Fenomeni i dhunës në familje këtë herë prek edhe personat invalidë. Kjo është historia e 23-vjecares nga Lushnja Majlinda Deneku, e cila ka lindur me deformime fizike dhe është vetëm 1 metër e 35 centimetra. 23-vjecarja denoncon dhunën nga babai i saj dhe i vëllai madje ajo shprehet se është dëbuar disa herë nga shtëpia. Ajo rrëfen se është fshehur nga babai dhe vëllai që ushtrojnë dhunë mbi të dhe prej një muaji fle në një mullar ndërsa mbështetje ka vetëm nënën e saj, e cila kujdeset për ta ushqyer.
“Dhunohem nga babai dhe vëllai. Më lidhin duart me këmbë dhe me tel dhe me dhunojnë. Më kanë larguar nga shtëpia, afërsisht një muaj. Unë rri përjashtga në mullar të barit, aty flë”, rrëfen 23-vjecarja.
Historia e dhimbshme e Majlindës nis që në lindje të saj. Ajo ka lindur 900 gram dhe që e vogël ka pasur probleme me gjymtyrët. Qeveria shqiptare e ka dërguar atë në Austri ku i është nënshtruar 16 operacioneve, por nuk ka mundur të përmirësohet.
Sot ajo ka statusin e invalides, për të cilën përfiton edhe një shumë prej 9500 lekësh.
Sipas saj, shkak i dhunës është bërë pikërisht kjo shumë, të cilën prej dy muajsh nuk e ka marrë dhe familjarët e saj, kanë nisur të ushtrojnë dhunë mbi të. Ajo shton se me këto para 5 anëtarët e familjes të gjithë të papunë, më këtë shumë të hollash mbanin frymën. Situata në të cilën ndodhet, e ka detyruar atë të bëjë edhe denoncim në komisariatin e Lushnjes duke kërkuar mbrojtje, por kjo e fundit nuk ka reaguar.
“Arsyeja është se pensioni ka dy muaj pa ardhur, ata më kanë dhunuar dhe më kanë lënë 24 orë pa ngrënë për arsye se nuk ka ardhur pensioni. Dhe jam nxjerrë jashtë nga shtëpia vëllai dhe babi”, thotë Majlinda për “News 24”.
Situata në të cilën ndodhet e kanë detyruar të bëjë denoncim edhe ne Komisariatin e Lushnjes duke kërkuar mbrojtje, por kjo e fundit nuk ka reaguar.
“Kam bërë denoncim por policia nuk më ka mbështetur madje më ka shtyrë. Derisa kam takuar Prokurorin, gjykatësen dhe nënprefektin e Lushnjes zotin Florjan Danaj të cilën e falënderoj për mbështetjen që më ka dhënë”, theksoi Mjalinda.
Në këto kushte 23-vjeçarja kërkon që shteti të ndërhyjë, dukë i dhënë atë shumë parash të destinuar për të si invalide dhe ta shpëtojë atë nga një fat mjeran në të cilin ndodhet, që tashmë i është shtuar edhe dhuna e familjes.
“ I lutem shtetit të më ndihmoje, jam në mes të katër rrugëve nëse shteti nuk merr masa do të vetëflijohem”, paralajmëron 23-vjecarja.
23-vjeçarja nga Lushnja tregon edhe për njohjen e saj me një djalë, lidhje të cilën dëshiron të vazhdojë gjatë, por që sipas saj familja është bërë sërish pengesë
O Zot o Zot ku je per kete vajze?Cfare te bej e shkreta si te shpetoje nga kafshet qe e rrethojne ne familjen e saj? A mund te quhet baba nje animal I tille? Cfare policie eshte kjo qe nuk mbron nje njeri qe ka nevoje per ndihme dhe mbrojtje? Qeveria e re ta marre dhe ta strehoje dhe mbroje kete vajze.
BARBARET e sjell Rishtas nga Osmanllinjte e banojne sot kete vend. eshte Zhduk Rraca e paster Iliro/Arberore. Ketu sot asgje nuk ben me pershtypje. Barbarizma eshte bere Pjes Normale e jetes.
sa histori e dhimbeshme ,por edhe te ben te mendosh se si eshte katandisur shoqeria shqipetare ,pa shtet ne kuptimin e plote te fjales pastaj per familjen e cila eshte e tera ne depresion mungojne komplet istitucionet nga baza ai lokal e deri ne qender ku qeverisin zuzaret se nuk ka mundesi qe qindra familje te vuajne ne varferi absolute pa shprese fare ,per pune ,mjekim ,arsim. pastaj qe mungojne gjerat kryesore per jeten uji ,shtepia ushqimi i mjaftushem ,nje qeveri qe nuk interesohet edhe per qytetarin me te thjeshte nuk meriton te jete asnje dite ne pushtet
Mos ndoshta dhuna është sepse ke bërë lidhje me atë djalin që të do për bukurinë tënde….!?
ky koment vetem nga nje saliqene si ty mund te behen mira…
Ore sky paloçoja! Cili djalë dashuron një femër të tillë…..!? Ajo të paktën duhet të sterilizohet, siç bën dhe bota! Kjo nuk duhet të lindë fëmijë ….!
Ty Mira a te ka thene kush se je idiote, apo akoma jo?
Mira jam un ajo invalidja do te bej nje denoncim dhe ty idjote
TE PUNOJN FAMILJA ..PER TY MOJ VAJZE ME VJEN SHUME KEQ …PO TE KISHTE VENDI YNE INSITUTE SI KA BOTA TE JETOJE DHE TI SI GJITHE INVALIDET E BOTES..POR KAME NJE SYGJERIM PER CDO NJERI NE QOFTE SE DO TE PUNOJE KUR JETOJN NE FSHAT ..KA SHUME PER TE BERE VETEN ME DISA TE ARDHURA ,SI PSH, TOKEN MUND TA PUNOJN TI SJELLI DISA ZARZAVATE DHE PEME TE MBJELLURA ..PO NJE E ME DY JEMI PA PUNE DY DHI NJA DY PULA NUK MUND TI KENE FSHATARET TONE ..ME MIRE S ENE QYTET JETOHET ..PO TE KESH DY PARE MEND DHE TE JESH PUNTOR ..JU MOR NJEREZ SE DONI PUNEN NUK MUND TE SJELLI DEMOKRACIA JUAJ PUNE E JU TE RRINI ………..
E tmerrshme…Cfare jane keto mostra???Burra i thone vetes keta plehra qe presin te hane pensionin e invalides?Ky eshte lajmi me i tmerrshem qe kam lexuar prej shume kohesh.Po vrisni veten ore baba,vella,mos i rendoni tokes dhe invalides.Ptu rrace e poshter.S’e kisha dit qe mund te jemi kaq te lige.
te jete i vertete ky lajm???? atehere jemi kthyer ne kafshe!!!
Makaber e vertete njerez pa shpirt qe per nje shume te hollash torturojne kete vajze edhe pse eshte gjaku i tyre.Ku jemi katandisur si popull,perveç lekut sduam tja dime me as per familje pa le me te flasesh per humanizem.Qenkemi me te vertete njerez pa shpirt dhe popull pa dinjitet , baballaret dhe nenat tona te shumevuajtura ne diktature kane qene me te vertete njerez humane dhe te civilizuar po ta shikosh se me sa ngrohtesi dhe respekt na kane ritur edhe pse ne shume raste duke hequr buken nga goja e tyre.Kerkuam demokraci si komb,por me çfare shihet demokracia nuk i beka mire atij populli ku pjesa me e madhe ka humbur çdo vlere njerezorz duke u kthyer ne kafshe.
Per fat te keq ne SHqipetaret kemi nji difekte shume te madhe,na mungo HUMANIZMI,sherbimi social eshte zero!
Per nder jane bere edhe lushnjaret trima. Dikur kishin frike edhe nga lepuri por sot te marrin para….edhe nje femer invalide po te jete, jo me te tjeret. Nuk njohin frike!
mirdita.e lexova artikullin e gazetes tema dhe jam i pari qe komentoj.ne pergjithesi i lexoj komentet e te tjereve por si ka mundesi ne nje artikull kaq human kaq i dhimbshem nuk ka komente …… cfar kerkoni oooooo shqiptar ,oooooooo komentues ndo nje fjal per partite apo sala – rama qe te komentoni .sa popull i poshter dhe pa dinjitet qe jemi kur nuk kemi as me te voglin preokupim per personat qe vuajne.nese dikush do te shaje qeverine ,do ti them sic ka thene dikush me i mencur se un ,cdo popull meriton qeverine qe ka.
regjisoret holivudian duhet patjeter te vizitojn shqiperin kur ju mungojn fantaziat e filmave horror ketu i gjen ne realitet turp turp turp
Drite Drite Drite kemi shume nevoje per Drite .urrejtja na ka verbuar sa nuk shikojme dot as te afermit.Nga kjo verberi ka marre gjithe populli yne dhe Drita e ZOTIT ka mbetur vetm brenda mureve te kishes e xhamize dhe shteti shqiptare egzistone vetem brenda ministive te tij , a thua se ky popull perbehet vetem nga pakica nderkombtare ku secili shtet te marre ne mbrojtje shtetasit e vete .mjerimi ne Europe flet shqip dhe Europa nuk kopton gjuhen tone
Ju falenderoj per komentet e mira qe me keni cuar faleminderit