Cana siguron: Jam mirë

27 Gusht 2013, 17:23Sport TEMA

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ka qetësuar të gjithë pas kryerjes se vizitave mjekësore. Mbrojtësi u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se do të provojë të jetë në fushë të shtunën përballë Juventusit.

“Jam mirë, nuk kam asnjë tërheqje, do të provoj të jem kundër Juventusit”, u shpreh 30-vjeçari për mediat italiane.

Mjeku i Lacios, Lovati, u shpreh për “Lacio Style Chanel” se Cana do të qëndrojë dy ditë pushim për t’u vënë të tentuar të enjten rikuperimin për sfidën e të shtunës.

“Cana nuk ka asnjë tërheqje muskulore, kështu që gjithçka është e qetë. Sot dhe nesër do të qëndrojë pushim, të enjten do të provojmë ta vendosim në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së shtunës. Duke e njohur duhet të them se nuk tërhiqet asnjëherë, kështu që zëvendësimi tij na kishte bërë të mendonim për diçka të rëndësishme. Ekzaminimet nuk kanë treguar asnjë problem dhe ka mundësi të mira që të luajë të shtunën”, citon “Asport.info” mjekun lacial.

Ky është lajm i mirë edhe për Xhani De Biazin, i cili do ta ketë “luftëtarin” në dispozicion për ndeshjet në Slloveni dhe Islandë më 6 dhe 10 shtator.

11 komente në “Cana siguron: Jam mirë”

  1. shqiptar says:

    KUJT I PLASI SHKO SHIT VERE SE KEMI PLOT CUNA TE RINJ !!!

    1. tripi says:

      @shqiptar: ti je nje anonym I mjere dhe ai eshte heroi kombetar zemerluan Lorik Cana I madh. Per vemjet krimba si ty nuk I plas njeriu kurse Lorikun e kemi zemer.

    2. DEFEKT TEKNIK-rifillojme se shpejti says:

      po je ti shqiptar,!!,,UNE JAM LADY GAGA

      Ose je 300 eurosh

  2. raimondi says:

    Shume mire Cana ! Te Uroj sherim te shpejte

    Kujdes me Sllovenine , se aty tek qendra e kemi pesuar gjithmone

    Ndaj ji vigjelent

  3. gentian says:

    shqiptar nuk po te shaj per emirn qe ke! Respekt per Lojtarin e Madhe te Kombetares e Patriotin e Flakte Lorik Cana!

  4. rb says:

    Kete une e quaj nje sihariq. Bukur mire Cana.

  5. Si i thote vetes shqipetar e mohon vlerat kombetare.
    Lorik Cana i ka kaluar kufijte e familjes ,ai eshte nje vlere kombetare ,kush se kupton eshte me e pakta injorant,ose ndonje tip”….Matoshi”qe sja permend dot emrin se eshte i nje kreshniku shqipetar…e ai e ndot…Ne e ndiejme veten krenar per Lorikun ,kudo ndodhemi…Sa mire do ishte te kish Shqiperia djem te tjere me vlerat e tij….

  6. Ajduti says:

    Thash une qe do lozi pa tjeter

  7. +10 says:

    Forca djema, na nderoni.

  8. emilio says:

    mund te jete patriot por pak si k4r me duket mua nga trute. Te gjitha intervistat bajate dhe sikur degjon nje 12 vjecar.

  9. GERTI says:

    ik o lorik bej çiçin se na kenaqe duket sikur ben grusht ne fushe dhe jo sikur luan futboll te ishe kaq i mire ti nuk ti jepte duart franca dhe tashti po bredh sa andej ketej si pordha neper breke edhe ai batakçiu babai jot ppppfffff njerez koti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje