Turizmi, tetë vite duke pritur “berishët”

3 Gusht 2013, 20:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Është një statistikë e thjeshtë, që mund ta verifikojë çdokush. Në mënyrën më të pazakontë në botë, për tetë vite turizmi shqiptar nuk njohu asnjë licencë ose leje nga qeveria shqiptare e Sali Berishës, për ndërtimin e ndonjë resorti turistik që duhet t’i jepte emër turizmit shqiptar. Sali Berisha, i cili po mbledh plaçkat për të ikur nga kryeministria, nuk ka mundur të firmosë dot asnjë leje të vetme që do ta bënte atë dhe qeverinë e tij krenar për kontributin në turizmin shqiptar. Shqipëria ka sot qindra hotele të vegjël, shumica pa leje ndërtimi fare, ose me leje ndërtimi, por pa pasur vlerën e një resorti, dhe disa fshatra turistikë të licencuar para vitit 2005, të cilat edhe pse të shëmtuara, kanë shpëtuar shkatërrimin e bregdetit jashtë çdo standardi. Bile dhe vetë vajza dhe kunati i kryeministrit sapo kanë shembur dhe po rindërtojnë pa leje vilën e tyre gjigande në Gjirin e Lalzit, në një fshat turistik, që është licencuar më 2001-in.

Ka një sërë arsyesh përse ky dështim spektakolar i Berishës ka ndodhur në turizmin bregdetar. Berishës nuk i mungonte vendimmarrja dhe as guximi për të bërë investime të marra, që shkatërruan ekonominë shqiptare. Në rastin e turizmit ai nuk do të investonte asgjë, thjesht do çlironte energji për investime. Por nuk e bëri.

Bllokimi i parë ndodhi me emërimin prej tij të dhëndrit të vet në krye të një projekti afatgjatë, që rezultoi pa fund, për studimin e bregdetit jugor. Ai studim ishte nisur qysh më 2004 nga qeveria Nano, me një studio kroate, dhe ishte duke përfunduar. Dhëndri e riformatoi si projekt dhe e ktheu në një monopol bllokues duke e paraqitur si arsye formale bllokimi për këdo që dëshironte të investonte. Ai hyri në konflikt me Bankën Botërore dhe më pas vazhdoi ta udhëheqë projektin thjesht si një monopol të Familjes mbi bregdetin. Në Dhërmi, nëse shihni, ndërton vetëm shoku i Shkëlzenit, në Orikum po ashtu, ndërsa nuk i është hapur rrugë asnjë projekti serioz turizmi dhe nuk është licencuar asnjë fshat turistik.

Kjo ka nxitur bathorizimin e perlës së bregdetit shqiptar me investime kaotike, afatshkurtra dhe të shëmtuara, të cilat janë dëshmi konkrete si mund të investosh kundër zhvillimit.

Nën udhëheqjen e Dhëndrit, Ksamili mbeti i bllokuar, dhe nën konsulencën e një studioje ligjore, aty u shfaqën pronarë të dyshimtë, që pamjes së Kandaharit që i kanë dhënë ndërtimet Ksamilit, mund t’i japin në të ardhmen dhe talibanizimin e Ksamilit si në Kandahar, ku do vriten njerëzit për investime të dështuara. Fatin e Ksamilit e ka imituar Borshi, një tjetër perlë e natyrës e kthyer në plehrë. Mania për të pasur gjithçka nën kontroll, dhe mbi të gjitha mania për të shitur fuqinë e pushtetit dhe jo fuqinë e zhvillimit, bëri që nën drejtimin e Dhëndrit, të bllokohej çdo iniciativë biznesi për investime serioze dhe të katandisej bregu në motele dhe shtëpi të shëmtuara sikur i ka hedhur dikush nga avioni.

Të njëjtin fat ka Jala, Qeparoi, Dhërmiu, Palasa etj.

Premtimi i qeverisë së re për një Agjenci të Bregdetit, nuk duhet të përsërisë sagën e Berishëve, që e mbajtën atë nën kontroll nën devizën o e jona, o të prishet. Të vetmit që mund ta shpëtojnë bregdetin janë investimet e mëdha serioze, që zgjidhin problemet më shpejt se shteti me pronën dhe klientët e tyre. Përpjekja për ta mbajtur monopolin mbi bregun, si monopol për të shitur licenca e leje, është arsyeja përse ne sot pas tetë vitesh nuk kemi asnjë resort serioz dhe fshat turistik që të mbajë firmën e Berishës, por vetëm bakshishe në adresë të Familjes për ndonjë copë tokë në bregdet.

Fenomeni i dytë i shëmtuar që Berisha instaloi në bregdet, përveç kapitalizimit të “studimit të dhëndrit”, është loja e pistë me pronarët e tokës. Berishët shpikën metodën e gjetjes së një pronari të diskutueshëm, por kurrë të rregullt, për ta përdorur si pronar legjitim, në emër të të cilit kthenin shumë herë më tepër tokë se sa mund të kishte, për ta përfituar vetë pjesën tjetër. Revoltat e Orikumit kanë bazë këtë praktikë. E tillë është praktika dhe në tokat nga Vjosa në Seman dhe nga Uji i Ftohtë në Vjosë. E tillë është praktika për faqen e malit të Sarandës nga Hotel Butrinti tek Kanali i Cukës. E tillë, mbi të gjitha, është praktika për Ksamilin, me të cilin është spekuluar me ndarjen virtuale në 96 njësi që ka pasur prona si kullotë në kohën e Zogut. Tashmë ky është një problem që do t’i mbajë peng gjithë palët. Ata që janë përdorur si pronarë, kanë dalë të humbur, pasi nuk kanë çfarë bëjnë me pronën e kontestuar, berishët, që janë pas tyre, kanë marrë lekët dhe i kanë zhytur ata në kredi, banorët vendas që jetojnë aty janë të pasigurt… Kështu zinxhiri i pasigurive rritet shumë.

Qeveria e re ka vetëm një shans të jetë operative. Të piketojë me urgjencë pikat e zhvillimit të bregdetit dhe t’ua japë ato investitorëve seriozë me kushte të rrepta zbatimi në cilësi, afat dhe perspektivë zhvillimi dhe të marrë përsipër barrën e zgjidhjes së çështjes së pronës. Kjo e fundit ka nevojë për një task- force të përbërë nga kryeministri, kryeprokurori, dy kryetarët e gjykatave, asaj të Lartë dhe Kushtetuese, dhe ndonjë institucion tjetër, që të verifikojë në themel historitë e pronave vetëm pas vitit 1944. Deri atëherë prona ka qenë e transformuar në rrugë ligjore dhe nuk mund t’i kthehet prona dikujt me tapi më 1918, dikujt me të 1938, e dikujt me të 1946. Vetëm një autoritet i lartë ndërshtetëror si mbikëqyrës i Komisionit të Kthimit të Pronave, mund t’i hapë rrugë zhbllokimit të kësaj plage korruptive që berishët i lanë vendit si mallkim nga grykësia e tyre për të dalë pronarë edhe në Ksamil, edhe në Kala të Borshit, edhe në Dhërmi, edhe në Gjipe, edhe në Orikum, edhe në Pishe Poro.

Të dyja këto plagë të rënda të berishëve, shitja e pushtetit të dhëndrit mbi bregdetin dhe shpikja e pronarëve përmes studios ligjore, duhet të marrë fund përmes një plani të shpejtë dhe eficent zhvillimi. Nëse bregdeti vazhdon të lihet nën mëshirën e studimeve dhe njerëzve jokompetentë, ai ka për të degraduar siç po degradon, duke ua çuar lekët dëm dhe atyre që kanë investuar deri tani. Një pushtet që për tetë vite ka këtë bilanc kriminal me bregdetin, ku nuk ka asnjë leje për ndonjë investim serioz, asnjë jaht në det dhe asnjë pronar në tokë të vet, tregon se ka pasur objektiv vetëm ta kishin bregun e tyre, detin e tyre, bizneset e turizmit të tyre.

Tani ikën dhe do t’i kemi për shumë kohë nëpër këmbë, nëse nuk nis të zbatohet një plan i ri zhvillimi dhe të verifikohet në themel çdo gjë që ka pasur pas berishët në bregdet.

42 komente në “Turizmi, tetë vite duke pritur “berishët””

  1. Afrim K. says:

    DUHET TRANSPARENCE E PLOTE MBI NDERTIMET NE BREGDET DHE ME GJERE.
    PERNDRYSHE GANGRENA BERISHA NUK DO TE SHKULET KURRE NGA TRUPI I SHQIPERISE
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html<i.

    1. era says:

      Dakort jemi me juve o Mero per investimet per grabitjet e tokave ,dakort me te gjitha edhe per fajin e familjes qe nuk ja permend dot emrin,por duhet edhe ligji nje ligj qe ndershkon ne menyre te drejte ,dhe jo ligji ku paguan dhe neser del jashte.Por mbi te gjitha shqipetaret duhet te ndryshojne mentalitetin,ate mentalitet qe i ka lene aq mbrapa,te ulin koken dhe ti futen punes,te meren me punet e tyre dhe jo me komshiun , sepse po vazhduan ne kete menyre zor se behet ai vend.Te besh resorta gjigante pushimi eshte nje investim dhe hap i madh per ate vend,por ti rethosh keto resorta me police per te ruajtur rendin eshte diçka tjeter,sepse do te quhej burg.SHqipetaret duhet te mesojne te jetojne dhe sillen sepse jane shume mbrapa,per sa kohe do shkojne ne kafe apo disko duke mbajtur thika apo automatike me vete edhe zvicren apo hollanden aty tua sjellesh prape ai vend do te deshtoje.

  2. arianita says:

    eeeh nuk e di cte them nga berisha ..a esht i paafte apo i lig..??? hmm ne fakt te dyja i ka … prej tij jemi ketu ku jemi

    e keni then shum sakt cdo gje zoti mero. shpresoj qe tare ta lexoj sepse donte idera per turizmin ja nje ide qe vertet esht e vyer per turizmin

    un mendoj gjithashtu qe gjith sektori i turizmit per nje koh afatshkurtet duhet te bej 0 taks. sidomos turizmin dimeror!! ne menyr qe te terhiqen firmat te investoj per turizmin!!

    ka shum vende qe kan filluar keshtu , marrim shembullin e zvicres. zvicra esht parajsa fiskale.. ne fillimet e saj per te dhen boom turizmit ka 0 taksat ne menyr qe te vinin ne zvicer. sepse vendet qe e rrethonin dhe ato turizmin dimeror e kishin shum te avancuar por taksonin firmat!

    plus qe ne shqiperi cdo gje duhet te behet me plan!!! po su be nje plan dinjitoz ta harroni qe do bej hajer ky vend!! komunat duhet te kontrollojn cdo gje! biles dhe shpit si ndertohen nese nuk i pershtaten prjojektit mos pranohen!! dhe te sinjalizojn shtetin!!!

    per sa i perket qe qeria vertet duhet te jet operative keni shum te drejt!! nuk shtoj dot me shum!!

    zoti mero jeni nje gazetar i klasit te par. te beni analizen cfar ka ndodhur dhe jepni sugjerime!! jo si ajo zhaku qe na thojn qe esht gazetare

    ka lezet te lexosh meron!! prandaj e lexoj shpesh temen!

  3. Argita says:

    SHUME E VERTETE FAMILJA E KORUPTUAR ,KA BLLOKUAR GJITHE BREGUN DUHET NGA QEVERIA E RE MOS TE NJOHI STUDIMIN E DHENDRIT TE KORUPTUAR QE PER 9 VITE KA SABOTUAR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE SHQIPERI

  4. tom says:

    Bregdetin e Semanit dhe Darezeses e ka perlare Mehdiu me shoke per 100 vjet….zbuloje tamam…

  5. raimondi says:

    Kjo qe Sala nuk jepte licenca per resorte turistike eshte plotesisht e vertete se e theksonte kete fakt edhe ai gjermani qe kish bere nje artikull per turizmin ne Shqiperi para ca ditesh , per te cilin shkruajti edhe gazeta Tema

    Dhe edhe ai cuditej me kete fakt…..

    Shume keq –8 vjet dhe te mos japesh asnje licence –Bllokon zhvillimin pa asnje arsye

    Licenca duhet ti jepen kujtedo qe paraqet nje projekt serioz per nje resort turisstik
    dhe ka aftesite monetare ta ndertoje ate projekt…..

  6. anonim says:

    Cilet jane investitoret qe ke ndermend Mero kur thua qe qeveria t’ua jape atyre? Ndonje si Dulaku apo si Lad Kosta? Irfani, Bashkimi apo Zamiri? Megjithese Zamiri I ka be fakt, bashke me Gentin e tij. Apo gabohem?
    Pse duhet t’i jape qeveria? Pse te mos behet si kudo ne bote por duhet ta kete ne dore Ben Ahmetaj, ne mos vete Rama? Apo ta kete ne dore ortakja e Benit, Vilma?

    1. shqip says:

      Cilin ka ndermend??!! Edi&Koco more!…Ata e kane ne dore bregdetin tani! Nuk do kete me banesa normale…vetem fshatra turistike per deputetet e ministrat..Haha, pse c’kujtoni ju??!!

      1. fl says:

        Lexoni artikullin, mbushuni me fryme dhe cliroheni shpirtin nga shpellarizmi dhe militantizmi i semure.

        Se harrova, lereni qeverine e re te punoje ?

    2. Tursisti says:

      Duhen projekte serioze ,liri investimesh por dhe kontroll i forte.Emrat nuk kane rendesi,mjafton te zbatojne Ligjin,edhe Zamiri edhe Genti edhle Saliu.Shteti duhet rigoroze ne zbatimin e projekteve te denoje kedo qe shkele kontratat.

  7. kel ukaj says:

    I Dashur Mero, ben mire qe i permend pasi per ne qe kemi lene shqiperine jane gjera te sterditura. Edhe socialistet qe po vijne do te jene sigurisht me te mire se Sali QENI por nuk do te jene ne gjendje e te afte te bejne me te miren. Sa milionere Italian me kane kerkuar te vijne ne shqiperi te investojne! Sa pensioniste Italiane me kane kerkuar se sa ja vlen per te blere prona ne shqiperi dhe jetuar pleqerine! E Une Ju jam pergjigjur -se Une kam investuar ne Itali jam budalla, mund te jeme edhe budalla, por se investoj duhet te keme garanci mbi investimin dhe garanci per jeten. Ne shqiperi nuk ke asnjeren dhe as tjetren. Qe shqiperia te zhvillohet e te behet Israel duhet dy gjera:
    1.Nje popull i urte e puntor, qe nuk mendon te vjedhe (te shese edhe voten) e as te vrase. Nuk eshte polici qe siguron jeten duhet te jete populli vete.
    2.Nje shtet pa burokraci me nenepunes te afte, te ndergjegjshem, dhe te pakorrptueshem.

    1. Shqiptari realiste says:

      O Kel,na lere rehate me italianet.Jemi mire vete ,boll me ta,nuk jane korrekte,nuk zbatojne ligjin ,mendoj se jemi ne me korrekte se ata.Eshte nje nga fatkeqesite tona qe ne kufi kemi italianet,greket dhe lidhje historike me turqit.

  8. liri a vdekje says:

    SA DEM NA KE BERE KY NJERI KAFSH MER JAHU I FEJZBUKUT TASHI NE FUND ,DHE AKOMA NXJERR MUT E SHURRE NGA GOJA

  9. shqiptar says:

    HAJDE RAMA PRANDAJ VOTUAM PER TY! TI SEKUESTROHEN PRONAT E PALIGJSHME DHE TE DENOHEN!

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Te lumte pena…

  11. asnjans says:

    Mero, qendro me kembe ne toke ,ato qe thua duhet te ishin bere qe ne vitin 1990,tani ka mare fund cdo gje ,ajo pak vije bregdetare qe ja vlente eshte betonizuar ne menyre te pakthyeshme,qe ketej e tutje te vetmit turiste qe mund te vizitojne shqiperine do jene mulla Omari dhe talebanet.

  12. Me shume liri se vdekje says:

    Edi per 12 vjet nuk beri dot plan urabanistik per Tiranen duke e betonuar kuturu sipas klienteles do beje bregdetin?
    Pra nuk qe ne gjendje te riparoje oren e dores do riparoje sahatin e qytetit apo te Shqiperise

  13. Dava e Manushit says:

    Iku Shkelzeni por me sa po marrim vesh, bregdeti do ti lihet ne dore Auronit te Isa Tares, hajdutit te mozaikut te Teqese se Melanit ? ? ?

  14. Varfanjaku says:

    Banoret e Orikumit kane pasur te drejte qe u ngiten ne revolt ca kohe me pare, po dhenderri i Berishes doli me i forte dhe i mundi.
    Tani eshte radha e tyre qe ta hedhin ne gjyq aventurierin grabitqare. Koha duhet te punoje per ata.Edhe dhenderri duhet te pergjigjet para ligjit.

  15. robi says:

    rahmetliu ka bere lemsh si shpellar qe ishte te gjitha investimet – bregdeti, hidrocentralet, rruget, bujqesia, tregtia e monopolizuar totalisht, karburantet po ashtu – duhet nje permbysje totale e situates ne cdo qelize te shoqerise e ekonomise shqiptare.

    Zini mend o Shqiptare me idiotet ne krye vetem humbje kemi, ju kujtoj qe kombin me inteligjent ne bote e mori ne qafe nje idiot si Hitleri – por ne nuk zeme mend nga pesimet e te tjereve.

  16. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Duajeni vendin tuaj, njerez, sic dua une vendin tim, – tha me nje ze te embel dhe plot dashuri, ish sekretare e shtetit Hillary Clinton, mbrekulli njerez, apo jo?

    Industria e sherbimit ku hyn bankizmi dhe turizmi, po lengojne njerez. Te ishin frymor do te hidheshin nga kati i 9-te per te shpetuar njehere dhe pergjithmon nga dhimbjet, tmerr njerez. Padituria nuk eshte faj sir Mero…

    Tani eshte radha e cdo individi te vetem ne kete vend te bekuar nga zoti, te jet pjestar dhe njekohesisht pjesmarres ne demokraci, eshte koha te flasim njerez. Kjo eshte nje qeveri liberal demokrate, qe cdo individi te talentuar( jo vetem ne pikture dhe letersi ) ti japi mundesi te behet successful.

    Mrs Mirela Kumbaro nje gjetje, ndersa nuk po kuptoj sjelljen aspak profesionale me Spartakun, asnjehere nuk duhet harruar opozitarizmi i tij, luftetar ne vije te pare, ne te dy regjimet!!!…

  17. G.Preza says:

    Mero,

    Mund te vashdoni misionin tuaj te mrekullueshem prej gazetari dhe uroj qe rruga juaj qendrofte gjithmone prane dhe per te verteten. Por eshte pak si teper te japesh rekomandime qe bien ndesh me ligjin dhe te drejten (qofte edhe ate morale). Ne emer te denoncimit te barbarizmave qe iken nuk mund te thuresh vargjet per kenget e trumbetave te barbarive qe na presin.

    Prona nuk eshte as e Qeverive, as e Qeveritareve dhe as e “Investitoreve Serioze” (nese te tille ka ne Shqiperi).

    Mendoj se ka ardhur koha qe te marresh pak fryme dhe te mendohesh kur flet per tapi dhe vite tapish. Eshte e kuptueshme qe ndoshta nuk e ke informacionin e duhur pasi normal, i vetem, pa shume suport financiar, ke bere nje rruge vertet per tu pershendetur per kurrajon dhe thellesine e analizes politike, sidomos ne keto vitet e fundit. Por nuk te lehojet per pjekurin profesionale te besh thirje te tilla revolucionare per “Investitor Serioz” hipotetik, pasi te tille ne Shqiperi jave vetem Sandri, Zamja dhe Bashkja. Te tjeret jane te kallur ne borxhe. Te pakten keshtu na ke thene keto vitet e fundit. Apo jo?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      C’fare bie ndesh me ligjin dhe te drejten ?? C’fare e drejte ?!?! E drejta e baterdise qe eshte i eshte bregdetit ?!?! Si te duket stuts kuoja ty ?!?! Morale ?!?! Cili ligj ?!?! Ligjin qe askush se perfill ku mbi 75% e vijes se bregdetit nuk jane pronare sepse Saranda u krijua si qytet mbas luftes se dyte boterore dhe para saj ishte nje fshat me 4 shtepi tek kodra ?!?! Ku na dolen gjithe keta mijera pronar tokash ne Sarande kur me perpara ishin apo s’ishin 300-400 banore…Shiko sa i ceket je…Na thoke qe prona s’duhet te jete e investoreve serioze..Por e kujt te jete se deri tani s’po kontribohet nje qindarke ne buxhetin e shtetit nga ajo perle…Nga ushqehet Greqia ?!?! Nga turizmi ?!?! Pse ?? Sepse ajo hedhe me shume se gjysmen e buxhetit ne arken e saj..E ke pare ndonjehere bregdetin e Grekut or mik ?!?! S’kemi as 20% e struktures se saj..Jemi tamam taliban ne fshatra dhe zona pushimi ne vijen bregdetare..Prona eshte e shtetit shqiptar dhe duhet te ndahet tek ai qe i ben yzmetin, ai qe i sjell shtetit shqiptar te ardhura..Politikanet dhe qeverritaret kane fuqi t’ja japing atij qe i ben keto kontribute ne ekonomine e vendit…Ore po c’jeni ju more..?!?! Ore mos je gje nje nga ata qe pikerisht Merua flet dhe te pelqejne vetem pjeset qe do dhe ato qe te djeg na thoke: “Jo kjo s’eshte e drejte”…

      O shqiptar me paramendime..

      Ku e di ti qe ai eshte i vetem dhe ka probleme financjare ?!?!
      Ore c’jeni ju more ?!?! Ishe gje ne dreken e darken e tij te besh gjyqtarin ?!?! Jeni “specie” te vecanta..Shendet tu thone, plac i thoni tjetrit..

  18. plaku says:

    Ka shume mundesi qe, kjo qe them une eshte nje budallallek me brire, sepse nuk e kam idene nga turizmi. Une kam mendimin se, tregu i kontrolluar shume pak nga shteti mund ta zgjidhi kete Problem. Fakt eshte se, aty ku fut duart politika dhe qeveria punet shkojne keq e me keq.

    Nga ana tjeter mos harrojme se, fqinjet tane si Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Turqia, Bullgaria etj. kane turizme shume me te zhvilluara nga pikpamja e investimeve se neve. Nga ana natyrale mendoj se kushtet e turizmit jane te ngjashme midis Shqiperise dhe ketyre vendeve.

    Kam mendimin se, ne zonat tona turistike duhet te ngrihet ne fillim nje infrastrukture shume e mire pra rruge, Hotel, sherbime. Une di se, zvicerjani punon dhe kursen gjithe vitin qe, te beje pushime te kendeshme dhe te nje niveli te larte diku dhe ne se, i ofron kushte te mira nuk e kursen lekun.
    Cfare turizmi duam ne kur nuk ka uje dhe energji elektrike te panderprere dhe me cilesi. Me kujtohet ne kohen e diktatures kam shoqeruar gruppe turistike zvicerjane , gjermane, austriake, italjane etj. dhe shpesh ne Berat turistet lanin dhembet dhe fytyren me shishe me uje Gline, qeshnin dhe talleshin me njeri tjetrin.

    Bile me kujtohet se, disa here autobuzat tane kishin difekte dhe rjedhje te ndryshme. Eshte turp ta them por edhte e vertete. Me ka qelluar qe, kam kerkuar nga grupi turistik tul buke. E merrte shoferi shqiptar, e fuste tulin e bukes ne goje, e perpunonte me duar dhe e vinte diku tek motori i makines qe te bllokonte ndonje rjedhje. Ju betohem se, nuk ju genjej.Shteti lavderohej se, kishim turizem ne gruppe sepse turizmi privat nuk lejohej.

    Une mendoj se, qeveria e re ka shume brima gardhi per te mbyllur nga njera ane , nje borxh kolosal publik ku vetem per interesat e borxhit publik qeveria duhet te paguaje pesedhjete miliarde leke te reja ne vit. Ne kemi probleme me bujqesine, shendetesine,aresimin, policine dhe sidomos me drejtesine. Nuk dua te bej Kasandren por Edi me dhimbset. Ky njeri eshte fat per Shqiperine dhe mund ta siguronte buken e gojes me publicistike, piktura etj. Ky njeri eshte nje patriot enderimtar ne kuptimin e mire te fjales. Qe ai te kete sukses ai duhet te mbledhi redh vehtes njeres te afte pamvaresisht nga bindjet politike dhe ai vete te jete shume kolegjial dhe te delegoje sa me shume detyra dhe pune njerezve te ndershem dhe specialiste te mire dhe te mos perpiqet ti beje te gjitha punet vete se do pesoje ndonje depresion ose burnout dhe mori ne qafe edhe veten dhe familjen. Kujtoj ketu se shefi i Swisscomit vrau vehten nga depresioni. Natyra ka ligjet e veta.

    Nuk e di se cfare te them tjeter. Shqiperia ka shume brima gardhi te pambyllura dhe mendoj se, duhet bere ndonje plan ( nga qeveria, bisnesi dhe ish pronaret )ndoshta 20 vjecar, duke vene precedenca. Plani te jete transparent dhe ti tregohet popullit e verteta se keto gjera nuk behen me kater ose 12 vjet. Keto gjera duan paketa te medha financjare, invesitme konkrete transparente dhe shume gjera te tjera.Kam idene se ne shqiptaret i duam leket por pa ofruar sherbime moderne dhe te kohes. Nuk behen petullat me uje. Shqiptaret i duan leket sot dhe nuk punojne me Vision. Ne nuk jemi visionar.

    Jam shume i ndergjegjshem qe, po them bla bla blara. E kam te qarte se, qeverine e re po e presin detyra herkuliane perpra. Mendoj se, italjanet e kane drejte kur thone se avash avash shkon larg dhe shendoshe. Piano, piano va lontano e sano. Pastaj Problem tjeter eshte se, konkurenca e vendeve fqinje nuk fle. Te ofrosh dicka eshte kollaj por te shesesh pa humbje eshte shume e veshtire.

    I uroj nga zemre qeverise se re suksese.

    1. panajot plaku (çami)) says:

      Replike me komentuesin pLAKU.

      Ne kete koment je treguar aq konfuz sa ke vetdenigruar veten ne menyren me idiote te mundeshme.

      -Idiotizmi i pare eshte se shani diktaturen qe ju ne baze te te pohimeve tuaja keni qene pjese e saj duke u pjese lubrifikuese e peshtirosur i diktatures.

      Idiotizmi i dyte deklaroni :
      “ne kohen e diktatures kam shoqeruar gruppe turistike zvicerjane , gjermane, austriake, italjane etj ”
      Te shoqeroje ne ate keto grupe duhet te ishje nje punonjes i MPB bile nga ato me te kualifikurit qe duhet te keni marre shume njerez ne qafe me spinlleqet e tuaja.

      Idiotizmi i trete eshte se duke qene nje kelysh i diktarues nga ato qe “kafshonit” njerez si vampiri berishe shani ate sistem me shume se vete te burgosurit e burrelit,qafe bari,she spacit

      Idiotizmi i katert eshte se pas 1990 ju mekataret iket ne perendim te paret dhe tani i jepni mend shqiptareve si klloun deri sa vete pranoni:
      “je shume i ndergjegjshem qe, po them bla bla blara”

    2. Wendy says:

      @ plaku
      Me kujtove grupet turistike ne kohen e xhaxhit.Nje kushuriri im punonte perkthyes me nje grup hollandez. Kur ata iken e moren me vete.Arratisja e tij ishte spektakolare dhe beri buje te madhe ne ate kohe.Une isha sh e vogel atehere, por sa here shkoja te 15 kateshi me kujtohej ajo histori. Mbase keni punuar te dy ne te njejten kohe..:)

  19. Drejtesi mbi pronen says:

    Mero:

    Agjencia e re e Bregdetit duhet urgjentisht gjeja e pare qe te beje eshte qe Task Force te rihape gjithe dosjet e pronave te privatizuara, pronesuara, legalizuara pas vitit te shejtanit 2005. Nuk ka drejtesi dhe rehat pa u rishikuar vjedhjet dhe te kapen pergjigjesit. Te hetohen agjencia e kthimit te pronave, ALUIZNI, agjencia e privatizimeve, te gjitha. Perndryshe llapim kot.

  20. Sallakja says:

    Jo, Mero Baze. Jo.
    Nuk eshte faji i Berishes
    Shqiperia i uli breket ne 1990, me hapjen e ambasadave
    Ramiz Alia leshoi ne europe brenda nje dite rreth 5 mije vete.
    “kthimi i sistemit pa gjak” do trumpetonte me vone.
    Europa i priti me krahe hapur
    Mendon se i mori gratis ? Jo, nuk i mori gratis.
    Nulla è gratis.
    U fimosen akorde, te kujtohet ?
    Ekonomia zero, ceku i bardhe qe dovinte nga amerika,
    F.M.N.ja ogur zeze, ndihmat sociale dhe ” Operazioni
    Pelikan” qe do ti jepte shkelmin perfundimtar shqiperise,
    duke e katandisur ne nje koloni “moderne”
    Shqiperise ( pavaresishte se kush eshte lideri i saje ) i
    rrine mbi koke tre ultimatume:
    Industia…….Zero
    Bujqesia……Zero
    Turizmi……..Zero.
    Nuk duhet te jeshe i mencur te kuptoshe qe ne Shqiperi
    pengohet prodhimi politikishte ( qellimishte )
    Nuk duhet te jeshe i mencur te kuptosh qe bujqesia pegohet
    politikishte ( qellimishte )
    Pastaj, sec ndodhi me Vloren e Durresin eshte perpara
    syve te te gjithve, katrahure politike ( qellimishte )
    75% e te ardhurave vjetore ne Puglia jane nga turizmi.
    90% e te ardhurave vjetore ne Korfuz jane nga turizmi
    Qe ketyre perqindjeve mos tu levizi nje presje, nga Vlora
    e poshte hapja e sezonit turistik do behet me kallazhnikov
    ( qellimishte ), politikishte.

    Natyrishte ne te gjitha keto Berisha ka fajin e tije,
    Ma non del tutto.
    Tashme breket jane bere prej celiku, e eshte shume veshtire
    ti ngresh.

  21. Zigur Qarri says:

    ….. Berishët shpikën metodën e gjetjes së një pronari të diskutueshëm, por kurrë të rregullt, për ta përdorur si pronar legjitim, në emër të të cilit kthenin shumë herë më tepër tokë se sa mund të kishte, për ta përfituar vetë pjesën tjetër…….Mero Baze.

    Kete praktike me se shumti e ka perdorur Arben Golemi,Berisha e vazhdoi.
    Arben Golemi ne bashkpunim me ministrine e Bujqesise duke perdorur si karrem pronare te dyshimte i ktheu tokat turistike (qe ne largesine 150-200 nga Deti nuk kan pasur kurre pronare,por kan qene gjithmone toka shtetrore)ne toka bujqesore per te kompesuar gjoja pronaret legjitime.Sepse vetem duke qene toka bujqesore dhe jo turistike mund te “faleshin”(shiteshin,vidheshin) mbrenda kornizes ligjore.
    Problemi esht se ne kete katrahure ka dore edhe Ilir Meta dhe militantet e tij,si ne çdo pisllek tjeter.Jo me kot ushtari i Ilir Metes,Nasip Naço,u zgjodh si Minister i drejtesise(deshira e Metes do te ishte Spartak Braho) dhe jo Spartak Ngjela.Ilir Meta siguroi me zaptimin e Ministrit te drejtesise bythen e dhjamosour dhe te menderosur.
    Rama e mposhti hajdutin ordiner Fatos Nano,e mposhti Berishen,por kryesori esht Ilir Meta,qe direkt nga Rama eliminimi i tij esht i pamundur,por inderekt po,me ane te nje gjykate te pavarur komplet nga ndikimi i politikes.
    Turizmi ka vlere me shume se 100 miniera Floriri,por Shteti Shqiptar nuk ka perfituar as 10% te kesaj pasurie marramendese qe ka rene peng e gansterave ordinere dhe politikane.

    1. salah says:

      Arben Golemi, Tragaj Mafia, Genc Gjoncaj, Artan Lame, Ilir Meta, Fatos Nano, Sali Berisha, Ferdinand Yhaferrie, Aldo Bumçi Talebanët janë kriminelë të cilët shkatërruan e turizmit dhe bregdetit. Këto janë primitive, budalla, sepse Akti 7665 (zona turistike), ka qenë në vitin 1993. Nuk do të ketë më shumë investitorë, sepse si banditë shkatërrojnë gangsterë, si Sokol Kazazi, Agim Hoxha Bledi Shuaipi edhe zonat private dhe publike të turizmit në bregdetin e Currilave Kallmi, në Durrës.Qyteti Durres Baskhika jemi terroristë konkrete talebanë, si në prokurori Mafia e Durrësit! Nuk ka ligje, nuk ka drejtësi vetëm banditët Tum asnjë investitorët dhe turistët!! nuk pune

      1. Zigur Qarri says:

        Pikerisht,sepse ka aq shume te perlyer nga te gjith krahet,duket si i pamundur rregullimi i bregdetit.
        Le te shpresojm se do te ndryshoje diçka,nese nuk i kan varur perseri ujkut melçite ne qafe!
        3 milion Euro kerkuan italjanet per prishjen e kateve pa leje te gjigandit tek shkembi Kavajes.(E verteta esht se kurora e pishave esht vendosur si limit per lartesine e ndertesave).
        Korrupsjoni sjell zhvillim tha nje deputet i PD ne pije e siper.
        Ne Afrike i thash nuk ka ndodhur nje gje e tille.

  22. Shqiperia ka potenciale ne turizem si asnje vend per rreth,nese do te udhehiqeshin politika te mirefillta 7 milion shqiptare jo qe nuk do te kishin nevoje te treteshin ne emigracion per buken e gojes por do te kishin nevoje per fuqi te jashtme punetore.Industria e turizmit dhe ajo e peshkimit jane industrite me fitimprurese se ajo e naftes dhe e metaleve te qmuara ngase kurre nuk shterrojne dhe investimi eshte shume i vogel,pa pasur nevoje te shkojme me large shiheni ju lutem qka po bejne kroatet dhe turqit,kjo eshte e turpshme per ne si komb,nese nuk dijme te prodhojme aeroplana a eshte aq e pamundur dreqi e morri qe mos te dijme ta mirepresim turistin dhe ta zeme peshkun.Qeveria e re duhet te vendos rende ne kete fushe pa pasur nevoje te shpikin asgje perveqese te shohe pervojat e mira te tjereve.Ka ardhur koha kur shqiptaret duhet te shperthejne me mendje e zhvillim.

  23. kapo says:

    o mero ja ke fut pordhes , po durresin deri te mali i robit kush e shkaterroi , po vloren kush e mbushi me pallate deri ne breg te detit ?
    eshte e drejta jote ta urresh berishen po shkaterrimi i ketij vendi eshte bere me miratimin e te 2 paleve vetem se jane ndare zonat e influences .Dhe ti kete e di me mire se te gjithe.

  24. Gjergji says:

    Nje nga kerkesat urgjente eshte dhe ajo e verifikimit te akteve te pronesise me pronaret e vertete. Une, per shembull, kam degjuar se toka ne bregdet, ne formen e dhuratave i jane dhene edhe zonjes Doris Pack, mbrojteses se flakte te Partise Demokratike. Jam kurioz ta di nese kjo zonje e ka te regjistruar kete prone ne emrin e saj, apo te ndonje sherbetori te zellshem te asaj partie?

    1. Realiteti says:

      mos fol kot pa lidhje ,ti dhe disa te tjere qe na e bene shqiperine parajse turistike ,dilmi e shikoni boten pastaj flisni per bukuri natyrore e turistike ,ajo Doris Pak dhe gjthe Dorispaket qe thua ti, me rrogen e disa mujave mund te bleje vile edhe prone ne Spanje,Greqi e ku ti doje bytha e ti thua qe ka prona ne shqiperi,asnje i huaj me para, nuk mer prone ne vende talebane.

  25. IVERTETI says:

    Ti flet per tokat e pronareve ne bregdet o Mero.Por sekseret e Berishajve po vjedhin toka shteterore ne bregdet me kontrata per 99 vjet ne perdorim. Nje rast i tille eshte Kalaja e Tures ne Spille.Jane bere bashke ca njerez me pushtet qe po u iken ne bashkepunim me seksere nga Zvicra. Kane krijuar nje SH.P.K fantazm te quajtur FINSEC dhe po bejne dokumentat per ta marre token dhe pastaj tu a shesin investitoreve mafioze ruse me cmime te kripura pasi vete jane moracake.
    Jane bere helm qe humbi PD pasi kane frike mos Rama u a djeg kartat.

  26. Ju dy me keto komente te gjata.Qe dini te vleresoni zhvillimet ne shtetet mete forta te botes ,ju kur jeni aq te ditur per boten ,sshkoni tek Qveria e re,nje dit lexova nje thirreje te kryemistrit te ri EDI RAMA,ai kerkonte njerez te dijes ,per ta ngritur rilindjen se bashku me njerezit si ju,e biseda ne rrjete sociale,besoj se kuj si hyn ne pune,ketu jan biseda mendime te shkurta qe njerezit shprehindhe hiq me shum,zoti dhasht e paqi fat sado pak me keto njohuri qe keni ti kontriboni vendit,JU PERSHEDES NGA FRANKFURTI GJERMANIS;nje vikend te kedshem per ju.

    1. IVERTETI says:

      O rahman kosova.
      Edhe nga Frankfurti qe na flet ti prap nje koker injoranti je.
      E para se je nje salist i dashuruar me nje kriminel dhe shites te interesave kombetare.
      E dyta si nje gjysem analfabet qe je(dukesh nga shkrimi)nuk e ke aftesine e analizes.
      Rri o Rahman e shiko bej dokumentat atje ku je se po te kthejne ne bjeshket e Kosoves nga je.

  27. rasimi ny says:

    Ne vitet 1990-1992 ne kohen qe u nderrua sistemi ne shqiperi pamvaresisht nga nje bllokim dhe paralizim i ekonomise kishte disa parametra shume te favorshem qe duheshin shfrytezuar.

    Vetem nqs do shitej me rregull gjithe armatimi ushtrise shqiptare i cili vlersohej rreth 15 bilion dollare dhe te investohej me inteligjence dhe atdhetarizem ne fushen e turizmit do te ishte i mjaftueshem qe ai vend te konkuronte vendet elite turistike te Mesdheut.

    Ne ato vite Shqiperia trashegoi nje sistem energjitik te admirueshem qe ishte faktori kryesor pse shteti dhe ekonomia shqiptare i ka shpetuar kolapsit perfundimtar.Vlera e prodhimit energjitik te gjigandeve te Drinit llogaritet dhe kjo ne disa biliona dollare qe
    nuk u investua asnje cent ne fushen e turizmit nga fitimet te tyre.
    Vetem nga abuzimet ne energjitike,shitje armatimi,dhe veprimtaria mafjoze me tokat e bregdetit trusti i lulelakres se plakut Sali Dougsboru duhet te kete perfituar biliona dollare qe do vije koha shpejt per te shkuar ne dyert e burgut..

    Ne vitet 90′ shoqeria shqiptare ishte me moshen mesatare me te re ne Europe dhe me nje shkalle arsimimi te admirueshme shumica e te cileve moren rruget e kurbetit pasi banda kriminale Berish-Hajdar-Pashko zbatuan planin djallezor te “nivelit zero” te mbeshtetur nga doktrina antishqiptare e rajersonvicit dhe elezbiberovicit e “dekomunistifikimit” te vendit qe u shendrrua ne fakt ne nazistifikim te regjimit gjakatar te Berishit.

    Jane mbi nje miljon shqipatare qe punojne ne BE & USA & ETC qe jane
    investuesit me te medhenj ne ate vend.Vetem vlera e dergesave monetare “kesh” dhe blerjet ne “real state” e Shqiperise i kap shifrat 40 biljon dollare per keto 23 vjet.

    Nqs do shtojme dhe te ardhurat qe kane ardhur nga shitjet e pasurive kombetare shifra e parave qe kane hyre ne shqiperi eshte e pabesueshme.

    Pa harruar dhe borxhin publik marramendes qe ka kaluar vijen e kuqe dhe parate e perfituara nga droga,prostitucjoni etj etj lid pyetja:
    Ku kane shkuar keto lumenj parash(mbi 100 bilion te thata) qe jane futur per 23 vjet pa nderprere ne ate vend te bekuar ???

    Vlera e rruges kombit me tunelin e kalimashit dhe krrabes dhe asfaltet e hedhura neper shqiperi jane te paperfilleshme ne krahasim me shifrat
    astronomike e parave te futura ne ate vend.

    Fakti qe qeveria e Talebanit Berishe nuk ka investuar asgje serioze ne fushen e turizmit perben nje akt te paster kriminal me dashje njelloj te denueshem si per 21 janarin,gerdecin dhe vjedhje e 300 miljoneve te rruges kombit.

    Akti i dyte kriminal ne fushen e turizmit qe ka kryer i pandehuri SaliRamBerishi eshte lejimi me dashja i shperfyterimit te bregdetit shqiptar vecanerisht ne zonen e Durresit duke e kthyer ne nje geto
    te piste keto vije 10 kilometershe komplet jashte perdorimit nga turistet e huaj.

    Duke qene se jam nje nga nje miljon emigrant-turistet qe votoj me para “kesh” per ate vend 20 vjet rrjesht dua te them se krahas veprimtarive kriminale te kryera nga i pandehuri SaliRamBerishi si vrasje,tradheti,vjedhje ky duhet te akuzohet dhe per vrasjen dhe shkaterrimin e turizmit shqiptar.Ky akt thellesisht antikombetar i kryer ne paramendim do te duhen disa dekada qe te korigjohen. Organet e drejtesise duhet te perplasin pas burgut kete kriminel shume dimensional ku krimi me i dukshem dhe me me pasoja ekonomike kombetare afatgjata eshte vrasja dhe shperfyterimi i turizmit shqiptar.

    Devili Berish = Dead End

  28. kel ukaj says:

    Te dashur kometues, dua tu kujtoj pak histori. Ne kohen e turkut toka ishte “miri” qe ne shqip do te thote se deri ne 1912 toka ishte prone e sulltanit te Stambollit. Deri ne 1946 jane aplikuar ligjet e Turkut. Mbas 1946 jane ligje te tjera te Turkut te perkthyera ne shqip. Pra problemi i tokes eshte gjeja me e thjeshte ne shqiperi por…. por… shqiptaret jane njerz me bisht e nuk mund te bejne shtet.

  29. berisha keput qafen says:

    shyqyr qe iku plera!!!

  30. Elefanti says:

    Berisha ishte kanceri për pronat dhe pronarët e vërtetë të trojeve në Shqipëri. Ai dhe çakejtë rreth e rrotull tij dhe familjes së tij e shqyen Shqiperinë, e përdhosën. Ai ka një urrejtje patologjike për pronarët e vërtetë, veçanërisht në bregdet dhe Tiranë, sepse e ndjente vehten pronar vetem per kullat e Viçidolit. Ajo që ka bërë Saliu në vitet e sundimit të tij mesjetar i futi shqiptaret në vellavrasje. E donte Serbia kete sherbim nga Sali Berisha, prandaj ai eshte nje nga armiqte me te medhenj te Kombit Shqiptar. Dhe per armiq te tillë duhet të ketë gjykim mbarepopullor dhe denim me burg te perjetshëm. Ne se organet gjyqesore dhe prokuroria shqiptare nuk e bejne kete Shqiperia do te shkoje drejt humnerës. Saliu dhe obortarret e tij janë piranja të vërteta per popullin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje