Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin tënd në telefonin celular,një tendencë që Charlene de Guzman e ka vënë në dukje në një film të shkurtër.
Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj “I Forgot My Phone” se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit.
“Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram”, shkruan de Guzman në blogun e saj.
Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën. P.K
Te drejte ke ,njerzit kane marre mbrapsh me teknollogjine.E keqja eshte se nuk po i perdorim ne,po na perdorin ata..
@roni
fatkeqesisht ke te drejt :/
Ky eshte rasti me flagrant i keqperdorimit te teknologjise:
http://bit.ly/12PjidR
te gjithe mund te komentoje kete gje por shqiptaret jo,se ne jemi te paret te papare qe skemi buke dhe blejme iphone
prandaj i komentojme ,se na djeg….
Sot cdo gje eshte aq e digjitalizuar sa qe jeta offline ka mbaruar.
dhe ne qe komentojme ketu e vertetojme me se miri ?
Skena te perditeshme: cifti i bashkeshorteve qe duket qarte se nuk e duan njeri-tjetrin, por rrine ulur ne kafen e supermaketit duke “lundruar” ne internet. Po komunikimi njerezor ku eshte?