Shteti shqiptar dhe Shteti i Lazaratit

5 Gusht 2013, 20:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në sy të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u tha se Lazarati prodhon afërsisht 4.5 miliard euro në vit drogë, pak më shumë se buxheti faktik i shtetit shqiptar, i cili planifikohet 4.5, por realizohet 3.5 miliard. Shifra duket e ekzagjeruar, por sado i lartë të jetë ekzagjerimi, baza reale e saj mbetet e frikshme. Sado më e vogël se kaq të jetë kjo shifër, ajo mbetet tanimë një problem serioz që kërkon një strategji të qartë për t’u përballur me të.
Problemi i parë serioz që nxjerr kjo shifër është se Shteti i Lazaratit ka injektuar miliona euro në ekonominë shqiptare, pa të cilat me sa duket ne duhet t’i kishim edhe më keq seç i kemi punët në ekonominë shqiptare. Me pak fjalë, e vetmja mrekulli ekonomike e pushtetit të Sali Berishës, rezulton të mos ketë ndodhur në shtetin shqiptar, por në Shtetin e Lazaratit. Mënyrat se si janë injektuar këto pare në ekonominë shqiptare, mbetet të shihen, por është e besueshme se ato janë investuar në ndërtime dhe blerje pasurish të patundshme dhe fare pak në biznese prodhuese. Si i tillë, ky injeksion nuk ka shërbyer për ndonjë rritje ekonomike të vendit, por ka mbajtur ende gjallë me sa duket sektorin e falimentuar të ndërtimit.
Problemi që ka qeveria e re tani është të hetojë me kompetencë dhe realizëm ku janë injektuar këto pare, në funksion të evidentimit të pasojave që do të ketë ndërprerja e këtij injeksioni. Shifra ngjan tmerrësisht e lartë për të qenë një shifër që mbetet në ekonominë tonë. I grumbulluar në disa duar monopolistësh me mbështetje politike, ky produkt duket se e shumëfishon vlerën e tij jashtë Shqipërisë dhe këtu mbeten pagesat për punën e zezë dhe ndonjë fitim për grosistët që e grumbullojnë atë. Në këtë pikë dhe hetimi është më i lehtë, dhe pasojat e bllokimit ndoshta më të pakta.
Problemi i dytë serioz është inkriminimi i Lazaratit dhe demontimi i një sistemi, i cili tashmë është kthyer në mbijetesë për ata banorë. Lazarati është qendra më e madhe e banuar në Jug nga ato që nuk quhen qytete. Aty banojnë rreth 5 mijë vetë, me moshë mesatare shumë të re, në një pllajë shkëmbore të thatë, e cila është gjallëruar duke u kthyer në plantacione hashashi. Ndërprerja e këtij trafiku është mes të tjerash një shock social për banorët dhe një proces i tërë stabilizimi të tyre në jetën normale si banorët e tjerë të Shqipërisë. Të kthyer në një geto politike, duke mitizuar paprekshmërinë e tyre nga policia, lazaratasit në fakt nuk janë qytetarë të privilegjuar të Shqipërisë, por qytetarë të penalizuar për nevoja politike të disa qendrave të trafikut në pushtet. Në Lazarat, por dhe në gjithë Jugun, ta tregojnë se kush ua siguronte mbështetjen nga Policia e Shtetit, kush ua përcillte mallin në rrugë të sigurt nga policia dhe kush përfitonte shumë herë më tepër se ata. Bëhet fjalë për kupolën me çifteli në Polici të Shtetit. Pra, fillimi i normalizimit të situatës në Lazarat, nuk mund të fillojë nga Lazarati, por nga Policia e Shtetit, që ka administruar realisht këtë trafik. Atyre u duhet ndjekur dhe monedha e fundit, për të kuptuar se ku kanë shkuar miliardat e Lazaratit, për të cilat po penalizohet Shqipëria. Vetëm kur lazaratasit të shikojnë se “garantët” e tyre u pastruan nga pushteti, do të binden se “biznesit” të tyre i erdhi fundi dhe do fillojnë të sillen si qytetarë normalë. Legjendat urbane të përplasjes me policinë, janë legjenda që i hap vetë policia, e cila është garante e këtij trafiku.
Nëse njerëzit në Lazarat shikojnë se ata që u blinin mallin nuk janë më në krye të pushtetit, atëherë marrin sinjalin e parë se këtij biznesi po i vjen fundi.
Policia e Shtetit ka përdorur kritere kriminale në këtë histori. Në fshatrat e tjerë të Jugut ka ndodhur që ka arrestuar një banorë pse i ka gjetur 50 gram farë kanabis, ndërsa në Lazarat ka mbikëqyrur disa hektarë që mbillen, ujiten dhe korren në sytë e policisë pa u ndëshkuar askush. Kjo ka krijuar doemos dhe një diskriminim pozitiv për Lazaratin në sytë e të tjerëve në Jug si një bastion droge i pushtetit. Nëse dhe për Lazaratin do të përdoreshin kritere të njëjta të luftës kundër drogës si në fshatrat e tjerë, atëherë mund të shikohej si fenomen i zakonshëm trafiku. Kështu siç po ndodh, Lazarati është një shtet me vete që jeton prej drogës, nën mbështetjen e shtetit shqiptar. Dhe kjo është një kryeakuzë politike për Sali Berishën dhe klanin e tij kriminal në Policinë e Shtetit, që lejohet të vrasë njerëz për arsye politike dhe pastaj shpërblehet të jetë tutor i drogës në Lazarat.
Por kryeproblemi i çmontimit të këtij shteti brenda shtetit mbetet modeli i qeverisjes së re. Droga në Lazarat mund të ndalet dhe fshati të kthehet në gjendje normale. Trafikantët grosistë mund të arrestohen. Policia e Shtetit mund të pastrohet nga banda e çiftelisë dhe të normalizohet. Por nëse qeveria nuk hap një perspektivë të qartë zhvillimi për fshatin, nëse fshatarët nuk arrijnë të mbijetojnë me tokën dhe punën e tyre, nëse perspektiva e punësimit nuk preket me dorë prej tyre, beteja me trafikun e drogës nuk ka për t’u fituar. Sali Berisha ka mbuluar me trafikun e drogës paaftësinë e tij për të qeverisur. Ai i ka përdorur bastionet e drogës si Lazarati për fshehur dështimet e qeverisjes dhe për të krijuar iluzionin e ekonomisë produktive. Njësoj si piramidat e mandatit të parë, ai përdori këtë buxhet të fshehur për të financuar pushtetin e tij informal, shtetin e tij personal, badigardët dhe njerëzit e Familjes, të cilët janë praktikisht “kryepleqtë” realë të Lazaratit.
Qeveria e re nuk e ka betejën me Lazaratin si betejë ushtarake, policore apo si ndërhyrje speciale. Ajo betejë kryhet për 24 orë. Beteja që duhet fituar është të sigurojmë që lazaratasit, si gjithë banorët e Jugut, të jetojnë në shtëpitë e tyre me një punë që i bën të ndjehen të respektuar dhe pa makthe për të ardhmen. Atëherë shteti i Lazaratit shuhet vetë nga harta. Në të kundërt do shumëfishohet gjithandej.

55 komente në “Shteti shqiptar dhe Shteti i Lazaratit”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Pu pu pu pu!
    Shifra skandaloze:
    “…më shumë se buxheti faktik i shtetit shqiptar, i cili planifikohet 4.5, por realizohet 3.5 miliard!!!!”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/lazarati-po-ndryshon.html
    Cfare thote shpellari per keto shifra????????

    1. N.VJOSA says:

      Mero je fantastik!
      Kisha degjuar si shume te tjere se Lazarati eshte Kryeqyteti i Droges ne Shqiperi…
      Dhe Shqiperia eshte kthyer prej Lazaratit ne Kolumbine e Europes….
      Por shkrimi yt Mero Pashe Tepelena, me krijoi nje vizion te qarte per TanoKarridin e Droges shqiptare, Kryepleqt e vertete te Lazaratit dhe gjithe rrjetin gjigant te Mafjes me Kryemafje Lazaratin!
      Tani e besoj se çfare force Kriminale ka kjo mafje dhe ….
      Thjesht kam perpara nje raport dhe analize shkencore te Kolumbise se vertete te Europes!
      Edhe menyra qe propozon ti Mero Pashai i Medies shqiptare per te hequr nga harta e Shqiperise kete Kancer qe prodhon çdo dite, çdo ore Metastaza krimi, me duket shume bindes.
      Nje shkrim i bazuar ne nje njohje te thelle e njekohsisht nje demaskim i pameshirshem i qeverisjes se TanoKarridit shqiptar!

      1. fl says:

        Pervec reformimit te Policise duhet nje strukture e re Task-Force, kunder pastrimit te parave, mundesisht me eksperte te huaj.

      2. radikalisti says:

        Ka bere vaki ndonjehere o Neti te thuash;-Ketu nuk ke te drejte o Mero Pashe Tepelena? Jo asnjehere. Kur ta besh kete do marresh nje flete lavderimi si dikur ne koherat e tua te “lavdishme”.

      3. arianita says:

        qoni zhakun aty se ajo do jua zgjedh te gjitha punet e lazaratit!! le te liberalizojm ashashin na thot zhaku sepse do na rritet turizmi!! po ngaterron shqiperin me hollanden!! nuk e din qe te liberalizohet nuk ndodh vetem nje rritje e krimit por edhe nje katastrof shendetesore!!

        do na e bej shqiperin si meksika zhaku ajo e zgjuara e dheut!! e quajn gazetare por qe esht out totalisht ne cdo gje

    2. Janaq Gjergji - lapraks says:

      Berisha & Co kane shume gjynahe per te lare.
      Uje ka plot ?

    3. Gramoz P. says:

      Shpellari thote qe PS erdhi ne fuqi me paret e droges e te krimit, d.m.th. te LAZARATIT ?

    4. Prej 1991 e ne vazhdim, Lazarati eshte perdorur nga PD per trafikim Droge, duke perfituar perqindje te majme, me shume se gjysma e fitimit shkon per nje numer emrash te rendesishem te PD ne qender Tirane dhe nje *kothere* ne Degen e Gjirokasteres.

      1. arber says:

        Po vete ti nuk e ke lagur fare??? Ste ka dhene ndonjehere njeri ca leke per ti hapur rrugen??

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Shuma maramendese,me sa duket do jete ne rang vendi.
    Lazaratesit,duke qene te dy punesuar,nje ne policine e Gjirokastres dhe tjetra me drogen,kane bere pare te madhe,jane gati te investojne,ne rast te nderprerjes se prodhimit dhe trafikut.
    Lazarati,duke qene i lidhur me shtetin.ka luajtur dhe rolin e grumbulluesit te droges ne jug,te shitjes dhe trafikut te saj.
    Planet e punes se policise se shtetit,me ne krye z.Burgaj,nuk kane dhene rezultat.
    A duhet te jap llogari z.Burgaj per kete deshtim,dhe arxhim te fondeve shtetrore per luftimin e trafikut te droges.
    Ne fshehjen e shumave maramendese,”ndihmojne” familjaret,duke bere blerje objektesh,pronash etj.
    Qeveria e re ka kohe deri ne mbjelljet e reja,tani kjo duhet ti kerkohet Kryeministrit ne detyre,i cili paguhet nga taksat e shqiptarve.
    PERPARA z.Kryeminister !

  3. Saimiri says:

    Sa miliona euro merr Sali Ram Berisha nepermjet Agron Kuliçajt prej Lazaratit? Edi Rama ke detyre shume te veshtire… por jepi se po nuk i shkaterrove deshton.

  4. pali says:

    ku i ke kartelt e drogs,bre sali?????PER LAZARATIN SPO THU GJO MIKO,HE???APO E KE PERGJYS ME ILIR FLORIRIN?

  5. Ilir Rroku says:

    Në Lazarat nuk ka nevojë për shtetin sepse nuk ka krim. Në Lazarat nuk ka polici. Në Lazarat nuk vjedh njeri. Të gjithë i kanë dyert hapur dhe kush bën krim gjykohet “fshatce” sepse janë të gjithë të lidhur me martesa, krushqi, shoqëri e interesa ekonomike. Në Lazarat nuk ka uri. Në Lazarat nuk ka piramida financiare apo universitete private. Lazarati ka edhe një besim të thellë fetar në vlerat demokratike sepse shenjti i Lazaratit është Qytetari i Nderit, Azem Hajdari të cilit i këndojnë një këngë dhe që ka një shesh me emrin e tij dhe një memorial, që dikush u mundua ta hedhë në erë por që u rivendos me dinjitetin e duhur. Azem Hajdari ka shkuar në Lazarat si në shtëpinë e tij dhe dashuria e Lazaratasve për të është e dukshme. Të gjithë lazaratasit punojnë bashkë, ndajnë detyrat dhe të ardhurat me drejtësi dhe kontribuojnë në mbarëvajtjen e ekonomisë së katundit më të madh e më të pasur të shtetit shqiptar e të botës. Sic tha edhe kryetari i Komunës, Lazarati ka ndërtuar rrugët më të mira, dhe ka bërë investime të dukshme sepse ka ujësjellës, energji, rrugë të shtruara e siguri absolute. Por ka edhe një standard jetese të lakmueshëm. Për shembull kur shkon tek Sheshi “Azem Hajdari” të merren mendtë nga market e makinave. Lazaratasit nuk emogrojnë. Përkundrazi atje shkojnë emigrantë nga e gjithë Shqipëria që për 2000 lekë të reja, nisen nga Sheshi “omonia” në Gjirokastër dhe punojnë gjithë ditën në fushën e hashishit, një bimë që në Hollandë, një vend i Bashkimit Europian, konsiderohet medicinale.

    Lazarati vizitohet rregullisht nga politikanët e niveleve të caktuara sic ishte fjala vizita e Lulzim Bashës, asokohe Ministër i Brendshëm, që nga Lazarati deklaroi me 24 Maj 2010, se kishte shkuar atje së bashku me deputetin e zonës, Genc Ruli, për të dërguar një mesazh të fortë Europës, sepse tani e tutje edhe Europa do të dëgjojë vetëm gjëra të mira nga Lazarati. Lazarati është modern, i digjitalizuar, i kompletuar, dhe që kontribuon shumë në ekonominë kombëtare. Prandaj edhe Kryeminsitri Sali Berisha e përmendi në programin e tij ekonomik si një sukses te jashzakonshem për vendin.

    1. redi says:

      Edhe ti ne Lazarat e merr rrogen, qe paske kaq konsiderata per ta? Edhe familjet mafioze perpiqen shume per antaret e vet, por mirqenien e sigurojne nepermjet krimit. Nuk ka justifikim per krimin.

    2. Rroku says:

      Me pelqen argumenti yt per Lazaratin kusho. Do te desha vetem te shtoj disa gjera te vogla ne pamje por qe thone shume:
      1.Nuk e kuptoj perse problemi Lazaratit ngrihet tani, kur ai ka qene aty per mese 20 vite. Mendoj se ketu ka background politik, ku te dyja forct politike jane te interesuara ta perdorin si sulme taktike. PS-ja me median e majte (ku futet dhe Mero me Tema) dhe PD e cila i le kopilin ne dere qerverisjes ardheshme. Fakti eshte qe Lazarati votoi majtas me 23 qershor, dhe nderkohe, PS asnjehere nuk e ka ngritur ceshtjen e Lazaratit, aq me teper gjate fushates. Pra “kopili” do te jete ne prehrin e qeverisjes PS.
      2. Shifrat jane shume te ekzagjeruara, kur Baze i referohet numrit 5000 banore, qe jetojne me keto te ardhura dhe ku te ardhurat nga shitja e kesaj droge eshte 3-4 miliarda, duket tej mase e egzagjeruar. Sepse, sipas nje arithmetike te thjeshte del se ne Lazarat jetojne rreth 2.000 familje duke kultivuar kete droge, duke e shumzuar mesatarisht me 15.000 euro per sejcilen familje del rreth 30 miljon euro, shume kjo maksimale e mundeshme. Dikush mund te thote se vlera ne marketin europian eshte 3-4 miliarda. Kjo nuk qendron pasi, nuk mund te jete 100-150 here me e madhe vlera e produktit se kosto e prodhimit.
      3. Ne kend veshtrimin moral, ketu ka vend per te diskutuar, por une mendoj se media nuk duhet te merret me kete aspak. Problemi rikthehet perseri ne piknisjen politike, pasi, kjo ceshtje dhe zhurma rreth saj do te influencoje ne vendimin e KE per pranimin e vendit kandidat. Pra kopili eshte ne deren e qeverisjes PS-LSI.
      Mbetet te shohim se si do t’a zgjidhe qeverija e ardheshme kete problem. Testi do te jete i forte, por une jam i sigurte qe edhe qeveria Rama do te beje sikur e zgjidhi, por problemi do te vazhdoje.
      Ne fund te fundit, mbijetesa dhe ekzistenca do te prevaloje. Ai popull qe jeton atje do te mbijetoje qofte edhe ndaj nje konfrontimi me shtetin.
      Per mua zgjidhja e vetme eshte qe te zevendesohet produkti agrar (canabis) i kultivuar deri tani me nje produkt qe siguron standart jetese ekuivalente me kete qe Lazaratasit kane sot. Pra, nese Europa acordon fond gjigand per ndryshim te kultures se kultivimit dhe bile sigurimin e tregut te shitjes per keto produkte.Gje qe ka pak mundesi te behet!!!
      Go Lazarat go, never give up.

    3. Asim Z. says:

      Bravo Lazarati!
      Ta bejme Shqiperine si Lazarati. Te gjithe femijet dhe te rriturit te tymosin nga nje, dhe te behen te zgjuar si kokepalaret e Lazaratit.
      Sa turp!
      Ne jemi shume te varfer dhe normal qe varferia te ben maskara. Shikoni Europen Perendimore dhe USA…..vetem me zbatim ligji, edukim dhe pune te palodhur dhe te ndershme mund te ecim ne ate drejtim. Ndryshe, me shembullin e Lazaratit do behemi si Meksika, Kolumbia dhe Brzili…..skllever te te tjereve.

      P.S. Amsterdami eshte vetem nje qytet, ku disa liri jane zgjeruar. Por kam qene ne Amsterdam, dhe aty tymosej vetem mbi nje moshe te caktuar dhe ne nje lokal te caktuar. Edhe prostitucioni ishte ligjor dhe i mbrojtur…….po deshe ti besh Lazaratsit prostituta….nuk besoj qe Kryeministri Rama do kete ndonje kundershtim!

    4. Gjergji says:

      Ilir RRoku, keto qe po na thua jane te tera dengla. I mbajne dyert hapur , apo s’ka krim sic perpiqesh te na mbushesh mendjen, eshte teresisht nje genjeshter. Krimi eshte ulur kembekryq dhe ajo qe eshte me e tmerrshme, me bekimin e horrave te policise. Me ato qe thua mund ti mbushesh mendjen vetes tende por jo shqiptareve.Ky eshte shteti i Sali Berishes. Prandaj dhe shqiptaret e gremisen.

    5. PrapambetjetOsmane says:

      cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit.

    6. deni says:

      or bac te gjitha i the ne regull, e qelbe fare ne momentin qe e politizove, kushe do tia di ne lazarat per azemin lulil saliun apo aliun per deri sa tymi i shkon drejte lazaratit cdo gje eshte ne regull.

  6. ILIRET says:

    Shteti shqiptar ende nuk zoteron dot gjithe teritorin e tij. Dhe ju kritikoni qeverine kosovare se nuk e ka shtrire pushtetin e saj ne Mitrovicen e Veriut.
    – Megjithate, me kete lajm skandaloz, ai qe komenton ne facebook, cdo levizje te qeverise se ardheshme, nuk do te rrije pa bere nje koment, per ta mbrojtur qeverine ne ikje, nga nje akuze kaq e rende.

  7. Mentari says:

    Shifrat 4.5 miliarde Euro eshte nje fantazi ignjorantesh dhe idiotesh dhe kaq per shifrat.Ne qoftese lazarati shet 5 milione Euro ne vit ai fshat sot do te kishte gjithcka qe i nevojiten njeriut perte jetuar i lumttur por besoj se shifrat droges se lazaratit eshte akoma me e vogel sesa 5 milione Euro.Persa i perket Lazaratit rrethi i Vlores e Fierit ja kalon lazarattit me dhjetra here ne prodhimin e droges dhe te parase.Atje ku ka qene kultura e komunizmit e “Revolucionit Hipokrit Bolshevik” sot eshte kultura e droges,vrasje e trafiqeve te tjera antinjerzore.Lazarati eshte Scap-goat as me shum e as me pak.Kerdine ne droge e krime po e bejne Labet ato nuk respektojne ligjin e shtetit shqiptar por edhe ligjet nderkombetare te civilizimit.hajt te na rroje krim-droga Labe dhe shkruani per Lazaratet qe eshte sa 1/1000 e krimit te Laberise.

    1. mentali says:

      Mentar qenke vapsur a i vrare.

  8. Teknokrati says:

    Historira te ngjashme ka plot per te rrefyer ne Shqiperine e “vogel”. I tille ishte “biznesi” i skafeve ne Vlore, ai i armeve dhe droges ne Tropoje, kontrabanda e naftes ne Fier(nga çiftelia e pare,Kuliçi)apo ajo e kohes se Sllobodanit per te mos te folur per tregetine e mishit te bardhe apo e droges me prejardhje Turqine etj,etj. Ndonje agjenci serioze do ta kishte mjaft te veshtire te kualifikonte se kush ka qene “biznesi” me kampion ne garen e industrise se jashteligjeshme. Legjendat metropolitane qe ne rastin tone jane realitet i prekshem nuk bejne gje tjeter veçse shtojne psikozen e nje bande te paprekeshme.
    Sa per menyren se si luftohen keto mafie formula eshte e thjeshte. Le te bashkepunojne me prokuroret me te mire italiane te antimafies. E theksoj me prokuroret dhe jo me shoket e Salvatore Costanzos(ish polic dhe aktualisht ortak i Dashit te Havase) …..

  9. bmx says:

    Mero as banda e ciftelise nuk do denohet, e as bujqesia e Lazaratit nuk do te zhvillohet. Ministria e drejtesise dhe e bujqesise jane ne dore te kusareve te LSI-se.

  10. Lalushi says:

    Cfare te keqe ka ketu pse mos ta kultivojne .se me more te mbjellin miser ,apo kanabis ,sot eshte ekonomi tregu,si me ba ndonje lek .hallall Lazarati ,ne kemi vendin me te mire ne bote,pse mos ta prodhojme dicka biles ,ne nuk prodhojme ndonje gje .Si pershembull shtetet e tjera .qe Jane me te zhvilluare se ne .kjo bime qe kultivohet ne Lazarat eshte e mire per ekonomin .ketu tek jeton gjushi po e mbjellin neper shtepia.me llamba elektike.po lan lesht duke paguar rrume .ne lazarat nuk ka nevoje per korent .se eshte drita e diellit toka e mire po tek e fundit greket po e tymosim pak edi keshtu qe nuk ka ndonje gje te keqe ne kete fushe pasurohen lazaratesit pasurohen edhe shteti

  11. haziri says:

    ti hani rrocken Lazaratit ju bashke me ramen. me bisht ne shale e me topanxhen ne byth keni per t’ik

  12. Riva says:

    O Mentar po pse lazaratasit te duken si dropullite,ata kane ardhur nga malesite e kurveleshit vite me pare te keqen vellai.

  13. ramy says:

    E meriton emrin qe I ke vu vetes menkari

  14. sofra says:

    maksimumi qe ka mundesi reale rama , eshte qe ta legalizoje prodhimin dhe perpunimin e “barit” , duke fituar keshtu te ardhura nga taksat e exporti sich e kane vendet ku eshte legalizuar. Se per ta ndaluar, s’e ndalon dot.para pushtetit te droges vitet e fundit u gjunjezuan edhe vendet skandinave.

  15. Kjo qe e degjuam sot nga polici italian eshte shokante,dhe kete nuk e ka thene ne ndonje gazete a tv por ne mes te Tiranes, ne konference me kryepolicin e Shqiperise dhe nese nuk do te ishte e vertete ai polici qe rrinte si mumje do ta demantonte,jam nga Kosova, kam degjuar per Lazaratin si nje fshat ku kultivohet dhe trafikohet droga por qe eshte qarkullimi i nivelit qe u tha kjo eshte per tu stepur,pyes si shkohet ne Lazarat me anije kosmike apo si,e tmerrshme e llahtarshme,po qben ajo polici,si mendojme ne te jetojme,qeshte kjo mizerje,me droge,prostitucion e qeshte me zi ne mendojme se do te ecim,zot i madh ndihmona ashtu siq na ke falur,nuk e di nese zoti do te me degjoje por vellezer te dashur qeverise qe eshte ne ardhje kerkoni llogari per keto gjera se keshtu si jane duke rrjedhur punet andej nga ju e kendej nga ne jo qe ska per te na pranuar kush ne europ por seshte qudi qe te na izolojne me ndonje mure kinez.

  16. shqiptari says:

    shifrat skane lidhje me realitetin …punojne cdo dite 2000 punetore nga gjithe shqiperia ne ate vend …cte keqe u vjen injoranteve te ketij vendi nga kjo gje ?si nuk shqetesohet njeri qe vriten mijera njerez ne vit dhe i shqeteson duhani ?

  17. LILI says:

    sa e vertete aq e turpshme ……..

  18. radikalisti says:

    “Vetëm kur lazaratasit të shikojnë se “garantët” e tyre u pastruan nga pushteti, do të binden se “biznesit” të tyre i erdhi fundi dhe do fillojnë të sillen si qytetarë normalë.”
    “Nëse njerëzit në Lazarat shikojnë se ata që u blinin mallin nuk janë më në krye të pushtetit, atëherë marrin sinjalin e parë se këtij biznesi po i vjen fundi.”
    Keto dy fjali Z mero i kane te gjitha brenda. Genjeshtren, mashtrimin, idiotesin, naivitetin. Ti mendon se nuk e dine Lazaratasit, se ikin disa garante dhe vijne disa te tjere po aq te babezitur? Po pse o Mero kaq budallenj i quan Ti Shqiptaret, qe ti genjesh me te tilla budallalleqe? Si mendon Ti se nuk e dine Shqiptaret, se politikanet tane te te dy kampeve, jane tregetaret me te medhenj dhe perdoruesit me te medhenj te droges ne vend. Po pse o plaku Mere, nuk e di populli me çfare parash i bleu votat Ilir Blloku. Po pse o plaku Mere, genjeu Dritan Prifti kur tha qe Edi Rama 3 mije euro i thith me hunde ne dit. Dritani nuk eshte fort i besueshem, por per kete nuk kishte pse te genjente, per me teper qe edhe Rilindasi nuk e pergenjeshtroi, dhe as nuk e akuzoi per shpifje. Po ata biznesmenet e ndertimeve ne PS, ku i kane gjetur milionat, apo jua kane lene trashegim baballaret. Po i mbush Shqiptaret me aq shume rrena, sa disa prej tyre kane filluar te besojne tashme, se Edi Rama ka ne dispozicion nje shkop magjik, dhe me nje te levizur qe i ben atij, Shqiperia behet Zvicer e kaluar Zvicres. Ke patur shume kerkesa kohet e fundit Mero, per te bere nje artikull per qeverine e re me te mirat dhe te metat e saj, por siç duket nuk ke guximin ta besh nje gje te tille, se po e bere, genjeshtra do jete aq e madhe, sa nuk do kete Shqiptar qe ta besoje. Domosdo kur bere lajm faktin qe 8 pjesetar te qeverise se re na paskan bere studime ne USA, midis tyre edhe zvarraniku Erjon Veliaj, qe vodhi fondet e MJAFT-it, dhe iku si shkerdhate, çfare mund te presin njerezit te shkruash Ti per qeverine e re. Duhet ta kesh te qarte diçka Mero, se nqs kjo qeveri del bllof,(me ate perberje qe ka, jane te gjitha gjasat) shqiptaret do jene me te zhgenjyer nga Ti, se sa nga vete qeveria.

  19. luis says:

    Mentar si shume i semure more djale.Gjithcka ne mbrojtje te supermafiozit Berisha.Per ty Berisha eshte shenjtor e ndersa per mbi 1 milion votuesa ai eshte djalli.Pra kuptohet qarte se kush je ti prandaj nuk po harxhoj asnje fjale me teper per ty .
    Mero Baze si gjithnje ke qelluar ne shenje.Lazaratasit jane thjeshte nje katund i tere i mirorganizuar ne krim dhe krimi duhet denuar ashtu sic e thua ti zoti Mero tek koka e krimit te cilet ishin dhe vazhdojne deri ne shtator me pushtet absolut.
    Nje kriminel vret nje apo disa njerez por qe te veproje nje fshat i tere me bekimin e qeverise duke kryer mbase me mijera vrasje edhe po qe se qeveria nuk i denon keta kete lumturi dhe bollek do ta kene te perkohshme sepse eshte nje Zot qe ne diten me te mire do te te beje te vajtosh fatkeqesite e panumerta.
    Ateistet mbase kane rastin te me versulen por nuk mund te rri pa iu thene se jo me kot ky komb edhe pse i erdhi demokracia ne shume rrethana njerezit jane me te deshperuar edhe se ne regjimin komunist.
    Regjimi komunist nuk ishte regjim per ta pasur nostalgji perkundrazi,ateizmi,vrasjet shteterore pa gjyq ne nje menyre sikur te ishin jo shqiptar por sikur te ishin pushtues me vullnetin e shume spiunjeve dhe katilave qe u bene ekzekutor te njerezve qe kishin nje ideal tjeter me te shenjte se djajte komunist,biles dhe atdhetar te mirefillt nuk kishte si te kalonte pa u ndeshkuar dhe kete nuk e beri qeveria e ashtuquajtur komuniste por Perendia qe po i krijon ketij populli nje rremuje dhe ndeshkim ku cdo dite degjohen drama nga me te ndryshmet.
    Sali Berisha u tregua nje hipokrit i paskrupullt sepse atij i duhej ose te vendoste drejtesi ose ta mbyllte kapitullin e te shkuares ne emer te nje pajtimi kombetar cka do ishte nje vepri i pelqyer per syte e Perendise,por ky nuk beri as njeren as tjetren por asgjesoj po si ati i tij shpirteror ata qe i rrezikonin pushtetin dhe qe shume militante ishin te lumtur me keto veprime per te cilat shume nga keta edhe po i vuajne sot.
    Edi Rames i ka rene nje barre e veshtire por rilindja pikerisht kete nenkupton ta rilindi kete komb pa bere kompromise me maskarenjte.

  20. otto says:

    shifrat jane vertete tronditese.Nqse vetem te ardhurat qe hyjne nga <> e Lazaratit eshte 25% GDP te Shqiperise .Po te futen dhe <> te tilla nga gjithe Shqiperia shto ketu dhe te ardhurat nga veprimtarit e tjera kriminale si prostitucioni kjo e kalon shume here GDP e Shqiperise.Cfare ekonomis ka ndertuar ky shtet?Eshte shume e drejte pyetja Mero Cdo te behet me kete shtet nqse Nderpriten brenda nje dite?

  21. Emigranti says:

    Nje dicka e mire do te ishte qe fshati I lazove te ishte nje pike turistike qe te licensohej nga qeveria dhe te kintrollohej prej saj ku te ket status per perdorim vetem te cannabis ativa …pak a shume si nje lloj Holande te vogel,Ndryshe do jete e veshtir .Nuk ka asgje te keqe njerezit punesohe dhe pasurohen gjithmon nen kontroll te shtetit

  22. sali berisha says:

    e ke gabim mero miiarderi i pare seshte nga lazarati po nga tiana samir mane quhet dhe i ka lek djerse ka punu gita dhe zeni dite e nate ,,sb

  23. Ustai says:

    Me bindje them se shifrat jane te ekzagjeruara ne shumefish.Ne jemi para nje problemi qe vete qeveria ne detyre ka ngritur prej vitesh.Taktikisht qeveria ka mitizuar Lazaratin per dy arsye;Se pari per te mbajtur lart cmimin e produktit ,se dyti per ti perdorur politikisht lazaratasit, dhe se treti per te fshehur “fabrikat” e tjera me te medha te ketij produkti ne zonat e Laberise,Elbasanit,Tiranes dhe Veriut ne pergjithesi, qe vertet jane me te medha se sa Lazarati.Merreni me mend se sa leverdi do te kishte kultivimi i produktit,ne se do te lejohej perdorimi i ketij produkti.Nuk do te kishte nevoje per polici antidroge,dhe vete fashataret do te orientoheshin ndaj produkteve bujqesore me me leverdi, dhe do te ishin dhe vete me te qete.Gjithsesi edhe ne keto kushte eshte e kote qe te behet zhurme deri ne perfundim te fushates se korrje e shirjeve,dhe pas kesaj i ngelet qeverise se re vijimi…por nepermjet politikave specifike dhe te mencura.Kusht i vetem per suksesin eshte heqja dore nga aksionet qeveritare ne kete produkt(ajo cka ka bere qeveria e deritashme.

  24. sulltanati i nalte says:

    Lazarati eshte masha e malokeve.Lazaratesit qe militojne ne partine e preshit te Saliut jane marre me te gjitha trafiqet.Kane bere vjedhjet me te medha ne juge Me grumbullimin e shitjen e armve e deri te monopoli i drges Berisha.Pastrimi i ShIK-ut e policise eshte hapi i pare i domosdoshem.Ne Lazarat ka shume turq te thekur e nje popullsi qe ka momtuar kanunin e Leke Dukagjinit me nje popullsi koka turku

  25. Labi 2 says:

    Per Ilir Rrokun!

    Sa mire qe ne Lazarat paska gjithe keto mrekullira,po pse kjo gje nuk ka ndodhur edhe ne zona te tjera mor zoteri,pse ne gjithe Shqiperine u denuan edhe pleqte mbi 80 vjec dhe ne Lazaratin e PD-se nuk i hyri gjemb ne kembe asnjeriu,apo se me kete sasi parash mbaheshin ne kembe strukturat kriminale te shtetit.
    Po nejse te pakten do kemi nje te akuzuar dhe ky do te jete Drejtori i Pergjithshem i Policise,i cili duhet te jape llogari mbas shtatorit.
    Keshtu beri Sali Serbi edhe me shkodranet ne vitet 92-96 me kontrabanden e naftes per makinen serbe te luftes.Ne saje te kesaj shkoderanet u pasuruan,por me vone nga inati se nuk po e mebeshtetnin sa duhet u futi drinin e liqenin per t,i mbytur.

    Por e mori pergjigjen me 23 Qershor.
    Ju harrofte emri ketij krimineli.

  26. Labi says:

    Jam nen goditjen e bandes Berisha edhe permes sherbimeve sekrete.Te gjitha adresat ne fb me jane bllokuar prej ankesave te tyre se gjoja i ofendoj.E verteta eshte sepse une di shume nga e kaluara e tij komuniste

  27. ben says:

    Eshte e cuditshme me ne shqiptaret kur dikjujt I ecen mire dhe me te mirat e veta ndihmon dhe te tjeret , ne I vishemi mbrapa si skenderbeu turqeve !??? se duam me do e mos qe dhe atyre qe mundohen tu eci sic na ecen ne llafazanve qe merremi me punene e te tjerve. Or tunxh nuk thua shyqyr qe lazot jane trima dhe te zgjuar se mendojne dhe per ne qe rrim gjithe diten dhe bejme gam -gam duke thurur intriga per kete apo per ate qe ngjitet dhe zbet nga pushteti.

  28. Parrucjani says:

    Lazazaratin ne kohen e dikatures komuniste e quanin fshati i ballisteve ,sot bazja ne frymen e paraardhesve te tij biologjike dhe ideologjik ish komunistave , krijon akuza te paqena , keto jane fantazinat e nje te semuri psiqik si bazja , qe gjithkund sheh maloke , droge , nuk di cfare i kane ba keto maloket mos i kane ……………….. ,i furnizojne dhe te uajte me mashtrimet e tyre dhe perdorin dhe ndonji deklarate te ndonji te huaji per konsum siç ju interson .Zona me e humbur qe i ka shkatuar fatkeqesi me te medha ketij vendi eshte zona oprative nr 1 .

  29. kapo says:

    ne vitin 2003 greket futen ne bilanc te ardhurat nga bordellot sado qe ne kancelarite e evropes nuk u pa me sy te mire, ne hollande hashashi eshte i lire gje kjo qe nenkupton se nga kjo industri futet nje thele e mire ne buxhetin e tyre si nga shitja ashtu dhe nga turizmi qe prodhon kerkesa per kete produkt. mero ta kam thene 1 here po nuk e di a i lexon komentet e njerezve. Eshte e drejta jote te urresh berishen po ketu zona e influences jane ndare me bekimin e te 2-ja paleve . Sa kohe vlora do votoje majtas aq dhe lazarati do jete bastion i pd. nuk nderrojne zonat te pakten dhe per 50 vjet e mos merrni per shembull shkodren se shkodra u leshua vete qe te kishte alibi per rezultatin .

  30. Ilir Rroku says:

    Sqarim:
    Per disa komentues qe e kane KEQKUPTUAR komentin tim dua tu bej disa
    spjegime me te sakta:

    a-Ideja e pare ne kometin tim eshte se ideatori sdhe pioneri i pare i trustit te “lulelakrave te lazaratit” ka qene Azem Hajgarja qe per turp te kombit shqiptar ky rrugac ordiner quhet NDERI I KOMBIT

    b-Sekuenca e dyte ka te beje me vazhduesin e ketij biznesi Lulqim Basha I CILI ne cilesine e ministrit te brendshem te asaj kohe
    “”””i dha një mesazh të fortë Europës, sepse tani e tutje edhe Europa do të dëgjojë vetëm gjëra të mira nga Lazarati”””
    dhe rezultati duket tani me 4.5 miliard te ardhura………….

    c-pershkrimet e tjera qe e paraqes Lazaratin si nje “parajse” jane nje sarkazem therrese qe fatkeqesisht nuk eshte kapur nga radaret e komentuesve te nderuar.

    d-Kush e pa konferencen e shtypit dje te Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit perkrah italianeve dhe nuk e kupton qe shteti shqiptar ka rene perfundimisht dhe eshte perdhosur per keto shqipfoles ka nevoje per tu thene fort: WAKE UP !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SEPSE JEMI SHENDRUAR NE NJE HALE E EUROPES PER DROGE,KONTRABANDE ARMATIMESH ,PLEHRA,PASTRIM PARASH DERI PER STREHIM TE JASHQITJEVE TE NJERZIMIT ME EMRIN MUXHAHIDINE.

  31. Ky Lazarat sic eshte sot do te bjere, sepse i iku koha dhe i doli boja, qeveria e re do ta rrezoje ate biznes ne Lazarat. Por nje tjeter ” lazo-fshat” do te lulezoje ndoshta ne Shkoder, Fier, Mirdite, Vlore etj pra si biznes do te ekzistoje diku per kete te jinni te sigurte.

  32. Eliza says:

    Policia e Burgajt

    Shkon një burrë në një dyqan në Gjirokastër dhe pyet:
    -Bukë keni?
    -Po
    -Djath keni?
    -Po
    ……-Hashash keni
    -Jo. Por ka ne Lazarat me tonelata.
    Të nesërmen prapë burri:
    -Bukë keni?
    -Po
    -Djath keni?
    -Po
    -Hashash keni
    -Jo. Por ka ne Lazarat me tonelata.
    Ditën tjetër po ashtu:
    -Bukë keni?
    -Po
    -Djath keni?
    -Po
    -Hashash keni
    -Po, sollëm.
    -Duart lart! Policia!
    Nga Lazarati ma solli një polic…
    Akuza e parë: Tregëti droge të lehtë.
    Akuza e dyte: Prishje imazhi të Policisë së Shtetit!

  33. ganiu says:

    Kur te iki Sali Berisha ke do shash o Mero Baze ? Apo do e kete fajin Lul Basha pastaj per te gjitha ?

  34. arber says:

    Shoku Mero gëlBaze! Llogarite ne para bejini me kembe ne toke se nuk po flasim per kokaine, e para. E dyta, kultivimi ne Lazarat ja qe ne vitet 2000 kur mbreteronte PS dhe nqs sot ato leke i marrin ata me cifteli dje I merrnin ata me klarinete. E treta, nqs ne lazarat kultivohet, dhe e di mbare bota fale jush, ne Vlore e gjithandej behet nami dhe askush nuk ndjehet si ne rastin e thirrjes, ujku ujku e cakalli bente kerdine. Me vjen per te vjelle me peshtiresine qe mbart ne karakter kur flet per nje fenomen lokal dhe hesht si ndyresire e ne respekt te asaj qe je kur fenomenet kombetare po na ncjerrin nga binaret e demokracise, si ne rastin e marreveshjeve mes Ps e Lsi ose per blerjen masive te votes etj etj. Me pak fjale je nje vemje qe ate qe nuk zhvate dot nga Berisha do ta zhvasesh nga Rama. Kurse per keta proletaret revolucionare qe kur vene ne lazarat mbushin fb me statuse e foto sikur te kene vajtur luftetare ne irak, e qe kane komentuar ketu, nuk ja vlen ti debatosh se kot nuk thone qe i pabuksi I do te gjithe si vetja. Hajd tung dhe mos vazhdo te peshtirosesh se po behesh I neveritshem me qendrimet e tua.

    1. lazua says:

      PABUKSI I DO TE GJITHE SI VETJA …fjale e madhe arber ..

  35. Skypion (kelmendasi) says:

    per ganiun

    Mero Baze nuk e ka share asnje here Sali Qenin vecse e ka demaskuar dhe ka pershkruar egzatesisht krimet e tij ne menyre perfekte.

    Sa per Lulin e vocerr ai eshte bashkautor me Sali Bythishen ne shitjen e detit,vjedhjen e 300 miljon dollareve,vrasjen e 4 qytetareve ne bulevard dhe vjedhjen e votave per bashkine e Tiranes.

    Misioni i Meros dhe i atdhetareve te tjere i dha frutet e veta ne 23 qershor 2013 dhe do te perfundoje kur te futen ne qelite e burgut
    devili berishe dhe debili bashe.

    prandaj more gani leshi mos u tut se nuk ka me se te merret gazeta tema.

    Pas largimit te kucedres tropojes ne shtator duhet te largohet dhe zagari hollandes sepse eshte ilegal qe ne momentin kur LSI iku nga kualicjoni qe kishte me saliqenin

    berisha & basha WANTED

  36. Tani says:

    Ju mendoni se Njerezit ne Lazarat nuk e dine qe te ritesh hashash eshte njesoj si te vjedhedh nje banke… Por kush ti denonte …. Maloket…. Prandaj vazhdojne… Por mos u shqetesoni e njohin friken dhe si te gjithe te tjeret nuk do te mbjedhin me nga frika e jo nga qejfi. Sa per mundesite e pakta ekonomike qe kane jane njesoj si ne te tjeret… Dhe duhet te punojne ndershmerisht… Se ne qe paguajme uje drita e taksa lopa na ka bere..

  37. ben says:

    O te mjere ckeni me barin e lazaratit , ai ju sjell te ardhura !!
    u Harrova ju te pamendeve ju pelqen bari I partis.

  38. SHKUPI says:

    Ti nga Republika e Llazaratit je o Mere?Si duket te ka rene ne koke bari.Si duket e ke qejf dhe qe 2-3muaj bluan te njejtat gjera ne menyre selektive sikur nga e majta gjithe paster eshte?Po shkruaj bre burre dic edhe nga ana tjeter se keshtu vetem sa ia rrite namin dikujt.Paraja,krimi,hajdutlleku nuk ka as fe,as komb as parti qe ti ia meveshe njeres ane rregullisht gjith te keqiat,e tjetren ane as qe i permend ne keso konteksti.Ashtu eshte .

    1. Mentar Meleku (gardist edhe nje muaj e pese dite) says:

      He ty te lumt mazdragani bre SHKUPI qe ja bone Meros tete me dy se i ke bo nja tete komente duke u sherbye mixhes Sali.
      Por ti je tuj bo nje gabim se ne demokraqine e berishes nuk mujsh me thone tjetrit cfare te shkruje e si te shkruje.
      Ti mor jaran po te jesh karaduz si une vene emrin tamam dhe bon nji artikull kundra Meros dhe kam besim qe ai do ta fusi ty ku te dush ti ne dac ne balle ose ne dac anash.
      Hajd tung se po me shkon ora 8 me lon sherbimin se qi kur kan dale kto lap-tapet do ta shtyjme sherbimin dhe nja nje muej dhe i fusim nje rruge per belgjike me not.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. E
    Elfridanbb

    Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund të shërojnë. Unë kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që ata kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( [email protected] ) Whatsapp: 2349046229159/ 3550685677099

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje