Prokuroria: Sekuestro ndërtimeve pa leje dhe procedim penal pronarit

3 Shtator 2013, 18:27Politika TEMA

Procedim penal për pronarin dhe menjëherë më pas sekuestrim ndërtimit pa leje.

Kjo është mënyra e re se si do të veprojë prokuroria pas datës 9 shtator, për të ndihmuar në luftën kundër ndërtimeve pa leje në gjithë vendin.

Siç mëson Vizion Plus, qarkorja me detajet ka nisur tashmë të hartohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme për t’u shpërndarë më pas në të gjithë rrethet, sipas urdhrit të kreut të këtij institucioni, Adriatik Llalla, i cili kujdeset edhe të përçojë një mesazh se do të mbështesë aksionet e qeverisë së re, që e ka shpallur luftën ndaj ndërtimeve pa leje si emergjencë kombëtare.

Megjithatë, që të hyje në veprim prokuroria, nevojitet që dikush të bëjë denoncim, qoftë ky qytetar i thjeshtë apo institucionet përgjegjëse që janë bashkitë dhe inspektoratet.

Por deri tani, në 6 muajt e parë të këtij viti në prokurori kanë mbërritur vetëm 105 denoncime të tilla, në një kohë që vetëm në portalin e hapur nga Partia Socialiste numërohen rreth 700 objekte pa leje.

Nuk dihet nëse vetë partia që do të marrë drejtimin e qeverisë nga java e ardhshme do të dorëzojë në prokurori dosjen me këto denoncime që deri tani janë hedhur online, apo do të ndjekë ndonjë formë tjetër për t’i luftuar ato.

Ndërkohë, shembulli i parë i prokurorisë për këtë mënyrë të re është dhënë në Vlorë pak ditë më parë kur u sekuestruan 3 objekte shumëkatëshe të ndërtuara pa leje.

Nga të dhënat e prokurorisë mësohet se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë marrë të pandehur për ndërtime të paligjshme 47 persona, ndërsa 39 prej tyre janë dërguar në gjykate, por asnjë çështje nuk ka përfunduar ende. Numri më i madh i kallëzimeve rezulton të jetë bërë në qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora, Saranda, ndërsa kryeqyteti, që ka numrin më të lartë të shtesave e ndërtesave pa leje, rezulton deri tani me vetëm 8 çështje të paditura.

16 komente në “Prokuroria: Sekuestro ndërtimeve pa leje dhe procedim penal pronarit”

  1. salah says:

    Në Durrës, ka pasur 2011: 10.000 denoncim, por prokurori është mafia dhe nuk bënë asgjë. Durrësi ka një drejtësi terrorist, ku për të blerë gjykime. Askush nuk ka marrë një numër të fotografisë, të njëjtë për “shtet policor”, sepse Idoten Malok nuk mund edhe të shkruajë. Zyra e Policisë së Shtetit Durres: asnjë kompjuter, asnjë letër, asnjë fotografi! Prokurori Durres: Sokol Nishani dhe kriminale tjera!
    Antike Teatri betoni dhe zona turistike: nuk ka problem: Tokes mafia prokurori! Beton expert: Vangjush Dako

  2. Marku says:

    Me sa di une ndertimi pa leje nuk eshte veper penale,dhe sekuestrimi nga prokuroria nuk me duket vecse marje ne ruajtje te objektit ! (Nuk do te shprehesha keshtu po te permendej termi “konfiskim” qe jepet nga gjykata).Mendoj se per ti dhene fund njehere e mire ndertimeve pa leje,maxhoranca e re duhet te miratoje ligjin qe e detyron pronarin e ndertimit pa leje te beje prishjen e objektit dhe kthimin ne origjine te territorit apo ambjentit te zene,ose ti dorezohet fatura e shpenzimeve te bera nga buxheti i shtetit per kete pune.Na shkoi jeta duke paguar per ndertimet,per prishjet e per kthimin ne identitet!Bejeni kete,sic e ka dhe bota,dhe do te shihni se sa ndertime pa leje do te guxojne te behen!

  3. Teknokrati says:

    Me ne fund e kuptuan se si mund te luftohet abuzivizmi. Sekuestro efektive(ka shume te pastrehe qe do te mund te perfitonin) dhe nje fature e kripur qe do ti ndjeki kudo keta çakenj te pangopur. Nese autori i ndertimit pa leje del buxhetor te shkeputen mardheniet me shtetin ne menyre te menjehershme. Te gjitha keto te te rregullohen ne menyre ligjore nga parlamenti i ri.Perpara…..

  4. tan says:

    Nuk eshte e vertete Prokuroria ka marre shume denoncime per ndertimet palej por asnje here nuk ka vepruar dhe ne shume raste ka bere edhe presion ndaj kallzuesit duke e vene ne rrezik me mos veprimene saj duke kerkuar minimalen e denimit kur kjo veper penale ka max 2 vite burg dhe kur ajo arrin ne gjykate kjo e ledhato me nje gjob 30.000 lek kjo eshte e verteta ,gazetaret te shkojn ne Vlore ne Prokurori dhe te verifikojne kallzimet per ndertimet palej dhe sa ajo ka cuar gjykate nga keto kallzime.
    Prokuroria megjithe se eshte paisur me ndertimin vendodhjen nuk do te gjej autorin megjithe se ai eshte ter diten ne ndertimin paleje qe po ben ,Prokuroia duhet te veproje e je te behet pale.
    I urojem Prokurorit Llalla per kete iniciativ por duhet te kontrolloje Prokurorit e rretheve per cka ata bejne me kallzimet dhe te marr masa per mosveprimet te tyre te qellimshme .

  5. ok says:

    ju qe shkruani ketu ja fusni kot me duket, c faj ka ai qe nderton kush eshte ai budalla qe se do i shpi dyqan etj shiko ne tr ku me mijra behen per dite dhe ne mes te tr mu ne sy te inp ndertimor tirane dhe punojsve bashkiak pra s ka faj qyteteri normale po ju dha mundesia do ndertoj por faji eshte i perfaqsusve te shtetit dhe keshtu rama duhet ta filloj me denimin maksimal te insp ndertimor dhe punojsve te bashkive se jane ata qe i lejojne te behne pasi marin para ne dore te thata kete e di gjith tirona te futen ne burg ata dhe te denoncohen keta vet te paret atehere po emi ndryshim po keshtu te denohen vetem qytetaret me duket e kot kjo betej nje pytje kam per te gjth ju ketu qe shkruani? pse s kapet ndalohet qytetari qe ne fillim sa e ka filluar ndertimit se ne cdo lagje rruge ka 10 spiuna insp polici bashkiake etj si ka mundesi qe ai e ben kete ndertim c faj ka qytetari qe ti se ndalon por kur vjen afer fundit ins ndertimor vijne si te fort i bejne presion qe te japi leke nen dore se ndryshe do te ta prishim i thone po dhe leket je ok me ta po sdhe gje te prishet mo e lejo qe ne fillim dhe qytetari edhe ne qoftese ka gabuar do kursej leket sdo vazhdoj me te ndertoj kape sa fillon jo kur e mbaron se ketu e ke vet fajin ti si shtet dhe ti duhet te mbash pergjesi kollaj tja ngpomi cdo gje ketyre qe me gjak dhe mund kane ndertuar shteti vet eshte fajor dhe tani tjua ngopim ketyre njerzve te vet

  6. Euro Maloku says:

    DUHET GJETUR FARE KOSI E RE.
    DHALLA E TANISHME ESHTE BERE UJE….!

  7. Metode Efikase says:

    Po nuk funksionuan sic duhet organet e drejtesise, po nuk u riformua dhe u vune ne pozita te ndrshme pune organet e ruajtjes se rendit publik, dhe po nuk u forcua siguria e jetes se njeriut, nuk ka se si te pritet nje rritje e dukshme e numrit te denoncimeve ne prokurori.

    Ne kushte te forta sigurie prezantimi i kesaj skeme te veprimit nga ana e prokurorise do te rezultonte si nje metode e mire per te parandaluar e per te ndeshkuar pergjegjesit e deritanishem te ndertimeve pa leje. Por per shkak te kushteve katastrofale te sigurise, bashkia ne bashkepunim me policine ndertimore dhe prokurorine duhet te koordinojne veprimet per venien ne zbatim te metodave me efikase.

    Si do te ishte pshm. nese do te ngrihej nje grup i posacem pune, ku te angazhoheshin nje numer i mjaftueshem vrojtuesish dhe kontrolluesish, te cilet te mblidhnin informacionet e nevojshme nga banoret kudo ku jane bere dhe vazhdojne te behen ndertime pa leje. Informacionet e mbledhura t’i dergohen hetuesise dhe nese ajo konstaton abuzime nga pronaret e ndertimeve, ajo te veproje ne perputhje te plote me ligjin ekzistues. Shembjet, konfiskimet dhe cdo mase ndeshkimore qe lidhet me ndertimet pa leje duhet te jete e sanksionuar me ligj. Cdo gje sipas parimit: Pa ligj, s’ka ndeshkim!

  8. coli says:

    Metode Efikase shoku po ne cdo lagje i ke te gjitha ato qr ti flt po nuk i zbaton po shteti vet se eshte i koruptoar dhe pret ti ti zbatoj qytetari ne kete po themi ti thua metoda ime po nuk denove insp ndertimor qe merr para dhe lejon ndertimin abuziv e kote ne terren ka aq shume sa ty sta ha mendja ne cdo lagje ka insp polic bashkie por jane te koruptuar qe ketu fillon ligji deno keta te paret .

    1. debatiksi says:

      Me duket se nuk e ke thithur sic duhet o coli. Metoda mund te rezultonte efikase nqs. qeveria e re fillimisht do te spastronte skorrjet nga postet e pamerituara duke i zevendesuar me te afte, e me pas t’i vihej punes nga e para me themel.

  9. vlora says:

    ….dhe i pari qe duhet arestuar eshte banditi Shpetim GJika qe shkateroi vloren bashke me Niko Dredha injorant , i kane bere vlores ate krim te madh duke eleminuar lulishtet magjepese te vlores , keta mut burra do e marin ballit nje dite.

  10. Artur says:

    Interesante me duken te gjithe komentet,por vetem per nje gje nuk lexova:
    A nuk ju shkon ne mendje se ka 5 vite qe nuk eshte dhene asnje leje ndertimi.

  11. kel ukaj says:

    “Selanik e tatepjete si ka qene do te jete”

  12. tironci says:

    me bo vaki me sekuestru te gjithe ndertimet pa leje
    tirona do plotesohet vetem brenda unazes se vjeter

  13. ormir rusi says:

    Pse u dashka sekuesttruar objekti…per t’i paguar para edhe prokurorise …..??!! Objekti nese eshte pa leje duhet shkaterruar dhe personi pergjegjes duhet proceduar por,jo objekti te sekuestrohet….bie ere korrupsion ose ,nje variant i ri per te nxjerre para me shume prokuroria dhe organet e tjera te korruptuara te shtetit te super korruptuar qe na e la trashegim Sali berisha….
    Ket TE SOTMIT DUAN TE PUNOJNE APO EDHE KETA SI TE DERITANISHMIT…..!?

  14. ASTRIT says:

    VETEM MENYRA E SHPREHUR NGA -MARKU- ESHTE ME E DREJTA,BERJA E LIGJIT NGA MAXHORANCA E RE QE TE DETYROJE NDERTUSIT TI KTHEJNE NE IDENTITET OBJEKTET PA LEJE,KJO KOPETENCE TI LIHET BASHKISE,ATA DUHET TE ADMINISTROJNE TERITORIN,ME KETE RAST DALIN EDHE KRYEBASHKIAKET E KORUPTUAR QE KANE MBYLLUR SYTE PARA NDERTIMEVE PA LEJE DHE PA PROJEKT OSE ME LEJE DHE ME NDERTIM JASHTE PROJEKTI DHE SHUME PISLLEQE TE TJERA QE BEJNE NDERTUSIT
    MENDOJ SE KA ARDHOR KOHA TEZBATOHET ME RREPTESI PROJEKTI ME TE GJITHA
    FIRMAT E NEVOJSHME,SI FIRMA URBANISTIKE,AJO E MJEDISIT ARKEOLOGJIKE ETE TJERA,MUNGESA E NJERES NGA KETO FIRMA DUHET TE KETE PENALITET,PERNDRYSHE KY KAOS NUK DO TE NDALOHET DOTE.

  15. arjanita says:

    Filloi te lepihet Llalla?!
    Para se te merret me keto budallalleqe te filloje hetimin
    e bemava te KUKLUSKLAN-it Berisha.
    Te hetoje denoncimet e bera nga opozita.
    Te hetoje krimin e gjykatesve qe denuan deputetet e opo
    zites per qejfin e Argites.
    Shkurt te beje ne fillim punen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje