Nga Pëllumb Kulla
Po bashkohem edhe unë në shoshitjen e një fjalimi që lexoi ish kryetari i PD-së Sali Berisha në kufirin midis lënies së kreut të partisë dhe fillimit të jetës së tij të mëtejshme si anëtar i thjeshtë i asaj partie.
Nga i gjithë fjalimi i shumëpritur, sado që shosha u shkund e u shkund, vrimat e saja të imta lëshuan vetëm një vlerë të pashfaqur ndonjëherë më parë: Ai pranoi formalisht rezultatin e votës së sovranit!
Asgjë tjetër. Por ama kjo ishte shumë e rëndësishme. Të tjerat çka mbetën në shoshë dhe që nuk u sitën nëpër vrimat e saj përbënin një material të plotë për një raport të shkëlqyer kongresesh, me arritje dhe fitore, me triumfe historike dhe kapërcime të madhërishme. E ish kryetari, kur qe kryetar, nuk pat bërë asnjë përkujtesë më të fryrë e më të ndritëshme të kontributeve të tij. Mjerisht në PD akoma nuk u gjend njeriu që nga pas ta tërhiqte nga cepi i xhaketës e t’i thoshte në vesh: “Mjaft! Ke dy muaj që po i thua këto. U bënë votimet!”
Ama njohja e disfatës ishte në nder të atij njeriu. Të gjithë i trembeshin se kjo njohje nuk do ndodhte. E kishin këtë frikë në Uashington, në Suedi, Bruksel dhe Peshkopi.
Gjithëçka tjetër të linte një përshtypje të keqe ngaqë ish një fjalim, i përgatitur gjatë, i lexuar ecengec dhe me nxitim. Si një fillorist nga ata më të fundmit e klasës, që nuk i shkëput kurrë sytë nga letra! Ishte një monolog tipik hipokrit si mijëra e mijëra të tjerë. Fushatën që i solli fundin e quajti fushatën më të bukur të jetës së tij! A mund t’i besohet? Se po u besua kjo atëhere unë për vete nuk do të habitesha psh po të dëgjoja një tjetër të thosh: “atë ditë që m’u dogj shtëpia, u mundova ta shuaj zjarrin po nuk ia dola dot. Sidoqoftë ka qenë një nga zjarret më të bukur që kam parë gjatë jetës sime!”
Këtij lloj anëtari të thjeshtë a duhet t’i besosh kur thotë ”dua të falënderoj ….çdo shqiptar që mori pjesë në këto zgjedhje, duke nderuar me votën e tij sistemin tonë pluralist”? Unë, si njeri sedërli, po të isha në vend të tij as do të desha t’ia shoh sytë pluralizmit! Saliu mbase është bërë më zemërgjerë tani që është thjesht anëtar, se para dy-tri ditësh, kur qe kryetar… Pa-pa-pa! E megjithatë ai prapëseprapë, rreshtoi aq shumë fitore dhe suksese, arritur me të në krye, sa çdo njeri tjetër, në vend t’i falenderonte, do të kish dëshirë që shqiptarëve të pluralizmit t’u thosh: “Ju plaçin sytë!. Mund të gjendet një më i mirë se unë?!”
Dhe të mendosh sa emocione prodhoi ai lexim çalaman. Mëkatë që autori nuk ia hodhi një herë vështrimin turmës së përlotur, ngaqë nuk i ngriti asnjëherë sytë nga letra. Po ama ahet dhe ohet i shijoi. I shijoi kur vajtojcat ia kundërshtuan leximin e përcaktimit “përgjegjësia bie vetëm mbi mua!” U lumturua e u ngashërye kur turma e plagosur uluriu njëzëri nga dhimbja e thellë, tek fraza madhore “jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike, do të jem thjesht njëri prej jush, anëtar i PD-së dhe deputet i saj!”…
A mund të përfytyrohet ky njeri, tashmë anëtar i thjeshtë i partisë së ngritur nga ai vetë? Kurrë! Unë nuk arrij dot ta përfytyroj të ulur në fund të sallës. E përfytyroj, por ama me tërë të pranishmit në sallë që sapo e shohin të ulet, do të kthejnë karriget ballë njeriut në rreshtin e fundit dhe do t’i vërtitin kurrizët presidiumit. A mund të përfytyrohet çasti, kur ai merr fjalën, se si presidiumi dhe të pranishmit do të nxitojnë të hapin blloqet dhe të marrin shënim gjithëçka nxjerr nga goja ky anëtari i thjeshtë, me frikën se mos u shpëton ndonjë fjalë e tij? Po a gjendet në botë ndonjë anëtar i thjeshtë të vijë në një mbledhje lokale të partisë, i shoqëruar nga dhjetra badigardë me kufje dhe spiralet e telave, që u zbresin nga veshët? A thua të jetë parë mbi kët planet një anëtar partie i veshur me antiplumb? Se antiplumbi i famshëm, që u përgojua aq shumë do vazhdojë të hyjë në punë ende, se ai nuk vishej për të na mbrojtur nga plumbi kryeministrin tonë, por individin mëkatar prej Tropoje, me emrin Sali Berisha, tani as kryetar partie, as qeverie, por po aq mëkatar! Dhe nëse do shtyhemi më tej në përfytyrim e të shpluhurosim statutin e partisë, atë radhua të pahapur prej dhjetra vitesh, a nuk është shënuar aty që sejcili anëtar i partisë ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet? Përse do t’i u mohoka ky nen këtij anëtarit tonë?!
Opa! Ja, këto janë fillimet e feniksit që ngrihet nga hiri! Ky ishte thelbi i fjalimit të menduar ngadalë dhe të lexuar me ngut. Ky është infeksioni i thellë i një partie dhe i tërë shoqërisë shqiptare. Ky operacion në PD të kujton atë situatën kirurgjikale kur i sëmuri kanceroz hapet dhe, pa përdorur bisturinë, qepet e mbyllet përsëri. Si çdo histori me kancer! Kjo është PD-ja e pas 23 qershorit!
Se ky anëtari i thjeshtë ka të drejta pra: e do të zgjidhet në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, pastaj do të shihen aftësitë e tij, e rrjedhimisht do të zgjidhet edhe në kryesi dhe mbase-mbase, – gjithnjë me vota të fshehta e të lira!- mund të zgjidhet kryetar i saj! Ja ç’bën në atë parti vota e lirë, që nuk u përdor kurrë! Tani do kemi një Berishë krejt të ri! Jo si atë të dikurshmin e nëntëdhjeteshtatës, që tha “ne gabuam!”, por nuk i emërtoi gabimet. Kështu që me atë pranim gabimi ua bëri qejfin të gjithëve: të rënuarit nga piramidat nënkuptuan se ai pranoi fajin që u solli Gjallicat e Vefat dhe u zhvati gjithë ç’kishin; ushtarakët menduan se pranoi gabimin që lejoi shkatërrimin historik të forcave të armatosura; ish të përndjekurit menduan se me fjalën gabim ai pranoi se i pat shfrytëzuar poshtërsisht ata. Dhe në këtë fjalim të këtyre ditëve ai la të nënkuptohet gabimi, por pa hyrë në detaje. Nuk tha që në Shqipëri ai riktheu frikën nga pushteti. Nuk tha që ai vulosi përfundimisht mashtrimin e pronarëve. Detajet nuk ia thotë dot goja atij! Kështu të gjithë ia kuptuan drejt që ai e ka fjalën për gabimin e shqiptarëve mosmirënjohës që votuan Opozitën e tij të urryer!
Pra, me statut, ai mund të rivijë në krye një ditë. Kurse në këto ditë plot emocione të madhërishme, anëtar ynë i thjeshtë kërkon të shijojë kënaqësitë e dorëheqjeve të paprovuara. Këtë javë ai mund të dorëhiqet edhe nga parlamenti i ri. Dhe e përfytyroni se kush nga lista fituesve demokratë në Tiranë, vjen menjëherë në vend të tij? Një simbolikë e mrekullueshme: vjen Asllan Dogjani, deri pardje deputet i grupit socialist! Pastaj, ky i dorëhequri nga kreu i lidershipit premtoi se “do të qëndrojë në timon… për… zgjedhjen e lidershipit të ri” Kur është vetë në timon, dihet se si do ta bëjë! Partia mes anëtarëve të saj të tjerë ka plot njerëz me vlera. Janë demokratë disi të përlyer vërtet, por timonin anëtari i thjeshtë mund t’ia lëshojë një të papërlyeri fare. Kastriot Islamit, përshëmbull!
Kjo është PD-ja sot. U shtrua në sallë, u hap dhe u qep përsëri pa e prekur hiç tumorin.
Në fjalën e këtij njeriu nuk ishin vetëm pranimet formale dhe rreshtimet e sukseseve të arritura. Aty mbi të gjitha duheshin dëgjuar me vëmendje kërcënimet. Ai premtoi se nuk do të lerë lamtumira, dhe për atë vend, ky është kërcënim i madh. Ai tha se energjitë e tij janë ato të para 20 vjetëve, se do punojë me zell të madh të përfundojë ato që nuk arriti: “rrugën e Arbërit”, “infrastrukturën ujore më modernen që ekziston”, “cilësinë e sistemit arsimor”, “reformën e plotë të sistemit shëndetësor”… Me dy fjalë, po atë mbrëmje me tërë ato ofshama dhe lotë, ai nisi fushatën e ardhshme. Që sipas fjalës së tij, nuk mund të jetë kurrë fushatë më e bukur se kjo që i shkaktoi gjëmën!
Por kërcënimi më i madh, i madhi fare, është zotimi që ai do të vazhdojë të qeverisë edhe dy muaj të tjerë. “Në përputhje me Kushtetutën e vendit”, tha, “deri në muajin shtator do të vazhdoj të punoj me përkushtim të madh…”
Ja, këtë përkushtim unë nuk e përfytyroj dot. Përfytyroj vetëm rreziqe. Çfarë nuk do të bënte në dy muaj një anëtar i thjeshtë si ky! Sidomos tani që e katandisën anëtar të tjeshtë!..
I madh je P.Kulla.
Te lumte dora e te ndritte pena! Kjo eshte e verteta, e thene bukur e shkoqur. Edhe per ata qe s’kane sy te shohin te keqen, rrezikun. Popull, ji vigjilent!
A ESHTE KY, I MADHI PELLUMB KURVA QE BERISHA NA E BERI AMBASADOR PA ASNJE KONTRIBUT? PSE NUK E MERRNI JU TE PS-se DHE COJENI AMBASADOR NE BANGLADESH QE MOS T’I VIJE ERA NE TIRANE?
O Nikolla, qenke me trap nga Saliu, se ai merret me biografite e njerezve si njehere e njekohe. Mos u merr me biografine e P. Kulles, po me ato qe shkruan. Me sa duket te ardhka keq per SB.
Një shkrim i përkryer!
Na mungon humori juaj artistik,material i bollshem per te shkruar nje komedi.
Pellumbi i paqes e perfundon.Perfytyroj vetem reziqe,artikullin.
Une nuk e kam quajtur te rezikshem kurre kete sharlatan ne krie te
demokratikes,qe nga dita e ardhjes ne krie te kesaj partije.
Reziku i madh i ketij populli eshte skllaverija e tij ,qe pranon te
skllaverohet nga me i skllaveruari i tij. Nje i skllaveruar me vite te
tera nuk mund ti bjere lirine skllaverise se madhe shqiptare.
Paturpesia nuk ka kufi per kete njeri.Ne vend qe te terhiqet sic beri dikush tjeter perpara tij ne 2005, ai vazhdon te udheheq mbledhje , kryesi, proces votimi dhe ndryshime statuore.Po te ishte aq demokrat sa paraqitet te dorezonte celesat me 1 korrik per qeverine e re ,po mbasi nuk i dolen 8 vjet do shfrytezoje te qeverise mire keto 2 muaj.O pika qe si bie atij, se ne ja dhame denimin me vote qe ai tani po e shperfill duke u terhequr zvarre, ne vend qe te qerrohet e ti hape rruge progresit e zhvillimit.
te lumte pena P.Kulla
….se gjithmon saliu mbulon mutin me shure, kerkon te imitoi putinin e rusise prandaj ai nuk largohet por do kthehet prap sa te thahet shura e te lulezoi muti.
Pellumb ,mos u lodh me perfytyrime .As frike mos ki .
Tha Kukan dhe shpura e ambasadoreve qe do “tranzicion te qete pushteti”
si perkthehet kjo ??? Une po them mendimin tim ,por ti mund te na korrigjosh me editorialin tjeter .Jeni diplomatik ,une nuk po bej dot masterin pa lek .Nejse une e perkthej keshtu Ku kus klanin
“Te trashur ops dashur skllever kokepalar ,kta qe iken dhe ata qe do vijne jane vellezer opozitare .Mos u shqetesoni se cmimi i kafes dhe i farave do ngelet i pandryshuar ,keshtu qe ju do jeni idiot te lumtur dhe te padobishem .Suksese dhe falenderime skllever” !
Pellumb perfytyroni vetem rreziqe per kto dy muaj apo e pakta per 4 vjetet qe do vijne ???? Mos valle rrezikojme ndonje gje kur instalohet pushteti ne dore te nje klase dhe sidomos te nje klase deputetesh ku me shume se gjysma jane perfaqesues te mafjes ekonomike ???
Apo ndoshta duhet te tmerrohemi nga lobotomia mediatike qe “kirurget” e penes na ekspozojne cdo dit ,ore ,minut ???Kjo e fundit eshte vertet nje makth !
@Veronika!Te lutem mos u shqeteso per Pellumbin e shkruar qe I ka bere aq shume sherbime parties meme ,me spiunime te shokeve e shoqeve .Ai I di mire keto gjera edhe per nje aresye tjeter.Ti nuk e di por Pellumbi I shkruar ka qene krushk me Edushken e Kristaqit,por kur edushka e abandonoi Matilden,pas disa kohesh edhe cupka e Pellumbit te shkruar e prishi martesen me vellain e Matildes sepse ashtu I tha partia ne ilegalitet, me fal dmth sigurimi.
I semuri u fut ne salle, u hap dhe u qep dhe tumori nuk u prek, thote Kulla.
Eshte nje rastesi e hidhur, por “pacienti” me tumor e ka dhe mjekun qe mund ta sheroje dhe ai eshte…onkologu Flamur Noka!!!
A e dini miq te nderuar, qe Flamur Noka, ministri i brendshem ne detyre eshte mjek onkolog? Qe do te thote mjek qe trajton dhe mjekon patologjite tumorale?
Ai “pacient” nuk qenka dhe aq i pafat, por ne dore te kujt i duhet te bjere?
“Pacienti-parti” ka ne krye nje kardiolog, ka nje Tritan Shehu si reanimator, onkologun dhe analfabetin funksional Flamur e ka qe e ka, vetem gjinekologu Halim nuk ka c`te beje se pacienti eshte i seksit mashkull.
Ja pra qe “pacienti” e ka zgjidhur problemin e sherimit, kur e sheh veten te rrethuar nga keta mjeke te “zote”, qe nuk duan ta shohin tumorin qe eshte bere tashme difuz dhe metastazat i kane shkuar ne cdo qelize te trupit.
Eshte me e lehte per ate “pacient” qe te nderroje jete me nje mjekim paliativ se sa te bjere ne dore te ketyre xheraheve, aq me keq ne dore te Flamurit i cili te kercet ndonje doze rrezatimi prej qindra gray qe jo vetem i ka zhdukur qelizat tumorale por vete “pacientin” e ka kthyer ne kadaver.
Por le ti leme keto shaka plot cinizem, por pata me te vertete keqardhje kur shihja Erlen, Sylvi van der Vaart, ah me falni, Silvi Bardhin qe vune kujen, si ajo spikerja koreanoveriore kur vdiq Kim Jong Il, kur kryetari dha doreheqje.
Kam pare te qajne per vdekjen e J. Kenedit, kam pare te qajne edhe per vdekjen e Hoxhes dhe Kim Jongut, por te vajtosh se kryetari gjalle dhe shendoshe e mire te jape doreheqje, kete nuk e kisha pare gjekund.
Ja, keto jane qelizat tumorale qe po i marrin shpirtin “pacientit” qe hidhen ne gjak nga tumori baze me emrin Sali.
Kur te largohen keto, atehere do te shpetoje dhe “pacienti”. Keto nuk mund ti largoje onkologu Flamur dhe as kardiologu Sali.
Ata jane vete semundja.
Berisha dilte ne çdo emision lajmesh,ne te gjitha tv. kryesore dhe jo kryesore te Shqiperise.Kete e bente ne gare me reklamen e LoriKafe dhe Vodafon,ne me shume raste dilte “fitues”
Tani kjo i mungon!
Po sajon ngjarje me “Gentian” per te zene vend ne qender te debatit.Po luan me sentimentin e antarsise se PD-se,per te “harruar” analizen e humbjes,per te krijuar kushtet qe ti “luten” per te qene pereseri kryetar i PD-se!
Shume me mire do jete ta bojkotojme,keshtu ai vdes si prostitute politike !
Je i madh Pellumb Kulla un nuk kam se cfar te them,te uroj te gjith te mirat e kesaj bote,me pelqeu shum krahasimi qe i beni PD me pacientin e semur ku u hap dhe u qep pa e hequr tumorin dhe eshte fiks ashtu sic e pershkruani,faleminderit z.Kulla
Mjeshter i vertete Pellum Kulla, per te pasqyru kete sharlatan ish sekretare partije e ish kryetar i PD. Po si do shkruaj Ndricim Kulla per kete anetare te thjeshte; Nejse Sala hangi njala, sido qe te jete sherrin ja shef vec PD tash e mbrapa e jo populli Shqitare.
ky njeri drejtohet nga instikti.
Kur ishte doktor e sekretar partie, instikti e drejtonte te mos lakmonte pozicionin e profetit. Pra frika. Se e varte ne vicidol ai.
Tani frika I doli dhe si ajo kafsha e eger gjuan I pameshirshem.
Si kafsha e plagosur shume shpejt do ti versulet plagosesit.
Shenhe e keqe.
Te shohim se cdo te beje. Po shenjat sjane te mira.
sa te jete berisha ne partine demokratike nuk ka per te patur nje demokraci europiane brenda partise. ai erdhi ne krye te asaj partie me pelqimin e ramiz alise sepse duhej te ishte azem hajdari por azemin nuk e pelqente udheheqja e bllokut.azemi qe krijoi partine demokratike u eliminua nga berisha jo vetem si kryetar por dhe kur morren pushtetin ai nuk e perfshiu ne qeveri azemin sepse miqte e berishes si familjaret e familjes hoxha e kishin shume frike azemin
Shoku Pellumb ,
U zhveresove si “intelekual” meqe je ne Amerke shko e tako shokun Withers se jeni i te njetit mendim. Mos ki frike se po te vish ne Shqiperi mund te behesh minister i Shkaterrimit.
Si mund ti lihen dhe dy muaj ujkut Berisha melcite ne qafe?
Si mund ti lihen dhe dy muaj Ujkut Berisha melcite ne qafe?
E pelqeja Kellumb Pullen per humorin e tij fantastik para 90′ po ashtu e lavderoj per keto 20-30 artikujt e fundit kundra SRB .
Ajo qe nuk shkon te ky analisto-ambasadoro-disidento-humorist eshte se gjithmone perpiqet te kritikoje SRB-in brenda kuadrit si kundravajtes dhe jo si nje kriminel i dokumentuar.
Sepse SRB-i nuk eshte antar i thjeshte por
-nje kriminel ordiner
-nje vrases gjakftohte(serial killer)
-nje super tradhtar
-nje filoserb
-nje percares prefekt i kombit shqiptar
-etj..etj
ka dhe shume epitete te tjera horror por i lutem shume komentuesve dhe analisteve biles dhe ca ish ambasdoreve tip John Withers te mos e klasifikojne si komunist por si nje monster qe do te pergjigjet ne menyre spektakulare per krimet e tij.
Per korrektesi i bejme me dije Kellumb Pulles se SRB-i ishte nje kopil vulnetar i sherbimeve sekrete jugosllave i viteve 80′-90′ i ndihmuar fatkeqesisht nga disa kolonele tropojane-amerikane qe pas 92′ ne intervistat e tyre kane marre persiper “atesine” e majorit Berishe ne operacjonin me te gabuar ne historine e njerzimit qe quhej “defuckomunistifikimin” e shqiperise qe ne fakt u kthye ne nje gjueti shtrigash nga banda e tropojes nen kujdestarine e ca elez biberajve
qe do vije nje dite qe historia do ti ndeshkoje keto shqpfoles filoserbe.
Letra e 16 vjecarit Karcuku drejtuar SRB-it dhe pergjigja e sotme e ish kardjallogut SRB tregon se sot eshte koha per fazen e dyte te clirimit te shqiperise nga ky monster.
Ky nekrofil edhe pse u egzekutua me vota popullore ne 23 qershor 2013 po perpiqet ta quaje si sukses te tij kete humbje dhe si nje idiotizem te popullit shqiptar qe votoi per opoziten e Edi Rames.
Per nje sy te vemendshem letra e sotme e djallit pedofil SRB drejtuar
mamit te 16 vjecarit Karcuku ishte nje platforme tejet agersive qe i drejtohet armikut te tij EKR ku ne nje fare menyre perserit se ‘LUANI BERISHE” do ja beje si ne 21 janar 2011 ose si ne 14 shtator 1998.
Nuk dua te zgjatem se cfare do te ndodhe me vone por nqs se SRB do te lejohet te kryesoje qeverine joligjitime deri ne shtator dhe EKR do te vazhdoje “te shkrije akujt me Greqine” dhe nuk do kerkoje doreheqjen pa kushte te SRB si k/m ilegal qysh neser na lind e drejta te dyshojme ne nje marreveshje antishqiptare arvizu-berisha-meta-rama per ruajtjen e nje statukuoje duke poshtruar kombim shqiptar dhe duke i dhene nje fitore historike “fallco” te EKR&IRM me kusht qe Skenderberisha te futet ne panteonin e historise si nje gjergj kastrioti DH TE FALEN KRIMET E TIJ….
Eshte ne nderin e dipllomacise euro-atllantikase qe te nderpresin komedine me kete fitore “historike” te popullit shqiptar qe edhe pse SRB-i u debua ne menyre plebishtare nga shqiptaret fisnike po trajtohet
nga Edi Rama dhe euro-atllantiket si heroin me te madh te kombit shqiptar.
Nqs mostra e vicidolit do te lejohet te qeverise deri ne shtator si nje k/m ilegal ky do te ishte monumenti me MADHESHTOR qe socialistet e Edi Rames,dipllomtet e huaj,te perndjekurit politike dhe ish te shpronesuart do ti ngrene diktatorit te dashur dhe te paharruar Enver Halil Hoxhes.
Thjesht do jeni nje popull qe e kishit hak diktaturen e tij.
Pra i nderuar komediani Kellumb Pulla nderpriteni humorin.
Sali Bisha nuk eshte antar i thjeshte apo fake k/m por nje SERIAL KILLER qe nuk ka njeri ne kete planet ta mbroje nga egzekutimi i organeve te drejtesise te shtetit ose i kanunit te Aleksander Dukagjinit.
LUANE SI SALA …. PUNETOR SI BERISHA !?
Nga Alban Dega , Nju Jork
Hajde luan Vicidoli hajde!
Ne kete me shume se gjysem shekulli jete ne pese kontinente nuk me ka rastisur as te degjoj e as te lexoj nga ndonje lider politik apo shteteror komunist apo fashist, demokrat apo autokrat, despotik apo asketik… te mburret e te genjeje sa e si Sali Berisha. Me e fundit eshte rrena ndaj nje 16 vjecari , por qe ne fakt u drejtohet publikisht gjithe shqiptareve e me gjere, Do te me shohesh ne krahun tend dhe te te gjithe demokrateve te tjere, 18 ore ne dite, ne cdo aktivitet ne parlament dhe kudo, duke luftuar se bashku si luane te vertete, gjersa PD-ja te fitoje perseri dhe ora e integrimit dhe zhvillimit te Shqiperise te ecin me shpejtesine e ores se PD-se” shkruan ne Facebookun e tij Sali Berisha dora vete. Per cfare luanesh e ka fjalen Sali Berisha!? Per luanet e PD-se me kryeluanin Berisha ne krye te korrupsionit, ne krye te kusarise, ne krye te vrastarise, ne krye te tradhetise kombetare te sterpeseritur ! Aq shume jane majmur me djersen e mundin e plackitur shqiptareve sa ata nuk mund te gjuajne as breshka e kermij. Nuk i le dhjami i korrupsionit ku pjesa e luanit sigurisht i takon krye- luanit Berisha dhe klanit te tij familjar e politik. Si bashkevendas i Berishes nuk kisha degjuar kurre se ne Vicidol ishte pare e aq me pak ishte rritur ndonjehere ndonje luan… Hajde luan Vicidoli hajde! E hajde mos i beso Sali Berishes po deshe! Ai nuk nxjerr fjale nga goja pa rre , themi ne tropojanet .
Si luane…. Po me ke !?
Me vellezerit e tij te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje trolli e te nje nene, nenes Shqiperi!? Me opoziten shqiptare? Opozitare por vellezer thote korifeu i shqiptarise Rexhep Qosja Sali Berisha ka njezet vjet qe lufton me e kunder shqiptareve e shqiptarise! Luftoi jo si luan por si plakat llafazane te Sofratikes e Vicidolit! Luftoi me sharje e me shpifje, me sajime e inskenime, me intriga e gjithfare vesesh… Asnjehere nuk arriti te behje luan… Aq me pak mund te behet luan as shqiponje nje sorre krrakrratese e nje korb ogurzi! Sali Berisha mund te behet gjithcka por kurre nuk mund te behet luan e shqiponje! Pse !? Pergjigjen e jep sovrani : ne luften midis vellezerve ka vetem te humburi… E i humburi me i madh ne keto 20 e ca vjet eshte Sali Berisha dora vete… ! Jo nje por dy e me shume here … 1997 eshte e fresket per tu harruar…. 23 qershori eshte grushti me i madh qe i dha sovrani shqiptar ketij ham- hami shqiptar! Nje nokaut i shkelqyer! Nje nokaut poshterues! Nje nokaut nga i cili Sali Berisha nuk ka per ta marre veten kurre me ne kete jete ! Hajde trimeri luani hajde ,,, Thirrjet per trimeri te cartuna, per lufte luanesh te vertete ngjasojne me ato thirrjet e tutesit qe i ka shkuar frika deri ne place e orvatet ti jape vetes gajret duke lehur edhe me fort..
Nuk nxjerr fjale nga goja pa rre
Aq me e madhe eshte edhe rrena tjeter e Sali Berishes “do te me shohesh…. 18 ore ne dite ne parlament e ne cdo akltivitet…” Pa u thare akoma boja e jehona e deklaratave te tij qe jep doreheqjen nga cdo veprimtari politike, politikani i deshtuar turpesisht ne Vaterlone e 23 qershorit akoma vazhdon fushaten elektorale… Tamam si ai ushtari japonez qe qendronte ne bunker ne nje ishull te shkrete 50 vjet mbasi kishte mbaruar Lufta e Dyte Boterore. Hajde trimeri hajde! Trimeri ala Sali Berisha qe vazhdon fushaten elektorale edhe pasi Vaterloja e tij eshte bere objekt hajgaresh brenda e jashte Shqiperise, ne mbare Boten ! Kurre ne jeten time as kam degjuar e as kam lexuar per ndonje politikan qe te mburret si Sali Berisha dhe klani i tij familjar e politik per shpirtin e tij punetor duke e peshuar ate me numrin e oreve qe harxhon ne pune. 18 ore ne dite, delaroi “kryepunetori” Berisha para shqiptareve dhe nderkombetareve. Sali Berisha ka lajthitur fare . ” Kush nuk di te pushoje nuk di as te punoje” thote nje shprehje e vjeter kineze. Edhe fermeret braziliane e afrikane, aziatike apo kubaneze punoje 14- 18 ore ne dite por rendimenti i tyre eshte sa nje e dhjeta e nje fermeri amerikan apo kanadez qe nuk harxhon me shume se 4- 5 ore ne dite.
” Puna e nates … gazi i dites
Puna e nates gazi i dites, thote sovrani yne i mrekullueshem ne Malesine e Gjakoves prej nga jemi te dy. E nuk e tregojne kete filozofi popullore me se miri autostradat me nje korsi qe cane pa u peruruar, tunelet qe shemben pa kaluar as dhjete makina ne to, sic ndodhi edhe me te Elbasanit, bujqesia e lene pas dore, turizmi i neperkembur . arsimi i rrenuar, financat e boshatisura … gjithcka mbrapsht.
“Jam punetor i palodhur” mburrej Berisha. Cilie eshte rezultati!? Cfare po le mbrapa “punetori Sali Berisha !?
Nje vend i rraskapitur! Nje popull i drobitur! Nje Shqiperi fakire me xhepa te shqyer nga kusaria dhe vrastaria qeveritare e Sali Berishes!
” Nuk i ka duk puna” themi ne shqiptaret. Nuk ka shembull me tipik te kesaj filozofie popullore shqiptare se sa ky i Sali Berishes. Jo vetem nuk i ka duk. Shume me keq…Nuk duken gjekundi as milionat e djerses dhe mundit te shqiptareve qe kane perfunduar ne llogarite e fshehta bankare te familjes se tij fizike e politike, ne xhepat e Maliqit dhe Fazlicit, te dreqit e te birit…
Sali Berisha ka lajthitur e po na i lajthit edhe 16 vjecaret e mbare shqiptaret. Sali Berisha ka nevoje per nje psikiater ! Nokauti i 23 qershorit e ka shastisur fare !
SA TE JETE GJALLE KY NJERI NUK KA PER TE PASUR SHQIPERI TE LIRE,PRA MENDIM TE LIRE.nUK DOREZOHET LEHTE KY EDEPSEZ.pRIT TE EMEROJE NE KRYE TE pd NJE NJERI ME FARE PAK VLERA PER TA CVLERESUAR FARE DHE PASTAJ TE KATAPULTOJE VETE,ME NDIHMEN E MILITANTEVE FANATIKE(NENKUPTO MAFIEN)SIC BERI FATOS NANO NE 2001 DHE 2002 KUR RIMORI PS.Sali Berisha eshte nga ata qe mund te rrije edhe nje muaj pa ngrene,por asnje minute pa pushtet.
Ah Veronike Veronike(Ital.Vero nike).Me siguri sonte ke bere qejf ne ndonje shtepi publike.Po a e di moj se edhe guret kane qeshur kur ju dhe admiruesit e tjere te atij palodoktori qanit se ju iken honoraret.Po a nuk e shikon se te gjithe shqiptaret jane cliruar nga nje zgjebe si S.R.Berisha.
Eh Veronike Veronike ti nuk ke per ta kuptuar ose nuk do ta kuptosh se 23 Qershori eshte shpallja e dyte e pavaresise .Aq me keq per ty.
Pellumb ti qe je mjeshter i humorit ne vend te dasmes se Malos na bej te qeshim me divorcin e Sales ishalla ndodh.
FLM. Te lumte pena.Ke merita e kontribute. Analiza e juaj dhe e mjafte te tjereve eshte mjafte e gjetur.Te ne skllaveria e mjerimi ka zene shume vend. Skllaveruesit kerkojne medalje poezi e kenge nga ana e popullit.
“I DOREHEQURI” ka energji te pa shtereshme per t’i bere keq ketij vendi
Problemi eshte se na mbyti morali i piste i gjithe shoqerise te stimuluar edhe nha media. Nje shoqeri eshte sinteze e vlerave te cd individi. Kjo vlen edhe per Pellumb Kullen. Kemi pare ne keto 23 vite se si njerez te caktuar, intelektuale apo pseoudo-intelektuale, gazetare apo analiste jane bere sherbetore puthadore te politikes dhe pushtetareve. Shoqeria jone eshte ne kaos dhe anrki pikerisht per shkak te anarkise intelektuale, qe, sic thote i ndjeri Havel, eshte prag i anrkise sociale. Kjo ndodh edhe me shoqerine tone qe reagojme dhe votojme ne kaos dhe anarki dhe nuk e dime se cfare zgjedhim. Thjesht votojme kunder e jo pro. Ky z.Kulla ishte nje nga puthadoret e Berishes deri ne vitin 1997. Berisha e dergoi ambasador ne OKB. Ky rast u be gazi i botes sepse z.Kulla nuk fliste asnje fjale anglisht, megjithate nuk i vinte turp. Pretendonte se dinte disi fengjisht por asnje francez nuk e kuptonte. Ne fillim te vitit 1997 erdhi urgjent ne Tirane se kishte sic thonin probleme pronash apo parash tek firmat piramidale. Ne ate kohe beri nje shkrim te gjate duke i thurur lavde dhe vleresime Berishes me shume se i beheshin Enver Hoxhes ne kohen e tij. Pasi u kthye ne Nju Jork per te vazhduar punen (ata qe kane punuar me te ne misionin shqiptar ne Nju-Jork tregojne qyfyre me aftesite e tij. Nuk shkonte ne asnje sesion sepse nuk kuptonte asgje. Misioni diskreditohej ne Nju Jork duke ndihmuar bashkeshorten e tij per te realizuar njefare komedie: o zot gruaja e Ambasadorit neper rruget e Nju Jorkut duke filmuar budallaleqe pa asnje etike per statusin e bashkeshortit). Pas nje muaji, ne mars ose prill, botoi nje shkrim me sharjet dhe fyerjet me te ulta per Berishen. Pra me filozofine e qenit qe kafshon te zotin. Arsyeje ishte e thjeshte: kerkonte strehim politik ne SHBA sic bene edhe te tjere puthadore te berishes qe kur e pane qe po i rreshqiste toka iu hodhen ne gryke.
Ky parashtrim eshte thjesht ne mbeshtetje te mednimit se sa poshte ka rene e ashtuquajtura shtrese intelektuale, me hipokrizine, nenshtrimin, qe i japin shembullin me te keq shoqerise tone me moralin e tyre te pamoralshem. Keshtu jane sjelle me Nanon, nga sahan-lepires ne kundershtare, po keshtu me Berishen, jam i sigurte qe kete logjike do ndjekin edhe me Ramen, ne pritje te kockave qe kerkojne prej tij. Kur njerez te tille shiten e blihen aq lire e aq lehte, pse te mos shiten te papunet, invalidet, te varferit, te zhgenjyerit per 50 apo 100 euro? Kete moral u jep politika dhe “elita intelektuale, gazetareske, profesoret, universitetet e shumta private, etj”. Prandaj shqiptaret te votojne si t’u teket, te mos pyesin cfare thote Kulla, Cupi, Stefani, Bushati, Cili, Vangjeli, se te gjithe jane laramane puthadore. Te mos cajne me koken per korrupsionin, padrejtesine, vjedhjet, papunesine, videon Meta_prifti, 21 janarin, etj se kete leksion u japin intelektualet, politikanet, analistet qe thirren ne skene nga partite dhe lakmia per kocka. Kulla e ka gjetur zgjidhjen: ka siguruar strehim ne Nju-Jork pas lerje kembesh te Berishes dhe me pas duke bere thirrje per ta lincuar, ndoshta ne pritje te ndonje kocke nga Rama per intelektualizmin e ri te tij “ne sherbim te atdheut” direkt nga Nju Jorku ku shpresojme te kete mesuar dy fjale anglisht. Rrofte Enveri, poshte Enveri, rrofte Berisha, poshte Berisha, rrofte Nano, poshte Nano, rrofte Rama, pas disa muajsh…..
“…te mos pyesin cfare thote Kulla, Cupi, Stefani, Bushati, Cili, Vangjeli, se te gjithe jane laramane puthadore”. Si je Andon, mire? Edhe ti mund te ishe mes tyre. Kualiteti i moralit do te rritej goxha!
SALA BASHKE ME DETYREN DO TE DORZOJE DHE JELEKUN LULKES.
Intelektual te brymosur me mesimet e partise keshtu ishte pllumbi dhe kur bente humor ne kohen e dikatures , me porosi e bente humorin , kunder armiqve te klases dhe zakoneve prapnike ,bile e kalonte masen per ti hyre ne qefe sek te partise dhe tash me ate menyre done ti hyje ne qefe kryetarit te ps ish komunistave te nderruar emer per te disaten here para 23 vitesh , keshtu jane njerzit pa personalit , hipokrite , puthadore te pushtetit dhe arrogante , shpifes me ato qe humbin pushtetin , zakon i vjeter i shplare .
Or parrucjan prej Puke
Edhe nqs se ka probleme ne figuren e Pellumb Kulles kjo nuk do te thote qe Saliqeni dhe ti si zagar i tij keni te drejte.
Populli ju hodhi ne koshin e historise ne menyren me perbuzese dhe me e vogla qe duhet te beni eshte te mbyllni sqepin.
Shiko mor jaron cfare poshtersish qe keni bere me kartat e identitetit qe jane me mijra dhe lexo si meposhte vijon dy raste pa permendur dhe ato te mijra kosovareve “te pashaportizur” nga Baca u krimit Saliqeni
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për një të ri nga Puka, i cili, një ditë para zgjedhjeve i mori kartën e identitetit një votuesi, duke mos e lejuar që të votonte. Organi i prokurorisë, ditën e djeshme ka nisur hetimet për 21-vjeçarin Bekim Tahiri, nën akuzën e dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve, si dhe të pengimit të zgjedhësit për të votuar. Shkak për nisjen e këtyre hetimeve është bërë kallëzimi në polici i 25-vjeçarit Bledar Vani. Ky i fundit, një ditë para zgjedhjeve është paraqitur para forcave të policisë së Komisariatit nr.4 në Tiranë dhe ka ngritur pretendimin se 21-vjeçari nga Puka i ka marrë kartën e identitetit kundrejt një shpërblimi prej 2000 lekësh që të mos votonte ditën e zgjedhjeve. Sipas policisë, Vani ka pohuar në polici se i dyshuari jo vetëm që nuk i ka dhënë lekët, por nuk i ka kthyer as kartën e identitetit. Menjëherë pas kallëzimit blutë e Komisariatit nr.4 kanë bërë të mundur shoqërimin në polici të 21- vjeçarit, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua karta e identitetit të Bledar Vanit. Sipas policisë, 25-vjeçari Bledar Vani ka qenë votues i Partisë Socialiste. Ky i fundit ka pohuar se i riu nga Puka nuk e ka lejuar që të votojë për partinë e tij dhe për këtë arsye i ka marrë kartën dhe i ka premtuar shumën e lekëve. 21-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që po procedohet në gjendje të lirë dhe ndaj tij ka nisur një hetim edhe nga organi i prokurorisë.
Një tjetër hetim ka nisur edhe për një rast të regjistruar në Kavajë, për një 54-vjeçar qe kishte vjedhur gjeneralitetet e bashkëqytetarit të tij, emigrant në Itali. Burime të policisë bëjnë me dije për “News24” se 54-vjeçari Durim Ramiz Hoxha ka aplikuar në vitin 2009 dhe është pajisur me kartë identiteti, duke përdorur gjeneralitetet e 48-vjeçarit Durim Hamdi Hoxha, banues në lagjen nr.1, në Kavajë, prej vitesh emigrant. Sipas policisë, autori është bërë shkak që shtetasit Durim Hamdi Hoxha t’i bllokohej prodhimi i letërnjoftimit dhe i pasaportës biometrike nga ana e kompanisë “Aleat”, ku ky shtetas kishte aplikuar më datë 11 qershor 2013.
SA POSHTERSI TE TILLA KANE BERE PARRUCJANET E SALIQENIT ????
he .profesori e kalon ne skaner komplet berishen
urime profesor nja 4-5 si ty i duhen ketij vendi ,njerez qe e thone me kjethelli mendimin e tyre e jo servilosen sipas kraheve perkates
te pershendes profesor ku do qe ndodhesh
Prej disa kohesh na mungon humori juaj. Ky shkrim e ka brenda edhe humorin edhe gjemen, “i semuri me kancer u hap dhe u mbyll pa i bere asgje”, kjo eshte nje e vertet e madhe, por sa e kupton PD, sa e kuptojne intelektualet, sa do i lejoin ta mendojne demokratet e thjeshte, sherbetoret mercenar te saliut si, Çili, Hoxha, Çani etj. me llomotitjet dhe llafollogjite boshe e te pa skrupulla qe turrullosin popullin. Saliu spikat si nje tip bajraktari mesjetar ambicjos e i pa skrupull. Prandaj seshte çudi qe te emeroje Lulin per ca kohe dhe ta zevendesoje perseri ate. PD eshte parti pa inventar. Pra mund te votojne vetem ata qe do Saliu. Shpresa “varet” vetem te tropojhanet qe deri tani kane paraqitur tri kandidatuar. Vaj medet moj Parti, ku te katandis Sala ty.
Nderime z. Pellumb.
Nderime veronika
Nderime kekmendas
Nuk I kuptoj keta perse e perflasin pellumbin duke gjetur balte e baltosur kur ai ben nje shkrim te drejte.
Me shokon veronika. Shume flet gjera te medha qe I mvaj ne mendje e shum here ja fut p….s
Kelmendas qofsh ky qe ke komentuar sot. I shkelqyer. Qyretar I vertete.
Njerez ju kam dashur,
Jini vigjilente!
ka nje problem te madh me keta qe i jane lepire Berishes e tani i dalin kunder – behen thjesht te pabesueshem dhe tregojne sa budalla ka qene Berisha qe i mori afer vetes – Pellumb Kulla rri atje ku je e mbylle gojen se ke perfituar shume prej Berishes e kompani
Qe ta marre vesh bota
gjer ne Polin Sud,
une jam doreheqjen…
…Hiq e mos keput.
Uneeeeeee bera tynelet,
rruget e papara,
Bashke kaluam boten,
Perpara…Perpara
Ju futa ne Nato,
ju futa ne TAP,
u mundu gjith’ bota
e s’mujt me na kap.
Uneeeee bej doreheqjen
per te gjithe Deshtimin…
Bashke ne beme miraklla,
fitum Integrimin…
Tash une po terhiqem
se nuk ka lezet,
du me ba te thjeshtin,
nji cop deputet…
Pellumb u kenaqa me artikullin por dhe me humorin e komenteve .Andoni
Çfarë do të bënin drejtësia Angleze, Franceze, Gjermane , Daneze… me monstrën Sali Berisha e Co!
Nga: Mehmet Metaj*
Edhe pasi “me energji shtaze” dhe “skema-primitive-okulte” Sali monsër-Berisha shkatërroi gjithçka në këtë vend, njeriun, demokracinë, dinjitetin kombëtar, institucionet dhe drjtësinë, nepërkembi një popull të tërë dhe pushtoi Vlorën me tanke ne ’97-en, superoi Nanon e degraduar shkeli me kembë opoziten dhe vrau njerëz me 21 Janar dhe Gerdec, Sali monstër Berisha bën përsëri dhe rreket të duket se e duan njerëzia PD-iste, dhe na nxjerr një mesazh infantil të një 16-vjeçari në facebook-un e tij të shpifur prej plakushi se gjoja “e do populli” !!! Kjo është tragji-komike dhe ndodh njëherë ne 1000 vjet në historite e popujve perëndimor që kan bërë demokraci dhe shtet ky ne synojmë të shkojmë, por ata nuk i kan falur këta monstra por i kan ndëshkuar me ashspërsi. “There are people/politicians become riched within impunity (njerez/politikanë që pasurohen nga mosndëshkimi)-tha Presidenti Amerikan Barrack Obama, në fjalën e tij në Universitetin e Cape Town-it, dje në Samitin për marrëdhënieve SHBA-Afrikë.
Por këta popuj kan marrë kurajon kan sakrifikuar për te arritur këtë ditë dhe kan çuar në litar, në gijotinë apo në burg fisnik, mbretër, kançelar e pushtetar-diktartorë ! Ndërsa Sali shpellari ynë “i pa dinë e pa iman”, një injorant e kriminel i paskrupullt, edhe pas gjithe këtyre gjëmave që i ka bërë këtij vendi dhe ketij vendi e populli këto 22 vjetë, duke vrarë e prerë nga të gjitha anet del e na bën karshillëk në media e kudo si “evlija” dhe në PD si “idhull” i pazevendesueshem!!!. Dhe ne krahë i kan mbetur ca kukulla-taralake si: Zhozi, Mersila, Majlinda, Monda, Duma …e deri te më të rejat Erla dhe Vorbsi, dhe nga ana tjetër “burra-eunukë” si debili-Bumçi, antipatiku-Patozi, skilja-Ruli e Pollo, rrugaçi-Olldashi, budalli-Flamur Noka etj……..dhe kapet pas fijes së barit..duke dal hapur te vendos Lul Bashën alias Argita Berishen në krye të PD-së dhe të jetë vet prapa skene dhe pas 4 vitesh të synoj dal prape ne krye !!!. Skandal që gjen terren të ndodh vetëm tek ne!!!!!
Rrënqethesh kur lexon frazat infantile të 16 vjeçarit Gentjan Kërçiku, në facebook-un e tij, por ndoshta ai e shumë të tjerë ( ndonese ja kan rregulluar tekstin babi dhe/ose mami..!) kan dhe të drejtë se tek ne bej shtë duash dhe s’të ndëshkon njeri, kur lihet Sali Berisha pas gjithë këtyre gjëmave që ka bërë në këtë vend dhe me këtë popull të jetë në krye për 20-vjet rresht, ku ta dijë i ziu-fëmijë-viktimë se ai është një monstër dhe kriminel që të vret natën e të qan ditën, që ka zhdukur gjithë kundërshtarët dhe oponentët e vet dhe i jan ofruar ata që i ka rrahur njëhere burra-eunuk pafund qe ka PD-ja sot, etj. Po të ishin anglëzet, francezët apo gjermanët a danezët, Sali Berishën ose do ta pushkatonin pa gjyq ose do ta dënon me burg të përjetshëm, por ai është në këtë vend ku sundon injoranca e arrogancës dhe jo vetëm që mbijeton por tani bën si lapanjoz që gjoja e duan rinia se do të drejtoj akoma PD-në dhe pse jo po mbeti pa ndëshkim dhe shtetin nesër ??!!!
Nëse nuk vihet drejtësia në vend në mënyrë të pamëshirshme për njerëz të tillë si Sali Berisha por edhe shumë të tjerë politikanë apo ish-ministra që i kan shkelur me këmbë kushtetutën dhe ligjet që janë evidentuar ashiqare hajdutë me çizme ky vend jo vetëm nuk do të rilind por pastaj mbetet ta meritoj plotësisht atë që shpesh themi të gjithë se “nuk rregullohet kurre”!!!!!!
Leter pa zarf per Edvin Ramen dhe Ilir Meten
FITIMTARI PERGEZOHET … NUK GJYKOHET
Shqiperine do ta bejme ne shqiptaret… Na llogarisni edhe ne !
Te dashur vellezer dhe shoke ,
Ju pergezojme vellazerisht e shoqerisht per fitoren e madhe te 23 qershorit 2013.
Ju pergezojme per punen e palodhur. per veprimtarine e zgjuar, per fushaten shembullore qe sollen nje fitore te madhe per mbare popullin e kombin shqiptar, pa dallim feje, krahine, ideje, perkatesie partiake apo shtrese shoqerore.
Eshte fjala per nje fitore te paralajmeruar me largpamesi prej burrash shteti e zgjuarsi shembullore nga ana juaj kur deklaronit se votat per ne do te jene aq te shumta sa nuk mund ti cenoje, se nuk mund ti tjetersoje e nuk mund ti pervetesoje asnje hajn votash e bande kusaresh e tyre. E mbajtet fjalen! Aferim!
U pergezojme se fitorja e madhe bashkoi jo vetem rinine me pleqerine, socialistin me demokratin, te majtin me te djathtin, rozen me blune ne simbolin aq te gjetur qe u quajt mavi por doli kuq e zi, doli Jug- Veri, doli vellazeri, shkelqeu , shkelqen e do te shnderrije ne shekuj shqiptari.
Fitimtari pergezohet. Fitimtari nuk gjykohet.
Gjykimin e fitimtareve e dha krygjykatesi i pagabueshem e i pakorruptueshem sovrani shqiptar me nje bujari te pashoqe me nje det votash.
Ishin vota qe dolen nga thellesia e shpirtit te tij fisnik. Ishin vota qe dolen nga maja e hundes, ku ia kishte sjell shpiritin kusaria dhe vrastaria, korrupsioni dhe represioni i nje regjimi autokratik i nje partie autokratike i nje partie shtet te nje personi- shtet. Kurre mos ardhshin me asnjeri e as tjetri!
Fillimi i mbare eshte gjysma e punes te dashur vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe, te nje kombi. 23 qershori 2013 eshte dita e pare dhe hapi i pare.
Nje hap i duhur ne kohen e duhur , ne vendin e duhur me personat e duhur.
Nje barre e madhe dhe e rende me peshen e hallet e nje populli te tere mbi shpine u pret ju dhe cdo shqiptar kudo ndodhemi. Sic na e ka lene amanet nje nder baballaret e demokracise amerikane dhe asaj boterore Xhon Kenedi i famshem nuk eshte koha qe te presim se cfare do te beje qeveria juaj per ne. Eshte koha te mendojme e veprojme se cfare duhet te bejme secili prej nesh per shtetin e kombin tone.
Ndaj na llogarisni edhe ne. Na llogarisni edhe ne emigranteve shqiptare, gjysmen e popullit e te kombit shqiptar jashte trojeve tona jo per te ardhur e per te ndare torten e fitores historike te 23 qershorit. Kurren e kurres!
Sot eshte data 30 qershor, plot nje jave pas festes se revolucionit demokratik te 23 qershorit.
Festa ka mbaruar… Eshte koha per pune te medha, per projekte te medha e konkrete qe ta bejme Shqiperine. Ta bejme Shqiperine Zvicren e Ballkanit !
Zoti e Nena Natyre jane treguar teper bujar me atdheun e popullin tone.
Na kane dhene nje toke flori ku plazhi i perhershem dhe bora e perjetshme jetojne ngjitur me njeri tjetrin.
Na kane dhene nje klime me kater stine qe dallojne e nderthuren mire me njera tjetren.
Na kane dhene nje mbitoke e nje nenetoke te begate, flori.
Na kane dhene me bollek tre thesaret me te medha te njerezimit Diellin, Token dhe Ujin.
Na kane dhene pasuri mbitokesore e nentokesore me bujari.
Na kane dhene perla natyrore nga Bjeshket e Nemuna e deri ne Butrint , nga Syri i Kalter e deri ne Vermosh, nga Lkeni i Dashit e deri tek Liqejt e Lures… qe pjellin flori me investime minimale po ti nikoqirisim si te ishin tonat.
Na kane dhene nje pasuri mbi cdo pasuri : nje popull te mencur, punetor te urte e bujar qe eshte pasuria mbi pasurite, sic e tregoi me se miri edhe me revolucionin e pare te mirefillte demokratik ne historine tone kombetare.
Na llogarisni edhe ne roze apo blu, socialiste apo demokrate, legaliste apo republikane, minoritare apo majoritare… pa dallim e mbi te gjithe jemi shqiptare. Mos na i shihni teserat as iderat politike !
Na testoni trurin dhe projektet tona konkrete ne dobi e ne sherbim te popullit e shtetit tone. Jo fjalet e bukura e guret ne traste!
Shqiperia me shume se kurre sot ne keto kohe te veshtira ka nevoje per trurin e cdo shqiptari. Per cdo post e per cdo vend pune te jete vetem konkursi, vetem projekti konkret , vetem ideja, vetem shpikja , vetem vlera qe secili prej nesh i ofron popullit e atdheut tone!
Konkurs e test edhe per Gregorin e Deboren e Skraparit! Tek ta fillon liria e barazia para ligjit ne toke e Zotit ne Qiell !
Me llafe te bukura e me premtime boshe jemi tejngopur
Jo mendesia otomane “me mire nje mik se nje ciflig” Ti gjejme njerun e duhur punes se duhur dhe jo qoshen e ngrohte e karriken mikut te paduhur.
Te pasurojme Shqiperine e shqiptaret e jo miqte e kollovaret, shushunjat qe i ngjiten cdo pushteti per ta vjelur xhepin e shtetit e jo per xhepin e miletit, popullit. Duke pasurur Shqiperine dhe shqiptaret pasuroni edhe vetveten e jo kurre me 2 per Salen e 1 per Lalen!
Personin e duhur , ne kohen e duhur e per punen e duhur! Ndryshe do te jemi te ndeshkuar ta masim punen e vetveten me hijen e mengjezit, te krahasojme veten me kohen e Satrapit apo te Merhumit, te Sales !
Krahasimi sot behet me ku e gjete ku do ta lesh! Krahasimi sot behet me majat e Botes… Kush matet me hijen e mengjezit nuk i ka as trute e kendezit, thote nje shprehje filozofike e sovranit.
Energjitika, nafta, mbi te gjitha bujqesia, blegtoria, peshkimi krejt organike duhet te jene perparesi e perparesive qe te ndertojne rruget e lulezojne turizmin…, do ta kthejne Shqiperine ne ” nje bahce me lule ” qe pjellin mjalte e flori per shqiptaret! Do te jene keto dege paresore te ekonomise qe do te shkurtojne rruget dhe distancen me Evropen e Bashkuar e boten e qyteteruar.
Kemi besim te plote tek ju Edi Rama e Ilir Meta se do dini te menaxhoni me zgjuarsi e nikoqerllek sic bete gjate fushates se fundit zgjedhore keto thesare te cmuara te popullit e atdheut tone!
Kemi besim se e keni kaluar me shume sukses proven e pare te bashkepunimit me njeri- tjetrin si kryeminister e kryetar bashkie te Tiranes kur per nje kohe te shkurter e me harxhime minimale e energji maksimale e kthyet Tiranen nga nje ish- nevojtore e bindonvile masive ne nje metropol te mirefillte evropian !
As ti pa Ilir Meten e as Ilir Meta pa ty nuk do t’a kishit arritur kurre ate sukses qe iu dha ju Zoti Rama rekordin e vetem boteror te Shqiperise : “Kryebashkiaku me i Mire ne Bote”, me te cilin krenohemi edhe sot dhe eshte futur ne histori.
Krenohemi po ashtu edhe per paralajmerimin profetik qysh me 12 maj 2012 kur bashkepunimin midis jush e quajtem “nje shans historik jo vetem per te majten por per mbare Shqiperine” !
Ndryshe nga cdo analist tjeter pavaresisht nga spektri politik, apo mediatik e perseritem kete bindje njerezore edhe me 1 prill 2013 kur u njoftua marreveshja juaj per koalicion! 23 qershori 2013 e deshmoi e vulosi me nje fitore plebishitare mbareshqiptare !
Urome qe brenda dy vjetesh ta merrni nje titull te tille edhe si Kryeministri me i suksesshem ne Bote ! Eshte urim se pari per Shqiperine e pastaj per ju !
Kemi besim ne shpirtin tuaj liberal te sprovuar ne kohet e veshtire te ish- katrahures kur ishit ne krye e ne balle te levizjes se madhe Liri Demokraci! E duam Shqiperine si e gjithe Evropa ! E duam Shqiperine si Ameriken demokratike, qe u degjenerua dhe tradhetua nga Katovica ramizo- saliiste!
Kemi besim ne shpirtin tend prej artisti dhe punetori jo vetem te palodhur, por edhe ambicioz e qe di te punoje e qe i ka duk puna Zoti Rama!
Kemi besim ne regjizorin e puneve te medha per pak vite qe qendroi si kryeminister te Ilir Metes, “Buldozerit” qe do ta kishte futur shume shpejt Shqiperine ne BE, po te mos ishin sterkembeshat e intrigat e mikut tone te vjeter Nano dhe te bashkevendasit tone Berisha!
Eshte koha per veprim e pune te medha…. Jo qe te rrokim garuzhdet e qeset plastike per torten e pushtetit te popullit, me popullin e per popullin, por per te pasuruar e begatuar kete popull e pastaj pse jo edhe vetveten!
Shqiperia do te behet. Ate do e duhet ta bejme ne shqiptaret duke degjuar e duke mesuar edhe nga nderkombetaret , se pari e mbi te gjitha nga miqte dhe aleatet tane strategjike SHBA-ja dhe Evropa e Bashkuar, jo nepermjet Podestave e lidhjeve okulte. por nepermjet nje politike te jashtme aktive, nje diplomacie profesioniste te mirefillte shqiptare e jo ala celulash partie e cerdhe te ngrohta miqsh e shokesh.
Shqiperia nuk behet e nuk mund te behet me parulla nacionaliste e shoviniste, qe perdoren per qellime elektorale e per te fshehur antipatriotizmin e sprovuar deri ne rrenim total shteti e zhberje te Shqiperise sic u veprua ne 1997-en, me grusht shtetin e 14 shtatorit 1998 per llogari e ne dobi te Milloshevicit, qe deshtoi ne saje te Shtepise se Bardhe te fatit tone te bardhe, me 15 mars 2008 ne Gerdec e me ekzekutimet makaber e te cmendura te 21 janarit 2011….
Politika e jashtme e Shqiperise nuk behet duke lene te paralizuar ambasaden tone ne kryeqytetin e politikes Boterore ne Uashington per me pak se 250 000 dollare investime, ndersa paguhej Podesta e co. me mbi 5 milione dollare vetem tre vjetet e fundit per lobim e mashtrim per te lulisur e shtremberuar imazhin e nje personi – shtet apo te nje shteti- personal.
Politika e jashtme nuk mund te behet me nje mision te Perhershem ne OKB me mure te shqyer e suva te rene, e aq me pak me nje ambasador qe te vetmen merite kishte nenshkrimin e aktit te tradhetise kombetare per Otranton… !
Diplomacia eshte jo vetem profesion teper i veshtire, por edhe art e jo qoshe e ngrohte per bije e bija, per dhendurre e dashnore, per niper e mbesa, per miq e shoke te ketij ose atij oborrtari.
As politika e jashteme dhe as politika e brendshme e nje shteti nuk behet me korrupsion e me nepotizem qe na kane vene ne krye te listave te tyre te zeza boterore. Ato zhbejne edhe shtetet e medha e jo me nje shtet te vogel si Shqiperia, i fundit e akoma jo as kandidat per ne Bashkimin Evropian, per shkak te politikes se partise shtet ose te jemi me te sakte te nje personi- shtet qe ka akaparuar cdo pushtet e qe sundon me impunitet te vetgarantuar njesoj si Luigji i 17 e despotet e Lindjes se Mesme qe i fshiu dhe po i fshin pranvera arabe !
Duke u pergezuar per fitoren e merituar dhe ne permasa te medha te 23 qershorit urojme qe ky fillim i mbare te jete edhe me i mbare ne rrjedhen e veprimtarine tuaj ne sherbim e ne dobi te shqiptareve dhe te Shqiperise sone te dashur !
Vellazerisht
Agim e Alban Dega
Nju Jork, me 30 qershor 2013 .-
I nderumi A.H.DEGA
Shkrimeve tuaja te koheve te fundit nuk i heq asnje presje pamvaresisht se ju keni patur oshilacjone te patolerueshne ne lidhje me drakulen Berish.Per kete te kam bere nje copy-paste te nje komenti tuaj te Gazeta 55 qe eshte gazeta me antikombetare e mbushur me ish fuksatnga ata me te poshterit te sigurimit shtetit.
Kam vetem nje verejtje per ju:
Drakula berishe eshte ndertuar prej kartoni dhe eshte nje krijese artificjale 22 vjecare qe komndohet me pult nga tre bashk-malsore tuaj ne rrethinat e washingtonit.Prandaj ju sugjeroj mos u merr me berishen prej kartoni po me ate tropojanin nga washingtoni. Tung
GAZETA 55
E premte, 19 qershor 2009
Pse do votoja për Sali Berishën, me 28 qershor?
Nga Hamdi Dega, Nju Jork
Jane te pakte gazetaret, komen-
tatoret a analistet shqiptare qe kane
shkruar me shume se une kunder
Sali Berishes. Nuk jam aspak i
penduar, as kam ndermend te bej
ndonje autokritike ala enveriste-
lejfeniste per çfare kam shkruar. As
jam paguar, as jam shperblyer, as
jam dekoruar per çfare kam
shkruar….
Arsyeja eshte krejt e thjeshte.
Asnjehere nuk kam pranuar dhe aq
me pak do te pranoj ne te ardhmen
te jem mercenar i mendimit te
paguar ose perfitimeve te par-
akalkuluara politike. As jam shitur e
as do te shitem. Kane qene
mendime krejt te lira. Ka pasur raste
qe kam pasur te drejte, ka pasur
raste qe ka folur me shume pasioni
i çastit. Ka pasur raste edhe qe
emocionet kane bere punen e vet si
ne çdo qenie njerëzore…
Cfare ndodhi me Hamdi Degen
qe pikerisht ne kete zagushi
elektorale e ne kete kacafytje politike
ndërron qendrim dhe po i ben nje
sherbim vullnetar Sali Berishes?!
Çfare qendrimi!? Cfare sherbimi?
Asnje dite e asnje cast nuk kam
qene anetar i PS-se ose ndonje
partie tjeter politike ne Shqiperi.
Pse!? Diten qe mbahej Kongresi
themelues i PS-se vellai im Agim
Dega e mori fjalen ne emer te
delegateve te Tropojes. “Jemi
kunder vendosjes se emrit PS.
Eshte nje kozmetike e papran-
ueshme per ne delegatet e
Tropojes dhe per mua personal-
isht… Ky emer na kujton emrin e
Partise Socialiste te Millosheviçit,
per çka ne delegatet e Malesise se
Gjakoves jemi krejtesisht kunder
per shkak te politikes se tij terroriste
kunder vellezerve e motrave
shqiptare ne Kosove…” tha ai.
Po prisja qe salla te duartrokiste
atdhetarine tropojane…. Krejt e
kunderta ndodhi. Nga salla
shpërtheu histeria bolshevike
internacionaliste proletare e gardes
se vjeter komuniste. Aq e eger dhe
barbare ishte ajo, sa megjithëse ne
mikrofon e mbuloi, e mbyti fare zerin
e tim vellai. Pak perpara, e njëjta gje
kishte ndodhur me shkrimtarin
Dritëro Agolli. Prita qe Agimi tua
flakte teseren e partise nga tribuna
ne fytyre atyre turmave qe kishin
linçuar neper plenume e mitingje
dhjetra intelektuale e bile edhe ish-
liderë te tyre. Nuk e beri… E drejta e
tij. “E kisha fituar me pune e
ndershmeri jo me histerira barbare”
me tha. Ishte e verteta! E perqafova
dhe i thashe shyqyr qe nuk ishte
gjalle qoftelargu se do te kishe
perfunduar si Mehmet Shehu!
Midis Berishës dhe
Fatosit
/Nese eshte krejt e vertete
se e kam kritikuar Sali Berishen
eshte po aq e vertete qe po aq, ne
mos me shume, e kam kritikuar
edhe “liderin historik” te PS-se
Fatos Nano dhe stanin e tij te
korruptuar. Koha me dha te drejte
dhe dhashe nje kontribut modest
per demorkacine shqiptare. Jam
krenar dhe nuk leviz asnje presje ne
vleresimet e mia qe ishin fakte te
gjalla pa asnje pasion e emocion.
Një e vërtetë absolute
/
Kam 35 vjet qe e ndjek nga shume
larg, por edhe nga shume afer
politiken shqiptare…. Ajo ka
ndryshuar rrënjësisht. Ketij ndryshi-
mi nuk i shpeton asnje shqiptar
sado afer apo sado larg qofte. Secili
ka te drejte te ndryshoje… Vetem nje
gje eshte absolute ne kete Bote: çdo
gje eshte relative! Sot pas 19
vjetesh demokraci ne Shqiperi
deklaroj voten time hapur per Sali
Berishen ….
Pse!? Se pari Sali Berisha eshte
lideri politik me atdhetar ne Shqiperi.
Ai e filloi karrieren e tij nga hiçci. Biri
i dy malësorëve pa asnje mbesh-
tetje, qe per pak e lane pa shkolle
per shkak te “kleçkave” ne biografi,
arriti te perfundoje shkelqyer
Universitetin, arriti te emerohej
pedagog e mjek njekohesisht… e
deri deri edhe te specializohej ne
Paris… Arriti te mesoje gjuhe te
huaja dhe te shkelqeje ne kardi-
ologji. Arriti te beje realitet endrra qe
dukeshin te parealizueshme edhe
ne ëndërr…
Pasioni me te cilin ai ndiqte
zhvillimet ne Kosove, perkushtimi
ndaj çeshtjes se Kosoves qekur
ishte mjek i thjeshte eshte shem-
bullor. Akoma e kam te fresket ne sy,
ne mendje, ne shpirt kur ne sh-
tepine e mikut te tij dhe bashkeven-
dasit tone Mehmet Elezi korrektoi
komentin tim per planin famekeq te
Millosheviçit per serbizimin dhe
kolonizimin perfundimtar te Kos-
oves. Ai koment pati nje jehone te
madhe nderkombetare dhe koha
vertetoi largepamesine e tij.
Ne kulmin e katrahures se ’97,
kur Shqiperia ishte ne flake edhe
per shkak edhe te gabimeve
foshnjarake te Berishes, ne kohen
qe Presidenca ishte e rrethuar dhe
pritej te sulmohej nga Çaushët, sic
me kane treguar deshmitare
okulare, Sali Berisha nuk e braktisi
Shqiperine… Vendosi te vdiste si
hero e jo tua mbathte me te katra
nga syte kembet, siç do te vepronte
pak me shume se nje vit me vone
Fatos Nano! Kjo eshte nje prove
zjarri, nje deshmi madhore per
atdhetarine e Sali Berishes…
Ne kohen e luftes çlirimtare ne
Kosove, kulla e tij ne Viçidol u be
baze e sigurte dhe strehe e ngrohte
e qindra lufetareve per liri te Kos-
oves. Shume prej tyre rane si heronj
ne altarin e lirise dhe pavaresise se
Kosoves.
Vepra me e madhe ne
Ballkan dhe …
/Vetem nje ure
ka ndertuar Ahmet Zogu ne lumin
Mat dhe bile edhe ne kohen e
diktatures e deri sot njihet si “Ura e
Zogut”… Megjithe perpjekjet per ta
sabotuar fqinjet tane te Jugut e te
Veriut, Sali Berisha e filloi dhe po e
mbaron Rrugen Durres – Morine,
arterien e bashkimit kombëtar
Shqiperi- Kosove. U vodh. U
shkapërderdh. Sado te jete vjedhur
e shkapërderdhur rruga mbetet
monument , “investimi me i madh
ne Ballkan”, siç e degjova ne
“Euronjuz” para dy ditesh.
E kot nuk thote populli ku
punohet, ku ndertohet edhe do te
shkaperderdhet e vidhet ngapak….
Apo mos valle vodhen me pak
Nanot e Gjinusherit, Cacet e Bacet,
Malajt e Balajt ne vepra shume me
te vogla e tendera !
Po ju tregoj nje ngjarje me nje
bashkevendas te Berishes dhe
timin ne kohen e diktatures. E
quanin Osman Gega, babai i dy
futbollisteve te talentuar Halit e
Skender. Ishte drejtor i Komunales
ne Bajram Curri. Nga Komiteti i
Partise dhe Komiteti Ekzekutiv i asaj
kohe kishin ardhur per te shkarkuar
pergjegjesin e nje reparti se gjoja
“kishte pervetesuar pasurine
socialiste”. Burimi i akuzave ishte
nje rival per postin e tij, me letra
anonime, thashetheme e mjete
rrethanore te asaj kohe. Ai kishte
pergatitur terrenin me premtime
edhe per punonjesit qe ngriheshin
si me suste duke e akuzuar dhe
kerkuar shkarimin e pergjegjesit.
“Jo si e bleu ai televizorin…. Si e
bleu lavatriçen…. Si e bleu frig-
oriferin….” E tërrci e vërrci. “Propo-
zojme shkarkimin e X-it tij dhe
zevendesimin e tij me Y-in….” I
deleguari i partise i kerkon drejtorit
mendimin e tij…
…. mesazhi i Osman
Gegës
/Osman Gega e merr
fjalen dhe shkurt thote: “X paska
blere televizorin…. lavatriçen,
frigoriferin. Pra X e paska siguruar
artilerine rende qe kushton me se
shumti… Une propozoj t’i japim nje
verejtje me paralajmerim, por te
mos e shkarkojme sepse po e
zevendesuam me Y-nin , ky do t’ia
filloje nga e para vjedhjes dhe
reparti e ndermarrja do te humbase
dyfishin…. Mesazhi eshte i qarte:
pra me mire te votojme per keta qe
tashme jane ngopur se te sjellim te
babeziturit e rinj qe do t’i kushtojne
popullit e Shqiperise dyfishin.
Nuk ka shqiptar brenda e jashte
Shqiperise te sjelle nje fakt korrup-
sioni ose dallavereje financiare te
Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo
rast qe ai eshte informuar apo ka
marre vesh per korrupsion e
dallavere, ai menjehere i ka
spastruar pa medyshje autoret e
tyre si ne Dogana, ne KESH, ne
Tatime pra ne pikat kyçe ku eshte
djersa e mundi i popullit. Persa u
perket shpifjeve per vajzen e
dhëndrrin e tij do t’u thoja akuzue-
sve te tyre turp e faqja e zeze per ju
se çdo pasuri e tyre eshte e
mbuluar teresisht nga pagat e larta
me UNMIK-un e KFOR-in ne
Kosove. Mos valle djali dhe vajza e
tij duhet te rrine papune e te heqin
dore nga profesionet e tyre vetem
per te kenaqur kundershtaret e tij!?
Mos valle femijet e tij duhet te
behen fli te “moralit proletar” dhe
“dhjete tipareve te komunistit”!????
Te pergojosh djalin e Berishes
eshte po aq e turpshme sa pergoji-
mi i semundjes se kapercyer te
djalit te Edi Rames… Edhe me e
paturpshme eshte pergojimi i
kombesise se bashkeshortes se tij!
Turp e faqja e zeze se Liri Berisha,
Balidemaj eshte nderi i gruas
shqiptare ne te gjithe drejtimet …
Shembull serioziteti
/
Mund te besh shume kritika e
verejtje per politiken e meparshme
dhe te sotme te Sali Berishes. Nuk
ka se si ndodhe ndryshe: kush
punon edhe gabon. Po askush nuk
mund ta akuzoje Sali Berishen per
mungese serioziteti. Sa ishte serioz
e skrupuloz ne fushen e kardi-
ologjise kur iu fut asaj, aq bile edhe
me serioz e tregoi dhe po e tregon
vetveten ne fushen e politikes. Asnje
pune ai nuk i futet me dy mendje…
Kiji inatin por jepi hakun edhe
kundershtarit. Realiteti eshte realitet
edhe kur nuk me vjen per hosh
mua. Me gjeni nje lider politik me
serioz e me punetor se Sali
Berishen dje, sot…. Neser ishalla
do t’ia kalojne shume te tjere per te
miren e Shqiperise. “ Nuk ka lider
me punetor se Sali Berishen” ka
deklaruar EuroDeputetja Doris Pack
dhe shume personalitete te tjera
evropiane.
Zero tolerance ndaj
imoralitetit
/
Nuk ka asnje lider
politik ne Shqiperi sot qe gezon
moralin dhe reputacionin e Sali
Berishes. “Ishte i vetmi profesor qe
te shikonte si prind, si profesor e jo
si laper “ me thoshte nje ish-
studente e tij e para 25 vjeteve…..
Gjithe jeta e tij, por edhe paraard-
hesve te tij dhe krejt families se tij
jane eshte shembull morali te larte
shqiptar.
Per çdo gje mund te toleroje, por
kur eshte fjala per moralin, toleranca
e tij eshte zero, sic e tregoi edhe jo
vetem rasti i ish-ministrit te Kultures,
Rinise dhe Sporteve Ylli Pango.
Berisha e shkarkoi ate brenda kater
minutash sapo u transmetua
kronika e “Fiks Fare”. Ka shembuj te
pafund qe me bejne te ndihem
krenar per kete bashkevendas timin,
siç e kam deklaruar edhe me pare.
Sali Berisha ka nisur projekte te
medha per Shqiperine ne Veri e ne
Jug, ne Lindje e ne Perendim. Ka
marre persiper barre te medha e te
renda qe vetem nje lider punetor,
kurajoz, serioz si ai mund t’i çoje deri
ne fund.
Sali Berishes i duhen edhe kater
vjet qe t’i perfundoje ato…. Ndaj vota
ime do te jete per Sali Berishen. Ai
ngjason mjaft me ish- Presidentin
amerikan Xhorxh Bush …. Kur e jep
fjalen, qofte edhe mbrapsht po te
jete, ai e con deri ne fund. Ne rastin
konkret behet fjale per fjale per se
mbari ne dobi e ne sherbim te
Shqiperise e popullit te saj.
Kantier i madh ndertimi
/
Sali Berisha e ka kthyer Shqiperine
ne nje kantier te madh ndertimi.
Vetem nje lider si ai mund tu beje
balle ritmeve te larta te punes qe
kerkon ky kantier. Sali Berisha eshte
pjekur politikisht. Ai ka krijuar nje
karizme te spikatur dhe autoritet te
padiskutueshem brenda vendit dhe
ne arenen nderkombetare. Pranimi i
Shqiperise ne NATO, kembengulja e
tij per futjen e Shqiperise ne
Bashkimin Evropian, vizitat e takimet
e shumta ne nivelet me te larta
shteterore e boterore jane nje
garanci per rritjen e forcimin e
autoritetit nderkombetar te Shqi-
perise. Sali Berisha eshte politikani
me i mirinformuar per cfare ndodh jo
vetem brenda, por edhe jashte
Shqiperise, jo vetem brenda PD-se,
por edhe partive te tjera qofshin ne
koalicion, qofshin ne opozite.
Mësimet e demokracise
amerikane
/Asnje politikan
shqiptar sa Sali Berisha nuk ka
mesuar e nxjerre me shume
mesime nga nena e demokracise
SHBA-se… Gati te gjithe keshilltaret
me te afert te Presidentit te sotem
Barak Obama jane nga Ilinoisi,
shoke e miq besnike te tij. Mbi 80
perqind e qarqeve drejtuese te
superfuqise dhe “Mekës se
demokracise” boterore gjate tete
vjeteve te fundit ishin nga vendlindja
e Bushit, Teksasi… Berishës nuk i
duhen sahanlepires nga ata qe
hane te Berisha e lehin tek Nanoja
apo Rama, nga ata qe hane tek
Lulashi e lehin tek Marashi, sic
thone lekbibasit tane…. Jo ! Ajo eshte
pabesi e jo trimeri politike! E kam
deklaruar qysh ne qershor te vitit
1992 publikisht se persa kohe
pranoj karriken, rrogen e Berishes
do ti qendroj besnik bukes se
femijeve te mi, kontrates dhe fjales
se dhene…. Edhe sikur roje garazhi
te pranoja te ishja! Ka rregulla ne
Bradozhnice , themi ne tropojanët.
Themi, por jo gjithnje veprojme
ashtu…. Berisha eshte vigjilent dhe
nuk i ka shume qejf vithe- dredhjet
politike.
Deri tani koha i ka dhene te
drejte… Vec duhet te ruhet shume
nga berrylat shume te gjate dhe
gjuhet helmuese te shqiptareve
kunder shqiptareve e sidomos te
tropojaneve kunder tropojaneve , cka
mbetet semundja me e keqe e
kesaj treve dhe e Ballkanit ne
pergjithesi. Duam te jemi te gjithe
bajraktare pa qene as te paret e
katundit!
I pakonkurrueshëm ….
/
Sali Berisha ka krijuar nje figure te
konsoliduar dhe stabile politike
brenda e jashte vendit. Asnje lider
politik shqiptar nuk ka staturen e tij
sot. Askush as brenda stanit te tij
dhe aq me pak ne opozite nuk mund
te konkuroje me te. Ai me te vertete e
ka nxjerr ne pension politik jo vetem
liderin historik te se majtes Fatos
Nanon, por edhe krejt opoziten e
lideret e saj. Ai sot per sot eshte i
pakonkurueshem dhe nxjerr ne
nokaut cilindo kundershtar te tij
brenda ose jashte PD-se dhe
koalicionit te saj.
Me zgjuarsine e tij natyrore dhe
taktikat e tij te mencura, me arritjet
brenda vendit, por edhe ne arenen
nderkombetare Sali Berisha gati e
ka kthyer opoziten politike ne nje
freskozite per qeverine e tij. Asnje
lider tjeter politik ne koalicionin e
udhehequr prej tij e aq me pak ne
opozite nuk ka reputacionin e
autoritetin e tij.
Peshku ne det te djeg
tiganin…
Kemi pune shume me te rende-
sishme e halle shume me te medha
per te zgjidhur. Nuk ka kohe per te
humbur. Opozites i duhen edhe kater
vjet te tjera qe te zene peshkun e
pushtetit… Me fjale te tjera vota ime
per Sali Berishen eshte vote edhe
per opoziten. Ajo ka nevoje te piqet
politikisht, te fitoje autoritet, seriozitet
dhe besueshmeri. Te freskohet dhe
spatrohet nga xhaketat e vjetra e te
korruptuara te tipit Gjinushi… Asaj i
duhen edhe kater vjet qe te arrije ate
shkalle. Me Berishen nuk do te
ndodhte nje gje e tille!
Detyra paresore e Shqiperise sot
eshte futja ne Bashkimin Evropian.
Lejtmoviti i levizjes per demokraci ne
Shqiperi ishte e mbetet “E duam
Shqiperine si gjithe Evropa!”. Para dy
javesh Evropa votoi per te djathen, e
cila ka shumicen ne Parlamentin
Evropian, organin me te larte te saj.
Duke votuar per te djathten dhe Sali
Berishen edhe ne Shqiperi e
shkurtojme edhe rrugen drejt
Evropes, pasi jemi ne rrjedhen e saj
te natyrshme. Per kete Berishes i
duhen edhe kater vjet me shume. Me
shume se Sali Berishes, ato i
nevojiten Shqiperise dhe popullit te
saj. Kjo eshte edhe arsyeja kryesore
pse une do te votoja per Sali Berish-
en! Vota ime per Sali Berishen para
se te jete vote per personin e tij se
pari e mbi te gjitha eshte vote per
Shqiperine dhe popullin e saj.
Sot vota ime eshte per Sali
Berishen, per Shqiperine.
IDASHUR DHE I PA SHQUARI PELLUMB. ME SHKRIMIN QE BENI ME DUKESH SI SORRE, PO STERR AMAN SIC ESHTE E ZEZA.TURP TE TE VIJE QE HEDH POSHTE BUKEN E DHENE FALAS DHE TURP PER NDERIN QE PADREJTESISHT TE BERI SALI BERISHA.TE GJITHE JU QE PERFITUAT NGA ZEMERGJERESIA E SALI BERISHES JU JENI ME MLLEFE PERSONALE DHE NJE DITE TE BUKUR DILNI SI KRIMBAT MBAS SHIUT. ISHE TI AI QE BEJE LLOGJE NE SAJ TE PARTISE KUR TE NE KAMPE PERQENDRIMI DHE TI ME HAJE CACKULLA NE MES TE FIERIT . KUR TE TJERE ISHIN FJERAK DHE DERGJESHINNEPER KAMPE PERSE TI KAQ I PERKEDHELUR MOS VALLE KISHE RENE NGA QELLI.SHIKO NE PASURRET SE ME DUKET JE FRYRE SHUME.KUJDES KAPILETEN