Zbrazet arka e Ministrisë së Shëndetësisë, 3 milion dollarë tendera

30 Gusht 2013, 08:33Politika TEMA

Këshilli i Ministrave përmes një vendimi që mban datën 16 gusht 2013, ka lejuar Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë procedurat e prokurimit, të cilat kapin vlerën e rreth 3 milionë dollarëve.

Vendimi, i cili është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, paraqet me detaje të gjithë tenderat që duhet të zhvillohen nga ministria në ikje, ndërkohë që ka hyrë në fuqi që në momentin e miratimit.

Vlera e tenderave kap shifrën e 276.268.529 lekëve të reja ose rreth 3 miliardë lekëve të vjetra.

Ndonëse kur erdhi në krye të MSH-së, ministri Halim Kosova akuzoi dhe kritikoi paraardhësit e tij se kishin zhvilluar 1 miliard lekë tendera brenda një nate, duket se shifra po sfidohet, duke u trefishuar.

Procedurat e prokurimit që duhet të zhvillohen janë planifikuar për investime në spitalet e Tiranës dhe në rrethe.

12 komente në “Zbrazet arka e Ministrisë së Shëndetësisë, 3 milion dollarë tendera”

  1. e verteta says:

    i befshin ilace per femijet e tyre o zot.

    1. mira says:

      Të hetohet nga “Rilindasit” !

  2. Ariu says:

    Po cdo more i nderuar Halim qe bie viktime e Saliut,ti je aq i zoti sa qe sja ke nevojen as saliut e as nje tjetri. Ne dime qe ke shume fije qe te cojne ne corben e tije, por jo qe ti te shkosh me kembet e tua e te biesh brenda, nqs eshte e vertete per keto qe po thuhen drejtesia duhet te veproje me forcen e ligjit.

    1. Epirioti II says:

      Halim Kosova vetem doktor i zoti nuk eshte. Ai thjesht eshte nje doktor medioker (si dhjetra te tjere) por marketues shume i zoti, qe me nje shkathtesi per tu admiruar krijoi mitin e doktorit te madh.

      Por cdo genjeshtre i dalin kembet nje dite. Dhe Halimit i filloi tatpjeta ne biznes qe i hyri politikes. Historite e grave te zhgenjyera nga Halimi, tashme jane nje realitet i madh.

  3. Ariu says:

    Po cdo more i nderuar Halim qe bie viktime e Saliut,ti je aq i zoti sa qe sja ke nevojen as saliut e as nje tjetri. Ne dime qe ke shume fije qe te cojne ne corben e tije, por jo qe ti te shkosh me kembet e tua e te biesh brenda, nqs eshte e vertete per keto qe po thuhen drejtesia duhet te veproje me forcen e ligjit.d

  4. LUANI says:

    3 MILION EURO TENDER DHE NE SPITALE NUK GJEN DOT NJE PARACETOMOL…LITARIN PER KETA MONSTRA,PER KETA GJAKPIRES,,,I BEFSHIN ILACE PER FAMILJET E TYRE

  5. alban4eva says:

    asnje cudi deri tani nga qeveria ne ikje. problemet do te vijne me vone per qveerine e re, a do ti fuse pas hekurave keta mbeturina qe kane vjedhur dhe vrare?? ky eshte problemi i vertete. sepse me pislliqet e ketyre kermave u mesuam tashme..!!

  6. artan says:

    Ohh eshte shume babaxhan ky Halim Kosova…degjoheni flet si tirans I vjeter.Me shume mund e perpjekje ka ndertuar dhe kliniken e vet,si dhe me perkushtim te madh punon dhe ne maternitet.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Fatura fiktive.
    Asnje ilaç nuk do kete ne spitalet tona.
    Leket jane vjedhur !

  8. sonila says:

    aman se na habitet..me cfare perkushtimi punoka ky doktori i madh ne maternitet?apo ngaqe ka dhoma personale atje?per klientet e klinikes se vete?cfare ka bere ky pervecse ka vjedhur pa mase?

  9. justicia says:

    Pas dates 6 shtator do te publikohen gjith dallaveret qe kane bere keta kriminele.
    Halim Kosova, Helidon Bushati dhe z. Kraja qe nuk la vend pa vjedhur.
    Dosja po behet gati per publikun dhe prokurorine.
    Nuk ka vjedhje vetem tek ilacet. Kjo eshte java e sulmit qe me mendjen e tyre do mbyllin gjith hajdutlleqet e bera.
    Gati jane padite dhe incizimet per te gjith presionet qe keta mostra i bejne stafit te tyre per te firmosur ne kembim te mbajtjes ne pune…..
    Duke patur statusin e deputetit kosoves dhe bushatit ju duket vetja te paprekshem kurse kraja eshte mesuar me prokurorine…..
    Se shpejti do te kenaqet publiku me keta mostra

  10. ScaeanGate says:

    Personalisht nuk preferoj te merrem me Halimin pasi realisht ka qene ministri me i “mjaftueshem” krahasuar me 5 ministrat e fundit.Ky eshte mendimi im.

    Ne te ardhmen duhet te ndryshojne keto per te rilindur shendetesia:

    Hemodializa gropa me e zeze e shendetesise te tenderohet si mallra dhe jo si sherbim me konkurence ku te fitoj me i zoti dhe oferta me e mire/lire.
    Gjate 8 viteve te fundit ka qene nje farse e madhe loja e Biometric( financues te fondacioni i femijeve)dhe Montal(Skender Lufi Vellai i Agron Lufit).

    Te vezhgohen me kamera magazinat e spitaleve ku mallrat te dorezohen korrekt dhe te mos kete rrjedhje apo abuzime me specifikimet e furnizuara.Te penalizohen rende hajdutet dhe rishitesit e produkteve spitalore.

    Sigurisht qe edhe firmat e Petrit Vargut kane te drejte te operojne ne treg qofte me Saer qofte me Fortune apo edhe emra te tjere por e rendesishme eshte qe te furnizoj pajisje te reja dhe jo Philips re-furbished si ka bere ne te shkuaren.

    Te zgjidhet sherbimi i Laboratorit me pajisje te hapura ku te gjithe mund te ofrojne dhe jo me pajisjet e Janit(Abbot) apo Vasilit (roche) apo ndonje tjetri.
    Te evitohen pajisjet qe punojne vetem me te konsumueshme te nje firme ne bote.

    Te perjashtohen nga tenderat firmat qe nuk kane realizuar kontratat pasi ne kete menyre eshte vrare konkurenca pasi artikujve te padorezuar qe realisht(kane vlere blerje te larte)dhe per me teper mosdorezimi ka demtuar ecurine e punes ne institucionet shendetesore u vihet vlere e vogel ne faturim dhe ne kete menyre realizohet nje vjedhje e madhe.

    Te vleresohet cilesia pasi shendeti nuk ka re-play.
    Te ngrihet nje zyre per rregjistrimin e pajisjeve mjekesore ku te kontrollohet/filtrohet cilesia e produkteve mjekesore dhe kryesisht asaj kategorie qe vendoset/implantohet ne trup.

    Te likujdohen faturat per detyrimet ndaj te treteve me rradhe duke respektuar daten e leshimit me operatoret qofte farmaceutik ashtu edhe mjekesor ne menyre qe presioni per marrjen e % per likujdimin e fatures te mos pengoje levrimin e mallrave dhe mohoje sherbimin shendetesor.
    Te mos kete perparesi Intermed, Omegafarma, LSI, PD, PS, X, Y se u merzitem na ka ardhur shpirti ne maje te hundes por te respektohet kontrata dhe ligji… por realisht dhe jo me fjale alla SALI.

    Te kete BARAZI – tingellon utopi por gjithsesi kjo duhet.

    haha nuk thashe ndonje gje te re..

    Realisht shpresoj te snobizmi i Edit ..Te shohim.. A do te jete i vecante edhe si Kryeminister ashtu si eshte ne shije?..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje