Përse Lulzim Bashës i duhet të vjedhë fitoren e vet?

25 Korrik 2013, 23:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati i sapoçelur brenda Partisë Demokratike, qysh pas deklaratës së Sokol Olldashit për procesin e montuar të zgjedhjeve, po shkon drejt një teze themelore që ka të bëjë me faktin se Lulzim Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës dhe do të fitonte, por procesi ka qenë tërësisht i manipuluar dhe kontrolluar prej Berishës. Këtë e ka thënë i pari Olldashi, si viktimë e garës fallco,  më pas e ka faktuar media dhe i fundit e shqiptoi plot guxim Astrit Patozi, si nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Pra, problemi nuk është pse Sali Berisha ka diktuar garën, por pse shkalla e manipulimit duhet të ishte aq ekstreme, përderisa fituesi ishte i paracaktuar.

Që të shpjegosh këtë fenomen, duhet të kuptosh  Sali Berishën. Në vitin 1996, megjithë problemet që kishte demokracia shqiptare, megjithë trendin autoritar që po merrte qeverisja, Sali Berisha mund ti kishte fituar zgjedhjet e 26 majit, me një diferencë të ngushtë. Një opozitë pa lider, me plot probleme brenda saj, me një besueshmëri të dyshimtë ndërkombëtare, dhe një popull të hapërdarë pas pareve të VEFA-s dhe Gjallicës, mund t’i jepte atij një mandat të ri, me rezultat të ngushtë. Por, ideja se të tjerë do të vendosnin për fatin e tij, e bënte atë të pasigurt, të paparashikueshëm, të papërmbajtur dhe të papërgjeshëm në mënyrën se si u soll me procesin. Ai e shkatërroi atë, duke i detyruar kundërshtarët të ikin nga zgjedhjet dhe të vazhdonte të numëronte i vetëm votat që nuk kishin më asnjë rëndësi për të. Një vit më pas ai përsëriti historinë me zgjedhjen e tij si president. Edhe pse vendi po hynte në luftë civile, edhe pse qeveria e tij u rrëzua, dy ditë më pas ai u rizgjodh me forcë president, për të dorëzuar gjithë pushtetet një javë më vonë.

Është kjo psikologji e njeriut të pasigurt, që nuk i beson votës së lirë dhe as fuqisë së tij mbi njerëzit që e votojnë, që e detyroi atë të bënte një proces votimi me procedurë gestapoje, duke deklaruar votën, dhe një fushatë tërësisht brutale kundër çdokujt që i shkonte mendje të mos votonte kandidatin e tij. Në këtë pikë shpjegohet dhe arsyeja pse ai e prishi garën, edhe pse Basha mund të fitonte dhe vetëm me mbështetjen e tij.

Së pari, Berishës i duhej një fitore e thellë, pasi gara u mor për një moment seriozisht në bazë si mes dy njerëzve të barabartë të Berishës. Kjo bëri që partia të mos ndahej 80 me 20, por shumë më ndryshe. Në këto kushte Berisha jo vetëm që bëri publike preferencën e vet, por donte doemos dhe rezultatin maksimal.

Së dyti, kjo ka të bëj me vet kandidatin e përzgjedhur prej tij. Lulzim Basha nuk është Sokol Olldashi. I pari ka hapur një gropë prej mbi 200 milion eurosh në një projekt të errët biznesi për përfitim nga paratë publike në emër të patriotizmit, ndërsa i dyti e ka pranuar këtë realitet dhe ja ka mbuluar. I pari ka qenë ministër i Brendëshëm më 21 janar dhe është përgjegjës për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë. Më shumë se aq, ai është bashkëfajtor me Sali Berishën në atë krim dhe lidhja e dy njerëzve përmes gjakut të derdhur është shumë më e fortë, se sa lidhja përmes shërbimeve politike. I dyti, Olldashi, e ka pranuar këtë realitet dhe është nxituar ta mbrojë.

I pari , pra Lulzim Basha, ka hyrë në Bashkinë e Tiranës me një mandat qartazi të vjedhur, pasi për të u angazhua jo vetëm gjithë partia dhe pushteti, por në fund dhe vet Sali Berisha, për t’ia dhënë me dhunë mandatin. I dyti, Olldashi, nuk e ka pasur këtë fat. Kur ai kandidoi për Bashkinë e Tiranës më 2007, jo vetëm që nuk u votua as nga grupi i Bashës, por u la vetëm qysh në mesnatë nga Familja dhe vet Sali Berisha.

Mjaftojnë këto fakte për të dëshmuar se njëri është i përzgjedhur nga Familja, duke sakrifikuar për të, kurse tjetri një i sakrifikuar i Familjes.

E treta, që është dhe më e rëndësishme në këtë histori, është se prej sot e tutje, Sali Berishës nuk i duhet Partia Demokratike as për t’u rikthyer në pushtet, pasi atë nuk e arrin as me moshën fizike që i ka mbetur, dhe as për të kënaqur militantët e pakënaqur. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha i duhet si një imunitet për t’i shpëtuar drejtësisë, dhe për t’u bërë pjesë e pazarit politik për mosndëshkueshmërinë e politikanëve. I duhet të bëj pazar për pazaret e pista të Familjes dhe për t’u mbrojtur nga debati për përgjegjësitë e tij. Për këtë arsye, çdo shpresë se debati brenda PD-së do shëndosh demokracinë e brendshme, është po aq naiv sa ideja se më 22 korrik do mbaheshin zgjedhje të lira në PD. Ky debat, jo me zë kaq të lartë sa e ka nisur Patozi, Olldashi apo më parë dhe Rusmajli, por dhe me mërmërima si Ridvan Bodja, do të çojë doemos në spastrime të egra dhe nevojën për një grup armiqësor, që të shërbejë si terapi për humbjen  e thellë të 23 qershorit.

Sali Berisha dhe Familja kanë nevojë për një adrenalinë fitoreje pas gjithë kësaj humbje dhe fitorja e vetëm e lehtë e tyre është që nesër Astrit Patozin të mos e lënë as të hyj në zyrë dhe të shpallin një skenar puçist për arsyet pse ka humbur PD-ja për shkak të këtyre njerëzve që guxojnë të flasin. Sali Berishës nuk i interesojnë numrat në parlament dhe as sa vetë do t’i dalin kundër. Atij i duhet një parti e vogël, unike, e rreshtuar rreth tij nën drejtimin e Bashës, dhe e pakompromis për t’i shërbyer atij. Kaq i duhet. Çdo iluzion se atij i duhet PD-ja e fortë, e bashkuar, demokratike dhe opozitare, është iluzion nga i cili kritikët e vet duhet të çlirohen sa më shpejt. Nëse në pushtetin e PD-së gjëja që shkëlqeu më shumë ishte një studio avokatie e Familjes, që shiste pushtetin e PD-së, tani PD-ja do kthehet në një studio avokatie për Familjen, për të shitur interesat e demokratëve për llogari të Familjes.

Është e thjeshtë dhe po ua them që sot. Do të përjashtohen, do të linçohen, do të poshtërohen, dhe pastaj do ta kuptojnë përse i duhej 22 korriku Sali Berishës, përse i duhej aq i shëmtuar dhe përse nuk ka ndërmend të dëgjojë teori për demokracinë në PD. Ajo nuk ekziston prej kohësh. Ekziston vetëm ai që dikur Genc Pollo e quante vulëhumburi. Ai ka nevojë për një terapi pas humbjes. Ashtu siç i duket vetja notar në një pellg në Dhërmi, ashtu i duket vetja fitues në një moçal brenda partisë ku kakarisin zhabat e veta. Dhe, do doemos një grup armiqësor ndaj të cilit të shfryjë dufin e humbjes dhe të shijojë fitoren. Janë të gjithë ata që nuk pranojnë 22 korrikun. Atyre që nuk pranojnë t’ua bëjë 8 me 2.

50 komente në “Përse Lulzim Bashës i duhet të vjedhë fitoren e vet?”

  1. baca says:

    Ashtu siç i duket vetja notar në një pellg në Dhërmi, ashtu i duket vetja fitues në një moçal brenda partisë ku kakarisin zhabat e veta<..e forte

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=443627499069815&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater

    1. arianita says:

      zoti mero un se mendoj qe sklleverit e dij do dalin nga kjo baterti ku berisha i ka rrethuar!! i kan duart e lyera me gjak dhe me korrupsion. nuk do dalin po si perjashtoj saliu! ai e ka pasur gjithmon pd nje parti qe i sherbente familjes se tij po deri tani kan heshtur se i shijonte leku tani qe skan me lek tani kakarisin. pfff jan njerez pa identitet ata!!!

      zoti mero ata po bertasin per interesat e tyre sepse e din shum mir qe basha do i lej jasht loje!! berisha do i nxjerr po elektorati i tij aty do jet pingul mbas berishes! nuk e kuptoj se cfar magjie i ka ber berisha edhe atyre pak shqiptarve qe i kan ngel se marr vesh seriozisht!!

      1. Vlora says:

        sido qe te jete o mero baze berisha eshte totalisht i humbur.

        dhe ne kete humbetire po terheq zvare me ndergjegje edhe PD-ne.

        kete po e ben me nje deshire te madhe per te lartesuar veten qe:pa berishen nuk mund te funksionoje gje.

        dhe ky eshte krimi me i madh qe po ben berisha.pas gjith shkaterimeve qe i beri shqiperise tani po e mbyll ciklin e vet duke shkateruar edhe PD-ne.

        mendja e semure e berishes, mendon se cdo gje i takon vetem atij.

    2. Dulla says:

      Partia e Saliut me kryetar Lulin e vocer. Perpara per humbje te reja. E keqja me e madhe eshte se Saliu po e le vendin pa opozite. Respekt per ata demokrate qe mendojne ndryshe nga Saliu, qe kuptojne shkaqet e humbjes dhe duan te bejne opoziten e vertete dhe pse jo neser te vijne ne pushtet me voten e popullit. Saliu ne sundimin e tij mbolli vetem urrejtje dhe la pas nje vend ekonomikisht te rrenuar, moralisht te shkateruar, dhe vrau shpresen. Shqiperia behet me idera dhe bashkepunim jo me mashtrime dhe percarje.Te jesh ne opozite nuk duhesh trajtuar si armik por me respekt si pale tjeter qe mendon ndryshe.Shqiperia eshte e vogel per te mbajtur mbi supe kaq shume urrejtje dhe ndasi.Po ashtu eshte e lehte per tu ringritur.

    3. kledon says:

      Ashtu siç i duket vetja notar në një pellg në Dhërmi, ashtu i duket vetja fitues në një moçal brenda partisë ku kakarisin zhabat e veta<… SHUM E FORT ?

    4. o mero po ti pse bashkepunove me berishen kur vodhi ne 1996.shum vone u largove .prishje pazaresh

    5. rexhi says:

      askush smund ta thoshte me mire se you mero

  2. england says:

    Te gjitha parashikimet qe ke bere Mero kundrejt ketij njeriu te kane dale 100%!Nese arrin te na befasosh dhe me kete fakt se Saliu thjesht kerkon spastrimin e partise,dhe rrudhjen e saj vetem me bythlepiresit perreth,do mendoj se je brenda kokes se plakushit ne prag pensioni.

    1. As mos e ve ne diskutim shok ! Pse cfare mendon ti,sa toleron Berisha ata qe guxojne e flasin te verteten dhe realitetin a ?! Ne zgjedhjet e tjera,FRD e Topi-t,behet forca e dyte politike ne vend,sepse me dhjetra i jane bashkuar keto 2-3 dite te fundit,pas farses se zgjedhjeve te PD-se.

  3. plaku says:

    Mero Baze, je nje nga penat me te fuqishme dhe te mprehta te publicistikes shqiptare. Eshte fat per Shqiperine dhe shqiptaret qe kemi nje njeri si ty.
    Mero, nuk e di, por une personalsht te uroj qe, ti po te njejten pune te besh edhe per te kontrolluar dhe kritikuar me fakte gabimet qe, do beje maxhoranca e re.Edhe ata jane njerez dhe do bejne gabime. Une personalisht kam frike se, pjesa me e madhe e medias qe, ishte me qeverine e Sales do behet me qeverine e Edit (shif p.sh Klanin). Kjo do jete nje gje shume e keqe, ne kushtet kur maxhoranca ka 86 deputete dhe PD-ja po merr rruget e mutit.
    Mero, une jam i majte por mbi te gjitha jam shqiptar dhe uroj qe, ti te japesh kontributin tend te vyer per te kritikuar dhe kontrolluar me ndershmeri dhe fakte qeverine e re, sepse kjo do ishte nje kontribut shume i shquar per vendin tend dhe tonin.
    Pershendetje.

  4. Tani says:

    nuk besoj kshu. une besoj se PD do i dali jashte kontrollit apo duarsh. prisni sa te iki nga pushteti, krisjet e para filluan. Bashes i duhet berisha dhe per ca kohe sa te konsolidoj pushtetin e vet, pastaj ka per te flak se nuk mund te pretendoj per fron me nje imazh te tille. berisha eshte i mbaruar sido qe ta shikosh dhe basha do ta bej kurban ne momentin e duhur

    1. LORA says:

      Tani,kam qene dhe jam e bindur qe mekanizmi i sundimit te brekedhjerit te historise ne ate nahijen gangstere qe i thone PD,eshte ai kohezionit te rradheve nen moton “rreth krimit e kusarise te perbashkuar”.
      Fakti qe kjo mender-gare zbuloi qe deformimi dhe farsa eshte dominante me tregon se shumica e perjashtuar nga votimi,ose e survejuar dhe e intimiduar nuk eshte e inkriminuar dhe si e tille nuk mund te dominohet ne breket e dhjera te dr.mortjes.
      Fakti qe Patozi po denoncon publikisht me tregon se edhe ne kupolen e PD-se paska te painkriminuar.Kete e konsideroj si lajm te mire,qe sikurse Ti me jep shprese qe PD do te dale brenda ketij viti jashte kontrollit te dr.krimit.Editorialin e Meros e shoh si kontribut ne kohen e duhur per te ndihmuar guximin e te painkriminuarve ne organizimin e tyre serioz per shpetimin e forces politike qe ata i kane besuar dhe kontribuar.

  5. bledi says:

    Mero i ke rene pikes!. Ka dhe nje skenar, kete katervjecar te mbrohen sa te promovohet dhe Argita! Familia eshte kamur tejet mase deri ne krimbje dhe s’do djersisi me bythen per nje pushtet qe e ka shtrydhur komplet. E vetmja shpres ta shohim Berishen dhe Lulen e tij para drejtesis eshte te jete e kushtezuar nga BE per vijmesine e tratativave ne baze te anti-korupsionit (si ndodhi ne Kroaci)! Nje medyshje qendron ketu te ndoje shantazh i mundeshem ndaj Metes nga Berisha, qe do te krijonte carje mjtas.

  6. elida says:

    Je fenomen mero,grupi kundër i saliut do të jetë që nesër alibia e saliut për disfatën e 23 qershorit.kjo vemje nuk do largohet po nuk u dënua dhe kështu është PD e liria jonë e dënuar .
    Tani po të them një përrallë horror që do t’ua them nipërve jo vetëm unë por i gjithë brezi ynë.
    Na ishte një herë një plak i ligë i shëmtuar i egër që vinte nga pylli dhe e kishte emrin Sali.Ky u vidhte pasurinë e bukën njerëzve .
    Dhe nënat kur të ushqejnë fëmijët dhe ato të qajnë apo bëjnë naze ushqimit, do tu thonë:shet shet mos qaj por haje shpejt bukën se vjen gogoli Sali i shëmtuar e hundemadh me një thes të stërmadh e ta merr bukën dhe po kundershtove ai të vret në bulevard me duar në xhepa .
    Dhe fëmijët do e hanë shpejt bukën nga frika e gogolit sali.

  7. Qamil qafa says:

    80% me 20% tregon qart sesa shum ka pas vjedh sala neper zgjedhje gjithmon.
    Basha dhe Olldashi peshonin fifti fifti. Sala i nxorri 80 me 20.
    Me nje arithmetic te thjesht del se Sala I ka dyfishu votat ne kuti,nji e sakt nji e vjedhme.
    Dhe kur ky report eshte “brenda shtepis” ne zgjedhjet brenda p d se, Vaj halli se car masakre i ka pas bo ” armiqve te kuq”

  8. ali says:

    Pershendetje zoti Mero per artikullin ! Nje analize e thelle dhe stigmatizuese per gjendjen aktuale te PD.
    Tani Diktatori kerkon vetem te shpetoje lekuren dhe pasurine e vjedhur e te grabitur te familjes se tij.
    Tash e tutje nuk kemi te bejme me ” Partine Demokratike,,.por me ”partine e doktorrit”- PD dhe pd.!!!!
    Kjo do te jete e ardhmja e kesaj partie e ndertuar me horra, gangstere, njerez te hurit e te litarit te ardhur
    nga ana e anes se Shqiperise per t’i sherbyer bajraktarit primitiv e kanunor, klanor e tribalist. Ketu nuk e
    kam fjalen per intelektualet e ndershem qe ka patur dhe ka kjo parti , por per rrugacerine qe u fut ne kete
    Parti per te vjedhur, per te grabitur, per dhunim te lirise se popullit shqiptar. Prepotenca, arroganca , perbu-
    zja, mosperfillja e pushtetareve beri qe populli t’i ktheje krahet kesaj bande kriminelesh e hajdutesh profe-
    sionistesh. E ardhmja e kesaj partie do te jete ose rinovimi pa Bashen e Berishen ose shperberja e saj defi-
    nitive,rruge tjeter s’do te kete per kete parti. Te ikin horrat e arrivistet, kriminelet e hajdutet nga kjo parti dhe
    kjo parti te vihet ne rrugen e demokracise, duke lene mbrapa metodat e mbrapshta hitleriane e gestapoiste!

  9. Julian laci says:

    kjo qe po I ndodh parties demokratike nuk eshte e pare por do te jete hera e fundit .Partia Demokratike po shkon drejte mbytjes,sepse nuk ka asnje ne partine demokratike qe Di te notoje me mire se Sali berisha.

  10. bekim says:

    Mero pershendetje e harrove me te rendesishemen per bashen marveshjen per detin ajo asht tradhtija ma e madhe e ketyne dye kjo duhet hetu …

  11. NjeQytetarOptimist says:

    E kisha shkruajtur dicka te tille per pjesen e trete editorialin e parafundit por s’doli..Ashtu ka per te ndodhur..Rrethi po zvogelohet..

    1. elinor says:

      Cdo here qe ti shkruan kodra mbas bregu t’i postojne komenetet. Nje here te vetme qe shkruan dicka te sakte dhe moderatori i Tema nuk e poston. Fatkeqsi!
      Ju lutemi Tema, mos nxirrni kunjin me optimistin tani!

  12. REA says:

    Hesapet me Lulen hollandeze dhe Saliun e Vucidolit lahen vetem me nje referendum paqesor popullor per t i derguar para drejtesie.[o[ulli s ka pse merr leje nga EU per ta bere kete.Duhet vetem organizim, mbase edhe nga ndonje OJQ e guximshme rinore

  13. REA says:

    Hesapet me Lulen hollandeze dhe Saliun e Vucidolit lahen vetem me nje referendum paqesor popullor per t i derguar para drejtesise.
    Populli s ka pse merr leje nga EU per ta bere kete.Duhet vetem organizim, mbase edhe nga ndonje OJQ e guximshme rinore

  14. Erjon says:

    Shume shkrim i goditur nga zoti Mero, si gjithmone. Pershendes dhe komentin e bere nga Plaku.

  15. shtjefen palushi says:

    Kur njeriu vendos te behet sharlatan, kur njeriu eshte i detyruar te mbroje miliona …ose miliarda…nuk ka asnje force qe ta ndal. Mendoj se sh. Sali edhe pse i rrjedhur, po skicon mjaft mire mbrojtjen e tij. Ne nje PD demokratike atij do ti dilnin te gjitha dobesite ne shesh…. dhe keshtu vajtja ne banken e te akuzuarit do ish me e lehte. Duke pasur njerez te korruptuar rreth vetes njerez qe duke mbrojtua ATE mbrojne dhe veten e tyre ai e ka me te lehte ti shmanget DREJTESISE. Mendimi im personal eshte se ky njeri nuk do jape logari perpara drejtesise, per sa kohe do jete Meta aty ku eshte. sepse thjesht i MBYRURI TE MBYTE. Dhe Meta nuk erdhi nga kahu tjeter per tu mbytur…por per te mbijetuar.

  16. Albi says:

    Edhe njehere urime Mero.

    Sikur ta kishe patur kete deshire per demokraci partiake ne PS-ne e 2009 apo ne PD-ne 1999 akoma me mire do ishte.

  17. KRIPTOOPOZITARI says:

    E gjithe kjo maskarade ju besua nje njeriu te vetem; sekretarit te pergjithshem te kryeministrise Gjergj Lezhja, shefi i trafikantit nderkombetar te narkotikve, ne kerkim nga policia prej 6 vitesh Gjon Kola ? ? ?
    -Berisha beri nje pakt me Gjergj Lezhja-n; nepermjet nje pseudo firme italiane i dha me nje VKM , gjirin e PORTO PALERMOS ? ? ? . Ne ate vendim qeverie parashihet qe ajo firme(dmth Gjergj Lezhja) te ndertoje nje super port jahtesh dhe nje resort turistik e natyrisht ky soj porti ka pushtuar edhe kalane e Vasiliqise. ? Vendimi eshte firmosur gjithandej dorazi e ne fshehtesine me te madhe. Kjo eshte edhe afera qe garantoi Lul Bashen kryetar partie. E çeshte Porto Palermo per Baba Saliun-zjarrvensin e Shqiperise ?! ? ? ?
    Kaq sa per sot.

  18. Profesori says:

    Mero, je ndër zërat e pakta reale, të forta, të zgjuara në median shqiptare. Ishalla të shtohen dhe të tjerë dhe të fillojë ky popull avash-avash të zgjohet, të shikojë vetveten dhe të mos tërhiqet për hundësh e të vari shpresën tek të tjerët, sado të mëdhenj e të fuqishëm qofshin ata.

  19. elida says:

    SMero rrofsh për shkrimet e tua.Në adresën e saliut berishës i bënë më në fund bllok disa komenteve.të mia që e tregojnë atë ashtu siç ai.është në të vërtetë .hahahhahhaha.

  20. Ina says:

    Basha eshte kukulla perfekte per Berishen: pa personalitet, servil, karrierist e hipokrit. Nje njeri i tille eshte moduluar tamam per Berishen qe e ka zarin e vet. Tipa si Olldashi e Topalli jane me te veshtire per t’u manovruar, kurse Basha eshte ideal. Ky individ qe shperdoroi miliarda te rruges se kombit, qe vjedh fitoret ne tavoline, e qe nuk mbahet mend vecse per buzeqeshjet fallco qe jep majtas e djathtas eshte maska e duhur e Berishes.

  21. tironsirefugjat says:

    Mero je burim frymezimi i cdo pene qe shkruan dhe qe vihet ne shebim te atdheut aq te telendisur ! Nuk mjaftojn bravot dhe pergezimet se jan shum shum mikroskopike ndaj sherbimit gjigand qe po i ofron ktij populli ! Nuk dua te them dhe i “vetem trim ne luft” por le te besojm se tani na duhet “trim i mir me shok shum” qe kjo kuceder te zhduke me gjith kelyshet e saj e te mos mbetet asnje virus qe te na perseris kte “infeksion”te tmershem ! Respekte per ty plak se je i sakt per cfar shqetsohesh se boll hoqem dhe vetem nje shembull i Kroacis apo Islandes do hap rugen e “dizifektimit”per te shkuar ne demokracin e vertet…….

  22. martini says:

    Me c’fare ndodhi me 23 qershor 2013 dhe tani me 22 korrik ishte nje tragjedi vetvrasese per kupolen kriminale te PD.

    Ne 23 qershor me vote populli shqiptar i tha STOP regjimit te satrapit Berishe dhe trapit Lul dhe i hodhi ne koshin e historise.

    Djalli Berish ne 24 qershor duhet te jepte doreheqjen si k/m dhe PD nqs do ishte parti dhe jo cete horrash duhet te kerkonte doreheqjen e ketij humbesi dhe gjakatari te madh dhe te vinte nje PD-ist tjeter per qeverine kujdestare deri ne shtator ne resepkt te kushtetutes.

    Pikerisht per ti hedhur sy popullit dhe nderkombetareve(qe bejne rolin e budallait) beri komedine me doreheqjen nga partia me drita ndezura
    per te vene mekembesin e tij

    Mirpo kjo komedi per cudi u kthye ne drame dhe shqipfolesit e PD pane me syte e tyre qe tallen dhe u poshtruan publikisht nga dyshja
    doc.evili & son.

    Ketu gabohet dhe zoti Mero qe thote se Berisha do të përjashtoje, do të linçoje, do të poshtëroje te pabindurit.

    Duhet te ndodhe e kunderta qe pjesa e shendoshe e PD te hedhe ne plehra
    plakun e trustit te lulelakres dhe xhivolen e tij.

    Nqs kjo nuk ndodh shpejt PD do te kthehet ne PDB (Partia e Debileve te Berishes) dhe antaret e saj do jene ne nivelin dhe numerin e deshmitareve te JEHOVAIT…

  23. demokrati fillimit says:

    Themeluesit e pd nuk duhet te bejne sehir por te rikijojne PD reale te shqiperise, besoje se shume deputet te PD e kane kuptuar se berisha i ka tallur,i ka vene ne loje, sic vuri edhe “intelektualet e shquar”,qe eshte me gjithemend per te qeshur se si nje plak i shtrydhi si limoni dhe tash i hodhi ne koshin e plerave, vodhi sa deshi, vrau sa deshi, beri si deshi,manipuloje sa e si deshi dhe ne fund keta ‘Intelektual” rreth tij kur berisha dha doreheqjen qan e u perloten, shume komike apo jo, sepse “nuk ka se kush e zvendson kete parti”, por ne qofte se duhet nje kopje berishes apo u gjet kopja e berishes tek luli, qe eshte i penalizuar dhe ka per te dhene llogari shqiptareve per shume probleme,kjo lloj partie shqiperise nuk i duhet,analistet e sherbetoret e kesaj diktature berishiane nuk ka ci duhet shqiperise, shqiperis i duhet nje PD reale,nje parti realisht demokratike ne sherbim te popullit.

  24. bato says:

    Nje analize perfekte zoti Mero, si te gjitha analizat e tua te meparshme. Por kam nje lutje per ty si me i sakti ne keto analiza: Aman,c’mendon per Kacin e Zi, cdo behet? Ku do veje i ziu, si do i veje filli pas katrahures qe po ndodh e do te ndodh ne PD. Apo do marre teseren e PD dhe do renditet ne krah te Lulkes?

  25. fredi says:

    po shkruaj dhe ndonje gje tjeter………gjithe jeten tone me keta do merremi? apo vetem me saliun te ecen pena ty…..per skendon qe nuk ishte die ne mbledhjen e kualicionit di gje? apo aty sna mer te shkruajm?

  26. rb says:

    Leter derguar Zotit Mero.
    Z. Mero, pershendetje! Ju u hapet syte shqiptareve. Vazhdoni. Bukur mire.
    Prandaj e vuri Bashen, siç thoni ju. Po a di se si Saliu dhe Basha jane spiune te serbit. Ne vitin 1948-1949 partia ne pushtet dergoi nje grup oficerash te pergatitur ne Kosove, ingkonjito per te punuar ilegalisht per çeshtjen shqiptare, per te organizuar qendrese, per te punuar, per te gjalleruar çeshtjen kombetare, qe ne finale te ndodhte ajo qe ndodhi ne vitin 1999 e me pas per fitimin e pavaresise, siç ndodhi e tani eshte shtet i pavarur.
    Mbase nuk do ishte zgjatur kaq shume problemi i çlirimit te Kosoves po te punonin te gjithe njelloj, ne nje kohe, per nje qellim… Kjo nuk ndodhi ndaj u vonua kjo çeshtje kombetare dhe populli vella i Kosoves vuajti aq shume e u gjakos pambarim.
    Me konkretisht, siç te thashe vajti nje grup oficerash. Atje u dergua Skender Kosova nga Permeti (pergjegjes grupi) me Murat Osmanaj, Musli Lubovci, Haxhi Vokshi dhe Zeqir Hoti. Siç doli Zeqir Hoti nga fshati Likovc i Drenices, i afert i nenes se Lulezim Bashes (tip dajoje), ishte agjent i Serbise e nuk punonte per çeshjen kombetare e antiserbe, por punonte pro tyre.
    Ky grup asnjehere nuk u organizua dot e nuk realizoi punen e qellimin per te cilin ishin derguar. Ata nuk e shtrine aktivitetin ne popull, jo se nuk i mirepriste e nuk donte populli kosovar i etur per liri e pavaresi, por e sabotoi ky njeri i afert i Lulezim Bashes bashke me Murat Osmanaj.
    Skender Kosova, siç duket nga fshati Kosove i Permetit, duke pare e nuhatur gjendjen qe nuk po çanin per mire ne teren me popullin qe ishte dhe qellimi i dergimit te tyre atje i thote nje dite i deshperuar Zeqirit: “Se ti do te japesh llogari sapo te kthehemi ne Tirane. Ti me Muratin largoheni me ore te tera nga grupi pa adrese, pa lajmeruar e pa marre leje. Une mendoj se ju takoheni me UDB-istat!”. Nga ky moment Zeqiri dhe Murati vendosen zhdukjen e Skenderit. Nuk zgjati shume dhe e vrane ne gjume ne 1949 dhe te dy u dorezuan ne organet e UDB-s ne qytetin Skenderaj.
    Dy te tjeret, Musliu e Haxhiu nuk ishin dakort me aktin mafioz te Zeqirit e Muratit, iken ne fshehtesi nga Kosova, ne vendet Perendimore, pa rene ne dore te serbve, por pa ardhur as ne Shqiperi.
    Mendja te shkon se Saliu duke shkelur embargon ne 1999 duke ndihmuar bishen serbe per te shtypur popullin shqiptar, por edhe me kete shtet rrumpalle qe krijoi ketu ne Shqiperi duke mos bere kurre shtet ne kaq e kaq vite mbreterim i ka sherbyer me shume fqinjve tane jo dashamires karshi vendit tone sesa vendit te tij duke lene mbrapa nenat e motrat shamizeza, korrupsionin galopant e krimin qe ben ligjin ne vend, duke kthyer mondeshkueshmerine ne rregull te njerezve mafioze rreth vetes. Me gjithe borxhet e medha qe na kane shtetet rreth vendit tone, ndonese jemi edhe shtet formues diku siç eshte rasti i Maqedonise. Ti leme budallalleqet e tjera te traumatizimit te nje populli te tere per kaq vjet e per sa e sa gjera te tjera te perbindshme te bera nga ky njeri, se i jane thene nga ju ne mjaft artikuj te ndryshem. Ai ka nje problem qe te hedh bemat e tij te poshtra persiper. Ai degjon vetem veten, ndaj erdhi fundi durimit e u ndeshkua kaq rende.
    Ai eshte si Tersi i Pojanit, qe dhe kur vdiq kerkoi ti linin nje cope litar jashte varrit. Ia plotesuan deshiren. Ai cope litar u be shkak per hetime e arrestime, se nga organet e shtetit, u tha se nuk ka vdekur, por e kini mbytur. Ja pane sherrin Tersit edhe pas vdekjes.
    Ja ky Sali polli Bashen per qellimet e tij. Basha siç duket po kthehet ne origjine si i aferti i nenes se tij.
    Raporti kunder UÇK-se, vjedhja e madhe me me shume se 200 milione eurove ne Rrugen e Kombit dhe se nuk duhej te perflitej per rrugen patriotike, firmosja e shitja e detit, vrasja e 4 viktimave te 21 janarit dhe grabitja e Bashkise se Tiranes eshte ne rrugen e duhur per tu sherbyer serbve. Ketij loloje i vajti per shtat perdorja nga Saliu. Ja ky eshte jo i zgjedhuri, por i vendosuri si Kryetar i PD-s.
    Zoti nuk i fal me. Kane plot bema per t’ u ndeshkuar. Tani eshte radha e organeve per te vepruar. Ai, Saliu, me ate mendjen e mbrapsht qe e ka shoqeruar tere kohen, me keto veprime kerkon te shpetoje, por nuk duhet te ndodhe kjo. Ai e lakeu i tij Basha e kane mbushur kupen. Sala per shume dekada, qe kur ishte sekretar partie e denonte Shoshorin e Basha duke qene nje liliput qe mund ta perdore kujt ti doje qejfi, per 8 vjet u ngrit shpejt. Lulin Saliu nuk e linte me shume se 2 vjet ne nje detyre se diskretitohej shpejt kudo qe shkonte. Per ta ruajtur e levizte per te krijuar pershtypjen e “dores se forte”, por edhe per ta ruajtur, se do t’ i duhej per kete kohe, ç’ ka ju e keni analizuar bukur mire ne komentin tuaj.
    Ja per kete, qe juve zoti Mero, flisni hapur, qe ju flet zemra e jo buzet, ju pershendes e u uroj gjithe te mirat, por sidomos shendet.

  27. marsel says:

    Merreni vesh njehere e pergjithmone. tom doshi shiti votat e PS ne Shkoder:
    Qarku Shkoder perbehet nga tre rrethe Malsi e Madhe, Shkoder dhe Puke. tom doshi mbulonte rrethin Shkoder dhe Puke qe nuk kishte perfaqesues kesaj rradhe.
    Ai nuk guxoi te fuste hundet ne Malsi te Madhe se ate e mbulonte Paulin Sterkaj, i cili nxorri nje rezultat shume te mire per PS 40% dhe mundi PD e cila mori vetem 35%. Mark Frrokut te PKDSH nuk i shiti as edhe nje vote dhe ky i fundit qe do ministri sot morri vetem 2% ne Malsi te Madhe.
    tom doshi ne tegjitha zonat qe mbuloi shiti vota sa te mark frroku e sa te pashuk masmalaj. Eshte i dyti egjislacion qe tom doshi i merr nga 100000eur Pashukut te marre te Partise demokracia sociale me premtimin se gjoja do e beje deputet. Ky i fundit e ha rrenen, ksaj rradhe kete gomar tom doshi e genjeu duke i lene zone te lire Berdicen te cilen, mgjithese ishte komune e fituar nga socialistet, pashukut iu la zone e lire dhe PS ketu mori 22.35% ndersa Pashuk gomari 16%, por prape se prape PD ia hodhi duke marre 40%, kjo tregon se kta njerez nuk kane kurrfareinfluence as din apo imam por bejne vetem tregti te ndyre.
    Kuptohet ne qytet te Shkodres nuk e pjerdh kush tom doshin, aty ai vec sa i jep zor vehtes kot dhe ne qytet ai prish shume pune.
    Ne Puke toma doshi sebashku me struktuart atje i lane dore te lire mark frrokut, i cili beri kerdine duke blere vota te socialisteve. Aq shume sa Puka ne 2009 kishte dhene per PS 41% te votave, ndersa kesaj rradhe dha vetem 27% te votave per PS, ndersa diferencen e bleu me leke mark Frroku, i cili mori ne Puke 18% te votave ose me shume se gjysmen e krejt votave qe ai mori ne gjithe qarkun.
    Tani ajo qe nuk kuptojme eshte sepse ky mark frroku na dashka ministri nga Edi Rama per te nxjerre leket qe harxhoi per te blere vota nga socialistat?!
    Baza e te dhenave nga CEC.Org.Al(KQZ)

  28. Fleks says:

    22 Korriku eshte dita kur vendin e mesfushorit te shkelqyer Sali Berishae pasoi mesfushori i ri dhe i shkelqyer gjigandi LULZIM BASHA.

    Gara per fitoren e Lulzim Bashes ish mijra here me dinjitoze se gara Rama-Lakerori.

    Ku Edi asi dha doreheqjen per shkak se humbi zgjedhjet,u dorevu perseri duke konkuruar me nje Lakeror.

    Imagjinoni Lakerori do behej krietari parise socialiste,se nuk kishMajko e Malaj e Islam e Fino e kompani PS-a.

    Keshtuqe gara Basha-Olldashi qendron qindra shkalle me larte se ao e lakerorit.

    Kur nderkohe Berisha tani nga mesfushor i shkelqyer i PD-se kalon ne trajner te shkelqyer te saj.

    Ku LULZIM BASHA me shpejesi rikarikon baterite e Partise Demokratike te Shqiperickes.

    Se pjese te tjera te Partise Deokratike jane ne Shqiperickat e tjera si Kosove,Maqedoni etj.

    Prandaj Urime gjigandit Lulzim Basha si Kryetar i Partise Demokratike te Shqiperickes ne sinkoron me kryetaret e tjere te Partive Demokratike te Shqiperickave.

  29. ASTRIT says:

    MERO te pershends per saktesite e shkrimit MERO kur u mblodhen aleatet e luftes se 2 botrore RUSVELT CURCILLI STALINI pyesnin njeri tjetrin se cfare do ti benin HITLERIT PO TA KAPNIN TE GJALLE
    RUSVELTI tha TAterheqim zvarre mbas nje makine
    curcilli tha rrjepim te gjalle
    STALINI NUK DHA PERGJIGJE por tha te pyesim ushtarin tim USHTARI DHA NJE MENDIM PRODUKTIY
    TE marim nje hekur tha ta skuqim ne zjarr dhe tja FUSIM HITLERIT NE BYTHEP POR ME KUSHT QE PJESA E PASKUQUR E HEKURIT TI HYJE BRENDA PJESA E SKUQUR TI RIJE JASHTE KUPTOHET THA USHTARI PJESA ESKUQUR JASHTE QE TE MOS KETE MUNDESI TJA NZJERRE NJERI

    PERSHENDJETJE

  30. be-to says:

    Si perhere,nje shkrim i persosur.Kontributi qe ka dhene dhe po jep Z.Mero Baze ne diskreditimin e regjimit te Berishes eshte e pa çmueshme.Padyshim qe ne rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit dhe ne kapitullimin e PD-se, nje merite te pamohueshme ka gazeta TEMA dhe sidomos shkrimet e z.Baze.
    Nuk ka dyshim se Mero Baze eshte sot analisti me i shquar,me kurajozi dhe me i sakti,qe me llogjiken e tij te hekurt ka vene gishtin ne plaget e shoqerise sone,duke i demaskuar gjithe pushtetaret dhe autoret e se keqes.

  31. Horri i Bulevardit says:

    Jo vetem Sali Berishes i duhej ky votim me fitore ne emer te Lul Bashes, por me shume i duhej edhe vete Lulzimit te fitonte, se me zgjedhjen e tij si kryetar i partise, Luzimi i vuri vehtes nje mburoje tjeter, vehtes, per tu mbrojtur nga akuzat e prokurorise dhe vete demokrateve qe humbjen e pushtetit e shofin, pikerisht tek Lulzim Basha si shkaktarin kryesor.
    E ndoqa Astrit Patozin dhe eshte e para here qe une isha dakort me te ne rastin kur ai u shpreh se shkaktari kryesor i humbjes, eshte Lulzim Basha.
    Ne parti ku sundon diktatura e njeshit, eshte normale qe mbas ikjes se njeshit, tjeri qe vjen me pas, ta eliminoje njeshin e djeshem, per te dale vete njeshi, qe reformoi partine nga diktatori, por Berisha e dinte kete se vete ai ka qene pjese e asaj katastrofe komuniste qe skarconte komuniste ne pushtet, si te ishin gogla dhe Saliu i doli se keqes perpara, vuri Lulin ne krye dhe tani per tani eshte reaht se e di qe Luli se tradheton, se eshte bashkefajtor ne krime me Saliun dhe familjen e tij.
    Shume shpejt do te shohim ne parlament nje grup te ri parlamentar, qe do te perfaqesojne FRD-ne, panvaresisht se vete si parti nuk fitoi, do te shkojne deputetet kundershtare te Lulzim Bashes, tek FRD-ja.
    Zerat kunder Berishes, kane filluar dhe kane filluar pikerisht nga ata qe dukeshin si me besniket, rasti Patozi eshte nje ogur i keq per PD-ne e Berishes, te tjere do te dalin shume shpejt hapur.

  32. KASOLLE says:

    Mero mire e ke analizuar por mendimi im eshte se keta qe i dolen kundra sales e kuptuan se mund te beheshin koka turku nga ai dhe luli per zgjedhjet dhe kundervepruan per te thene qe ne jemi ketu dhe jemi shume.Te gjithe e kemi te qarte se ish kopistat do te marrin ne dore pd.Dhe keta kundershtuesit me shume dolen kundra per te mbrojtur interesat e tyre dhe veten sesa i qajne hallin demokratizimit te pd.

  33. Mentari says:

    Zoti Baze po flit ore derebardh njehere pozitivisht per PD dhe vecanerisht per te madhin Lulzim Basha qe pa asnje disktuim (me perjashtimin tuaj)gezon nje reputacion shum pozitiv ne politiken shqiptare.Eshte super inteligjent,eshte patriot i sprovuar,eshte nje ekzekutiv i persosur dhe nje punetor i palodhur.Keto cilesi e bejne Bashen nje udheheqes te talentuar dhe patjeter se shpejti duhet te jet ne krye te qeverise shqiptare dhe maskarenjte,Imoralet,hajdutet dhe Enveristet duhet te shqelmohen nga qeveria sepse ata kane per ta e bere shqiperine qe ngriti berisha nje germadhe me te madhe sesa e beri Babai i tyre natyral sadisti dhe pederasi Enver Hoxha.Po flit o lab njehere pozitiv per Gegerine se na lodhe duke mbrojtur Kulturen * Koke lash dhe Koke Mora* qe eshte kutlure e felliqur dhe e diskretituar qe fakteqesisht sunduan shqiperine dhe shqiptaret me brutalitet qe asnjehere as armiqte e Kombit shqiptar nuk e kishin bere me pare.Ju lutem fute kete krtike per debat.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Mencaro ke qene roje ke PeDe-ja, se ka kohe qe sje duk apo te ka zevendesu Ramy.

  34. valdeti says:

    Me cfare ke shkruar ne kete gazete i nderuar Mero duhet qe sa here te zini ne goje Sali Bishen dhe Lul Bashen duhet te vini parafjalen “i pandehuri” edhe pse nje samuraj qe rri te rruga e elbasanit i quan akoma njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje.Ajo qe nuk me pelqeu te ky shkrim eshte mendimi juaj qe “Astrit Patozi shqiptoi plot guxim faktin “se mender berisha manipuloi dhe kontrolloi votimet qe e dine dhe foshnjat ne bark te nenes.
    Nqs do kishte 1 perqind guxim ky heroi yne me e vogla qe duhej te bente per kete poshtrim spektakular qe i beri plakushi i rrjedhur i PD ishte largimi “right now” i ketij Patozi dhe te pakten dhe 100 veteve qe kane ngelur jo vetem te pakenaqur por dhe te perdhosur nga 23 qershoti por me shume nga 22 korriku.Sakrifica apo akti heroik qe beri Patozi nuk e kalon “egersine” e nje blegerime deleje..Per ta ilustruar me mire po tregoj nje barcalete te vertete te viteve para 90′:

    Del Enver Hoxha me Sulon nga liqeni artificjal dhe shikojne Salen me Lirijen qe po putheshin.Shkon Enveri ja merr me force Lilin i fut nje shpulle Sales dhe i ben nje rreth me shkop ku i thote:
    Po kalove rrethin do te pije e zeza dhe pastaj mori Lilin dhe e pompoi pas pemes dhe i la te lire.
    I thote Lili Sales: Po ti mor ngordhalaq pse nuk me mbrojte nga pallimi i shkeqyer i Diktatorit por shikoje si me shkerdhente ai..
    Kurse Sala i pergjigjet me krenari malokiane: Une e preka rrethin disa here por ai nuk me pa ,pra ja dhjeva dikatatorit vetem une e mund ate…
    Keshtu eshte dhe heroizmi i Patozit por ky Astriti nuk eshte budalla sepse e di qe Berisha eshte quajtur burre shteti nga perfaqsuesi zyrtar i Amerikes edhe pse i egzekutoi 4 shqiptare ne 21 janar 2011 keshtu qe me Salen dhe Ameriken nuk behet shaka..
    Ka qene dikur nje karaduz gjirokastre kur thoshte ne vitet e pushtimit fashist:Si i pergjigjet populli shqiptar asamblese tradhetare ? ME TOP..
    Prandaj Berisha ka 23 vjet qe i ben shurren ne zverk atij populli se dhe blegerimat e Patozit po quhen heroizma.

  35. skypion melek kelmendasi says:

    PERSHENDES SHOKET E MIJ FLEKS BATHOREN DHE MEHMET ELEZ MENTARIN NE ZVICERR PER KOMENTET E TYNE PER MESFUSHORIN E TALENTUAR SALIHARROMBERISHEN DHE GAY-N HOLLANDEZ LULXHELAL BERISHA.
    ME PSHTE PAK HISTORI NGA NJERIU QE KA 10 PASHAPORTA DIPLLOMATIKE SHQIPTARE DHE PREJ 4 SHTETESH TE NDRYSHME.PRADAJ KOMENTUESI E QUAN TE SPROVUEM DHE TE SHKERDHYEM.

    Në muajin mars 2005, në kupolën e PD u shfaq befasisht një personazh, i cili kur u krijua PD në dhjetor të vitit 1990, ishte vetëm 17 vjeç. Në vitin 1991, ishte 18 vjeç dhe punonte kamarier në klubin “VIP” të shërbimeve sekrete shqiptare në Rinas, i caktuar në këtë punë prej sigurimit të shtetit, si familje e lidhur me sigurimin e shtetit dhe PPSH. Kur erdhi PD në pushtet, u bë pjesë e projektit të një “gjyshi” holandez, i cili e mori pas vetes dhe me shumë dashuri e “edukoi” me “parimet” e botës moderne.
    Më pas u njoh në këtë fondacion me vajzën e krye magazinieres së lekëve të firmës piramidale “VEFA”, që me lekët e shqiptarëve e nisi së bashku me vajzën e djalin për studime “speciale” në Holandë. Prej Holandës, u gjend me shërbime speciale në Kosovë, si mbikqyrës i problemeve “serbe” deri në mars të vitit 2005. Në vitin 2005, u gjend befasisht në krye të kupolës së PD, duke u futur nëpërmjet COP-it të krijuar të Argitës, vajzës së kryeministrit. Sikur të ishe “perëndia” e PD, Sali Berisha e “gradoi” menjëherë Lulzim Bashën në kryesinë e PD dhe tre herë ministër në tre ministri kryesore, ku u njoh për akte tradhtie me shitje trojesh kombëtare, për abuzime me 24 milionë euro në Rrugën e Kombit dhe për krime njerëzore, me vrasje të 4 protestuesve, shkruan ndër të tjera Gazeta Sot.

    Pas tre posteve ministrore, e gradoi kryetar të bashkisë Tiranë. Për Lulëzim Bashën, “yllin” që u shfaq e u ngjit befasisht në kupolën PD e të pushtetit, deri tani kanë dalë në dritë vetëm pak fakte në lidhje me veprimtarinë e tij “bunker”, i cili tashmë po “celebrohet” prej Sali Berishës, si trashëgimtar në krye të PD. Që prej vitit 2005, kur ai i shfaq në politikën shqiptare në kupolën e PD dhe të qeverisë “Berisha”, vazhdojnë të bëhen disa pyetje: Cili është në të vërtetë Lulzim Basha? Nga vjen dhe çfarë ka bërë në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Holandë e Greqi deri në mars 2005? Përse e solli Sali Berisha në krye të PD, përse u “desantua” pikërisht në krye të PD dhe kush e urdhëroi ta sillte? Përse duhej të ishte ministër i Jashtëm, Transporte-Telekomunikacionit dhe i Brendshëm dhe kujt i shërbente ai, nga këto poste? Çfarë misioni ka për të kryer në vijim në Shqipëri dhe krye të PD? Përse Sali Berisha, po ia dorëzon vetëm atij kreun e PD dhe cilët e kanë urdhëruar për këtë gjë? Këtë detyrë që nuk po e bëjnë Shërbimet Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Shqiptare, po e nis gazeta “SOT”, duke i drejtuar 25 pyetje Sali Berishës, në lidhje me “sekretet” e “personazhit mister” Lulzim Basha.
    Kush e urdhëroi Sali Berishën, që të bënte Lulzim Bashën pjesë të qeverisë e trashëgimtar të PD?

    “Profili kriminal” i Lulzim Bashës

    Ministër i 4 të vrarëve në 21 janar 2011

    Në 21 janar 2011, në drejtimin e policisë prej tij u vranë 4 protestues në sheshin përballë kryeministrisë, të qëlluar nga Grada e Republikës, me urdhër të Sali Berishës, Lulzim Basha nuk u përfshi në hetime, dosja nuk ka autorë krimi.

    Ministër i Paktit Detar, me falje të detit Greqisë

    Janë 355 km katrorë sipërfaqe detare, që iu dhanë Greqisë në 28 prill 2009, dy maj përpara zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje

    Ministër i tenderit mafioz të rrugës “Durrës-Kukës”

    Janë 240 milion euro, vjedhja korruptive e bërë prej Lulzim Bashës, me tenderin fiktiv të rrugës Rrëshen-Kalimash. Bashës. Prokuroria kërkoi imunitetin e Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen “me procedurë”, pra me tejkalim afatesh hetimi

    WANTED LUL ZHELAL BASHA

  36. pa emer says:

    grupi fashist i sali berishes dhe lulezim bashes te digjen te gjalle ne xhamine islamike dhe xhamija te prishet

  37. Fleks says:

    Keshtuqe dhe njehere urime per Kryatarin e Partise Deokratike te Shqiperickes z Lulzim Basha.

    Urime te perzemerta mori Lulzim Basha dhe nga Mendush Thaci e Ramush Haradinaj.

    Qe tregon se u plotesua nje aspirate e shqiptareve te Shqiperise,qe Lulzim basha te jete pasuesi i gjigandit Berisha.

    Basha eshte njeri i perkushtuar ne pune 18 ore non stop,ai eshte punetor i gjalle shteti e ne sherbim te qytetarit e shqiptarizmes.

    Pandaj do te jete prijesi i gjithe shqiptareve kudo,kudo qe ndodhen ato.

    Pandaj pune te mbare Gjigandit Basha ne bashki dhe ne detyren e re i Kryatra i Partise Deokratike.

    Njekohesisht urojme qe dhe maxhoranca e re,te punoi me perkushtim per Shqipericken.

    Sepse dihet qe Shqiperia eshte dicka me shume se Shqipericka.

    1. mahmuti says:

      Sa i modh te duhet ty hajdari qe te dalin syte rrotlla, se mesa shoh je akoma ne agoni.

  38. tironsirefugjat says:

    VERONIKA ku je ! Humbe fare se shpesh me jepnin kenaqesi komentet e tua! Ska mbaruar “hallva”, jo akoma se tani do shofim dy “filma ” ne paralel ! Njeri i fitusit dhe tjetri i te humburit qe spo do me u dorzu ! Me vjen per te qeshur kur shof akoma tek tuk kto mbeturinat te PD te flasin e ti bejn lajka kur nga vet kuadrot e saj filloj cfryrja !!!Lexova diku qe ne Durres jan shtuar 2500 antar te rij per tju bashkuar Lulukut “fitimtar” !! U be deti kos aty e si duket ata shofin shpresen e qylit se kjo parti tani vec plehra do mbledh se kush ka mend e pak personalitet nuk ha me nga ai “gatim”… Kam mendje se je duke pritur qe te shohesh mir e paster “zhvillimet” e te dy paleve se hamendjet teprojn tani ! E verteta esht se kto 23 vjet ,pa fol per 50 vjecarin e “madh” kte milet e kan rrejt neper fushata e me pas e kan shtyp dhe e kan shtrydh si ju ka dash qefi njeri me pleh se tjetri e tani, si thonim kur luanim ne femijri , E TRETA e VERTETA e mbase na erdhi radha te gezojm pakez demokraci ,e pakez drejtesi !…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje