Nga kompjuterët e parlamentit britanik është tentuar plot 300 mijë herë për të hyrë në faqe pornografike.
Sipas BBC, nuk është e qartë nëse përgjegjës për një gjë të tillë kanë qenë deputetët apo stafi.
Shifrat janë publikuar pas një kërkese të bazuar në lirinë e informacionit, bërë nga versioni britanik i Huffington Post, që më pas e vendosi lajmin si kryeartikull me titull “Oh Yes, Minister!”.
Një zëdhënës i parlamentit anglez tha se shifrat nuk janë të sakta.
Ai tha se shifrat janë ekzagjeruar për shkak të ndërhyrjeve të software-ve të palëve të treta.
Në korrik kryeministri britanik, David Cameron tha se pornografia do të bllokohet në shtëpitë e britanikëve nga ofruesi i internetit nëse banorët e zgjedhin vetë një gjë të tillë.
Por një nga këshilltarët e Cameron, bashkëthemeluesi i Wikipedia-s, Jimmy Wales tha se një plan i tillë është qesharak.
Ndërkohë në Gjermani, një deputete e parlamentit lokal në Saarland ka shkaktuar skandal pasi ka pozuar për një dyqan lodrash seksi.
Jasmin Mauerer, 24 vjeç, është kryetarja e Partisë së Piratëve për këtë land.
Dyqani Eromed ka publikuar disa foto për të promovuar një seminar për bondage, që është stimulimi seksual përmes lojërave skllavëruese.
Në foto shihet edhe politikania e re.
Politikania nuk është shprehur për këtë çështje, ndërsa fotot u fshinë nga faqja e dyqanit erotik./ep
Jasmin Maurer
Marshallahhhhhh e mire kenka…. Po Elona me Miren jane me te mira, i kemi goxha te mira cupat tona. apo no?
Kjo do te kete degjuar shprehjen “politika eshte kurve” dhe ka vendosur ta vere ne zbatim…
Esht e pamundur qe kushdo qe ka hyr ne internet te mos ket par pornografi…..gjithsesi kjo nuk duhet te keqperdoret sidomos ne institucionet zyrtare.
E shplame trush, menyra e vjeter, efikase e skllaverimit!
Mjere!
shyqyr o zote qe parlamentaret tane jane teper korrekte ne sallen e kuvendit
Perderisa flitet per ”tentativa” atehere kjo do te thote qe nuk jane futur dot sepse jane bllokuar nga firewall i cili ka regjistruar ne *.log numrin e tentativave , oren ose adresen IP se brendshme nga e cila eshte tentuar eksplorimi ne keto faqe web .
Do te doja Jozefinen ne kte stil, ca duhet me bo, per ke me votue..?
Xhozi jon asht sado-mazo… ma ka diftu Pashuku pa ik ne ate bote i shkreti…
Ne nga deputetet Britanike po e mesojme demokracine. Po mesojme edhe kurvllekun.