Tenderin e KQZ-së e fiton…bashkëshorti i kryetares së KQZ-së!

25 Gusht 2013, 13:21Politika TEMA
Tenderin e KQZ-së e fiton…bashkëshorti i kryetares së

Më datën 12 Gusht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon një tender për të shtypur dhe printuar rreth 20 mijë fletë votimi për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 Shtator 2013, dy komuna Dardhas (Korçë) dhe Rrethina (Shkoder). Më datën 12 Gusht ora 12:00 hapen ofertat dhe fituese shpallet kompania “Adel Co” Deri këtu çdo gjë duket krejt normale dhe korrekte me procedurën por…

Një kërkim më i hollësishëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit nxjerr emrin e shtetasit Arjan Lleshi. Arjan Lleshi është bashkëshorti i Kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi. E habitshme është që faqet rozë të mediave kanë shkruar  ca kohë më parë për një divorc të çiftit Lleshi, por kjo historia e tenderit e bën këtë “divorc” të bjerë ca erë. Madje, kërkesa për divorc mes tyre e bërë që vitin e kaluar rezulton e pezulluar në portalin e Gjykatës së Tiranës. Pra ata vazhdojnë ligjërisht të jenë bashkëshortë.

Adel Print”
Në letra figuron emri i shtetasit Reshit Koni.  Rezulton se ai është pronar aktual i Adel Co dhe Adel Print. Po kush është zoti Koni? Kompania “Adel Print” që me letra është në pronësi të Reshit Konit është krijuar nga vitin 2008. Nga kush? Duke lexuar historikun në QKR të kompanisë dokumentat zyrtare tregojnë se është krijuar pikërisht nga… bashkëshorti i Lefterije Lleshit, zoti Arjan Lleshi. Në Qershor të vitit 2010 zoti Lleshi, bën papritur një kontratë mirëbesimi me shtetasin Reshit Koni duke i transferuar të gjitha kuotat Reshit Konit në përgjegjësi. (në kontratë shënohej se pronari i vërtetë i kuotave mbetej zoti Arjan Lleshi). Transferimi i përgjegjësisë ishte bërë vetëm për faktin se gruaja e tij, Lefterija ishte zgjedhur anëtare e KLD-së dhe duke u bazuar në ligjin për “Parandalimin e Konfliktit të Interesit” ai ia kalonte kuotat personit të besuar Reshit Koni. Ishte një kontratë që tregonte gjithçka, shkruhej e zezë mbi të bardhë se do të ishte Arjan Lleshi pronari i vërtetë, por për sa kohë Lefterije Lleshi do të mbante një pozicion të rëndësishëm publik, kompania do të vazhdonte të aplikonte për tenderë publik me fonde publike nën emrin e Reshit Konit.

Kjo kontratë nuk u kapërdi dhe aq lehtë nga Qendra e regjistrimit të Biznesit e cila e bllokoi atë dhe i detyroi dy aktorët e kësaj historie, Arjan Lleshi dhe Reshit Konin që të hiqnin dorë nga kontrata e mirëbesimit e lidhur në Qershor 2010 e që hapur fliste për një kalim fiktiv pronësie, duke i detyruar që në Dhjetor të vitit 2010 të lidhnin një kontratë ligjore të shitjes “prej vërteti të aksioneve” por duket se ekzistenca që në Qershor e “kontratës së mirëbesimit” u ka hapur punë dhe ka detyruar Qendrën e Regjistrit të Biznesit të vononte regjistrimin e transferimit total të aksioneve nga Arjan Lleshi, tek Reshit Koni. Është fakt se kompania “Adel Print” pas këtyre gjurmëve që ka lënë në QKR, nuk ka konkurruar më në tenderë publik, por përveç “Adel Print”, Reshit Koni tashmë rezulton dhe pronar i kompanisë “Adel Co” e cila është një tjetër kompani dhe që është tejet aktive në prokurimet publike.

Pa u lodhur shumë me marifete dokumentacioni, është e qartë që pas kompanisë qëndron pikërisht shtetasi Arjan Lleshi, bashkëshorti i kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi. Tenderin e fundit kjo kompani e fitoi në KQZ. Shuma e fituar është modeste krahasuar me tendera të tjerë, por është e mjaftueshme për të treguar se trekëndëshi Lefterije-Arjan-Reshit, kanë vendosur të mos u bjerë asnjë qindarkë “në tokë”.

 

Arjan dhe Lefterije Lleshi, të divorcuarit e… padivorcuar!

Para se të zgjidhej kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mediat rozë njoftuan papritur se Lefterije Lleshit i është kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj. Përmes një padie, bashkëshorti i saj, Arjan Lleshi i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës zgjidhjen e martesës me Lefterije Lleshin. Padia në fjalë është depozituar më 7 korrik 2012 në kryesekretarinë e Gjykatës. Por çështja e divorcit është pushuar nga gjykata në seancën e parë të shqyrtimit, më 19 shtator 2012. Në padinë e depozituar në Gjykatë bashkëshorti kërkonte zgjidhjen e martesës, si edhe lënien e dy fëmijëve të ardhur në jetë prej saj, bashkëshortes Lleshi. Nuk dihet pse ka ndodhur ky pushim i çështjes, por fakt është që Arjan e Lefterie Lleshi pavarësisht asaj që kanë dashur të përçojnë në publik nëpërmjet faqeve rozë, ligjërisht janë ende të martuar.

Marrë nga DITA

 

23 komente në “Tenderin e KQZ-së e fiton…bashkëshorti i kryetares së KQZ-së!”

  1. xha Temja says:

    KJO DUHET TE QUHET– LEFTER– JO LEFTERIE,,

    1. Ripjellje says:

      Kjo rracë hajdutësh është faktori kryesor që na çoi në opozitë. Mos u mërzisni, më e pakta që mund t’ju ndodhë. LSI brenda e keni. Ka dhënë prova shumë më shumë se kaq.

    2. mira says:

      Emo se i duheshin ca euro asaj për të bërë një operacion plastik. Nuk mund të dilte koçam kryetare KQZ-je me një surrat që e ka si prej kali…!

    3. Auron says:

      A doni ta dini se pse perfunduan ne GJYKATE PER DIVORC LEFTERIA ME TE SHOQIN???
      Punoj ne Ministrine e punes,atje ku punon edhe DASHNORJA E BURRIT TE LEFTERIES!!!
      E merr vesh Lefteria dhe e kap kete DASHNOREN E SHKRETE ME GRUSHTA PER FLOKESH NE MES TE KORIDORIT TE MINISTRISE ku u pataksen te gjithe!!!
      Pas kesaj……shkuan ne gjykate!!!

      1. Ari says:

        Kujt i thua ” e shkrete” nje prostitute qe vjen nga italia dhe eshte profesioniste e zonja…mjer Shqiperia ke ka ne administrate. Turp kjo entela kruja nuk duhet te dale nga shtepija, po shkaterrion nje familje per lek…

  2. beni vl says:

    po pse paska ka bur ky burri……mos jan gje te l.g.b.ts….

  3. rilindja says:

    Lefteri moj Lefteri, ku me ha mua e ku te kruhet ty.
    Po ja ben fora edhe ti se e sheh qe po te vjen fundi.
    Hani, pini, vidhni ne kurriz te ketij populli. Te pangopur. Rrace monstrash.

  4. liri a vdekje says:

    te ky cifti sdihet kush esht burri dhe cil esht gruja me nje fjal cift LESHI ,ja pse duhet te perfundojne ne burg nje pjese e mire e pushtave qe ne drejtuan me nje fjale na vodhen per 8 VJET me rradhe

  5. zambaku says:

    U befsh mut o Lefterieee, se lesh je …keshtu qe M** u befsh bashke me bajgat e tjera te Saliut. Sa te shporeni ju se ju beni alergji shqiptareve.

  6. myzeqari says:

    Ore po poshtersia e ketyre njerezve eshte e pa pare. Keta bastarde nuk kane din e iman, keta braktisin cdo gje nderin,moralin vetem per para.

    Prej gurrmazi te kapet kucka e ndyre dhe ti paguaj te gjitha nje me nje nese ka bere kete poshtersi.

    Na i zhdukni keta kokepalare ordiner nga keto institucione more te filloj te marre fryme lirisht ky popull.

  7. liri says:

    Lefteri t’u befte nena ……

  8. Leo says:

    What a F…! Me demek sikur kemi nje institucion te kontrollit te pasurive dhe me duket sikur duket se konfliktet e interesit po ky institucion sikut duhet ti kontrolloje, apo vari leshte… Me mire te themi qe eshte nje institucion i kontrollit “kot fare” apo me keq i kontrollit te haleve, perderisa i le HALETE e ketij lloji te vjedhin si te duan dhe kur te duan… Eh, Shqiperi, Shqiperi sa pune ke per te bere qe te shpeshtosh nga pizevenget dhe rrufjanet qe ke ne gji…

  9. eksperti says:

    o Lefko,

    kur vjedh salepi, bode, gencat (jo ata qe ke ne mend ti), majat, top allet, mos ki turp per ate qe bere – jepi perpara Lefko se te ka rene kemisha ne fund te sumes – te duhet kemishe e re jo prej letre por tekstili.

    Te fala te divorcuarit Lefko.

  10. shqiponja says:

    TE HETOHET DHE TE DENOHET KJO E PAAFTA DHE E PALARA !!!

  11. FIERI 58 says:

    Me thoni ju lutem kush edi , c’fare eshte kjo burre apo grua, sa surrat i dhjere, te gjithe salihanet keshtu jane

  12. Corleone says:

    Lefter lefteri kooprrativiste e dalluar

  13. Zef Kallami says:

    Cifti Lleshi vazhdojne te jene bashkeshoret te bashkevuajtes ne bashkejetes.

    Lefteri t’u befte nena
    C’mi nxore gjithe keto llera.

  14. ARUSHA says:

    NJERI MUT E TJETRI KAK DO DALIN KETA GJAKPIRES TRADHETARE

  15. Entela. says:

    Ej po nuk ka faj kjo Lefteria,se eshte Arjani burre koqe qe bredh me rrospi Shkodre,vetem po i hane leket,sa per tenderin Lefteria nuk besoj se ka lidhje.

  16. Shqiperia eshte nje shtet pa shtet. Me pak fjale ” Duhet nje ligj per verifikimin e te gjithe pasurive te tundshme e te patundshme te atyre qe kane qene ne te gjitha institucionet shteterore ” Ish ambasadori amerikan ne Tirane wirdhes, e ka shprehur qarte dhe me nje shprehje– ku i kane gjetur leket qe kane blere makina lluksoze —
    TRi jepet fund kasaphanes kunder ketij populli, duke e bere akoma me te varfer se ne kohen e komunizmit.

  17. brace says:

    Kta jane paseardhesit dinjitoze te plakut barbare,lefteri i KQZ,limi i drejtesise e hajdutet,poshtrues e vrases te pa fude te bandtive te tije,pasojat e plakut do te jene teper renqethse,e te veshtira te eliminohen,duhet nji vendim e guxim i madhe,per te zhdukur kta barbare.

  18. enofieraku says:

    Dhe pa aguar dita e neserme , del plaku qelbesire dhe thote , keta jane hakmarres , dhemballet me daret e ligjit do ju heqim o plera , boll keni vjedh e abuzuar me parate e ketij populli, nuk ka shpetim per ju .

  19. Ina says:

    Sa per info, kompania Adelprint ka fituar te pakten 2 tendera te Komisionit Europian per prodhimin e materialeve / formulareve te Censusit (Regjistrimit) te Bizneseve (2010) dhe Popullsise (2011) te organizuar nga INSTAT. Shuma ishte rreth 100.000 Euro per ca fletushka qe mund te beheshin ne cdo shtepi botuese me cmim edhe 50% me lire. Ketu sigurisht qe drejtorsha e INSTAT, Ines Nurja, kishte pjesen e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. B
    Boli

    A ty te lumte

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje