Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve na jep qetësinë e duhur për të gjykuar efektivitetin e taktikave elektorale që u përdorën apo dhe dështimin e duhur.
Dy janë përfundimet kryesore. Koalicioni PS- LSI rriti garancitë e fitores dhe maksimizoi votat e LSI për arsye taktike. Përfundimi i dytë është se edhe projekti i opozitës së bashkuar, që ekzistonte para 1 prillit, do të triumfonte pa LSI, por me një rezultat të ngushtë dhe rrezikun e futjes së duarve nga Berisha. E përbashkëta e gjithë analizës është se Shqipëria kishte vendosur shumë kohë para 23 qershorit të ndëshkonte Sali Berishën. Shqiptarët duket se ishin marrë vesh në heshtje, duke parë njëri- tjetrin në sy, për ta zbuar këtë të keqe nga politika shqiptare.
Le t’i shikojmë më hollësisht këto dy përfundime.
Dy janë partitë ekstremisht të ndihmuara dhe dëmtuara nga taktikat elektorale, LSI dhe Fryma e Re Demokratike. Lëvizja Socialiste për Integrim ka thyer një rekord historik të rritjes së saj duke maksimizuar mandatet falë taktikës elektorale që ndoqi, ndërsa Fryma e re Demokratike ka minimizuar deri në ekstrem shanset, po ashtu falë taktikës elektorale që ndodhi.
LSI arriti të bëjë zgjedhjen e duhur për llogari të saj me koalicionin e majtë, por diti të heshtë luftën edhe nga koalicioni i djathtë. Duke hyrë në zgjedhje pas një imazhi tmerrësisht të dëmtuar nga video-skandali, Ilir Meta arriti t’i bëjë të dy palët të heshtin ndaj tij, Ramën si aleat dhe Berishën si bashkëfajtor në pastrimin e historisë së video-skandalit. Duke shkelur syrin majtas dhe djathtas, duke i bërë të dy palët të ëndërrojnë votat e tij, ai arriti të kthejë në institucion elektoral atë pjesë të shoqërisë që kërkon shpërblim direkt nga politika. Nuk është e vërtetë që LSI ka blerë çdo votë. E vërtetë është se LSI ka prekur me dorë çdo votë para zgjedhjeve, duke qenë tërësisht të qartë për çdo kuti votimi se çfarë objektivi kishin. Ata kanë përdorur një skemë të decentralizuar të financimit të fushatës, ku çdo element elektoral ka qenë përgjegjës për një kuti votimi dhe ka arritur objektivin e tij me mobilizimin e elementëve që duan të përfitojnë nga pushteti. Kjo jo doemos duke paguar votën, por duke premtuar dhe duke mobilizuar biznesmenë lokalë. Kjo i dha asaj tiparet e një partie efiçente, të qartë dhe të parashikueshme. Nuk harxhuan pare për spote, nuk bënë mitingje, por qëndruan pas çdo kutie me objektiv të qartë. Ky është ndoshta mekanizmi më i frikshëm elektoral që ka funksionuar ndonjëherë në këtë vend, dhe më eficenti i gjithë kohërave.
Nga pikëpamja politike, LSI manovroi edhe më mirë. Pasi e përdori Berishën deri në fund, pasi e bëri bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës deri në pastrimin ligjor të video-skandalit, ajo kaloi me qetësi në koalicionin e majtë, që është shtrati i saj historik, por nuk u bë agresive me PD-në. Fjalori politik i Ilir Metës gjatë fushatës është i mbushur me fjali konstruktive pa ndonjë adresë të qartë dhe me qëndrime të moderuara mes dy palëve. Kjo bëri që përveç Ramës, që e kishte të sigurt në koalicion, edhe Berisha të ëndërronte mandatet e tij. Bile aq shumë i ka ëndërruar, sa edhe para pak ditësh ngulte këmbë se LSI mund të mos e bëjë Ramën kryeministër. Kjo taktikë i dha Metës qetësinë e duhur në fushatë, mos-harxhim të energjive politike për debate dhe mitingje, dhe eficencë maksimale për të thithur çdo votë të trembur nga humbja e sigurt e PD.
Në të kundërt të LSI, taktika politike ka shkatërruar një forcë të re politike shpresëdhënëse për të djathtën e moderuar. Bamir Topi ka marrë një rezultat goxha inkurajues prej 30 mijë votash, që janë afërisht tre deputetë nëse do të kishte korrektim kombëtar, por që sistemi e ka penalizuar. Qëndrimi i tij taktik ishte moral, por vetëvrasës. Ai u deklarua parti opozitare dhe foli qartë për nevojën e ndryshimit të pushtetit. Kësisoj ai nuk e komprometonte votën nëse hynte në koalicionin opozitar. Aty ishte dhe legjenda e burgjeve Kurt Kola, Spartak Ngjela dhe të tjerë që i përkasin të djathtës së persekutuar nga komunizmi. Nëse Topi do të ishte taktikisht në koalicionin opozitar, votat e tij mund të ishin dyfishuar dhe shumë nga demokratët që votuan Ilir Metën, mund të kishin votuar me lehtësi atë. Logjika politike tregoi se demokratët e zhgënjyer nga Berisha deshën të ishin eficent kundër Berishës dhe ia dhanë votën ose PS, siç ndodhi në Dibër, ose LSI siç ndodhi masivisht në gjithë Shqipërinë. Nga kjo pikëpamje Topi është penalizuar nga qëndrimi jashtë koalicionit dhe është viktima më e madhe e sistemit.
Edhe në planin politik ka luajtur në mënyrë paksa naive. Ai tentoi të barazlargohej nga dy palët, duke i barazuar ato si dy të këqija, ndërkohë që fliste për rrotacion. Kjo e bënte shumë demagogjike kauzën e tij dhe ulte ndjeshmërinë e elektoratit politik, i cili kërkon të dijë ç’fuqi ka vota e vet për ndryshimin.
Analiza e dytë që mund t’i bëhet rezultatit të zgjedhjeve, është se sa shanse do të kishte një opozitë e bashkuar pa LSI. Unë mbeta partizani i fundit i asaj ideje, e cila mori fund më 1 prill. Nëse opozita e bashkuar do të vazhdonte të konsolidohej dhe do të bindej Topi të ishte në koalicion, së bashku me Aleancën Kuqezi, sërish ekzistonin shanset e fitores. Faktorët e pavarur opozitarë jashtë koalicionit kanë marrë rreth 50 mijë vota, çka do ishin dyfish më shumë nëse do të ishin brenda koalicionit me opozitën. Nëse kjo do të kish ndodhur, po ashtu LSI nuk do kishte atë parajsë elektorale dhe politike që pati duke u mbyllur gojën gjithë palëve. I vetmi rrezik do të ishte rezultati i ngushtë i fitores dhe zgjatja e dorës nga Berisha për t’i vjedhur mandatet siç bëri dhe pas humbjes së thellë.
Por e sigurt është se nga leximi i këtyre rezultateve duket qartë se Shqipëria ishte përgatitur dhe bindur për përmbysur Sali Berishën. Në çdo version ai ishte i dënuar. Nëse i marrim si parti politike, Edi Rama ka marrë si parti afërsisht 714 mijë vota, ndërsa Berisha 528 mijë e pak vota. Diferenca ekzakte është 185.034 vota, pra rreth 5 mijë vota më shumë edhe sikur të bashkosh votat e Sali Berishës me votat e Ilir Metës. Rritja e Partisë Socialiste, pavarësisht difuzionit elektoral me LSI, tregon se Shqipëria ishte e qartë kundër Sali Berishës dhe donte garanci për ikjen e tij. Sistemi ndëshkoi Bamir Topin duke i bërë një dëm të madh së djathtës, e cila tani do të përfaqësohet në Kuvend nga disa manekinë të Sali Berishës, që do të thellojnë humbjen e PD dhe nuk do të kenë mundësi të investojnë energjitë e tyre në një alternativë të moderuar të së djathtës, deri në vdekjen përfundimtare politike të Sali Berishës dhe kollovarit të tij në krye të PD-së, që ka nisur politikën duke qeshur dhe po e vazhdon si njeri qesharak.
U ndjeva keq kur pashe rrezultatet..Instikti I vjeter s’me zhgenjeu..Bamiri nuk u tregua I zgjuar..
Bamua luajti dobet, nuk diti te pozicionohej ku duhej, nuk arriti te krijonte te pakten nje pol te trete. U tregua shume naiv.
Kjo skema e LSI-se qe ka shkruar Baze s’eshte aspak e re. Ka pasur plot parti qe kane vene nji pergjegjes per cdo kuti prej vitesh bashke me LSI-ne dhe skane arritur keto rezultate.
Harxhmet e LSI-se ishin dhjetera miliona euro dhe per kete mjafton te kujtojme dhjetera reklama cdo dite per nje miting te vetem te Monikes ne Lezhe. As PD e as PS nuk bene reklama per nji qytet te vetem si Lezha, kurse LSI i kishte parate me bollek prej bllokut te zi.
Per me shume LSI e kishte te garantuar ardhjen ne pushtet qofte nga Rama qofte nga Berisha prandaj nuk u kursye. Qe prej 1 prillit Rama falenderonte rregullisht Ilir Meten ne cdo interviste te tij. Keto ishin dy arsyet pse Lsi arriti rezultatin e saj. Rrofte blloku i zi, dhe Rama aktivist i flakte i LSi-se.
Ne qofte se Rama nuk eshte peng i Metes ateher te tregoje cdo beje me gjyqin e 21 janarit dhe dosjen Durres Kukes. A do veje drejtesi apo do beje si Saliu me vrasjen e Azem Hajdarit. Po te degjosh freshistat e kupton qe Rama i ka lare duart me 21 janarin duke u justifikuar qe snderhyn ne punet e drejtesise. Po te donte drejtesi Rama, nuk lejonte Naco Skrapin minister drejtesie. Gezojuni edhe 1 vit kesaj fitoreje me Ilirin shpk. Do e shihni ne zgjedhje lokale se care gabimi fatal ishte bashkimi me Ilir Meten.
Keto zgjedhje treguan se pa LSI-ne PS-ja ishte automatikisht e humbur, se ate avantazh te vogel qe do kish PS-ja, nga manipulimet e pushtetit .do shumezohej me zero
Une qe ne fillim kam qene partizani i Aleances se PS-se me LSI-_
_BIles edhe tek Blogu i Edit po te shikosh atje vetem une kam shkruar atehere pas videos
qe te behet patjeter Aleanca ,
dhe per kete kam perdorur si justifikim Moral Aleancen ne luften e dyte boterore midis USA dhe Bashkimit Sovjetik
dhe si Justifkim Juridik faktin
qe :
ne demokraci nqs nuk ka nje vendim gjykate qe te fajeson, ti je i pafajeshem,PAVARESISHT SE CFARE KE BERE–Por atehere mu hodhen te gjithe kundra
I thosha keto argumenta ne menyre qe ti perdorte Edi si justifkim perpara oponences -furtune ne Kryesi me Brace-koqen ne krye, dhe perprara simpatizanteve qe ngjireshin neper forume kunder LSI-se
Ne fkat Meta eshte nje batakci,por ai eshte nje Faktor,sepse ka elektorat nga mbas ,
ndaj duhej mare parasysh patjeter ne keto kushte kur eshte demokraci “Under construction”
Nuk ecet ne politike me romantizma, sepse humbet ne menyre te pariparueshme , por ecet mbi bazen e realtietit ne terren qe eshte nje menyre politike qe e ka perdorur Bismarku me termin “real politics”
Si perfundim , parashikimi im doli me i drejti ne kete politike, ndersa ju ishit te gjithe ..kodra pas bregut qe nga analistet e deri tek keta lopcaret qe mbushin faqet gazetave tuaja
Nga rezultatet PS-ja nuk ka ndonje ngritje ne elektorat, , sado qe gjendja ekonomike e individit shqiptar eshte skandaloze, dhe duke pasur parasysh kete gjendje kaq te keqe ekonomike qe ka individi shqiptar,
rezultati tregoi se Sala ka mare jashtezakonisht shume vota, si pasoje e Karizmes se tij politike
Karizme ne fakt qe mbahej gjalle kur ai perdorte karten e patriotizmit,
Mirpo keto vitet e fundit Sala hoqi dore nga Patritoizmi dhe kjo beri qe karizma e tij te humbi shkelqimin…dhe te ngelet nen meshiren e Ilir Metes
Sipas meje Iliri mori ato vota qe dilnin si nje produkt i te mirave qe buronin nga vendet e punes qe LSI kishte rembyer me shumice
duke shfrytezuar gomarllekun e zemergjeresise se Sales
Por qe nuk diskutohet Meta eci me thenien budallaqe te kohes se pordhes :
Urte e bute e plot tigani…
Ne fakt Meta tregoi qe eshte dhelper e politkes shqiptare,Eshte tamam ngjale qe te reshqet nga duart
Ngaqe ha ngjala,paska marre edhe huqet e ngjalave ,megjithse keshtu ne trup Meta duket si bullar
LSI edhe ne pushtet qendror edhe ne ate lokal,kishte kapur vendet me te mira qe prodhonin para,–Korupsion ata benin dhe me ato para njerezit qe punonin nen urdherat e tyre menduan se duke votuar LSI-ne nuk do i humbisnin privilegjet
Megjtihate Meta nuk shkonte me PS-ne,porse Edi ja gjeti mire telat duke perdorur nderkomebtaret e Internacionales socialsite
Meta pati vetem nje moment para nje viti e gjysem qe mund te vinte me PS-ne,se kishte pas nje konflikt te eger me ata te kryesise se PD-se,
por PS-ja nuk e shfrytezoi kete rast.,sadoqe une atje tek Blogu i Edit shkruajta per tu lidh me Meten , se ishte momenti
Pastaj pasi e kaloi ate moment,Meta nuk vinte me ne PS,sepse i regulloi telat me Bashen shkelqyer-Ndaj vajtja e Edit ne shpine e Metes ishte nje vperim politik i vonuar
Por Koha eshte me te vertete flori ne politike….Sic thashe Edi shyqyr qe gjeti nderkomebtaret te cilet e joshen Meten dhe Meta i beri naften Sales
Ne fakt po ta vesh re, EDI RAMA te gjitha veprimet politike i ka me vonese faze,qe nga protesta tper Gaerdecin,SAQE CUDTIT EDHE bbc,
per humbjen e zgjedhjeve lokale,per 21 Janarin etj –Komplet bente autogol,dhe e nxirte Salen fitimtar
,Cdo veprim politik Edi e bente komplet me kalim afat skadence,
After due date
–Sic duket ai Keshilltari i tij Fuga do jete pakez slow,
ndaj i thoni te gjej ndonje keshilltar tjeter
Por qe kryesorja eshte pa LSI-ne ,PS-ja tani do ishte ne opozite ,
duke ngrene njeri tjetrin
Ndaj i thoni Faleminderit & me Fal Ilir Metes
Ne fakt ,Une kam shkruar atehere qe te behet aleanca me Ilirin sa te rezohet Sala nga pushteti,
ne menyre qe te mso vidhen votat,dhe
tani pasi te vendoset minsiter rendi nje i PS-se, te shkoni perseri ne zgjedhje
dhe te masni forcat me ndershmeri –Duke hequr dore nga Aleanca me Meten dhe te dilni me vete ju te PS-se
Tani tregohet se sa te moralshem jeni ju dhe sa ju voton populli shqiptar ju qe I keni listat te mbushura me karagjoza deficente si Koekdhimja, Xhuvani, Angjeli ,Ahmetaj halabaku ….dhe gjithe soji e sorrollopi I Janissareve qe kane si merite politike vetem kryqin (mbi shpine domosdo) te puneve te tyre te dyshimta te kryera ne “netet pa hene”
Ne zgjedhjet qe shkuan nuk kishte moral,se duhej te shpetonim nga nje e keqe qe ishte vesi i vjedhjes se votes
Ndersa tani jemi te lire nga ai ves,
hajde te bejme votim te ndershme dhe te drejte –dhe te shikojme se sa te zote jeni ju…….
Ketu duket ndershmeria e PS-se dhe e te gjithe juve ketu ne forum dhe te gazetareve te majte qe e shanit Meten gjithe diten dhe hiqeshit sikur ju ishte prekur morali juaj I kalbur nga e ashtuquajtur kaseta e Metes
Urdhero tani –Shkoni ne votime pa Meten , se nuk ua vjedh njeri voten …
Hajde hidhuni ! …Tregoni qe keni njefare dinjiteti ,
Ndryshe nqs e mbani kete pushtet me kete aleance ..duhet patjeter ti kerkoni
Falje Metes per fyerjet qe i keni bere ….se ai ju solli ne pushtet
, se ju pa Meten nuk mund te vinit kurre ne pushtet
Ju jeni Opozita me pake e votuar ne te gjitha koherat, krahasaur me gjendjen e keqe ekonomike ne te cilen ndodhet vendi,. sepse ne pergjithesi populli jone eshte I majte, dhe ekonomia eshte nje tmerr ,
por ju lini shume per te deshiruar ndaj nuk fitoni dot vetem zgjedhje
Emri Koke-Dhimja per listen e depudeteve te PS-se eshte tamamam personifikim I intelektit tuaj prej deficentesh ekstrem dhe
dhe I mungeses totale te luajalitetit ndaj popullit shqiptar qe kane shumica e te zgjedhurve tuaj
Me mendjen tende o raimonda une nuk vete as ne hale, e jo me ne zgjedhje.
Meshoi fort pjatave se ate pune di te besh me mire ti.
P.S. Si do ja besh kur te behen te gjitha nje perdorimshe ? Do mbledhesh kanace e shishe plastike si chajnezet ?
Shume e sakte analiza qe ben Mero Baze, si gjithmone cdo gje e argumenton me fakte. Te gjithe ju kundervume Edi Rames qe te mos bente aleancen me Ilir Meten por te jemi realiste pa Ilir Meten ne nuk do te fitonim zgjedhjet jo se nuk do te votonte populli, populli edhe here te tjera ka vouar dhe PS edhe ne 2009 edhe ne 2011 i fitoj zgjedhjet por i vodhi Saliu ne te dy rastet. Sali Berisha edhe vjedhjet e 2013 do ti kishte vjedhur po te ishte ne aleance me Ilir Meten sepse ai e ka zanat ti fusin duart ne kutite e votimit dhe do te rrezikonim futjen e vendit ne lufte civile se populli ishte shume i zemeruar kete here dhe nuk do duronte me.Ilir Meten Sali Berisha e ka frike se ju kujtua 1997 kur e shpetoj se bashku me Pandeli Majkon nga populli qe donte ta bente si Kadafin per parate qe u vodhen nga firmat piramidale dhe kur Saliu donte te bombardonte jugun.Sali Berishes nuk ja mbante te fuste duart ne kutite e votimit se diferenca ishte shume e madhe dhe sado qe te vidhte nuk bente dot gje me megjithese dy-tre mandate i vodhi nga e majta dhe e majta nuk beri ze, lere tha me mire humbasim dy-tre mandate se te merremi me budallane dhe te shtyhet krijimi i qeverise.Shume mire thote Mero per Bamir Topin qe u penalizua nga kodi zgjedhor por edhe nga qendrimi i tij qe nuk beri aleance me koalicionin e majte kur ne te ishin edhe forca te djathta. Edhe gjate fushates elektorale ai perdori nje gjuhe te bute kunder Sali Brishes dhe i trajtonte njelloj si Edi Ramen si Sali Berishen kur Edi Rama nuk kishte qene ndonjehere kryeminister dhe nuk mund te barazohej me Saliun, ketu populli u zemerua dhe nuk votuan per FRD. Gjithashtu edhe kur punoj president nuk beri shume gjera me sistemin e drejtesis se i gjithe korrupsioni atje filloj. Te themi te drejten Bamir Topi heshti kur Kolegji zgjedhor i paguar nga Sali Berisha vodhi zgjedhjet e bashkise se Tiranes me 2011 dhe shume nga ne u zemeruam me heshtjen e tij. Edhe me 21 janar ai shume mire mund te bente doreheqjen dhe mbase mund te beheshin zgjedhjet te parakoheshme por ai prape zgjodhi heshtjen dhe nuk kishte force ti pergjigjej Sali Berishes ashtu sic e meritonte.Sali Berisha e quajti horr bulevardi dhe ai prape mundohej te sillej ne menyre te kulturuar por derri do plumbin thote populli ashtu sic te flet ashtu foli edhe ti dhe Saliut i duhej pergjigjur shume ashper nga Presidenti i republikes dhe ti vihej kufiri tek thana se po shkelte kushtetuten. Ai heshti edhe kur Saliu nuk la prokurorine e pergjitheshme te bente arrestimet per kriminelet e 21 janarit, pra Bamir Topin e penalizoj heshtja e tij. Une edhe kur kam komentuar ne mbeshtetje te tij ja kam vene ne dukje kete, ja vume ne dukje dhe i thame qe po nuk bere aleance me PS nuk do fitosh asnje mandat dhe fjala jone doli, sigurisht qe me erdhi keq qe ai nuk fitoj asnje vend ne Paralament por duhet te ishte treguar me i zgjuar.
Pastaj njerezit ketu shikojne se si mund te largonin Sali Berishen nga pushteti dhe ashtu sic thote Mero bene nje aleance te fshehte me njeri tjetrin dhe o burra te votojme per aleancen e majte.Ilir Meta i mbajti me shpresa edhe te majtet edhe te djathtet dhe ata kujtuan se ai do ta dridhte prape dhe do te bashkohej prape me Saliun dhe kete frike e kishte edhe elektorati majte por nuk ndodhi gje shyqyr megjithese egzizston rreziku i shoqerise qe ka Ilir Meta me Lulen e bashkise.
… and the last but not least:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html
fjalia e fundit nje ikone e gazetarise
Me perjashtim te vitit 1992 ku populli votonte edhe per derrin,mjafto qe te hiqnin komunistet, Sala nuk ka fitu kurr zgjedhje
Ai i ka vjedh gjithmon
Por genjeshtra I ka kembt e shkurtra
Dhe si cdo gje edhe vjedhjes i vje fundi njiher
Analize e sakte per mendimin tim. Fatkeqsisht jemi shume larg zgjedhjeve normale. Me nje fitore 74-66 pa lsi-ne, sot mund te ishim duke protestuar perpara KQZ-se
Analiza eshte e shkelqyer.
Fatkeqesisht nuk eshte paradhenie. I sherben se ardheshmes. Do deshiroja me shume.
Dy ishin faktoret qe na dhane kete qeveri nen presionin e Ilir Metes. Tradhetija e elektoratit te vet nga Kreshnik Spahiu, pasuar nga Lisien Bashkurti i etur per nje post mirepaguar.
Se dyti megallomanija e Bamir Torit, duke futur ne nje thes gjemen dhe shpresen.
POPULLI U DHA KUSURIN TE DYVE.
Falemiunderit Mero!
Kur ju thosha se, kete here edhe nje gomar te kandidoje ne zgjedhje kunder Sali Berishes, i fiton zgjedhjet, jo thoshit juve! – Duhet te pakten nje kale.
O Mero! Po si nuk na kujtove nje parulle, qe PD hapi para zgjedhjeve, duke patur friken e forces te koalicionit PS LSI.
Presidenti i republikes do te ngarkoj per te krijuar qeverine jo koalicionin qe ka mare me shume vote, por partine qe ka mare me shume vota.
Shpresonin te shkretet qe PD, te merte me shume vota se PS. Por ne fakt mori 200 mije vota me pak. Le qe PD, ne te gjitha zgjedhjet ka mare me pak vota se PS. Po tarallaket e PD, nuk i shikonin zgjedhjet e mepareshme
Nje analize brilante!
Do e isha kurioz te dija se si do perktheheshin votat ne mandate, nese LSI nuk hynte ne asnje nga dy koalicionet (per mendimin tim, nese LSI nuk hynte ne koalicion me PS, do dilte më vete).
Pra do deshiroja te dija, se si do perktheheshin ne mandate keto rezultate:
aleanca e pd : 680 000 vota
aleanca e ps : 800 000 vota
LSI : 180 000 vota
O mik me shifra, lexoje ngadale mesin e analizes..LSI s’do kishte aq vota neqoftese Bamka do hidhej ne koalicjon te majte..
Zoti Mero, si gjithnje i perkryer ne analizat dhe opinjonet tuaja. Kte rradhe sali berisha sikur edhe naten ta bente dite, nukdokshte fituar zgjedhjet. Popullit si jasht dhe brenda vendit ky person u vriste syt kur e shikonin dhe nuke donim ta degjonim per mashtrimet dhe genjeshtrat qe bente pergjithcka, sidomos kur shqiperin e radhiste nder vendet e para mbas gjermanis. Por e keqja e madhe esht tani qe berisha u vra me vote, por ekziston rezikshmeria se barku qe e polli, sesht thare ende. Kollovari qe ai zgjodhi ne krye te pd me emrin Lulezim Basha, i dha shenjat e para se do eci ne rrugen e sali berishes duke qene e mbetur destruktiv, kundder qeveris te re, per te penguar ralizimin e programit per rilindjen e shqiperis. PD kolovar te sali berishes dote gremiset gjithnje e me shume ne humner. Goditjen e pare e te madhe dota mare ne zgjedhjet lokale te 2015,ndersa disfaten perfundimtare dota mare ne zgjedhjet parlamentare.
Berisha e dinte qe do humbte ai nuk donte beri c’mundi te mos humbte kaq thelle. E djathta Shqiptare do duhet te rikonceptohet. Populli Shqiptar sado demagogjise anti-komuniste te Berishes mbetet nje popull 70% pro barazis sociale. LSI mori nga e djathta te majtet e konvertuar e te genjyher e te blere nga berisha, nuk degjova ndonje te djathte te vertete ti bashkohej LSI. FRD-ja do beje ndryshimin zgjedhjet e ardheshme nese mban kete kurs larg berishes.
Mero e ke nxjerre Ilir Meten mjeshter te politikes ne kete shkrim.E verteta eshte qe PS dhe PD nuk ja kane nevojen Ilir Metes.Eshte Meta qe ua ka nevojen dy partive te medha. Nqs Berisha dhe eunuket e tij largohen nga PD do te ishte mese e nevojshme nje marreveshje PS-PD per rihapjen e gjyqit te Metes dhe denimin e tij shumevjecar per korrupsion. Shqiperia ka nevoje per nje parti te trete por ajo kurrsesi nuk duhet te jete partia e kusareve te ciftit Meta-Kryemadhi.
Morali vdiq ne kete vend. Sekush per vehten e vet.
Ishte shume e sigurte qe RAMA FITONTE I VETEM me 75-78 mandate . Vetem frika e vjedhjes e detyroi . Mgjth.. . Vetem kurbanin te kete para syve , 3 mandate I ka tsigurta. Shyqyr qe shporem at maskara ….
Z.Mero, me kete peshtyme qe u dha populli me zor kakarisin, na rane veshet rrehat, imagjino cilin, canin ishkerdhqim peken tanin e zgjuar hoxha blendin brilant komplet te famshmin falli etj.
Ne nje kohe qe shkrimet dhe analizat duhen bere per dy qeverite e reja qe do te sundojne (mashtrojne) shqiperine ne te njejtin kohe (qeveria numer 1 apo banda e Edvin Rames dhe qeveria numer dy apo Banda e Ilir Metes) Imer (Mero) Baze akoma merret me legjendarin Berisha.po vazhdove akoma me Berishen nuk ti lexon njeri shkrimet apo gazetat e tuaja.Mero me vjen keq te them se ti je Absest me Berishen dhe ai absesim nuk te lejon ty qe te besh analiza te panshme qe shqiptaret kane aq shum uri.Fatkeqeisht shkrimet e tuaja nuk mund ta erresojne emrin dhe vepren e Legjendarit dhe Skenderbeut te dyte te shqiptarve i madhi i te medhenjve qe pruri ne shqiperi Demokracine e vertet Profesor Dr Sali Ram Berisha.Ameri i Berishes qofte i lavdishem dhe i pavdekshem ne jete te jeteve.Amen
Mentar mjaft more burre mos na ndyej Skenderbeun me hajdutet dhe kriminelet, si nuk hoqe nga mbrojtja e Sali Berishes, ore ndyshku eshte ndryshk e nuk behet flori laje sa te duash ti.
Nga te gjithe partite e vogla, partise se Bamirit ju ruajten votat deri ne nje. Te kene goje ato te shkreta kuti….
Ky eshte nje koment shkencor politik.Nje shembull i qarte I gazetarise moderne dhe nje gazetari teper te afte.Pak gjera por me forcen e llogjikes se forte e te ftohte. Urime Zoti MERO. Faleminderit.
Interesanate, edhe shqiponjen ne flamur me dy koka e kemi…
LSI mori shume deputete sepse ishte ne koalicion me PS, po te ishte ne koalicion me Berishen nuk do merrte me shume se 4 deputete. Rama beri gabim te rende qe u lidh me Ilir Meten, nje te korruptuar, kjo eshte arsye qe tani nuk mundet te luftoje korrupsionin sic kishte premtuar, sepse eshte Meta qe mbron si Berishen edhe ministrat e tij te korruptuar.
Per mua Bamiri beri sh mire.
Cdo fillim eshte i veshtire dhe ai duhej ta fillonte keshtu i pavarur, from ground zero si thone amerikanet. Tani e ketej e ka koken lart. Do te ishte e pamoralshme per te, te futej ne koalicionin e majte duke pasur kredite politike te fituara nga PD.
Mos harrojme se me votat qe mori ne TR, i zhvendosi 2 deputete majtas. Pra e ndeshkoi PD-ene, dhe ndikoi ne rotacion. Me Ramen e gjejne gjuhen ata qe FRD te mbijetoje keto 4 vjet politikisht dhe te fitoje hapesiren e merituar djathtas per zgjedhjet e ardhshme.
Krijimi i FRD dhe AKZ,nga PD,i ngjante imitimit te partive greke dhe italiane,per ruajtjen e pushtetit,nepermjet kualicioni pas zgjedhor.
Te dy keto forca politike,kishin objektiva te kamufluara,aspak me trendin e levizjes.Ne vend qe drejt fundit te fushates ti ofroheshin opozites,filluan “ndeshjen” me te,per ti hequr opozites sa me shume vota.
PD-ja kishte hartuar nje skenar te studiuar,ku perfshiheshin,te pakenaqurit nga opozita,krijimi i partive te reja ,kandidimi i deputeteve te “pavarur”,vjedhja e rezultatit te ngushte,lufta ne KQZ.
Megjise keto masa u muarren,duke patur parasysh pakenaqsine popullore,Berisha nuk mund ta imagjinonte,pakenaqsine dhe urrejtjen popullore qe kishte krijuar,e cila e çoi ne shkaterimin perfundimtar.
FRD dhe AKZ nuk ishin bindese ne misionin e tyre opozitar,ato i ngjanin me teper nje lektori ne prag pensioni.
Shume artikull i saket, dhe nje analiz me hollesi i raportve zgjedhore
Në fakt edhe Bamir Topi, nuk është se është ndonjë politikan kushedi dhe e djathta humbi ndonjë prijës. I ftohtë, pa temperament, shumë i hekurosur dhe artificial në fjalën e tij. Në ambjentin shqiptar, ai është disi jashtë ujrave të tij. Nuk është aq i ndershëm sa do të tregohet, sepse midis të tjerash, pranoi të bëhet President nga Berisha, me vota të pista (të blera). Mendoj se kulmi i votave që mund të arrijë FRD, është ai i 23 Qershorit.
analize shum e sakte o mero baze.
por duhej te ndodhte (DHE KJO VETEM PER FAJ TE BAMIR TOPIT) qe topi te ishte ne qeveri me ramen dhe meta te ishte ne opozie me berishen.
shqiptaret dhe sidomos ata qe votuan per te, nuk duhet ta falin bamir topin per gomarllekun qe beri.
Mua personalisht nuk me shqeteson aq shum fakti sePS fitoi pormeshqetesojne dy gjera qe jane negative ne ate qeverisjen e re; njera eshte se ne ate qeveri do te dominoje hajduti,i Korruptuari dhe i degjeneruari Ilir Meta me banden e tij dhe nga analiza qe Baze i ben atij se votuesit e djathte qe per interesa personale dhe duke qene te bindur se ne qeverine Berisha Meta pati nje dore te lire per te punesuar shum njerez te LSI besojne se edhe ato do te gjejne nje vend pune me ardhjen e Metes ne qeveri me te cilet une e shikoj jo te aresyeshme sepse ne shqiperi jane nje ushtri e madhe e papunesuar qe kerkojne te gjejne pune ne sektorin shteteror dhe jo ate privat dhe premtimet mashtruese te Metes e shperbleu ate me 17 deputete.Nuk e di ishte kjo merite e Metes apo nje dobesi e PD qe dukej e lodhur ne keto zgjedhje.dhe tjetra qe meshqeteson mua eshte se ne qeverine e re bejne pjese ministra qe kane karakter mashtresi,hajduti,krimineli dhe pa eksperience dhe keto jan; Erion Veliaj qe nuk ka firmosur asnjehere ne borderone e punes por eshte i pasur me vila ,biznese etj. Tahiri qe prinderit e tyre nepermjet kartes se deputetit te djalit dhe mbrojtjen e PS bene kerdine duke shitur ilace te skaduara dhe duke i shmangur takxave te shtetit dhe tani qe djali i tyre do te jet Minister i Mbrendshem ata do ta e rrisin pasurine e tyre me dhjetera here ma shum nga punet e zeza. e treta eshte se Beqaj qe u perjashtua dhe denua nga Parlamenti per korrupsion do te na jet ministri i Bujqesise Rama.me keto palo minister nuk ka si te luftohet korrupsioni por keto palo njerez do te jen nxitesit e korrupsionit ne shqiperi qe te mbulojne veten e tyre te perlyer.rrofte ignjoranca shqiptare qe me voten e tyre pruri ne qeveri dy bandat me te tmerrshme kriminale qe do ta e shkaterrojne shqiperine totalisht.Qeveria Berisha nuk ishte qeveri perfekte edhe ajo kishte gabime e te meta ne punen e tyre ,edhe ne disa raste edhe atje kishte korrupsion por ai korrupsioni i tyre ishte i vogel po te krahasosh me korrupsionin qe qeveria Nano kishte me 1997-2005 kur ne ate qeveri benin pjese Edvin Rama dhe mafiozi Ilir Meta.Skenari i fundit eshte se ne qoftese banda Meta e Banda Rama do te ken kontradikta ne abuzime e vjedhje Meta e ka me te lehte dhe do te jet fituesi duke e prure poshte qeverine Rama-Meta dhe ti bashkohet PD me Lulzim Bashen si kryeminister dhe besoj se kjo ka per te ndodhur dhe Meta prap do te jet ne maje te plehut qe ne te vertet eshte fatkeqesi e madhe i shqiptarve.
Ne vitin 1992 e djathta nuk fitoi se ne krye ishte Sali Berisha. Ajo fitoi se u shporr nje sistem diktature komuniste, fitoi se enderronte per dite me te mira . Ndersa me 23 qershoer e djathta humbi sepse Sali Berisha e genjeu, e mashtroi , e ropi kete popull , e shau e vrau, hodhi themelet e nje mafie te rrezikshme shqiptare duke e thelluar me tej korrupsionin. Pra i beri shume te keqija Shqiperise dhe akoma ai eshte nje gangrene ne t:rup te ketij vendi . Shpresat jane : Shqiperia do te ece drejt rruges qe ka enderruar dhe neqofte se Edi Rama dhe i gjithe koalicioni i majte, nuk kane mesuar nga gabimet e Berishes , ky popull do t’i hedhe ne koshin e plehrave. Por besimin e ka tek kjo Qeveri. Shpresat jane shume te medha .
Nuk ka analize nuk ka matematicien, nuk ka fallxhor, nuk ka Mero qe mund te justifikoje rritjen e frikshme te LSI ne keto zgjedhje, keterfishimi alla Sudce e votuesve te LSI, ka vetem nje shpjegim logjik ate te blerjes se sukseshme te votave. Them sukseshme sepse dhe PD i bleu por pa sukses. Gojet e liga thone qe 95000 votat qe ju shtuan LSI-se mund ti kene kushtuar “floririt” diku te 500,000-700,000 euro. Jo me kot 5 ministrat e LSI do kontrollojne 80% te gjithe buxhetit.
Nje investigim gazetaresk interesant do kish qene ajo se sa pare jane injektuar ne keto zgjedhje, kjo do shpjegonte mire rritjen e disave dhe uljen e disa te tjerave.
I djathte, i majte apo i qendres keto terma nuk kane me kuptim. E drejte do ishte qe partite politike pas emrave te shtonin dhe nje sh.p.k.
pordhi kali
ne dere te hanit…
dhe ja ngjiten
nje shkodrani….
hahahahahah
“shkodrani” je TI…
qe me paaftesine tende me censuron te drejten e fjales.
……..
por shkodrani(ti)
bani be…
se skish pjerdh(censuruar)
qe kur kish le….
…….
te pelqeu…idiot…idiote?
Pasi lexova editorialin i hodha dhe nje sy komentuesve te kesaj gazeta qe kane fituar ne nje fare menyre statusin e nje parlamenti te vogel on line.Asnje nga komentuesit nuk ka kohe te tepert apo biznes te harxhoje kohen.Edhe komentuesit e kesaj gazete kane kontributin e tyre ne fazen e pare te rrezimit te drakules vicidolit.Jam perjekur shpesh qe te bej nje oponence dashamirese me zotin Mero dhe ne kete kuader dua ti bej disa sugjerime:
-Per mendimin tim Ilir Meta duhet pare ne trajektoren e tij 20 vjecare me dritehijet qe e ndjekin nga pas.Personalisht kete figure e te ashtuquatures te levizjes studentore e quaj nje fatkeqsi kombetare qe u arrit deri atje qe nje popull i tere “i vari shpresat” te ky per rrezimin e monarkise tribale te Berishajve.
Pamvaresisht se u gezova ne ditet e pare pas 23 qershorit fatkeqesisht po shikoj se votimet e fundit jane ne vazhdim te nje farse 22 vjecare.Asgje nuk ka ndryshuar politikisht ne shqiperi pas permbysjes se qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nga banda e tropojes Biberaj-Berisha-Hajdari-Elezi ku u rrezua me dhune shteti shqiptar dhe u krijua ne Shqiperi nje republike ambasdoriale qe vazhdon dhe sot e kesaj dite.Thjesht Ilir Meta pas 1997 ka qene nje katalizator qe komandohet prapa perdeve te ambasadave per te ekulibruar dhe balancuar diferencat PD-PD ne kuader te nje strategjie per te ruajtur stabilitetin me cdo kusht ne Ballkanin e 12 miljon shqiptareve.
Ne kete kuader shikohet qe ne votimet e 23 qershorit u fut “Xholi” Meta ne kualicjon me Ramen per te siguruar:
1-Mos futjen ne burg te Berishes
2-Mos prekjen e miliardave te dinastise tij.
Zhgenjimi i pare kolosal eshte ne trajtimin qe i behet sot 21 janarit 2011 ku ne menyre spektakulare nen presionin e qeverise e atehereshme (Berish + Meta) u liruan nga gjykata dy fajtoret kryesore te vertetuar profesionalisht si vrases.
Zhgenjimi i dyte kolosal eshte “fuqia magjike” qe nje k/m halabak qe urdheroi vrasjen pas shpine te 4 protestuesve ne bulevard duke patur si “jelek antiplumbi” nje goxha ambasador me emrin Arvizu fshiu menderen me analizat e nje institucjoni shume te nderuar ne Usa qe eshte FBI.
Zhgenjimi i trete kolosal eshte se pasi jane vrare 4 djem nenash ne bulevard jane perdhosur disa here nga vrasesi i tyre gjakatari berishe.
Perbindeshi i tropojes jo vetem qe nuk u vu me shpatulla pas muri por terrorizoi opoziten,e trajtoi si lecke presidentin.deboi prokuroren,kryeshikasin duke u bere nje moster qe kurre nuk ka egzituar ne historine e njerzimit me kaq shume pushtete.
Qenia akoma ne fuqi e kesaj krijese te perbindeshme eklipson dhe antarsimin ne Nato,gjysem clirimin e Kosoves dhe disa kinkalerina si liberalizimi i vizave apo ftesa komike per fillimin e fillimit te fillimit te marrjes se statutsit ne nje europe qe nuk po ben derman nje shteti te vdekur si greqia…
Do sugjeroja zotin Mero qe te mos merret shume me katalizatorin e amabasdave Ilir Meta dhe as me Bamir Topin qe eshte i vetmi rast ne planet qe komandanti suprem i ushtrise i nje vendi mbushi breket ne 21 janar 2011 dhe fliste me heshtjen e tij.
Tre jane objekivat madhore per atdhetaret e sotem
1-Te luftohet berishizmi si nje doktrine proserbe dhe antishqiptare.
2-Te futet ne burg krimineli saleh berishovic
3-Ti rikthehet dinjteti dhe sovraniteti shtetit shqiptar te shkaterruar
ne 4 dhjetor 1991 nga banda e tropojes e udhehequr aksidentalisht nga dy tropojano-amerikanet qe dihet kush jane…
pra sipas bindjeve te tua dhe te shum ramisteve te tjere pd eshte e marre fund derisa cdo kryetar i saj te largohet, se dhe per pasardhesin e bashes kshu do thoni.sa euforik qe jeni, kujtoni qe keni fituar ngaqe ska as opozite. gjith historine shqipkaret akuzojne se pushtetaret abuzojne dhe po i marrin ne qafe dhe kur vjen puna te qeverite e reja ju japin pushtet sa me te madh te jet e mundur, pastaj pas nja 2-3 vitesh fillojn avazin serish. mjeran historikisht, te fundit ne rajon. dhe fajin per kete e ka populli.
vetem emrin edmond nuk e ke vu na nji here zoti kelmendas dhe me thon te drejten nuk te shkon hic se nuk kam pa na nji rob zoti ne kelmend me ket lloj emri.
Ta kishe Llesh,Frrokcup ose Rroku qe e vune ma para ca kohesh do te shkonte ma shume.
Kaq per sot se du me lon sherbimin ne takoheme ne londer te mol berisha per food stamp se dhe ai del ne pension ai fuksi i lacit e kupton vete ti
Kam nji veretje vetem mos na shaj shqipkar se je tu ja feit vetees ene mue
Kto ishin dy perfundimet e mija
tung !
te djegu ngaqe mero ka qen sa majtas djathtas kunder qeverive te ndryshme,. faktet te djegun e di dhe kur si hedh dot poshte fillon me ate ironin katunareske prej shqipkari te prapambetur.
gjithsesi thash fajin e ka populli dhe nuk e kam per meren se meres i ecen mir biznesi po ju dele euforike ju do e hani sa krahu sic e keni ngren historikisht.
http://www.siteprice.org/website-worth/www.gazetatema.net