetej solider, ushtar edhe pasi u be President me hir ose me pahir
    President Soldieri foli edhe sot. Foli njesoj si Berisha. E njejta gjuhe! I njejti stil! E njejta permbajtje! Greva e urise se ish- persektuuarve politike, tha Bujari i Berishes eshte thellesisht politike.
    A thua mund te presish gje tjeter nga ata qe e kane emrin e pervuajtur e perbaltur dje , mbiemrin e pervuajtur e perbaltur edhe sot : i persekutuar politik!
    Kur nuk ke gje te re per te thene eshte me mire te mos flasish, thote sovrani. Te gjtihe e dine kete shprehje te arte pervec President Soldierit.
    Ai foli si Berisha. Si nje papagall e soldier besnik i tij President Soldieri perseriti fjale per fjale fjalet e Berishes. Asgje e re! Mos fol!
    ” Ka qene me Enver se vete Enveri” me tregon vellai im Besniku qe ka qene student i tij ne Shkollne e Bashkuar te Oficereve . ” Shoku Enver ka thene keshtu…. ” ” Sic na meson shoku Enver…”, ” Sic na meson Partia…” … Na cante menderen me keto sllogane enveriste…
    Shihni deklaratat e tij sot… Fjale per fjale cfare thote Berisha! As me shume e as me pak.
    Lume Shqiperia per kete President – Soldier qe ka. Ushtar i Enverit dje. Soldier i Sali enveristit sot.
    Vec kujdes me Kushtetetuten se mund t’i fluturoje karrikja brenda nente muajsh kur Salen ta nxjerrin ne pension dhe vene ne banken e te akuzuarit per krimet pafund te 96-es, 97-es, 14 shtatorit 1998… Otrantos, Gerdecit, 21 janarit 2011…
    Eshte koha qe President Soldieri te behet ushtar i sovranit jo ushtar i tiranit… Sovrani te jep pavdekesine …
    Tiranet marrin me vete edhe soldieret e tyre! Syceltesi Zoti President Soldieri!

    SHKRUAR E BOTUAR ME SHTATYOR 2012. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.

  28. FREDI says:

    Une jam totalisht pro ketij artikulli fantastik dhe teper inteligjent te shkruar ne menyren me fantastike . Dhe prekse te realitetit cfar ndodh ne institucjonet shqiptare .me drejtues shteti si kukulla nishani, qe komandohet me pult nga krye krimineli sali berisha. Jam thjesht qytetar dhe shpresoj qe vendin Tim ta shpetoje keta njerez si autori I ketij shkrimi .mero Baez e shume te tjere

  29. A. Turku says:

    Po cfare mund te presesh nga nje president si Bujar Nishani, ku gjysma e keshilltareve apo ndihmesve te tij, sic u pelqen ti thuash Ndricim Kulles i ka me aftesi apo pergjegjesi te kufizuara?! Mos o Zot, te na denosh ne fatin tone ku Presidenca eshte shnderuar ne nje pavion te QSUT ku mjekohen qe nga presidenti deri tek reshteri me naiv Ndricim Kullaj.

  30. myftari itali says:

    E PO NE HISTORINE E ALBANISTANIT SDO HYJE VETEM,SAHLIJA ME EDVININ,KA VEND EDHE PER KAPTERR JARIN,ORE PO JARI NE REGULL ESHTE HA MUCO PI MUCO,CA TE BEJME NE VARFERIT QE NGELEM DYERVE TE BOTES,PER TE NXJERE COPEN E BUKES.

  31. unknown says:

    Ju “Rilindasit”, do ta shifni Meron mbas shtatorit se sa vlere ka. Edhe ju qe I beni qefin, as qyrret nuk do t’i hidhni, se nuk do t’ju duhet me. Atehere do ta shikoni se cfare plehre eshte, dhe ju se sa te lehte jeni.

  32. prishtinaliu says:

    Mero thrret per grusht shteti kushtetues.Nuk mund te ndrrosh kushtetuten dhe te behen ligje kushtetuese prapavepruese.Presidenti kur te mbaroje mandatin atehere zgjillet sipas kushtetutes te re.Keni Kosoven per model,Mos mendoni se kushtetuten e ndrrojne numrat ne menyre te njeanshme.Ky Mero thonte konsensus kur ishin te djathetit ne shumice tani jo thote dhune kushtetues.Por as Populli as Be as Shba nuk do lejone ti plotsohet deshira Meros.Presidenti Obama i dergoji nje leter falnderuese Nishanit per te vazhdue bashkpunimin.Mos eshte rastesi.Jo

    1. demokrati fillimit says:

      Zoti Nishani eshte president qe perfaqeson ceten e Partise demokratike dhe asgje tjeter, zgjedhjet e qershorit bejne apel qe shqiperia te udhehiqet drejt rilindjes duke filluar nga presidenti, sepse mbi njemiljon shqiptar kete president nuk e duan, prandaj Nishani te japi dsoreheqjen do jete me dinjitoze se sa ta perzen me vote nga presidenca,nuk ben mire qe ky president manovron per te emruar njerzit e tij ne gjykata sepse mendon se shqiperia do drejtohet alla berisha, jo ore zoteri po tregohesh shume i vogel me emrimet qe ben, sepse sovrani ty dhe te gjithe si ty ju therret te largoheni nga zyrat e tij, sepse sovrani e beri zgjedhjen e tij -drejte rilindjes dinjitose me Edi Ramen dhe gazetaret dinjitos te ketij kombei, te cilet kane luajtur nje rol shume te rendesishm, heroik,nepermjet kritikave ndaj qeveris per vjedhjen e pasurise se ketij kombi dhe shkeljen e te drejtave te njeriut,mbi njemiljon shqiptar therrasin per drejtesi.

    2. egzoni says:

      Ti prishtinali jeton ne Kosove, merru me hallet e Kosoves, se mandatin e Jarit e percaktoi 23 Qershori. Ka uzurpuar drejtesine dhe duhet vet te hape krahun, para se ta qeroje mazoranca e re. Nuk eshte Kosova modeli i shtetit perfekt. Z.Mero eshte partizan i fjales se lire dhe ka merita per kete.

  33. laraska says:

    Shume bukur e ke shkruajtur Mero. Si guxon Presidenti, figure apolitike, ti thote prokurorise ‘mos u frikesoni’? Nga kush te frikesohen nga vullneti i lire i shumices derrmuese te sovranit??? Mire e ke Mero, nga Presidenti duhet filluar….ishalla bie kjo fjale ne vesh te PS, se nga ajo deklarate skandaloze, antiligjore asnje reagim skemi degjaur nga PS. Eshte e papranuaeshme te nxitet hapur dhunimi i vullneti i sovranit

  34. Zef Kallami says:

    Nishanlia nuk ben per asgje.Por vetem e vetem per shites bastangjie me llogaritar boss Berishen.
    Nese pushteti i rilindjes nuk merret me spastrimin e njerzve te korruptuar dhe ardhur ne pushtet me krushqi e dashamiresi shoku e miku duke mos zabtuar asgje ligjore por shkelje te theksuar dhe mjaft trashe ligjin e kushtetutes do na pergenjeshtroi qe e kishte seriozisht te Rilindin shtetin shtet.
    Sepse te gjithe pushtet,pikrisht keto te pavarunit jane me te varunit se dhe ato qe jane te varun me ligj.Keto pune i ka ndreq me vakt e me kohe katundari i vicidolit.Vota e popullit e largoi katundarin per te mbeshtet qytyetarine,politiken e Rilindjes per tu Rilindur.Rilindje pa shtetin shtet ku te gjithe te jemi te barabart ndaj ligjit,nuk ka shtet as nuk ka rilindje,dhe pike.

  35. enea says:

    Sali Berisha per sa kohe do jete gjalle do beje cfare eshte e mundur te pengoje Shqiperine, dhe kete do filloj ta beje me nje egersi te madhe ne Shtator.

    Ai duhet denuar me te gjitha menyrat e mundeshme

  36. gogo says:

    Ne qofte se nuk behen reformat institucjonale,hendeku ku e ka cuare berisha kete vende,do vazhdoi te thellohet.Demokracija s’ka fituare.Keto kembana duhet ti degjoi Rama me shok. Te vendosin Dreitesine,qe te vendoset demokracija…

  37. Bujar Nishani eshte nji njeri per te ardhur keq !

  38. shiaksi says:

    shpresojm se jari ,ka per te dal ne pencion se shpejti,bashk me shokun e tij berisha

  39. brace says:

    Zgjidhja e vetme e fitimtare per SHqiprine e shqiptaret,eshte guximi per largimin i ktyre plehrave,duke fidhuar nga sakati i shkolles bashkuar,e deri ne largimin e atyre qe jane me arsim 8 vjecare ne istitucionet shtetrore,shpeti tjeter nuke ka.Z Mero si gjithmone je i nderuar.

  40. specialisti says:

    Mos u merni me nje cope njeri se esht gjynof nga peronia.
    Na ka ngecur ne dere Shqiptareve,i ka ngecur ne dere ene grus se vet

  41. nenenatijqeshan says:

    Sakat nga trupi,sakat nga shpirti.Eshte fjala me labidare qe gjen vertetim e kthehet ne aksiome tek ky njeri me emerin Bujar Mehmeti apo Nishani

  42. DIVJAKASI. says:

    per mendimin tim presidenti duhet te zgjidhet nga populli ,ne kete menyre do te kemi nje presidente te popullit dhe te pamvarur nga politika.

  43. GJYNKSHI says:

    Te me fali Presidenti por as une qe nuk kam mende nuk e pranoj per komandantin tim.Ne ne ushtri kemi rregulla

  44. luani londer says:

    Mos shkruani keq per presidentin e Shqipetareve se ai e dine mire se kur te betohet qeveria e re e te kemi parlamentin e ri pra kryeminister e kryetare parlamenti Jari do jap doreheqjen pra eshte patriot,ia ka premtuar Edit ne takim,te lumte Jaro!Ketij i thone politikan modern!

  45. Labi 2 says:

    PO A E DINI SE TE GJITHE ATA QE BERISHA KA NGRITUR NEPER POSTE JANE ME DOSJE DHE NESE ATA NGRENE KRYE KUNDER TIJ HAPEN MENJEHERE DOSJET?
    Si te beje i shkreti Jari qe nuk ja prish dot padronit?

  46. geno says:

    Duhet te bej pastrim qeverija e re,Jarin te parin dhe ate zarin e vet Elvis Cefen te dytin se jane te pa afte dhe nuk ja kane idene gjyqsorit.

  47. ali says:

    President pa pike dinjiteti eshte ky Nshani ! S’ka pike persnaliteti ! Eshte thjeshte nje kukull ne duart e
    Berishes dhe te familjes se tij ! Pranda eshte emergjente te ndryshohet Ligji per zgjehjen e presidentit
    nga populli,idem SHBA. Presidenti izgjedhur nga parlamenti eshte nje instrumenti dobet pa autoritetin
    e duhur per te qene i pa varur ne decisionet etij. Duke qene i zgjedhur nga parlamenti ai shndrrohet ne
    nje marionete ne duart e K/ministrit . Ne rastin konkret presidenti aktual eshte nje vegel ne duart e dik-
    tatorit Berisha !!!

  48. ANALIST KATUNDI says:

    nje çete antishtet nen drejtimin,,,,,,,,,,,, SA TURP,,,, NJE GAZETAR PA ASNJE VLERE MORALE, NJE BASTARD FSHATAR I PA EDUKATE E PA FAMILJE, NJE HOR BULEVARDI……. GUZON, I MASKUAR NEN PETKUN E DEMOKRACISE, QE DERI NE MOMENTIN E FUNDIT E KA LUFTUAR,TE OFENDOJE PRESIDENTIN E REPUPLIKES, KRYE PROKURORIN E REPUPLIKES, AVOKATIN E POPULLIT, KRYETARIN E GJYKATES SE LARTE, KUSHTETUESE, N\KRYETARIN E KLD, O ZOT SA TURP,,,,,,,,,,,,,,TE GJITHE KETO JANENJE çete PER KETE FSHATARE TE PALARE . KY GAZETAR QE NUK THOTE ASNJE FJALE PER BLERJEN MASIVE TE MANDATEVE NE KETO ZHGJEDHJE,, MEGJITH SE I KA TE GJITHA VIDEOT ME ZE E FIGURE, KY HOR ME PLOT KUPTIMIN E FJALES, QE LUAJTI NJE RROL TE MADH NE MASKARADEN E 23 QERSHORIT MENDON SE KA FITUAR,,,,,,,,,, SA KEQ PER NJE POPULL QE LEJON HORA TE KETIJ KALLEPI NE OPINION BERJE.

  49. al says:

    Nishani duhet ta kete te qarte, qe posti qe ka bazohet mbi kushtetute. ai me vet dije po e cfaq veten noter dhe jo president. nuk do jete e larget dita ,qe ky njeri do largohet pa dinjitet nga ai pozicion i nderuar i kryetarit te shtetit. berisha po e nxit qe ta urrejne mbare shqiptaret. keshtu ne rast se nuk mundesh te kryesh rolin, qe te takon udha e mbare bujar se kamarier dhe mund te shkosh perseri.hajt se po na merzit te gjitheve si popull.

  50. Valdeti says:

    Per korrektesi e lexova me kujdes kete koment te Delajt dhe me beri pershtypje se ky xhentelmen shkruan nga Amerika sikur te jete perfqsuesi i
    Ban Ki-mun te OKB.Ky zotni duhet ta dije se dhe nje”low life” qofte ne Shqiperi apo Amerike e di qe alfa e demokracise eshte ndarja e tre pushteteve legjislativ-egzekutiv-gjyqsor e cila ka deshtuar plotesisht ne ate vend.Ajo qe duhet theksuar eshte se ky pseudo-analist e quan sistem dictatorial periudhen e 23 viteve te fundit te neodiktatures neokomuniste dhe berishen kryetarin e perjetshem te partis …
    Kete zotni nuk e dime si eshte me gjendjen e tij shendesore dhe mentale por i kujtoj se neodiktatorin komunst saliberisha e sollen ne pushtet ekskluzivisht William Rajesoni me Elez Biberajn nne 1992.Ka qene ajo kohe kur Ajet Deles i kishin plasur syte dhe nuk shikonte se ardhja e berishes kishte AROME BEOGRADI dhe ka qene nje sume-lepires i neokomunstit berish
    Dipllomacia amerikane dhe europjane jo vetem qe e ka toleruar por dhe e ka mbrojtur hapur fare kete perbindesh si ne 1998 apo ne 21 janar 2011 ku u injorua dhe institucjoni me famoz i FBI nga ky “neodiktator”.
    Nqs se Ajet Delja do shikoje “konkluzionet” e komitetit amerikan te Helsinkit qe u mblodh per Shqiperine para votimeve te qershorit aty thuhet se demokracia ne Shqiperi nen drejtimin e Berishes eshte e shkelqyer vetem se do ca rregullime kozmetike.
    Tani lind pyetja:
    A eshte Ajet Delaj kunder politikes amerikane apo eshte Komiteti amerikan i helsinkit nje celule antishqiptare ?
    Sidoqofte keni nje pergezim zoti Ajet se ate qe nuk e beri Dash-i Washingtonit e bere ti Delja e New Yorkut qe bere zbulimin me te madh se Berisha qenka diktator neokomunist.
    Do isha ne rregull nqs berisha do ishte vetem diktator komunist por ai eshte njemiljon here me keq sepse eshte:
    ……….MONSTER
    ……….VRASES
    ……….TRADHETAR

  51. xhoni says:

    I nderuari Zoteri.
    Je duke bere ate qe ne shkence quhet plagjature. Pra je duke duke vjedhur mendimet e te tjereve, ne rastin konkret deklarimet socialiste.Me behet qejfi qe tanime i te gjithe populli socialist eshte i nje mendje me Ju, ashtu si vite me pare ishin edhe ne demokratet. Te keshilloj te mos ngeli hatri kund sepse tanime hapesira politike eshte e ngushtuar per Ju, pasi i keni provuar te dyja krahet.
    Presidenti, me gjithe mendimet tuaja do te vijoje te ngelet. Maxhoranca i ka numrat, por ju e dini se per disa gjera teper thelbesore duhet patjeter edhe pelqimi i minorances. Ne gjykimim personal jetojme tanime ne nje shoqeri demokratike dhe jo ne nje sistem totalitar.
    Respekte.

  52. Ramon says:

    PO na dalin katundaret ne sherbim te shpellareve krimineleve mashtrusve te kombit dhe qenit besnik te shpellarit,nuk na duhen presidenta ne sherbim te familjes shtet serboSHQIPTARE,NA duhet president per gjithe shtresat e popullsise qe nga romet, grate qe po vrihen perdite femite qe mledhin kanaçet e kokakoles,mua nje president pa kurajo pa personalitet nuk me duhet me mjafton kryeplaku i fshatit,atij i ruashin mustaqet pa populli do beje te tijen.

  53. Baro Liçaj says:

    Jo me kot Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, vendosen ne krye te Shtetit per President nje njeri te tille : Servil i betuar,i paafte per te mbrojtur dhe zbatuar Kushtetuten e Vendit te Tij, qe megjithese me nje dore ,por e vendosi ate mbi ‘te. Kerkoni ne analet e Presidencave te te gjithe botes mbare dhe thoni te pakten vetem nje qe vepron si Bujar Nishani : Qeveria e re e pangjizur, e dale nga mazhorance , te pergojohet si refanshiste dhe si e tille gjithe institucionet kushtetuese duhet te jene nje ne nje barrikade ndaj revanshit te saj !!!

  54. al says:

    xhon, deri tani mazhoranca per gjera te rendesishme e ka pyetur opoziten apo e ka trajtuar si armike . keshtu kur jep keshilla, ne ate qe mbron duhet te njohesh dhe realitetin. nje opozite e forte dhe konstruktive ndihmon qe mazhoranca te mos gaboje. megjithate ja lem te ardhmes. une dua qe parlamenti te jete tribune e popullit shqiptar, dhe jo arene e forces se kartonit. deri tani ku ishim xhon ne demokraci?

  55. cubi says:

    A driteshkurter, po c’mendoni se Edi Rama do zgjedhe njeres jashte hyqmit te tij? Jo qe soc.komunistet perqendrimin e pushteteve e kane merak nga baballaret, por tju garantoj qe ne krye do vendosen kupola e sigurimit te shtetit,sic kane qene F.Abdiu,Thimjo Kondi e ne K.L.D. prekuroret e hetuset e enver hoxhes keto jane istitucionet e pavarura te komunisteve.Bujar Nishani eshte nje politikan i vleresuar dhe i shkolluar ne SH.B.A.dhe nuk eshte aty per te kapur normat ne fiskulture,por eshte ku e ku me i mire se komunisti Moisiu qe nuk mori vesh pse erdhi dhe pse iku nga presidenca,por kur i delte para dhe nje guzhinjer i stafit e nderonte me grusht se kishte respekt se i gatuante gjithmone fasule se vdiste per to..Ky qe ka pjerdhur nga mendja nuk i thoni gje, por i thoni Nishanit qe ka nje aftesi te dobet fizike por jo logjike, diplomatike, a njerezore.Nje fjali dhe per ty z.BAZE; Me vjen mire qe frika nga hieja e Berishes nuk te ka dale dhe pse Berisha nuk eshte me asgje, por thjesht deputet i parlamentit shqiptar,por me vjen dhe keq se shpejt nuk do kesh me se te merresh dhe nuk do te ta vershelleje me askush megjithse Rama te perdori si zhurmues kunder berishes…ti gjithmone pa byth.

  56. Elez Bunari says:

    Replike me komentuesin Alban H.Dega.

    Duke qene se komenti yt me beri pershtypje si copy-paste e neveriteshme dua te jap disa keshiila qe ti lexosh gjithmone pas buke se te bejne efekt.
    Te ky komenti ne fjale ke permendur aq shume here fjalen Enver sa te jepet pershtypja se flitet per periudhen para 90′ dhe jo per Bujar Berishen.
    E keqja e ju tropojaneve qofshin ish komunista apo ti qe ke qene gramafoni i prishur i Barba Sofos eshte se keni qene kuadrot me te perkedhelur qe vete personalisht Enver Hoxha ka urdheruar qe tju hapeshin dyert e universiteteve.
    Eshte e habiteshme qe rrethi qe u zhvillua me teper ne shqiperi ne sistemin socialist ishte Tropoja.Me pabesueshme eshte se ne kohen e drakules viqidolit rrethi i tropojes eshte me i shkaterruari jo ne rrang republike por per gjithe globin.Prandaj zoti A.Dega ishte si ishte ai karaduzi gjirokastres lere Enverin te varri se hijenat ushqehen me gjera te vdekura.
    Nuk e kuptoj pse riboton shkrime dhe ve shenimin;
    SHKRUAR E BOTUAR ME SHTATYOR 2012. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.
    Nqs do me tregue se je kaq “parashikues” dhe kaq i zoti po te jap ca sekuenca qe para 4 vjetesh nga shkrimi i juaj ne gazeten 55 te Fari Balliut qe se keni dhe ju virusin e kameleonit.

    Sot pas 19 vjetesh demokraci ne Shqipëri une ALBAN DEGA deklaroj votën time hapur per Sali Berishën .
    Pse!? Se pari Sali Berisha është lideri politik me atdhetar ne Shqipëri. Ai e filloi karrierën e tij nga hiçi. Biri i dy malësorëve pa asnjë mbështetje, qe për pak e lanë pa shkolle për shkak te kleçkave ne biografi, arriti te përfundoje shkëlqyer Universitetin, arriti te emërohej pedagog e mjek njëkohësisht e deri-deri edhe te specializohej ne Paris. Arriti te mësojë gjuhe te huaja dhe te shkëlqejë ne kardiologji. Arriti te beje realitet enderra qe duke shin te parealizueshme edhe ne ëndërr
    Pasioni me te cilin ai ndiqte zhvillimet ne Kosovë, përkushtimi ndaj çështjes se Kosovës qe kur ishte mjek i thjeshte eshte shembullor. Akoma e kam te fresket ne sy, ne mendje, ne shpirt kur ne shtepine e mikut te tij dhe bashkevendasit tone Mehmet Elezi korrektoi komentin tim per planin famekeq te Milloshevicit per serbizimin dhe kolonizimin perfundimtar te Kosovës. Ai koment pati nje jehone te madhe nderkombetare dhe koha vertetoi largepamesine e tij.
    Ne kulmin e katrahures 97 kur Shqipëria ishte ne flake edhe per shkak edhe te gabimevete vogla te Berishes, ne kohen qe Presidenca ishte e rrethuar dhe pritej te sulmohej nga Caushet, sic me kane treguar dëshmitare okulare, Sali Berisha rroku automatikun dhe nuk e braktisi Shqipërine.Vendosi te vdiste martir e jo tua mbathte me te katra nga sytë këmbët, siç do te vepronte pak me shume se nje vit me vone Fatos Nano! Kjo është një prove zjarri, një dëshmi madhore per atdhetarine e Sali Berishes.
    Epilog:Nuk e di si bon “be” ti mor Alban Dega por po te betohem per ate
    vendin e shenjte te qafes se Luzhes mos shkruj mo keto budallakije se ma shume po na neverisin keto dacibaot tuaja se sa vete krimet e berishes.
    Nqs se je vellai i nje njeriu fisnik si Agim Dega (nqs se eshte ai qe ka punuar llogaritar ne Tropoje) te pakten mos e turpero Agimin ose i sugjerojme vellait tend qe ke filluar ta shtosh ne komentet tuaja bajate qe ti te mbledhesh mend e krese se po ja shpif jo vetem Berishes por dhe armiqve te tij.

  57. german says:

    Mero me meri nuk ja del dot…tenton tani te ndersosh shumicen se pari kunder institucionit te presidentit, mjaft me me djallezira , kesaj i thone gjuaj gurin e fshi doren dhe se dyti Sala te shtrydhi si limonin Rames nuk i duhesh urdher nga Kokdhima.

  58. Palla says:

    @Shoku ajet!Me qenese jetoke edhe ne New York,mund te na shpjegosh se perse e quan revolucion ate te 1924 dhe nga e kupton qe Ngjela eshte i djathte?

  59. kelmendasi says:

    Eshte hera e pare qe jam dakort me autorin e ketij shkrimi sepse presidenti eshte nje figure qe zgjillet nga populli ose me miratimin gjithe partive politike.Ky ish enverist i terbuar u emrua dhe jo u zgjodh keshtu qe quhet president ilegal dhe duhen gjetur menyra ligjore per ta hequr.
    E vetmja menyre per te hequr qafe kete preshident handikapat manekin eshte arrestimi i shtetasit Sali Harrom Berisha per tradheti te larte kunder atdheut dhe vrasjen kriminale te 21 janarit.Nqs se Edi Rama ka bythe te gjeje menyrat per arrestimin e kriminelit Berishe do jete kollaj dhe per bashkpuntoret e tij te ngushte si Bujar Mehmet Pasha i Zi.
    Nuk duhet harruar se president Bujar Mehmeti ka qene minister Rendi & Drejtesie dhe ka disa dosje te tij te pambyllura qe presin ndeshkim si ai ashtu dhe ceta e kusareve dhe vrastareve me ne krye Salibishen.

  60. mergimtari usa. says:

    Bashke me 1 milon shqiptaret qe e uren Sali Berishen dhe i dhane ate qe meritonte me 23 Qershor, jemi edhe ne me qindra e me mijra emigrante kudo ne bote, qe u bashkohemi atyre atdhetareve qe se duronin me diktaturen dhe neo diktatorin Berisha. Duke lexuar editorjalin lapidar te trimit mendjendritur MERO BAZE, mu kujtua nje shprehje e Breton Bretit ; Barku qe polli nazizmin sesht shterpuar, dmth Berisha iku nga kryeministri dhe kryetari i partis PD de juro, por ne fakt esht ai qe drejton e komandon institucjonet e pamvarurura, deri edhe kukllen Bujar Nishani, i cili per turpin e tij mblodhi gjith idhetaret dhe te emeruarit nga sali berisha dhe u foli per rezikshmerin qe dote sjell pushteti i RILINDJES, mbas 15 SHtatorit. Ky president qe se don me shum se 1 milion shqiptare, urgjentisht mbas marjes te mandatit te parlamentit dhe qeveris se re, vec te tjerash per kete shkelje te kushtetutes duhet te shkarkohet nga posti i lart i kryetarit te shtetit. Nese duam qe shqiperia te ec perpara reformat duhet te fillohen nga presidenca dhe ne te gjitha institucjonet e pamvarura, sepse atje ska shtet, prandaj krimi, kriminelet, korupsjoni, moszbatimi i ligjeve, anarshia dhe varferia jan prezente, si rezultat i asaj politike monopoliste dhe antikombetare qe ndoqi sali berisha.

  61. rasimi ny says:

    PER KURIOZITET PASHE CFARE THOTE ENCIKLOPEDIA PER NISHANIN DHE KISHTE KETO TE VECANTA:

    1-Nuk paqyrohet emri i shkolles bashkuar Enver Hoxha por eshte fallsifikuar ne Skenderbej qe eshte nje rrene.

    2 Ne 1996 ka dale nje xhiro nga amerika dhe ka bere disa seminare qe quhen studime “te larta”

    3 ESHTE ZGJEDHUR PA KONSESUSIN E OPOZITES QE TREGON SE DUHET HEQUR SI LEGEN

    4 eshte i pa afte nga semundja te drejtoi shtetin si president ose komandant superior i ushtrise.

    Bujar Faik Nishani (born 29 September 1966; has been President of Albania since July 2012. At the time of his election, Nishani was a member of the Democratic Party of Albania, an MP, and the Minister of Interior. The Albanian Parliament elected Nishani as President with a simple majority of 73 votes out of 140, without consensus from the opposition.
    In 1988, he graduated from the Military Academy “Skënderbej”. In 1996, he followed his studies in San Antonio, Texas and California. Nishani suffers from a disease. He is operated in brain blood vessels and now his left hand and his left leg move with difficulty.

  62. Ramon says:

    O te lumt o RASIM ,se shpellarin po e bejne ALENDEN E TROPOJES,qe do na ruante PALLATIN PRESIDENCJAL NGA ZAN CAUSHI, jane genjeshtra me bisht se shpellari ne FIER NE QAFEN E KOSHOVICES kishte vene tanket si PINOçETI,ME NE KRYE TROPOJANIN SALI LUSHAJ,NE AKSIN RRUGOR VLORE-FIER PATRULLONTE ME MAKINA BLINDATO NJE TJETER ZAGAR I SHPELLARIT “GAXHAI NGA VLORA”, PA FOLUR PER TON-TONMAKUTET TE REKRUTUAR NE VERI KUNDER JUGUT,keshtu qe pseudo patrioti proserbishpellar nuk kishte pse mirte atomatikun per te mrojtur presidencen ,shpellarin nuk mund ta bejme ALENDE ,HISTORIJA TANIME E KA HEDHUR NE KOSHIN E PLERAVE,VETEM NE QOFTESE E VENE serbet ne historin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje