TemA TV/ Tjetër vrasje brenda pak orësh, ekzekutohet një person në Bulqizë (VIDEO)

2 Shtator 2013, 11:48Sociale TEMA
TemA TV/ Tjetër vrasje brenda pak orësh, ekzekutohet një person

Biznesi i kromit vazhdon të shkaktojë viktima në qytetin e Bulqizës. Përplasja mes bandave që sundojnë galeritë e nëndheshme mendohet se të jetë  motivi i ekzekutimit të Qerim Markut në qendër të qytetit.

Nga ky atentat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, 60-vjeçari Semi Ismaili, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në momentin e krimit viktima ishte duke kaluar në afërsi të një servisi makinash, ku kishte ndaluar një makinë e llojit Benz, ngjyrë e kuqe.

Sapo ka identifikuar Qerim Markun, një djalë ka dalë me shpejtësi dhe ka hapur zjarr.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se vrasja e Markut është e lidhur me konkurrencën e biznesit të kromit.

Nga blutë dyshohet se Qerim Marku ka qenë në shënjestër që prej muajit shkurt, ku pati një përplasje të armatosur mes dy bandash për kromin.

Sipas policisë vrasja mund të ketë motiv kontrollin e kromit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Qerim Marku kontrollonte biznesin e tij me telefon nga banesa, pasi kishte frikën e një atentati.

Disa muaj më parë, në shkurt të 2013 në qendër të qytetit pati një shkëmbim zjarri mes bandave të kromit e mendohet se objektiv i këtij shkëmbimi zjarri të ketë qenë vetë Marku.

Nga shkëmbimi i zjarrit më 29 shkurt 2013 nuk pati të lënduar. Burimet bëjnë të ditur se autorët ishin vënë në vëzhgim të tij dhe e ekzekutuan rreth 100 metra larg pallatit ku banonte, pranë spitalit rajonal.

Nga ana e bluve ende nuk është ndërtuar një identikit i saktë rreth autorit të krimit, ndërsa janë marrë në pyetje dëshmitarët okularë të ngjarjes, të cilët kanë treguar me detaje momentin e vrasjes.

Ndërkohë që janë ngritur postblloqe në gjithë zonën, si dhe janë marrë në pyetje persona me të cilët viktima ka pasur konflikte.

14 komente në “TemA TV/ Tjetër vrasje brenda pak orësh, ekzekutohet një person në Bulqizë (VIDEO)”

  1. i pjell vet sistemi says:

    I pjell vet sistemi kapitalist keto krime …sistemi borgjez …ai sistem qe fliste I madhi Enver Hoxha dite dhe nate ….. deri sa te egzistoj sistemi borgjez krimet do vazhdojne bile me intensitet me te madh … nuk zhduken krimet se eshte vet sistemi I tille qe I pjell… po nejse kush kuptoj kuptoj ..

    1. tani says:

      Po ne vendet e tjera qe kane demokraci keshtu vriten?Jo o zoteri se e ke gabim,ai sistem dhe keq qeverrisja e ketyre viteve e ka fajin,ok jemi popull pak i egerr,po nese punohet me shume nga policia dhe numri i vrasjeve do te ulet.Si te mos kete krime kur vete kokat qe udheheqin jane hajdut,te korruptuar,kriminele,njerez qe u pelqen te kene ngjitur servilat dhe per kete ka qene populli fajtore,qe ka pranuar te udheheqet nga mafioze.Komunizmi te mban te izoluar zoteri dhe te le mbrapa nga bota,ne e kaluam dhe nuk duhet ta shohim kurre si zgjidhje problemesh..

  2. juliano says:

    ALBANISTAN HESAPI POPULL I PRAPAMBETUR

  3. bugazi says:

    qfare po ndodhe ne shqiperin tone vrasje vrasje dhe vetem vrasje per qdo dite e me shpeshe ,nalnu pak dhe mendoni se ku na qon krejt kjo shpresojm se nuk do te degjojm me kso lloj tmerri.

  4. Sherifi says:

    Pse nuk pjell sistemi kapitalist, të tilla vrasje makabre dhe aq të shumta në numër, edhe në vende të tjera Evropiane…??? Apo vendet e tjera nuk janë kapitaliste…!!!

  5. Po ti juljan .ku ron apo ku egziston .apo nuk je shqiptar qe shprehesh ne ke te fjalor per vendin”tent”nuk ka fajet vendi por pushteti. Por do ishte mir te ishte regjimi i ENVERIT per plera si puna jote qe te shkerthente nenen e moteren.rop gjir se ti dojesh ndonje kopil grl apo serb qe flet me ato fjal pe atdheun .ushoft farajote teri ne femija ne barkun e te jemes .o far e keqe e vendit qe gezojeni me vuajtjet e shkatrimin vendit e nxirni nga goja vetm helm .

  6. Apaketac says:

    Mbas nje fundjave te lodhshme me qejfe ekstravagante dhe pak perverte ne pabe e diskoteka plazhi, fillon e hena me nje intesitet pune te plote.
    Kthehet nje gurrmaz raki qe te ziej pak mllefi dhe urrejtja dhe behen gati armet. Kafja pihet tek lokali!
    Celulari fillon e bije pa pushim..koleget e punes therresin per kafe.
    Del menjeher nga dera duke rrembyer celesat e makines dhe pa e rruajtur fare se ca ben gruaja dhe femijet.
    -gruaja pyet: Ku do vesh?
    -do laj benxin i thote burri.

    Kurse diku ne bote.

    Ora esht 6 e mengjesit. Burri dhe gruaja ngrihen nga zilja e alarmit. Lahen pin kafen qe behen nderkohe dhe mbasi i thon njeri- tjetrit mirupafshim nisen pe ne pune.
    Me ato para qe do fitojne do paguajne kredine 30 vjecare te shtepise,shkollen e femijeve dhe taksa.
    Nje gabim i vogel si nje gjobe psh…do te kushtoj diten e punes.
    Gabime qe te cojne ne burg as qe te shkojne nder mend!

    Ul koken dhe hapat e shpejte kecasin ne tortuar..te gjithe nxitojne per ne pune…..

  7. anonim says:

    poshte enveri perpara per vrasje

  8. shqiptar says:

    sherif kush te tha ty qe nuk vriten ne europe edhe amerike.ne usa vriten perdite dhe me shifra alarmante edhe ne europe vriten po media nuk u jep kaq rendesi sa tek ne kronikes se zeze.
    europianet disa shtete ne pergjithesi skane pasur gjithe keto krime sepse kane pasurkoloni dhe kane vjedhur aq pasuri sa kane jetuar te qete.vjedhin gjysemn e botes prandaj krimet ajen me pak po prape me gjithe ate psuri qe kane sduhet te ndodhnin.

  9. berati-KOSOVE-germony says:

    Me vjen shume keq nga disa komentus ketu qe mundohen ti arytojn ketu vrajse qe po ndodhin ne Sqiperi vrasjet mundesh mi arsytu thjesht me pak fjal qe ska rend dhe ligj dhe as gje tjeter mos beni krahasime me as ni vend te europes se ne EU nuk kom pa e as degju te ktilla skena krimi.

  10. tani says:

    Apaketac, ky eshte ndryshimi

  11. Drejtimi Paditur says:

    Po t’i referohemi ngjarjeve te koheve e fundit vihet re nje rritje e jashtezakonshme e krimeve te renda, ku nder te tjera vrasjet, te cilat kane kapur shifra teper alarmante, duket se kane dale terresisht jashte kontrollit. Asnjehere numri i tyre nuk ka qene me i larte se ne ditet e sotme.

    Ata qe duhet te jene ne krye te detyres, pra “mbrojtes te rendit”, duket se kane kohe qe kane braktisur vendet e tyre te punes dhe po mundohen gjejne menyren per t’u larguar ne “drejtime te paditura… njelloj si dhe autoret e krimeve”.

    Po te kishin te benin me disa nga ata kuqaloshet e ndershem e te zote te viteve te shkuara, ketyre as qe do t’u shkonte ndermend te braktisnin detyren, se e dinin fare mire se c’i priste. Kuqaloshet e dikurshem me “ofertat e tyre” do te benin qe ketyre t’u nderrohej destinacioni, per t’i kthyer te kalonin “pushime te kendshme e te pafundme” ne disa “pika turistike speciale” brenda vendit.

    Fatkeqesisht, koha e njerezve te ndershem dhe te zote i ka lene vendin kohes se maluketerve te pandershem e te pabese. Kjo edhe pse fara e tyre e qelbur kurre nuk ka bere hajer dhe eshte e destinuar te shkrumbohet.

  12. Ej mik, kane pasur, kane & do kene koloni, mjer NE kolonia, thuj!
    Prandaj vrasim veten!

  13. Merita says:

    Shqiperia ka nevoj per studime psikiatrike ,eshte jasht logjikes se shendosh qfare ndodh atje.Nese i mbledhim krimet e ndodhura per 10 vite ne kosove jane te barabarta me krimet e ndodhura per 3 muaj ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje