TemA TV/ Konferenca për territorin, Rama: Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, duhet ndryshim rrënjësor (VIDEO)

26 Gusht 2013, 11:08Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka hapur sot konferencën “Shqipëria e gjeneratës së tjetër”, ku është shprehur se gjendja e territorit në Shqipëri është emergjente. Rama ka thënë se qeveria e re do ta trajtojë gjendjen si të jashtëzakonshme.

“Ne sot jemi në kushtet e një emergjence kombëtare. Ne jemi të vendosur që gjendjen ta trajtojmë si një gjendje të jashtëzakonshme, dhe ta trajtojmë me të gjitha mjetet e gjendjes së jashtëzakonshme”- tha Rama në hapje të konferencës.

Kemi konstatuar që modeli i ndjekur në të gjithë këto vite ka shterruar, duke hapur plagë të mëdha në territorin e vendit, në jetën sociale dhe ekonominë e vendit.

Sfidat tona janë të shumta, por në fokusin e këtij debati do të jetë territori dhe ekonomia.

Ne besojmë që deri më sot vendi ka rënë viktimë e një zhvillimi kaotik, pafuqie për të implememtuar edhe çka ka mundur të planifikojë, apo çka ka mundur të ligjërojë.

Nga sot ne hyjmë në një rrugë tjetër, në rrugën e asaj alternative që ne kemi propozuar dhe jemi votuar masivisht nga shqiptarët. Për një ndryshim, që për nga nevoja e brendshme, është e krahasuar vetëm me ndryshimin e vitit 1992”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

Më shumë se 50 arkitektë dhe urbanistë të njohur nga e gjithë bota janë thirrur nga PS në konferencën ndërkombëtare “Shqipëria e gjeneratës së tjetër”, e cila mbahet sot dhe nesër./b.l

34 komente në “TemA TV/ Konferenca për territorin, Rama: Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, duhet ndryshim rrënjësor (VIDEO)”

  1. liri a vdekje says:

    BRRAVO EDI UROJME ME TE MIREN PER TY SUKSESE ME NJE RILINDIE SHPRESOJME SHUME

    1. galaktika says:

      Une s’e di si e ka marre vete Edi thenien e atij te huajt qe piramiden duhet ta rregullojne nga jasht per te rreshkitur kalamajt.Tani o ky qe ka ftuar Edi do jete ndonje idiot i paafte ne vendin e tij ose ky tall bythen me ne.
      S’ka fyerje me te rende per ne qe presim te zgjidhen problemet kardinale si drejtesine, rendin, punesimin, mireqenien.
      Edi, s’je kryetar bashkie, por kryeminister i vendit i zgjedhur nga shqiptaret. Mos bej spektakel dhe thiatro.

      1. redi says:

        Qente le te lehin, karvani shkon prepara thote populli. Ky vend ka nevoje te ngutshme per gjithcka te re.

    2. H.B. says:

      Shkruani shqip mor zvarraniker, c’eshte ajo sigel aty lart or e hengeshi me drek. Shqiperia e gjenerates se tjeter..! Ujku qe sju ha. Hiqe ate SE prej andej dhe lere te lexohet shqip “shqiperia e gjenerates tjeter” o njerez te fryre me tituj e grada shkencore te blera qe nuk po dini te shkruani shqip, na e shpifet…

    3. Rroku says:

      Kjo nisme e Rames nuk eshte asgje tjeter vecse nje kembane per Rrenimin e arritjeve te shqiptareve ne keto 20 vite te Demokracise,te ekonomise se lire te tregut, te mundit,te djerses dhe gjakut te shqiptareve ne inisiativat e bizneseve private, te mohimit te prones se shenjte te ishpronareve si dhe te vlerave te lirve demokratike te krijuara nga e djathta shqiptare. Kjo perben nje alarm per te gjithe, per nje rikthim te Shtetit qe shtetezon dhe qe kontrollon e vendos mbi asetet e vendit ose sipas modelit “Rama” per rishperndarjen e ketyre asseteve ne grupet e interesit dhe te klaneve qe kontrollojne fonde, pasuri te patundeshme dhe prona, por qe vashdojne me plane per te gllaberuar te tjera. Ku ne shenjester eshte vene i gjithe bregdeti.
      Keto aktivitete te Rames jane nje maskarade me mashtrime hipokrite dhe coroditese per opinionin publik brend dhe jashte vendit, me fasade gjoja progresive dhe rilindese.

  2. o sot o kurre! says:

    Tollumbacja po fryhet shume,Cte jete valle?Do rrojme e do shohim.

    1. Alb says:

      @o sot o kurr, pershendetje!

      Inshalah shohim gjera te mira o njeri! te mos na hedhe perendia mbi njeri tjetrin me thike ne dore, mbase na dergon pak dashuri…

      me dashuri ecet perpara e jo me urrejtje. ne duruam 70 vjet terror e erresirre le te ndihmojme pak, sigurisht me kritika edhe te ashpra, por jo me urrejtje e qellime te mbrapshta. Na u mbaruan edhe fjalet edhe na u tha peshtyma..

      Kush dreqin i fryn kesaj urrejtje, qe veten tone kemi demtuar. Denonconi o njerez gjera me fakte e jo me shpifje, nese doni vertet ndryshim per mire.

      Te uroj sinqerisht nje dite te mbare

  3. racionali says:

    Heronjte gjithmone kane kosto.Ajo me sublimja eshte jeta.Edhe me ate te kane kercenuar,ne fillim me Tiranen,pastaj me kercenimin se po i “merje karriken”.Sot,duke ditur se kush je,filozofine,vendosmerine,idete e tuaja,tregoji kundershtareve,njerzve qe te duan,atyre qe presin nga ty,ata qe te kane votuar ty masivisht,tregoju se Rilindja qe ti the ne program eshte pak,krahasuar me transformimin qe do te besh.Do te hysh ne HISTORI.Sa do tundime qe do te kesh,presione,lutje………asgje nuk duhet te te ndale per bere Shqiperine te Skulpturuar bukur si Skulptori i Popullit Kristaq Rama dhe ta Pikturosh me shije ashtu sic din, vetem Edi Rama ta beje.Ne jemi te gatshem per te ndihmuar,te pa kondicionuar nga asgje,ashtu sic e kemi bere deri tani.Deri atehere,shendet dhe guxim

  4. Kimete says:

    Ju urojme pune te mbare Z. RAMA!

    Arqitektet dhe ekonomistet urojme te ken kemben e mbare.

    Deshirojme qe ky vend kaq i drobitur te shohi qe enrra e tij po fillon te behet realitet.

    Hallall vota qe te dhame Z.Rama.

    Urime RILINDJES!

    1. ArQitekti says:

      Po le more Kimete se po shihet qe je prej Kosoves, ku leshin ki votu ti per Ramen.Pastaj a po e shef se eshte organizu prej nje partie e jo nje qeverie kuptohet qe dojne me e ngjyros PD e qeverisja prej 97 deri 2006 sidomos ne planifikim ka qene perfekte. Hajde logjike hajde.

  5. Silva says:

    Filozofia e veprimit radikal eshte e drejte dhe e vetmja qe do te jape rezultate ne Shqiperi.Per te gjitha,per ndertimet pa leje,per te drejten e prones,per koncensionet dhe privatizimet abuzive,per shendetesine apo arsimin,per administraten e mbushur me maloke e familjare.Arnimet vetem sa lejojne gjendjen aktuale,permiresojne shume pak problemet per te mos thene fare,dhe te fusin ne konflikt me shumicen e cila te ka votuar per ndryshim.Reformat radikale mund te kene kosto dhe veshtiresi per muajt e pare por ama vene themelin e shendoshe te nje ngrehine e cila vazhdimisht lartesohet e madhe dhe e sigurte.
    Reformat radikale duhet te kryhen fuqishem qe ne fillim te mandatit sepse vetem keshtu marrin besim dhe mbeshtetje nga publiku per te kapercyer veshtiresite e muajve te pare.

  6. Artan says:

    Fati politik i Rames do te varet nga vendosmeria per te mbajtur premtimet e Rilindjes.Po humbi kohe dhe po i beri punet gjysma-gjysma,asgje nuk ka per te realizuar.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Te jeni te sigurte se Edi Rama do te beje cdo gje ndryshe nga Berisha dhe shqiptaret kete duan, qe ai te jete ndryshe, ndryshe ne mentalitet, ndryshe ne qeverisje, ndryshe ne korrupsion.
    Edi Rama e ka marre shume seriozisht qeverisjen e Shqiperise dhe deshira si mungon, per te bere me te miren, por qe Berisha me sejmenet e vet natyrisht do mundohen ti vejne gure nen rrota Ferrarit te Edi Rames dhe kjo goditje kunder Edi Rames dhe qeverisjes se tij ka filluar qysh me 24-qershor, ku Sali Berisha, po shet cdo gje vetem me vendime VKM-je, po privatizon cdo gje qe do te jete nje aset shteteror per qeverine e ardhshme.
    Edhe gjoba prej 100 miljoneshe e gjykates se Strazburgut, vene qeverise shqiptare, eshte lene pikerisht deri ne limit, per ta vene qeverisjen e Edi Rames, ne veshtiresi financiare, ne nje kohe qe gropa e zeze e financave te shtetit, eshte shume e thelle dhe akoma se dime se sa eshte borxhi real i qeverise ndaj te tjereve, si te huaj ashtu dhe biznesit te brendshem.
    Por edhe kete katastrofe shqiptaret do ta kapercejne dhe ishalla zejme mend per here te tjera, qe mos te fusim ne krye, njerez mizore dhe ndyresira si Sali Berisha.

  8. Berlin says:

    Politike e holle kjo mor Edvin Djali qe godet shume larg, por ne pergjithesi politikanve shqiptare i ka dale per huq.

  9. Alb says:

    O Edi Rama, paske lindur per te luftuar tiranet bastard te kesaj toke te bukur!

  10. BESIANA GUSHI says:

    KENGE DASMORESH MES TEQES QE DIGJET

    Te terheqesh karron nga bishti i kalit vetem ne verberi mund te behet realitet. Idea e ketij ragrupimi arkitektesh te bidonvileve te Rio de Zhaneiros, me synimin per tu dhene zgjidhje problemeve qe preokupojne sot vendin tone eshte pa dyshim mendje shkurter e arrogante.
    Ngjyrat, peisazhet, arkitekturat moderne, eshte jashte çdo diskutimi qe bejne pjese ne deshire-pritesine e te gjithe shqiptareve per nje te ardhme me te mire, me dinjitoze me prosperitet, por eshte po aq e vertete qe jashte enderrimeve pikasiane te dordoleceve “ku rafsha mos u vrafsha” qendrojne problemet e papunesise, varferise, mungeses se prodhimeve me elementare brenda vendit ne vend te importimit te tyre, mungesa e shfrytezimit ne vend te gjithe pasurive e burimeve natyrore nen e mbi tokesore, braktisja masive e tokave, terrazave e kodrinave hambaret e nje kohe, xerimi i prodhimeve blegtorale ne favor te importimit te tyre, investimet kriminale ne fushen e transportit, me rrjete rrugesh te ndertuara thjesht per perfitim zgjedhor apo politik, braktisja e plote e sistemit hekurudhor ne favor te atij automobilistik, shitja mafiose e te gjitha pasurive te vendit grupeve mafio-politiko-kriminale, eleminimi i çdo forme te prodhimit industrial si atij te lehte po ashtu atij te rende,e sa e sa te tjera mendoj se jane sot prioriteti i vendit dhe i qeverise qe mori milionshen e votave tona.
    Ndihem e fyer ne emer te te gjithe arkitekteve shqiptare qe po bajpasohen nga figura te panjohura qe i ngjajne me shume nje turme pseudoarkitektesh te deklasuar ne vendet e tyre, ku gjejne me ne fund nje ambjent jo te tyrin ti afroje pune e pagesa marramendethe per idete e tyre menefregiste, megallomane e boshe ne statusin ne te cilin ndodhet vendi yne.
    Nuk mund e nuk duhet te ndertohet e ardhmja e jone me borxhe, sepse kjo eshte rruga qe ka zgjedhur Edi Rama i ngrohur nga Peleshi i “te gjithe rrugeve qe te çojne ne Korçe”.
    Mendjelehtesia, qe ne keto hapat e para, do rizultoje fatale ne nje te ardhme jo te larget ne se vazhdohet te drejtohet vendi me kete mentalitet.
    U dogjem per 23 vjet nga i biri i Shiqere Berishes, nuk duam te pesojme me te mefshet e te pafuqishem, kokeulur e te pergjunjezuar ndaj askujt.
    Qofte edhe Edi Rama e fasirejte e tij Tahiri, Fuga, Peleshi e Kodheli, pa harruar blerjen me te fundit Goebbels-in Sandro Lleshi.

    1. jo me skllav says:

      Besiana,
      E filloni komentin tuaj duke u ankuar se je anashkaluar si profesioniste dhe e perfundon si peng e politikes se rendomte te parasharjes per ate qe nuk eshte kryer akoma dhe ndaj atyre qe akoma s’kane marre karriket.
      Duhet te pranojme, une do thosha pa shume debate dy fakte te asaj qe ka ndodhur dhe qe po ndodh;
      1) Shkaterrimi i natyres shqiptare nga ndertimet abusive si me leje ashtu edhe pa leje. Kur them abusive dhe me leje, ti duhet ta kuptosh shume mire per c’fare e kam fjalen. Jane ndertime masive qe kane rrezikur egzistencen e mikroklimes ne Shqiperi , me ate mikroklime qe ka qene krenari dhe pasuri kombetare. Nga ana tjeter keto ndertime rrezikohen nga vete e rrezikuara, natyra. Si profesioniste, ti duhet ta dish, qe s’mund te ecesh kunder saj, por te ecesh me te dhe ta kuptosh ate.
      2) Maxhoranca qe vjen, e ka filluar punen pa ulur ne karrike. Une mendoj se kjo eshte nje risi, dhe nuk mendoj se eshte per mode. Shqiperia ka nevoje te kryeje operacione te medha, per gjerat qe jane bere mbrapsht. Per kete votuan shqiptaret, jo per gallate. Maxhoranca e re duket shume serioze ne testimin e opinionit publik, dhe jo vetem te atyre qe e votuan (shiko si po reagojne edhe hijet e mo¢me, ata qe provuan c’do me thene te abuzosh me besimin e nje populli)
      A eshte kjo rruga me mire te filluar nje qeverisje? Une nuk e them dot, por me siguri eshte shume me ndryshe nga qeverisjet e meparshme qe ishin thjesht perzierje komunisto-anarkike dhe pak demokraci. Shqiperia do nje shtet qe te bej reformat dhe nje popull qe te marre pergjegjesine e tij.
      A do kete kjo maxhorance forcen dhe deshiren e vazhdueshme per te bere realitet ato c’ka thone….kjo eshte per pare dhe jetuar.

      1. nardi says:

        Shqiperia ka nevoje te kryeje operacione te medha, per gjerat qe jane bere mbrapsht. Per kete votuan shqiptaret, jo per gallate.

        Shqiptaret votuan pasi ishin te lodhur nga krimi dhe korrupsioni ne pushtet, votuan pasi ishin teper te varfer per te paguar gjobat e mafies ne fuqi, votuan sepse duan te shohin denimin me te madh per ata qe tradhetuan betimin se do ti sherbenin me nder…populli votoi se kerkon permbysjen rrenjesore te ketij sistemi anarkik ne fuqi.

        vetem keshtu mund ti kthesh besimin popullit!!!!!!!!!!!!!

      2. BESIANA GUSHI says:

        E para lexo mire se une nuk jam arkitekte, u bere zedhenese e tyre per ti dhene ate rendesi qe Edi me kete ragrupim ja mohoi.
        Te flasesh per mikroklimen e ndryshuar nga ndertimet me e pa leje, nese i referohesh godinave kane shume pak influence. Ndersa nese i referohesh liçencave per HEC-et ato ndryshojne ne menyre radikale mikrklimen, siç ka ndodhur pas ndertimit te kaskades se Drinit qe solli ne vite nje zbutje te klimes e per pasoje edhe shkrirjen me te shpejtew te debores ne alpe.
        Une e di qe jane edhe 20 dite qe duhet te presim te fameshmin program te qeverise se Rilindjes per 300 ditet.
        Une pastaj nuk le menjane askend e perdora fjalen bajpas per te evituar “anashkalimin” qe eshte bere simbol i idjoteve politikushe duke e perdorur ate ne çdo ore te dites e te nates.

    2. Fredi says:

      Per zontin BESIANA GUSHI

      Po ti prit bre burre, ke duru SALI Leshin 20 vjete e s’po duron EDIN 20 dite? Boll inatçi e cmirrzi i keq qenke. Shpresoj qe te kete sa me pak shqiptare si puna jote.

      1. BESIANA GUSHI says:

        Fredi je i ftohur nga te nxehtit e madh e nuk di te gjesh as vrimen e çelesit te stalles se lopenve ku han, dhitesh e ben “politike” mes spurdhjakeve te tu gjysme kafshe e gjysme gjithnje kafshe.
        Per tu freskuar pak ne se nuk ke uje afer apo te tjera menyra, veri dy duart ne toke e ngrihu ne vertikale keshtu qe kur te shurrosh te kalon te nxehtit me vetprodhim.

  11. karlzajsjena says:

    ORE JU T’KOSOVES!!!!!BERISHA E KREU PUNEN E TIJE.MJAFT……RAMA ESHTE E ARDHMJA E SHQIPERISE DHE MBAR KOMBIT!TA LEME TE PUNOJE!!!!!!!!!MBAS 8 VITESH,FLASIM PRAPE.TUNG

  12. erla says:

    Bravo Rama!Nuk mund te ecet me politikat konfuze,sabotatore te Berishes.Shqiperia duhet te ruaje bukurine e natyralitetin qe nga alpet e Valbona e deri ne plazhet fantastike te bregdetit.Nuk mund te mendojme me per vendin si te pa kulturuar,por si zvicerane,te pakten qeveria e njerezit pergjegjes.Edi,prishi “klubet” e trotuareve anes rrugeve ku therret mishi i gjalle,mos ndertoni ne Theth e Valbone pallate naftetaresh e minatoresh,ruani bukurine e fushave fantastike te vendit,rigjalleroni e u ktheni bukurine lumenjve,pyjeve….

  13. bjordi says:

    besoj se Edi rama do ti beje realitet ato qe ka thene, dhe duhet ta leme pas kohen e sali vicidolit.

  14. gjon says:

    Dua te besoje per nje te ardhme me te mire nen Drejtimin e EDI RAMES.Transparenca me te cilen po ecen me ben Optimist.Le te shpresojme…..

  15. xhepeto says:

    KE JASHTEZAKONJSHT TE DREJTE Z. RAMA, DHE KJO BARRE PER T’I NDREQUR GJERAT JU RA JUVE POR POPULLI KA BESIM.

    VETEM SE GJERAT NUK NDREQEN PO NUK DESHKOVE KRIMINELET QE E KATANDISEN VENDIN NE KETE GJENDJE.

  16. al says:

    INISIATIVA ESHTE SHUME POZITIVE ,TREGON SERIOZITETIN PER QEVERISJEN E ARDHESHME. NUK KA SHQIPTAR, PATRIOT DHE TE NDERSHEM TE MOS DOJE QE NE TE KEMI SHTET, QE TE UDHEHEQI POPULLIN E TIJ DREJT RREGULLIT ,TE BUKURES DHE MIREQENIES. VETE VOTA E SOVRANIT TREGON SE SHQIPTARI DUHET TE HARROJE 23 VITET E RRUMPALES,[ KETU FUS TE MAJTE E TE DJATHTE] DHE TE SHFRYTEZOJME ME NIKOQIRLLEK BUKURITE E SHQIPERISE, QE NA KA DHURUAR ZOTI. DERI TANI SHQIPERIA ISHTE NJI SHTET WEST KU KAUBOJSIT E FORTE, DHE ME SUPORT POLITIK U BEN PRONAR ,BISNESMEN DHE INELEKTUALET E NDERSHEM I HODHEN NE NJE CEP. SHTETIN NUK E BEJNE HALABAKET POR ELITA INTELEKTUALE QE SE FUNDI DUHET TE ANGAZHOHET NE NDRYSHIMET RADIKALE TE SHQIPERISE. DERI TANI, PUSHT- TETARET E RROPEN KETE VEND, SIKUR TE ISHTE PRONE E BABES SE TYRE. MJAFT MA.

  17. ASTRIT says:

    AJO QE THOTE @SILVA ESHTE E VERTETE POR RFORMAT RRADIKALISTE KERKOJNE NEREZ RADIKALISTE,SHPRESOJ QE EDI DO TI GJEJE KETA NJEREZ,UNE SI QYTETAR I VENDIT TIM DO TE JAP KONTRIBUTIN TIM ME C,TE MUNDEM.

    SUKSESE QEVERISE SE RE.

  18. populli says:

    ndryshimi fillon kur te hapen dosjet e saliut dhe bandes se tij kriminale.

  19. deni says:

    populli — 26 Gusht, 2013 në 4:12 pm, O Popull Gjysmen e bandes e ke ne qeverri qe quhet Lsi banda me e rrezikeshme kriminal-katunare apo harrove,u vrane 4 baballare per bllokun e Like hajdutit apo harrove. Ne nuk harrojme.

  20. Mondi says:

    Zoti Rama ne qoft se nuk keni marveshje te padukshne veri para drejtesise te mbetesh ne histori te puthi doren populli jo te mallkoj.

  21. lili says:

    Ishallah vazhdon me qendresen e tij kunder pallatizimit te shqiperise…

  22. kel ukaj says:

    Shqiptaret nuk duhet te presin mrekulli nga Edi Rama. Menyra si flet dhe i trajton problemet eshte si nata me diten me Sali QENIN. Ne nuk duhet ta vleresojme nga fjalet po nga veprat. Situata qe eshte ne shqiperi per te vleresuar punen e Edi Rames duhet te pakten nje vit.

  23. Ali says:

    I nderuar Z.Edi Rama keto qe i quan gjera te medha dhe emergjente mire ben qe mendon ti ndryshoh e te punosh per to.Por keto duhen bere pasi te ulesh e te shohesh se a ka gje ne tryezat e shqiptareve.Duhet te zgjidhesh hallet qe i shikon ne dukje te vogla per ne.Na ndihmo per te perditshmen e pastaj shiko per me lart apo per gjera te medhaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje