Selia e PD si një biznes i Bashës, Berishës dhe Bujar Nishanit

9 Gusht 2013, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Skandali i vendimit të orëve të fundit të qeverisë, për të kthyer Qendrën Kulturore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike, ka në qendër të tij presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Ai është i implikuar në këtë vendim në dy mënyra. E para si Komandant i Përgjithshëm, që dorëzon një pronë të ushtrisë për llogari financiare të një grupi biznesmenësh të Familjes Berisha, që mbajnë peng PD, dhe e dyta në përfitimin që ai ka personalisht si familje nga largimi i Partisë Demokratike nga ajo seli. Vendimi është një operacion i mirëmenduar financiar, në të cilën përfshihet dhe familja e presidentit Nishani dhe gërshetohen interesa me kryetarin e ri të PD, që do të japë aty një leje ndërtimi duke kombinuar disa interesa.

Po e fillojmë nga e dyta, e cila është dhe arsyeja kryesore pse ka ndodhur ky skandal.

Godina aktuale e Partisë Demokratike, konkretisht një pjesë e katit të dytë të saj, është pronë e familjes së gruas së Bujar Nishanit, të cilëve u është njohur dhe kthyer. Nga një kombinim interesash që është bërë me truallin ku është PD, parkingun pas saj dhe pronën e familjes së gruas së Bujar Nishanit, do të realizohet një ndërtim, i parashikuar nga plani rregullues i Tiranës, në të cilën kanë interesa konkrete familja Nishani, familja Berisha, familja Basha (pa harruar Kunatin) dhe disa biznesmenë rrotull Berishës.

E vetmja pengesë për këtë operacion financiar ku lëvizin mbi 100 milion euro është Partia Demokratike, e cila nuk mund të lëvizë prej andej. Treshja Berisha- Nishani- Basha, pasi humbën zgjedhjet dhe pasi janë të qartë se perspektiva e kthimit të tyre në pushtet është shumë e largët, kanë vendosur të eliminojnë dhe pengesën e fundit që u ishte bërë për t’u kthyer nga sekretarë partie në biznesmenë, selinë e PD-së. Vendimi për ta larguar atë andej i hap rrugën një plani biznesi prej miliona euro të Berishës, Bashës dhe Nishanit.

Problemi i dytë që implikon presidentin e Republikës është çuarja e PD tek Qendra Kulturore e Ushtrisë. Edhe këtu flitet sërish për një biznes. Lulëzim Basha synon të mbajë një opozitë miliarderësh përmes zaptimit të vendeve publike me ndërtime dhe ta kthejë Bashkinë në një lloj “Shqiponje” të vitit 1992- 1996, që prodhonte miliona për një grusht drejtuesish të PD. Presidenti i Republikës, i përfshirë në këtë skandal financiaro- politiko- shtetëror, sërish ka toleruar për llogari tërësisht personale këtë vendim, me shpresë që t’i hapë rrugë planit të tij të biznesit dhe të konsolidojë lidhjen e tij me Berishën dhe Bashën përmes këtij korruptimi financiar.

Ndaj në këtë rast nuk mjafton vetëm anulimi i vendimit të Berishës, por një impeachment për presidentin e Republikës, i cili për interesa tërësisht të ngushtë financiare të familjes së tij, i ka hapur rrugën në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, një operacioni financiar që dëmton ushtrinë për hir të interesave të tij personale. Hetimi dhe seanca kundër tij bazohet në konfliktin e thellë të interesit dhe mos ushtrimin e detyrës së tij kushtetuese si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, të cilën po e shpronëson në kuadrin e një projekti financiar, ku është e përfshirë familja e tij.

Në fund desha të shtoj dhe dy fjalë për ata që i besojnë “vizionit” të ri të Lulëzim Bashës në PD. Siç e shikoni, i vetmi vizioni i tij është vizioni i një biznesmeni që të pasurohet me vulën e Bashkisë dhe truallin e Partisë. Deri tani e vetmja meritë e tij është zgjerimi i koalicionit të hajdutëve nga rrethi i Familjes Berisha, tek Familja Nishani duke u kthyer në garant të këtyre lidhjeve të inkriminuara. Problemi i tij nuk është as ringjallja e PD, as forcimi i saj, dhe as zërat brenda, jashtë apo rrotull saj. Problemi i tij i fundit me PD, siç shihet, është trualli i godinës dhe ai po nxiton të bëjë ca lekë me të. Ishte pengesë e madhe që aty ishte PD, që ishte gjaku i Azem Hajdarit para godinës, që ishin emocionet e 20 viteve histori fitoresh dhe humbjesh. Ai e hoqi dhe atë pengesë. Tani mbi historinë e PD do të ndërtojë Kunati, ndërsa fitimet do ndahen mes tij, Berishëve dhe Nishanëve.

60 komente në “Selia e PD si një biznes i Bashës, Berishës dhe Bujar Nishanit”

  1. Petriti says:

    Ilace per femijet Inshallah

    1. Teknokrati says:

      PER-PARA……

      1. Era e Malit says:

        Kjo eshte arsyeja e vertete e mbledhjes koke me koke treshe ne presidence e grupit Sala- Luli – Jari, nje dite pas humbjes se madhe te 23 qershorit…

    2. Vlora says:

      mero je shume i sakte.

      mos ju ndaj derisa te pezullohet.

      1. N.VJOSA says:

        Mero,
        Eshte taktike per ta terhequr edhe Nishanin, jo aq per vlerat e tij, se ai nje copë kapterr eshte, i tipizuar tashme si “b u j a r i j u d ë g j o n “…
        Por Berisha e ka pjese te veprimtarise se tij korruptimin e personaliteteve me pergjegjesi, i korrupton qe ta kete me te lehte ti perdor per interesat e tij…
        Shikoja bashkpuntoret. Po thuajse te gjithe kane ngrene nga nje lugë çorbë te prishur….

    3. fl says:

      Ne rast se “provohet” qe Presidenti i Republikes nuk eshte anashkaluar per kete rast (dhe kjo eshte e qarte) – atehere ky rast nuk eshte thjesht nje preteks per “impeachment” por nje detyre e mazhorances se re per ti dhene vendit nje President dinjitoz, jo te kapur.

      Te pakten te shprehet njehere PS per kete, pastaj dhe LSI. Njerzit degjojne dhe gjykojne vete kush eshte pro dhe kunder dhe arsyet pse.

      1. reformer says:

        impeachmenti duhet te filloje per arsye te tjera shume me thelbesore: kemi nje president qe nuk perfaqson asgje, vecse nje teke te ish-kryeministrit. kemi nevoje per nje president te vertete, qe te mbroje kushtetuten dhe jo disa afera familjare pa asnje interes kombetar.

    4. tourkofagos says:

      te lumte

  2. luis says:

    23 qershor 9 shtator afati deri kur qeveria e re te marre drejtimin po na duket jo si nje periudhe dy mujore por si nje periudhe shekullore sepse populli aq ishte i irrituar me kete qeveri sa data 24 qershor menduan se do ishte vertet dita e clirimit,mirepo me nje maskara si Saliu qe per fat te keq te ketij populli gjithashtu po per fajin tone e lame kaq gjate po na behet sikur kemi jo nje njeri por nje djall qe nuk po le gure pa levizur per te krijuar nje zbrazeti deri ne shemti per qeverine tjeter.
    Qeveria e re pa hezituar aspak duhet te jete e pameshirshme me cdo lloj abuzimi duke i derguar prapa hekurave te gjithe keta maskarenj plus te mblidhet parlamenti i ri dhe te shkarkoje ne menyre urgjente presidentin e partise demokratike sepse ai nuk perfaqeson unitetin e popullit perderisa eshte zgjedhur vec me votat e partise se tij.
    Mero ti ke luftuar vazhdimisht me horlliqet e kesaj qeverie dhe te jemi mirenjohes por kurre mos harro se partia demokratike nuk i duhet kurre me Shqiperise sepse sa here ishte ajo ne pushtet vec krimi dhe hajnia ka ekzistuar prandaj kjo parti duhet te zhduket nga themelet sepse nuk ka njerez te denje qe e duan kete vend.
    Hajdutet dhe kriminelat kane vetem nje ideal ,idealin vec per vehten e tyre.

    1. op-ed says:

      Perfundimisht, ne jemi vend rrumpalle! Ne cilin vend te botes, i lejohet qeverise qe humbet zgjedhjet te rrije edhe 3 muaj ne pushtet per te “rregulluar kartat”???!!! Por malokut edhe kjo nuk i mjafton, ai vazhdon me zullume pas zullumesh. Varja! Zululand hesapi…

      1. fl says:

        Kjo eshte shume e drejte. Por faktikisht eshte nje nga praktikat e lena nga Fatosi (per te mbyllur letra) qe natyrisht duar-pastrit Sali i pelqeu dhe se ndryshoi.

        Te shohim a kane vullnet per ta ndryshuar qeveria re….

      2. nick says:

        Kjo eshte shume e rende nese eshte e vertete. Nuk e di nese Tema do e botoje komentin, por gjithsesi doja te replikoja me “Op-ed”. Problemi me I madh I Shqiptarve eshte se nuk durojme njeri tjetrin, me pak fjale jemi popull racist. Dhe e di kushe Jane me te flaktit, me te pashkolluarit dhe me injorante. Tani te kalojme te pyetja jote. Ne cilin vend ndodh qe qeveria qendron mbas zgjedhjeve? Ne vendin me demokraci me te madhe: Amerike ku zgjedhjet behen te marten e pare te nentorit dhe presidenti e merr detyren ne Janar. Une jam votues ketu ne NY, dhe nuk kam votuar per presidentin, por populli Amerikan votoi president me ngjyre sepse Jane popull i madh. Cdo popull meriton qeverisjen qe ka.

    2. Rroku says:

      He moj Luizke qe mezi pret te shalosh ndonje, te duket gjate 3 muaj qeverisje te Pd.
      Por keshtu eshte ligji moj truthare. Eshte si pune a zakoneve…
      Sa per Bazen: Mbrockulla te rradhes te Bazes duke zbuluar “Komplotistet”
      Nonsesi i tij permblidhet:
      1. Cfaqet kunder pronarit per marrjen e pronave, ne kete rast pronat e gruas se Presidentit!!! Perse valle, kjo nuk duhet te marre pronat???
      2. Baze e Ps me “Ish kuadrot e ushtrise” jane kunder qe Shqup te behet seli e nje force politike qofte kjo PD, pasi na duhet ajo per te na kujtuar kohet nostalgjike te Ushtrise popullore, njesoj si me Piramiden e Enverit… Cfar mendon Baze per godinen e PS, kush eshte pronari i saj dhe perse ai nuk thote asgje per kete godine qe eshte dyfish i Shqup?
      3. Baze nuk thote se cfare rendesie per ushtrine e sotme shqiptare te inkuadruar ne NATO ka kjo ndertese dhe se perse perdoret ajo sot.
      4. Baze mesa duhet nuk e ka kuptuar kurre qe PD eshte parti e doktrines se djathte qe eshte kunder shtetit e shtetezimeve dhe per ekonomine e market te lire.
      5. Baze perpiqet te vrase me nje gure 4 zogj kur fut edhe Bashen e kunatin. Kjo eshte te besh stuhi ne gote uji. Askush nuk e blen kete dogme bajate.
      6. Nese Baze ka patur qellime te veta per ta privatizuar per vehte kete godine, kjo eshte ceshtje tjeter, por le ta shprehe, pasi une nuk jam kunder qe edhe Baze te behet pronar si cdo person tjeter i lire ne kete vend.
      Dhe se fundi per kete Luizken: mbete gjithe jeten duke llomotitur mbrockulla qe me mendesite e kohes merhumit apo te “kurvit” perpiqesh te serviresh ne kohen e sotme. Jemi ne kapitalizem dhe jo ne komunizem ku nena parit mendon per te gjithe ne. Prona priveate, inisiativa e lire, privatizimi dhe tregu i lire jane bazat dhe doktrina qe sjell progress. Fycka si puna tende qe mbeten pas duke enderruar me nostalgjji kohet e shkuara, jane te humbur dhe pa shprese.

      1. mentali says:

        Rroku me mire te kishe pjerdh, se do ti kishim degjuar.

      2. andi says:

        Rrok me”Rrok hesapi! Vidh Sala me te tijte, mbro Rroku per buk per Femite! O Rrok? Mero Baze eshte ai njeri qe i din mire ato pune, e njeh mire PD-ne e Saline sa nuk e njef kush tjeter. Nuk shkrun kot Mero, se te ishte shpifje Sala ja kishte gjet vendin me kohe. Por pse ka thane gjithnje te verteta ,ska pas cka me i ba. Mero eshte i drejte e trim, Sala nje Hajdut e frigacak.Kete do e shikosh mbas Shtatorit.

      3. andromeda says:

        Ti ore Rroku je ne kohen e Barbarise, sa ke dale nga epoka e shpellave. Vetem ne barbari kapitalizmi konceptohej keshtu sic e mendon ti, pa ligje e pa rregulla loje. Ke ende kohe te civilizohesh or ti, duhesh gdhendur mire me nje zdrukth te trashe lum miku.

      4. Edisa says:

        e di si je pergjigjur zoti Rroku ?Futja kot ashtu si partia juaj ku aderoni .Ju qenkeni nje cope injoranti ashtu sic ju do partia juaj, ashtu sic i do Sali Berisha njerezit qe e rrethojne :sa me injorante dhe truthare se i ka me te lehte qe ti gjunjezoje.Qeveria Berisha eshte nje qeveri hajnash , kriminelesh, qeveri qe duhet vene para pushkatimit

  3. plaku says:

    Thone se qenit kur i vjen ngordhja ( presidentit te republikes) shkon dhe e ben shuren tek dera e xhamise.
    Une nuk marr vesh nga ligjet dhe kushtetuta. Ndoshta eshte koha qe, qeveria e re , pasi te konsultohet mire me ndonje zyre juridike qe marrin vesh nga kushtetuta te beje nje impeachment kunder preidentit te Republikes per shfrytezimin e postit te tij per hir te interesave personale.Italjant thone chi cherca trova. Ai qe kerkon, gjen.

    Pershendetje

    1. Shkupi says:

      O PLAKU torrollak i piste,mos vjen ai qeni e te ben shuren mbi pragun e shtepise tende se e ke shok.Pleqet si ti dhe qente jane te njejte.Po ku e mesove ket muhabet ore debil i pa fe.Mos harro se ty edhe varrin do ta pshurin qent se qenke plak i piste.Shihe ate djalin mos ta ka be ndonje komshi se ti spaske kohe per ato pune se vetem llomotit.

  4. Billi says:

    Ne duhet te shkojme deri ne fund,te shporrim te keqen e te bejme gati burgun per horrat.

  5. Popull says:

    O Petrit, cfare faji kane femijet mor vella. Thuaj ishalla funksionon shteti dhe keta te futen ne biruce nje e nga nje, per te gjitha krimet qe kane kryer dhe po vazhdojne akoma te kryejne, ndersa ti mallkon femijet.

    1. plaku says:

      Popull,
      Jam shume dakord me ty. Femijet nuk kane pse te denohen. Kjo ishte koha e xhaxhi Enverit. Tani jemi ne demokraci.

  6. gjon says:

    Ujqerit e PDse kane dale sheshit.Token e djegur po lene pas.Arken e Shtetit Boshe.KU eshte Kryeprokurori LLALLA??? PO Avokati i popullit pse Hesht????

    1. redi says:

      Avokati I popullit eshte I zene me komunitetin LGBT, ka Halle te tjera psikopati.

  7. 3 BQ says:

    Sinqerisht i nderuar Mero nuk eshte faji i tre BQ berish-bash-bujar.Kishin 8 vjet kohe per ta grabitur kete margaritar te shtepise oficerave por kane menduar se 100 % do ti fitonin votimet por tani eshte vone.
    Forcat antiberishe qe do vine ne pushtet hapi i pare qe duhet te bejne eshte te pastrojne burgjet e spacit dhe qafe barit.Vetem veprimtaria kriminale e pas 23 qershorit 2013 eshte e mjaftueshme per ti vene hekurat kupoles qeveritare te sotme.Pa permendur 21 janarin dhe gerdecin qe duhet litari..
    PS dhe dipllomacia perendimore duhet te vene ne vend dinjitetin e shqiptareve dhe te lajne gabimet e tyre qe toleruan nje mega kriminel si fuckberisha per 20 vjet.

    WELCOME MISTREC BERISHA IN SPAC PRISON..

  8. noc rroku says:

    kur ben biznes edhe nishanlliu mos ngelte noksan pa u bere…, sic kuptohet per te vetat ai nuk eshte aspak noksan – kapterr nishani.

  9. Shelegura says:

    vetem nje zgjidhje ka ne burk qe nga sala e der ne lulka

  10. mitro says:

    Bravo Nishan mustaqja!Ne kujtonim se vetem nje tas me kos deshte ai.

  11. Koci says:

    Me kete levizje po kuptohet pse Bujar Mehmeti i beri koncesjone PD e Berishes ne shkarkimin dhe emerimin e kreut te SHISH,prokurorit te pergjitheshem dhe emerimin e gjyqtareve e kreut te KLD.Qellimi eshte i paster per perfitime personale ne kurriz te postit publik dhe sidomos behet me e rende kur behet fjale per Nr 1 te shtetit qe perfaqeson unitetin e popullit.Ky eshte nje rast spektakular per hetim me fakte te dukshme sepse ne rast se nuk veprohet kostua do te jete e larte.Ne fakt eshte per te nxjere mesim ,se shihni cfare i ndodh publikes kur per pefaqesim zgjidhen njerez gjysmake ne vlera ,formim e botekuptim me merite te vetme se ju ngjiten pushtetit si shushunja.Per rastin e metamorfozez qe ky personazh i ka bere mbiemrit nga Mehmeti ne Nishani per tu dukur me i fisem mu kujtua nje fabul;kur e pyeten mushken se cile eshte babai i saj ajo u pergjigj se kam dajo kalin.{duke anashkaluar gomarin baba tesaj}

  12. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Edhe kur bie ne hunde, akoma je duke levizur perpara, eshte thene kohe me pare. Shqetesimi im si qytetar eshte ceshtja kombetare dhe financat, njerez.
    Levizja eshte jete sir…

    Ok atehere, edhe mr Edd te kete guximin te radikalizoj bulevardin Deshmoret e Kombit, kjo autostrade e shemtuar ne mes te kryeqytetit, ku shikon bodyguard te armatosur, oficer te gardes te armatosur dhe makina te blinduara me xhama te zinj te marr fund, tmerr njerez.

    Eshte bulevardi i njeqindmije demonstruesve te 21 Janarit dhe i gjithe qytetarve te kombit Shqipetar tani.
    Ne demokraci siguria dhe mirqenia e njerezve eshte number one. Presidenca, kryeministria dhe zyrat e kuvendit nuk e kane vendin aty…

  13. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE says:

    Ngriu Enver nga varri q….j nenen ne gop Nishan kusarit.

  14. demi says:

    …mor po eshte bande PD…pse duhet te prisnim 23 vjet per te kuptuar qellimet e shpellarit…nuk duhet te kemi meshire as te semurin MEHMETI me NISHAN…por mos prisni gje nga politika…vetem ne si popull mund t’ja tregojme vendin ketyre horrave…mor po nuk duhen perfillur fare keto mostra…duhet rebelim popullor ku duhet te bashkohen edhe ata qe kane perfituar ndonje kocke nga politika…mor po kane grumbulluar paret tona…me prona, me qejfe…vetem ne Shqiperi ndodh qe nje punonjes me rroge 40.000 leke ben pushime jashte shtetit…mendoni shpenzimet e FULLANIT…kur ky brekedhjere,frikacak ka harxhuar qindramilione, ushqime, udhetime jashte shtetit, salle fitnesi, i blen qeverise objekte ku gelon korrupsioni…mendoni cfare kane bere qeveritaret…eshte momenti tu tregohet vendi…

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Kjo eshte nje tymnaje qe njerezit mos te merren me problemin real..Politika e vjeter e Plakut Mere..Mero, eshte dhene Pasuria Kombetare Pa Transparence Serisht..Nje qeverri ne ikje (qe ka humbur legjitimitetin popullor) jep pasurine kombetare aktive tek nje kompani fantazem (azere “dio mio”)..Ka perfunduar Siguria Kombetare ne duar te majmuneve..

  16. MARKO says:

    Kapter Nishani nen thundren e Berishes dhe te familjes. I perulur, i perçudnuar, i poshteruar, i pshurrur ne fytyre,i damkosur deri ne palce,i mallkuar….dhe si dordoloc ka per te punuar.

  17. bjordi says:

    keta lloj qurrasher qe kemi akoma mbi zverk,duhet te japin llogari per te gjitha ato qe kane bere,keta lloj speciesh,nuk kane as fe as kombe,per ta eshte e rendesishme vetem pasurimi me c’do kushte, edhe duke shkelur mbi kufoma.

  18. tomori i beratit says:

    Hiqeni kete Mut Muti nga president kete kodosh e bir kodoshi ,kete bur e bir kurve kete çyryk e i met nga trut e kokes,kete morr e servil te pa pare me pare.HIQENIIIIIII

  19. andromeda says:

    Kur lexon per bemat e ketyre horrave te duket sikur ke perballe nje supermafje te frikeshme dhe Edi Rama te ngjan me komisar Katanin. Nuk e di se ku do ta gjej rrugen per te mposhtur kete oktapod te rrezikshem.

    A thua do t’ia dale Rama pa u implikuar dhe vete ne tentakulat e ketij Oktopusi? Do te behej hero nese do ia arrinte.

  20. qelbesira ne litar says:

    e ka pare perendia ULOKUN dhe po e heq zvare kapterin qe zben dot as shuren jo pastaj detyrene presidentit

  21. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha e ka krijuar dhe vazhdon ta mbaje dhe zhvilloj “Shqiponjen”.
    Fatkeqaia qendron,tek opozita,media dhe gazetaret,qe ju ka “shpetuar” me kamuflime kjo sipermarje e PD-se.
    Sot pa ndrojtje mund te thuash,”taçi oil” dhe tv.”Klan” jane prona te PD-se,”pronaret” e tyre jane drejtore teknik.Mund ti jap te drejt,gjithkujt qe thote se ketu hyne dhe demontimi i armeve dhe municioneve.
    Te gjitha keto nen kontrollin e rrepte te Berishes !
    Po Bode?
    Po lepin,ama kafene!
    Po plerahat?
    Berisha ju ka krijuar mundesine te importojne sasine e 4 viteve,edhe sikur te anullohet ligji!

  22. Qemal says:

    Shkrimi dhe analiza, shume e sakte.
    Po vertete, si nuk u ngop ky shtaza me vjedhje, abuzime, mashtrime e poshtersi per 23 vjet, por do te vjedhe pronen e ushtarakeve edhe ne grahmat e fundit te, me nder qeverisjes se tij.
    Nje gje nuk arrita ta kuptoj? Me te vertete Ministrja e re e Mbrojtjes ka kontaktuar dhe ka besuar ne fjalen e superhajdutit qe simotrat e veta ne qeverisje e graduan gjeneral, gjumkshi.
    Nese i besoni fjaleve te atij, zonje e nderuar, i keni besuar nje mostre te vertete.
    Edhe ankand nderkombetar te kishte bere, qeveria ne ikje nuk do te kishte gjetur oficer me te paafte, me imoral, me kryehajdut, me ordiner, me te pabese, me te pagdhendur, me…. thuaj cfare te duash poshtersie, se nuk e tepron, se sa gjunkshin.
    Ku eshte ku moster gjunkshi, pse nuk prononcohet????? E genjen mendja te varfrin, se mund ta kaloje pac duke mos folur, apo duke genjyer Ministren e sapoemeruar.
    Jo nuk do te harrohen aq kollaj poshtersite qe i ke bere ushtrise ne 4 vjet qe kur je bere gjeneral, se jane shume me teper se te gjitha prapesite qe i jane bere ushtrise qe ne Luften e II Boterore.
    Prandaj Zonje e nderuar, mos i besoni nje monstre, se do ju ngaterroje. Ai e ka vendin prapa hekurave, sa[o te filloj hetimi i dosjeve te vjedhjeve te tij.
    Te shohim ne shtator, kur faktet te marrin dhene.

  23. trasparenca says:

    kanceri komunist po perhap metastazat gjithandej ne allbani, pse? sepse s’ka ndeshkushmeri 67 vite.

  24. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Mos u merzitni ,se punet e mira behen avash -avash .
    Me thoni se kujt ja merte mendja se EDI RAMA do pastronte LANEN KOMPLET dhe ISH PARKUN RINIA nga ndertimet pa leje , kujt ,kujt ?
    Une kam besim te patundur se ai sic beri TIRANEN do beje dhe SHQIPERINE.
    Edhe SH.QU.P-in nuk ja le ai ne dore SALIUT ,LULUSHES dhe NISHANLLIUT .
    LULUSHES ai do t’ia q…..je te KATERMBEDHJETAT ,dhe EDI RAMA ,LULUSHES do ti beje edhe NJE ME SHUME sec LULUSHJA me SALIUN i bene EDI RAMES ne maj 2011 me ZGJEDHJET LOKALE .
    EDI RAMA kur thone nje fjale malesoret do t’ia PRESE UJIN LULUSHES mu tek JAZI dhe do ta lere ne ZALL si peshkun derisa te ngordhe .
    Pastaj do beje zgjedhjet lokale qe te shporret pergjithmone QEVERISJA E ABDURRAHMAN MATEVE ose thene ndryshe e LAL KROSEVE bashke me JAK KOCET dhe ZEF SERREQET MODERN .
    Keni per ta pare se te paret do te clirohen MALESORET e veriut qe SALIU i solli si MISH per TOP per ti patur si REZERVUAR dhe OAZ TE PERJETSHEM VOTASH .
    SALIU I KEQPERDORI AQ SHUME VERIORET te cilet erdhen per nje jete me te mire ,sa ai sa ndenji ne pushtet ,KURRE Nuk i integroi ne shoqeri ne TIRANE ,por me plot kuptimin i la si CECENE ,ne kuptimin me te keq te fjales.
    E kam theksuar se perkunder kesaj PARTIA DEMOKRATIKE si emer eshte nje vlere kombetare ,por fatkeqesisht eshte kapur qe ne vitin 1990 nga SHERBIMI FAMEKEQ SEKRET SHQIPTAR .
    Tek P.D .me se shumti gjeten strehe te gjithe kriminelet dhe KATILET e SIGURIMIT ,po ,po po me shume edhe se tek PARTIA SOCIALISTE ,bile P.D.sa ishte SALIU keqperdori dhe nje pjese te SHTRESES se ish te PERNDJEKURVE qe ishte rrekrrutuar nga SIGURIMI i shtetit dhe SALIU atyre qe te rrinin urte u tundte DOSJET .
    BANDA e ashtuquajtur PARTIA DEMOKRATIKE me AGJENTIN e SERBISE te ASFALISE ,te MYSLIMANIZMIT EKSTREM ,dhe per te mos thene ,te ndonje sherbimi tjeter inteligjent me te fuqishem qe edhe ky e shfrytezoi SALIUN per qellimet e tij duke i tundur edhe ky sherbim ,DOSJET e sherbimeve te tjera .
    Kam besim se ne se EDI RAMA do te ece ne gjurme te familjes ,te te pareve te tij si te NENES por edhe te BABES ,atehere ne mund te shohim drite ne fund te tunelit .
    Une e kam te qarte qe EDI RAMA do t’a kete me veshtire tani per te qeverisur se ne kohen qe ishte KRYETAR BASHKIE ,por cka mua me jep besim eshte se tani DAJ SAMI me duket se i ka kthyer syte komplet nga ne ,sepse mund te jene faktoret E RINJ GJEOPOLITIKE ata qe na japin shprese ,ku nuk perjashtoj dhe thuajse KAPITULLIMIN FINANCIAR te SHTETIT GREK i cili si gjeografikisht si POLITIKISHT ,tani mbas PAVARESIMIT te KOSOVES ,per mua eshte i vdekur .
    Edhe shkuarja e EDI RAMES ne TURQI kam mendimin qe nuk eshte ideja e tij por ai atje ka levizur i KOMANDUAR nga te tjeret sa edhe per ti thene GREQISE qe nuk ke me force si me pare ,po aq edhe per ta futur ate ne MES ,qe ajo GREQIA ta harroje detin qe SALIU i premtoi dhe te mos shikoje me enderra me syhapur .
    Sa per EMIGRANTET tane ne GREQI mendoj se ata tani jane integruar aq shume sa GREQIA atyre nuk ka se c’tu bej me por vetem tu HAJE M..NE ,ashtu sic dhe GJERMANIA ne vitet 1998-2000

  25. Gjeralb says:

    Shtepia e Oficereve ne Tirane eshte ne nje truall me Kuvendin e Shqiperise, prandaj, ne rast se shitet i takon Kuvendit. Po ashtu, ndertesa e Kryesise se ish- Akdemise se Shkencave me te gjitha anekset e saj i takon Kuvendit te Shqiperise.

  26. mergimtari usa says:

    Berisha, Bujari, Luli, me shume e vrasin mendjen cfare te perfitone per vehte dhe familjet e tyre se sa te mendojn per uljen e varferis ne ate vend. Nese esht e vertet qe president Nishani ka gisht ne kete maskarad, hetusia ta zbardhe , ndersa mazhoranca e re perlamentare ta shkarkoj me ceromoni, pa asnje hezitim, jo vetem pse se ka votuar, por per shkelje flagerante te kushtetutes. E dyta te zevendesosh shpin qendrore te ushtris me selin e PD esht kulmi i injorances te qeveris ne largim dhe poshtersis qe mund te bej nje president qe me kushtetut esht komandant i pergjitheshem i forcave te armatosura. SHtepit e ushtarakeve ne ter boten jane nga institucjonet me prestgjoze dhe simbole te krenaris kombetare. Nuk pyet njeri ku e kane selin partit politike, ketu ne amerik as edi njeri se ka eli partie dhe ku jane, ndersa shpit e ushtarakeve sikudo ne evrope edhe ketu jan nga me te mirat. PD e sali berishes te mare me qira objekt per partin sic ka mare LSI, dhe partit e tjera dhe te heq dore nga shpia qendrore e ushtris. USHTARAKET DUHET TE NGRIHEN NE PROOTEST DHE TI PRESIN OREKSIN KETYRE MASHTRUSEVE DHE HAJDUTEVE DHE MOS LEJOJNE TJETERSIMIN E KETI SIMBOLI TE USHTRIS SHQIPTARE.

  27. Bujar Nishani,njeriu me i interesuar per lirimin e godines se P.D-se sepse perfiton miljona nga ndertimet aty si bashkpronar.Ky pusht e tar qe kur ishte minister i Brendshem pranojnje hyrje falas te kodra e Diellit nga Fiqiri Ismaili,kryetar i Bashkise Vore,certifikuesi i fabrikes se vdekjes ne Gerdec,krushku i Fatmir Mediut.
    Mafia shtetrore eshte ristrukturuar plotesishte me kapobande Saliun,dhe kupole Nishanin,Imamin,Bashen,Majlinden e co.
    Perse hesht Ilir Meta e Pandi Majkosibije oficeresh,pse hesht Fatos Hoxha e Xhovalin Kadeli perpara kesaj mega vjedhje.
    Parlamenti ne ditet e para te kerkoj shkarkim per Bujar Nishanin per shkelje te kushtetutes per konflikt te hapur interesi e mbrojtje te krimit te vjedhjeve te Sali Berishes e Arben Imamit.
    Ushtarake ne rezerve ,aktiv e ne lirim te protestojne fuqishem ndj kesaj grabitje te cerdhes se tyre te vetme, me Parullat NISHANI HAJDUT.NE BURG BANDA BERISHA-IMAMI-BASHA.

  28. Hollanda says:

    Kaq I forte ky kunati jot mer z.kamarier ?!!!!

  29. vlora 1 says:

    Mero me vjen per te qeshur kur thua se Bujar Nishani eshte komandant i pergjithshem i forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise.
    Ne jemi katandisur Republike Bananesh sepse Bujar Nishani eshte gjysem njeriu,Sali Berisha eshte nje i semure mendor i pushtetit dhe i parase,ndersa Lul Basha me kujton kurvat e semaforit kur u buzeqeshnin makinave te klienteve.
    Keta langot kujtojne se e kane vene perfund drejtesine dhe jane leshuar si klyshat e kurvave te grabisin ne nje prone pa zot.
    Edi Rama gjene e pare qe duhet te beje eshte te zhduke nga presidenca kapterin e ushtrise nqs ai deshiron mos ta kete kapterin pengese per reforma institucionale ne drejtesi dhe kudo…sepse kapteri eshte leter higjenike shumeperdorimshme per te vjellat e Saliut.

  30. Aleksandër Matrënga says:

    Si gjithmon brilante shkrimet e Meros.Perveç gjithe ketyre largimi nga selia aktuale eshte edhe sherimi nga makthi makbethian qe ka zene berishen ,se tani qe eshte pa pune do ta shohi lapidarin e Azemit çdo dite dhe do kthehet ne vendin e krimit çdo dite.Largimi prej andej do e zbut tmerrin e tij.Tjeter,qe jane bere si kope ujqerish per te rrembyer sa te mundin dhe pasuruar me pronen publike kjo eshte e paparishikuar por e priteshme sepse kete kane bere qe kur kane ardhur ne pushtet.Qeverise se re i dalin shume pune edhe per ti ndrequr keto paudhesi por edhe per ti çuar para drejtesise keta kriminel.

  31. gomisti says:

    po sikur te futet pd te shpia e ushtrise para se berisha te ike si km cmund te bej rama pastaj?

  32. Te shohim Rilindjen a po bo impeachment, Mero!
    Te shpresojme.
    Nese jo, ti Mero ke detyrimin e nje shkrimi, ne kemi detyrimin tone te bejme presion!
    Ja ku arritem (pas gjithe ketij varg- skandalesh karagjoze/ vape-Gushti)
    ne nje pike prove, bukur mire, zullumi kputet s’trashmi,
    e topi ka mbet n’porte t’ Rilindjes,
    pune e paqme Mero djali, tash vrejme ne osht’ Rilindje a Ilirindje,
    vigjilence, burra!

  33. Sokol says:

    Z.Reeker ne emer ne Amerikes i kerkoi qarte Edi Rames ate qe i kerkuan me vote masive shqiptaret ne 23 qershor.Ne Shqiperi duhet te marre fund shteti alla taleban,mafioz,malok,i babezitur dhe i papergjegjshem.Duhet ngritur nga themeli nje shtet dhe nje shoqeri europiane,qytetare,e drejte dhe e pergjegjshme.
    Qe kjo te behet duhet shkulur dhe flakur tutje nga pergjegjesia publike cdo pjese e qelbur dhe kancerogjene e shoqerise, ne radhe te pare ne drejtesi.Mbi te gjitha ky i ashtuquajtur president,nje vemje e peshtire qe me sherbimin e verber ndaj Berishes dhe malokeve i ka shkaterruar plotesisht te gjitha institucionet qe ka ne varesi.

  34. Silva says:

    Edi Rama te mos amnistoje keto abuzime ashtu sic beri Sali Berisha me Nanon ne 2005.Perndryshe atij do ti vije fundi si Berisha dhe shqiptaret serish do te mbeteshin te zhgenjyer e Shqiperia do te rikthehej tek maloket.E te mendosh qe Nano nuk beri as 5% te atyre qe kane bere e po bejne Berisha e Basha me kompani.Ketu duhet drejtesi dhe pike.Mjaftojne vetem abuzimet e dy muajve te fundit per ti cuar pas hekurave keta maskarenj.Por drejtesi nuk mund te behet me nje lango si Nishani ne krye te saj.Me kete kushtetute apo me nje tjeter,noteri i Sali Berishes duhet shporrur nga presidenca sepse nuk perfaqeson shumicen derrmuese te shqiptareve por perfaqeson vetem nje klan mafiozesh dhe barbaresh.

  35. beso says:

    Nuk qenka aq trap Bujari,por e lezetshme eshte se as saliu nuk qenka aq trapush.Loz tere diten ne fejsbuk,por ne darke ulet e ben llogarine se sdi t’a mbushin tasin.Por ky eshte gomar mor vella,se vjen tjetri neser dhe me vendim qeverie,Parlamenti,OKB-je e me the te thashe ia rrezon kete dekretin.Tani,meqe jam i vonuar se e lexova dje ate artikullin e Krisafit per Myslim Pashen(topografin ne lirim),ky eshte rasti ti kujtoj Krisafit se perse ne popullit budalla nuk n’a mjafton t’i jepet Myslim Pashes nje medalje,sepse ne duam te qellojme me lart,ne e duam Myslim Pashen president.Po qe i çmendur,aq me mire,se pa njeçike çmenduri nuk ia del dot kesaj kopeje horrash.Megjithe respektin per Bujarin,eshte e qarte qe kaarikja e presidentit do bythe patrioti dhe njeriu kurajoz,njeriu qe di te perballet me ndershmerine dhe nervin e patriotit te ndershem,sidomos kur eshte topograf i thjeshte ne lirim(dmth pa interesa personale),pa mastera te blere ne universitete fantazme apo profesor i universiteteve private qe nxjerrin pervit makina pa rrota.Nese PS do te beje nje levizje te zgjuar meritokracie e ka rrugen te hapur;mjafton te heqe Bujarin dhe te vendose ne vendin e tij Myslim Pashen.S’ka shqiptar te ndershem qe nuk do ta pershendese!

  36. martini says:

    Jam i shokuar dhe i lemerisur jo nga babazia e treshes Be-Ba-Bu por nga indiferenca dhe impotenca e PS ,e shoqerise,e trupit diplloamtik dhe mediave ne Shqiperi.

    Jane mbi dhjete aresye qe PS te kerkonte doreheqjen pa kushte te Serberishes mbas 23 qershorit dhe nuk duhet te priste zbatimin e protokolleve per dorezimin e qeverise pasi qeveria e Serberishes eshte iligjetime sepse beri shitje dhe abuzime kriminale ku nga nje qeveri kujdestare u be nje qeveri Kusare.

    Eshte jo vetem e lexueshme por dhe e denueshme vetem nqs analizojne kombinimin tinzar te dorzimit te PD presidentes Odeta qe paska qene pronare faktike dhe uzurpimin e Shtepise Qendrore te MMP.
    Vetem ne kete aksion banditesh te treshes kriminale Be-Ba-Bu duke fshehur dhe aktet ligjore duke i shtuar dhe piraterine me pranimin mijra tonelatash plehrash dhe duke abuzuar me miliona me ARMO jane fakte te mjaftueshme qe te kerkohet procedim penal i pershpejtuar per kete treshe dhe te kerkohet “right now” doreheqje e Serberishes.

    Degjova sot Z.Reeker qe i bente thirrje Edi Rames per ne qeverisje te forte kunder korrupsionit por si qytetar amerikan i bej thirrje Z.Reeker se hapin e pare duhet ta beje dipllomacia amerikane duke i kerkuar falje popullit shqiptar per:

    1-Vendosjen e Serberishes ne krye te shtetit ne rrethana te paqarta.Marrja pjese ne votimet e 1992 e amb Rajerson i cili kishte ardhuar nga sherbimi ne Beograd.Ngarkimi i qytetarit amerikan tropojansit Elez Biberaj ne krye te procesit te “dekomunstifikimit” te vendit ka qene me pasoja katastrofike per vendin qe arritem deri ne shpartallimin perfundimtar te shtetit dhe dinjitetit te shqiptareve.

    2-Mbrojtja qe i bene Serberishes disa segmente te dipllomacise amerikane ne ngjarjet e 14 shtatorit 1998 ku u mjaftuan vetem me lutje drejtuar atij per te dorzuar armatimin ka efekte negative.Mbas ketij krimi cuditerisht ne vend qe i pandehuri Berish te drejtohej ne organet e drejtesise shqiptare shkon dhe “raporton” para nje prokuroreje amerikane ne prani te ambassadorit amerikan.

    3-Cudia me e madhe per te gjithe kohrat ne Shqiperi ishte prania e Damir Fazllicit ne krah te zyrtarit te larte amerikan Tom Ridge “ne brendesi” te kasafortave te sigurise kombetare.Duke qene se Fazllici u deklarua nga k/m si mik shtepie per kete mafjoz nderkombetar te lidhur me sherbimet sekrete serbe nuk do kishte nevoje per koment.

    4-Sot e kesaj dite eshte enigmatike se cfare u bisedua midis Arvizuse dhe k/m vrases dy ore para masakres te 21 janarit 2011.Pikepyetjet shtohen kur njeriu me i fuqishem ne shqiperi Arvizu pa u thare gjaku ne bulevard dekoroi vrasesin k/m si burre shteti dhe i fali ketij bashkine e tiranes,presidencen dhe shikun duke emruar pas perdeve manekine te Serberishes.

    5-Shije te hidhur dhe bajate la ne Shqiperi “komedia me muxhahidine” sepse fare pak muaj para votimeve u shpik pas 10 vjetesh qe ishte si problem ,ardhja e tyre me emergjensi ne vendin tone.Gallata ishte se i binin ne grupe te vogla dhe sa here mbrrinin 20 cope muxhahidine vershonin nja 30 telegrame te zjarrta per k/m vrases qe ishte ne pikun e fushates elektorale.Por kulmi arriti fiks nje jave para votimeve kur kongresmeni republikan kontraversali Dana Rohrabacher nga tribunat e shtepise bardhe e cilesoi k/m vrases si heroin qe shpetoi ameriken dhe njerzimin duke pranuar “me guxim ” muxhahidinet.
    Cmenduria e tij arriti deri sa te akuzoje Presidentin me te mire te Amerikes per te gjithe kohrat Z.OBAMA se i morisi korrupsin nje fansi te Edi Rames nje sasi parash qe eshte turp kush ta ndegjoje.

    ———

    Eshte e vertete qe populli i ka dhene PS nje fuqi ekzekutive dhe legjislative qe te vere ne vend drejtesine te rimekembe shtetin me arken zero dhe te fuse prapa hekurave treshen kriminale Be-Ba-Bu.

    Por qe te ndodhe kjo duhet kerkuar ndihma e faktorit nderkombetar
    vecanerisht e dipllomacise amerikane sepse Serberisha do jete i fuqishem edhe pas ikjes nga kryesia pasi ka pushtuar presidencen,gjykatat,prokurorine biles dhe ministrine e drejtesise me Nacon e LSI.

    Hapi pare qe i duhet Edi Rames eshte deberishizimi,derajersonizimi dhe delezbiberizimi i shtetit shqiptar.

    Dipllomacia amerikane per te ndihmuar qeverine e re ashtu si gjeti njerez ne Shqiperi per te futur ne burg Fatos Nanon per kavanoza receli ashtu duhet te perpiqet te gjeje rruget per te burgosur kriminelet Be-Ba-Bu per vrasjet e 21 janarit,gerdecit,plehrat,shitjen e detit,varrezat ,300 miljonet e rruges kombit,albetrolin,armon she SHQUP-in etj etj.

    23 qershori 2013 eshte dita e clirimit te shqiperise nga pushtuesit berishiste dhe do jete nje dite ekuvalente me 28 nendorin 1912 dhe me 29 nendorin 1944.

    Nqs banda kriminale Be-Ba-Bu nuk ndeshkohet nga PS dhe faktori nderkombetar brenda ketij viti kjo do jete permendorja me e madhe qe do ti ngrene diktatorit te dashur dhe te paharruar Enver Hoxha qe pamvaresisht nga gabimet e renda te tij paskemi qene ne nje popull pa dinjtet qe e kemi merituar.

  37. Baro Liçaj says:

    Sali Berisha eshte betuar : Erdhi ne pushtet me ’92-shin, shkaterroi çdo gje, qe ishte ndertuar me aq mund dhe djerse nga populli shqiptar ne kohen e Enverit ! Shkaterroi çdo gje me firmat piramidale , gje qe i shkaktoi deme te pallogaritshme Shqiperise dhe shqiptareve. Tani po ndjek te njejtin kurs: Arken e shtetit e ka lene bosh, borxhi publik i ka kaluar kufijte, pasiguria ka arrtirur kulmin , dhe Saliu tashme kerkon te gjeje gabimet qe ka bere !!! Shqiperine e ka nxjerre ne ankand !!! A ka ardhur koha t’i themi ketij njeriu : N D A L ! E KE LODHUR SHUME KETE POPULL !

  38. Adi says:

    Mero po nje pergjigje duam ne lexuesit e kesaj gazete ???? Pse u prishe me z Berisha arsyet e para jo ato te fundit qe kemi degjuar nga ti … Se me aq sa dime ti ke qen aq mir me te sa qe mendonim mos keni ndonje krusheqi andej nga Tropoja

  39. Parimi says:

    Klani i Nishanit , per interesat e familjes se vjehrrit te presidentit , ka guxuar qe te prishe edhe planin rregullues te Durresit , plan ky i aprovuar edhe nga bashkia e Durresit para zgjedhjeve lokale te 2011.Pjesa e shinave , tek stacioni i vjeter i trenit ne Durres , eshte kthyer ne shesh ndertimi, megjithese ky shesh ishte aprovuar per shetitore qe para 2011.Bashke pronare te truallit, ku do te ndertohet dhe ka filluar themeli jane vete-shpallur familja Kosova, pra e vjerrit te presidentit aktual dhe familja e Tritan Shehut, truall i hene ky ne forme kompensimi, kur dihet qe ka familje durrsake qe ka kohe qe i mohoet ky kompensim. Pale me keta hajdute dhe mashtrues eshte edhe nje nga mashtruesit e njohur ne Durres, Kel Kavajsi ose Kraja qe nuk ka asgje ne Durres , ku si suport eshte edhe kryetari yne i nderuar i bashkise, Vangjush Dako.Kjo eshte nje vjedhje e prones publike nga pushtetare te te dyja kraheve qe per interesat e tyre nuk pyesin per ligj.A do nderhyje Edi Rama ne te tilla maskaralleqe pa pyetur se te kujt krahu jane politikanet ? Ky eshte guri i proves per Edi Ramen dhe PS.

  40. kaqi islami adin says:

    i nderuar Adi

    Po te jap nje pergjigje te paautorizuar por fillimisht ju rekomnadoj te kryeni nje vizite mjeksore te okulisti sepse qenkeni qerruar dhe pastaj nje kontroll mjeksor ne specialisti psikiater.Mero Baze u largua nga kolera Berishe ne nje kohe qe po te qendronte me te pas 2005 sot do ishte bere multi milioner.Pra Mero u largua nga berisha ne kohen e duhur dhe menyren e duhur se krimet e berishes duhen rromane ti pershkruash dhe per kenaqsine tuaj mund te lexoni disa sekuenca te ketij perbindeshi:

    LEXONI ME POSHTE VEPRIMTARINE E KETIJ KRYEQELBESIRE QE NUK DO AS BOJKOTIM AS REKLAMIM POR DO EGZEKUTIM NEJMIJE HERE:

    1-PER 21 JANARIN
    2-PER GERDECIN
    3-PER AUQEFALINE
    4-PER DETIN JON
    5-PER VARREZAT E GREKERVE
    6-PER PRANIMIN E PLEHRAVE
    7-PER TEJKALIMIN E BORXHIT JASHTEM
    8-PER APOKALIPSIN E 1997
    9-PER GRUSH-SHTETIN 1998
    10-PER GENOCIDIN MBI HAKLAJT

    Ja 10 nga 100 “njollat” e figurës morale të Kali Berishës

    1. Spiunimi kundër Hysen Shoshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.
    2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD dhe kryetar i parë i PD, realizuar me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit, pak ditë pasi Saliu u fut në lëvizjen studentore, me nofkën “misionari”.
    3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundoi me intriga e prapaskena prej 23 vitesh.
    4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit, në 20 shkurt 1991, në Sheshin “Skënderbe”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.
    5. Skandali me dekoratën e akorduar për super mashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur, të cilat përfunduan në llogarinë e klanit “Berisha”.
    6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike si të sigurimit të shtetit
    7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD e ta fuste në burg, me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “Sali” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.
    8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe gjenocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.
    9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin “Liri”.
    10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilëve u ka shërbyer me devocion dhe krime ndaj kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

    Ja 10, nga 100 mashtrimet e Sali Berishës

    1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “Sali”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.
    2. “Bashkëvuajtësi Sali”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, duke nxjerr ligje, me të cilat i mashtroi dhe i talli për 21 vjet.
    3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ata me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.
    4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.
    5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.
    6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje, që prej atij viti vazhdojnë të jenë të pastrehë.
    7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçarë) mashtruesi “Sali” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet trashëgimtarit të tij, Lulzim Basha.
    8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.
    9. Premtoi arsim evropian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 60 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave që bëjnë mësim në hangarë kuajsh e stalla bagëtish.
    10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “Sali”, i cili e mbylli karrierën me demagogji e pazare të pista serbe-greke, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

    Ja 10, nga 100 krimet e pushtet-familjes klanore “Berisha”

    1. Organizimi i ngjarjeve të vitit 1997, nëpërmjet piramidave financiare mashtruese, duke djegur Shqipërinë dhe duke vrarë 4000 shqiptarë të pafajshëm.
    2. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.
    3. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët, me poste të larta në pushtetin e tij kriminal e korruptiv.
    4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “Sali”.
    5. Vrasja e 36 minatorëve në minierën e kromit të Bulqizës dhe 22 minatorëve në minierat e bakrit e ferro-kromit, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.
    6. Vrasja e 2 ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhëmblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve
    7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “Sali” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.
    8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “Sali”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.
    9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.
    10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues dhe plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte DREJTESI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje