Një doktor për Lulin e Doktorit

15 Korrik 2013, 20:16Editorial TEMA

Nga Bledi Mane & Reldar Dedaj

 

Nuk ka kurrfarë optimizmi te Lulzim Basha. Edhe Luli, edhe optimizmi, janë mjegulluar të dy bashkë. Ta kundrosh oratorinë dhe gjuhën e trupit të tij shpesh shihet sesi përshkëndit burimin emocional nëpërmjet tonit të tij grindavec e përgjithësues. Kriticizmi që Basha ka nisur kaq herët ndaj një qeverie, e cila ende nuk ka lindur, është vetëm një shprehje e gërnjës dhe keqdashjes ose një kompleks inferioriteti duke pasur parasysh, shkaqet që sollën, kushtet nga të cilat rrodhi fitorja popullore e të majtës së bashkuar.

Megjithatë një kriticizëm politik i mençur, i domosdoshëm, e mbi të gjitha, që të konsiderohet i justifikueshëm në këtë çast për kandidatin për kryetar të PD-së; duhet me patjetër të jetë krahasues. Ai nuk merret me situata gjithçka ose asgjë, por me alternativa praktike; një qëndrim kritik përgjithësues i ndërtuar mbi Edi Ramën, dëshmon për nxehtësinë e ndjenjës sesa për dritën e mendimit.

Nuk ka këllqe që porsi një lider i opozitës së nesërme t’i bëjë bilanc dhe inventar partisë dhe humbjes së vetë kësaj partie. Nuk atakon as ministrat e dështuar, as parlamentarët humbës, as politikat agresive dhe as luftën e ftohtë të nxehtë që PD i bëri çdo kundërshtari jashtë dhe brenda vendit. Bytha nuk ia mban të kritikojë drejtësi, arsim, shëndetësi, ekonomi sepse ia zënë në grykë fjalën duke i përplasur dosjet e pamykura me vjedhjet e rrugës së Kombit e deri te gjaku i patharë i 21 janarit 2011.

Me sa duket “demokratët” kanë shumë pak kërkesa për një ideal të fortë. Ky ideal që ishte një qeverisje sa më korrekte, sundonte në mënyrë absolute mbi të gjithë shpirtrat në 2005, dhe çdo ithtar i Partisë Demokratike ishte gati të sakrifikonte për të pasurinë, punën dhe jetën. Kur Berisha erdhi në pushtet, ngadalë-ngadalë një grusht njerëzish, disa të ardhur nga jashtë, disa të gjendur aty dhe disa të tjerë nga rrethet u mblodhën tok së bashku, të qeshur, të krehur, të lëpirë, të lyer, të veshur, të mbushur plot ideale dhe alternativa trumbetoheshin përballë opinionit publik me duart e tyre të pastra me manikyr, por pa dorashka. Ishte një ideal i madh kombëtar, pas një qeverisje tetë vjeçare gangrenizuese të socialistëve, por u tret si fillim me gërdecosjen e vendit derisa më 2013 u qelb e mori erë kokë e këmbë.

Pushteti mbetet kodoshi joshës e nuk vonoi shumë që duart e bardha rrezëllitëse të fiksuara nga fotografi Fadil Berisha filluan të futeshin në xhepat alabastër të ndonjë imazhi që shfaqej aty- këtu në kronikat demode të Klanit të Fevzos dhe Opinionit të Frangajt. Tashmë drejtuesit e qeverisë i kishin ndryshuar praktikat e tyre, ishin futur në hullinë e luksit, vjedhjes, abuzimit, indiferencës, pa u interesuar aspak për imazhin dhe për një qeverisje sa më të mirë në të gjitha nivelet e shtetit.

Partia e madhe u bë një han gjigand ndryshe nga PD-ja e parë. Ajo dukej ende plot gjallëri kur skandalet e shumta korruptive u duken te dera e saj, por fryma, ajo energji pozitive, një ide që kishte arritur të shndërrohet në ndjenjë për të gjithë demokratët, me keqardhje, kishte kohë që kishte dhënë shpirt. Siç shihet kjo parti kishte humbur atë element bazë që nuk mund ta zëvendësojë asnjë zhvillim marketingu apo mendor. E kam fjalën për shpirtin e fushatës, “luftën ndaj korrupsionit dhe heqjen e varfërisë”. Zakonet u prishën, idetë u hodhën, karakteret u luhatën, premtimet nuk u mbajtën, gjithçka degradoi ngadalë edhe pse po vihej re nga të gjithë.

Andaj, sot, beteja e Lulzim Bashës nuk është mbi të gjitha një betejë me Sokol Olldashin, por ajo duhet të jetë mbi gjithçka një forcë organizuese e të gjitha forcave mobilizuese për ta ngritur këtë parti nga rrëpira morale që ka rënë, në një stad të epërm të atyre vlerave që deri më tani flamurin e kanë ulur në gjysëm shtizë. Nga kjo betejë duhet të pritët një kandidat që s’e ka ndërmend të merret me politikën e llogoreve ne dhe ata. Duhet të pritet, gjithashtu, një person që ka ndërmend të shkëputët përfundimisht nga ideja e një politike të vjetër që edhe në rast humbjeje fajin e ka kundërshtari, për arsye se ai ishte më i fortë se ne. Gjithashtu nga zoti Basha anëtarët e Partisë Demokratike, që pritet ta votojnë masivisht, më në fund, duhet me patjetër të realizojë një atëvrasje si shenjë e një shkëputje përfundimtare nga zgjedha e Berishës. Për t’i treguar të gjithë shqiptarëve që nesër është një opozitë tjetër, pikërisht ashtu siç thotë Michel Foucault: “Pushtet tjetër, tjetër dije”.

Pavarësisht kësaj hëpërhë nga ligjërimi i tij politik nuk shihet ndonjë shenjë e mirë. Që të jesh një lider partie duhet të dish para së gjithash si të depërtosh brenda vetë familjes tënde politike, të kuptosh ëndrrat e saj dhe të mbrosh në emër të saj të vërtetën e hidhur sepse gjërat nuk ndryshojnë vetvetiu. Vetëm e vërteta e humbjes, pranimi i shpërdorimit të besimit që populli iu dha mund të formulojnë qëndrimin tënd jo vetëm brenda partisë, por një të nesërme sado të largët të jetë edhe të arrijë të formulojë qëndrimin si një lider i denjë për të gjithë shqiptarët. Kjo duhet të jetë sfida juaj. Me patjetër duhet të kapësh fort pas saj.

Gjithashtu duhet të dish se po të realizosh atëvrasje, ti ke arritur të shkatërrosh përfundimisht një të kaluar autoritare, e cila vazhdimisht ka vepruar në mënyrë të prerë. Një e kaluar që ka kërkuar gjithmonë të zmbrapsë, të flakë tej, ta zhysë në harresë çdo traditë kulturore që e kundërshton, ndërsa gjithmonë ka tentuar të marrë në mënyrë krejt të thjeshtëzuar e të tjetërsuar ato tradita të mendimit që kanë funksionuar gjithmonë sipas një logjike homogjene, përngjitjeje me Njëshin. Sot, ju, keni rastin e madh ta thyeni njëherë e përfundimisht këtë traditë, si një model kulturor që arrin të shpëtojë jo vetëm vetën tuaj, por edhe të gjithë shqiptarët nga një e kaluar e gjatë tranzicioni kulturor, mendor, politik dhe së fundi ekonomik.

Kemi dëshirën e madhe të besojmë se e nesërmja do të na gjejë me një opozitë konstruktive në mendim, në qëndrim me institucionet dhe mbi të gjitha me një klimë mirëkuptimi për interes të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Prandaj, z.Basha ju duhet të shkëputeni nga mendimi se të konkurrosh për kreun e partisë duhet t’i ngjash akoma edhe më shumë kryetarit të mëparshëm, të flasësh në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën logjikë, me të njëjtat terma nuk besoj se do sjellësh një frymë të re. Edhe pse e kuptoj se gjurma e Berishës vazhdon të jetë ende e madhe.

Duhet të zhvilloni ballëhapur betejën tuaj me të vërtetën. Me siguri kjo është edhe sfida juaj nëqoftëse nesër ju do dëshironi të jeni një udhëheqës partie i legjitimuar moralisht. Dhe në asnjë mënyrë t’i bëni bisht asaj, duke u strukur poshtë prehrit të Berishës, si shenjë e konformizmit me traditën familjare, uniformitetit të të metave dhe gjetjen e fajit diku jashtë, mjafton që të mos jetë brenda familjes. Kjo nuk është një garë korrekte, pasi opozita nuk është e rëndësishme vetëm për elektoratin e saj, por ajo mbetët akoma edhe më e rëndësishme për institucionet e vendit dhe si rrjedhojë e kësaj e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë. Ju porsi një militant i zellshëm nuk duhet të kapeni me pasion dëshpërimisht pas ideve dhe perëndive të vdekura.

Sot, duhet kuptuar se brenda kulturës sonë politike ka qenë gjithmonë e tmerrshme ajo orë kur autoritarizmi porsi një bishë e tërbuar u zhyt në katakombet e thella të nëndheshme ku flenë perënditë e vdekura.

Fjalën nuk e kemi për Sali Berishën se ky i fundit nuk është më perëndi e as nuk ka vdekur fizikisht. Politikisht mbetet i gjallë dhe i frikshëm, por frika po zvenitet. Zgjedhja e gabuar me Lul Bashën do ta murosë të gjallë porsi Rozafa e pavarësisht se allatet mund t’ia lenë jashtë, është 100% e sigurt se prej andej nuk ka për të pikuar asgjë. Fishkja biologjike mbylli përfundimisht etapën e fishkjes së një neodiktature, e cila stërlodhi një vend e një popull, por rafinoi instinktin e votimit peblishitar. Ndaj Lul Basha ta gëzosh mandatën e  kryetarllëkut artificial, ndërsa ju qeverisësit e rij besoj se vutë mend që nuk u riciklon më askush edhe sikur ta kopjoni mentorin e Lulit në çdo allishverish makiavelist.

37 komente në “Një doktor për Lulin e Doktorit”

  1. op-ed says:

    Ku eshte Bledi Mane ne kete shkrim???!!!

  2. RILINDJA(RINGJALLJA)E KOMUNISTAVE says:

    HAHA SI TEMA DHE CA MJETE TE INORMIMIT TE KONTROLLUARA NGA PARTIA E PUNES SIKUR KANE FRIGE NGA LULI PASI KY E MUNDI PSIKOPATIN RAMA PER KRYETAR BASHKIE E KJO CE TE MOS PESERITET PRANDAJ LULI DUHET SHARE DHE NENVLERESUAR

    1. malok me pleshta says:

      Loku, meso shqipen: nuk thuhet “ce”, por “që”! Pupupupu cfare na ka gjetur me kete rrace vikingesh!

      1. Bekimi says:

        Loku duhet të jetë Marjan Gryka….

    2. Niku says:

      Kane frike nga Luli shkruan ky me siper. Luli as laraskat nuk tremb o i paudhe. Ti e di si “fitoi” Luli i yt: me vota fallso + vota kosovaresh + 1100 vota komunistesh te Hysni Milloshit. Votat e komunisteve ju duket te embla juve dhe nuk i shani, perkundrazi beni Edin “komunist”. Me kete llogjike tuajen as pulat muk mashtrohen. Behuni pak me te zgjuar qe te arini te pakten te keni dinjitet.

    3. tekniku says:

      Mbani mor hurin tuaj ne b..the ju matane kufirit,keni plot hallet tuaja dhe mos na jepni mend nga malesia e Gjakoves.Boll i mbajtem malesoret mbi kurriz per 22 vjet.

    4. labi says:

      Nga Luli e ju lulet e vushkura te pd-s spjerth njeri me o viktima te Serbise.

  3. Gjergj Ndrenika says:

    SA TE THYEJE QAFEN BACA SALI, LULI BIE VETE. KA SHUME GJYNAHE PER TE LARE!
    E KEQJA ME E MADHE ESHTE SALI BERISHA.
    LULI VJEN I DYTI NE LISTE ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/shut-up.html<i

  4. Rroku says:

    Shume shkrim bajat dhe pa ide e Manes, ku ndryshe nga here te tjera tregohet me i “frikesuar”, me i ndrojtur gati gati si nje qen i rrahur.
    Nuk e kuptoj kete ndryshim te dukshem ne stil dhe ne pasion jo vetem te Manes por edhe te disa te tjereve…
    Me pare Mane kishte shume mllef e shpirt, me shume stil agresiv, me shume ide, me shume nostalgji e pasion, me shume urrejtje e “dashuri”.
    Duket ne shikim te pare qe humbja e PD ne zgjedhje dhe doreheqja e Berishes i ka befasuar dhe si rrjedhoje u ka hequr per te pakten 6 muaj trendin e shkrimeve goditese kunder Berishes si objekt dhe subjekt.
    Duket qarte sikur “shpirti kritik ka vdekur tashme” dhe ne vend te tij po shohim gjithnje e me shume ngrahma te ngjashme me ato te renkimeve pas nje epshi te mbajtur gjate me stimulues (te ngjashme me viagren)(po perpiqem ketu te pershkruaj ne stilin e Manes)
    Nje keshille per Manen e te tjere shrues: Filloni te mireni me ata qe po vine ne pushtet dhe qe do te kene maxhorance absolute per te percaktuar te pakten nje dekade (nuk po presupozoj qe do te jene fitues pas kater vitesh te tjera)fatin e vendit dhe te shoqerise shqiptare.
    Filloni te mireni me ata dhe liderat e tyre pasi cdo fjale, cdo ligj, cdo ndryshim ne kushtetute, cdo goditje apo ndryshim ne politikat ekonomike do te percaktoje e preke thelbin e eksistences se ketij kombi, fatin e gjeneratave te shqiptareve qe jetojne sot por edhe atyre qe do lindin filluar nga sot.
    Filloni te ndryshoni sadopak ju vete se pari, pastaj filloni te influenconi sa me realisht e pozitivisht ne informimin e shqiptareve rreth te verteta te medha, vlera, antivlerat dhe duke dhene mesazhin e shpreses per nje jete me te mire e nje shoqeri me te demokratizuar.
    Hiqni dore nga mediokritetet dhe vulgaritetet pa buke e pa vlere.

    1. astriti says:

      o rroku ,po prit te ulen njeher ne karrige keta qe erdhen ne pushtet dhe pastaj nrm qe edhe me keta do merren keta gazetare,,e verteta kryesore eshte qe keta qe humben nuk kane zen mend sot pa mbush 1 muaj ,e cte presesh nga keta tu bejn opzite nje mazhorance absolute,,me pak fjale keta qe jane ne ikje kane qene dhe do jene te pagdhendur,,por te pakten te gdhenden ata militante qe u vene akoma nga pas

    2. labi says:

      Mua kur me pelqen nje shkrim kam zakon qe e perkedhel autorin ndaj mos ma merrni per keq.Pas gjithe atyr fjaleve e fjalive deri diku te vleresueshme me stonon vetem nje fakt o rrocke.Kam bindjen se kur deklaroni qe opozita ka frike lulen e luljetat hidhni ne treg hallet dhe shqetesimet tuaja qe kane te bejne me friken tuaj lemerisese qe keni nga pushteti i ri,i cili padyshim qe do te coje ne vend drejtesine,po nuk deshi qe te shkoje dhe vete per dhjam qeni .

  5. homeri says:

    —Ketu nuk eshte blendi , keshtu qe nuk po komentoj —here tjeter BLENDI mos bej sallat ruse

  6. enea says:

    Jane leshuar lulat e vegjel ne forume, ju po rrini ne opozite me Berishen e jo me Lulin.

    Luli e ka vendin ne burg!!!

  7. Besniku says:

    Hahhahaha sa kom qesh. Ky duet me duket fiks si sinoni me seldin. Jete te lumtur o bledi… ishalla bie rehat tani…

  8. robbie ferrero says:

    Luli eshte per ta ndukur nga te pasmet, kurva e vogel per turp te tirones.

  9. Labi Vlore says:

    PD-ja humbi nderkohe fajin e ka Edi Rama qe fitoi dhe populli qe e voroi.

  10. Labi Vlore says:

    PD-ja humbi nderkohe fajin e ka Edi Rama qe fitoi dhe populli qe e votoi.

  11. kapo says:

    Mbas revolucionit francez kur u vendos te mblidhej parlamenti i pare i republikes se pare franceze , nje nga akuzat me te forta qe i benin njeri tjetrit kundershtaret ka qene – ti je nje ruajalist.

  12. Fleks says:

    Meqenese as me Lulzim Bashen nuk jeni te kenaqur.

    Si tia bejme,ti themi Berisehs qe ta beje si Edi,pas doeheqjes te rikandidoi.

    Edi dha doreheqjen dhe rikandidoi perseri duke gjetur nje Lakeror(byrek).

    Dhe Berisha te gjej jo nje byrek por nje petull.

    E me nje anetar nje vote,me suguri fiton perseri.

    Prandaj mos i qani hallin kaloresit se i varen kembet Lulit,pasi ai do te jete dhe fitimtari,qe do te mare kolltukun e Partise Demokratike.

    Te cilen do e drejtoi me kopetence e perkushtim

  13. Ripjellje says:

    Ed Rama vs Maqo Lakrori. Ajo po, ajo lloj gare i duhej demokracisë. Fat i keq që burra si Maqo janë të rrallë.

    1. Labi Vlore says:

      Ik mor debil.Ty nuk te ben pershtypje se perse u dogjen votat e 200-es por Maqo Lakrori.Rrace qeni e ndyre bushtrash.

  14. ilir says:

    Luli eshte manikin, Urja Hipi i Shqiperise, njeri pa boshte dhe me qene se eshte edhe i gjate, pa ekuiliber mendor.
    Kerkon te mbroje nenpunsit nga fshesa e Ps-se, duke patur parasysh fshesen qe beri ne bashkine e Tiranes qe edhe vete e di qe nuk e fitoi.
    Fitorja e Lulit eshte shkermoqa e PD-se.
    I uroi fitore sepse fitorja e tij do ta lere te majten 20 vjet ne pushtet.
    Nuk mund te drejtoi shqiperine nje filo serb.

  15. vlora 1 says:

    Mua personalisht nuk me plas fare per PD.
    Ajo ka qene nje parti rrugacesh(hiq pak elemente idealiste) qe nga dita e pare…dhe nuk mund te silej ndryshe pervecse me djegie dhe shkaterrime.
    Na ka vonuar 100 vjet ne rrugen tone per tu bere qytetar

    1. beso says:

      vlora,qenkemi dy.Une mendoj se eshte”ne te miren e PD”qe PD te shkrije fare e mos t’ia shohim me bojen,po kam frike se pastaj keta prijesat do futen ne PS&LSI.E ben saliu edhe kete,eshte rrufjan i papare.

      1. mirel says:

        beso, jemi tre dhe me shume
        Vete emri PD nenkupton maskarenj dhe bushtra te organizuar ne parti, krim i institucionalizuar

  16. myzeqari says:

    Nuk ka me njeri frike tani nga Saliu ai eshte bere si puna e atij qenit qe nuk ka me dhemb ne goje dhe lehe kot.Po ti Luli ceshte e drejta ke nevoj per nje doktor se dhe semure je. Te themi te drejten tani.

  17. martini says:

    Nje artikull i Blendit dhe Reldarit qe as te ngroh as te ftoh.Kete e tregon dhe numri i komenteve teper i vogel dhe permbajtja e tyre konfuze.
    Kjo vjen pasi nuk eshte pune doktorresh por ambasadoresh.Nqs do kujtojme vitet 90 dihet qe “doktorri” qe kllonoi Berishin ishte Rajersoni kurse Lule Basha eshte nje prodhim “made in Arvizu”.Nqs do anlizojme sjelljen e Sander Arvizuse ne 21 janar 2011 dhe votimet e 8 majit 2011 ai mund te quhet pa frike arkitekti i Lul Bashes .
    Dekorimi i tij si YLL NE NGJITJE nga ky ambassador i nje vrasesi te 21 janarit ,i nje tradhetari te shitjes parcjale te detit Jon i nje megahajduti te 300 miljon dollareve te rruges durres-beograd TREGOJNE ATESINE E LULIT.
    Prandaj eshte numri komenteve kaq i vogel sepse nuk eshte pune doktorresh por ambassadoresh.
    Cfare po ndodh pas 23 qershorit duket qarte se pas nje egzaltimi disa ditor te nje fitore “historike” situata po kthehet ne nje bumerang ku tradheteret me te medhenj te kombit dyshja Berish-Basha po dalin si heronjte me te medhenj te tij.
    Edhe fitorja e “23 qershorit” shume shpejt do kthehet ne Iluzione te humbura nqs Edi Rama do vazhdoje kete rruge pasive ne moton ATA VRASIN KURSE NE HEDHIM LULE TE VIKTIMAT E TYRE…

  18. Fleks says:

    Po idene qe Berisha te gjej nje Lakeror(byrek) e te rikandidoi per kryetar te Partise Demokratike.,si te duket z Beso?

    Ose me mire ne vend te byrekut(lakerorit)te gjej nje petull dhe te rikonkuroje me te vete Berisha.

    Statuti nuk e pengon nje gje te tille.

    Kushtu dhe ju e kuptoni me mire,punen e doktorit per Lulin,sic thote titulli i shkrimit.

    E pastaj te kedojme kengen e hershme:

    O statuti jone i dashur

    Sa i mire si je

    Ne te shesim e te bleme

    Per dy kokra veze.

    Qe Berisha te behet perseri Kryetar i Partise Demokratike

    E Kryeminister i Shqiperise.

    Besoj do te kete ndonje shembull histori ne Shqiperi me kete lloj rikandidimi.

    Nuk e di si mendoni ju te dashur komentuese.

    Se ju i dini te gjitha.

    Cmendim keni ta bejme perseri kete lloj lakerori(byreku)?

    1. beso says:

      O Flekso,ketu jane dy me kete nick,une jam ai me b te vogel.Une di qe lakroret ndryshojne nga byreku per mangesi petesh.Une kam pare e provuar ç’te duash ne te ngrene,vetem krokodila jo,por si lakroret e plakes time s’kam gjetur asgjekund.Une mendoj se gruaja qe gatuan(ose edhe burri)e kalon gjysmen e mirekuptimit familjar,se Marksi,qe s’ishte fleksibel fare ne ca gjera,thoshte qe politika s’behet me barkun bosh.Tani,une lexoj edhe komentet e tua,ke edhe te drejte,pse jo,po per mua,gjerat erdhen deri ketu dhe nuk eshte oportune t’i kendosh refrenit te vjeter,pse Rama nuk dha atehere doreheqje,etj.Pse kjo?Po sepse Rama u tregua ca rrufjan,duke e shperndare vemendjen e ia doli te rrije ne karrike.Pa njefare dinakerie nuk ben dot as dy hapa ne politike,ose ta pranojme kete,ose hajde te lozim hapa-dollapa,kush eshte mbrapa…Si alibi ky krahasimi juaj eshte superuar ne kohe.Por vertete,ndryshe nga te shqetesuarit per fatin e PD,mua as me ben pershtypje fare;me shkon mire qe te kandidoje me mire berisha dora vete.Nqs PD e do,s’ka statut-ashtu si thua ti-qe ta pengoje te ribehet kryetar.Ashtu siç nuk ka ndonje artikull te procedures penale qe e mbron nga ndonje proçes eventual gjyqesor,per shkeljet qe ka bere.Sesa peshe historike ka PD,le te merren studjuesit(ketu jam kunder”arkeologeve”…),por nese do nje precedent historik,e kam gati rastin e PKSH.Edhe ajo pati peshen e saj historike,pati arritjet dhe mekatet e saj dhe tani me duket eshte riformuar nga ca pensioniste.Pak a shumedo t’i uroja PD-se kete lloj”fitoreje”,tek e fundit kam mendimin tim dhe s’di te kete ndonje ligj te me kape ne kundravajtje sepse shpreh nje deshire kaq miqesore.Fleksi,ne ketu jemi,do ta shohesh qe edhe qeverisjen e Rames nuk do t’a mbrojme me çdo çmim.Une dje ne darke kisha kaluar nje koment shume te gjate po tek ky editorial,ku per bashen kisha perdorur gjetjen”deux ex machina”;komentin ma humben rruges,por”deux”-in e lexova ne vend tjeter,keshtuqe mos kujto se z.M.B. na mban me preference.Tek ai koment une pranoja qe Rama nuk eshte se s’ka qeverisur fare,ai ka qeverisur bashkine per 12 vjet dhe duke perdorur presupostin e kesaj qeverisjeje,kandidatet e berishes e perdorin si element fushate.Pastaj,se Rama ka qeverisur mire bashkine apo jo,kjo eshte relative,pasi perveç pamjeve merret lapsi dhe shikohet mbarevajtja financiare e bashkise.Po te kish lene borxhe dhe bere investime koti Rama,Basha ka pasur tere kohen e perendise te na e demonstronte.Fleksi,une po e mbyll,se nuk shkon qe komenti te jete me i gjate se artikulli,por nese ka nje gje qe mbetet e perjetshme,eshte se njeriu eshte i gabueshem.Une e shoh Ramen lehtesisht te gabueshem;e tmerrshme eshte pagabueshmeria e berishes.Shume vone u kujtua berisha,duke dale fushaten e fundit me laps ne dore,duke degjuar hallet e”fermereve”,si ai qe pasi te vret,provon te te ngjalle,por atributet per ta bere nje mrekulli te tille i ka nje entitet tjeter.Per mua,nje nga librat me te mire mbi”teorine e gabimit” e ka shkruar Karl R.Popper:”Burimet e Dijes dhe te injorances”,s’e di ne eshte ne shqip.Se fundi,se harrova,berisha mund te kish dhene doreheqjen si kryeminister,qe ne momentin e pare,sepse vota e 23 qershorit ndeshkoi qeverisjen,partia eshte ne plan te dyte.Deri ne shtator,mua me duken dy muaj letargjike,qe nuk jane luks per nje vend qe diskuton buken e gojes.Pershendetje!

  19. lis says:

    mos e qaj lume e perrua\por qaje sikunder qe\banditet kudo qe ishin\ PD-ne kishin fole\ishin,ishin ca rrugecer\me pushtet,me hazine\populli do ti kujtoje
    mender mijte ne hale .

  20. kelmendasi says:

    E vetmja gje qe jam dakort me kete FLEKS SKYPION RAJMONDIN eshte se artikulli i Blendit eshte shume i dobet dhe pse ka shtuar dhe nje koleg tjeter.Artikulli me i sakte do ishte:

    Një pale pranga per doktorin dhe për Lulin e Doktorit.

    Mbasi po e krahason Berrishen me LAKRORIN dhe pastaj BYREKUN le ta vazhdojme te plote karrrieren E GUZHINES te ketij krimineli gjigand.
    Berrisha u federua per here te pare si sulmues ne 1968 ku veshi fanellen e kuqe me trajner Enver Hoxhen.Pasi u shqua si i rrezikshem per kundershtaret trajneri Hoxha e mbante te oxhaku dhe e shetiste me varke me djemte e tij.I paharruar do ngelet goli qe i beri Berrisha Shoshorit kur pasi e spiunoi,e denoncoi i propozoi trajnerit Varje ne litar.
    Ne vitet 1990-1991 skuadra e kuqe e Berrishes po i binte reputacjoni se trajneri ishte zevendesuar dhe e kishte marre drejtimin Ramiz Alia.Per ta shpetuar skuadren e tij Ramizi i ndryshoi fanellat dhe i dha lojtareve pardesy te bardha dhe i sterviste te Qyteti Studenti
    ku kishte tifozllik te madh.
    Punet po shkonin mire se pardesyte e bardha moren fanellat me ngjyre blu dhe po fillonin fitoret karshi skuadrave te tjera si ajo e PS qe kishte ngjyre roze.
    Megjithese humbi takimin final qe u mbajt ne 31 mars 1991 ku kapiteni Nano fitoi ndeshjen 7 me 3 karshi bluve te Berrishes ,ne ate kohe UEFA ne Bruksel e pranoi rezultatin por nuk u pranua nga “Cërvena Zvezda” e Beogradit dhe disa lojtare te shitur tropojane serbisht-foles qe luanin
    ne skuadrat amerikane.

    Pas humbjes spektakulare ne skuadren Blu erdhi trajneri i ri Will Rajerson me “nje cek te bardhe” me ndihmes te tij Elez Biberaj dhe filluan stervitjet intensive per revansh.Pati disa stervitje te forta si ne 2 prill 1991 ku u vrane 4 lojtare,deri te
    shakterrimi i ekipit kombear te qeverise stabilitetit ne dhjetor 1991.Biles trajneri Rajerson filloi te aktivizohej vete ne ndeshje qe te fitonin me cdo kusht edhe pse kishin nje ndihmes teknik “te madh” si elez biberaj qe ishte stervitur me klubet e Beogradit.
    Ekipi blu i PD fitoi takimin me PS ne 22 mars 1992 ne saj te taktikave te trajnerit amerikan me ndihmesin e tij serbo-tropojanin biberovic skemat e te cileve vazhdojne te aplikohen dhe sot nga mesfushori Berrishe dhe nga ekpertet e podestes.
    Nje nga fitoret me te medha te PD me mesfushorin gjigand Berrishe eshte se skuadra e Serbise me sekserin Damir Fazllic me seli ne WDC
    ka arritur te prodhoje ne Serbi Fiatin italian dhe e eksporton me sukses ne amerike.
    Kurse “mesfushori” Berrishe i ka dhene licencen e perpunimit te miliardave ton plehrave biznesit serb qene ka ngritur dhjetra qendra te perpunimit te plehrave prane qytetit te Met Dervishit me kapacitete per gjithe plehrat e Europes.Per kete ka firmosur dhe kontrata per qindra milione ton me mafian e plehrave.
    Per te perfocuar skudren e Berrishes qe u rrah keq ne 23 qershor eksperet e Podestes kane parashikuar te shtojne tifozet e Berrishes me muxhahidinet e Iranit qe tashme kane ardhur autobuzet e pare.Eshte parashikuar qe te paisen me pashaporte shqiptare te gjithe turkoshaket e Ballkanit dhe Europes duke perfshire dhe tremiljon sqiptaret e Turqise te cilet do jene tifozet e ardhshem ne ndeshjen e parakoheshme midis PD dhe PS qe do mbahet ne fund te ketij viti nqs Edi Rama do vazhdoje rrugen “paqsore” midis nje deleje dhe nje ujku.
    Kjo ndeshje eshte parashikuar te mbahet ne 24 dhjetor 2013 per nder te 89 vjetorit te ardhjes ne pushtet me bajonetat e ushtrise serbe & bjelloruse te tradhetarit te dashur Ahmut Zogu.
    Ky ishte nje koment i shkurer i karieres sportive i mesfushorit te kriminelit gjigand Berrish.
    Do te vazhdojme kete rubrike sportive edhe nqs ky mesfushor leshi mund te shkoje per gjah,mund te pesoje fatin e Esat Pashes ,Gramoz Pashkos apo Azem Hajdarit..

  21. Nolian says:

    Me tregoni ku lutem se nga e ka prejardhjan
    Edi rame
    Nqs e dini
    Faleminderit

    1. Dasara Mall Tezja says:

      i dashur Nolian
      Une qi po te shkruej jam mbesa e Shal Berishes dhe me thone te drejten me boni pershtypje kjo pytja juej.Ne fillim due me te thane se ke bo dy gabime ordinere qi jane:
      -ku lutem ,qi duhet ta shkruesh ju lutem
      -prejardhjan ,qi duhet me e shkrue prejardhjen.
      Une i dashur Nolian kam bo shume llafe me gjyshin Shale qi kur mi nxorri shalet ne fotografi me qenin Reks qe ka njiher ferkohemi me njoni tjetrin.
      I thashe gjyshit Shale se nuk pune me mue por nxirr babaen tan ne fotografi dhe kerkova ne gjithe albumet dhe nukgjeta qofte dhe nje fotografi se ky asht nje gjysh qi nuk as baba as nane biles as vorr prinderish.
      Shkueme nji here ne vicidol dhe shkuem te varrezat por vetem ferra dhe gjarperinj kishte.Shkueme ma vone te kulla por vete gamore dhe lope kishte.Biles shpetume se desh na ra nji gure krese.
      Prandaj Nolian i dashur mos e kruej me Edi Ramen prej prejardhjen se asht ma perpara nesh.Po deshe me e krrujt me Ramen fol per fotografine qe ka dal cullak ne France se nuk kishte turp ai zdap se e kishte ma te madh se Reksi im.

  22. H. Malo says:

    Shkrim shumé i dobét. Autorét duket kané besim tek lulzim Basha.
    Sa shpejt harruan qé Luli éshté thjesht njé kriminel; hajdut e vrasés.
    Saliu do ta véré né krye té PD si tabelé qitje, qé t’i hajé ai goditjet. Po Luli s’éshté aq budalla sa ç’duket. Nuk thoté kot qé ai
    s’mund ta zévéndésojé Saliun. E ka fjalén pér né burg.

  23. Ani says:

    Shum i dobet ky shkrimi i Manes. Nuk e meriton te jete i publikuar e jo me te vendi i editorialit.
    Po me duket si shkrim i ndonje nderkombetari, qe sjeton as ne qiell as ne toke, e qe i jep sygjerime Lulit.

  24. raimondi says:

    Ke te drejte Ani.

    Ky shkrim duket sikur e ka bere skypioni se sa ky permetari qe ishte i sukseshmem deri ku arriti rekordin me shkrimin “shqiperia e ndyre e blendi fejziut”

    Kurse tani vetem 4-5 komente jane te lexueshme nga 30 komenteve te ngodhura ku me i miri eshte i shokut tone Fleks Bathorja.

    Ne nje kohe qe Luli daj Xhelalit ka prehur shpaten ,Edi Rama po zgjidh “fjalekryqin” qe i ka lene Arvizuja ne tavoline.

    Kurse ky Blendi dikur i lavdishem propozon receta me aspirina per nje te semure qe do briskun e kirurgut.

    Me kete artikull rrezik ta federojme Blendin me Kaqi Islamin se po kerkon
    nje moderator-analist part time..Tung.

  25. elvis says:

    Bl(edi) ik bej pushim se u lodhe djale ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje