Grusht shteti nga Arben Imami?

4 Korrik 2013, 21:41Editorial TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

1./ Dje, të mërkurën e parë të 2013-s, kundroja i vëmendshëm herë internetin e herë ekranin e televizorit. Pas mesdite, lajmet që vinin nga Stambolli dhe Kajro kishin brenda veç informimit edhe një lloj sadisfaksioni. Ta ndjekësh kaq lajme të forta ndërkombëtare nga Shqipëria të bëjnë të mendohesh gjatë e të psherëtish:

-”Ky vendi i ynë do të prodhojë ndonjë herë veç scoop-eve të rënda edhe pak tharm qytetërimi?”

Betejat këmbëngulëse të protestuesve në Turqi nisën si fillim në mbrojtje të hapësirës së gjelbër Gazi e më pas u politizuan si për t’i treguar Erdoganit se kafshimi i lirisë së qytetarëve dhe zgjatja e pushtetit të lodh, të konsumon dhe arroganca rrezikshmërisht s’t’i sekularizon ambiciet e shfrenuara. Pavarësisht se paralel me protestuesit, kryeministri turk nxori në shesh miliona përkrahësit e tij duke të kujtuar post 21 janarin shqiptar, ende frika se qeverisjes së tij iu plasarit uniformiteti mbetet tashmë e tutje permanente. Komplotet konspirative të mendjes erdoganase ashtu si çadrat tona pistoletë dhe thikat me helm, mbetën thjesht barsoleta orientale të sfumuara nga mospranimi i bumerangut. Një vend si Turqia, ku ekonomia dhe stabiliteti financiar po i reziston recesionit global e ka tashmë të establishuar një klasë të mesme stabël dhe elitat e saj të vjetra e të reja organikisht përcjellin veç respektit edhe detyrimet ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese sepse shtojnë kësisoj më shumë respekt dhe rehati ndaj vetes.

Vendimi i Gjykatës Administrative turke pa ekuivok iu dha të drejtë protestuesve dhe parku i famshëm dhe e vetmja hapësirë e gjelbër në zemër të Stambollit aziatik do të mbetet e paprekur duke rrëfyer në heshtje këmbënguljen e qytetarëve që e duan vendin, lirinë dhe natyrën.

Me një sistem drejtësie autoritativ e aspak servil dhe lapanjoz, Turqia “e kushërinjve” tanë ka ditur të ndajë shapin nga sheqeri dhe pavarësisht se shtrihet në krevatin e dy kontinenteve, kokën me mendjen brenda e mbështet në jastëkun e anës evropiane.

Po në këtë vendin tonë a dini ndonjë vendim gjykate që në kulm krizash ose debatesh të kundërshtojë qeverinë e tu hapë rrugë prospekteve me bazë qytetarie dhe civilizim. Përveç vendimit të famshëm të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të kufirit tonë  detar asnjë vendim tjetër nuk ka cenuar arrogancën ose gomarllëqet meskine të kujtdo qeverisjeje. Ose mund të kemi vendime qesharake si ai i Zogut të Zi kur gjykatat tona të shpartalluara shprehen vonë, shumë vonë pasi të jetë bërë gjëma ose pasi të ketë ikur për lesh qeveria.

 

2./ Kajroja e Misirit ia bëri fora përsëdyti. Pranverën arabe të 2011-s e përforcoi me beharin për marshallah të këtij viti. Largoi një Mubarak diktator të konsumuar dhe të zgjedhur jo me votë dhe po me votë i besoi një Mursi-je që kujtoi se nën petkun e besimit zyrtar të vendit do të myslimanizonte edhe autoritetin republikës. 12 muaj kohë ia lanë në dispozicion dhe teksa panë që ekonomia po ngordhte si mumje e balsamosur, teksa panë që kërkonte të berishonte çdo skutë të regjimit dolën protestuan plot dinjitet dhe me shkelm bythëve e rasën te qoshja.

Ashtu si gjykata turke, e cila u ngrit pa frikë e pa droje mbi autoritetin e sforcuar qeverisës, ushtria egjiptiane tregoi edhe një herë se kur kandari i pushtetit anohet artificialisht duhet goditur me shpullën e interesave publike kapadaillëku artificial.

Të mendosh se në këtë shekull të ri monstruozitete liderësh ende vazhdojnë me diktatet demode duke justifikuar regjimet e tyre me emfasizëm biblash, kuranësh apo integrimesh të deformuara evropiane, të vjen të protestosh e të rrezikosh dyfish.

Dhe ja ku jemi duke pyetur veten:

-Po në këtë vendin tonë a dini të kemi ndonjë ushtri autoritative mbi palët dhe të zgjidhë situatat e vështira provizorisht?

Imagjinon dot dikush kur prokuroria urdhëronte arrestimin e krerëve të Gardës më 22 janar 2011 ndërsa bëhej palë me vrasësit policia strukej e frikur në kryeministri.

Imagjinoni sikur Arben Imami me urdhër arrestet në dorë të shkonte e të çonte zvarrë ne qeli patriotët snajpera të doktorit?

Imagjinoni sikur autoriteti i shtetit të komandohej nga ushtria jonë deri në zgjidhje situatash apo zgjedhje të parakohshme?

Eh mor daje, çfarë llafos dhe unë.

Ushtria jonë e NATO-s shet me para në dorë misionin e një kapiteni që shkon të luftojë në Kabul.

Ushtria jonë gërdecon e vret për të fituar me vdekjen, tenderos si mos më keq brekët, fasulet dhe orizin e ushtarëve. Punëson militantët mbi bazë dialektologjie dhe pushon e shkatërron gjeneralët e saj pse janë më të aftë e më të lexuar se Jar Nishani që e zuri barku duke ngrënë një sufllaqe në Tel Aviv. Dhe ec e prit ndonjë grusht shteti nga Shtabi ynë i Përgjithshëm që e le punën qysh në 12 të drekës dhe i ke gjithë ditën duke pirë makiato te Taiwan-i.

Lodhu kot o Bledi Mane duke u bërë moral vetes dhe lexuesve. Lodhu kot, por të paktën fati vonon, por nuk harron të shfaqet. Ne nuk kemi sistem të pavarur dhe efiçent drejtësie, ne nuk kemi ushtri autoritative dhe profesioniste si e egjiptianëve. Ne ashtu dembela në dukje tolerojmë dhe më pas shpërthejmë. Më 1997-n ishte gjenerali Arben Imami që ngriti pushkë ndaj Mubarak Berishës ndërsa më 2013 u qërua me grushtin e fortë të votës Mubarak Berisha bashkë me Mursi Imam bajalldinë.

 

*fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

28 komente në “Grusht shteti nga Arben Imami?”

  1. coku says:

    si gjithmone brilant. vetem se te kam kerkuar shume here si do jete shqiperia psh ne shtator ose mot.

  2. Dukuri kalimtare says:

    Imami eshte vetem per tendera!
    Ai i pushon gjeneralet, kur e kundershtojne per privatizimet ne ushtri,duke i zevendesuar me njerez “pa sy” dhe “pa vesh”,ti kete si guret e shahut ne nje loje pa kundershtare!
    Tek ne nuk jane lene te “lire” profesionistet,ata jane zevendesuar me partiaket,duke i mbajtur nen presionin e pushimit nga puna.Ne jemi akoma duke zbatuar parimet E.Hoxhes,partiaket(Partia)mbi te gjithe!
    Sa per Presidentin tone,ai eshte nje ushtarak i deshtuar,qe akmerret ndaj pedagogve te tij,qe e shkolluan!Ky unision Imam + Nishani,nuk mund te imagjenohet pa zbatuar urdherin e kryepartiakut Berisha!
    Ushtria eshte zhveshur nga profesionistet,eshte nen diktatin e partiakve,duke krijuar nje rrezik serios por te perkoheshem.
    Prekurori Pergjithshem duhet te skandalizohet,te jete rregullatori kryesor per normalizimin e ushtrise shqiptare!
    Shpresoj se nuk ben pjese ne ata qe duhet te “pastrojne veshet”

  3. fl says:

    Sa i madh je. Figure

  4. Drejtesi says:

    Imami eshte per te shkarkuar gjeneralet,te cilet e pengojne per te perfituar nga privatizimet!
    Ky duhet te jete i pari qe duhet te hetohet per korupsion dhe fshehje te pasurise.
    Nishani,ky dordolec per te trembur sorrat,firmos lirimin nga detyra te gjeneralve, pedagogve qe e arsimuan dhe e diplomuan per ushtarak !
    Muskutjeri i 3-te,por me kryesori,i”dorhequri”nga politika,eshte arqitekti i te gjithe kesaj kasapane,qe e ka emertuar “Reforme”.Berisha ka mbledhur rreth vetes kamikazet,qe i perdor per “privatizime dhe reforma.Deri ne diten e fundit ne pushtet nuk ka te ngopur.
    Do jete e pafalshme per Qeverine e re,mos venia para ligjit e te gjithe atyre qe kane abuzuar me pushtetin.Te jene te bindur se do kene perkrahjen maksimale dhe nga BE-ja.Para se te bejene kete duhet te pastrojne drejtesine nga berishjanet!

  5. Faja says:

    Ku jeni ju te “Temes” se keni gati tre dite qe keni humb???.Je B.M apo M.B bravo te qofte per analizat. Pershendetje.!

  6. liri a vdekje says:

    shkova larg shume me imagjinaten me sikur imamin ,ti imagjino zotin BURGAJ duke i komunikuar vartesit te vet pezullimin shoqeror dhe majmuni brecani duke ju kthy me liber shpije drejtorit te vet ,ktu ska as shtet as autoritet ktu ka vetem bythlepirsa po shpresojme ke EDI RAMA qe me te vertet e ka rastin te futet ne histori

  7. ora09 says:

    Taksim nuk eshte ne pjesen aziatike por ne pjesen europiane.
    Mane, ke nevoje te mesosh gjeografi…

  8. rea says:

    PSE I KENI ZHDUKUR TE GJITHE KOMENTET ?

  9. rea says:

    KUR DO SHKRUASH EDHE NJE HERE PER ILIR BLLOKUN KRYEDERRIN KRYEMADH E KRYEHAJDUT? A DO T IA LEME FAMILJES KRYEMADHE NE DORE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT?
    PO PER FATKEQ MEDIUN CFARE DO NA SHKRUASH? PO PER 21 JANARIN E LULEDJALIT FAN FAN TULIPAN HOLLANDEZ?
    PO PER XENIN DHE GITEN E SALI QEPES?
    PENA JOTE I LENTE PA GJUME NE BURG

  10. Elida says:

    Amon o Blendi sa kam qesh me shkrimin tend, ashtu sic I lexoj me kersheri cdo shkrim tëndin.Uroj që ky popull ta ketë kuptuar se një gjellë e prishme e thartuar si qeveria e saliut di.të helmonte të ardhmen e tij e të brezave që vijnë.Nuk arriti të vidhte votat saliu dhe prandaj ngeli me m… në gojë.
    Më në fund në tiranë por dhe në shqipërinë tonë të fillojë era e meritokracisë dhe qytetarizimit të njerëzve.Vetëm njerëz me trurin e shplare e të bërë lavazh special e duan berishën.Helbete erdhën nga malet vodhën e vranë si e sa deshën ,veshen ca rroba të bukura e urra ” në bark bukë misri e pras (presh) e në trup atllaz ” maloket tonë e kujtuan se u qytetarizuan.Qytetari është.të fitojë profesionisti e jo militanti dhe një qeveri hajdute e kriminele të rrëzohet me votë si e padenjë për të qeverisur

  11. Profesori says:

    Hapi i parë nga ky popull “raja 100-vjeçar”, u bë më 23 Qershor ku shqipëtarët më në fund e ngritën kokën. Kjo është shpresëdhënëse. Sala dhe këlyshët e tij, me pamjen e tyre të jashtme prej fodulli e kapadaiu, mundohen të fshehin frikën dhe ankthin për atë që humbën dhe për atë që vjen. Dridhen me lepurin në bark. Por asgjë nuk do të jetë e lehtë. Urojmë që QEVERIA E RE të ketë vullnet dhe këllqe të forta.

    1. Profesori says:

      Bledi Mane, je trim dhe i zgjuar

  12. realist says:

    Ushtrija shqiptare asht vegel e pushtetit, qysh prej Zogut deri te Berisha, pa nderpremje, me nji dallim te vogel ne 1997. Nuk i ka hî halà ne tru shqyptarit dallimi midis pushteteve e prandej, edhe sot, nuk ja ka idene si duehet, se ka dallim midis kryeministrit, prokurorit e gjeneralit. Jane mesue shqyptaret me i pa te tre pushtetet te mishnueme ne te njejtin njeri, se keshtu kujtojne se ja thjeshtojn jeten vedit. Harrojne te shkretet shqyptare se jeta bashkekohore asht e nderlikueme, prandej i biejne shkurt rruges, tuj perhape korrupsionin, imoralitetin politik edhe rracizmin krahinor e fetar.

    Kto menyra sjelljet e diftojne si diten per diell se jane me prejardhje 90% katundar e malsore e qytetin e kane pa, historikisht, prej lerg e me “dylbi”. Asht e kote me krahasue gjytetnimin mijevjeçar te magjypve, gjytetnim edhe katundar edhe qytetar, me barijt edhe blegtoret e ballkanit.

    Ajo qi ka ndodhe ne Egjypt asht e veshtire me ndodhe nder ne, se jena dembela e “dhica” ase fryksa.

  13. Shqiperia says:

    Shpresoj qe shqipetaret te mos perdorin me parrullen
    DURIMI FITIMI . Durimi eshte sosur dhe stersosur . Nuk dua
    te paragjykoj qeverine e ardheshme e cila u zgjodh ne menyre
    po aq demokratike sa ajo e Eghiptit ,por ne qoftese dhe keta tonet
    nuk i mbajne premetimet ,ashtu do te perfundojne mbas nje viti.
    Cifti Rama Meta kane vetem nje shprese ,ate te statusit ne BE. Vetem ato
    me duket se jane me entuziast per marrjen e ketij statusi .Arsyeja eshte e qarte
    i duhen para dhe per vete por edhe te plotesojne 2 – 3 pika nga program
    MENDIMI I IM SI NJE QYTETAR QE JETOJ NE BE ESHTE QE SHQIPERIA
    NUK KA PORENCIAL PER TE PERBALLUAR PAGESAT NE KOSHIN E BE .

  14. Sallakja says:

    Mediokri Mane,
    Shqiperia ka nje milion probleme,
    Ti merresh me budalliqe.
    Eshte nje proverbe i bukur shqiptar qe flet per
    kurva,kallauz,duket,krifet,digjet e tjera.

    Nuk eshte e domosdoshme te shkruash kur nuk
    ke gje per te thene.
    M.q.s. jam me i madhe se ty( dhe jo vetem ne moshe)
    Po i lejoje vetes te te jape nje keshille, natyrishte ne qofte
    se do te dalesh nga mediokriteti.
    Kerkoje lajmin interesante per Shqiperine apo “Scoop” ne
    gjuhen tende jashte Shqiperise dhe jo brenda kufijve te saje.
    Pena dhe kurajo nuk te mungojne, por qe te jeshe nje gazetar
    me G. te madhe nuk mjaftojne

  15. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Presidentin e ri te Egjiptit nuk e perzuri populli, sepse populli e votoi ne perqindjen me te madhe, brenda gjithe standarteve te demokracise ne nje vend afrikan. Ate e perzuri ushtria dhe nje veprim i tille quhet grusht shteti ose puç ushtarak. Jane mekanizma te padukshme ato qe vendosen heqjen e tij nga posti legjitim.Une e kuptoj analogjine qe kerkon te beje Bledi, ky gazetat pasionant. Dhe ne qellimin e shkrimit e pergezoj por nuk eshte e njejta gje si ne shqiperi. Ketu ka 1001 e nje arsye te tjera qe banda ne pushtet, edhe pse ka marre ndeshkimin e popullit(me gjithe kofiçentin e vjedhjeve sipas tradites qe ka formuar) te perzihet me dhunen legjitime te “padronit” popull dhe te çohet zvarre ne banken e te akuzuarave per gjithe te zezat qe i kane shkaktuar vendit keto 23 vjet dhe sisdomos 8 vitet e fundit.

    1. realist says:

      Cili popull votoi per MuhaMUT Mursi ne perqindje me te madhe? Mursi ka marre vetem 22% te votave vjet. Ai 78% qi nuk e ka dashte i tha: Boll, se nuk ka mundesi qi 1/4 te bâjne ligjin mbi 3/4 e popullit. Ky popull çoi kryet, u lidh me ushtri edhe ja theu qafen ktij Napoleoni islamik.

      1. Bazarhesap says:

        Ka mundesi te na thuash ku i ke mar ato statistika, qe te jesh sa me i besuar ose mund te shperthesh ne ofendime kundra njerzve qe sbjen dakort duke i quajtuar Anti-Demokrat pse jane kundra Grushtit te Shtetit qe u organizu nga ish-Mubarak ministar(el-baradai abu mussa),Gjykates dhe gjeneral te ushtrise

      2. Shqiperia says:

        PER REALISTIN ! MORSI KA FITUAR 51.7 %
        NDERSA RIVALI I TIJ SHAFEK KA FITUAR 48.3 %

    2. Shqiperia says:

      SALI SERBI ! EGJYPTIANET NUK E PRANOJNE QE KY ESHTE NJE PUC
      SEPSE KANE DEMOSTRUAR 33 MILION QYTETARE ME SHUME SE NE
      RASTIN E BUBARAKUT . USHTRIA HYRI PER TE STABILIZUAR SITUATEN
      TEPER DRAMATIKE , NDRYSHE DO TE KALONTE NJE NJE LUFTE CIVILE.

      1. Bazarhesap says:

        Sipas “statistikave” Tahrir Square mund te mbaj rreth 325 000 protestus ,kurse Presidenti i zgjedhur ne menyre demokratike kisht 53% support sipas Polls.Keto jane po te njejtit protestus qe akuzuan Ushtrine qe bashkpunonte me Vllaznin Myslimane dhe President Morsi.Ne Demokraci ushtria eshte per te mbrojtur vendin nga pushtusit e jashtem dhe jo te arrestoj ato qe jane zgjedhur ne menyre pluraliste.

  16. Bazarhesap says:

    Po e shkruaj edhe nje here komentin qe Gazeta Tema refuzon ta publikoj:
    Mbas nje viti qeverisje nga PS Opozita vendos te thrasi protesta masive per dorheqjen e Kryeministrit se ai nuk ka aritur te kthej Shqiperine ne Zvicer per nje vit dhe disa nga gjeneralet e ushtrise dhe drejtus te Policise i bashkohen thirjes te opozites dhe vendosin te bejne grusht shteti dhe largojne Edi Rama nga Kryeministria dhe e arrestojne ate dhe sebashku me te dhe te gjithe drejtusit e PS(200 drejtus dhe deputet te Vllaznise Myslimane) gjithashtu edhe nje nder ishfigurat kryesore te PS tani 84 vjec Dritero Agolli dhe vendosin Kryeminister Kryetarin e Gjykates te Larte gjithashtu bllokojne median e lire Top Channel,Vizion +,etj(Al Jazeera,Misr25 etj.Ne demokraci ka zgjedhje te lire kur nje pale fiton dhe tjetra humb dhe reflekton ne humbjen dhe jo refuzon te pranoj rezultatin dhe vendos te bej grusht shteti sic ndodhi ne 98 ne Shqiperi apo jo ………………..

  17. Bazarhesap says:

    Gazetari Jermmy Bowen i ALJ eshte plagosur nga plumbat e ushtrise
    Media e lire eshte nen kercenimin e atyre qe bene grusht shteti ky eshte lajme per tu shqetesuar dhe injoraca e disa hipokritve

  18. radikalisti says:

    Nuk meriton te humbesh kohen dhe te komentosh kete paçavure qe ka katranosur ky katrani, por po i shkruaj keto rreshta per ti thene Meros qe ta heqi sa me shpejt kete “editorial” sepse e para:-nuk ka asgje per te komentuar: dhe e dyta:-Nuk e di pse me acaron nervat kjo foto me gjysmen e kokes.

  19. I.Troplini says:

    Nuk e mora vesh se cfare donte te na thonte ky “artikull” i sotem. Niveli i komunikimit te karrociereve gjysem te dehur, muk duhet te jete niveli i artikujve te nje gazete te shumelexuar on-line.
    Per autorin e shkrimit,qe kercen nga puci ushtarak ne Kairo tel lulishtet e Erdoganit dhe vendimet e gjykatave ne Turqi, duhet thene se bota e tij ka formen e atij fshatit ku eshte lindur,,,ku gjerat lehtesisht mund te krahasohen dhe te pergjithesohen, pa e vrare mendjen shume.
    Shqiperia, per fatin e mire nuk eshte Egjipt dhe as Turqi dhe nuk ka nevoje per “zgjidhje ushtarake” te problemeve shoqerore. Ne kemi nevoje per shtet ligjor dhe profesionalizim te cdo institucioni, perfshire ketu edhe forcat ushatrake, por jo krahasime caluese me shtete dhe sisteme qe ne vetvete jane shume me te komplikuara sec duken.!!!

  20. berat says:

    pergezoj para se gjithash Bledin per drejteshkrimin.Eshte pothuajse e pamundur ne shtypin Shqiptar te gjesh gazetare qe nuk shkruajne gjysma shqip e gjysma tjeter anglisht+italisht+frengjisht.

    Te lumte (bravo) edhe per artikujt

  21. alma says:

    te lumte pena.shpresojme qe qeveria e re te mos merret me hakmarrje te kota alla-berishjane, por me drejtesi dhe fakte t’i tregoje gjithkujt vendin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje