Një ndarje mes qëndrestarëve dhe pushtetarëve

8 Korrik 2013, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

 

Gara e komanduar për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së nën drejtimin e Sali Berishës, po prodhon një debat artificial brenda partisë, i cili nuk ka të bëjë me të ardhmen e saj. Debati artificial ka shmangur tërësisht arsyet përse PD humbi, pasi kandidatët janë pjesë e humbjes, bile shkëlqejnë me kontributin e tyre në këtë humbje. Të dy kandidatët, duke shmangur debatin mbi arsyet e humbjes, po ngrenë mitin e humbjes teknike të PD-së dhe në bazë të saj po përpiqen të ngrenë dy vizione për mënyrën si PD-ja do të rivijë në pushtet. Olldashi e bazon projektin e tij tek morali, qëndrestarët dhe një PD e pastër pa renegatë, kurse Basha tek pragmatizmi, aleanca me Ilir Metën, Topin dhe të tjerë, pa folur konkretisht me emra.

Duke qenë konsensualë për të shmangur debatin për arsyet e humbjes, dy kandidatët po tentojnë të bëhen protagonistë në debatin për mënyrën se si fitohet pushteti nga PD në të ardhmen.

Po sa shanse kanë opsionet e tyre?

Olldashi po bëhet tifoz i një opozite të ashpër, radikale, morale, që distancohet nga LSI, dhe nga mungesa e moralit që shoqëroi listat e PD-së duke futur në to deputetë të majtë dhe aleatë matrapazë. Në një farë mënyre është me gjysmë zëri kundër filozofisë që Berisha përdori në mandatin e fundit, për të mbijetuar me çdo çmim në pushtet.

Në të vërtetë ky është modeli i opozitës së hershme të PD-së pas vitit 1997, e pakompromis dhe mbështetur mbi frymën e qëndrestarëve. Është dhe i vetmi model opozite që njeh Olldashi.

Ky model opozite vlen për të marrë veten dhe për të shtrënguar radhët që të mos shkatërrohet baza e PD-së, por nuk është model që e çon PD-në në pushtet. Rruga e PD-së drejt pushtetit do jetë një kalvar i gjatë dhe plot probleme, nëse demokratëve nuk u thuhet sot e vërteta dhe nëse nuk pranohet që PD humbi kuti më kuti nga jugu në veri, jo për arsye teknike, por për faktin se pushteti i saj vodhi, vrau dhe preku votën e shqiptarëve, duke tentuar t’i përdhunojë ata me arrogancë. Kjo kërkon jo vetëm një ndjesë të thellë, por një reformim të thellë që të zhduken vatrat e infeksionit që prodhuan këtë tip pushteti. Pushteti i PD u kujton njerëzve vjedhjet prej qindra milionë dollarë dhe dosjen e Lulëzim Bashës hedhur në shkallët e gjykatës për të mos u gjykuar, u kujton 21 janarin ku u vranë katër vetë dhe Lulëzim Bashën me Sali Berishën që kërkonin vrasësit tek gazetarët dhe institucionet e pavarura të shtetit, dhe Sokol Oldashin në studiot e TV që betohej se kish parë makina me eksploziv që do hidhnin në erë kryeministrinë, u kujton vjedhjen spektakolare të mandatit të Tiranës dhe përpjekjen për të imponuar atë si standard dhe për zgjedhjet e 23 qershorit, çka shkaktoi atë uragan popullor. Biznesmenëve u kujton Zenin dhe Gitën, njërin me çantë në dorë për gjoba e tjetrën me sy të ulur mbi llogaritë e përqindjeve që i takonte nga çdo ndërhyrje tek babai kryeministër. Mësuesve, mjekëve dhe administratës në tërësi u kujton kuadratet e mitingjeve, poshtërimin për t’i vënë në rresht në emër të pushtetit, fotografimin e votës, dhe kërcënimin për bukën e gojës. Të rinjve të shkolluar mirë dhe me pasion u kujton Greta Koçin, që fitonte vendin e drejtoreshës duke i futur dorën në brez Flamurit për të bërë një foto si VIP-e me VIP-in. Të persekutuarve politikë, atyre që i rrënoi komunizmi, u kujtohet trupi i ndezur dhe i pajetë i Lirak Bejkos që u vetëdogj nga poshtërimi që Sali Berisha i bëri për lekët e burgut. Ish- pronarëve u kujton shokët e djalit që dalin pronarë nga Kala e Dodës në bregdet. Shqiptarëve të zakonshëm, atyre të papunë, të pabukë, të pashpresë, u kujtohet dalldia e një të çmenduri që ishte kryeministër dhe u thoshte jemi vendi i dytë nga mirëqenia pas Gjermanisë… Që të shkohet drejt fitores, duhet një vizon realist që të rrëzojë këtë trashëgimi të pashembullt krimesh, vjedhjesh, gënjeshtrash dhe talljesh me shqiptarët. Qëndrestarët e PD-së, opozita morale që pretendon Olldashi, vlen për të bërë katarsis, por jo për të bërë histori të re.

Lulëzim Basha nga ana e tij as që i ka hyrë kësaj pune. Ai është qartazi i sigurt që do jetë kryetar i PD-së dhe nuk ka dëshirë të flitet as kundër LSI, as kundër socialistëve që janë në lista, as kundër aleatëve, bile as kundër Topit, Mustafajt, etj. I vetmi vizion që ai ka për mënyrën se si PD-ja do të vijë në pushtet, është se ai do të krijojë mitin që humbëm numerikisht, jo politikisht dhe premton se do t’ia dalë të ribëjë PD-në aleate me Ilir metën, Topin, etj, dhe gjithçka do të rregullohet. I qartë se kryetar i PD-së emërohet dhe nuk zgjidhet, ai nuk do që askush në PD të fillojë e të mendojë për ato që ai thotë. Dhe po ta vini re fjalorin e tij, është mrekullisht bosh, pa asnjë ide, asnjë tezë dhe asnjë adresim konkret. Shëtit nëpër qytete, takon njerëz sa për të ilustruar idenë që do bëhet kryetar, dhe po përpiqet që njerëzit të mendojnë se këtë punë e di Berisha dhe ai do ta zgjidhë. Në krah të tij janë propaganduesit më tipik arrivist të vendit, kryesisht të së majtës së vjetër të Fatos Nanos që tashmë janë konvertuar në mbështetës të Bashës. Demokratët, që kanë parë në opozitën e tyre të parë këta propagandistë si të justifikonin vjedhjen e votave dhe korrupsionin e Fatos Nanos, tani i shikojnë si justifikojnë megakorrupsionin dhe krimin politik të Lulëzim Bashës. Është një aleancë e shenjtë e njerëzve të pafytyrë të këtij vendi.

Kjo është një rrugë e sigurt që e bën kryetar të PD-së, pasi në atë parti as votohet, as numërohet dhe as garohet. Aty thjesht po luhet një teatër me demokratët e tronditur nga humbja, që nuk e morën vesh as që erdhën në pushtet dhe as që po e kuptojnë që kanë ikur. Ata janë përdorur gjithmonë si mish për top, ndërsa pushteti ishte një aset i Familjes Berisha dhe humbja një dhuratë po prej tyre.

Mes këtyre dy modeleve të përcipta që po konkurrojnë, modeli i Bashës, që nuk do të prekë asgjë nga e shkuara dhe të mos zgjojë asnjë emocion për të ardhmen, duke krijuar idenë se gjithçka e di “AI” lart, është modeli që do të fitojë brenda PD-së. Derisa zgjedhjet po drejtohen nga kryeministri, i cili ka urgjencë kontrollin mbi pasardhësin, më shumë se sa ikjen në shtëpi, Lulëzim Basha do jetë model fitues. Olldashi nuk ka asnjë shans të fitojë, jo vetëm se u kujton burokratëve të dhjamosur nga pushteti një periudhe të vështirë opozitare që kanë pasë kaluar dikur, por edhe sepse po bëhet provokativ, duke tentuar të rihapë një debat delikat mes opozitarëve të rinj, mbi atë se si do të arrijnë ndonjë herë të bëhen shumicë, kur kanë 1 milion vota kundër.

I vetmi lajm i mirë është se ai që merr PD më 22 korrik do të duhet ta dorëzojë në vitin 2017 si humbës, dhe deri atëherë ndoshta të gjithë kthjellohen se dielli nuk mbulohet me sitë.

42 komente në “Një ndarje mes qëndrestarëve dhe pushtetarëve”

    1. Hysni Burgaxhiu says:

      Vecoj nga Editoriali:
      “Lulëzim Basha nga ana e tij as që i ka hyrë kësaj pune. Ai është qartazi i sigurt që do jetë kryetar i PD-së dhe nuk ka dëshirë të flitet as kundër LSI, as kundër socialistëve që janë në lista, as kundër aleatëve, bile as kundër Topit, Mustafajt, etj. ”
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html

      1. fl says:

        Analize teper koncize Z.Baze – Shpellaret e PD-se nuk bejne mire qe i hakerrehen Metes, sepse ai eshte e vetmja shprese qe te kthehen ne pushtet pas te pakten 8 vjetesh.

        1. raimondi says:

          PD-ja nuk i fiton dot zgjedhjet nqs nuk merret me patriotizmin dh
          e qe te dy keta , Basha dhe Olldashi jane njesoj ne kete drejtim ,
          se nuk bejne dot opozite patriotike, shto ketu faktin qe jane shume tipa antipatike dhe ne baze te PD-se keta urrehen …..

          PD-ja te beje c’te doje nuk vjen dot ne pushtet nqs ne krye te saj nuk vihet dikush qe te mari ne dore flamurine neperkembur te patriotizmit dhe te filloje diskretititimin kesaj qeverie qe do vije e cila eshte toalisht pro interesave te grekut dhe me depduetet qe ka kjo e majte tregon se mbron interesat e Greqise jo te Shqiperise …..

          Por gjithe problemi eshte qe opozita e neserme te filloje te luftoje ne kete pike te dobet te pushtetit te neserm

          As Olldashi, as Basha nuk e bejne dot kete lufte,, ndaj PDja do ngelet ne opozite ,
          se shqiptaret me shume e kane mendjen tek poltika patriotike se tek ekonomia …..

          Vetem Jozefina mund ta bente nje opzoite patriotike te forte qe ti diskretitonte komplet keta te PS-se, se Jozi eshte patriote dhe nuk eshte e implikuar me kete rymen pro greke ne PD , keshtu qe ja fut PS-se ……

          Por ata koqet e PD-se kujtojne se humben per faj te korupsionit e pordhi kali–Jo or , jo, Sala filloi te humbte teren ne sy te popullit qe kur hoqi dore nga patriotizmi….se ekonomia hale ka qene qe ne 1992 dhe deri tani…

    2. PATRIOT says:

      Olldashi po e shpall veten shpetimtar te “qendrestareve”!!! Me fjale te tjera te “bazes” kriminalo-militante te “PD”-se !!! Duke qene i pacipe nga natyra dhe i shumefishuar nga abuzimi me pushtetin,nderkohe qe nuk ben kurrfare analixe per humbjen, leshon kushtrimin ne stilin Al Kapone per shtrengim radhesh: ” Ish-doganire,ish-tatimore,ish-drejtore,ish-shikas,ish-polico-rrugore…ish…hajdute te vegjel-bashkohuni rreth meje !!! Une jam garancia qe do rikthehemi ne sofer !!!Por qe te ndodhe rikthimi ne sofer,ne duhet t’i rikthehemi zanatit tone te vjeter te rrugacerise !!! Pra,kurdiseni oren dhe kalendarin qe te shenoje vitin 1997 !!! Prej atje t’ja fillojme luftes sone gangsterce!!!”…..

    3. Majlinda says:

      Bravo Mero Baze. Di te gjykosh, dhe te analizosh. Nese do duhej te zgjidhej njeri nga keta te dy, ai do ishte Lul Basha, eshte me i bute, pavaresisht krimeve qe rendojne mbi kurrizin e tij,
      Sa per Sokol Olldashin, ai eshte tipik rrugac i veshur me kostum, ai te kthen vitin e mbrapsht te 97’98, eshte tipik hajdut, ka bere shume para, dhe tani do vetem lufte te ashper me poziten. Ka vjedhur zgjedhje ne Shijak, ka vjedhur shume para nga rruget. Nuk do desha kurre te zgjidhej ky njeri regresiv ne sjellje, si lider i PD-se.

  1. agbi says:

    O ti qe skopion , si mos te te japim te drejt ne ty . Me ke do qeshim ne pastaj se ramit e ben bathores i ka ka kaluar koha teshme , jan bo bajat .
    Vetem nje keshill shoqerore , ndryshoje pak stilin e te shkruarit se… e kupton edhe vet ti , behesh monoton dhe i humbe lezetin shpejt edhe ti humorit .Megjithate te falenderoj qe na bene te buzeqeshim pake ne keto kohe me halle e probleme te shumta .

    1. Ben Chicago says:

      Kokpalareve Mavi ju ndalohet kategorisht te merren me Kryetarin e PD,e Partise se lirise,Partise se 1 jo- komuniste ne vend ,Partise qe permbysi Bllokmenet e Enveristet ne 1992,e Partise qe solli lirine e shprehjes,Prones private,besimit te zoti,te Partise qe ju ndryshoje jeten shqiptareve,qe solli levizjen e lire,Naton,,,dhe e beri Shqiperine si Europen.Just Shit the Fuck up all u low life .

      1. Wendy says:

        @ Ben Chicago
        UUUUUeeeeeeee ca nervi o Ben.Po kryetari juj permbysi nje bllok , e krijoi nje tjeter , akoma me shtazarak se i vjetri. Se kuptohet nga komunistet i kish rrenjet dhe qen besnik i tyre mbeti.
        Lirine e besimit na e solli, e bashke me te dhe gjithe fanatiket myslyman qe nuk i pranon bota, por baca jon i pret me krahe hapur.
        dhe e fundit … e ke spell gabim , SHKRUHET : SHUT THE FUCK UP ….

      2. arrixhiu says:

        Paske hik ene ti per lesh plako, si Josefina.

      3. mali says:

        Tropojan=Kriminel

      4. doda says:

        BEN BATHORJA ngaterrove adrese kokpalare dhe faqekuq jeni ju nga malet.Harrove qe Sala yt i dashur ka qene klysh i Enverit,mos harro pra qe dhe asaj qe ti e quan partia 1 u krijua me urdher te Ramiz Alise,dhe sa per lirin e fjales mor rrush ja fute kot. per pronen private ke te drejte se ti zbrite nga malet dhe zure token e tjetrit pa te drejte,ndersa kur thua e beri Shqiperine si Europa kjo do te thote qe ti po ofendon shqiptaret por ste ve faj gjini e pashkoll mor zotni.

      5. A kur do mar Doktori prap pushtetin a? A e din ti Ben qi kamunistat jan tu na vu perpara? E Lymi si ma i squt osht tu u bashkue me LSI qi ja lumsha

        1. Uarda says:

          Ti do jesh Elbasanlli…

      6. karonti says:

        make all of us a favor: kill yourself ben,listen to me.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Aty thjesht po luhet një teatër me demokratët e tronditur nga humbja, që nuk e morën vesh as që erdhën në pushtet dhe as që po e kuptojnë që kanë ikur. Ata janë përdorur gjithmonë si mish për top, ndërsa pushteti ishte një aset i Familjes Berisha dhe humbja një dhuratë po prej tyre.

    Me kete fraze e ke gjetur Mero..
    Eshte nje “show” qe baza e Demokrateve perfshi dhe atyre gri mos te merren me realitetin..Eshte i zgjuar Plaku i Lige qe ti vendosi ne mendime dhe emancipoje ne lojen e tij..E sheh Mero qe deri dje luante opoziten ne kete lloj-lloj lojrash te rradhes dhe i funksjononte duke percarare ish-opoziten dhe qeverriste pa dhene llogari, tani po e ben tek te tijit..I ka pushuar sahati Mero..Pas zgjedhjes se “kryetarit-es ?!?!” do dali me lojen tjeter te rradhes..Pastaj me dicka tjeter e vijon e vijon derisa edhe vete kjo baze tu ndricoj poci siper kokes dhe te konkludojne me te njejtin mendim: “AI ESHTE NJE I SEMURE PSIQIK”..

  3. serveti says:

    Nuk kane.me internet as ramy as ben prezervativi I sales. I ra shkurtimi ne ambasada. Qent e ambasadave do I zevendesojne me kamera. Gjynah, ngelen pa pune.
    Keshtu eshte kur vine ne pushtet bythosocialistet ortodhjaks.

  4. Kruja says:

    Editorial i sakte. I ndihmon demokratet te kuptojne se cfare kerkon e mira publike nga partia e tyre.

    Sa me shpejt te reagojne aq me mire per ta. Por jam i sigurt se kemi shpejtesi mendimi dhe kuptimi te ulet, e ka lene kete te mete zgjedha e gjate e perandorise otomane.

    PD-ja ka nje sfide shume serioze me veten. Nuk besoj se do te dale i fituar per aresyen e thjeshte se i shmanget vete sfides. Si mund te fitosh mbi nje sfide kur e shmang ate?!

    Pergjigjen e kesaj pyetje duhet t’a japin vete anetaret e PD-se.

    Mero faktikisht po i ndihmon jashte mase dhe duhet t’a falenderojne per editorialet e tij.

  5. v.fakolli says:

    Tek PD e sotme nuk shikohen as qendrestare dhe as pushtetare.Kjo eshte nje parti me nje konglomerat nga me te cuditeshmin dhe me te neveriteshmin ne te gjitha partite qe jane krijuar ne europe dhe ndoshta ne bote.
    Aty gjen ish turbo enverista si Kali Berisha,Kaqi Islami,Bujar Nishani deri te zogista,ish bashkpuntore te fashizmit,ballista,legalista,sigurimsa,grekofile,serbofile,islamike dhe mund te themi pa frike se demokratet e vertete perbejne nje sekt te parendesishem.Jane te gjitha gjasat qe kjo parti te kthehet ne nje fantazem qe do braktiset te gjithe dhe kjo do ndodhe shpejt vetem nqs Edi Rama do te kerkoje vendosjen e drejtesise per 21 janarin dhe gerdecin qe do te thote futjen e Kali Berishes dhe kerricit te tij Lul prapa hekurave te burgut.
    E gjithe kjo fushate me dy kllounet Lul & Koli eshte nje serial “summer time” karnavalesh qe njeriu me i djallezuar ne planetin e tokes salifuckberisha po e luan me mjeshtri per te eklipsuar fitoren e jashtzakoneshme te frontit antiberishe qe ne 23 qershor e hodhen ne koshin
    plehrave.
    Cudia me e madhe eshte se salifuckberisha jo vetem qe emori veten por ka kaluar ne offensive dhe ka nxjerre ne plan te trete PS-istet te cilet ne vend te hedhin ne det okupatorin filoserb te vicidolit po deklarojne si
    Don KISHOTI SE DO HEDHIN NE DET NDERTIMET PA LEJE !!!
    Keto 22 vjet kane treguar se salifuckberisha edhe pse ka rene disa here ne vdekje klinike ka patur disa atllantikas shqipfoles antishqiptare te betuar te cilet i kane dhene “ilacet e duhura” ne kohen e duhur.
    Me cfare po ndodh deri tani nga data 23 qershor 2013 kam frike se po luhet nje skenar ogurzi ne te cilen parashikohet “shenjterimi” i fuckberishes
    dhe nje rrezim i pushtetit te socialisteve para dimrit te ketij viti.Sepse Edi Rama po sillet akoma si nje opozite impotente kur populli i ka dhene vote plebishitare qe kerkon largimin “right now” te kriminelit berish.
    Me shume me tremb perfshirja e PS & LSI ne nje skenar te pregatitur prapa perdeve se sa ‘egersia’ e berishes pas humbjes spektakulare.
    Thjesht dhe parodia verore e CUKUT ME GEGUN duket si nje skenar qe po luhet shume keq.Sipas gjasave me keto ritme Edi Rama do hypi ne karriken e k/m ne vjeshten e ketij viti ku paspermbytjeve te para do veshi direkt cizmet qe ja ka bere gati perbindeshi i tropojes dhe me e keqja do jete se nuk do kete asnje lek ne buxhetin e shtetit por do kemi nje fukara kryeminister lakuriq me duar ne xhepa…

  6. Kol Tivari says:

    Editorial i goditun si gjithmone.Stani me zagare asht ne degradim. Po nuk e mbyllen ne cmendine Sali Kurven,PD do shperndahet. FRD asht e djathta e vertete

  7. qytetar says:

    LSI ESHTE BERE MOLLE SHERI , KA HYRE NE QENDER DHE LUAN
    SA MAJTAS DJATHTAS .

  8. iliri says:

    E thone mire fare shkodranet”Ç’len prej mices ,gjuen per minj”.Prisni PD nga Olldashi apo Luli?

  9. trasparenca says:

    DY TYMNAJAT E SALIUT:
    1- Gjithe fajet i kam une, me kete tymnaje mbulon mekatet qe jane bere,mbulon petet lakrorit,heth lumin pa u lagur.

    2-Me tymnajen, luli apo olldashi largon debatet e shqiptareve te ndershm,nga idiotizmat qe ka kryer.Shkurt bjerini legenit kot.kur diet qe luli drejton neser PD sepse ka bere gjitheintrigat c’desh saliu, me kalamqin luli.

  10. timo says:

    Holldashi = rrugaç ordiner. Basha = Uriah Hip(Uriah Heep)personazh i romanit të Dikensit “David Koperfild”

  11. Gjeralb says:

    Fitues i gares per postin e kryetarit te PD-se duket qe eshte Lulezim Basha, bashkepuntor i ngushte i Argita Berishes (sot Malltezi) ne pergatitjete dosjeve te ish-luftetareve te UCK-se; biri i nje familje me biografi te erret si migrante kosovare ne Shqiperine e vitit 1913; ish-ministri i Transporteve qe zhduku 220 milion dollare ne nje nga segmentet e rruges qe lidh Kosoven dhe Serbine Jugore me Durresin e enderruar ne shekuj; ish-ministri i Puneve te Jashtme qe firmosi zyrtarisht faljen e detit shqiptar shtetit grek; ish-ministri i Puneve te Brendshme qe dyshohet se transmetoi urdherin e vrasjes se demonstruesve me 21 janar 2011; njeriu qe qesh si pasardhes i denje i qarqeve politike qe e mbajten Sali Ram Berishen ne pushtet per 22 vjet. Me te drejte Baze thote: “Dhe po ta vini re fjalorin e tij, është mrekullisht bosh, pa asnjë ide, asnjë tezë dhe asnjë adresim konkret. Shëtit nëpër qytete, takon njerëz sa për të ilustruar idenë që do bëhet kryetar, dhe po përpiqet që njerëzit të mendojnë se këtë punë e di Berisha dhe ai do ta zgjidhë.”
    Ne te vertete, per mendimin tim, Basha do te jete kopertina e qeshur e kryetarit te vertete te ashper Sali Berisha, i cili mund te marre persiper postin e Kryetsrit te Grupit Parlametar te Opozites se Bashkuar.

  12. Qarku i Mbyllur says:

    Qarku i Mbyllur | 3 korrik, 2013 – 17:48

    http://www.respublica.al/artikuj/2013/07/03/te-majtet-po-sabotojne-garen-e-selamit-ndoshta-shekulli-ka-filluar-te-shprehe

    Berisha, permes Metes, Rama, Basha…
    jane sunduesit afatgjate te shqiperise pas-komuniste.
    Nese nuk eshte keshtu, le te shohim: a do te ndeshkohet berisha?!
    Nese jo, athere: Meta foli gjate me Bashen, perpara se te kerkonte daljen nga marreveshja me berishen, pastaj shkoi tek Rama. Pas tete vjetesh, PS+LSI, i vjen radha Bashes.
    Le te pranojme argumente dhe shenja qe nuk eshte keshtu.

  13. O BEN CIKAGUA , po pasuroje nje cike fjalorin,mor burre,se jeton edhe ne AMERIKE ! Ne raste se nuk e kupton fjalen “fjalor” ,do te thite qe te shtosh fjale te tjera se ngele me fjalet ;kokepalare,komunist.. Po kjo te turperon ,mor intelektual i shquar i restoranteve te CIKAGOS. SHiko ,se ne rrugen “SHERATON” afer liqenit eshte nje restorant i vitit 1950-te,mos punon aty? Apo ja fut kot qe banon ne Amerike? Na thuaj te drejten,ku banon ne Cikago apo ne rrethinat e BATHORRES?

  14. martini says:

    Ndonese Mero Baze ka bere maksimumin e mundshem per ti treguar shqiptareve poshtersite ,tradhetite dhe krimet e dyshes Berish & Basha
    prapeseprape nuk “ngacmon” ate qe eshte me e rendesishmja:
    Kush i mbron keto dy monstra ?
    Cdo njeri me memorie normale dhe me njohuri politike mesatare kupton se Berisha eshte djali i adaptuar i Rajersonit te Beogradit kurse Basha eshte nje kopil qe i ngeli ne dere Arvizuse.
    Per te ilustrual se sa thelle ka shkuar Arvizu ne mbrojtjen ilegale te Lulzim Serbashes ndiqni nje ditar modest ne duetin Arvizu-Serbasha.

    26 Janar, 2012
    Ambasadori Arvizu, ka takuar për më shumë se 40 minuta kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha. Pas takimit Arvizu ka thënë se është diskutuar në lidhje me një vizitë të Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    6 Maj, 2012
    Amb. Arvizu pati një darkë të gjatë disa oreshe familjare me Lulzim Bashen. Diplomati amerikan, i shoqëruar nga bashkëshortja zbriti atje rreth orës 19.00.Arvizu nuk është i pari ambasador amerikan që viziton Lulzim Bashën në shtëpi. Banorët mbajnë mend ish-ambasadoren amerikane Marcie Ries, që vinte për darkë në apartamentin e çiftit Basha, sidomos në fund të vitit 2006, kur ai në cilësinë e ministrit të Transporteve, firmosi kontratën për ndërtimin pa projekt dhe faturë të segmentit Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës, marrë përsipër nga konsorciumi armerikano-turk “Bechtel-Enka”.

    21 Shtator, 2011
    Amb. Arvizu në Tiran DEKLARON se ekziston një celulë antiamerikane ne shqiperi.????????????????

    17 Gusht, 2012
    Ambasadori Arvizu ka paralajmëruar per drejtuesin e ri të SHISH, se ai duhet të ketë parasysh në punën e tij trashëgiminë e shkëlqyer të Bahri Shaqirit dhe të harrojë kohën e SHIK-ut të viteve 90-të, duke injoruar emrin e Visho Ajazit(CFARE GALLATE AMBASADORIALE)

    27 Prill, 2011
    Ambasadori Arvizu, është parë në mbrëmje në një bar në ish Bllokun në Tiranë duke parë ndeshjen Real- Barcelona së bashku me Lulëzim Bashën.

    24 Prill, 2011

    Ambasada amerikane njofton se mbi pretendimet se Basha është mbajtës i një pasaporte të SHBA sqarohet se Ambasada se SHBA nuk i lejohet të komentoj me tej.

    10 Gusht, 2012
    Arvizu ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashen, ndërsa i ka prezantuar zëvendësambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

    7 Shkurt, 2012
    Mendoj se Lulzim Basha eshte si yll në ngjitje në qiellin politik shqiptar..

    8 Shkurt, 2013
    Ambasadori Arvizu: Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të tronditura nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për të liruar tre të akuzuarit e Gardës për vrasjet më 21 janar 2011 kur minister I Brendshem ishte Lulzim Basha (HAJDE TRONDITJE HAJDE)

    8 Shkurt, 2011
    Deklarata e Arvizu shkaktoi reagime të forta pasi ai e quajtir korrupsionin një problem shqiptar dhe jo problem të qeverisë shqiptare
    Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së NE 21 JANAR 2011

    Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
    04 mars 2011 17:13
    Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.

    Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.

    Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën e dhunshme të 21 janarit.

    Ka qene nje film spiunazhi ne vitet 70′ me titull ;Cili jeniu ju zoti Sorge ?

    Ka ardhur koha te themi per dyshen Berish & Basha:
    CILI JENI JU ZOTI SERBERISHA ?
    CILI JENI JU ZOTI SERBASHA ?

    Dhe nje budalla e di se LULZIM SERBASHA do zevendesoje SALI SERBERISHEN dhe ky pallosh olldashi eshte vecse nje gaztor mafjoz njelloj i barabarte ne veprimtarine kriminale me dy te paret qe eshte shkruar qarte ne dokumente te ambasades amerikane qe aksidentalisht pane driten e diellit.

    Me vjen keq per Mero Bazen dhe fansat e tij qe nuk e kane kuptuar se vendosja e Edi Rames ne karriken e K/M do jete nje periudhe e shkurter tranzitore qe e ka ne dore regjizori i kesaj skenografie 20 vjecare qe dikush i thote Podesta & Fazllici qe e ka mik shtepise devili i lugut te zi te tropojes

  15. georges says:

    Zoti Mero, qartesoje mos eshte gje idiot ky lul basha, mua me ngjan me nje personazh te larget nga Kina e kohes kur vdiq Mao Ce Duni, quhej Van Hun Ven, ishte nje djale i ri bukurosh i cili ne prag te vdekjes se Maos ishte edhe nenkryetar i partise koministe te kines,ishte edhe dashnor i gruas se maos dhe i pari i qytetit me te fuqishem industrial Shanghait, por si anetar i bandes se ketershes qe po shkaterronin kinen, pas vdekjes Maos u arrestuan nga Teng Hsiao Ping dhe u pushkatuan, luli mbase nuk pushkatohet pasi per mega hajdutet dhe vrasesit ne mes te dites nuk ka vdekje me ligj, por burgu e pret. Ky eshte fundi i bukurosheve, qe vijne nga fundi i erresires dhe erresojne vendin dhe kombin!

  16. ALBAN DEGA says:

    TERSI I POJANIT APO STERTERSI BERISHA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha u detyrua te pranoje Vaterlone e tij te 23 qershorit 2013. Pasi deshtuan te gjitha intrigat, komplotet, orvajtjet per te zhvleresuar ose tjetersuar veridiktin masiv te popullit qe dermoi sundimin e tij autokratik, despotik dhe te sterkorruptuar,. kryeministri Berisha njoftoi me pahir edhe doreheqjen nga kreu i PD-se.
    Keto jane fjalet e tij…
    Po veprimet konkrete!?
    Kryeministri Berisha vazhdon te veproje njesoj sikur ti kishte fituar zgjedhjet.
    Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vete vulos!
    Vendos ngritjen e pagave! Jep tendera e koncensione. Shkarkon dhe emeron sipa tekave dhe interesave te tij e klanit te tij kusar e vrastar.
    Eshte praktike i mirenjohur ne cdo vend demorkatik te Botes qe kur nje qeveri dhe kryeministri humbasin zgjedhjet, ata qendrojne si kujdestare deri ne krijmin e betimin e qeverise se re. Ashtu pat vepruar edhe Fatos Nano.
    Asnje qeveri ose kryetar shteti demokratik ne ikje nuk merr as vendime dhe as veprime te rendesishme politike, ekonomike, financiare qe kane impakt ne jeten e populklit dhe te shtetit.
    Krejt te kunderten ben Berisha, i cili zbaton vetem parimin maoist ” te ecim kunde rrymes” kunder rrymes demokratike jo vetem ne ceshtjet shteterore, por edhe ne ato partiake.
    Jep doreheqjen si kryetar partie. Nuk le gur pa levizur per te siguruar nje pasardhes qe nuk do te guxoje as te fleje me te shoqen pa i marre izen atij.
    Jep doreheqjen si kryetar i nje partie te shpartalluar keqazi dhe turpesisht prej paturpesiese dhe pangopesise se tij dhe klanit te tij te ster- korruptuar per tu bere krye- kryetar hije ne prapaskene si Ten Hsiao Pini dikur .
    Nuk i mjaftuan 13 vjet sundim i pakufizuar dhe i pandeshkuar.
    Nuk i mjaftuan 13 vjet zollume pas zollumesh qe rrenuan nje popull e shtet te tere.
    Nuk i mjaftuan 13 vjet qe ia prune shpirtin ne maje te hundes nje populli e nje kombi te tere…
    Ta kthejme dhimbjen ne force dhe disfaten ne fitorje eshte parim stalinist i pandryshueshem i Sali Berishes.
    Nuk i mjaftuan 13 vjet prapesira madhore. Vazhdon prapesirat edhe pas disfates poshteruese ! Perpara ne theqafjen e tij shembullore!
    Tamam si ajo historia e Tersit te Pojanit qe tregojne andej nga Myzeqeja…
    Na ishte nje ngaterrestar, trazovac, sherrxhi, llapaqen, zollumqar … gati sa Sali Berisha i sotem, ne Pojan te Fierit qe gjithe jeten e tij u kishte sjelle terselleqe e ngaterresa , kokecarje e sherre bashkevendasve te tij.
    Nje dite prej ditesh ai semuret per vdekje… Para se te jepte shpirt bashkefshataret, qe u kishte ardhe shpirti ne maje te hundes prej tij, i kerkuan amanetin e fundit megjithe demet qe u kishte sjelle.
    – Kam vetem nje amanet, u thote ai… Para se te me varrosni me lidhni nje litar ne trup dhe lereni fillin e tij jashte varrit… Cdo te diele kur vini ne varreza terhiqeni ate se do tu sjelle mbaresi.
    Ashtu u be! Cdo te diel ata benin adetin sipas amanetit te tij.
    Nje prej te dielave aty kalon nje taborr jeniceresh turq. Sapo shohin se fshataret po terhqnin fijen e litarit tek nje varr, ata iu versulen fshatareve me shqelma, grushte dhe dajak, pse nuk linin te qete nje te vdekur. I bene lesh fare!
    – Po mire per se gjalli, por as per se vdekuri nuk po na ndahen terslliqet e ketij hori , thote kryeplaku i gjakosur.
    Qe atehere ngeli shprehja Tersi i Pojanit…
    Keshtu bile shume me keq eshte edhe puna e Berishes…. Jo vetem per se gjalli, por edhe per se vdekuri politikisht e pse jo edhe fizikisht, prej tij priten vetem terselleqe, kokecarje e ngaterresa, zollume, sic po vepron edhe keto dite.
    Nuk thone kot ne Tropopje : sherr Berishe ! Sherr Berishe dhe Tersi i Pojanit jane sinonime , jane vellezer !
    Edhe kur mbytet ne lume berishsin kerkojeni perpjete e jo teposhte themi po ashtu ne tropojanet… Jo veteme per se gjalli, por edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht !
    Vecse tersi i Pojanit ua pruri shpirtin ne maje te hundes vetem nje fshati, Pojanit.
    Tersi i Vicidolit, Sali Berisha, ia pruri e vazhdon ti bjere shpirtin ne maje te hundes nje populli e kombi te tere!

  17. jovan says:

    epo mir se ja pranojm pallavrat lulzes..se tek e fundit parti sorollopesh esht ajo.por kur lulza thot se do ta mund edin sic e munda ne 2011 ne bashki..kjo esht me u tall me militantet e vet se dhe ata e din se si lulza e fitoi[ose e gllabroi].nejse ne na ngelet vetem me pa gallat e teater ket koh se kryek..ri e pd e dim kush do jet pa u ber votimi..lulzjana sali basha.

  18. qwe says:

    Ne kete vend rreziku i vertete eshte LSI, nje kompani mafioze qe rrezikon te jete perjetesisht ne pushtet. Tashme problemi nuk eshte as Berisha e as kreu i ri i PD. Kjo ka pak rendesi. Ka rendesi se cdo te beje me pushtetin i gjithe pushtetshmi Ilir Meta. Si do ta shkaterroje Shqiperia kete kancer qe e ka kular ne gryke.

    Lajmi i sotem ishte qe PS humbi edhe nje kandidature ne Lezhe e cila i kalon PD. Pra PS nuk ka fituar. Ka te njejtin numur mandatesh sikur ne 2009 kur humbi.

  19. Parrucjani says:

    Ne fakte ne situaten poste zgjedhore , gazetari me i perdorur i gazetarise poste komuniste çdo dite vazhdon te merret me ish padronin e tij , ti artikuloje shpifjet e tij si akuza te verteta , dhe nuk thote asnji fjale per ate mega korrupsion ne keto zgjedhje kryesishte nga lsi , sa kane pagu per çdo vote , po dhe karikatura si tom doshi dhe ai i demokristianve ne puke qe kane shpenzu miliona Euro per te blere votata , kjo nuk e shqetson bazen , bile i duket nje gja normale qe zgjedhjet u ble kan , kjo eshte fitorja e ish komunistave dhe hajdutve dhe kriminelave qe gazetari leter higjenike i thur lavde se kete moral ka duket.

  20. anticensurë says:

    “nëse nuk pranohet që PD humbi kuti më kuti nga jugu në veri, jo për arsye teknike, por për faktin se pushteti i saj vodhi, vrau dhe preku votën e shqiptarëve, duke tentuar t’i përdhunojë ata me arrogancë.”
    mero berishjanëve nuk iu intereson të bëjnë një autokritikë të tillë!
    -do të duhet të vetdenoncoheshin në hetuesi!
    -duhet të këthenin gjithë paratë e vjedhura!
    -duhet ti ndalonin vehtes marrjen me politikë!
    po ashtu kjo autoktitikë nuk i intereson dhe palës tjetër!ish opozitës në pritje për tu bërë ppozitë!!
    -sepse duhet të denoncojë LSIstët që vodhën e shkatërruan së bashku me berishjanët!
    -sepse do të duhet të bëjnë autokritikë që nuk kanë marrë asnjë vënd më tepër në parrlament se 4 vite më parë!
    -sepse kanë humbur në të njëjtën masë besimin në popull!
    dhe më e rëndësishmja
    -sepse nuk duhet të vjedhin si berishjanët!!
    koha do të tregojë nëse opozita e sotme,PS dhe metianët,nuk do të këthehet në një konglomerat ramian e metian!!
    gjasat janë shumë të mëdha që në krahë të klanit berisha dhe meta të krijohet,hapur,klani rama!!fjalën parti duhet ta harrojmë mesa duket!!

  21. beso says:

    di qe ekziston nje rregull i pashkruar,qe kur dorehiqet kryetari i partise,zakonisht njeri nga kandidatet serioze per ta zevendesuar vjen nga nenkryetaret.I bie qe ose Topalli,ose Patozi,te ishin pretendentet,mbase te dy bashke,por njeri ama duhet te ishte.Kjo,sepse lideeeeri morri mbi vete tere pergjegjesine,tamam per te hapur rruge per nenkryetaret;keshtu meson logjika.Nese kjo nuk ndodhi(sepse u dorehoqen vullnetarisht),do te thote qe kryetar do jete basha,qe per mua shkon perfekt me kalin qe do fitoje garen e hipizmit,jo se eshte kali me i zoti,porse mbi ate kale eshte vene basti i organizatoreve.Kam ndjekur lajmet dhe mbledhjet e bashes neper kinemara;çudi,ku jane ata milionat qe mbushnin sheshet;shteruan nen vapen e korrikut,hahhahahahaaaaaaaa.Sinqerisht,as po m’a ndjen fare per PD dhe avenirin e saj,sado e shoh te kuptueshme qe z.Mero analizon per ate formacion,si i djathte qe eshte.Me ardhjen formale te bashes ne krye,PD do kete rrjedhje te hatashme e kjo shkon mire per te djathten(edhe per te majten…).Perkunder PS,qe ruan pozitat ne kampin e majte prej dekadash edhe perpara se te reformohej,PD u mbush me arriviste,qe nese nuk shperbleheshin shpejt dhe mire iknin si shiu me ere;kjo do ngjase edhe tani.Kam vetem nje dyshim,te cilin shpresoj qe Rama ta ndaje pa me te voglin ekuivok.Te shkaterroje fijet e merimanges qe lidhin interesat e Metes me bashen,pasi keta se bashku i bejne numrat per te prishur ekzekutivin e ri.Per te tjerat,siç berisha eshte prishur me bashkpunetoret e ngushte,do prishet edhe nje dite me bashen e kjo do verifikohet se s’ben,se ai qe ben tridhjete,ben edhe tridhjete e nje.Ah,harrova,suksese PD ne misionin e ri letargjik;me kollaj e kini te shkoni ne Neptun sesa te fitoni zgjedhjet ketu e 30 vjet,gjersa te dali moda e tullaceve me floket bjonde.

    1. anticensurë says:

      beso konstatimi drejtë ai i nënkryetarëve,bile do të thosha pas dorheqjes së kryetarit duhej të caktohen një kryetar i përkohshëm që normalisht duhej të ishte një prej nënkryetarëve!kryetari nuk duhej të përzihej fare,por këtu kemi të bëjmë me berishën!për pasojë çdo gjë është normale!!
      sa për “Me ardhjen formale te bashes ne krye,PD do kete rrjedhje te hatashme”nuk jam dakord me mentalitetin e shprehjes!!rrjedhja do të jetë e madhe!!askush nuk beson tek ai buzkuq!!
      ne si shqiptarë shikojmë dy forca të drejtuar gjithnjë nga dy njerëz!njerëz që për rastësi ose e kanë çarë vet rrugën,prap mbeten këta të dy dhe një tufë tjerët kryetarësh që janë gjithnjë për dekoracion!!
      do të rrjedhin nga PD deri në zhdukjen e saj o nga PS nuk është një gjë e madhe!!përse duhet të kenë monopolin vetëm këto dy parti??të gjitha koalicionet bëhen brënda këtyre partive,askush nga pjestarët e koalicioneve nuk ak guximin të ngrërë zërin,kundër asqë bëhet fjalë,për të bërë propagandë jashtë koalicionit!jashtë slloganeve tëpartive të mëdha!!këtë e pamë tek të dy koalicionet!!pavarsisht se në të dy krahët kishte njerëz që mund të kishin bërë shumë më tepër për partitë e tyre ata bënë propagandë për koalicionin!ata bënë propagandë për forcimin e partive të mëdh adhe aspak të partive të tyre!këta njerëz,do ti quaja garniturë,harruan se mund të dalin një ditë në krye të koalicionit po të kapin momente të caktuara dhe jo të ndjekin si të verbër kryetarët e koalicioneve!!
      po marr shëmbullin e gjinushit!
      ai sikur të kishte kapur momentin e shitjes së detit,regjistrimit gërk të shqiptarëve dhe 1 prillin e ngjalës,ai do të kishte qënë partia e tretë dhe jo meta!!të tërë këtë ta kishte bërë jo i shkëputur nga koalicioni i majtë,por brënda tij!!bile dhe duke patur metën brënda!!
      kjo jo vetëm që do ti sillte shumë partisë së tij por dhe PSëduke mos lënë që meta të arrinte në rrezultate të tilla!!
      mentaliteti shqiptar do të qëndrojë dhe shumë gjatë në nivelin jing e jang,pavarsisht se e dimë shumë mirë që në këtë botë nuk janë vetëm ata ka dhe emra të tjerë që e bëjnë kartën botërore në mos me ngjyra të paktën me tonalitetea gri!!

  22. Sara says:

    Nuk e kuptoj per ç’fitore te PS flitet kur PS ka aq kandidat sa ç’kishte ne 2009, ajo thjeshte behet fituese nga koalicioni me LSI (dhe dihet si fitoi LSI) Nuk e kuptoj pse thoni qe PD humbi ndjeshem dhe pastaj kritikoni PD e Sali Berishen ashper aq sa qe kur lexoj shkrime e komente te tilla te egra them more a jetoj ne te njetin vend me ju e ne te njejten epoke me ju….Ju nuk njihni ngjyra te tjera veç te zezes me sa duket…Kthellohuni pak e jini me realist ta marr lumi!

  23. kelmendasi says:

    Pak veta e dine qe nipi i komunistit dashnor mamaqi ky sokol boledashi ka shkruar nje porno poezi horror dhe me pak pershtatje po pershendesim fleksin,skypionin dhe parrucjanin

    Mos u merakos, Lul i dashur
    Nëse do të kemi uri,
    Gjoksin tënd do të hamë,
    Njërin unë, tjetrin ti
    E nëse s’do të ngopemi,
    Kofshën tënde të bardhë
    Krahun tim të fortë.
    Më vonë,
    Testet e mia e bolen tënde
    E nëse serish s’do të jemi
    ngopur,
    Kraharorët e njëri tjetrit
    do të çajmë
    Me dhëmbë
    E në grahmat e fundit
    Do të kafshojmë
    Zemrat.
    E nëse serish s’do të jemi
    ngopur,
    mutin e sales do ta provojme..

  24. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE :
    SHPIRTI NE MAJE TE HUNDES!

    – Kryearesyeja e aresyeve te Vaterlose poshteruese te Sali Berishes

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Jane njemije e nje aresye per Vaterlone e paralajmeruar despotit dhe autokratit stalinist Sali Berisha.
    Ka vetem nje krye- aresye: SHPIRTI NE MAJE TE HUNDES qe ia solli popullit e shtetit te vet qe i ktheu ne raja dhe ciflig te familjes se tij fizike e politike, te kesaj “Bande gangsteresh”, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrolli”t.
    Sali Berisha nuk qeverisi!
    Sali Berisha sundoi!
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin duke rrenuar, duke plackitur, duke vrare, duke grabitur shtetin.
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin si askush me pare ne hsiotrine e Shqiperise.
    Sali Berisha ua kaloi edhe Esat Pashe Toptanit e Ahmet Zogut ne tradhetine kombetare!
    Kush ka dyshim te kujtoje vetem Fazlicin dhe Otranton!
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin dhe vetvendosi impunitetin per vete, familjen dhe klanin e tij me te korruptuar ne hsitorine e Shqiperise !
    Sali Berisha me sundimin e tij e degjeneroi vete thelbin e konceptin e shtetit shqiptar duke cenuar shpirtin dhe armen e tij kryesore- voten e popullit, shpirtin e demosit.
    Ai vodhi votat per te vjedhur Shqiperine!
    Vodhi Shqiperine per te vjedhur votat…
    Ky eshte xhironi antishtet i Luigjit te 14 te shqiptar, Sali Berisha.
    Ai shkoi aq larg me politiken e tij te shpirtit ne maje te hundes se nje populli e kombi te tere, sa ajo iu kthye ne bumerang.
    Jo vetem bumerang por edhe nje grusht i fuqishem, nje nokaut mbare e gjithpopullor me 23 qershor 2013.
    Kryearesyja e aresyeve te Vaterlose se turpshme, poshteruese te Sali Berishes me 23 qershor 2013 ka vetem nje emer : shpirti ne maje te hundes!

  25. mixha elez says:

    Me thene te drejten jo vetem Berishi na i ka prure ne maje te hundes por dhe ti or hamdi apo alban dega me keto komentet tuaja copy paste je bere shume i merzitshem.
    Te kam thene dhe nje here tjeter qe cfare shkruan i ke te drejta por mbasi shkruan nga amerika me keq ardhje te themi se berisha eshte nje kufome politike qe mbahet gjalle akoma nga disa korrente te dyshimta atje nga shkruan zotrote.
    Eshte lista e gjate qe e mbeshtesin ate duke filluar me dy bushat,rajersonet.dhe me i rrezikshmi eshte elez biberaj qe ti e njeh shume mire poshtersite e tij para dhe pas 90′
    Le te vazhdojme me tom rixhin,frak wisnerin vellezerit podesta dhe deri tek i cmenduri pas berishes Dana Rohrabacher qe arriti ne idiotizmin e tij ka akuzuar Obamen per ate fotografine me Edin
    Duhet kujdes dhe per lobet e fuqishme proserbe dhe progreke ne amerike te cilen me ane te disa seksereve si puna e ketij Danes kalifornise kane arritur qellimin qe nepermjet tropojanit tuaj e shkaterruan ate vend dhe tani po perpiqen ti shpetojne koken s.ALI PASHES
    Sic po shkojne punet me kete shqiperi te perdhosur nga te kater anet dhe me keto albanet dhe hamdinjte eshte e drejte te themi

    O neno rri tani me frike
    se ta drodhen djemte ne amerike..

  26. I.Troplini says:

    Te perzgjedhurit per kandidate, Basha e Olldashi, jane perfaqesuesit tipike te servilizmit ndaj atij “kryetarit te madh” nga Vicidoli.”Besnikerija” dhe “perulja” qesharake ndaj kesaj figure, eshte e neveritshme dhe e papranueshme.Keta te dy, jane te vetmit shqiptare qe nuk e kane “kuptuar” arsyen e humbjes. Teater provincial.!!!
    Me menyren se si PD po mundohet te laje mutin me shurre, vuloset degradimi i kesaj force politike si kulle e pamposhtur e korrupsionit dhe paaftesise profesionale. Me moralin e nje shtepije publike, nuk mund te drejtosh nje force politike popullore qe duhet te barte ne vetvete shpresen per nje alternative qeverisese.
    Kandidimi i ketyre dy dordoleceve, mund te kenaqi per momentin epshet paranojake te Sali Berishes. Per PD dhe per ata shqiptare qe jane te interesuar ne pastrimin e skenes politike shqiptare, nuk ka asnje arsye per te pare pa asnje emocion se cfare ndodh me partine qe lindi si shprese e demokracise.!!!

  27. Patrioti says:

    Mor Mero pa me sqaro sesi LSI u katerfishua. Pasi as PS nuk e di. Dhe sa i kushtoi kjo Metes. Sa vende pune do t’i jape Rama Metes per te mbetur ne pushtet. Pasi kohet e fundit ka hapur zyre pune Facebook.
    Thuaj te te mare dhe ty ne pune se tani qe iku Berisha do te ngelesh pa papune mor i shkrete.

    se nuk ka kush te beson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje