Fitër Bajrami na vuri sërish përballë paradës/maskaradës politike të urimeve. Kemi njëzet vjet që, deshëm nuk deshëm, na duhet të dëgjojmë mesazhet e politikanëve tonë të ngeshëm që, megjithëse prodhojnë konflikte gjatë 360 ditëve kalendarike të vitit, me rastet e ceremonive fetare pësojnë një metamorfozë të menjëhershme dhe, nga korba që i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, fluturojnë nëpër ekrane si pëllumba.
Dhe këtë Fitër Bajram, siç ndodh zakonisht gjatë këtyre metamorfozave, që duket sikur kanë një protokoll të pashkruar të cilin ekranet tona e respektojnë shenjtërisht, i pari që e zhveshi menjëherë lëkurën e ujkut është z. Berisha, pas tij z. president, pastaj znj. Topalli- një pëllumbeshë e stolisur e parlamentit tonë “kape për zhelesh”…
Asaj që duket s’ke ç’i bën kësaj radhe, (Ose ne, të paktën kështu shpresojmë) është se në vijim të traditës, këtë protokolle ndoqëm me liderët dhe lidershipin e opozitës, që nga z. Rama e deri te z. Peleshi. Kjo mund të ketë arsyet e mosarsyeve të veta, ndoshta z. Rama mund të gjendet para akuzave të znj.Topalli për neglizhencë apo më keq, për urrejtje të fshehur ndaj myslimanëve, siç kishim urrejtje të fshehur ndaj amerikanëve që nuk u përfshinë në trekëndëshin e strategjive tona diplomatike!…
Sidoqoftë, jemi gjithnjë përballë një metamorfoze qesharake. Por, ajo që është më shqetësuese, jemi përballë faktit që dhe religjiozja te ne dominohet sërish nga politikja. Dhe, më e keqja është se tashmë duket sikur jemi mësuar me këtë gjë dhe s’na bën përshtypje që politikja na i ka zaptuar të gjitha hapësirat publike. Deri dhe te momenti i meditimit përballë një zoti, na dalin para po ata të paturpshmit, politikanët.
Krijuesi ynë/ ose i krijuari prej nesh, në të gjitha religjionet/fetë,në të gjitha ditët e shenjta, na bën të meditojmë, ta shohim veten tonë sy më sy, ta shohim dhe njëri-tjetrin sy më sy, të përulemi e të përdëllehemi, të bëhemi më të mirë se ç’jemi. Janë ditë që na bëjnë të jemi të vetëdijshëm se, përballë një zoti krijues ose të krijuar prej nesh, jemi të barabartë.
Por pikërisht këtë nuk arrijnë të kuptojnë politikanët shqiptarë dhe kanë arsye që të mos e kuptojnë. Teksa bëhen pëllumba e na japin mesazhe paqeje, në të vërtetë ata na kujtojnë që madje dhe klerikët e lartë të religjioneve s’janë asgjë para tyre, madje ata, dhe jo pa arsye, besojnë se janë më lart se ta dhe fare pranë Zotit, krijuesit ose te krijuarit (asnjëri prej tyre s’e ka lexuar seriozisht Danten).
Se, është e qartë që, me ndonjë përjashtim të rrallë, politikanët tanë as kanë punë me Zotin dhe as kanë zot tjetër përveç vetes. Se, në vend që të shkojnë në kishat tona apo xhamitë e të jenë mes njerëzve të tjerë që e ndiejnë veten të barabartë mes veti, ata nxitojnë të bëjnë qokën te krerët fetarë dhe pastaj dalin para ekraneve që i rrethojnë sakaq, duke na thënë vetëm banalitete të neveritshme për mesazhet hyjnore.
Rekordmeni i banalizimit të mesazheve hyjnore është z. Berisha. Do të ishte një mrekulli më vete, një kolazh i gjithë idiotizmave të tij të thëna në të gjitha rastet e festave fetare gjatë këtyre njëzet vjetëve. Edhe dje, megjithëse e ka marrë një mesazh hyjnor nga votuesit shqiptarë, një mesazh që i ka thënë, përveç të tjerave, të shkojë në festat fetare kokulur e ta njohë më në fund Zotin, për të qenë njeri, ai thjesht ka përsëritur veten, thjesht na ka kujtuar që ka shumë punë me zotin e tij, që është aty, tek ai, po s’e sheh.
Liderët që kanë zot këtë bëjnë, shkojnë në kisha e xhami me të tjerët, përkrah të tjerëve, se ata e kanë një zot që i bën të përulur, pra njerëzorë me hirin hyjnor. Ky i yni s’e ka, e duket që do të ketë shumë punë e mund për t’u takuar me të.
Por, ndërkaq, kjo që ndodh duhet të jetë mesazh për të tjerët.
PSE Te vjen inat ty zoti Met qi baca Sali asht bekue nga Papa?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html
“I’m a count, not a priest”..
Pjese nga orgjia hyjnore e te derguarit(droguarit) te zotit ne shqiperi
Sali Mulla Birisha ne 21 qershor 2013 qe kaloi ne orgazem te plote Jozef Topallin me Lulzime Bashen ne momentin qe pejgamori i vicidolit bisedoi me “live” zotin :
“Të bashkohemi në numrin 44. Unë bekimin më të madh të këtij numri dhe të Zotit e konsideroj faktin se Zoti dhe 44 më dhanë mundësinë mue të jem shërbëtor i përvuajtur i palëkundur, i interesave, aspiratave dhe idealeve tuaja. Ky ishte bekimi më i madh dhe viti 44 për Sali Berishën
Votoni per shërbëtorin tuj te përvuajtur qe zoti do ta bekoje ne 23 qershor”.
HA HA HA HA HA AHHAAHA H AH AH HA HA HA HA!
TANI ALLAHU I MADHNUESHEM DUHET TE BEKOJE EDHE TETO LILIN, CITEN E ZENIN BASHKE ME KOLLOVARET E TYRE ?
vete Allahu i Madhnueshem e bekoi humbjen e sallomit bajalldise te shqiperise
Doktori kishte vendosur të priste një delegacion myslimanësh nga Ballkani për të treguar se e ka seriozisht projektin e xhamisë në Tiranë. Flamuri, i cili u kujdes t’i mblidhte dhe t’i sistemonte në hotel hoxhallarët, i takoi ata para se të shkonin në takim me Doktorin.
-Tani në fillim më duhet të bëj një prezantim, tha Flamuri. Problemi i parë është të mos kuptoheni që jeni të gjithë shqiptarë. Prandaj është mirë të flasë në emër tuaj zoti Gormes, që është kryetar i Komunitetit Mysliman të Turqisë.
-Ishallah, ishallah, u dëgjuan disa zëra.
-Ju tani e dini që është fushatë elektorale dhe na duhen votat e disa myslimanëve të lëkundur. Ndaj ju duhet të jepni mbështetje Doktorit dhe të tregoni se xhamia do bëhet me lekët tuaja.
-Marshallah, marshallah, u dëgjuan disa zëra të tjerë.
-Problemi është që ne u japim garancitë tona që lekët tuaja do shkojnë në destinacion. Për këtë Doktori ka ngarkuar të birin e tij, një besimtar që e njohin të gjithë, i cili do merret me administrimin e lekëve dhe ndërtimin e xhamisë. Ai ka treguar gjithë jetën se nuk ia merr dot njeri lekët nga dora.
-Meazallah, meazallah, u dëgjuan disa zëra.
-Unë them që ju duhet të keni besim të pakufishëm të Doktori në këtë pikë dhe t’ia jepni lekët para fushatës, tha Flamuri. Lekët i keni në duar të sigurta.
-Marshallah, marshallah, pëshpëritën disa të tjerë.
-Ju tani do hyni brenda do takoni Doktorin dhe në lajme do jepet sikur përfaqësoni gjithë Ballkanin. Duhet të bëni kujdes mos të kontaktoni me median dhe të identifikoheni se kush jeni.
-Meazallah, meazallah, u përgjigjën ata.
-Doktori ka një respekt të veçantë për ju dhe do t’iu kërkojë që kudo që të shkoni, të nxisni të afërmit tuaj të vijnë të votojnë në Shqipëri dhe të japin votën për të, me qëllim që ëndrra për xhaminë e madhe të bëhet realitet.
-Inshallah, inshallah, u dëgjuan disa zëra.
-Ballkani nuk ka qenë kurrë më i bashkuar se sot, tha Flamuri, kur shikon bashkë në një sallë hoxhën e Ulqinit, Dibrës, Prishtinës, Prizrenit, Preshevës, Shkupit, Sarajevës dhe Stambollit… që flasin shqip…
-Marshallah, marshallah, u dëgjuan disa zëra.
-Duke parë pjesëmarrjen tuaj të fortë dhe dëshirën për të ndihmuar Doktorin, unë do t’iu kërkoja që të premten e fundit të qershorit, më 21 qershor, kur të faleni në xhami, të bëni thirrje që të votohet Doktori, i cili është Zot mbi Zotat në tokat shqiptare.
-Allah, Allah, u dëgjuan gjithë hoxhallarët në një gojë.
Faji eshte vetem i medias. Nuk e di ne cilin vend te botes ndodh nje ritual i tille, ku politikanet i perkasin ose jo asaj feje, hyjne e dalin neper objektet e kultit jo per lara makatet, por per te mekatuar e perlyer edhe vendin e shenjte.
Ndersa medie me hipokrite, me te pazonja dhe me pertace se kjo shqiptare e di mire se nuk ekziston ne asnje vend te botes. Sepse askund nuk ndodh qe dhjetra TV, te rreshtohen para selise se nje komuniteti fetar, per te pritur ngjarjen e madhe, qe rralle ndodh ne bote, daljen dhe talljen e politikaneve me besimtaret dhe jo besimtaret.
Ja sot psh. ne saje te TV-ve ka qene nje nga ditet me te merziteshme per ata qe rrinin para ekraneve. Nje dite e shkuar dem. Perseritje banale cdo nje ore e thenieve profetike te politikaneve.
Media fajtorja me e madhe. Nuk ju shikon kush. Nuk i plas kujt, cfare bejne politikanet dhe prelatet e fese. Ndryshoni qendrimin editorial…!!!
Kuer dhe feja perdoret per politike.
Ka qe nga viti 1990 e deri tani nuk ka pushuar asnjeher Sali Berisha duke uruar e duke u perqafuar me kreliket tamam sikur ky te jete profeti jo s`ja zej emrin se bej gabim te krahasoi kete me profetin Muhamet.
Perdite lutet, dhe ne ket lutje shifet shtazarisht veprime kunder fes dhe kunder atyre kerkesave qe zoti shtron para robve te tije.
Keshtu pa frig Berishen dhe shpuren e tije munde ta krahasoim me historin e Cengelinge efendi. E kam scaruar disa her kete histori dhe kete radhe nuk po ndalem vetem qe e permebda se ne c`fare pozicioni gjendet Berisha dhe shpura e tije ne raporte me udhezimet e zotit.
Allahu e bekoi berishen.
Berisha ju duket si I cmendur ju bythosocialisteve ortodhjak sepse ai perdite flet me allahun.
Ramysh, pas 23 qershorit shof qe shendeti jot mendor qenka perkeqsuar seriozisht…
mendoj qe nuk eshte ramy origjinali
lexoje dhe nje here
Hipokrizia qendron ne faktin qe politikanet tane ne shumicen e tyre jane ateiste ashtu sikurse te gjithe te tjeret qe jane te shkolluar ne shkolla jo fetare.Vajtja atje ne Kishe,xhami,teqe atyre u duhet vetem qe tu marin voten te vobekteve besimtare qe vertet ngaterrojne zotin (nqse ekzison) me politiken.
mua me duket komplet maskarade riti hipokrit i urimeve nga keta palo qeveritare, dhe per me teper kur marrin persiper para gazetareve te leshojne deklarata pa kuptim dhe teper qesharake. Eshte teresisht faji i mediave qe e kane kethyer edhe kete dite te shenjte ne nje zhargon deklaratash teper mediokre dhe teper te varfra ne moral te politikaneve per fene dhe diten e Fiter Bajramit, sikurse Jozefina flet me kopetence per Fiter Bajramin, pa lexuar nje rresht nga KURAN-i. kur do te vije ajo dite ne shqiperi qe feja te lirohet nga dhuna e politikes dhe e medias teper fshatare, dhe kur do te shpetojme nga keto ec e jake te politikaneve neper selite e bashkesive fetare. Kur do te jemi tamam te lire??
Nje nder daljet ( nder te shumtat )me koti e hipokrite eshte dhe kjo dalja me rastin e festave fetare te politikaneve. Dakort, shkojne se duhet shkuar e nuk u shmangen dot kamerave,por te lene pershtypjen qe jo vetem i kane qejf kamerat por qe llomotitin para tyre .
Shemti sigurisht, nuk besojne ne zot por shtiren dhe besojne se e ha ky milet hipokrizine e tyre.
Gazeta tema beri mire qe trajtoi kete ….
Me aktiv kunder fese ne vitet 1967 e ketej qene :gjithcfarlloje kapistrash e fundrinash qe kishin probleme me zotin disa bene dhe kariere Njerezit e tjere serioz e te vertet ndenjen menjan e me dinjitet.
Kjo kategori sot shtiret e keqeperdor fene … dhe e politizojne ate .
Me ne fund kakarisi edhe pula zhelefine.Po ku ke qene moj zoge,ke ngrohur veze per celje,po a e di moj zoge se pulat i ngrohin vezet per celje nga 21 deri 28 dite,po chare do i nxjerresh se nuk ke levizur nga furriku qe nga 23 Qershori apo cakenj.Mire moj zonja zhelefine,por do ishte me mire te mos kishe levizur nga furriku deri me 9 shtator
Nuk kane faj politikanet tone,por Ju media,kronikanet,e gazetave dhe televizoreve qe i qepen mbrapa si muti pas kepuces.Perse duhej media te kerkoje e te gjeje se Saliu,Edi,Jozefina apo dreqi tjeter politikan,paska uruar per bajramin apo pashket,perse?
Perse ky politikan nuk futet ne turmen e madhe te besimtareve dhe te falet si gjithe myslymanet,por u dashka te jete aty ne krye?
Perse gazetaria jone nuk shkon ne nje vend tjeter,ku njerezit nuk kane buke,uje,shtepi dhe tja tregojne Saliut,Edit,Jozefines pamjet e tmershme te mjerimit dhe te kerkojne llogari,perse grabitja e pasurise,e djerses dhe gjakut te tyre varfanjakeve ka krijuar milonat e miliardat.Ky eshte misioni i gazetarise,i televizionit,por…..kur gazetari nuk ka buke per vete dhe pret lemoshen e pronarit dhe ketij shteti mafjoz dhe fashist,si mund te shkruaje e tregoje nje te vertete therese qe ne jetojme,e prandaj ndjek ku shkojne e ku pjerdhin politikanet tane,qe s’kane as ZOT,as Atdhe.
Po si nuk I uruat Shqiptaret festen e madhe te fitr-bajramit,e ka dash Zoti qe edhe ju te temes te jeni ne nje vend Myslmanesh
O zot, sa i zakonshem eshte ky Met Dervishi!
Ky radikalisem Islam po futet me dhune e po perdoret si tester partie per politike. Shqipet e kane zakon te ndryshojne nga fryn era e parave, e nuk duan tja dine ku apo ke shkelin qofte ketu dhe prinderit e tyre apo dhe te ardhmen e tyre, jo per ndonjegje por nuk mendojne dot aq thelle e prandaj mbahen mbas xhaketave te prartive polotike pa interes parimor.
Ky vend eshte mbushur plot me kaloresa pa shpate e fshatare pa toke, por me fjale plot qe lulezojne me shume hijeve apo nates.
E thone pastaj si evropa nuk i do, pse u ve kushte.
Ky detaj i politizimit te fese qe ka shtjelluar mjeshtrisht i nderuari Met Dervishi tregon se “steka” e integritetit qytetarise se tij qendron lart ne ushtrine e pafundme te analisteve dhe medias ne pergjithesi.
Daljet “unlimited” e politikaneve para e ekraneve sidomos e e shejtanit Birish i ka kaluar kufinjte e durimit.Nuk mjaftuan mijra mitingjet e tij ne fushata me gershere ne dore duke inaguruar te njejtat gjera ; dalje ne tv per firmosje,per fillim punimesh,per inspektim dhe deri te inagurimi.
Ai tashme i ndihmuar nga nje media po aq fajtore se shejtani Birish i ka shplare trurin shoqerise shqiptare ne nivele te frikeshme deri sa ka humbur
perfundimisht shqisa e reagimit qytetar.
Krahas mediave nje rol te neveritshem luajne dhe vete “drejtoret” e kater feve te cilet duhet ta kishin frenuar kete maskarade televizive fetare 22 vjecare te pa pare ne asnje vend te globit.Rasti i skuadres me 11 lojtare te klerikeve myslimane te Ballkanit qe u mblodhen dy jave para votimeve per ti uruar fitoren dhe per shendetin e djallit ishte nje prostituim i hapur qe me te drejte meritojne neveri dhe perbuzje.
Dhenia me buje e fillimit te punimeve te xhamise madhe ne Tirane ishte nje kurvellik i te dy paleve si nga qeveria ashtu dhe nga komuniteti myslyman.
Projekti i arabizuar i saj,perfshirja e dy qendrave biznesi dhe pushtimi i nje hapsire jetike tregon shendrimin e kesaj bashkesie fetare ne qender biznesi ndyresite e kesaj qeverie interferohen me poshtersite e drejtuesve
fetare.
Vrasja misterioze e klerikut te larte Salih Tivarit e deri tek thirrjet e hapura e kupoles mafjoze te klerikeve myslymane per votimin pro berishes dhe bashes ne votime tregon se dhe feja po degjeneron ne nje nderrmarje biznesi dhe nxites permanent te percarjes kombetare.
Eshte e frikeshme te numerosh sa here shqiptaret shikojne televizitat komike ne kultet fetare:Ne kemi kater fe te ndryshme te cilat kane tre-kater evenimente festash ne vit.Jane te pakten deri ne 10 figura drejtuesish si president,k/m,kryetar kuvendi,kryetar opozite,kryetar i bashkise tiranes,fut dhe tre-kater ambasdore te shpifur.Keto lloj pasarelash fetare vetem se krijojne nje ndjenje neverie dhe dikush kujton nje kohe te larget qe feja quhej opium per popullin dhe nuk kane gabuar shume..
Por poshtrimi me i madh qe vleresoj pas 1991 eshte falja e turmave me gjak te helmuar ne menyre masive ne sheshin Gjergj Kastrioti duke ngritur sumen perpjete (me falni per shprehjen)
Ne kete shqetesim qe ngre zoti Met vihet re nje shfaqje e maskuar prostitucjoni ne shqiperi qe eshte e ndare ne 4 seksione:
1-prostituimi politik
2-prostituimi fetar
3-prostituimi mediatik.
4-prostituimi dipllomatik
Dhe ne krye te kesaj bordello eshte koka me emrin Sali Bisha me gjak te helmatisur per te cilin historia do ti rezervoje nje fund spektakular…
Përdorimi i festave fetare apo objekteve të kultit për fjalime politike, ku retorika armiqësore ndaj kundërshtarit politik u drejtohet besimtarëve për t’i instrumentalizuar, cenon laicitetin e shteti, njollos misionin e fesë, politizon kultin, keqpërdor besimtarët dhe krijon ndasi fetare. Kështu ndodhi në fjalimet e Berishes në ceremoninë e mbërritjes së eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit. Asnjë ceremoni për një figurë aq të madhe kombëtare, eshtrat përfunduan në një karrocë dhe fjalimi në kishë i tejmbushur me urrejtje politike.Të mos harrojmë debatet që hapi censusi. Qeveria në largim la një model të keq të raportit shtet-fe. Ajo përdori skajshëm autoritetin fetar, për të vjedhur mbështetjen e besimtarëve. Ndërsa rasti i Namazgjasë shkon më tej, korrupsioni politik tenton të korruptojë institucionet fetare.
Është dhe një fenomen tjetër që po përhapet tinëzisht pa zhurmë dhe qeveria në largim ishte palë me të. Tendenca e turqizimit të besimtarëve myslimanë shqiptarë, nën pretekstin e lidhjeve me osmanllinjtë e dikurshëm. Turqia e sotme sillet në Ballkan si të jemi pjesë e osmanllinjve, por osmanllinjtë e atëhershëm nuk janë turqit e sotëm dhe shqiptarët nuk janë arnautët e dikurshëm. Ka një angazhim për të zhdukur çdo histori të myslimanëve shqiptarë dhe për ta turqizuar këtë histori.
Këto janë disa nga format që po tentojnë të ç’kombëtarizojnë myslimanët shqiptarë. Komuniteti Mysliman hesht. Shteti, gjithashtu. Janë mbi 260 shqiptarë myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri, disa prej tyre janë vrarë. Shteti hesht, ndërsa Komuniteti Mysliman as që e vret mendjen. Asnjë orientim nuk ka bërë ky institucion për predikimet nëpër xhami, që besimtarët shqiptarë të qartësohen.
Kjo është një nga frytet e helmuara që trashëgojmë nga marrëzia e politizimit të fesë për interesa mafioze partiake. Këto janë në fakt hallet reale të myslimanëve shqiptarë qe fatkeqesisht i shohim ne te gjitha sektet fetare ne Shqiperi qe u bene pjese e veprimeve kriminale te qeverise Berishe me heshtjen e tyre dhe ndonjehere duke u bere pjesmarres….
Per ramy.: Vetem kete mos e thuaj Allahu jo vetem qe nuk e ka bekuar Berishen pore dije mire qe ate e ka perfshire satanai. Gjate gjith kohes Berish ka bere punen e satanait dhe kurr nuk ka vepruar ashtu sice thot Allahu. Socialistet nuk jane edhe ortodoks edhe mysliman edhe katolike pore mbi te gjith jan shqiptare. Si ramy. keta jane fetare te ndyre qe percajne kombin dhe i japin krahe se keqes qe e kqja me e madhe eshte Berisha.!
o met ke qene ambasador ne kohen e sales , gruan e ke drejtoresh. spo kuptojme kush jane te papunet dhe te persekutuarit.prsh nga durresi.
Ne fakt kam kohe qe shikoj nje “dhembshuri” te fshehur kur zoti Met kritikon Berishen.Shpesh tregohet konfuz se edhe e quan ujk apo djall me nenkuptim pastaj i fut per kortezi nje “z” perpara qe shkakton nje habi te paspjegueshme.
Edhe ne kete editorial shikohen tre elemente qe stonojne:Kritika paradhenie per Edi Ramen,numri shume i vogel i komentuesve dhe mungesa e komentuesve agersive pro berishes.
Edhe perfaqsuesit fetare kane dhe ato pislleqet e tyre qe fillojne qe nga djegia gjalle e xhordano brunos,bashkpunimi i dy papave te Romes me fashizmin dhe bekimin qe i bene Hitlerit,vrasja e patrioteve te gjuhes shqipe nga prifterinjte greke,ndalimi absolut i gjuhes shqipe nga hordhia e hoxhallareve per 500 vjet.
Ai nga vicidoli qe flet me Zotin a ka marre ndonje premtim te shpejte per ne ferr.Dhe une me shume te tjere lutem qe ta marre sa me shpejte me gjithe rracen e tij te ndyre
Sala nga islamist u shndrrua brenda nates ne biblist, i ”bekuar,, nga ”Pope,, !!!!!! Cfare marrezish ! Cfare
nuk ben vaki ne shqiperi me ”lideret,, tane grotekse, primitive , anakronike , diabolike, etj. etj.