Rikthehet trafiku i klandestinëve. Zhduket në det gomonia me rreth 30 shqiptarë dhe kurdë

3 Shtator 2013, 21:05Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Një gomone, në bordin e së cilës mendohet se janë 30 persona, rezulton e zhdukur në det të hapur prej së hënës.

Alarmi SOS është dhënë në gjuhën shqipe, ndërkohë që dyshohet se njerëzit në bord kanë kombësi shqiptare dhe kurde.

Ndërsa kërkimet vazhdojnë në det të hapur, mësohet se gomonia është nisur nga brigjet e Vlorës, ndërkohë që zyrtarisht policia shqiptare nuk ka dhënë asnjë njoftim mbi ngjarjen që rikthen në det trafikun e qenieve njerëzore në brigjet mes Shqipërisë dhe  Italisë.

Alarmi SOS

“Po rrezikojmë të mbytemi. Na ndihmoni. Kam njerëz në bord”.

Kjo ka qenë thirrja alarmante e një prej personave në bordin e gomones natën e së hënës, thirrje kjo që ka vënë në lëvizje autoritetet italiane për nisjen e operacioneve të kërkim- shpëtimit.

Mësohet se kërkesa për ndihmë mbërriti në kanalin e radios ndërkombëtare për emergjencat “VHF” pas orës 23:00. Në këto momente gomonia ndodhej afër brigjeve të Pulias.

Por nga kjo thirrje ka qenë thuajse e pamundur për të përcaktuar pikën ekzakte të vendndodhjes së gomones, pasi vetë personi që bëri raportimin nuk e ka pasur të qartë se ku ndodhej.

Mësohet se personi që ka kërkuar ndihmë ka thënë se ka pësuar avari në motorin e gomones dhe se po përmbytej nga uji.

Sipas raportimeve të kapitenerisë italiane, vetëm 20 minuta pas sinjalit të parë, ka pasur një thirrje të dytë nga po i njëjti person në radio.

Në këtë komunikim të dytë thuhej se gomonia ishte nisur nga brigjet e Shqipërisë, por gjatë rrugës kishte pësuar një defekt në motor, duke mbetur në det të hapur. Ky ka qenë sinjali i fundit nga gomonia.

 

Kërkimet

Operacioni i kërkim- shpëtimit për gomonen, në bordin e së cilës mendohet se janë 30 persona, ka nisur që në orët e vona të së hënës për të vazhduar gjatë gjithë paradites së martë.

Nga pala italiane janë vënë në dispozicion 4 anije dhe një helikopter, të cilat po vijojnë kërkimet në gjithë vijën bregdetare të Pulias.

Ndërsa nga pala shqiptare është angazhuar një anije dhe një helikopter i forcave britanike.

Në një prononcim për mediat, koordinatori i operacionit të kërkimit, Kreshnik Seitaj, ka deklaruar se nëpërmjet një faksi nga Roma është vënë në dijeni se personat në bordin e gomones kanë kombësi kurde.

Sipas tij, drejtuesi i gomones është një shqiptar, i cili ka qenë i pari që ka lëshuar sinjalin “SOS”.

Ndërsa Shefqet Bruka, drejtor i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale në Durrës, ka pohuar se në drejtimin e gomones është një shtetas shqiptar.

“Ka thirrje nga një person në gjuhën shqipe që institucionet ligj-zbatuese e kanë regjistruar që kërkon ndihmë për shkak të dëmtimit të gomones dhe futjes së ujit. Fatkeqësish nuk është lokalizuar thirrja. Personi nuk thotë ku ndodhet vetëm thotë se ka klandestinë shqiptarë dhe kurdë”, tha Bruka.

11 komente në “Rikthehet trafiku i klandestinëve. Zhduket në det gomonia me rreth 30 shqiptarë dhe kurdë”

  1. monitor says:

    Nga pala shqiptare thuhet “eshte angazhuar nje anije britanike “ca gallate ,njerezit mbyten ne nuk kemi nje varke me motor per ti ndihmuar

    1. Mufka Mediatike says:

      Ore, po qe kur “pala shqiptare” ka filluar “te angazhoje” mjete lundrimi dhe fluturimi te armates ushtarake britanike se po na shkulni nga te qeshurat.

      Po nejse, edhe mufkat mediatike duhen nganjehere sa per te zbavitur pak lexuesit, qe duket se kane filluar te rallohen.

    2. Ilir says:

      shqiptari ska pse te iki me gomone se eshte i lire te iki ne shengen nqs nuk ka para ma mire te vdesi aty ku eshte e mos te na felliqi si gabelet duke lypur por te punoje (rrace demelash e llapazan fajtore ky ai edhe kafeneve gjithe dites )

  2. kel ukaj says:

    Pse nuk kane thirrur Varkarin Sali QENI. Ai thyen rekorde. Me siguri do ti kishte shpetuar.

  3. coli says:

    ai ska karburant per anijet tona po pati ngel nai pa u cu per skrap ministri yne i famshem edhe ato anije luftarake qe ishin katersilirusa anije te shpejta dhe te mira ai i coi si cdo gje per skrap si topat fisheket,barut,tritol,nendetse,mitroloz,tanke,avione,raketa etj skrap skrap dhe leket ne xhep pjesa me e madhe

  4. rb says:

    O Zot! Kur do perfundojne keto tragjedi masive. Disa here. Ne sasira te medha njerezish, madje dhe femije. Hallexhinj qe kerkojne nje jete tjeter. Qeverite tunden e shkunden neper TV gjithe diten. A thua jemi ne nje kasapane qe theren bageti.
    Turp per nje shtet qe nuk dergon dot nje mjet shpetimi. Keshtu eshte kur mashtrohet me fjalen “reforme” e ne vend te specialisteve vihen militante. Kurse mjetet u shiten per skrap. Ja ky ishte shteti i rrumpalles. Dhe kane goje te flasin. Ata duhet te vene nje thes ne koke e te gremisen gjekundi qe te mos u mbetet nishani. Ikin njerezit kur u mungon edhe buka e perditshme. Turp!

  5. Mozes says:

    Shum te dobet skafistat shqiptare
    Merrni shembull nga Noa.
    Ai ndertoi arken e famshme qe perballoi permbytjen biblike kataklizmore
    Kurse kta skafistat dembela nuk kalojn dot nji kanal otrantoje!
    Parazitet!
    Duan te fitojn pa punu.
    Punoni dhe shtroni mytht skafista nen shembullin dhe mesimet udhrrefyese te Xha Noas.

  6. SHQIPTARI says:

    SHTET I KORRUPTUAR DHE I PAAFTE!!KETA TRAFIKANTE DUHET TE DENOHEN ME BURG E PUNE TE DETYRUAR SE DUAN TE FITOJNE PA PUNUAR DHE PAGUAR TAKSA DHE PO MBYSIN NJEREZ!!

  7. Fabian says:

    Lajm I keq pro nuk jan Shqiptar

    29 Kurde dhe ndoshta 1 ose 2 trafikant me enti Shqiptare.

  8. Fabian says:

    Klandestinet e huaj(shumica nga Azia dhe Afrika) po hyjne ne shumice gati cdo dite ne Shqiperi. Kjo eshte e pa pranueshme, te rritet kontrolli ne pikat kufitare.

  9. genc says:

    Erdhen socialistet ne pushtet, filluan gomonet, historia perseritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje