Si kapter deri në fund!

5 Korrik 2013, 19:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Bujar Nishani po lë përditë shijen e keqe të njeriut që kërkon të mbajë me thonj pushtetin e humbur të Sali Berishës. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe 1 milion shqiptarë kanë votuar kundër Sali Berishës, edhe për shkak të portretit banal të presidentit të Republikës, por ky i fundit vazhdon t’i trajtojë shqiptarët si kundërshtarë dhe përditë merret me riparimin e anijes së mbytur të Sali Berishës. Emëroi sërish njerëzit e Berishës në KLD, ata më të inkriminuarit, bashkëpunon me Berishën të emërojnë dhe në ditët dezhurn të qeverisjes shefa shërbimesh, gjeneralë e kolonelë, dhe në mënyrë flagrante dhjetë ditë pas zgjedhjeve, ende nuk ka përshëndetur fituesit publikisht, por i është bashkuar korit të atyre që qajnë me dënesë për ikjen e Sali Berishës. I përgatitur me sa duket të mbronte manipulimin e zgjedhjeve, i ka ardhur papritur referendumi popullor që bëri të pavlefshme çdo manovër të pushtetit për manipulim dhe tani ka dhjetë ditë që hesht i mbyllur në kullën e tij për humbjen e shefit të tij real.

Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë takuar njëri pas tjetrit për t’u konsultuar për tranzicionin e pushtetit, por ai në të vërtetë po nxiton të sigurojë përjetësinë e Berishës në drejtësi dhe institucionet e tjera të larta të shtetit shqiptar.

Ai ka heshtur dhe nuk po flet për VKM-në haxhiqamiliste të Sali Berishës për t’i dhënë shtetësi gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, i frustruar rëndë nga votimi popullor kundër tij, Sali Berisha në mënyrë të paprecedent nuk e shikon problemin tek vetja e tij, si një njeri i urryer për popullin, por e shikon tek populli shqiptar. I bindur se ky popull nuk e do, Sali Berisha nuk bën asnjë përpjekje për të ndryshuar, por kërkon të ndryshojë popullin dhe të sjellë në këtë vend një popull tjetër për ta votuar. Ky gjest sa antikushtetues dhe destabilizues, jo vetëm që nuk është ndalur formalisht nga presidenti, por me heshtjen e tij, ai është bërë palë për shkeljen e rëndë të Kushtetutës për ligjin e shtetësisë, dhe më keq akoma për dakordësinë e tij për këtë shkelje.

Edhe pse ajo VKM do përfundojë në kosh plehrash, presidenti duhet të shprehej së paku për etikën e institucionit që përfaqëson për këtë poshtërim që i bën si ta kishte kapter personal, kryeministri i larguar me votë nga shqiptarët. Në çdo vend të botës kjo do të mjaftonte që presidentit t’i bëhej një impeachment dhe të shkarkohej, kurse ky yni jo vetëm që do të rrijë, por është gati dhe të shërbejë 24 orë në këto orë të fundit që i kanë mbetur Sali Berishës.

Në këto dy muaj që Shqipëria për një arsye krejt parazitare, duhet të presë ikjen formale të Sali Berishës, presidenti i vendit duhet të merrte rolin e garantit të rendit kushtetues. Ai jo vetëm që nuk e ka marrë, por është kthyer në një kapter pa dinjitet të një kryeministri të larguar me një votë plot urrejtje nga shqiptarët.

Kur të vijë shtatori dhe Sali Berisha të kthehet në PD për të drejtuar opozitën me një nga figurinat e veta, Bujar Nishani do të ketë rastin të marrë vendime të vështira dhe të ç’firmosë gjëra që i ka lejuar të firmosen gjatë kësaj vere. Ai duhet t’i qëndrojë parimit se nuk i bëhet pengesë kryeministrit dhe të riemërojë shefin e ri të SHISH, të balancojë institucionet e zhbalancuara të drejtësisë dhe të ndihmojë në reformat e reja, ndoshta të dhimbshme, që do t’i duhen qeverisë për të stabilizuar një vend që Sali Berisha, siç e ka zakon, e dorëzon si piramidë.

Por iluzionet e Edi Ramës dhe Ilir Metës që Bujar Nishani do të jetë luajal, janë të kota. Luajaliteti nuk është çështje konformizmi, por karakteri. Bujar Nishani nuk është konformist, por servil i paaftë, që vuan nga komplekset e inferioritetit kundrejt Sali Berishës. Konformizmi i tij nuk vlen dhe nëse demonstrohet. Ai duhet të japë shenja tani që do ta frenojë spiralen e papërgjegjshmërisë ku Sali Berisha synon të fusë vendin duke ikur. Nëse nuk e bën këtë, më mirë do të ishte të kërkonte një pension shtesë si i sëmurë e të dilte në KEMP, se sa të sakatonte gjithë Shqipërinë. Siç e ka nisur, ka shumë shanse që beteja e parë e opinionit publik me shumicën e re, të zhvillohet për mbajtjen e tij në presidencë.

57 komente në “Si kapter deri në fund!”

  1. niku says:

    Bujar Mehemeti Nishani qe ka qene komandant tek toga e rinise
    se Enverit ne shkollen e bashkume, Bujar Mehemeti Nishani ka
    qene i pari ne mbrojtje te bustit te xhaxhi Enverit.

    Ky mustaqe-turk Nuk eshte gje tjeter vecse nje kamarier i Berishes.

    1. arianita says:

      e cmund te presesh nga berisha po perdor te gjitha manovrat e tij per te fshehur cdo gje!! per ca ka ven gjyqtaret e tij nemenyr qe te fshehin cdo pissllek te berishes dhe oborrtarve te tij

      1. PD, Jashtëqitje e Sigurimit të Shtetit! says:

        DUHEN URGJENT NDRYSHIME NE KUSHTETUTE DHE LIGJ
        PER TA KUFIZUAR NE 1 JAVE APO ME PAK TRANZICIONIN E PUSHTETIT
        DHE JO 2-3 MUAJ, SA HUMBESIT TE BEJNE KERDINE.

    2. lini says:

      Po eshytekujdesursaliu qe dhe PD-ne ta mbush me njerez te ulet e servila, ne vend qe te perballen me rezultatin e te korrigjojn gabimet sic berio rusmajli dhe ai jo se eshte i ndershem por u prek direkt, rrin e merren ende me lloj lloj pislleku, bujar bej detyren tende bujar se numrat i ke kundra.

    3. Lame Dorbushta says:

      Bujar Mehmeti eshte invalid ndaj duhet nxjerre ne pension me ate Ndericim Kullaj qe ka marre ndihmes dhe ky cam i zi dhe i pabese nga Vergoj i Delvines.

    4. Ushtaraku says:

      Ne shkollen e bashkuar kane studjuar me qindera bije nenash te ndershem,inteligjent dhe patriaot, por fatkeqesisht ka patur dhe njerez si Bujar Mehmeti,sot Nishani.E vertet ai nuk arriti me shume se ne nivelin e komandantit te toges,dhe ndryshe nga qindra ushtarak qe qendruan te depolitizuar ai u bashkua me grupin me negative te ushtarakeve.Mos e qortoni nuk ben dot ndryshe.I kujtoj se ne ate post ka qene dhe nje ushtarak shume i nderuar,pra e ka modelin

    5. Dule Jevgu says:

      Hohohoh, se pse me kujton Lluken ky Bujari. Lluka luante bukur vollejboll, por edhe kishte qef shume mesueset e reja te Durresit. I mbarste nga pak.

    6. N Shabani says:

      Bujar Nishani duhet te largohet dhe te dale ne kemp se perndryshe ai do na beje te gjitheve per kemp me qendrimin e tij pro Sali Berishes po e shkaterron perfundimisht sistemin e drejtesise duke futur te gjithe gjykatesit e korruptuar te Sali Berishes ne gjykaten e apelit dhe duke lene jashte listes ish prokuroren e pergjitheshme Ina Rama.

  2. Berishajt;Ç’kanë qënë, Ç’janë dhe Ç’do të bëhen? says:

    Ça kapterri se: Lepe e Peqe o Kumandar!
    Turp i Zotit.
    Po nuk e mban dot joooo, iku shpellari, keta te tjeret bien vete si koqe fiku ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/sali-berisha-dhe-ushtari-i-mire-shvejk.html

  3. Labi Vlore says:

    Bujar Nishani duhet te shkarkohet nga shumica e re.Ne vend te tij,duhet te vendoset Gjeneral Sander LLeshi i propozuar si President Konsensual nga shkrimtari Ismail Kadare.Vendimi i pare qe duhet te marre kjo shumice qeverisese duhet te jete shkarkimi i ketij Uloku qe eshte nje turp Kombetar.Na duhet nje President dinjitoz dhe jo nje sakat si nga trute,ashtu dhe nga kembet e duart.Me sa jam ne dijeni,Kushtetuta parashikon shkarkimin e Presidentit me 84 vota ne Parlamanet.Keto 2 muaj deri ne shtator me vendosjen e qeverise se re,kane per te qene 2 muajt me te zi te Shqiperise.Sali Berisha po le shume litare jashte dritares,per te pamundesuar qeverisjen.

    1. fl says:

      Absolutisht vendit i duhet nje president i Ri, nje fiugre dinjitoze si Gjeneral LLeshi.

      Mirpo kam frike se Ilir Meta qe vete e zgjodhi, nuk do pranoje kurrsesi ndryshimin e tij.

      1. Tironci says:

        E kam njohur para disa vitesh ushtarakun e larte Sander Lleshi ne Gjermani, me ka lene pershtypjen e njeriut te kulturuar qe i do dhe i respekton institucionet, duhet te ishte nje zgjedhje shume mire sikur ai te merrte postin e presidentit, te hiqej qafe ky mustaqemiu se na neveriti fare.

        1. Ylber Gjunkshi says:

          O Tirance lereni keto,boll me keto mendime personale.Per ty eshte i mire dhe per mua po ashtu.Por ketu nuk flitet se si mendon ti dhe une,por e para cilat jane cilesit qe duhet te kete:Po permend shkurte disa:Atdhetar,intelektual,karakter te qendrushem ,perfaqesues,pervoje ne drejtim,te jete i njohur nga opinioni,te kete nje karte pastertie morale,po the te mos kete gelltitur ndonje luge corbe te prishur.Ai duhet te te kete nje moshe te till qe mbasi te mbaroj mandatin mos kthehet perseri zv.minister kulture ose ne detyra me te ulta por te japi opinione kur e kerkon situata,ta degjojme dhe respektojme etj,etj
          Une kam mendimin edhe per xhemal Gjynkshi me duket me i kopletuar,ai di dhe te zgjedhe gjeneral,kolonele,te bisedoj me presidentin si te largoj gjeneralet ne mese te karieres,pa asnje motivacion ,te padisi ata qe nuk vjedhin dhe te mbroje dhe promovoj te tjeret.Te propozoj shefe te sherbimit ushtarak nje ushtarak ,qe nuk ka asnje pervoje ne kete sektore,ai di shume mire te menaxhoj karburantet,skrapin .Mbase ka sherbyer vullnetarishtdhe .Xhemali ka merit dhe se eshte ne gjendje te mos propozojne ushtarak me pervoje ne kete sektor kaq te rendesishem,qe flasin shkelqyshem anglisht kane studjuar jashte,kane pervoj ne NATO,jane te paster dhe pa korruptuar,po sigurisht keta dhe nuk te binden.

    2. Dean says:

      Po sa here te kam thene,o Labi Vlore,se ky mustaqe miu nuk e ka mbiemrin Nishani,por MEHMETI.
      E ka ndryshuar pas renies se Komunizmit me qellim qe te mbulonte te kaluaren e tij Komuniste dhe qe te bente Karriere ne emer te ”demokracise”.
      Ky s’ka qen gje tjeter vecse 1 KAPTERR i felliqt ne Zall-Herr.

    3. Ushtaraku says:

      E para te shkarkohet dhe te mos behet me eksperimente me asnjerin qe del nga menga e askujt.Ismaili para se te propozoj per zgjidhje le te vije ne shqiperi.Le te filloj nje proces i hapur trasparent,le te dalin gjithe kandidaturat,te japin anet pozitive dhe ato te errtat.Procesi i zgjedhjes se dy presidenteve te fundit ka qene nje turp, me klane,grupazhe.Jo me me procese qesharake :perzgjidh nje kandidatur,hipe ne makine zbrite nga makina,pra tallu me popullin ,tallu dhe me vete kandidatet.Procesi i fundit qe “dasem pa nuse”
      Duhet te ndryshoj kushtetuta,te zgjidhet nga populli ,ose me 2/3.Duke mos i dhene me teper kompetenca.Pothuajse gjitha vendet e europes juglindore e zgjedhin direkt nga populli,duke ruajtur parlamentarizmin dhe kryeministrin e forte dhe rezultatet i shikoni vete.Vetem nje konsensus real do njerr presidentin e duhur.Nje figure e dale nga kulisat vetem noter i verber do te jete.Shpresoj se shqiperia do rilind dhe ne kete pike

  4. kiumuzakamehosten says:

    bravoooooo Baze!

  5. Kryeministri ne Opozite says:

    Berisha jo vetem si Kryeminister,por edhe si President po vazhdon te marre vendime!
    Ai tani po “betonizon” institucionet e drejtesise,per te siguruar familjen nga ndeshkimi popullor.
    Nishani si magazinier,me graden kapter,vazhdon ti beje hyrje per ne KLD njerzit e miratuar nga Berisha!
    Mbrapa veprimeve per shkarkime nga detyra dhe emerime,qendron Berisha!Magazinier Nishani firmos!
    Berisha po emeron njerzit e tij te besuar,per te thelluar luften,kur te jete ne opozite !
    Nishani duhet te shkarkohet nga detyra e Presidentit,fill mbas mos firmosjes per rikthimin e njerzve te pushuar nga detyra.

  6. Eno says:

    Z. Mero Baze vazhdoni punen. Mendoj qe je 50% pergjegjes per shtypjen e diktatorit ne ikje.
    Faleminderit per artikullin

  7. Argita says:

    KAPTER RAMIU DUHET SHKARKUAR I PARI,KY I PARALIZUAR NUK VLEN AS PER ROJE GAZERMASH ,KY SERVIL,HIPOKRIT ESHTE TURPI I KOMBIT.RESPEKTE PER . Z . BAZE

  8. kokcepi says:

    Ne radhe te pare duhet te iki sepse ne dejet e tij nuk ka fare gjak shqiptar ,ai e ka origjinen nga jemeni gjyshi i tij ishte mbetje e garnizonit turk te gjirokastres ne kohen kur iken turqit ne 1912,prandaj ka dhe karakter arabi, i peshtire dhe i papranueshem.

  9. dobeci says:

    Ti harrove kur ke qene kapter i Saliut dhe tani je kapter i Rames. E gjithe shoqeria shqiptare ka nevoje e perpiqet te moderohet, ti vazhdon ta mbash te nxire shpirtin e gojen me katran. Botoje komentin dhe kuptoje qe je nga te rrallet gazetare qe shkruan me mllef.

  10. Vezhguesi says:

    Binomi Sali+Jari duhet pare si rrezik real per sot e per ditet qe do te vijne

  11. Bato Mokra says:

    Le te supozojme per nje cast se rezultati e 23 qershorit do te ishte ne favor te QOFTE LARGUT SRB-i. Do te sillej ai si xhentelmen, sic po sillet FITIMTARI AKTUAL? Kuuuuurrre!
    Kjo qe po ndodh tani pas 23 qershorit eshte AKTI ME I SHEMTUAR DHE TRADHETIA ME E LARTE , qe po tregon SRB-i ne vazhden e te gjithe menxyrave qe i ka sjelle ketij populli per 23 vjet me radhe. Dhe, me e bukura, vazhdon predikimi i faktorit n/k per rotacion te bute etj etj. Te bute, po per kë valle? Cfare ka mbetur me nga shteti qe te mos i thyhen brinjet, sic po ndodh perdite? Kokefortesia e SRB-it eshte e njohur. Populli i thoshte: Ore leri rruget, shih dhe problemet e tjera, ai dhe per nje rrugez deri te banjot e komunes e riperuronte, si per t’i bere karshillek popullit, i cili i thoshte troc, centroju, o njeri (nese) ai hic.
    Sipas mendimit tim, duhet GJETUR, duhen pyetur konstitucionalistet qe te mos pritet asnje dite me nga kenga “(Mos) u kthe ne shtator”.
    Me vjen cudi me pyetjen retorike te politikanit naiv Majko qe thote per SRB-in se “mos do ta shkaterrosh shtetin?” (ne substance). Ky kete mision vazhdon ai (Majko) ende e pyet.

    1. sif says:

      O Bato.Po te kish fituar sala me 23 qershor, sot do ish ne det per te notuar. Basha do mbante kronometrin dhe do ta shpallte rekordmen ne not, ndersa Nishani menjehere do ta aprovonte me nje dekret te vecante si notari i shekullit.

  12. Lori says:

    Te lumte M.Baze.As kryeministri nen hije nuk e bene kete beteje te hapur me ata qe kete shtet e kane kthyer prone te tyre e presin ndoshta ndonje pergjigjie nga pertej detit(si zanatçinj te zote per kesisoj punesh) ti hapin vetem nje dritare killerit te tyre e ky i fundit te organizoje paramilitaret qe po pergatit me kombesi per te ribere nje puç si puçist qe eshte deri para shtatorit.Nje gje e tradheton kriminelin kesaj radhe se ka shitur te tere armatimet e mjetet luftarake e i kane mbetur vetem thikat me helm ,stilolapsat pistolete e kukullat si Nishani qe vetem nenshkruajn ne emer te tij.Turm perçka po ngjet,a nuk e shikon ambasada mike kete levuzje te prapet te killerit apo presin te ike gojembyllur ambasadori qe quajti nje kriminel “bure shteti” e ne vend te tij te vije i derguari i Podesta Gr.Shqiperia i nderuar z.Baze nuk i ka mbaruar hallet perderisa mbi koke mban akoma Satrapin Sali e A.Zogun president.

    1. realist says:

      Mos ndoshta asht tuj i dhane shtetesi shqyptare edhe atyne 210 muhaxhirve te hallkut sunito-iranian, haxhi Sala? Pse tane ky ngut me shpernda shtetsine si llokum me arra, pikrisht mbas humbjes para vigjiljes se Gjon Pagzuesit e shfaqjes se Zojes se Bekueme ne Megjugorje?

      Ne kjofte se Beduin Harami e Ilir gjysmaku i kane dy pare tru, sa te marrin pùsht-etin, t’i kthejne muhaxhiret e haxhi Sales andej kah kane ardhe e me ja blé edhe biljeten nji-drejtimshe me paret e qeverise, ne kjofte e nevojshme, veç me i nise sa ma pare.

  13. Presidenti says:

    Me erdhi keq qe tema nuk u fokusua fare sot tek 7 emrat e emeruar sot ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe thjesht ben publicistike te percipte emecionale vetem per Jarin. Cfare po i ben shtetit te se drejtes Jari ne 1 vit mandat sja ka bere Sali Berisha ne 8 vitet e fundit. Ju te Temes ashtu sikurse lexuesit tuaj bien pre e emocioneve dhe mendojne se keto masakra qe po ben Jari me drejtesine jane dicka fare e vogel qe se pari nuk prishin ndonje pune te madhe dhe se dyti edhe nese prishin keto do ti zhbeje qeveria e re pas shtatorit. Te dyja jane gabime te mendjelehtit dhe euforikut, pasi e verteta qendron ndryshe. PS (ose me sakte PS+LSI) kane fituar pushtetin legjislativ dhe prej tij me pas edhe ate ekzekutiv, por pushtetin gjyqesor e ka Saliu dhe sot nuk mund te mos pranojme qe gjyqesori nuk eshte thjesht pushtet per te zgjidhur konfliktet banale mes individeve, por shpeshhere behet king maker-i i funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor. Me thoni pak si do te shkonte fati i drejtimit politik te vendit nese psh kolegji zgjedhor do hapte kutite ne 2009, cdo ndodhte nese do denohej Lul Basha dhe Kol Oldashi per rrugen e hajnise se madhe, nese do denohej Fatmir Mediu dhe Zeni per Gerdecin, nese do denohej Likja per vidioskandalin, nese do te denohej urdherdhenesi (dhe jo thjesht Llupo ziu)per masakren e 21 janarit, e spo e zgjas me tej ne dhjetra vendime te gjykates kushtetuese te cilat te shkeputura mund te duken teknike, por qe ne total ia lidhin apo ia zgjidhin duart nje qeverie te caktuar.
    Vetem ne keto 3 muajt e fundit Jari ka katapultuar ne majat e sistemit te drejtesise njerezit me te paafte profesionalisht dhe sic mund te merret me mend me militante dhe fanatike te Sali Berishes. Mandati i nje gjyqtari te gjykates kushtetuese dhe asaj te larte eshte 9 vjecar, pra zgjat me shume se dy mandate parlamentare, nderkohe qe i gjyqtareve te apeleve eshte pa kufi deri ne pension. Keta do jene gjyqtaret qe do gjykojne mynxyrat e kesaj qeverisjeje te ndeshkuar me vote masive dhe pas certifikimit gjyqesor te tyre ato nga pikpamja kushtetuese dhe ligjore do te konsiderohen te rregullta, pra vetem si spekullime politike te shumices se re. Mirepo nese qeveria e re do te mjaftohet me goditjen e tyre mediatikisht pa arritur nje ndeshkim ligjor, kete gje e ka bere edhe kur ka qene ne opozite dhe kot qe eshte munduar ta marre pushtetin. Keta 7 gjyqtaret e sotem dhe shume te tjere qe Saliu i ka nisur me pare do gjykojne estraden e gjyqit te 21 janarit dhe Admir Thanzat, Tome Ndrecat dhe Xhezairet do i vene vulen ne fund ne gjykaten e larte.
    Sikurse neper kafene edhe tek Tema thuhet se me bindjen prej kapterri qe po tregon Jari ndaj Saliut, mazhoranca e re ne shtator do ta shkarkoje nga detyra. Se pari po u keshilloj ta ndalni vrapin sepse ne jemi nje vend me kushtetute dhe sjemi Egjipt por jemi anetare te Natos dhe jemi ne pritje per te celur negociatat per statusin e kantidatit per ne BE, prandaj duhen pare pak cthone letrat.
    Eshte e vertete se neni 90/2 i kushtetutes e parashikon mundesine qe Presidenti te shkarkohet nga Parlamenti vetem per shkelje te rende te kushtetutes, por per kete kerkohet nje shumice prej 2/3 te anetareve te tij(pra 94 deputete) gje qe nuk eshte e lehte jo vetem per tu motivuar juridikisht por as per tu arritur si mbeshtetje ne kuvend. Me tej edhe sikur te gjendet nje shkelje e rende e kushtetutes, sikur te sigurohet nje konsensus prej 94 deputetesh per shkarkimin e tij dhe sikur komuniteti nderkombetar te heshte per kete duke i lene rruge te lire ambicjes se mazhorances, eshte gjykata kushtetuese e cila kontrollon kete vendim te kuvendit duke pranuar si te fajshem apo te pafajshem presidentin e republikes. Pra u sollem dhe u sollem dhe ne fund perfunduam se Jari megjithese sakat nga kembet dhe nga duart nuk qenkesh krejt sakat nga koka, perderisa i del pa frike perballe euforise se kesaj mazhorance te re madje duke e goditur me ashper se me pare kur ishte ne opozite. Nuk besoj se ai trimerohet nga Saliu pasi ai e sheh se ne shtator e tutje ai do ngele jetim prej tij, por ai trimerohet nga veprat e tij djallezore te cilat kane cimentuar padrejtesine ne sistemin e drejtesise.
    Meqe shumica e gjyqtareve fanatike dhe besnike jane promovuar ne gjykatat me te larta, tani PS i ngelet te beje drejtesi me gjyqtaret e thjeshte dhe te ndershem te shkalles se pare, te cilet ne aspektin ligjor nuk kane me shume fuqi se nje program investigativ mediatik, pasi vendimet e formes se prere me fuqi juridike edhe per nja 10 vite do i marrin kapterret e shumte te Saliut ne gjykatat e apelit, ne gjykaten e larte dhe ne ate kushtetuese!
    Kjo pune nuk eshte fare pa zgjidhje, por sipas meje duhet shume, po shume zgjuarsi dhe maturi, me pune te avashte dhe pa bere zhurme, sepse nese mendojne me euforine e tanishme se do shkarkojne e do vrasin e do presin, vetem do ngrejne pluhur dhe sdo ndryshojne gje!

  14. unknown says:

    Mero Baze do te vije dita shume shpejt qe nuk do kesh se cfare te shkruash dhe do te merresh tere diten me llafe kafeneve te Tiranes. Akoma te lexojne njerez qe e urrejne Sali Berishen njesoj si ty, por jo per ato arsye qe e urren ti. Je prish me Berishen per interesa te tuat personale, dhe jo per moral apo per mbrojtjen e shtetit Shqiptar. Te perdorte si I donte qefi kunder ketyre dy funderrinave qe I mbron sot. Ti mund te besh c’te duash, po nqs je akoma pak burre, shkruaj dhe nje here ne kete gazete ato qe shkruaje pak me pare per Ramen, dhe sidomos per hajdutin dhe “kancerin” e shqiperise qe eshte Ilir Meta. Ke filluar te shkruash po ketyre tani, se shpreson mos marresh ndonje kocke, dhe te kenaqesh shpirtin tend qe nxin nga urrejtja per Sali Berishen, qe shqiptaret me shume te drejte e hoqen dhe do ta harrojne shpejt, dhe jo si ty qe do te vazhdosh t’i bish legenit. Te te vije turp edhe qe here pas here permend arsyet shendetsore te nishanit. Ajo eshte nje fatkeqsi dhe kaq. Megjithate shof qe pervec teje qe e ke shpirtin me te zi se zifti, ka akoma njerez qe te lexojne dhe kane po ate moral dhe ndjenja si te tuat. Por problem eshte qe shume pak nga ata te njohin se cfare Cami I pabese je ti. Ik mer legen.

    1. anonim 1 says:

      Keqardhje per semundjen si njeri,eshte vertet fatkeqesi per te se eshte i ri,per te shoqen dhe femijet.Jemi gati ta ndihmoj per te lehtesuar gjendjen Po ju mendoni se per kete duhet te semuret gjithe shqiperia,te mos ndihemi mire kur del ne publik,kur bene vizita jashte dhe nuk i behen ceremoni normale pritje.Po ju pyes zoteri,nuk do ishte mire te ishte minister drejtesie,apo ne nje dikaster tjeter ku nuk kerkohet paraqitja fizike.A e di qe eshte komandant i pergjithshem ,pra duhet te jete i afte,se keshtu duhen te gjithe vartesit e tij.Te shkuar

  15. skender ismailgeci says:

    PO IKE O KLSH KURVE NGELE VETEM TUJ BA KOMENTE VETEM PER SALI BERISHEN IDIOT

  16. Jack says:

    Duroni te duruar! Saliu po kerkon perleshje, por Edi nuk po ja jep rastin. Duhet qetesi deri ne dhjetor sa te marim statusin e vendit kandidat ne BE. Pastaj ca ndryshime kushtetuese, reforme te thelle ne SHIK, prokurori, gjykata, polici. Gjyq per gerdecin, 21 janarin, etj dhe me se fundi plotesisht te lire nga kerma qe quhet Salizem qe ka mbytur kete vend.

    1. sif says:

      Saliu filloi te kerkonte perleshje qe me vrasjen ne Lac. Po une habitem me Nishanin. Si nuk merr pak shembull nga paraardhesit e tij. Asnjeri nuk ka bere si ky sot. Mbaj mend edhe Topi nuk e firmosi ZV e KLD, per tia lene presidentit te ri. Po ky mostra pse pranon qe me veprimet apo mos veprimet ee tij, te behet pale e destabilizimit te vendit?

  17. jovan says:

    e nese duan te qeverisin megjithmend me duar te pastra sic dhe ka premtuar edi duhet qe ti lexoj opinonet e popullit…e populli don ti shkuli nga rrejet mbeturinat e sali shpellarit bujar sakatit e gjith mostave qe na drejojn e na japin drejtesi

  18. Marjan pjetraj says:

    Qe Edi Rama e ka kuptuar se Bujar Nnishani eshte kali i trojes i lene nga Sali Berisha ne reformimin qe do ti beje shtetit shqiptar kete e dime por mbetet per tu pare ne vazhdim se qfare menyre do te ndjeke Kryeministri i ri per zhdukjen dhe neutralizimin e ketije kali megjithe spurdhjaket qe ka ne bord.

  19. luani londer says:

    Presidenti kukull duhet te jape vete doreheqje,ate e vuri salishi por kane ndryshuar portat,neqoftese nuk dorehiqet si bure e heq parlamenti si kurve.

  20. ALBAN DEGA says:

    MOS I RRIT RYBEN MERO !

    Cfare kapterri ore Z. Baze…. Ai eshte thjeshte nje ushtar i Berishes, soldier pa asnje lloj grade…
    Kapterr! Mos ia rrit ryben Mero. Mos e mbaj me hater Bujarin e gjore! Just a joke! Thjesht nje hajgare!

  21. ivani i madh says:

    Po su shkarkua ky kapter sakat si president ta kete te qarte Rama dhe PS se si ciban helmus do e kete mbi shpine .Se nje i pa afte dhe servil duhet te gjeje nje mbeshtetje si qen i goditur qe eshte .Ky sakat bashke me kriminelin Berisha duan shkatrimin e ketij vendi prandaj sa te mirni pushtetin legjitim prijani koken ketij gjarperi dhe hidheni ne hale.

  22. ALBAN DEGA says:

    In a message dated 10/10/2012 10:50:27 A.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:
    PRESIDENT SOLDIERI
    E SALI … ENVERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cfare urdheron tirani
    E vendos Salia
    Me vrap e firmos
    Bujar Soldier Mavria
    Ushtar ishte dje
    Soldier eshte dhe sot
    Lum per President
    Qe e kemi kot!
    Dje ushtar i Enverit
    Sot i Salise
    Mjere o shqiptare
    Kush i prin Shqiperise!
    Despote kishim dje
    Sot kemi tirane
    Barbare prinin dje
    Sot despote hajvane!
    Per nje cope karrike
    Flake i vene Shqiperise
    Ciflik e kane kthyer
    Gjakun e vegjelise!
    Kalbur eshte gjithcka
    Nga korrupsioni
    Padrinot bejne ligjin
    Krejt kot ju votoni
    Sa prin Dallkauku
    Ua plackit votat
    Per nje bythe kolltuku
    Per te Shqiperia
    Eshte vetem poltroni
    Ligjin e ben Mafia
    Mbreteron korrupsioni
    Heqim imunitetin
    E genjejme miletin
    Mbret per mbi mbret
    Kem impunitetin
    Qe mbron kusaret
    Perjeteson pushtetin
    Virgjeron prostitutat
    Ne piedestal hajdutat
    Sheik e bejne vetin!
    Ligj permbi cdo ligj
    Kemi Sali Luigjin !
    Sa per President
    Kemi nje soldier
    Sot ushtar i Sales
    Dje i shokut Enver!
    Prijesa firaune
    Ministra kusare
    Ambasadore spiune
    Mbrojtjen Asfalia
    Ekonomine BIA
    Duam Perendim
    Na cojne nga Rusia
    Aspirojme Evrope
    Prijne sic do Serbia
    Otranton Athines
    Romanon Fazlicit
    Keta bastarde te shkines
    Pjelle e Zerve Pashiqit
    Kembet ne Tirane
    Koken ne Athine
    Nene permbi cdo nene
    Kane bushter Serbine !
    Qaj e mos pusho
    Shqiperi e mjere!
    E permjera ti
    Sa keq te kane dhjere
    Keta faqezi
    Pa fytyre e pa nder!
    Vajto mos pusho
    E gjora Shqiperi !
    O ngrihu ne kembe
    S’eshte kohe per vajtim
    Thirrja e Tahririt
    Kushtrim per veprim !
    Ngrihu ne kembe
    E vendos drejtesi
    Nuk ka kohe me prite
    Vdekje o liri!

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 10 TETOR 2012. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM

  23. alban4eva says:

    S-halè serbi e ka shkaterruar imazhin e Shqiperise ne te gjitha format, nje lloj forme shkaterrimi i imazhit, eshte edhe zgjedhja e nje presidenti kamarier, ulok, te semure dhe dhjeraman..!!!
    c’mund te presesh nga nje mustaqe-turk qe i bie te fiket duke folur..!!

    S-halè dhia na ka degjeneruar si komb. ka qene nje nder misionet e tij, pervec shkaterrimit material te ketij vendi..!!
    qeveria e re e Rames duhet te beje nje spastrim rrenjesor, duhet hequr me rrenje e dhemballe i gjithe llumi i kombit shqiptar, qe ka zaptuar ngrehinat shteterore..!!!

  24. kosovari says:

    Thiu(derri), i plagosun eshte shume deneger… Berisha po ja ban, siq thot populli: Per inat trese me dekt djali(shqipnia).

  25. Bato Mokra says:

    Me saktesisht per kapterr Nishanin ka shkruar 3-4 dite me pare Prof. Ardian Ndreca te “respublica”. Me kete te merren FITIMATARET, jo me takime kortezie sic beri dueti DE FACTO NE DETYRE Rama-Meta, a çoka, qe s’thone e s’japin asnje garanci per kryetarin e shtetit, qe FAKTIKISHT, ecen krah per krah me SRB-in ne rrugen e tradhetise (e ç’mund t’i thuash tjeter?!)kombetare per shkatrrimin e shtetit, ç’i ka mbetur ende ne kembe. Prof. Kristo Frasheri
    paskesh thene qe SRB-i ka shkaterruar shkencen e dijen. Plotesisht e drejte. Te dale nje nga apologjetet e tij e te thote, te argumentoje: “Po ketu ka lene gjurme SRB-i!”

  26. meno says:

    Kapter Nishani i tille ka qene gjat gjithe kohes, servil e i pa karakter. Por tani servilizmi i tij ka kaluar ne deshperim te thelle. Veprimtarija e fundit e KLD eshte sa e turpeshme aq edhe antiligjore. Ne paskemi nje pleher te shoqeris per te parin e vendit, prandaj edhe Rama e Meta duhet jo te plotesojne protokolli per ta takuar, por ti kerkojne te largohet vet me doreheqje dhe ne rast se kete nuk e bene ta shkarkojne te turperuar sepse ka diasa shkelje kushtetuese. Te injorosh 26 viktimat e pafajshme te Gerdecit dhe kater te vraret ne menyrebn me kriminale ne Bulevardin e Tiranes dhe te emerosh ata Palaço qe gjykuan keto ngjarje ne gjykaten e apelit eshte karshillek e tradheti karshi popullit qe te ka zgjedhur ne krye. Me injorant e servil ne drejtimin e shtetit nuk shkohet ne Europe. Nje i paafte President eshte turp per Shqiperin sepse ka plot shqiptar te afte qe plotesojne saturnen per President te shqiperise.

  27. vitori says:

    se shpejtiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii,,,,,,, videot me ze e figure,,, te vjedhjes se mandateve te PD nga socialistet + LSI. MERO TI NDIHESH KRENARE QE I NDIMOVE NE KETE VJEDHJE, PJESES ME TE KEQE TE VENDIT TEND?????????GJITHSESI 20 MANDATE JANE PAK SI SHUME PER TE MBULUAR DIELLIN ME SHOSHE!!!!!!!!!!!!

  28. myftari itali says:

    ketu e ne shtator qe fillon pune ekzekutivi ri ,salehu do krijoje nje grope financiare qe sdo mar vesh i pari te dytin,mjere populli shkrete qe paguhan dhe do pagoje haracet e sulltan salehut.une se kuptoj tre muaj kohe hajdutit,masakratorit dhe tradhetarit berisha ,per te renuar akoma me shume ekonomine e mjere te shqiperise,dhe te mbuloje gjurmet e maskaralleqeve te tij te bera gjate 8vjet qeveriseje.

  29. Mehmet Metaj says:

    Nishan Bujari ose Jari sic i thone eshte plehra me i madh i PD-ist dhe eshte turpi i botes te jetoj ne Tirane e jo me’ te jete Presidenti yne, ja cna ka bere dhe me te Sali Berisha, ky shpellar-monster qe synon ende’ te tallet me ne!!!!!!!!!!!!!!!!

  30. gjergji usa says:

    Jane te verteta te hidhura keto veprimet impotente te Nishanit ne lidhje me miratimin ose indiferencen qe po tregon per shkeljet albitrare te SRB-it.Dihet ligjerisht qe deri ne shtator qeveria aktuale ka rol kujdestar dhe jo vendimarres aq me shume per probleme te rendesise se vecante si pashaportat e shqiptareve qe jane jashte shtetit,KLD,rritjet e rrogave e pensioneve,shitje pasurish kombetare,tendera te dyshimte etj.
    Te gjitha keto veprime arrogante te SRB-it kane spjegimet e veta.

    -Eshte “lapsus” qe zoti Mero merret me portretin e mender Bujar Mehmet Pashes dhe e konsideron ate si president te shqiptareve.Ai nuk ka qene,nuk eshte dhe kurre nuk do te jete president i shqiptareve por nje lolo i peshtirosur qe ka te drejte vetem 3 veprime:
    Te marre rrogen
    Te veje firmen te ferrmanet e sulltan saliut.
    Te marre serumet…

    Gjithmone kam thene se egersia e Sulltan Saliut apo dhe ndyresite e ketij palo presidenit BujarMehmet Pasha jane rezultat i tolerimeve ekstreme qe po behen nga aleanca euro-atllantike te veprimeve kriminale antishqiptare te SRB-it.Ngjarjet e gerdecit,21 janarit,votimet e Tiranes kane tronditur opinionin publik shqiptar dhe kane ulur maksimalisht besimin e tyre ne sinqeritetin e dipllomacise amerikane ne lidhje me shqiperine.
    Rezultati plebishitar i votimeve te 2013 tregoi ne nje fare menyre se recetat e dipllomateve amerikane dhe europjane ne instalimin e demokracise ne Shqiperi kane deshtuar totalisht dhe ata duhet te nderrojne strategjine e tyre ne lidhje me perkedheljen e papranueshme karshi kryetradhetarit dhe kryekriminelit SRB e cila vazhdon akoma sot ne menyre te kamufluar.Edhe pse humbi ne menyre poshtrueses SRB ne vend te debohej nga socialistet,opozitaret dhe nderkombetaret po tolerohet ne menyre kriminale duke lejuar te shkele ligjet mbi detyrimet qe ka si qeveri kujdestare.

    -Shpreh nje keqardhje te madhe per PS ,partite aleate,opozitaret dhe sidomos per Edi Ramen qe nuk po vepron si atdhetar por si nje aparatcik partiak.
    Me keto veprime te deritanishma ai jo vetem qe nuk do hyje ne histori por historia do ta nxjerre shume shpejt jashte loje ndoshta sipas skenarit te Papandreut sepse:
    Edhe pse ka fituar maksimalisht ai po rri akoma ne hije dhe po lejon nje k/kriminel te determinoje jeten politike,mediat,nderkombetaret,kosovaret te cilet po e paraqesin si nje shenjtor qe “pranoi humbjen” dhe dha doreheqjen pa u dorehequr faktikisht.

    Arka e shteti shqiptar eshte BOSH FARE.
    Borxhi i jashtem ka kaluar 70% qe do te thote se ekonomia dhe financat
    e shtetit shqiptar jane “Bankruptcy”

    Kur te vije ne pushtet Edi Rama ne shtator me financat zero me dimrin perpara,me borxhet unlimited jam i sigurte qe do ngreje duart lart.

    SRB-i ka filluar me kohe te pregatise fushen e minuar per kundershtarin me keto ligje qe po miraton ilegalisht “me drita ndezura”
    dhe duke menduar se SRB-i ka presidentin,k/prokurorin,kryeshikun,KLD,krejt gjykatat dhe shume aksesore te tjere do jete i pafuqishem te luftoje perbindeshin SRB.

    E vetmja menyre qe Edi Rama te shpetoje ate vend eshte qe te veproje si atdhetar dhe jo si partiak qe do te thote ta konsideroje SRB-in
    si nje tradhetar,vrases dhe kriminel dhe te kerkoje debimin e tij para shtatorit dhe krijimin e nje qeverie kujdestare (jo kusare) qe neser per dorezimin e pushtetit.Shkatojne neveri lutjet idiote te Majkos qe i bente dje thirrje vellazerore Berishes qe te mos linte arken bosh?

    Qe te kete sukses Edi Rama duhet me trimeri te denoncoje lobet antishqiptare,proserbe,progreke qe veprojne ne rrethinat e washingtonit dhe te brukselit qe dihen boterisht qe e kane ndihmuar SRB-in per dy dekada.

    Qe te kete sukses Edi Rama duhet te rivendose marredhenie korrekte zyrtare me USA te cilat jane nderprere ne 1991-1992 ne kohen qe rajersoni krijoi republiken ambasadoriale te shqiperise duke vendosur SRB si nje manekin permanent.

  31. Baro Liçaj says:

    Me keqardhje shprehemi se nje president i tille si Bujar Nishani , do te mbetet ne historine e Shqiperise si president i lepe- peqeve i damkosur me njollen e turpit e te servilizmit !

  32. beso says:

    sidoqofte,kush diplomohet ne akademine ushtarake nuk ka titullin kapter,se e ka superuar kete pozicion.

  33. MAZHORANCA QE DO TE MARRE PUSHTETIN NUK KA OPOZITE.!

    Kjo qeveri qe po dorzon pushtetin nga permbysja e madhe e 1 milon votueve nuk eshte ne gjendje te luaj rolin e nje opozite konstruktive per te derguar shqiperin drejte lartesive te reja. Kjo eshte fatkeqesi kombetare.
    – Kure ishte ne pushtet nuk lejoje qe opozita te kryente funksionet e saje historike .Pe kete Berisha ne krye te qeverise nuk lejuan zbatimin te asnje parimi demokratike.,qe ka te beje me opoziten. Duke mos e perfiffur, duke vepruer ne kundershtim edhe me kushtetuten eshte detyruar disa hret opozita te braktis parlamentin duke mos marre pjes ne votime qe ishin ne kundershtim me kushtetuten e shqiperise.
    – Sote qe eshte ne opozite perseri nuk e bene dote rolin e opozites.Sote kure asaj i kerkohet pergatitja e anes dokumentare per dorzimin e pushtetit ajo merret me vendim emrime kuadri qe nuk i takojn opozites pore i takojne qeveris qe do te vije. Te gjith vendimet qe mori si per rritjen e pagave apo edhe per probleme kuadri nuk jane gje tjeter vecse nje bumerag ne kurriz te saje, pore parimet demokratike cenohen rende nga veprimet te tilla antidemokratike.
    -Vce kesaj keto veprime te saje jene edhe veprime provokative gje qe nuk i lejohet, per deri sa eshte ne Praga te dorzimit te pushtetit. Dhe si e tille ajo nuk ka te drejte te krijoje qofte edhe insinuata per lera pastaj te marre vendime.
    – Mero Baze kerkon presidenti te jete garante i kalimit te pushtetit. Por jo kjo nuk po ndodhe. Kjo nuk duhet ti beje askujte pershtypje.Berisha c`do kuader qe ka emruar dhe vendosur nuk ka pasar qellim parimet demokratike apo prokupacionin se sa ky apo ai kuader e shtyne per para demokracin.Jo Breéisha ka vetem nje parim kur venmdos nje president, nje minister ai thot.Sa perqinde e kapacitetit te tije eshte ne favorin tim ne favorin e karriges se tije dhe aspak ne ate te demokracis. Keshtu qe neve edhe per kata dy muja nuk kemi pers te presim per nje vetpermbajtje pore do te kemi suprime pas suprime ne dem te demokracis. Keshtu qeveris se re do ti haj jo pake kohe per te korrigjuar veprimen e ketyre dy muajve.
    Berisha ne opozite nuk do te lej gur pa luajtur per te ven gure ne rrota e qeveris ashtu sce po ben edhe tani, pore te mos quditeni se aesht Berisha qe perseri do tu bjere tavolianave me duar si ne shtatorin e viti 1997 kure edhe perse kishte rrenuar ter shqiperin ai perseri rrahte tavoliant me duar. Ky eshte Berisha dhe kjo eshte opozita qe neve e presim per pasoje qeveria nuk ka opozite ajo duhet ta shtyje e vetem proceset deri ne funde.!

  34. Gezim Kulufi says:

    Ky Gjergji USA do te jete ndonje kopil I kombinimit Hysni Milloshi me Nexhmije Hoxhen,pra si c thote edhe Hitleri nje prishje race me sifilitike.Qenkan nderprere maredheniet Shqiptaro-amerikane ne vitin 1991-1992,po kur u vendosen mor sifilitik?Pastrimi I races do te filloje se shpejti dhe ne krye te listes eshte Gjergji USA.

    1. gjergji usa says:

      per komentuesin gezim kellufi

      Nga menyra se si shkruan dukesh qe ke probleme serioze ne sistemin nervor.

      Per te qene me i sakte po te jap disa receta ti lexosh para buke:

      -Kur hyne dipllomatet e pare amerikane ne shqiperi ne 1991-1992 ai qe quhej komunizem ne shqiperi kishte rene me kohe bashke me nexhin dhe hysniun qe i paske merak.

      -Marrja pjese e W.Rajersonit ne votimet e 1991-1992 perkrah bastardit SRB ishte nje veprim antidemokratik per te cilen ne cdo kohe cdo admistrate amerikane duhet te kerkoje falje.

      -Mos hapja e dosjeve te sigurimit dhe te agjenturave te huaja pas ardhjes ne pushtet te SRB ne 1992 eshte nje nga shkaqet kryesore qe ai vend po vetasgjesohet.Ne nje interviste per kete problem ish ambasdori Rajerson merr persiper “fajin” per mos hapjen e dosjeve.Kam bindjen se dhe Gezim Kulufi ne mos qofte i semure psiqik duhet te jete ndonje dosjexhi

      Krimi me i rende dhe me i dokumentuar i SRB eshte puci i shtetit ne 14 shtator 1998 qe sipas ligjeve ne fuqi duhet te denohet ne cdo kohe me burgim te perjetshem.
      Opozita socialiste por dhe nderkombetaret nuk duhet ta falin kriminelin SRB per kete akt barbar.Sidomos kjo vlen per dipllomacine amerikane qe per kete veprim te tij qe jo vetem qe nuk sugjeruan per ndjekje penale por i dhane mundesine atij te depononte ne menyre te paligjeshme brenda mureve te ambasades amerikane.

      Jane dhe shume fakte te tjera qe tregojne per nje “imunitet dipllomatik ” qe i eshte dhene SRB ne kohe te ndryshme nga disa segmente jo korrekte te dipllomacise amerikane dhe europjane qe kane ardhur nga ndikimi i disa lobeve famekeqe qe dhe ti GEZIM KELLEFI duhet tja dish emrat.

      I nderuar Gezim Kulufi
      Pasi po ben thirrje per pastrim rrace per aresye “kulture” nuk po te tregoj pasten e rrojes dhe marken e briskut qe preferoj per rruajtjen e leshit .

      1. tepelena says:

        Ore ti Gjergji USA.Per vete aresyen qe ti urren kaq shume SRB dhe USA,mendoj se ai personi me nofken e budallait ka te drejte,dhe ti je nje I poshter mosmirenjohes.USA me doren e vet ka krijuar vetem dy shtete Israelin dhe Kosoven.Po te hapeshin dosjet dihet qe shqipetaret do te shkonin ne lufte civile,prandaj nuk I hapi SRB,prandaj nuk I hapi FN,prandaj nuk do ti hapi as ER dhe asnjeri tjeter.Po te tregoj vetem nje ndodhi.Ne vitin 1990 vinte ne zyren ku punoja nje ish operativ sigurimi qe e kish ngrene bashke me Fecor Shehun dhe e kishin derguar te punonte si magazinier ne merkaton e fruta perimeve ne Tirane.Ai ishte shok me nje kolegun tim te zyres dhe vinte per te folur ne telefon me vajzen qe e kishte ne Greqi.Nje dite na tregoi dicka nga puna e tij si operativ sigurimi.Kishte agjenta ne nje familja baba dhe bir.M ebabain kishte takim te henave ndersa me te birin te enjteve.Qe te dy ishin agjenta qe punonin per te njejtin qellim,te spiunonin njerezit,por baba e bir nuk duhet ta dinin per njeri tjetrin.Pas disa vitesh djali vendosi ti tregoi babait qe punonte per sigurimin,dhe kur erdhi takimi I dites se hene babai I raportoi operativit se djali I tij kishte dekonspiruar detyren dhe duhej te denohej.A e kopton tani se cfare nena jote Nexhmije ka bere me kete popull?Ben mire te ndryshosh po qe se je me te vertete ne USA

        1. gjergji usa says:

          per gezim kellefin e tepelenes se kelmendit.

          -Me cfare ke shkruar ke vertetuar se je nje analfabet funksional dhe nqs ka ngelur amerika ne doren tende per ta mbrojtur paska marre fund or “low life”.

          -Po te jap nje shembull se qenke debil i pasherueshem;
          Nje kongresmen amerikan akuzoi rende Obamen para disa javesh per pune te pista.
          Sipas teje ose Obama ose ky kongresmeni duhet ta urreje ameriken ????.

          Eshte humbje kohe te merresh me kete kategori si puna juaj.

          Sidoqofte faleminderit qe me shtive friken te mos kritikoj ameriken…Thanks !

          1. @gjergji usa nga PLAKU says:

            I dashur “gjergji usa”.
            Une personalisht nuk kam ndonje besim se Rama-Meta do te ndryshojne situaten ne Shqiperi. Megjithate shpresa me detyron qe ne editoriale te rendesishme te kerkoj komentin tend sepse me pelqen qe ai te jete i vertete. Po ashtu me kenaqesi, sikurse lexojme Meron, une pelqej Shinasi Ramen, Agim Hamitin dhe te tjere. Problemet ne pergjithesi nuk mund te zgjidhen vetem emocionalisht. Sigurisht qe komentues si ai kulufi, etj., te nevrikosin, te nxisin, por meqe ajo kategori eshte jashte standartit, nuk ja vlen te humbasesh kohen me ato, ne mos rrezikon te biesh perkohesisht ne nivelin e tyre.
            Duhen platforma pragmatike ne perputhje me kellqet e Shqiperise.
            Une kam vene re se ti ke ide te sakta dhe po te parashtrohen ne menyren dhe kohen e duhur mund te implementohen.
            Kam pershtypjen se je djale i ri dhe me energji. Uroj qe te kesh sa me shume shoke dhe miq. Te PERGEZOJ!

  35. Ismail says:

    Vendosja e shefit te sherbimit te ushtrise eshte bere ne kundershtim te hapur me vet ligjin e Agjencise,
    Neni 29
    Kriteret për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë
    së Inteligjencës së Mbrojtjes
    Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes emërohet ushtaraku që, përveç kritereve të përcaktuara në nenin 34 të këtij ligji, ka edhe nivelin e kualifikimit më të lartë në fushën e inteligjencës dhe të mbrojtjes. Pra ky person vec lidhjeve politike sic do e thewm me poshte nuk ka asnje lidhje dhe pune me inteligjences pasi sic e pershkruajne edhe komentet e verteta te mesiperme.

    Ana tjeter dhe qe njeri nuk e permende eshte se ky person eshte lidhje shume e ngushte familjare dhe personale e Flamur Nokes dhe planifikuar per te marre graden e gjeneralit nga ky person dhe vendosur me synimin e vetem si edhe hajvani i meparshem fshehjen e gjurmeve ye pergjimeve te bere nga Ylli Zyla dhe te zbuluar jo nga PS por nga vet partneret tane ne NATO.

  36. Emigranti says:

    Dikur kur isha ne ate vend shpesh beja shaka me nje shok kur ai (Bujari) ishte Minister i Brendshem dhe i thosha Kur u be revolta e shkolles se bashkuar per rivendosjen e bustit te Enverit ku nje nga mbrojtesit ishte edhe Bujar Mehmet e kane pare me bust ne krahe. Ai per te mbrojtur eprorin e vet se e kishte Minister U shpreh me shaka Ai vertet e kishte bustin ne krah por deshte te gjente nje vend ku ta thyente
    Eshte gjynah qe ne krye te atij vendi ka ngelur edhe nje mbeturine i paafte fizikisht dhe menderisht dhe pa karakter.

  37. ali says:

    Presidenti Nishani me veprimet e fundit po tregon se nuk eshte me as kapter,as noter ,por nje surrogato
    rrugesh, nje njeri pa personalitet,nje bufon , nje sakat ”disease,, qe duhet nxjerre as me pare ne pension ,
    si ”invalid,,..Ky njeri Edi me duket nje south qe s’e ka shokun, nje njeri pa pike personaliteti, nje servil i
    papergjegjshem ,prandaj hiqe sa me pare kete mysybet presidenti . Votat I ke te mjaftueshme per ta hequr
    safe nje here e pergjithemone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje